Home Blog Page 8089

Rexhepi: 100 persona nën hetim për ekstremizëm

0

BajramRexhepi-ministerMinistri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka konfirmuar se ende Kosova nuk është vendi i sigurt nga grupet radikale me tendenca ekstremiste fetare.

Ai thotë se nën hetime po vazhdojnë të mbesin një numër i madh i personave që dyshojnë të kenë lidhje me këto rryma, dhe se aksionet kundër tyre ende nuk kanë përfunduar, transmeton BalkanWeb.

Në pyetjen nëse Kosova është Kosova vend i rrezikuar nga këto rryma, përkatësisht nëse një situatë e tillë është nën kontroll, Rexhepi ka thënë se askush nuk mund të thotë se 100 për qind jemi të sigurt.

“Realisht askush nuk mund të thotë 100% jemi të sigurt nga ky fenomen i terrorizmit, apo i paprekshëm, apo imun ndaj këtij fenomeni. Por realisht me kapacitetet që i kemi ngritur në Kosovë si një vend i vogël dhe me një bashkëpunim të ngushtë që e kemi edhe me SHBA-të dhe me vendet evropiane e vendet në rajon e sidomos kohëve të fundit edhe me Turqinë”, ka thënë Rexhepi.

Itali: Shqiptari vret me thikë në zemër bashkëshorten

0

policia italiNjë ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme, në Genova të Italisë. Është qëlluar me thikë në zemër një shtetase 30-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

Krimi në familje është shënuar orët e mbrëmjes, pas një konflikti mes çiftit.

Shqiptari 44-vjeçar, ka goditur me thikë në zemër bashkëshorten e tij, ndërkohë që dy fëmijët ishin duke fjetur.

Bashkëshortja nuk ka mundur të mbijetojë pas sulmit në zemër. Pas kryerjes së krimit, ai është vetëdorëzuar në polici.

Policia ka nisur hetimin për ngjarjen e rëndë, shkaqet e kryerjes së krimit.

DASH: Lavdrim Muhaxheri në listën e terroristëve

0

Lavdrim MuhaxheriDje pasdite, Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një urdhri ekzekutiv, ka nxjerrë një listë prej 10 individësh si dhe dy organizata të cilët i cilëson si terroristë

Në mesin e tyre është edhe kaçanikasi Lavdrim Muhaxheri, për të cilin thuhet se është shqiptar nga Kosova si luftëtar i huaj i ISIS-it që operon në Siri dhe në Irak.

Dy organizatat që u shpallën terroriste, e që po ashtu operojnë në Siri janë njëra e krijuar nga çeçenet dhe një tjetër nga marokenët. /rtk/

Rikthimi antikushtetues i gjyqtarëve

0

GJK-gjyqtaretËshtë bërë e ditur se gjatë javës së ardhshme në Gjykatën Kushtetuese do t’i hiqet “masa ndëshkuese” gjyqtarit kushtetues, Kadri Kryeziu. E hapur, sipas tyre, është edhe mundësia e rikthimit të gjyqtarit amerikan Robert Carolan. I pari qe përjashtuar nga gjykimet me karakter politik, ndërsa i dyti ka dhënë dorëheqje.

“Rikthimi”, sipas burimeve të gazetës Tribuna, konsiston në faktin se pasi të kthehet presidentja, Atifete Jahjaga nga Nju-Jorku, partitë do t’i kërkojnë që t’i drejtohet me pyetje Gjykatës Kushtetuese për tejkalimin e ngërçit.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, ekspertët e çështjeve kushtetuese tërheqin vërejtjen se rikthimet nuk mund të bëhen pa u ndjekur procedurat kushtetuese. Riza Smaka, ekspert i çështjeve kushtetuese, ka thënë se as rikthimi i gjyqtarit Kryeziu dhe as amerikanit Carolan nuk është në rregull.

Liderët e partive përsëri te presidentja

0

VLAN14-25Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do t`i thërrasë liderët e partive politike me të kthyer nga SHBA.

Në takim do të diskutohen modalitetet për daljen nga kriza.

Një prej skenarëve është që Jahjaga t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të marrë opinion se çfarë duhet të bëjë. Për këtë skenar tashmë ka pajtimin e PDK-së dhe LDK-së.

Ndërsa, skenari tjetër është që presidentja të caktojë mandatarin për qeverinë e re pa e pritur konstituimin e Kuvendit, kjo në mënyrë që afati për të mandatuarin të rrjedhë dhe kësisoj vendi t`i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas ligjit, Qeveria duhet të formohet brenda 15 ditësh nga dita kur presidentja mandaton kandidatin për kryeministër.

Burime të gazetës Tribuna bëjnë të ditur se presidentja, por edhe ndërkombëtarët janë kundër idesë që të partitë të shkojnë në seancë pa një marrëveshje paraprake.

Sipas këtyre burimeve, me ‘izën’ e ndërkombëtarëve, presidentja me t’u kthyer nga Amerika do të bëjë përpjekje që t’i ulë së bashku në një tavolinë liderët e Bllokut LVAN me ata të PDK-së, për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Selimi: Nuk do të ketë ‘Thaçi III’

0

RexhepSelimi-vvDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, e ka quajtur të gabueshëm insistimin e PDK-së për ta bllokuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për t’i formuar institucionet e vendit.

“Pra, gabim në këtë proces është vetëm PDK-ja dhe këmbëngulja e saj e paarsyeshme e motivuar vetëm nga interesa të veçanta të individëve të veçantë e që nuk pikëtakohen as me të ardhmen e vendit, as me veprimtarinë që buron nga parimet e demokracisë dhe Republikës kushtetuese”, ka thënë Selimi në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka treguar se zgjidhja e ngërçit politik është në Kuvend dhe duhet të ndodhë sa më parë. “Por, sidoqoftë, ky lloj ‘ngërçi’ duhet të zgjidhet sa më shpejtë e sa më parë. Është koha që në PDK ta pranojnë përfundimisht dhe të tërhiqen. ‘Thaçi III’ s’do të ketë”, ka theksuar Selimi. Ai ka thënë se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja përderisa ekziston shumica absolute në Kuvendin e Kosovës. “E përsëris, derisa ekziston shumica absolute në Kuvend, nuk ka as nevojë e as logjikë të ketë sërish zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk ka as rrethana juridike-kushtetuese që e çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Njëkohësisht, as nuk pranojmë të tentojë dikush të na frikësojë me kërcënimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, është shprehur Selimi.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për qeveri politike, e jo teknike. Në këtë kontekst, ai ka thënë se është e panevojshme një marrëveshje politike. “Qeveria teknike, zgjedhjet e jashtëzakonshme apo imponimi i ndonjë marrëveshje me PDK-në vijnë më shumë si kërcënime të PDK-së sesa që janë realitete juridiko-kushtetuese. Ne jemi për qeveri politike, jo teknike, prandaj edhe e kemi nënshkruar marrëveshjen që e fillon këtë nga parimet e përgjithshme e që pritet të pasohet nga programi qeverisës”, ka deklaruar Selimi.

Deputeti i Vetëvendosje!s e ka vlerësuar qëndrimin e faktorit ndërkombëtar për të mos u përzier në zgjedhjen e ngërçit politik. “Mospërfshirja e përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë në situatën politike pas zgjedhjeve të 8 qershorit është për t’u përshëndetur”, ka theksuar Selimi. Ai ka thënë se nuk ka asnjë rrezik të prishet ujdia e arritur në mes të bllokut LDK-AAK-Nisma-VV. “Normalisht se shpresat e pushtetit në ikje qëndrojnë te ndonjë ‘rrezik’ si, për shembull, mundësia e përçarjes së koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe marrëveshjes së tyre me Lëvizjen Vetëvendosje! Këtë edhe e kanë provuar tashmë. Por, jo, nuk ka asnjë rrezik të tillë. Rreziku kryesor qëndron te krerët e PDK-së, të cilët po vazhdojnë të paraqesin ende rrezik potencial për demokracinë dhe shtetin të cilin duan ta mbajnë të kapur”, ka vlerësuar Selimi.

Gjuriq: Beogradi, për shqyrtimin e marrëveshjes së paqes me Kosovën

0

Marko GjuriqBeogradi është i hapur që të bisedojë për të gjitha temat me Prishtinën, madje edhe ta shqyrtojë ofertën për një marrëveshje paqeje historike mes dy palëve, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një intervistë për Kohën Ditore.

Sipas tij, politika e Qeverisë së Serbisë është e përqendruar në normalizimin e marrëdhënieve me institucionet e Prishtinës, fuqizimin e komunitetit serb në Kosovë dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, përkatësisht normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, ndërkohë që nuk ekziston dëshira që të krijohen çfarëdo ndarjesh më, as brenda Serbisë e as brenda Kosovës.

“Ne politikën tonë e bazojmë në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, me qëllim që marrëdhëniet tona me Prishtinën të normalizohen dhe nuk dëshirojmë që të krijohen çfarëdo ndarjesh më, as brenda Serbisë e as brenda Kosovës”, ka thënë Gjuriq.

Zyrtari i lartë i Qeverisë së Serbisë beson se dialogu në Bruksel ka ndikuar në uljen e tensioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe i ka shtyrë të dyja palët që të punojnë për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për çështjet konkrete që në opinionin e tij janë të shumta. Po ashtu pranon se para marrëveshjes së Brukselit të dyja palët nuk kanë pasur komunikim institucional ndërmjet dy sistemeve e as komunikim të rregullt politik në nivelin më të lartë, gjë që tashmë ka ndryshuar.

Ai ka theksuar se është e qartë se nuk ka pajtim për çështjen e statusit, dhe se nuk do të ketë pajtim edhe për një kohë të gjatë, porse të dyja anët mund të punojmë bashkë, sepse gjeografikisht, politikisht dhe historikisht janë të drejtuar kah ajo që të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për disa probleme.

Shpresat e PDK-së, te presidentja Jahjaga

0

thaci jahjagaNë kohën kur Partinë Demokratike po e refuzojnë të gjitha subjektet shqiptare opozitare për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve, shpresat e partisë së Thaçit kanë mbetur te presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Ndryshe nga blloku opozitar, i cili insiston që debati të zhvillohet në Kuvend nga deputetët, PDK-ja kërkon që dialogu i nisur javën e kaluar nga presidentja Atifete Jahjaga të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje për zhbllokimin e ngërçit institucional.

Por, zyrtarë të PDK-së nuk kanë treguar se çfarë roli mund të luajë presidentja, për të cilën ka skepticizëm se mund të vendosë autoritet ndërmjet partive politike./Koha Ditore/

Përplasje e ashpër në mes të Alma Lamës dhe Gëzim Kelmendit

0

Lama-KelmendiDeputetja e LDK-së, Alma Lama dhe deputeti i PD-së, Gëzim Kelmendi janë përplasur ashpër në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ku është diskutuar tema “Arrestimet e imamëve dhe rreziku i terrorizmit”.

Kelmendi ia ka përmendur Lamës një video inçizim, ku sipas tij, ka nxitur përçarje, që sipas tij, ka thënë se “hoxhallarët janë idiotë dhe islami është fe e shpifur”.

“Mendoj se për Prokurorinë kanë mjaft materiale të merren edhe me deputetë, siç është rasti i kësaj këtu prezente”, ka thënë Kelmendi duke folur për Lamën.

Përplasja ka ndodhur kur Lama ka thënë se ka vite që imamët që janë arrestuar, nxisin urrejtje.

“Mjafon t’i shohësh pesë minuta nëpër video dhe të shohësh se këta nxisin urrejtje”, ka thënë Lama.

Ajo ka thënë se “dyshon që këta imamë janë pjesë e organizatave terroriste”.

Ymeri: Kushtetuesja e shkeli Kushtetutën

0

visar ymeriDeputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se PDK ka fituar më shumë vota në zgjedhje, por s’e ka shumicën. Sipas tij, shumicën e ka Blloku + Vetëvendosja, e cila është krijuar brenda Kuvendit të Kosovës.

“Po thonë që PDK e ka fituar shumicën. PDK ka fituar më shumë vota, por jo shumicën. Po ta kishte shumicën, do ta kishim Kryeparlamentarin, e të gjitha. Shumicën e ka marrëveshja për bashkëpunim Blloku dhe VV. Kjo është tani shumica”, deklaroi Ymeri, në debatin “Si të dilet nga ngërçi politik”, të organizuar Instituti i Prishtinës për Studime Politike, raporton Politiko.net.

“Pra, shumica krijohet brenda Kuvendit dhe jo jashtë saj, e as para konstituimit të tij. Në këtë drejtim konsideroj që Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka vënë një lëshim dhe një ndërhyrje në logjikën se si funksionojnë parimet kushtetuese për sa i përket organizimit të Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese e ka bërë një shkelje të jashtëzakonshme, sepse në njëfarë mënyre e ka ndryshuar logjikën e deputetit me vullnet të lirë.
Kjo nuk është një gjë për të cilën mund të themi ka vendosur Gjykata Kushtetuese, mirë e keq të vazhdojmë më tutje. As Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë ta shkelë Kushtetutën”, tha Ymeri.

Ymeri tha se jemi në një moment i cili nuk ka dashur kurrë të ndodhë në Kosovë, “në një moment kur po duhet të diskutojmë se a po e shkelë Kushtetutën Gjykata Kushtetuese, sepse kjo është shkelja më e rëndë që i bëhet. E në këtë rast unë mendoj që e ka shkelur me 12 këmbë. Kjo e ka shkaktuar këtë huti për krijimin e institucioneve”.

Deputeti Ymeri thotë se PDK-së nuk po i pëlqen kjo situatë, sepse ka dalë si partia me më së shumti vota por s’ka arritur ta krijojë shumicën.

“Kjo është për PDK-në një debakël. PDK nuk i ka numrat andaj duhet të shkojë në opozitë”, tha Ymeri.