Home Blog Page 8082

PDK së shpejti zbulon planin për kryeparlamentarin

0

Enver HoxhajjDeputeti i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për vazhdimin e seancës konstituive.

Kjo seancë është caktuar të mbahet të enjten e ardhshme më 2 tetor.

Hoxhaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se, në ditët në vazhdim do të dalin me qëndrime edhe rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

“Ne do ti përgjigjemi ftesës së kryesueses për të marrë pjesë në seancë, ndërsa do të dalim më qëndrime sa i takon zgjedhjes së kryetarit gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë ai.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës në seancën e kaluar më 18 shtator nuk arrit të zgjedh për kryetar të Kuvendit, të nominuarin, Arsim Bajramin.

Ganimete Musliu reklamon produketet serbe

0

GanimeteMusliu-pdkDeputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, me anë të një postimi në Instagram ka “ironizuar” me bllokun VLAN.

Në foto shihet një produkt serb, me biskota të përziera, me mbishkrimin “Mesavina VLAN”. Me sa duket ky “mix” i biskotave i ka ngjasuar Musliut në bllokun e VV-LDK-AAK-Nisma. Deputetja faktikisht duke kritikuar bllokun VLAN, po ju bënë reklamë produkteve serbe edhe ashtu shumë prezente në Kosovë, duke i falenderuar Qeverisë në largim.

“ganimetemusliu ##marrveshje #9%kryeministër #kryetarikuvenditkosovometohi #vvparime #ponegociatave “, shkruan mes tjerash deputetja Musliu.

Kjo është fotografia e përpunuar e deputetesë:

Ganimete ironizon me VLANMesavina

Goditet Homsi në Siri, bastioni i ISIS-it

0

Homsi në SiriKoalicioni ndërkombëtar nën drejtimin amerikan sulmoi sot, për herë të parë, objektivat e grupit të Shtetit Islamik në provincën siriane të Homsit, sipas një OJQ-je.

”Sulmet kanë shënjestruar gjithashtu pozicionet e Shtetit Islamik në Minbej, qytet nën kontrollin e xhihadistëve në provincën Alepo, si dhe në Raqa, bastioni i tyre në lindje”, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), një OJQ me qendër në Britaninë e Madhe që mbështetet në një rrjet të gjerë militantësh dhe burimesh mjekësore në terren. Drejtori i saj, Rami Abdel Rahman theksoi se objektivat e prekura në provincën e Homsit ndodhen larg linjës së frontit me forcat besnike të presidentit, Bachar al-Assad që kontrollon qytetin e Homsit, vendi i tretë në vend.

“Koalicioni ka sulmuar për herë të parë bazat e Shtetit Islamik në pjesën e pabanuar të provincës, që shtrihet deri në kufirin irakian”, shtoi Abdel Rahman duke nënvizuar se këto pozicione ndodhen në zonën Al-Hammad, në lindjen e qytetit antik të Palmyres.

Uashingtoni, që mbështet opozitën siriane që prej fillimit të revoltës në Siri në muajin mars 2011 dhe që degjeneroi në luftë civile, nuk ka dashur të bashkëpunojë me Damaskun në luftën kundër Shtetit Islamik, armiku i tyre i përbashkët.

Kuvendi i PD, Basha: Ndjesë anëtarëve për humbjen

0

Basha14-27Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nisi punimet dyditore, prej nga ku do të zgjidhen strukturat drejtuese, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia.

Në këtë Kuvend marrin pjesë 7500 delegatë dhe pritet që të votohet edhe për ndryshimet në statut.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur përpara pjesëmarrësve, e vlerësoi këtë Kuvend si më të madhin dhe me demokratikun në historinë e vendit, ndërsa theksoi se prej nga këtu do të jetë edhe pikënisja e një rrugëtimi të ri.

“Partia Demokratike ka dalë nga shoku i humbjes së vitit të kaluar dhe është ringritur. Ne kemi hedhur bazat e të gjitha proceseve demokratike të Shqipërisë. Zgjedhja ime në krye në krye të PD-së është nder dhe përgjegjësi e madhe”, tha Basha, transmeton TCH.

Sipas tij, në PD është reflektuar për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013.

“Shkak që na coi në humbje ishte largësia me qytetarin. Kur njerëzit trokisnin për halle, disa prej nesh qëndronin indiferentë. Rastet e korrupsionit erdhën duke u shtuar vitet e fundit”, tha Basha.

Sipas tij, disa prej kandidatëve nuk bënë takime të drejtpërdrejta me elektoratin. “Ndjesë anëtarëve të Partisë Demokratike. Jemi të përkushtuar për përmirësim”, tha Basha.

Arrestohen katër persona në rajonin e Prizrenit

0

arrestimi 2Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në rajonin e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me kërkesë të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Sipas policisë, të arrestuarit nuk iu kanë përgjigjur obligimeve që kanë pasur ndaj organave të drejtësisë. Arrestimet janë bërë në Rahovec dhe Malishevë.

Më poshtë e gjeni raportin e Policisë së Kosovës për arrestimet në regjionin e Prizrenit.

“Fsh. Senik, Malishevë 26.09.2014 – 11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Pejës.

Rr. “Xhelal Hajda”, Rahovec 26.09.2014 – 13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë-dega Rahovec është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj gjykatës është liruar.

Fsh. Joviq, Malishevë 26.09.2014 – 13:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas përfundimit te procedurave është liruar.

Fsh. Ratkoc, Rahovec 26.09.2014 – 14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë-dega Rahovec është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave është liruar”, thuhet në raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Vetëm dy shtëpi të Rahovecit mund t’i hapin dyert për turistë

0

Rahovec-Dy shtëpi për turistëDy prej shtatë shtëpive të qytetarëve të Rahovecit kanë marrë “vizën” për t’u shndërruar në shtëpi për promovimin e turizmit kulturor.

Ky ka qenë vendimi i marrë nga anëtarët e Forumit Lokal për Trashëgimi Kulturore të Komunës së Rahovecit në bashkëpunim me organizatën suedeze “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB) bashkë me ata të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan Koha Ditore.

Në fillim të këtij muaji CHwB-ja në bashkëpunim me Komunën lansuan ftesën publike në kuadër të projektit “Konvertimi i shtëpive tradicionale në bujtina”.

Gearda Demiraj, menaxhere e projektit të CHwB-së, thotë se në takimin e Forumit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Rahovecit u diskutua rreth përzgjedhjes së shtëpive të cilat do të konvertohen në bujtina “B&B” (Bad and Breakfast). Sipas saj, për përzgjedhjen e këtyre shtëpive Forumi…pati për bazë disa kritere si: vlerat e trashëgimisë kulturore dhe buxheti.

“Masa e degradimit të shtëpive (ato që janë shumë të degraduara konstruktivisht kërkojnë ndërhyrje shumë të thella që e kalojnë disa herë buxhetin e këtij intervenimi), lokacioni i ndërtesës, gatishmëria e pronarëve për ta përdorur shtëpinë e tyre si bujtinë”, është shprehur Demiraj, sipas së cilës, në bazë të kritereve të parathëna janë përzgjedhur shtëpia e Fehmi Kadriut dhe ajo e Sadedin Bugarit.

Kuvendi konfirmon se seanca vazhdon më 2 tetor

0

Thaci-Grabovci ne kuvendFlora Brovina kishte thënë se javën e ardhshme mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Madje, kishte përmendur datën 2 tetor dhe tash edhe zyrtarisht Kuvendi ka njoftuar se të enjten e ardhshme vazhdon seanca konstituive e Kuvendit.

Mirëpo, Kryesuesja Brovina ende nuk ua ka dërguar ftesat deputetëve për t’ju treguar ditën dhe orën e mbledhjes konstituive.

Në faqen zyrtare të Kuvendit shkruan se: “Seanca konstituive, E Enjte, 02.10.2014 10:00, Rendi i ditës: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”.

Ndryshe, deputetët shkojnë në këtë seancë për të parë edhe një herë dështimin e PDK-së sa i përket zgjedhjes së Kryeparlamentarit.

Ndërsa, Blloku LDK-VV-AAK-NISMA shkojnë me kërkesën për debat në Kuvend lidhur me zhbllokimin e Kuvendit të Kosovës. Flora Brovina ka thënë se nuk do të lejojë debat por vetëm votimin e Kryetarit të Kuvendit.

Rreziku nga IS afron Moskën dhe Perëndimin

0

OKB14-26Edhe pse Rusia nuk është anëtare e koalicionit të drejtuar nga nga SHBA, kundër ushtrisë së terrorit të IS, duket se Moska dhe Uashingtoni janë në një linjë. Kremlini ndjehet i konfirmuar në politikën e tij ndaj Sirisë.

Në pamje të parë gjithçka është si më parë. Televizioni shtetëror rus nuk humb asnjë rast për të kritikuar Perëndimin. Kështu një moderatore lajmesh të enjten në mbrëmje citonte me kënaqësi nga fjalimi i Presidentit iranian Hassan Ruhani në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Forcimi i milicëve të terrorit të “shtetit islamik” (IS) në Irak dhe Siri janë rezultat i “gabimeve strategjike të Perëndimit”.

Edhe thumbat verbalë kanë mbetur. “Për mua do të ishte e çuditshme që Presidenti i SHBA-së tha disa herë se bota është bërë më e lirë dhe më e sigurt”, thumbonte një ditë më parë edhe ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov për prezantimin e Barack Obamës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai madje kishte pyetur veten nëse Obama kishte folur seriozisht, tha kryediplomati rus. Lavrovi u indinjua që Obama përmendi Rusinë në vend të dytë si rrezik për paqen në botë për shkak të shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare në rastin e Ukrainës, direkt pas epidemisë së Ebolas dhe përpara terrorit islamik.

Avionë ushtarakë rusë për Irakun

Rasti i Ukrainës rëndon edhe më tej raportin mes Rusisë dhe Perëndimit. Por lufta kundër ushtrisë së terrorit IS në Lindjen e Afërt duket se i ka afruar më shumë se kurrë gjatë muajve të fundit Moskën dhe botën perëndimore. Rusia votoi të mërkurën bashkë me shtete të tjera në KS të OKB-së për rezolutën e paraqitur nga SHBA kundër milicëve të terrorit. Të gjitha shtetet obligohen të ndalojnë çdo lloj ndihme për ekstremistët.

Edhe për koalicionin e ngritur dhe drejtuar nga Uashingtoni kundër IS Moska deri tani ka pasur qendrim neutral. Por Kremlini nuk dëshëron të marrë pjesë në të. “Koalicioni kundër IS nuk është një festë klubi, ne nuk presim ftesë dhe nuk do të blejmë bileta hyrjeje”, tha një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme për agjencinë ruse të lajmeve Interfax. Ai theksoi megjithatë se Rusia i mbështet tashmë ato shtete, që luftojnë kundër IS.

Fjala është në radhë të parë për ndihmën ushtarake për Irakun. Në verë Rusia sipas njoftimeve të medieve i livroi qeverisë në Bagdad një duzinë avionësh lufte të tipit “Suchoi” Su-25 dhe një numër të papërmendur helikopterësh lufte Mi-28. Në korrik mes Moskës dhe Bagadadit u nënshkrua një tjetër kontratë miliardëshe për livirmin e raketahedhësve të shumifishtë të tipit “Grad” si dhe paisje të tjera lufte. “Ne ndihmojnë prej një kohe të gjatë Irakun, Sirinë dhe shtetet të tjera në rajon, në luftën kundër kësaj të keqeje, pa qenë pjesë e asnjë koalicioni”, tha ministri i Jashtëm Lavrov duke iu referuar IS.

Shqetësimet e Moskës për shkak të Sirisë

Ndërkohë që në Irak, Rusia dhe Perëndimi janë praktikisht në një linjë, Siria shkakton ende tensione. Moska i sheh me sy kritik sulmet e fundit ajrore të flotës ajrore të SHBA dhe aleatëve të saj kundër pozicioneve të IS në Siri. Rusia kërkon që kjo të ndodhë vetëm me miratimin e Damaskut. SHBA e refuzojnë këtë pasi Uashingtoni nuk e njeh legjitimitetin e regjimit të Presidentit Bashar al-Assad për shkak të qendrimit të tij kundër opozitës.

Për Rusinë, Siria është për prej kohës së Bashkimit Sovjetik një aleate e ngushtë. Që prej shpërthimit të luftës civile në 20122 Rusia e ka mbrojtur regjimin e Assadit dhe ka penguar disa herë rezoluta të ashpra të KS të OKB-së. Para rreth një viti Moska e bindi Sirinë të lejojë shkatërrimin e armëve të saj kimike. Kështu Rusia pengoi sulmet ajrore të SHBA kundër trupave ruse. Tani Moska druan se SHBA mund të bombardojë jo vetëm IS por edhe ushtrinë e rregullt të Assadit.

Moska e akuzon Uashingtonin për “standarde të dyfishta” në rastin e Sirisë dhe sheh të konfirmuar politikën e saj të deritanishme ndaj Damaskut. “Kur ne bëmë thirrje që të mbështetej qeveria siriane në luftën kundër terroristëve, nuk na e vunë veshin”, tha ministri i Jashtëm Lavrov.

IS kërcënon Rusinë e Putinit

Mbështetja indirekte e Rusisë për luftën kundër “shtetit islamist” është edhe një vetëmbrojtje. Milicët e IS kërcënuan vetëm pak javë më parë Presidentin rus Vladimir Putin. Në një video në internet thuhej se IS do të “çlironte” Kaukazin Verior. “Kërcënimet me atentate terroriste duhet të merren seriozisht”, tha për këtë kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Këshillin Federativ, Mihail Margelov në një intervistë.

Ekspertë për çështje të sigurisë mendojnë se në Siri ka edhe luftëtarë nga Rusia në radhët e IS dhe aktivistë të “shtetit islamik” veprojnë në Rusi. Shifra të sakta nuk ka. Në fillim të shtatorit u arrestua një anëtar i dyshuar i IS në Moskë dhe në rrjetet sociale ruse bllokohen vazhdimisht faqe të përkrahësve të IS./DW/

Partia Demokratike mban sot Kuvendin zgjedhor

0

Basha-pd-shqiperiPartia Demokratike mbledh sot Kuvendin. Burime pranë selisë blu thanë për gazetën shqiptare, se janë rreth 250 kandidatë që do të konkurrojnë sot për 150 vende në Këshillin Kombëtar. Sot në Kuvend do të flasin 30 vetë nga shoqëria civile dhe video-mesazhin kryesor do ta mbajë Jozef Daul.

Ndërkohë, në dy ditët e Kuvendit do të miratohet edhe statuti i ri i PD-së. Statuti i ndryshuar i Partisë Demokratike zgjeron forumet drejtuese të kësaj partie, shton departamentet dhe sanksionon parimin ‘një anëtar-një votë’. Projekt-statuti i demokratëve, i cili pritet të miratohet në Kuvendin e së shtunës, ndryshon nga statuti aktual në tri pika kryesore. Ndryshimi i parë thelbësor ka të bëjë me nenin 36 për Këshillin Kombëtar, ndryshimi i dytë me nenin 39, që ka të bëjë me Valentina Madani kryesinë, dhe ndryshimi i tretë ka të bëjë me një shtesë në nenin 43, i cili bën të detyrueshme shtimin e departamenteve.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet në datat 27 dhe 28 shtator, në Tiranë. Kuvendi Kombëtar i PD-së mblidhet pas procesit intensiv të zgjedhjeve të reja në parti në nivel seksionesh, grupseksionesh dhe degësh, në të gjitha rrethet e vendit

Kreu demokrat, Lulzim Basha iu uroi dje mirëseardhjen delegatëve nga mbarë Shqipëria në Kuvendin e sotëm të PD-së. “Nesër (sot) mblidhet në Tiranë, Kuvendi Kombëtar i PD-së, më i madhi në historinë tonë. Mbi 7500 delegatë që përfaqësojnë vullnetin e 101 mijë anëtarëve të PD-së do të marrin pjesë në Kuvendin e Bashkimit, Ripërtëritjes dhe Nisjes sonë të re. Në emër të PD-së iu uroj delegatëve dhe të ftuarve mirëseardhjen, dhe Kuvendit tonë Kombëtar punime të mbara”, shkruan Basha në Facebook.

Hetohen disa zyrtarë të Komunës së Prizrenit

0

Shtepia e Bardhe-PrizrenQeveria e Ramadan Mujës në Prizren nuk po mund të funksionojë pa përfshirjen në keqpërdorime dhe për pasojë hetimeve nga organet e drejtësisë. Keqpërdorimi i detyrës zyrtare duket se është bërë pjesë e punës e kësaj qeverie, e cila tashmë po përballet me një sërë procesesh gjyqësore.

Listës së gjatë të keqpërdoruesve të detyrës zyrtare të “Qeverisë Muja”, i janë shtuar edhe disa zyrtarë të Drejtorisë së Kulturës. Ata dyshohen se vitin e kaluar kanë keqpërdorë detyrën zyrtare gjatë organizimit të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se zyrtarët e Drejtorisë së Kulturës, dyshohen se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare në financimin e “Zambakut…”.

“Përveç zyrtarëve të Drejtorisë së Kulturës, janë duke u hetuar edhe disa nga organizatorët e Festivalit”, tregon burimi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria, ka konfirmuar për “PrizrenPress” se Policia ka zhvilluar hetime ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për Festivalin “Zambakut të Prizrenit”.

“Policia e Kosovës ka hetuar këtë rast dhe e ka dërguar në Prokurorinë Themelore në Prizren”, konfirmon Sadria.

Ai ka bërë të ditur se rasti i “Zambakut të Prizrenit” është dërguar në Prokurori në korrik të këtij viti.

”Rastin e kemi dërguar në prokurori saktësisht me 4.7.2014-të”, tregon ai.

Zëdhënësi Sadria thotë se zyrtarët e Komunës, të cilët janë hetuar nga Policia e Kosovës, dyshohen se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.

“Ata dyshohen se e kanë keqpërdorë detyrën zyrtare”, tregon Sadria, duke mos pranuar t’i tregoi edhe emrat e zyrtarëve të të dyshuarëve.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Mitush Biraj nuk ka pranuar të flasë për rastin.

Ai ka udhëzuar gazetarin e “PrizrenPress”-it, që këtë rast të marrë në polici.

”Shkoni në polici, sepse ata i kanë të gjitha rastet çka ju intereson”, ka thënë shkurt Biraj.

Kurse, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tha se nuk është në dijeni për këtë hetim të Policisë së Kosovës.

“Për herë të parë po dëgjoj për këtë hetim”, tha Berisha.

Ditë më parë “PrizrenPress” ka raportuar për një tjetër proces gjyqësorë të zyrtarëve të Komunës së Prizrenit.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte planifikuar që të mbahej seanca gjyqësore ndaj drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy zyrtarëve tjerë të arsimit, të cilët po akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Bashkë me ta po akuzohet edhe një biznesmen nga Prishtina, për vepër penale të keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

Gjykimi i planifikuar nuk u mbajt për shkak se i akuzuari Çoçaj, kishte deponuar një parashtresë në gjykatë, me të cilën kishte kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore.

Në aktakuzë të pandehurit Nexhat Çoçaj, Nezir Osmani dhe Gëzim Gërgi, akuzohen se nga data 28 shtator 2009, e deri më datë 03 nëntor 2009 në Prizren, në cilësinë e personave zyrtar, i shfrytëzojnë detyrat zyrtare duke i tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe shkelin me dijeni ligjin e prokurimit dhe kushtet e parapara me kontratën e lidhur mes komunës së Prizrenit dhe NTSH “Rikon” për furnizimin e shkollave të Komunës së Prizrenit me aparate fotokopjuese./PrizrenPress.com/