Home Blog Page 8092

Ministri Rexhepi negocioi për dorëzimin e Gani Gecit

0

BajramRexhepi-ministerMinistri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kishte pranuar një telefonatë nga Haxhi Geci, vëllai i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, me të cilin ka biseduar për “mënyrën” e dorëzimit të Ganiut tek organet e rendit pas vrasjes së Ruzhdi Shaqirit në Skenderaj. Këtë telefonatë e ka konfirmuar për gazetën Tribuna vetë ministri Rexhepi, i cili ka sqaruar se nuk kanë biseduar edhe gjatë, por që gjatë bisedës i ka thënë Haxhiut që Ganiu është mirë të dorëzohet tek autoritetet vendore, në të kundërtën kudo që haset me policë, do të arrestohet.

“Haxhi Gecin, unë e kam pas pacient sa kam qenë kirurg në Mitrovicë dhe gjatë bisedës telefonike ai i ka shprehur shqetësimet që Ganiu po dëshiron të dorëzohet në EULEX, sepse nuk ka besim tek institucionet tona. Unë i kam thënë që EULEX nuk ka kompetencë në raste të tilla dhe kjo është përgjegjësi e institucioneve vendore dhe atij më mirë i bie të dorëzohet sesa të arrestohet”, ka deklaruar ministri Rexhepi.

Sipas ministrit, më kaq ka përfunduar muhabeti me Haxhiun dhe nuk ka biseduar asgjë më shumë sa i përket këtij rasti. Gazeta ka kontaktuar edhe me Haxhi Gecin, i cili ka thënë se me ministrin Rexhepi ka biseduar për një operacion, pasi që e ka pasur mjek dhe nuk ka folur për dorëzimin e Ganiut, vetëm se i ka shprehur disa shqetësime të familjes..

KQZ në ethe

0

KQZ-valdetedakaDerisa po vazhdon thellimi i Qendror të Zgjedhjeve është duke u përcjellë situata me kujdes, duke qenë në gjendje gatishmërie për t’u përballur edhe me një proces të ri zgjedhor, nëse presidentja i shpall zgjedhjet.

Anëtari i KQZ’së, Ilir Gashi, i tha gazetës ‘Kosova Sot’ se pavarësisht që KQZ-ja është institucion i pavarur kushtetues, nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj krizës aktuale.

“Ne jemi institucion i pavarur kushtetues, por pavarësisht kësaj, jemi duke përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet që po ndodhin në përpjekje për t’u ndërtuar institucionet e Kosovës sipas rezultatit zgjedhor të Zgjedhjeve të 8 Qershorit. Unë nuk do të doja të komentoja zvarritjen, pasi është punë dhe përgjegjësi e Kuvendit të Kosovës dhe e Presidentes së vendit për të tejkaluar këtë krizë të ndërtimit të institucioneve. Por, duke mos qenë imun ndaj këtyre zhvillimeve, ne si institucion që kemi përgjegjësi për të organizuar zgjedhje, në çdo kohë që krijohen rrethanat, jemi të përgatitur për të vepruar në përputhje me obligimet kushtetuese”, tha Gashi.

Në KQZ fare nuk e përjashtojnë opsionin e zgjedhjeve si rrugëdalje, prandaj edhe aty po mbizotëron një gjendje mobile.
“Ne jemi të gatshëm për një proces të ri zgjedhor nëse veç kjo është e patejkalueshme në pamundësi të ndërtimit të institucioneve, dhe tash me kemi dëshmuar se mund të kemi proces të mirë përgatitur zgjedhor edhe në rrethana të jashtëzakonshme”, tha Gashi.

Opsionin e zgjedhjeve të reja si zgjidhje përfundimtare nuk e përjashton as anëtari tjetër Adnan Rrustemi, ndonëse edhe ai thotë që KQZ-së nuk i takon të merret me vlerësimin e situatave politike, pasjen e nevojës apo jo për zgjedhje të reja, atë të përplasjeve se kush dhe kur do t’i bëjë institucionet, por vetëm përgatiten për ushtrimin e përgjegjësisë së tyre menaxheriale, varësisht se kur dhe si vendoset.

“Nuk i përket KQZ-së të vlerësojë rrethanat dhe zhvillimet politike dhe nevojën apo mundësin e zgjedhjeve të reja. Përgjegjësit e KQZ-së fillojnë të rrjedhin vetëm pas shpalljes së zgjedhjeve dhe caktimit të datës së tyre nga ana e Presidentit të Shtetit”, tha ai.

Ajo që e sheh si problem Rrustemi për të mbajtur një palë zgjedhje të shpejta të jashtëzakonshme është dyshimi në kapacitetet ekzistuese të KQZ-së për një proces të jashtëzakonshme dhe kredibil në standardet që kërkohet.

Sot dihet data e konkursit të dytë në UP

0

UP-rektoratiMbledhja e Senatit të Universitetit të Prishtinës, e cila ditë më parë është ndërprerë nga grupi i studentëve të cilët po protestojnë për shkarkimin e Ramadan Zejnullahut si rektor, do të vazhdojë sot ku do të diskutohet shpallja e konkursit për afat të dytë në UP.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, ka thënë se numri nuk do të shtohet, e kjo sepse ka mungesë të kapaciteteve mësimore dhe hapësinore, veçse do të plotësohen vendet e lira.

Ndryshe, viti i ri shkollor do të fillojë me datën 6 tetor. /KP/

Jahjagës, barra e nxjerrjes së vendit nga kriza

0

Kuvendi i Kosoves 7Faktori ndërkombëtar nuk do të përfshihet drejtpërsëdrejti në zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë. Nëse do të jetë nevoja e ndërhyrjes, pritet që presidentja Atifete Jahjaga ta ketë mbështetjen e plotë ndërkombëtare që të ndërmarrë hapat e nevojshëm, përfshirë edhe nisjen e procedurave për zgjedhjet e parakohshme.

Kështu thonë burime të gazetës Tribuna, të cilat thonë se diplomatët ndërkombëtarë janë duke pritur me padurim që të shohin një zgjidhje nga ana e partive politike, sidomos për formulën qeverisëse.

Këto burime nuk e fshehin që formula e preferuar e pjesës më të madhe të korit diplomatik në Kosovë ishte ajo e qeverisë PDK-LDK. Mirëpo, në rrethanat e krijuara, edhe ndërkombëtarët, sipas të njëjtave burime, janë pajtuar se kjo formulë për momentin është gati e parealizueshme, sidomos për shkak të pozicionit të lidershipit të LDK-së me Isa Mustafën dhe mbështetësit e tij në LDK.

“Në rrethanat ekzistuese kur PDK nuk ka mbështetje, por edhe koalicioni rreth Haradinajt nuk po gjen forcë të tejkalojë postin e kryetarit të Kuvendit, zgjedhjet mund të jenë opsion shumë real pas shterjes së mundësisë së radhës në Kuvend për zgjedhjen e kryetarit”, kanë deklaruar këto burime në kushte anonimiteti..

Erdogan: Turqia mund t’i bashkohet koalicionit kundër IS-it

0

Erdogan-kryeministri i TurqisePresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij mund të ofroj mbështetje ushtarake ose logjistike për sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kundër caqeve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS)

Këto komente ai i bëri mbrëmë para gazetarëve në Nju Jork, ku merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pas sulmeve të para ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe të xhihadistëve të tjerë në Siri.

I pyetur se si Turqia do të kontribuonte në këto operacione, Erdogan tha se “përfshihen të gjitha llojet e mbështetjes, përfshirë atë ushtarake dhe politike dhe logjistike”.

Më herët, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se Turqia kishte shprehur përkushtim për të marrë pjesë në koalicionin kundër militantëve të Shtetit Islamik

Brovina: Nuk lejoj debat në seancë

0

Flora Brovina-kuvendKryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit Flora Brovina, ka bërë me dije se për shkak të vizitës së Jahjagës në SHBA nuk ka marrë vendim që këtë javë ta thërrasë vazhdimin e seancës.

Insistimin e bllokut paszgjedhor, që me çdo kusht e thërret seancën konstituive, Brovina e ka vlerësuar si presion ndaj saj.

“Zot fali nëse gabojnë”, ka thënë Brovina.

Ajo ka thënë se nuk mund të ketë debat në seancën konstituive ashtu siç është duke kërkuar blloku.

Sipas saj, në këtë fazë një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm presidentja. /Epoka e Re

Gjyqtari Carolan negocion kthimin në Kushtetuese

0

Robert CarolanGjykata Kushtetuese pritet që së shpejti ta bëjë kuorumin për të trajtuar edhe çështjet e karakterit politik. Robert Carolan, gjyqtar amerikan, është duke e negociuar rikthimin, shkruan sot Koha Ditore.

Një javë më parë ai pati deklaruar se refuzon të shërbejë më tutje si gjyqtar në Kushtetuese. Kishte përmendur “arsyet personale” kur kishte vendosur kësisoj disa ditë pasi i kishte skaduar kontrata.

Dhe, midis dy versioneve që kanë qarkulluar në publik për largimin e Carolanit, ka qenë edhe ai që lidhej me lartësinë e pagës që i ishte ofruar me kontratë të re.

AAK do t’i bojkotojë zgjedhjet e jashtëzakonshme, LDK mendon ndryshe

0

Haradinaj-MustafaNë rast të mosarritjes së daljes nga bllokada në të cilën është futur politika kosovare, si mundësi tjetër për zhbllokim të gjendjes analistët vazhdojnë ta shohin mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por, Avni Arifi, këshilltar i parë i Ramush Haradinajt, të nominuarit të Bllokut për kryeministër, paralajmëroi bojkotim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga tri partitë, nëse eventualisht do të mbaheshin ato.

“S’ka Qeveri gjithëpërfshirëse e as zgjedhje të jashtëzakonshme”, konfirmon Arifi për RTK.

Ai tha se çdo përpjekje e PDK-së që ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme do të jetë e papranueshme.

Arifi thotë prerazi “Blloku do t’i bojkotojë zgjedhjet po qe se pakica parlamentare imponon një gjë të tillë”.

Sipas Arifit, LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje kanë konfirmuar se kanë shumicën e konsoliduar parlamentare. Sipas tij, kjo shumicë nuk janë vetëm 64 deputetë, por së bashku me komunitetet pakicë, përbëjmë 2/3-at e Kuvendit.

“Është absurditet të quhet vend demokratik, e të kërkohet me ngulm nga deputetët votimi i kandidatit që është jashtë vullnetit të tyre”, tha tutje Arifi.

Edhe Dardan Molliqaj, nga Vetëvendosje, thotë se pa ndonjë marrëveshje në mes të subjekteve, nuk ekziston as edhe një mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, përkatësisht pa qenë zgjedhjet e reja vullnet i 2/3-ës së deputeteve, gjë që sipas tij, nuk është.

Për dallim nga udhëheqësit e AAK-së, që paralajmëruan bojkot të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, partneri tjetër i Bllokut, LDK-ja nuk e mendon këtë opsion.

Zyrtarë të partisë së Isa Mustafës kanë thënë se nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme edhe nëse ato mbahen.

Arban Abrashi, këshilltar i liderit të LDK-së Isa Mustafa, ka konfirmuar për RTK-në se brenda partive të Bllokut, është diskutuar edhe opsioni i bojkotimit të zgjedhjeve eventuale të jashtëzakonshme.

“Ky nuk është edhe qëndrimi i LDK-së”, ka thënë Abrashi.

Gashi: Gara zgjedhore e LDK-së në Prizren, është bërë dinamike

0

NderimGashi-LDKDega e LDK-së në Prizren në procesin zgjedhor të brendshëm ka arritur që të organizojë 10 kuvende të nëndegëve në të cilat janë zgjedhur strukturat udhëheqëse me mandat katërvjeçar.

Sekretari i Degës së LDK-së në Prizren, Nderim Gashi thotë se Kryesia është e kënaqur me dinamikën e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë por edhe me procesin demokratik.

Sipas Gashit nëpër nëndegë ka angazhim të njerëzve të rinj, dhe interesim të shtuar për të qenë pjesë e strukturës së Degës.

“Kuvendi i Degës së LDK-së në Prizren pritet të mbahet në muajin tetor.Kryesia e Degës së LDK-së në Prizren nuk ka ndonjë kandidatë të preferuar”, thotë Gashi .

Sipas tij,  kandidatët i kanë dhënë dinamikë procesit zgjedhor.Sipas statutit të LDK-së secili delegatë i zgjedhur ka mundësinë që të kandidohet për kryetar të Degës.

Aktualisht kandidaturat e tyre i kanë paraqitur katër kandidatë me serioz: Ridvan Hoxha, Hanefi Muharremi, Haxhi Avdyli dhe Hatim Baxhaku, ndërsa do të shihet deri në fund a do të jenë këto kandidaturat e vetme apo do të ketë edhe të tjera./TV Opinion/

Jahjaga kërkon ndihmën amerikane për të dunuarat gjatë luftës

0

Jahjaga-Catherine RussellPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi sot Ambasadoren amerikane për çështje të grave, Catherine Russell, me të cilën diskutuan për iniciativat për fuqizimin e gruas në Kosovë.

Jahjaga theksoi se, si shtet i ri, Kosova ka ndërmarrë një qasje proaktive në rritjen e pjesëmarrjes së gruas në jetën publike dhe vendimmarrje, përfshirë përfaqësimin e saj në Kuvendin e Kosovës, në nivelin qendror dhe lokal.

Ajo e njoftoi Ambasadoren Russell për përpjekjet institucionale në Kosovë për ta ndihmuar riintegrimin dhe rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar në veçanti punën e Këshillit për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, si një mekanizëm koordinues me objektiva të qarta, që ka për qëllim njohjen e statusit ligjor të kësaj kategorie dhe qasjen e saj në shërbime dhe fuqizim ekonomik të grave të prekura nga kjo formë e torturës.

Presidentja kërkoi nga Ambasadorja Russell përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërkombëtarizuar vuajtjet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat globale rreth kësaj çështjeje dhe nënvizoi nevojën për të kërkuar drejtësi që do t’iu ndihmonte viktimave për të gjetur qetësinë e tyre dhe riintegrimin e destigmatizimin e tyre në shoqëri.

Ambasadorja Russell përshëndeti përparimin që e ka shënuar Kosova për barazinë gjinore dhe tregoi gatishmërinë e saj për ta ndihmuar Kosovën në proceset e mëtejshme. /PrizrenPress.com/