24.8 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025
Home Blog Page 8081

Universiteti i Tiranës i jep Limajt titullin Honoris Causa

0

Fatmir  Limaj 5Fatmir Limaj është nderuar sot me titullin Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka marrë titullin Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës.
Ai është nderuar me këtë titull për kontributin që ka dhënë në afirmimin e vlerave kombëtare dhe arsimore të shqiptarëve.
Aktualisht, Limaj është duke themeluar Degët e Nismës për Kosovën nëpër qytete të ndryshme.

Më herët Limaj ka qenë Nënkryetar i PDK’së dhe Ministër në Qeverinë Thaçi I.

Ku po mbetet Bujar Bukoshi?

0

Bujar BukoshiZëvendëskryeministri Bujar Bukoshi ende s’ka treguar se ku do të shkojë në afatin kalimtar të transferimeve politike.
Bujar Bukoshi pati themeluar Listën Dr. Ibrahim Rugova, pak para zgjedhjeve të fundit nacionale.

Me këtë Listë, Bukoshi bashkë me Ukë Rugovën, Dardan Gashin e Astrit Harqijën patën lidh koalicion me AAK’në, duke marrë kështu një deputet në Kuvendin e Kosovës.
Më vonë, Lista pati bërë koalicion me PDK’së, duke marrë një pozitë të Zëvendëskryeministrit, një Ministri dhe disa poste Zëvendësministrash.

Ndërkohë, Dardan Gashi e ka konfirmuar se Lista është shpërbë, ndërsa vet ka shkuar në Partinë e Behgjet Pacollit.

Por, ende nuk po dihet për fatin politik të Bujar Bukoshit.
Express ka kontaktuar Bukoshin, por ai nuk e ka hapur telefonin.

Në anën tjetër, zyrtarë të LDK’së kanë thënë se nuk janë të interesuar të marrin afër vetës Bukoshin.

Rita Ora, striptizëm gjatë koncertit

0

Rita ora striptizKëngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka dhënë një shfaqje të vërtetë për fansat e saj, ndërsa ka qenë e pranishme në një koncert në Londër.

Fillimisht 23-vjeçarja ka qenë e veshur me një kostum, ndërsa më pas ka përfunduar vetëm me të brendshme.

E elektrizuar nga atmosfera e krijuar, Rita ka dhënë një shfaqje striptizmi, duke hequr një nga një rrobat e saj.

Linjat e shkëlqyera të Danielle Lloyd

0

Danielle LloydAjo nuk ka qenë kurrë e rezervuar për të treguar hiret e saj.

Këtë gjë Danielle Lloyd e ka bërë edhe këtë radhë, teksa ka postuar disa foto për fansat e vet, vetëm me bikini.

30-vjeçarja është duke pushuar dhe për këtë arsye modelja britanike ka dashur të ndajë me fansat linjat e saj të shkëlqyera.

 

Mediat spanjolle: Rroftë Shqipëria, në djall Eurovizioni dhe në djall Bashkimi Europian!

0

86005Festivali Europian i këngës jo për herë të parë ka lënë shumë të zhgënjyer. Lista kryesohet nga Spanja.

“Në djall Eurovizion dhe në djall Bashkimi Europian, rroftë Shqipëria”- shkruajnë mediat spanjolle. Veç zhgënimit për këtë eveniment, ata dhanë mirënjohje për faktin që Shqipëria i dha pikët maksimale këngëtares spanjolle Ruth Lorenzo.

“Në djall dhe ata që votojnë për zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe të gjitha zonjat austriake me mjekër” – thonë mediat, ndërsa kujtojnë se Portugalia fqinje dhe pse mori 12 pikë nga Spanja nuk ua ktheu nderin fqinjëve të tyre, raporton Ora News.

Vetë këngëtarja spanjolle Ruth Lorenzo shprehet se vetëm “në qoftë se ke mustaqet më të famshme duhet të fitosh”, duke folur me ironi për fituesin e Eurovizion 2014. As këtë vit nuk kishte drejtësi në ndarjen e çmimeve, thonë mediat referuar dhe faktit se prezantuesja kishte thënë se ky duhet të jetë viti i Spanjës, pasi është përfaqësuar denjësisht por duhet pritur nëse do të bëhet drejtësi.

Më tej mediat ndalen gjatë te 12 pikëshi i Shqipërisë. Duke mallkuar dhe një herë Europën, Eurosong, ziliqarët dhe politikën, mediat shkruajnë “Po, vetëm Shqipëria e njeh muzikën, 12 pikë për Spanjën” dhe na e kthen menjëherë borxhin: Që tani, nëse dikush dëshiron të kalojë verën jashtë kufijve spanjollë, duhet të shkoni vetëm në Shqipëri”.

Madje tregohen më zemërgjërë se kaq, përmes një premtimi që nuk mund të bëhet realitet:

“Nëse shqiptarët bëhen fqinjët tanë, dhe jo francezët dhe portugezët, ne do t’ju paguajmë borxhet bankare”

“Eurovizioni është një humbje kohe, në këtë mënyrë siç është konceptuar jo vetëm që nuk fitojmë’ por mund dhe të na fishkëllejnë si në rastin e Rusisë, apo më keq”, mbyllet artikulli për Eurovizion në sajtin estrelladigital.

Eliza Hoxha i bashkohet PDK-së?

0

Eliza HoxhaDisa prej komandantëve kryesor të UÇK’së aktualisht janë duke u gjykuar për krime lufte. E vendin e tyre po pritet ta zënë anëtarët e shoqërisë civile dhe këngëtarët. Pas Ardian Arifajt, Luljeta Vuniqit e Ramadan Ilazit në PDK pritet të aderojnë edhe arkitektja Eliza Hoxha.

Derisa Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi e ka koncentruar krejtësisht fushatën elektorale përreth vetës, ai po synon t’i zëvendësojë komandantët e luftës me anëtarë të shoqërisë civile dhe këngëtarë.

Kështu, Thaçi pasi i mori afër vetës Ardian Arifajn, Luljeta Vuniqin e Ramadan Ilazin, pritet ta marrë edhe anëtarë të tjerë të shoqërisë civile.

Burime të Express brenda PDK’së kanë thënë se në këtë parti pritet t’i bashkohet edhe arkitektja Eliza Hoxha.

Hoxha, e cila njihet edhe si këngëtare, pritet të promovohet edhe si kandidate e ardhshme për Kryetare të Prishtinës.

Ndërkohë, Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi i ka lënë krejtësisht anash komandantët e luftës.
Kështu, Thaçi në asnjë paraqitje publike nuk i ka pasur afër vetës ndonjë prej komandantëve të luftës.

“Thaçi po dëshiron t’i fitojë zgjedhjet i vetëm dhe pastaj të vendos krejtësisht i pavarur për të gjitha pozitat udhëheqëse”, ka thënë njëri prej Nënkryetarëve të PDK’së.

“Express” me “Ramë Lahaj në Royal Albert Hall”

0

646Në shkurt të këtij viti, në një skenë gjigante në Londër, para audiencës prej më shumë se 5 mijë vetash, një tenor nga Kosova performoi në rolin e Rodolfos, në operën “La Boheme”. Ramë Lahaj, u bë tenori i parë kosovar që u ngjit në skenën prestigjioze të “Royal Albert Hall”.

Prapaskenat e përgatitjes për një prej prezantimeve më të rëndësishme të këtij tenori, do të zbulohen në ekranin e kanalit më alternativ në vend, të hënën në orën 17:40.

Kohavision sjell reportazhin “Ramë Lahaj në Royal Albert Hall”, të realizuar nga regjisori Valon Jakupaj dhe produksioni “Gegnia Film”. Reportazhi, transmetohet të hënën, në kuadër të emisionit kulturor të KTV-së, “Express”.

Dardan Selimaj, producent i programit në Kohavision, ka thënë se bëhet fjalë për një minidokuemntar që sjell shumë detaje për shikuesit.

“Të gjitha prapaskenat e performancës së Ramë Lahajt në këtë skenë prestigjioze janë përfshirë në dokumentarin 10-minutash”, ka thënë Selimaj. “Ky ka qenë debutimi i Lahajt në skenën me nam dhe është e rëndësishme që edhe shikuesit tanë të përjetojnë nëpërmjet ekranit, emocionet e tij para dhe gjatë performancës”, ka shtuar ai.
I lindur në vitin 1983 në Istog, Ramë Lahaj ka përfunduar shkollimin e fillor dhe të mesëm në vendin e tij. Në vitin 2001 ai u diplomua në studimet kompjuterike. Në moshën 21- vjeçare ai filloi trajnimin e tij profesional muzikor dhe një vit më vonë i filloi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (Shqipëri), ku u diplomua si nxënësi më i shquar në vitin 2008.

Tenori kosovar, Ramë Lahaj, është një emër i familjarizuar tashmë edhe me audiencën gjermane. Rolin e Alfredos e kishte interpretuar edhe në skenën e Teatrit Shtetëror të Operës në Lübeck të Gjermanisë dy vjet më parë. 30-vjeçari është fitues i dy çmimeve të para nga tri kategoritë e festivalit “Ritorna Vincitor”, në Napoli të Italisë, në edicionin e vitit të kaluar, të 16-in me radhë.

Lahaj është fitues edhe i dy çmimeve tjera me karakter ndërkombëtar “Marie Kraja” dhe “Riva del Gardes”. Ka marrë pjesë si këngëtar mysafir në koncertet e Gustav Kuhn, dirigjent me famë botërore që listës së tenorëve, me të cilët ka bashkëpunuar, i prin Luciano Pavarotti.

Në AKR aderojnë rreth 40 intelektualë të rinj

0

aderime ne akrAleancës Kosova e Re i janë bashkuar rreth 40 intelektual të rinj, ekspertë nga shkencat ekonomike, juridike e sociologjike nga komuna të ndryshme të vendit.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ju ka shprehur mirëseardhje aderuesve të rinj, duke ju ofruar mbështetje të plotë për idetë dhe angazhimin e tyre në kuadër të programit dhe politikave të Partisë, thuhet në njoftimin e AKR-së.

“Kjo është shtëpia juaj dhe unë pres nga ju të zhvilloni kreativitetin tuaj dhe të jepni kontributin duke i shërbyer drejtpërdrejt interesave të qytetarëve dhe të mirës së përbashkët të shoqërisë”, ka thënë me këtë rast Pacolli.

Ai ka shtuar më tej se AKR synon tu ofrojë të rinjve mundësitë më të mira si për arsim ashtu edhe për punësim.

Ndërsa, Hazbi Kadriu, shprehu falënderimin në emër të aderuesve të rinj, duke siguruar presidentin Pacolli, se vullneti i të rinjve kosovarë ka gjetur një adresë ku mund t’i jetësojnë qëllimet e tyre për një Kosovë të Re, me perspektivë evropiane.

I pari i AKR-së ka shfrytëzuar rastin që para mediave të prezantojë ekipin që do të udhëheqë me zyrën për informim të AKR-së.

Ish shefi i KQZ paralajmëron: Zgjedhjet mbesin të rrezikuara

0

MazllumBaraliuIsh-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se KQZ-ja gjendet para një sfide të madhe për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Zoti Baraliu, presidentja e vendit ka dekretuar tashmë datën 8 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. A mendoni që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të arrijë të përgatitet me kohë për këtë proces?

MAZLLUM BARALIU: Koha është shumë e shkurtër. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, megjithatë, ka për obligim në bazë të detyrës dhe pozitës kushtetuese që ka, të bëjë përgatitje të vazhdueshme për çdo proces elektoral, pa dallim të situatave që mund të vijnë – edhe të jashtëzakonshme, edhe të parakohshme, siç është kjo kur janë shpallur zgjedhjet, por sigurisht që do të bëjë maksimumin e mundur.

KQZ-ja do të duhej të kishte një mobilizim të plotë. Jo vetëm KQZ-ja, por edhe Komisionet Komunale Zgjedhore, po edhe trupat tjerë punues deri tek institucionet përkatëse kompetente, të cilat janë të obliguara që të kryejnë detyrat e tyre lidhur me një proces elektoral siç do të jetë ky i zgjedhjeve të përgjithshme.

Thuhet se këto zgjedhje të jashtëzakonshme kanë një kohë të shkurtër për t’u përgatitur. Ku mendoni se do të jenë sfidat më të mëdha për KQZ-në?

MAZLLUM BARALIU: Jo vetëm për KQZ-në, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit, aktorët dhe faktorët relevantë, për këto zgjedhje sfida kryesore do të mund të ishte legjislacioni i pareformuar zgjedhor, sistemi zgjedhor dhe procesi elektoral, për arsye se nuk ndodhi reforma. Kjo ishte për të ardhur keq dhe një dështim i klasës politike të Kosovës dhe institucioneve të vendit, të cilat nuk mundën për gati tre vjet të përfundojnë një iniciativë që e kishin iniciuar dhe që ishte më se e domosdoshme dhe u vlerësua si e domosdoshme – si emergjente dhe imediate, për t’u bërë, për t’u zhvilluar, pra, reforma – edhe nga faktorët e brendshëm, edhe nga ata të jashtëm.

Prandaj, është thjesht për të ardhur keq që kjo nuk ka ndodhur. Në këtë segment do të mund të kishte probleme, edhe në procesin elektoral, për arsye se edhe koha është shumë e shkurtër. Afatet në këto raste të zgjedhjeve të parakohshme, ose siç quhen ndryshe edhe të jashtëzakonshme, duhet shkurtuar të gjitha (afatet) në kuadër të operacionit të zgjedhjeve, gjegjësisht planit operacional. Të gjitha këto, në fakt, ndikojnë në një sukses, në një rezultat të mirëfilltë të një procesi elektoral.

Për shembull të marrim çështjen e informimit të qytetarëve, sidomos të kategorive të ndryshme, të cilat janë tepër të rëndësishme për t’u informuar me prioritet dhe për të prodhuar pastaj efekt pozitiv të shtrirjes së informacionit dhe vetëdijesimit.

Pastaj është fjala edhe për informimin publik përmes tenderëve të ndryshëm përmes të cilëve duhet të zhvillohen procedurat – përsëri s’ka kohë. Kemi pastaj çështjen e trajnimit të përgatitjes së trupave punues – janë çështje për të cilat duhet pasur kohë dhe hapësirë.

KQZ-ja, me sa jam unë i njoftuar, nuk ka bërë ndonjë hap serioz deri tani në këtë aspekt dhe do të duhej bërë këto operacione – veprimet e trajnimit shumë shpejt, pastaj botimi i materialeve të ndryshme, por edhe projekteve të ndryshme të informimit, vetëdijesimit të periudhës së sfidimit të informimit të diasporës. Kësaj radhe nuk do të duhej në asnjë mënyrë dhe nuk do të na lejohej askujt, as klasës politike, as shoqërisë civile, as institucioneve, që diaspora të mbetet siç mbeti herën e kaluar ku kishim fare pak njerëz, të cilëve iu mundësua të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Edhe në zgjedhjet nacionale numri i pjesëmarrësve ka qenë simbolik. Në fakt, ata janë qytetarët tanë dhe nëse janë në regjistër dhe kanë të drejtë për të votuar, atëherë do të duhej mundësuar atyre në shumë mënyra. Tashmë i kemi ambasadat, konsullatat dhe kemi shumëçka që do të duhej involvuar në këtë proces për t’iu mundësuar atyre njerëzve që të marrin pjesë dhe të ketë një përqindje më të madhe që procesi të ketë legjitimitet më shumë dhe që të ketë gjithsesi edhe një sovranizim, të themi, të procesit elektoral më të lartë.

Është njëra prej sfidave, që do të thosha do ta sfidojë edhe KQZ-në dhe të gjithë neve. Tashmë në këtë ngërç kohor në këtë shtrëngim kohe, gjegjësisht të veprimeve që duhet t’i ndërmarrë me shpejtësi dhe nën presion të kohës KQZ-ja, sigurisht se mund të reflektohen në procesin elektoral, edhe në pritshmërinë, po edhe pranueshmërinë e këtyre zgjedhjeve nga subjektet politike, po edhe nga faktorë të tjerë vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë – qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga institucionet evropiane dhe të tjera ndërkombëtare.

A mendoni se organizimi i këtyre zgjedhjeve në veri të Kosovës do të ketë vështirësi?

MAZLLUM BARALIU: Nuk do të duhej pritur në asnjë mënyrë, për arsye se tashmë do të duhej pritur një shtensionim të gjendjes atje, sepse një proces i zgjedhjeve lokale ishte si ishte dhe kaloi atje. Unë mendoj se qytetarët e komunitetit pakicë atje do të duhej të ishin më të vetëdijesuar kësaj radhe dhe më të orientuar drejt, sepse ata janë qytetarë të barabartë të këtij shteti, janë pranuar mirë dhe kanë të gjitha mundësitë dhe të drejtat që të shprehin vullnetin e tyre.

Shprehja e vullnetit të tyre drejtpërdrejt, kësaj radhe, pa ato shtrëngimet dhe presionet e Beogradit, (presionet e Beogradit) nuk do të duhej të ishin tashmë pas bisedave të zhvilluara në Bruksel, por ata do të duhej të votonin, të merrnin pjesë masivisht në këto zgjedhje. Ky do të ishte interesi i tyre parësor dhe thjesht të marrin pjesë në institucione pastaj, si rezultat i këtyre zgjedhjeve, sikurse qytetarët tjerë, për arsye se zgjidhja tjetër nuk ekziston. Zgjidhja më e mirë është kjo që në shtetin e tyre dhe tonin të përbashkët, i kanë të gjitha mundësitë dhe të drejtat që të marrin pjesë aktive në zgjedhje dhe të marrin pjesë aktive pastaj në jetën demokratike dhe institucionale të vendit.

Njohësit e proceseve zgjedhore thonë se mosreformimi i Ligjit për Zgjedhje, mund të sjellë deri te problemet dhe manipulimi i votave. Ju si mendoni?

MAZLLUM BARALIU: Në radhë të parë mund të vijë deri te problemet në interpretim të dispozitave dhe në punën e aktivitetet e institucioneve siç është KQZ-ja, KZAP-i, gjykatat e ndryshme, të cilat do të duhej të merren me çështje të ndryshme ankimore të subjekteve politike në procesin zgjedhor.

Pajtohem me këtë konstatim të atyre që mendojnë kështu, sepse mund të pritet dhe mund të ketë, fatkeqësisht, por do të donim që thjesht të ketë një racionalitet, një sjellje edhe qytetëruese, edhe konsekuente, profesionale brenda ligjit të të gjithë aktorëve dhe faktorëve që janë përgjegjës për menaxhimin dhe organizimin e këtyre zgjedhjeve, dhe rezultatet pastaj, në mënyrë që të kemi një proces elektoral edhe demokratik, edhe të ligjshëm, edhe fer dhe korrekt, sepse është një sukses tjetër i radhës që i duhet Kosovës.

Ky sukses i duhet vendit për t’u dëshmuar, për ta mbajtur ose të paktën ndoshta edhe për ta përmirësuar këtë imazh që e ka dhe për të pasur një kredibilitet më të madh sesa në zgjedhjet paraprake në relacion me proceset, në të cilat Kosova do të duhej të vazhdonte të jetë pjesë, ose të marrë pjesë. Këtu e kam fjalën për liberalizimin e vizave, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që janë procese jashtëzakonisht të rëndësishme vlerësuese nga organet kompetente të Bashkimit Evropian, në mënyrë që Kosova të bëjë hapa të tjerë të duhur në integrimet euro-atlantike, gjegjësisht në BE dhe NATO.
REL

Dëshirat e Gabriel García Márquez para vdekjes

0

Gabriel Garsia MarkezKjo pjesëz e vogël nga Gabriel Garcia Markez duhet të jetë, në mos është, nga të fundmet gjëra të tij të shkruara. Po e sjellim nën një përkthim të mrekullueshëm, ku filozofia e jetës jepet e thjeshtë dhe e qashtër për të gjithë…

Për shkak të përkeqësimit të shëndetit shkrimtari Gabriel Garsia Markez njoftoi tërheqjen e tij nga jeta publike në nëntor të 2013 me një letër ku tregon se ç’do të bënte, në qoftë se “do t’i dhuronin një copë jetë” përpara se të vdiste.

“Sikur Zoti për një çast do të harronte se jam një kukull prej lecke dhe do të më dhuronte një copë jetë, do ta shfrytëzoja atë kohë sa më mirë që të mundja. Ka të ngjarë që të mos i thosha dot të gjitha ato që mendoj, por në fund të fundit do ti mendoja të gjitha ato që them.

Do tu jepja vlerë gjërave, jo për çka ato vlejnë, po për çka shprehin.
Do të flija më pak e do të ëndërroja më shumë, duke kuptuar se për çdo minutë që mbyllim sytë, humbasim gjashtëdhjetë sekonda dritë.
Do të ecja kur të tjerët rrinë, do të zgjohesha kur të tjerët flenë.

Nëse Zoti do të më jepte një copë jetë, do të vishesha thjesht, do të shtrihesha përmbys në diell, duke e lënë të zbuluar jo vetëm trupin tim por edhe shpirtin tim.

Do tu provoja njerëzve se sa gabim e kanë kur mendojnë se duhet të pushojnë së dashuruari kur plaken, sepse nuk e dinë që plaken nëse pushojnë së dashuruari.

Fëmijës do ti jepja krahë, por do ta lija që ai vetë të mësonte të fluturonte.
Pleqve do tu mësoja se vdekja nuk vjen me pleqërinë, por me harresën.
Sa gjëra kam mësuar prej jush, o njerëz… Kam mësuar se e të gjithë duan të jetojnë në majë të malit, pa ditur se lumturia e vërtetë është se si ta ngjisësh shpatin.

Kam mësuar se kur një i sapolindur, me grushtin e tij të vogël, shtrëngon për herë të parë gishtin e babait të tij, ai e ka rrokur atë përgjithmonë.
Kam mësuar se një njeri ka të drejtë ta shikojë tjetrin nga lart-poshtë vetëm kur duhet ta ndihmojë për ta ngritur.
Sa shumë gjëra kam mësuar prej jush, por në të vërtetë nuk do të më shërbejnë dhe aq shumë, sepse kur të më fusni brenda kësaj arke, do të kem vdekur pa qenë i lumtur.

Përpiqu të thuash atë që ndien dhe të bësh gjithmonë atë që mendon në thellësitë e zemrës tënde.

Po ta dija se sot do të ishte hera e fundit që të shikoj duke fjetur, do të të përqafoja fort dhe do ti lutesha Zotit që të isha roja i shpirtit tënd.
Po ta dija se këto janë minutat e fundit që të shikoj, do të të thosha “Të Dua” pa e menduar, si budallai, që ti këtë gjë e di.

Përherë ka një të nesërme dhe jeta përherë na jep një mundësi tjetër për ti bërë gjërat mirë, por nëse gabohem dhe na ka ngelur vetëm e sotmja, do të doja të të thosha se të dua shumë dhe se kurrë nuk do të të harroj.
E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, as për të rinjtë e as për të vjetrit. Sot mund të jetë hera e fundit që i shikon ata që i do. Prandaj mos prit më, bëje sot, se kushedi e nesërmja mund të mos vijë kurrë, dhe me siguri do të të vijë aq keq që nuk pate kohë për tu dhënë atyre një buzëqeshje, një përqafim, një puthje apo një dëshirë të fundit.

Mbaji pranë vetes ata që i do, thuaju në vesh sa shumë të nevojiten, duaji dhe trajtoji mirë, mos e humb kohën për tu thënë: “më vjen keq”, “më fal”, “të lutem”, “të faleminderit” dhe tërë fjalët e dashurisë që di.

Askush nuk do të të kujtojë për mendimet e tua fisnike që i ke mbajtur fshehur. Kërkoi Zotit forcë dhe mençuri për ti shprehur ato.
Së fundi, tregoju miqve dhe njerëzve të tu të dashur se sa të nevojiten.
Përktheu nga spanjishtja: Bajram Karabolli