Home Blog Page 8083

Vehapi injoron Kuvendin e Rahovecit

0

Idriz Vehapi3Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit që nga betimi i tij si kryetar i kësaj komune.

Po ashtu, edhe në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal ku është debatuar dhe miratuar për buxhetin komunal të Rahovecit nuk ka qenë i pranishëm, por gjithnjë Vehapi në Kuvend përfaqësohet me nënkryetarin e komunës, Xhemajli Haxhimustafa.

Rukije Krasniqi (AAK) ka kritikuar mospjesëmarrjen e kryetarit të Komunës në seancat e KK-së. Sipas saj, prej gati një viti kryetari nuk merr pjesë në këto seanca dhe kjo është injorim.

Buxheti për 2015 që është votuar në seancën e së premtes do të jetë 11 milionë e 438 mijë e 701 euro, prej të cilave pjesa më e madhe është për paga e mëditje./RahovecPress/

Blloku, shpresat në Jahjagën

0

VLAN14-25Përfaqësuesit e tri partive të Bllokut, LDK, AAK, Nisma (LAN) shpresojnë se presidentja e Shtetit, Atifete Jahjaga, do ta sjellë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një “formulë” për daljen nga kriza institucionale e politike, shkruan Zëri.

Ata, po ashtu, shpresojnë se Jahjaga do t’ia japë të drejtën për formimin e institucioneve të reja shumicës parlamentare e që, sipas tyre, është LAN-i dhe “Vetëvendosja” si subjekt bashkëqeverisës.

Gati gjimnazi që bën bashkë ata që ju shkon matematika

0

Gjimnazi matematikesGjimnazi Matematikor tashmë është në fazën e finalizimit të përgatitjeve për fillimin e procesit mësimor.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, bëjnë thirrje që të talentuarit në matematikë të regjistrohen në këtë gjimnaz, meqë është cilësuar si i pari i këtij lloji, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Të gjithë nxënësit që kanë prirje në lëndën e matematikës tashmë mund të regjistrohen në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë, i cili do të pranojë 75 nxënës që do të shpërndahen në tri paralele.

Koordinatori i planeve dhe programeve të matematikës, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se përgatitjet janë bërë dhe nga një tetori do të fillojë mësimi në këtë gjimnaz. Ai madje paralajmëron mundësinë e regjistrimit edhe për ata nxënës që tashmë janë pranuar në Gjimnaze të tjera.

“Komuna e Prishtinës dhe MASHT i kanë bërë përgatitjet që gjimnazi matematikor të fillojë me vitin 2014/15. Është shpallur konkursi që nxënësit që janë regjistruar në klasën e dhjetë dhe duan ta vazhdojnë gjimnazin që ka të bëjë më shumë me matematikë do të jepet e drejta që të regjistrohet në këtë gjimnaz”, ka theksuar Mustafë Kadriu.

Sa i përket planprogramit mësimor Kadriu thotë se ai do të jetë ekskluzivisht me matematikë dhe të gjitha mundësitë janë që ky gjimnaz të jetë i dalluar:

“Sa i përket programit, gjimnazi matematikor, i kanë pothuajse një numër të madh të orëve, diku rreth 14 orë që kanë të bëjmë me fushën e matematikës dhe orë të tjera i kanë nga fusha tjera të cilat e komplemetojnë programin në tërësi. Nxënësit do ti kenë kushtet e mira për ta mësuar matematikën dhe presim prej tyre që vërtet të jetë një gjimnaz elitë, një gjimnaz që për nxënësit që duanë ta mësojnë matematikën është shans e mirë që të regjistrohen në këtë shkollë”, ka shtuar Kadriu.

Vlen të theksohet se lëndët e matematikës do të mbahen nga profesorët e katedrës së matematikës të Universitetit të Prishtinës, konkretisht nga akademikët e kësaj fushe. Për këtë, është arritur një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Komunës së Prishtinës dhe Universitetit të Prishtinës.

Gjimnazi Matematikor ndodhet në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Dhjetë rekordet më interesante në librin Gines

0

Hillary Clinton-living history1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjate lindjes.

2. Fëmija më i rënde në bote është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Kurse Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4. I vetmi majmun qe është dënuar nga një gjykate e vërtet është shimpanzeja Coco ne Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Klintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shiten në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplare të tij.

6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milion njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

7. Kazinoja më e madhe e -botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

8. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milion shkrime të të gjitha arteve.

9. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra me 19 qershor 1990 ne spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

Sonte nis festivali “Tingujt e Flautit”

0

Tingujt e FlautitSonte në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, fillon edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar Bienal “Tingujt e Flautit”.

Në kuadër të këtij festivali që fillon në orën 20, do të paraqiten instrumentistët nga Kosova, Bullgaria dhe Turqia. Koncertin e parë do ta hapë flautistja bullgare, Lydia Oshavkova.

Tingujt e flautës dhe të instrumenteve të tjera muzikore, do të jehojnë këtë fundjavë në Prishtinë, në festivalin ndërkombëtar të organizuar nga shoqata për art, “Fryma e Re”. Flautistja, Ermira Çitaku, njëherit edhe organizatore e këtij festivali ndërkombëtar, thotë për Radio Kosovën se, në mbrëmjen e hapjes së festivalit, do të performojnë instrumentistë dhe solistë të skenave botërore:

“Në këtë rast do të paraqitet një trio shumë interesnate nga profesor Lydia Oshavkova, Ayla Uludere, Aysen Bulut Pancarci. Është një kombimin I konservatoreve të njohura, që njëra është nga Sofja e njëra nga Stambolli, të cilat kanë një program të larmishëm”, ka theksuar Ermira Çitaku.

I gjithë programi I sivjetmë i Festivalit Ndërkombëtar Bienal “Tingujt e Flautit”, është shumë ambicioz, sipas organizatores Ermira Citaku, ku do të përfshihen vepra të ndryshme ndërsa do të performojë edhe flautisti nga Ferizaj Visar Mehmeti, pianistja nga Gjakova, Lirika Pula-Kasapolli, etj.

Jahjaga merr mbështetjen amerikane për zgjidhjen e ngërçit politik

0

Jahjaga-Victoria NulandPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar në New York, Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Evropë dhe Azi, Victoria Nuland, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Jahjaga e njoftoi Nuland për përpjekjet që po bëhen në Kosovë për krijimin e institucioneve të vendit, përfshirë konstitutimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e qeverisë së re, duke theksuar se deri më tani konsolidimi i institucioneve ka qenë i lidhur ngushtë me interpretimet ligjore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që ka dëshmuar pjekurinë politike dhe demokratike të vendit dhe partive politike për të zgjidhur kontestet përmes institucioneve të thirrura për ta bërë një gjë të tillë dhe për t’i respektuar vendimet e këtyre institucioneve të pavarura.

Presidentja e theksoi rëndësinë që zgjidhja e ngërçit politik të bëhet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilëve u është besuar vota e qytetarëve për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme në Kosovë dhe për t’i kryer me përgjegjësi misionin dhe obligimet që shteti ynë ka marrë përsipër. Presidentja Jahjaga, duke shquar fillimin e konsultimeve me partitë politike parlamentare të Republikës të Kosovës, e theksoi rolin e saj në këtë proces si faktor i unitetit dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve për ndihmën në gjetjen e formulës së përshtatshme politike që do t’i hapte rrugë krijimit të institucioneve.

Ajo tha se Kosova mbetet e paluhatur në orientimin e saj që të jetë një partnere e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropën Juglindore, e përkushtuar të ecë drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ndihmëssekretarja Nuland e siguroi Presidenten Jahjaga se ajo e ka mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane në përpjekjet e saj që me liderët e partive politike të Kosovës të gjejë mënyrën për të ecur përpara në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vazhdimin e një marrëdhënieje të afërt me Kosovën e përkushtuar ndaj rendit dhe ligjit, dialogut me Serbinë dhe të ardhmes euroatlantike. /PrizrenPress.com/

Konstituimi i Kuvendit, nuk është i pritshëm

0

Kuvendi i Kosoves14Kanë mbetur edhe 6 ditë deri në mbajtjen e seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, dhe palët vazhdojnë t’i mbajnë pozicionet e tyre duke mos lëshuar pe për tejkalimin e ngërçit politik në vend.

Nëse PDK dhe blloku LVAN vazhdojnë të qëndrojnë me pozicione të ngrira, atëherë mund të presim që ndërkombëtarët me rekomandimet e tyre të dalin me zgjidhje. Kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në vend.

Analisti Imer Mushkolaj, në një prononcim dhënë gazetës Tribuna, ka thënë se arritja e një kompromisi mes palëve duket të jetë i vështirë, për faktin që dy taborët tashmë kanë krijuar plane dhe agjenda se si do të veprojnë në të ardhmen.

“Arsyeja pse nuk po mbërrijnë në një kompromis është për faktin se për ta është shumë e dhimbshme që të heqin dorë nga planet dhe agjendat që paraprakisht i kanë caktuar. Kështu që besoj që nëse nuk mund të gjendet zgjidhja në seancën që është paralajmëruar për 2 tetor, atëherë do të ndërhyjnë ndërkombëtarët”, ka thënë Mushkolaj.

Kriza politike, s’kapërcehet përmes Gjykatës Kushtetuese

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesPresidentja Atifete Jahjaga nuk ka nevojë t’i drejtohet për herë të dytë brenda tre muajve Gjykatës Kushtetuese, me pretendimin që të marrë udhëzimet se si duhet vepruar gjatë procesit të krijimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e qershorit.

Kështu, të paktën vlerësojnë ekspertët e çështjeve ligjore dhe kushtetuese, shkruan Tribuna.

Sipas tyre, tanimë janë shterur të gjitha mundësitë që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë sërish ndonjë lëndë.

Në Kosovë respektohet shumë-gjuhësia

0

Tabela rrugoreGjuhët zyrtare në Republikën e Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe, në nivelin lokal gjuha turke në Prizren dhe Mamushë, ndërsa gjuha boshnjake në komunat e Dragashit, Pejës dhe Prizrenit.

Zyrtarët e institucioneve të Kosovës, kanë theksuar se çështja e respektimit të gjuhëve ka përparime, por kërkohet edhe me tej një përkushtim më i madh në këtë drejtim.

Komisionari për gjuhët në Qeverinë e Kosovës, Sllavisha Mlladenoviq deklaroi se institucionet kompetente duhet që të ndërmarrin masa për promovimin, përdorimin dhe statusin e barabartë të gjuhëve zyrtare, si dhe për të siguruar mbrojtjen e gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare.

“Sigurisht se ka përparime, por nuk është i mjaftueshëm”, tha Mlladenoviq.

Raportohet se shumica e komunave të Kosovës nuk kanë respektuar obligimet e gjuhësore për emrat dhe shenjat e rrugëve, të cilat shpesh kanë shqiptim të gabuar, apo janë të dëmtuara duke u bërë të palexueshme.

Edhe komisionari Mlladenoviq ka përmendur këtë dukuri.

“Rastet e tilla të mbishkrimit apo të shlyerjes së shenjave të komunikacionit janë të shumtat në Kosovë. Ju them se kjo nuk ndodh vetëm me mbishkrimet në gjuhen serbe, por ndodh edhe me mbishkrimet në gjuhën shqipe në veri të Kosovës, kjo sa për të thënë se jemi goxha të ngjashëm. Në këtë drejtim duhet bërë shumë më shumë në drejtim të vetëdijesimit të njerëzve dhe pastaj të zhvillimit të kulturës shumë gjuhëshe të popullit, në përgjithësi në Kosovë që të kuptohet jeta e tillë shumetnike”, tha Mlladenoviq.

Komisioni i Gjuhëve është themeluar në vitin 2007 për të siguruar përdorim të barabartë të gjuhëve zyrtare në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Edhe zyrtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që në qendër të Prishtinës kanë organizuar aktivitete të ndryshme për promovimin e shumë gjuhësive, kanë deklaruar se Kosova është duke përparuar në respektimin e gjuhëve.

“Në këtë drejtim do të doja të bëj një lëvdatë për përparimin që është bërë nga institucionet e Kosovës në formimin e kornizës ligjore dhe atë të politikave për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore. Një arritje e rëndësishme në këtë kuptim ka qenë themelimi i zyrës së komisionarit të gjuhëve si mekanizëm i pavarur në nivel qendror, qëllimi i së cilës është që të promovojë të drejtat gjuhësore”, tha Nil Tobin, shef i zyrës rajonale për Prishtinë.

Në një botim të OSBE-së, të publikuar në muajin qershor për gjuhët, thuhet se “Ligji për përdorimin e gjuhëve vazhdon të jetë vetëm pjesërisht i zbatuar, si pasojë e burimeve të pamjaftueshme njerëzore dhe financiare, shpeshherë shoqëruar me mungesë të kuptimit të mjaftueshëm të detyrimeve ose mungesë të vullnetit politik”.

Nga ana tjetër, Sandra Cvetkoviq, gazetare nga komuna e Graçanicës, e cila udhëton çdo ditë deri në Prishtinë, ku edhe punon, tregon se kupton gjuhën shqipe, por flet shumë pak.

Ajo thekson se ka problem me institucione të ndryshme të cilat komunikatat për media nuk i dergojnë në dy gjuhët zyrtare por vetëm në atë shqipe.

“Ne humbin shumë kohë deri sa t’i përkthejmë ato në gjuhën serbe. Mirë është që njëri të flas gjuhë të ndryshme, por mendoj se derisa zgjat procesi i të mësuarit të gjuhës, për shembull i gjuhës shqipe, mendoj se do të ishte mirë të respektohet dygjuhësia”, tha Cvetkoviq

Edhe Avdi Misini, nga Prizreni, gazetar nga radhët e komunitetit rom, thotë se komuniteti i tij në pergjithësi ka probleme, sidomos për ruajtjen e gjuhës amtare.

“Edhe pse gjatë 20 vjetëve të fundit ka pasur iniciativa për mësimin e gjuhës rome, kjo për fat keq nuk u realizua për shkak te mungesës së kuadrove. Kjo sjell shumë probleme në ruajtje dhe kultivim të gjuhës rome në Kosovë”, shprehet Misini./Rel/

PD: Bushati ka braktisur fjalimin e Nishanit në OKB, skandal diplomatik

0

Aldo Bumci-pdPartia Demokratike ka akuzuar shefin e diplomacisë shqiptare se ka braktisur fjalimin e Presidentit Bujar Nishani në OKB. Deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se ky është një skandal diplomatik.

“Ndërkohë që Presidenti i Republikës i drejtohet të gjithë vendeve anëtare të OKB-së, duke adresuar sfida që nga lufta kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, deri tek njohja e mëtejshme e Kosovës dhe integrimin Europian të Shqipërisë, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nuk dënjon të qendrojë në sallë në detyrim dhe respekt të vendit dhe postit që ai perfaqëson. Këtë sjellje rrugaçërore, ministri Bushati mund t’ia kishte kursyer vendit të tij në sytë e të gjithë botës duke cënuar rëndë imazhin e vendit”, deklaroi deputeti Bumçi.

Sipas tij nëse ky gjest është rezultat i papërgjegjshmërisë personale të Ditmir Bushatit, atëherë kryeministri Rama duhet të reagojë pa humbur kohë. “Përndryshe është vetë Kryeministri që ka urdhëruar këtë skandal në forumin më të lartë të diplomacisë botërore”, theksoi deputeti demokrat.