Home Blog Page 8087

Agani thërret Kryesinë e PD-së për ta shkarkuar Kelmendin

0

Agani-KelmendiMëson se Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së PD-së për nesër në ora 17:00, ku temë do të jetë shkarkimi i deputetit Gëzim Kelmendi nga detyra e nënkryetarit të partisë.

“Nesër në mbledhje të Kryesisë do të diskutohen qëndrimet e deputetit Gëzim Kelmendi, i cili është shprehur publikisht se nuk do ta votoj kryeparlamentarin e propozuar nga PDK-ja dhe javën e kaluar është tërhequr nga Grupi Parlametar i PDK-së. Ne nuk jemi krejt dakord me vendimin e tij për mos votimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit të propozuar nga PDK-ja. Mirëpo, jemi kategorikisht kundër që një deputet të shkarkohet dhe largohet nga PD-ja për shkak të raportit të tij ndaj një partie tjetër, në këtë rast PDK-së, sepse në fund të fundit PDK-ja e ka shkelur premtimin për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon vajzat me mbulesë të vijojnë mësimin”, tha një zyrtar i lartë i PD-së për Veriu.info.

Ai thotë se deputeti Gëzim Kelmendi, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i PD-së, ka mbështetje të fuqishme të strukturave të PD-së, përfshirë edhe disa prej nënkryetarëve të partisë dhe një pjesë të Kryesisë.

“Nëse kalon propozimi i kryetarit Ferid Agani në mbledhjen e nesërme të Kryesisë, atëherë kjo çështje do t’i kaloj Këshillit Drejtues të partisë për ta vendosur”, thotë zyrtari i lartë i PD-së për Veriu.info.

Burimet të Veriu.info bëjnë të ditur se ky veprim i Ferid Aganit, është një lloj mase paraprake e tij, në mënyrë që deputeti Gëzim Kelmendi të mos mundet ose t’i vështirësohet shumë mundësia për t’i bërë konkurrencë në garën për kryetar të PD-së, në zgjedhjet e brendshme partiake të cilat pritet të zhvillohen pas disa muajsh.

“Drekat shqiptare”, një prezantim i kulturës mbarëshqiptare

0

Drekat shqiptare-sofraÇdo ushqim i mirë e ka një histori. Traditat, zakonet, mikëpritja si virtyt, veshjet tradicionale, këto janë historia që secili has kur vjen në trevat shqiptare.

E një emision po angazhohet që të shpërfaqë gjithçka, nga kjo kulturë, histori e gastronomi shqiptare.

Emisioni “Drekat Shqiptare” është një tip dokumentari i punuar në disa faza ku njëherit si ide sipas producentit Trim Musliut ka ardhur në kohën e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Producenti i këtij emisioni, Trim Musliu, tregon për KultPlus se ky është edicioni i tretë i emisionit “Drekat Shqiptare” që në këtë sezon kryesisht fokusohet jashtë Kosovës.

“Kur po them jashtë Kosovës, do të thotë se do të xhirojmë episode edhe në diasporë e njëra nga këto episode do të jetë në Zvicër. Këtë herë do t`i japim fokus më të veçantë diasporës për arsye që ta bëjmë pjesë tonën, që ti përfshijmë edhe shqiptarët tanë atje në projektet tona”, tha Musliu.

Emisioni, sipas Musliut ka shikueshmëri sepse përfshin grupe të ndryshme njerëzish, me temë kryesore shpalosjen e ushqimeve shqiptare, por duke mos lënë anash as muzikën, veshjet, traditën, kulturën e folklorin.

Pasi që këtë sezon “Drekat Shqiptare” do të fokusohet në diasporë, Musliu tregoi se nuk gjeti mbështetje nga Ministria e Diasporës, nga e cila u nda shumë i zhgënjyer.

“Kishim një takim me Ministrinë e Diasporës dhe ata nuk e panë të arsyeshme që të na financonin, sepse menduan se ka gjëra më të rëndësishme. Ne si produksion mbetëm shumë të zhgënjyer me ta sepse ky është emision i cili promovon diasporën dhe njerëzit atje. Ka njerëz e personazhe që i kemi zbuluar gjatë kohës sa kemi qenë atje, njerëz kreativë e që kanë suksese në jetë. Këtu askush nuk i ka promovuar” shton Musliu.

Ky emision realizohet me ndihmën e Digitalbit, i cili sipas Musliut është përkrahësi i vetëm deri më tash dhe është platforma ku edhe transmetohet ky emision.

Agim Poçari, Drejtor i Programacionit në Digitalb, thotë për KultPlus se është mjaft i kënaqur me punën që bënë Musliu dhe bashkëpunimi me të do të vazhdojë edhe më tutje.

“Shumë e suksesshme është ideja e çunave, ide kjo që është përkrahur nga ne si Digitalb. Janë gjithsej dhjetë episode që do i realizojmë për këtë sezon, pasi që ishim në vende të ndryshme të Kosovës. Më vonë, si ide e kemi zgjerimin e xhirimeve edhe jashtë trevave shqiptare dhe patjetër që duam të prekim edhe vendet tjera shqipfolëse” tha Poçari.

Trim Musliu tregoi se ekipi interviston familjet, bisedon me njerëzit dhe artistët, krijuesit, me komunat e bashkësitë të cilat i vizitojnë, drejt storieve e tregimeve më atraktive për publikun. Ai tregoi se në fillim të emisionit ka pasur pak vështirësi por tashmë ato nuk ekzistojnë sepse njerëzit veç e njohin “Drekën Shqiptare” dhe ka mirëkuptim kudo që shkon.

“Ky emision do të zgjasë minimumi edhe për katër ose pesë vite si i tillë, do të thotë me dreka, pastaj do të vazhdojmë edhe me artizanate dhe gjëra të ndryshme të cilat mendoj që janë harruar nga ne dhe nga ministritë”, përfundoi Musliu.

Xhirimet përpos në diasporë do të jenë edhe në Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni dhe Turqi.

Mustafa: Nuk e ndryshojmë marrëveshjen e koalicionit

0

isa mustafa 3Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk e pengon askë të shpreh mendimin e tij, porse marrëveshja e koalicionit opozitar nuk ndryshon. Mustafa ka folur pas takimit disa orësh të bllokut opozitar me përfaqësues të minoriteteve jo serbe.

“Biseduam dhe e konfirmuam që të vazhdojmë me projektin e përbashkët të koaliciont tonë. Duhet bërë ndryshime në qeverisjen e këtij vendi”, ka thënë Mustafa.

“Jemi të vendosur që ta shfrytëzojmë që sa më shpejtë ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë më tej lideri i LDK-së.

Isa Mustafa i ka hedhur poshtë kështu mendimet e disa prej zyrtarëve të partisë së tij se është ai që duhet të emërohet kryeministër e jo Ramush Haradinaj i cili është i nominuari zyrtar i koalicionit opozitar.

Ndërkaq, lideri i AAK-së, iu ka thënë gazetarëve se “iu sigurojmë që kjo situatë nuk do të shkojë deri në pakufi”.

Hoxha koordinon veprimet me agjencitë zbatuese të ligjit

0

Syle Hoxha me agjencite zbatuese te ligjitNë bazë të planit strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional mes Prokurorit të Shtetit dhe agjencive që zbatojnë ligjin në Kosovë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka pritur disa nga përfaqësuesit e këtyre agjencive.

Gjatë takimit ata kanë biseduar për ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të Prokurorit të Shtetit me këto agjenci, në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kriminalitetit në përgjithësi.

Në këtë takim ishin, drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Nahit Shala, drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu dhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni.

Në një komunikatë për media nga Prokuroria e Shtetit thuhet se gjatë këtij takimi u bisedua për hapat që janë marrë lidhur me zbatimin e planit strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional dhe hapat konkret që do të merren në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me qëllim të arritjes se rezultateve konkrete.

Vëmendje e veçantë gjatë takimit thuhet se iu kushtua luftës kundër krimeve ekonomike, (shpëlarja e parasë, evazioni fiskal etj.), me ç’rast u vlerësua se institucionet tanimë kanë krijuar disa mekanizma të cilat janë duke punuar në luftë kundër krimeve ekonomike dhe dukurive tjera kundërligjore.

“U.d, kryeprokurori Hoxha, tha se është i kënaqur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve në mes të Prokurorit të Shtetit dhe agjencive që zbatojnë ligjin në Kosovë dhe shtoi se hapat konkret që janë ndërmarrë dhe ato që pritet të ndërmerren në të ardhmen, do të ndikojnë në ngritjen e efikasitetit në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e agjencive pjesëmarrëse të takimit vlerësuan angazhimin e Prokurorit të Shtetit në koordinimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në luftë kundër të gjitha dukurive kundërligjore.

Studiuesit myslimanë: IS po vepron kundër Islamit

0

ISIS-Xhihadistet1Më shumë se njëqind studiues myslimanë dhe udhëheqës nga e gjithë bota i kanë dërguar një letër të hapur udhëheqësit të Shtetit Islam (IS), Ebu Bekr el-Bagdadi, duke i thënë atij se përdorimi i grupit të tij, si shenjë e islamit është i paligjshëm dhe i çoroditur.

Dokumenti, i publikuar më 24 shtator, thotë se veprimet e militantëve të IS, si maltretimet, skllavëria, konvertimet e dhunshme, mohimi i të drejtave të fëmijëve dhe grave, dhe vrasja e të pafajshmëve, janë të ndaluara nga Islami, raporton Rel.

Letra thekson se pretendimet e udhëheqësit Bagdad, për një kalifatit që përfshin Sirinë lindore dhe Irakun perëndimor janë të pavlefshme. Ata dënojnë IS-in për thirrje të xhihadit.

Kjo letër u publikua, të njëjtën ditë, kur e dha fjalimin e tij edhe presidenti amerikan, Barack Obama, më 24 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjatë së cilës ai dënoi ekstremistët që po manipulojnë në emër të Islamit.

Thaçi: Po e realizojmë ‘Misionin e Ri’

0

Thaci-qeveriaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se të gjithë duhet ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet dhe i gjithë spektri duhet të reflektoj ne interes të vendit dhe të qytetarëve të Kosovës.

Ai ritheksoi se kanë organizuar zgjedhje fer dhe të lira e po ashtu do t’i japin një përgjigjen më të mirë të mundshme qytetarëve të Kosovës për ndërtimin e institucioneve stabile, efikase dhe të cilat do të punojnë për zhvillim ekonomik, rritjen e vendeve të reja të punës dhe integrimin e Kosovës ne BE dhe NATO.

Thaçi tha se do të vazhdojnë ta realizojnë ‘Misionin e Ri’ për të cilin tha se edhe rruga që po fillon Deçan-Plavë është pjesë e ‘Misionit të Ri’.

Haziri: Mendimi i Gashit, shprehje e “disponimit qytetar”

0

LutfiHaziri5-30Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke i komentuar deklaratat e deputetit të zgjedhur të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka kërkuar që marrëveshja në mes partive të VLAN-it të rishikohet, ka theksuar se mendimi ndryshe është vlerë të cilën e ka LDK-ja.

Sipas tij, deklarimet e deputetit të LDK-së nuk e prekin veprimin politik dhe unitetin veprues.

Nuk ka të bëjë as me ndarje nga politikat dhe uniteti që e ka ndërtuar Isa Mutafa si kryetar i LDK-së.

“Gashi ka shprehur, sipas asaj qe unë lexoj, disponim qytetar që zgjidhja më i mirë do të ishte nëse Isa Mustafa do të ishte kryeministër. Për këtë qëllim LDK-ja e ka nominuar gjatë zgjedhjeve të 8 qershorit, mirëpo situata pas zgjedhjeve ka ndryshuar, duke ndryshuar kështu edhe pozicioni dhe kërkesa politike qe vetë i pari i LDK-së e ka thënë (marrëveshje me partnerët e VLAN-it që ai të jetë kandidat për kryeparlamentar). Partia jonë ka një demokraci të brendshme, gjë të cilën e tregon edhe rasti i shprehjes së mendimit të deputetit Arben Gashi”, ka thënë Haziri për Telegrafin.

Ndërsa, i pyetur se a mund të ndodhë që deklarimet e Gashit, të ndikojnë që të rritet zinxhiri i kundërshtimeve brenda partisë, ai ka thënë se, “LDK-ja, pavarësisht mendimit ndryshe, është shumë kompakte në vendimit të cilat i merr”.

“Andaj unë besoj se marrëveshja do të vazhdoj të respektohet, sepse edhe në Kryesi edhe në Këshill të Përgjithshëm, pavarësisht mospajtimeve, për veprimet politike ka unitet, unitet të cilin e ruan një logjikë politike e unifikimit dhe e konsistencës të cilin LDK-ja e ka vendosur”, ka theksuar Haziri.

Ndryshe, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar për media se kërkesa e tij që i pari i LDK-së të jetë kandidat për kryeministër, “është mendim personal i thënë me zë të lartë po që thuhet nga shumica e anëtarësisë së LDK-së”.

Ramadan Muja rritë luksin për vete

0

RamadanMuja14-01Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2015-2017-të më shumë është kujdesur për të rritur luksin për vete, se sa për të përmisuar jetën e qytetarëve.

Buxheti për Zyrën e kryetarit të Komunës së Prizrenit, krahasuar me të kaluarin, për vitin 2015-20170-të është rritur për 42.27 për qind. Ky buxhet javën e kaluar është votuar edhe nga asamblistët e Kuvendit Komunal.

Ndërkaq, partitë opozitare e akuzojnë kryetarin Muja se me këtë buxhet më shumë e ka rritur luksin e tij personal, se sa që ka mbështetur interesat e përgjithshme të qytetarëve.

Asamblisti i Bashkimit Demokratik, Osman Hajdari thotë se kryetari Muja më shumë e ka rritur buxhetin për vete se sa që ka subvencionuar zhvillimin ekonomik dhe bujqësin.

“Ne konsiderojmë se rritja e buxhetit për Zyrën e Kryetarit është i paarsyeshëm”, thotë Hajdari. Sipas tij, buxheti komunal është dashur të ndahet në mënyrë më racionale.

“Nëse e marrim parasysh varfërin e qytetarëve, rritja e buxhetit për Zyrën e Kryetarit është një llukës”.

Edhe asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje! Drita Millaku thotë se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja me këtë buxhet më shumë e ka shtuar llukësin e tij, se sa që ka përmisuar jetën e qytetarëve.

“Zyrës së Kryetarit nuk i janë shtuar nevojat për rritje, përpos nëse nevojë konsiderohet superluksi”, thotë Billaku. /PrizrenPress.com/

VV në Prizren reagon për shpalljen e Kinemasë “Lumbardhi” interes i përgjithshëm

0

VV-logo9-09Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka reaguar lidhur me vendimin e Kuvendit Komunal të Prizrenit për shpalljen e Kinemasë “Lumbardhi” interes i përgjithshëm.

“Në kushte kur janë shtuar zërat brenda qarqeve të pushtetit lokal në Prizren për rrënimin e objektit të Kinemasë “Lumbardhi”, e konsiderojmë të rëndësishme rikonfirmimin dhe sqarimin e qëndrimeve tona të shprehura në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe mbledhjen e Kuvendit Komunal të datës 18 shtator 2014”, thuhet në reagimin e VV-së.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren e mbështet shpalljen e Kinemasë “Lumbardhi” vend me interes të përgjithshëm publik, akt ky që do të pengonte privatizimin dhe do të mundësonte restaurimin dhe revitalizimin e tij”.

“Pjesa e vendimit që kundërshtohet nga Lëvizja VETËVENDOSJE! është, veprimi i propozuar për zgjerim të rrugës”.

“Ekipi i profesionistëve të fushës së planifikimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pas shqyrtimit të dokumentacionit teknik dhe ligjor ekzistues, kanë ardhur në përfundim që: Propozimi i zgjerimit të rrugës “Remzi Ademaj” dhe miratimi i këtij vendimi nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, bëhet në kundërshtim me aktet ligjore të miratuara nga vetë Kuvendi Komunal i Prizrenit”.

“Në bazë të Planit të Konservimit dhe Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit, i cili është miratuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit në vitin 2008, dhe ka statusin e Planit Rregullativ për Zonën Historike të Prizrenit, në këtë pjesë të rrugës Remzi Ademaj nuk parashihet zgjerim i rrugës”.

“Përkundrazi, në Planin e Konservimit dhe Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit, propozohen mënyra për lehtësimin e trafikut automobilistik dhe krijimin e zonave për këmbësorë, në mënyrë që të rritet kualiteti urban i kësaj zone dhe të sigurohet ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore bashkë me peizazhin kulturor që e krijon zona historike”.

“Kinemaja Lumbardhi, në Planin e Konservimit dhe të Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit identifikohet si një objekt me rëndësi, ku zhvillohen aktivitete shoqërore dhe kulturore, dhe si i tillë propozohet ruajtja e tij”.

“Kinemaja Lumbardhi ka rëndësi dhe vlerë të madhe për qytetin e Prizrenit. Vetë ndërtesa paraqet një dëshmi faktike të emetimit të filmave në mesin e shek. 20. Krahas funksionit primar si kinema, kjo ndërtesë bashkë me pjesën e hapur janë shfrytëzuar dhe vazhdojnë të zhvillohen aktivitete të shumta kulturore dhe shoqërore”.

“Si te tillë, Kinemaja “Lumbardhi” është pjesë e identitetit kulturor të Prizrenit dhe e qytetarëve të Prizrenit”.

“Mbrojtja ligjore, restaurimi dhe hartimi i një plani menaxhues për funksionimin e ardhshëm të Kinemasë, janë hapat e domosdoshëm që duhet të ndërmerren për ruajtjen e saj”.

“Çdo intervenim rrënimi, qoftë i pjesshëm apo i tërësishëm i ndërtesës së Kinemasë, me qëllim të zgjerimit të rrugës është në kundërshtim dhe aktet ligjore dhe vullnetin e qytetarëve të Prizrenit, dhe kundërshtohet fuqishëm edhe nga Lëvizja VETËVENDOSJE!” /PrizrenPress.com/

Nesër promovohet romani i Ilir Shaqirit

0

tan-temaliKëngëtari Ilir Shaqiri vjen për publikun me romanin e tij “Tan Temali”, i cili do të promovohet nesër prej orës 12:00 në “Sheshin 21”, në Prishtinë.

Ky libër rrëfen për ngjarje historike dhe kulturore që e kanë shënuar jetën e brezit tonë: jetën e brezit që e krijoi lëvizjen kombëtare, e cila, më në fund, solli atë që aq gjatë është ëndërruar prej të gjithë brezave shqiptarë: solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Toena”.