Home Blog Page 8084

Grupi i deputetëve të LDK-së qëndrojnë unik

0

Mustafa-Gashi ne kuvendPavarësisht deklarimeve të Armend Zemajt dhe Arben Gashit, LDK ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se deputetët e kësaj partie janë unik.

“Grupi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti sot një takim të përbashkët, në të cilin u diskutua lidhur me përgatitjet për vijimin e Senacës konstutuive të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatë të kësaj partie.

“Grupi i deputetëve konfirmoi gatishmërinë për të vijuar punën përgatitore për seancën, si dhe qëndrimin unik për të vijuar projektin e shumicës parlamentare, me qëllim që institucionet e reja të krijohen sa më pare”.

“Grupi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës shpreh vendosmërinë për të implementuar vullnetin politik dhe përfaqësues të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës, e cila është përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës”. /PrizrenPress.com/

Hoxhaj vlerëson punën e shefit të EULEX-it, Bernd Borchardt

0

Hoxhaj-Bernd BorchardtMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shtruar të premten një drekë për nder të përfundimit të misionit në Kosovë nga shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt.

Në drekën e shtruar për nder të Borchardt, ku morën pjesë ambasadorë të akredituar në Kosovë, të shteteve të Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Holandës, ministri Hoxhaj vlerësoi lartë angazhimin dhe kontributin e tij për proceset në Kosovë.

Në një komunikatë për media nga MPJ thuhet se Hoxhaj foli për bashkëpunimin e afërt me Borchardt, duke e quajtur atë mik të tij dhe të shtetit e të qytetarëve të Kosovës.

Ministri Hoxhaj tha se shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, me punën dhe angazhimin e tij është bërë pjesë aktive e progresit që është arritur në Kosovë.

Në shenjë falënderimi për punën në Kosovë, Hoxhaj i ka dhënë Borchardt një dhuratë simbolike, figurën e Nënës Terezë.

Shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, falënderoi ministrin Hoxhaj për nderimin dhe bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të tij në Kosovë.

Jahjaga përcillet me të shtëna nderi

0

Jahjaga-garda amerikanePresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është pritur nga Garda e Nderit në Akademinë Ushtarake amerikane, me ç’rast ajo është përcjellë me 21 të shtëna nderi.

Jahjaga ka mbajtur një fjalim në konferencën mbi transformimin e konfliktit në Akademinë Ushtarake amerikane të West Pointit. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e vendit përmes një postimi në Facebook.

Lexojeni të plotë postimin e Jahjagës në Facebook:

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mbajti një fjalim në konferencën mbi transformimin e konfliktit në Akademinë Ushtarake amerikane të West Pointit. Presidentes Jahjaga me këtë rast iu organizua një pritje e veçantë.

Ajo u prit nga Garda e Nderit dhe ceremonia u përcoll me 21 të shtëna nderi. Presidentja Jahjaga u takua me Gjeneral Lejtnant, Robert L. Caslen Jr. dhe u prit ngrohtësisht nga kadetët e akademisë West Point, me të cilët pati edhe një drekë të përbashkët.

Haradinaj: Nuk e di kujt t’ia jap postin e kryeministrit

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të pranojnë takim me presidenten por, ka shtuar se takimet e përbashkëta janë jo funksionale.

I pyetur se a është i gatshëm ta jap postin e kryeministrit për t’u hapur rrugët për formimin e institucioneve, ai ka thënë se nuk din kujt t’ia jap postin pasi sipas tij ekziston një marrëveshje.

Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në panairin e produkteve bujqësore ku ka ftuar qytetarët që të konsumojnë këto produkte./KP/

LDK në Prizren, vlerëson të suksesshme kuvendet zgjedhore

0

LDK-zyra ne Prizren

“Kemi përfunduar kuvende zgjedhore të suksesshme, kuvende ku po zgjedhën strukturat e LDK-së, në mënyrë transparente, dhe në respektim të plotë të normave statutore, të përcaktuara nga Kryesia e LDK-së”. Kështu vlerëson Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, e cila po mbanë kuvendet zgjedhore nëpër nëndegët e saja.

“Vlenë të theksohet se në kuvendet e nëndegëve të përfunduara, kemi prurje dhe ndryshime substanciale në përbërjen e strukturave të nëndegëve të LDK-së”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e kësaj partie.

“Të gjitha kuvendet zgjedhore të LDK-së, në Prizren monitorohen nga përfaqësuese te Kryesisë se LDK-se; Nën/Kryetari Haki RUGOVA, Nën/Kryetarja Teuta SAHATQIU, anëtarët e Kryesisë Sali MORINA, Gazmend MUHAGJERI, dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm Muharrem SFARQA”.

Kryesia e LDK-së, Dega në Prizren u bënë thirrje të gjithë anëtarëve të LDK-së, që të bëhen pjesë e organizimit nëpër kuvendet zgjedhore, nëpër nëndegët e saj.

LDK njofton  edhe  orarin e mbajtjes së kuvendeve në vazhdim:

1. Nëndega “Xhevat Berisha”, më 26.09.2014, në ora 19.oo, mbahet te Shkolla “Fadil Hisari”

2. Nëndega në Krushe te Vogel, më 27.09.2014, në ora 16.oo

3. Nëndega ne Landovice, më 27.09.2014, në ora 18.oo.

4. Nëndega ne Lutogllave, më 27.09.2014, në ora 20.oo.

5. Nëndega ne Planeje dhe Goruzhup, më 28.09.2014, në ora 16.oo.

6. Nëndega ne Mazrek, më 28.09.2014, në ora 18.oo.

7. Nëndega ne Arbanë, më 28.09.2014, në ora 20.oo, mbahet te Shkolla “Ibrahim FEHMIU”.

/PrizrenPress.com/

Restaurimi i Kalasë së Prizrenit, nismë për zhvillim të qëndrueshëm

0

Samir Hoxha zedhenes i PDK ne prizrenShkruan: Samir Hoxha

Duke pasur parasysh faktin se kalaja e Prizrenit gjendet brenda qendrës historike të qytetit që njëfarë mënyre e ndërlidhë pjesën urbane me ate ambientale-natyrore të saj e bën këtë monument mjaft tërheqës dhe të vizituar gjatë gjithë vitit.

Kalaja e Prizrenit është një nga monumentet më të rëndësishme kulturo historike të Prizrenit e cila është trajtuar disa herë që nga braktisja e saj në vitin 1912. Një studim serioz dhe një qasje më profesionale është bërë në fund të viteve ’60 dhe në fillim të ’70 të shek XX. Në ndërkohë deri në luftën e fundit (1999) janë bërë gjurmime dhe renovime sporadike por jo voluminoze, derisa pas vitit 2008 u fillua sërish me studimin dhe restaurimin e saj.

Siprfaqja rreth 1.5 ha e kalasë në qendër të qytetit është një pasuri dhe potencial që duhet trajtuar dhe shfrytëzuar me urtësi. Tani për tani përveq panoramës së qytetit, viztorëve të shumtë në këtë monument kulture nuk iu ofrohet asnjë aternativë tjetër për kënaqësi ose edukim. Në anën tjetër deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim konkret në menagjimin e këtij potenciali turistik dhe ekonomik.

Kalaja, në njërën anë duhet të ruhet dhe të prezentohen vlerat e saj kulturo – historike, dhe në anën tjetër këtë sipërfaqe kaq të madhe duhet rishfrytëzuar dhe ridestinuar (të paktën disa pjesë të saj) ashtu që ky monument të rigjallërohet dhe të jetë edhe më tërheqës dhe atraktivë për vizitorët. Pra kalaja nuk duhet të jetë (siç është tani) vend kalimthi për natyralistët që vizitojnë ambientin për rreth, as për kurreshtarët që ngjiten deri në kala vetëm për të vrojtuar dhe fotografuar qytetin nga perspektiva e zogut, por duhet ofruar vizitorëve mundësinë për të mësuar për të kaluarën e kalasë, respektivishtë të qytetit si dhe të kenë ambiente për ç’lodhje dhe dëfrim pas një ngjitje relativishtë të mundimshme.

Memorandumi i nënshkruar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës, ku nga fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Kulturës, programi kryesor i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, u ndan 700 mijë dollar, do të jenë një shtytje për institucionet e trashëgëmisë kulturore në Kosovë, që kalaja e Prizrenit të jetë një monument me qendrueshmëri afatgjate.

Nuk duhet të mungoj as vullneti i institucioneve lokale të Komunës së Prizrenit, që në planifikimet buxhetore të destinoj më shumë mjete financiare, për rregullimin e infrastrukturës përcjellëse për qasje më të lehtë në këtë monument të rëndësisë së veqant!

(Samir Hoxha, Drejtor i QRTK, Prizren)

Diskutime e panele në sesionin e Parlamentit Kulturor Evropian

0

ECPSesioni i 13-të i Parlamentit Kulturor Evropian sivjet mbahet në Prishtinë, në fillim të muajit tetor.

Në një draft agjendë që e ka KultPlus në këtë Parlament i cili mbahet në kryeqytet do të kenë fjalimet e tyre dy ministrat e kulturës, Memli Krasniqi nga vendi dhe Mirela Kumbaro nga Shqipëria, ndërsa nuk do të mungojnë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të fushave specifike kulturore.

Roli i diplomacionë kulturore dhe krijimi i imazhit kombëtar është një prej debateve që pritet të mbahen në kuadër të parlamentit, e që sjell Kumbaron përkrah Erna Hennicot Schoepges, ish ministre e kulturës në Luksemburg. Popullismi dhe ekstremizmi në Evropë po ashtu do të diskutohet nga Marie Louise von Plessen nga Gjermania dhe Nils Erik nga Finlanda.

Debatet kulturore do të fokusohen edhe në mënyrën e të bërit art, ngritjen e fondeve kulturore dhe angazhimin e qyteteve sekondare në krijimin e një fryme kulturore.

Roli i kulturës në barazinë gjinore apo edhe kriza ukrainase dhe ndikimi i saj në Evropë dhe artin evropian po ashtu janë tema diskutimi.

Eliza Hoxha, Mary Miller, Kateryna Botanova e të tjerë pjesëmarrës pritet të paraqiten në këto debate.

Parlamenti Kulturor Evropian është nën ombrellën e Këshillit të Evropës, dhe është formuar në vitin 2001. Ka 165 artistë anëtarë dhe personalitete kulturore nga 43 shtete. Sesionet e kaluara të Parlamentit janë mbajtur në Edinburg, Athinë, Berlin, Grac, Gjenovë e vende tjera.

Terrorist i ati, xhelat i biri

0

Vrasesi i gazeteraeve amerikanDrejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Comey, ka deklaruar se është identifikuar vrasësi i tre perëndimorëve të marrë peng nga “Shteti Islamik”, dy gazetarëve amerikanë, James Foley dhe Steven Stoloff, dhe punëtorit humanitar britanik, David Haines.

Comey në një konferencë për gazetarë, nuk e bëri të njohur emrin e ekzekutorit, por tha se FBI-ja e ka tashmë të njohur identitetin e burrit që e kishte mbuluar fytyrën me një thes të zi kur fliste me theks britanik në videot që qarkulloi grupi terrorist “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” (ISIL), e ku paraqiteshin vrasjet me prerje koke të dy gazetarëve amerikanë dhe një punonjësi britanik ndihmash, transmeton lajmi.net.

Kush është vrasësi?

Terroristi i “Shtetit Islamik” i cili vrau dy gazetarët amerikanë dhe një punëtor humanitar britanik, sipas mediave londineze është i njohur me nofkën Jihadi John, ndërsa emri i tij i vërtetë është Abdel-Majed Abdel Bary, një raper 23-vjeçar i dështuar, i cili vitin e kaluar la Londrën dhe u bashkua militantëve radikalë sunitë të ISIL-it.

Javën e kaluar, babai i tij, 54-vjeçar, Adela Abdel Bary, me lot në sy u vetëshpall fajtor në Gjykatën Federale në Manhatanit për konspiracionin e organizuar për të vrarë amerikanët dhe rolin e tij në shpërthimin që e kreu Al Qaeda në dy ambasada amerikane, në Kenia dhe Tanzani, më 1998, e që la të vdekur 224 veta.

Jihadi John është një nga disa qindra myslimanë britanikë, të cilët i janë bashkuar grupit terrorist ISIL, i cili pas masakrave, vrasjes së më shumë se 5000 irakianëve, të krishterë dhe myslimanë shiitë, shpalli në korrik kalifatin e vet të quajtur “Shteti Islamik” dhe i cili shtrihet në territoret e pushtura të Irakut dhe Sirisë.

Jihadi John është pjesë e një treshe të njohur si “Egërsira” për shkak të vrasjeve cnjerëzore, por edhe si “Killer Beatles”, për shkak të theksit të tyre anglez gjatë të folurit.

Dy xhelatët e tjerë xhihadistë, emrat e të cilëve nuk janë konfirmuar nga autoritetet amerikane dhe ato britanike, sipas New York Daily News, janë identifikuar si Razul Islam, 21 vjeçar, dhe Aine Davis, 30 vjeç.

Ndërkohë drejtori i FBI-së në konferencën për shtyp po ashtu se ende mund të jenë duke u organizuar komplote terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, përkundër sulmeve ajrore të kësaj jave kundër organizatave terroriste në Siri dhe Irak, ISIL-it dhe celulës së Al-Qaedas, të njohur si Khorasan.

“Nuk mendoj që sulmet e koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara i kanë prishur planet e grupit Khorasan. Ky grup mbetet në krye të listës së FBI-së për terrorizimin. Ai ka në radhët e veta veteranë të Al-Qaedas nga Afganistani dhe Pakistani”, tha Comey.

FBI ka njoftuar se aktualisht rreth 12 shtetas amerikanë ndodhen në Siri për të luftuar krahas me grupet ekstremiste.

“Mbi 100 amerikanë janë diktuar, janë arrestuar gjatë përpjekjeve për të shkuar në Siri, ose janë kthyer në SHBA, pasi kanë marrë pjesë në konfliktin sirian. Ata që janë kthyer në SHBA pasi kanë luftuar me grupe ekstremiste janë nën hetim, nën vëzhgim, ose janë arrestuar”, tha ndër të tjera Comey.

Kërbaçi i shtetit ligjor

0

Faik MiftariShkruan: Faik MIFTARI

Me datë 28.08.2014, Komuna e Prizrenit, Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH), solli aktvendimin për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit në Prevallë të Prizrenit. Në këtë vështrim do të ndalem në tri aspekte të këtij vendimi absurd dhe papresedan, për një shoqëri demokratike, me të cilin Kosova synon  të shkojë  në Bashkimin Evropian, atë të aspektit ligjor,  politik dhe  fetar.    Me aktvendimin e DUPH-së  të Komunës së Prizrenit me nr. 04-353 të datës 28.08.2014 janë shfuqizuar kushtet urbanistike teknike nr. 04/4-353-1413 të datës 06.03.2003, aktvendimi mbi lokacionin hapësinor nr. 04/4-035-1413 të datës 18.03.2003 si dhe leja e legalizimit nr. 04/4-351-127 të datës 24.03.2003, të lëshuar në emër të Shoqatës Humanitare Bamirëse (SHHB) ”Kalliri i Mirësisë” me të cilin është lejuar legalizimi i objektit, Kulla e Jetimit, pushimorja për fëmijët jetim në Prevallë, ngastra kadastrale nr. 178 në G. Sellë Komuna e Prizrenit. Në dispozitivin nën II të aktvendimit  shfuqizohen edhe pasojat juridike që rrjedhin si pasojë e lejimit të kushteve urbanistike teknike. Në dispozitivin III të aktvendimit urdhërohet që SHHB “Kalliri i Mirësisë”  në mënyrë vullnetare dhe me shpenzimet e veta të rrënojë objektin, në të kundërtën objekti do të rrënohet nga Drejtoria e Inspekcionit, me shpenzimet të cilët do t’i bartë SHHB”Kalliri i Mirësisë”.

Ky vendim është kundërligjor, pasi që Komuna e Prizrenit, DUHP-ja, nuk ka kompetenca për të marrë një vendim të tillë në Prevallë, sepse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës(MMPH), e ka shfuqizuar vendimin me të cilat drejtat e veta i ka deleguar në kompetencë të Komunës së Prizrenit për arsye të degradimit dhe kaosit urbanistik të mos zbatimit të vendimit të MMPH-së nga ana e Komunës së Prizrenit. MMPH-së e Kosovës ka sjell vendimin nr. 975/14 të datës 05.03.2014 me të cilin urdhërohet SHHB ” Kalliri i Mirësisë” që në afatin e caktuar të bëjë rrënimin e tejkalimeve pa leje ndërtimi, pas së cilës SHHB ka vepruar  në rrënimin e tejkalimeve të bëra konform vendimit në fjalë të MMPH-së së Kosovës.

Në bazë të kësaj rrjedh konkludimi se komuna e Prizrenit,  DUPH-ja  nuk ka kompetencat të tilla,  sepse  i është marrë  kompetenca nga ana e MMPH-së e Kosovës. Po të ishte shteti i Kosovës një shtet ligjor, vendimmarrësit jo vetëm që do të gjykoheshin moralisht, por do të dënoheshin edhe penalisht për shkeljen e kompetencave dhe sjelljen e vendimeve antiligjore. Pavarësia e Kosovës është konsideruar ”sui generis”, dhe se tani e “konfirmon” se mund të sjellin edhe vendime antiligjore “sui generis”. MMPH-ja e Kosovës,  ka bërë rrënimin e disa objekteve pa leje në Prevallë, dhe nuk e ka pa të arsyeshme të sjell një vendim të tillë për objektin e Kullës së Jetimit, e cila ka poseduar leje valide. Në shtetin ligjor ndodh  të rrënohet edhe ndonjë objekt me leje, për shkak të interesit të përgjithshëm, por në rastin konkret këtu nuk kemi të bëjmë me interes të përgjithshëm. Një paradoks i tillë  mund të ndodh vetëm tek ne.  MMPH-ja e Kosovës ka sjell vendime për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Prevallë, DUPH-ja e komunës së Prizrenit sjell vendimin për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit edhe pse është e pajisur me leje për ndërtim. Kësaj i thonë çudi se jo mahi. Në arsyetimin për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit  theksohet se SHHB”Kalliri i Mirësisë”  me aktivitetin, punën dhe shërbimin e saj të ofruar ka rënë ndesh me qëllimin e ndërtimit.

Në statutin e SHHB” Kalliri i Mirësisë” në veprimtarinë e  saj parashihet edhe veprimtaria hoteliere,  me anë të së cilës akumulon mjete financiare me të cilët e mbulon aktivitetin e saj. Po në rast se eventualisht edhe ka pas ndonjë tejkalim të veprimtarisë së  saj, atëherë organi kompetent do të duhej që ato tejkalime të evitojë, e jo  të rrënohet i tërë objekti. Shembull i një veprimi dhe sjelljeje ligjore, ishte vendimi i MMPH-së  për rrënimin e tejkalimeve pa leje ndërtimi, por jo edhe të atyre me leje.

Sipas mendimit tim ky vendim është kryekëput politik në vazhdën e aksioneve të ndërmarra  në Kosovë, që filloi me burgosjen e imamëve dhe të tjerëve me supozimin e përfshirjes së tyre në konfliktin në Siri, të vendimit për pezullimin e 14 Organizatave Joqeveritare në Kosovë (OJQ-të), e i cili është i  drejtuar kundër myslimanëve të Kosovës dhe  është një shkelje flagrante e drejtave njerëzore në përgjithësi.  Është indikativ,  se vendimi politik i institucioneve shtetërore të Kosovës, për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit, nuk e ka gjet të arsyeshme të zbatoj ministria përkatëse, MMPH- e Kosovës, por një vendim të tillë kundërligjor po e zbaton DUPH-ja e Komunës së Prizrenit.

SHHB” Kalliri i Mirësisë” dhe  drejtori i saj Kemajl Jonuzi vite me radhë,  para , gjatë  si dhe pas luftës ka dhënë një kontribut të çmuar në realizimin e aksioneve të shumta humanitare dhe bamirëse jo vetëm në komunën e Prizrenit por edhe më gjerë në Kosovë. Përveç kësaj Kemajl Jonuzi,  ka qenë i përfshirë në radhët e UÇK-së, në Prekaz të Drenicës,  komandanti i të cilit ka qenë Ilijaz Kodra, dëshmorë i  lirisë. Për shkak të modestisë së tij, për kontributin e dhënë në luftë, nuk ka dash fare të përfshihet në listën e veteranëve të luftës, duke ja lëshuar vendin të tjerëve.   Kemajl Jonuzit nuk i kishte shkuar kurrë mendja që pas gjithë këtyre viteve të kontributit të tij humanitar dhënë njerëzve me nevoja në përgjithësi e jetimëve në veçanti, do të “shpërblehet” me rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit dhe pezullimit të SHHB” Kalliri i Mirësisë” nga institucionet shtetërore të Kosovës. Veprimtaria hoteliere dhe humanitare në objektin e Kullës së Jetimit, ka qenë dedikuar ekskluzivisht për grumbullimin  e mjeteve financiare me të cilin ka ndihmuar me kontribute mujore një numër të konsideruar të jetimëve. Ka shpërndarë edhe bursa  mujore për nxënës dhe studentë jetim, pa dallim kombi apo feje. Veprimtaria e rregullt e SHHB” Kalliri i Mirësisë” gjatë gjithë viteve ka qenë edhe organizimi i pushimeve për qindra fëmijët jetim(bonjak) nga anët e ndryshme të Kosovës.

Veprimtaria  hoteliere në Kullën e Jetimit në Prevallë është publike dhe ajo vizitohet nga individ apo grupe të organizuara turistike me qëllim të ushqimit, pushimit dhe rekreacionit. Drejtori i saj, Kemajl Jonuzi, është përgjegjës vetëm për veprimtarinë hoteliere dhe humanitare të Kullës së Jetimit, për stafin dhe punëtorët e saj. Përveç kësaj nuk është marrë me kurrfarë aktivitete tjera, e lere ma me aktivitete të ndaluara apo që janë në kundërshtim me ligjin. Në takimin  me kryetarin e komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, drejtori i SHHB” Kalliri i Mirësisë” Kemajl Jonuzi,  e njoftoi kryetarin për çështjen e vendimit për rrënim, mirëpo ka marr përgjigje shokuese se ai nuk ishte i informuar për vendimin  drejtorisë së tij, DUPH-së, për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit në Prevallë.

Do të përmbyll këtë vështrim me aspektin fetar të këtij veprimi absurd dhe kundërligjor të rrënimit të Kullës së Jetimit. Do të ceki disa versete kuranore dhe  thënie profetike për rëndësinë e kujdesit për jetimët (bonjakët) e që ndërlidhet edhe  me Kullën e Jetimit: “Përkujdesja për jetimin dhe sjellja mirë me të është një çështje për të cilën nxit dhe porosit Islami …”, “Islami na ndalon ta keqtrajtojmë jetimin…”,“Dhe të pyesin ty për bonjakët, thuaj: “Po t’i ndihmoni në punët e tyre, është më mire”,” A e ke parë ti  atë që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.”, “Pra, mos e përul jetimin”, “Unë dhe kujdestari (i mirë) i jetimit do të jemi së bashku në xhenet…” etj.

Me  vendim politik  për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit dhe pezullimit të punës së SHHB ”Kalliri i Mirësisë”  ndërpriten kontributet  mujore për jetimët, bursa për nxënës dhe student jetim si dhe pushimet  vjetore që kalonin jetimët në Kullë. Në një  shoqëri demokratike çdo kush është i lirë të besojë apo mos të besojë, por nëse në një të ardhme të afërt do të ndodh ndonjë dënim nga Krijuesi Fuqiplotë në këtë botë për urdhërdhënësit e këtij vendimi politik për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit si dhe pezullimit të SHHB” Kalliri i Mirësisë”, qofshin ata lokal apo qendror, mos të befasohen dhe të thonë që nuk e kanë  ditur.

Konfiskohen 15.69 gramë substancë narkotike në Prizren dhe Suharekë

0

drogeeeeeeePolicia e Kosovës ka konfiskuar 15.69 gram supstancë narkotike në Prizren dhe Suharekë. Sipas policisë, 13.77 gramë substance narkotike janë konfiskuar në Prizren, ndërsa 1.92 gram në Suharekë.

“Ankuesja femër ka informuar se i dyshuari mashkull i moshës së mitur posedon substanca narkotike. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 13.77 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuana”.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësiti policor ka shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar pasi që të njëjtit ishin duke konsumuar substancë narkotike”.

“Gjatë kontrollimit të tyre është gjetur dhe konfiskuar 1.92 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”/PrizrenPress.com/