Home Blog Page 8088

MSH siguron vaksinat kundër gripit sezonal

0

VaksinimiMinistria e Shëndetësisë ka siguruar 69 mijë e 500 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe po shpërndahen në gjithë territorin e Kosovës, thonë zyrtarë të kësaj ministrie. Përparësi për vaksinimin kanë të gjithë personat e moshuar si dhe ata me sëmundje kronike, tha për Radio Kosovën, drejtori i Institutit Naser Ramadani.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, si çdo vit përgatit strategjinë për vaksinim kundër gripit sezonal për ta dërguar atë pastaj në Ministrin e Shëndetësisë për furnizim më vaksina, tha zëdhenësi i kësaj Ministrie, Faik Hoti.

“69-mijë doza janë për të rritur ndërsa 500 tjera janë doza apo vaksina pediatrie. Vaksinat janë shpërndarë në Institut dhe Instituti është duke e bërë shpërndarjen nëpër Institutet rajonale dhe pastaj në qendrat e kryesore të mjekësisë familjare”, tha Hoti.

Numri i vaksinave kundër gripit sezonal, konsiderohet i mjaftueshëm, thotë drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani.

“INKSH ka marrë doza të mjaftueshme të cilat i ka shpërndarë nëpër të gjitha qendrat e mjekësisë familjare dhe do të jepen sipas indikacioneve epidemiologjike për personat e moshuar në radhë të parë, po edhe për personat me sëmundje kronike të cilët për shkak të imunitetit të dobët duhet të mbrohen me këtë vaksinë për mos me u sëmurë dhe mos me u përkeqësua gjendja e tyre e mëtutjeshme”, tha ai.

Gratë shtatzëna të cilat kanë indikacione epidemiologjike për ndonjë sëmundje kronike gjatë shtatzënisë në tre muajt e parë, nuk lejohet të marrin vaksinën, ndërsa fëmijët me imunitet të dobësuar dhe ndonjë sëmundje kronike, duhet ta marrin atë, tha për Radio Kosovën Ramadani.

Qeveria miratoi projekt rregulloren për gjuhen e shenjave

0

Qeveria e KosovesKabineti qeveritar u mblodh sot për të marrë disa vendime, ndërsa nuk pati asnjë deklaratë tjetër jashtë pikave të rendit të ditës.

Edhe pse mediat kërkuan që dikush të dalë në konferencë për media, nga ana e anëtarëve të Qeverisë nuk pati gatishmëri. Ndërkohë gjatë mbledhjes, kabineti qeveritar mori vendim për shpronësimin e disa pronave që prekin linjën energjetike Kosovë-Shqipëri dhe një projektrregullore që u ndihmon personave të shurdhër në vend.

Qeveria e Kosovës miratoi projektrregulloren për ofrimin e shërbimeve në gjuhën e shenjave në Republikën e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se me këtë projektrregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat për ofrimin e shërbimeve në gjuhën e shenjave dhe qasjen e shërbimit të interpretimit nëpërmjet interpretëve të gjuhës së shenjave për personat e shurdhër në Republikën e Kosovës.

“Qëllimi i kësaj rregulloreje ka për detyrë që të implementojë programin kombëtar për zyrtarizimin e gjuhës së shenjave dhe në thelbin e tij ka për qëllim që të komunikojë dhe t’i japë mundësi këtij komuniteti që t’i gëzojë të drejtat e plota të njeriut dhe njëkohësisht të njihen edhe me të drejtat e tyre, por edhe me zhvillimet tjera në vendin tonë”, tha Kuçi.

Ndërkohë, kabineti qeveritar mori vendim edhe për disa shpronësime të pronave që prekin linjen energjetike Kosovë-Shqipëri. Zëvendësministri i Mjedisit, Ferat Shala dha detaje për këto shpronësime.

“Pronat e paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat prekin linjen energjetike 400 kilovoltëshe Kosovë-Shqipëri segmenti i dytë prej 32 kilometrash, që nënkupton zonat kadastrale të komunës së Drenasit dhe Malishevës”, tha Shala.

Ndryshe, në këtë mbledhje, siç nuk ndodhë zakonisht, kryeministri Hashim Thaçi nuk foli asgjë tjetër përveçse ua dha fjalën ministrave. Ndërkohë, mediat kanë kërkuar nga zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi që të paraqitet në konferencë për media ai apo ndonjë ministër tjetër, mirëpo nuk pati gatishmëri nga ana e tyre.

Stefan Çapaliku bën bashkë Alikajn dhe Bualotin në premierën “Hamlet-Makina”

0

Kujtim Spahivogl-teatri kombëtar eksperimental“Hamlet-Makina” titullohet shfaqja premier që pritet të vijë në skenën teatrore të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra teatrore që mban emrin e autorit të njohur gjerman Heiner Muller vjen në skenë nga regjisori Stefan Çapaliku. Prej ditësh regjisori Çapaliku po zhvillon provat me aktorët për të sjellë në skenë premierën më 4 tetor, dhe koncepti i regjisë bazohet jo vetëm në aktrim, por edhe në mediume të tjera estetike si vallëzimi, muzika dhe multimedia.

Me anë të kësaj vepre teatrore regjisori Stefan Çapaliku do të tentojë të krijojë një urë lidhëse me historinë komuniste të Shqipërisë, duke tematizuar faza të caktuara të saj.

Aktorët Alfred Bualoti dhe Eva Alikaj janë dy emrat protagonistë të veprës që mban emrin “Hamlet-Makina”. “Është një dramë e cila ka brenda elementë të dancit, të muzikës dalvivo, instrumentistëve, ka elementë të aktrimit, dhe unë do ta quaja teatër total. Është fjala për teatrin apo dramën postmoderne rreth viteve ’70-’80. Në qendër të veprës është çmitizimi i miteve, çmitizimi i mitit Hamletian, që është ai që do të ndreqë botën, padrejtësitë, dhe në fund të fundit nuk bën dot asgjë”, tregon Bualoti, aktor në vepër. Për Alfred Bualotin, pjesëmarrja në këtë vepër është shumë e veçantë, pas disa kohësh që i kishte munguar teatrit si aktor pasi ishte i angazhuar me regjinë, këtë herë ai vjen me rolin kryesor në dramë.

“Një pjesëmarrje e veçantë për mua për mua si aktor këtë herë, sepse unë luaj rolin e Hamletit, rolin kryesor, që nuk ka të bëjë me Hamletin e Shekspirit, por është Hamlet i Muller, ndaj quhet dhe “Hamlet-Makina”, i cili tashmë është bërë një mit që është kthyer në makinë. Ka ardhur miti pas kaq vitesh dhe është kthyer në një makinë, sepse asnjëherë nuk u realizua miti Hamletian, që donte botën pa intriga, pa dhunën, etj”, tregon mbi rolin Alfred Bualoti, protagonist në dramën e Muller që do të jetë në skenë në datën 4 tetor.

Vepra për të cilën provat po zhvillohen prej disa ditësh premton të përcjellë jo pak emocione në publik, kjo jo vetëm tek mesazhet që do të përcjellë vepra por dhe për dy aktorët protagonistë në vepër, Eva Alikaj dhe Alfred Bualoti. Pas skenës së tetarit në Tiranë, kjo vepër pritet të udhëtojë dhe në skena të teatrove të tjera.

Erdogan: KS dështoi në Siri dhe në Gaza

0

ErdoganiiiPresidenti i Turqisë, Recep Erdogan akuzon këshillin e Sigurimit të OKB se ka dështuar të marr veprime në Siri dhe në Gaza, aty ku dhe është dashur më së shumti, raporton AS.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Pergjithshme të OKB, Erdogan tha se në luftën në Siri 200,000 njerëz jana vrarë, dhe për luftën që ishte gjatë verës në Gaza, janë vrarë më shumë se 2,000 persona.

Rama: Respekt për kujtimin e Padër Zefit

0

Edi Rama14-21Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook Rama ka komentuar martirizimin e klerit katolik At Zef Pllumbit.

“I mbijetoi ferrit për me tregue plagët e Krishtit në trupin e kishës shqiptare. Respekt për kujtimin e Padër Zefit”, shkruar kryeministri Rama.

At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës. Që në moshën e vogël hyri në Kolegjin Françeskan në Shkodër dhe ndoqi mësimet fillore e të mesme në Liceun “Yllyricum”. Në 1946 At Zef Pllumi ishte ndër klerikët që u dënua nga regjimi i asaj kohe.

Buzhala: Arbeni e do Isën kryeministër e jo në burg

0

Berat BuzhalaIsh-deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, ka reaguar pas akuzave që po i bëhen Arben Gashit në lidhje me idenë e tij që Isa Mustafa të bëhet Kryeministër e Albini e Ramushi Zëvendëskryeministra.

“Një intervistë e dha Arben Gashi. Kërkoi që Isa Mustafa me qenë Kryeministër. Dojnë me gri djalin, s’i t’kish këku me çu haps Isa Mustafen. E kush? Partia e tij. Dhe atë ne emër te mbrojtjes se interesave të vet Ises. Çudira nga bota”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

Naser Rugova e përkrahë Gashin: Isa kryeministër

0

Naser RugovaAnëtari i LDK-së, Naser Rugova, e ka përkrahur idenë e Arben Gashit, i cili tha se pozitën e Shefit të Qeverisë duhet ta marrë Isa Mustafa.

Ja deklarata e plotë e Naser Rugovës në Facebook:

Nuk e kuptoj prej nga e gjithë kjo nguti ta përdhosin mendimin e deputetit Arben Gashit. Aq më tepër këto gjëra nuk janë në traditën dhe frymën e LDK-së, ku debati dhe mendimi ndryshe gjithnjë është vlerësuar.

Në fund të fundit, Arbeni nuk ka thënë ndonjë gjë që nuk e mendon elektorati i LDK-së dhe për më tepër e ka thënë atë që edhe e kërkon ky elektorat: LDK duhet ta ketë Kryeministrin!

Kushdo që pyet PSE dhe ngutet që dikë ta kualifikojë kështu apo ashtu duhet ta ketë në mendje se elektorati i LDK-së ka dalë në zgjedhje me qëllimin që LDK ta merr udhëheqjen e shtetit.

Shkaku i rrethanave të krijuara pas zgjedhjeve të 8 Qershorit, elektorati i LDK-së e perkrahu marrëveshjen me bllokun, si një alternativë ndaj keqqeverisjes së PDK-së. Por nëse, për shkak të pengesave ligjore dhe kushtetuese, pamundësohet që Isa Mustafa të zgjedhet Kryetar i Kuvendit, atëherë nuk shoh ndonjë rrugë tjetër pos asaj që e ka propozuar deputeti Arben Gashi. Kjo gjithnjë brenda supozimit se qëllimet e partnerëve të bllokut janë që vërtet të largohet PDK-ja nga pushteti.

Më poshtë janë gjërat që duhet t’i kemi parasysh:

1. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk lejon që blloku të nominojë Kryetarin e Kuvendit, atëherë PDK le të të vetëkënaqet me postin e Kryetarit të Kuvendit, ndërkaq blloku duhet që të formojë qeverinë.

2. Nuk mund të flasim për bojkot të zgjedhjeve të mundshme, për protesta dhe gjëra të tjera që nuk i përkojnë kulturës tonë demokratike, përderisa zgjidhja është para hundëve.

3. Bllokada institucionale nuk mund të vazhdojë në pafundësi dhe nëse partnerët e bllokut nuk mund t’i përshtaten rrethanave që krijohen në ndërkohë, atëherë zgjedhjet ngelin opcioni i vetëm. Por, në këtë rast dhe në këto rrethana çfarë i kemi sot, ka rrezik që zgjedhjet t’i konvenojnë vetëm PDK-së.

4. Nëse veç patjetër do të na duhet të shkojmë në zgjedhje, atëherë duhet të mobilizohemi, të punojmë, të mos i përsëritim gabimet e 8 Qershorit dhe të dalim të parët.

LDK është lokomotivë që nuk ndalet!

Kthehet në shtëpi i “zhdukuri” nga Randobrava

0

Kthehet ne shtepiPersoni i shpallur ditë më parë si i zhdukur është kthyer në shtëpinë e tij në Randobravë të Prizrenit.

“Personi i shpallur i humbur është kthyer në shtëpinë e tij”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Vetura godet një fëmijë në Malishevë

0

Makina-kembesoriNjë fëmijë është goditur nga një veturë në fshatin Shkarashnik të Malishevës. Fëmja është shkalur nga vetura gjatë kohës sa ishte duke ecur në këmbë.

“Një person derisa ishte duke lëvizur me veturë ka goditur një fëmijë, i cili ka pësuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Jahjaga: Duhet të dëshmohet pjekuri politike

0

Jahjaga14-23Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me ish të dërguarin e SHBA për Ballkanin, ambasadorin Frank Wisner, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend dhe për avancimin e proceseve demokratike.

Në një njoftim nga Presidenca thuhet se presidentja Jahjaga tha se prania e vazhdueshme ushtarake dhe diplomatike amerikane në Kosovë, është me rëndësi për stabilitetin dhe paqen në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

“Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka hyrë në një fazë të rëndësishme të shtetësisë së kur është e domosdoshme të dëshmohet pjekuria politike dhe gatishmëria për të ndërtuar institucionet e vendit me qëllim të përmbushjes së agjendës evropiane dhe thellimit të reformave të brendshme. Ambasadori Wisner tha se Kosova ka arritur përparime të rëndësishme dhe ajo duhet të vazhdojë avancimin e proceseve demokratike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.