Home Blog Page 8093

Publikohet video e dhunës në Kuvend mes deputetëve

0

Shqiperi-dhuna në parlamentPublikohet video e dhunës në parlamentin e Shqipërisë që përfshiu deputetët e mazhorancës Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri.

Video, e cila tashmë është marrë edhe si provë nga ana e Prokurorisë, ndaj deputetëve socialistë, tregon deputetin Ndoka i cili godet me grushte deputetin Strazimiri në ambietnet e Kuvendit, ngjarje e ndodhur më 10 korrik të 2014.

http://youtu.be/lYfptxTZuUg

Bajrami: Mustafa kryetar i Kuvendit, nëse Thaçi zgjidhet kryeministër

0

arsim bajramiIsa Mustafa do të mund të jetë kryeparlamentar me kusht që Hashim Thaçi të jetë shef i qeverisë. Kaq mund të bëjë Partia Demokratike e Kosovës për të tejkaluar ngërçin politik.

Kandidati i fundit i PDK-së për kryeparlamentar, Arsim Bajrami, në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se janë të gatshëm të votojnë Mustafën për kryeparlamentar, me kusht që blloku të mos pres më shumë.

Caktimin e seancës konstitutive për 2 tetor, Bajrami, i cili do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryeparlamentar, e ka arsyetuar me faktin se po u jepet hapësirë partive të reflektojnë dhe të heqin bllokadën ndaj PDK-së, transmeton KTV.

Ai ka ftuar partitë politike që të ulen dhe të bisedojnë, duke potencuar se nuk mund të krijohet asnjë qeveri pa PDK-në në të.

Bajrami ka thënë se zgjedhjet janë rruga e fundit, ndërsa ka akuzuar ish-deputetët e liderët politikë se për interesa vetjake kanë krijuar frymë urrejtje dhe bllokadë institucionale./koha.net/

Zafir Berisha kritikon LAN-in dhe VV-në: Mos u tregohuni “smutana”

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha nuk është i kënaqur me “butësinë” që koalicioni LAN-i dhe VV-ja po tregojnë në në raport me PDK-në.

Ai nga ky koalicion kërkon që të tregohet më i vendosur dhe këmbëngulës në realizimin e objektivave të përcaktuara për formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Gjatë gjithë historisë nuk njohim ndonjë rast që diktaturat largohen nga pushteti në mënyrë demokratike dhe paqësore, prandaj LAN-VV duhet të tregohen me të vendosur dhe këmbëngulës në realizimin e objektivave që i kanë vu vetes, pasi në anën e tyre janë votat dhe e drejta ligjore”, thotë Berisha.

“Nëse vazhdoni me u sjellë si “smutana” e me prit do të jeni bashkëfajtorë për krizën institucionale në Kosovë”. /PrizrenPress.com/

Policia kontrollon rreth 40 bastore sportive në Prizren

0

bastorePolicia në Prizren ka marrë një aksion për kontrollimin e bastoreve sportive. Aksioni ka filluar sot pasdite bashkë me inspektorët e ATK-së në lagjen “Ortokoll”.

Drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi tha se deri më tash janë kontrolluar rreth 40 bastore.“Aksioni është ndërmarrë së bashku me zyrtarë të ATK-së dhe Drejtorisë së Inspektoratëve në nën dyshimin e bazuar se këto objekte nuk posedojnë dokumentacion të rregullt”, tha Krasniqi për TVPZ.

Sipas tij, bastoret të cilat nuk janë të pajisura me dokumenta përkatëse do të mbyllen. /PrizrenPress.com/

Hollywood Reporter shkruan për nominimin kosovar për Oscars

0

20140923155856422600Në kritikën që Hollywood Reporter i ka bërë filmit kur ky u shfaq në Sarajevo Film Festival, thuhet se “filmi është në mënyrë të pashmangshme i errët, por me ngrohtësi e humor brenda”.

Një dramatizim sensitiv i një teme for të diskutueshme në Kosovë. Kështu Hollywood Reporter e ka përshkruar fabulën e “Tri dritare dhe një varje”, filmit nga Isa Qosja i cili së fundmi është përzgjedhur si nominimi kosovar, i pari në histori për ceremoninë prestigjioze Oscars.

HR tregon edhë për çmimet e fituara më herët nga Qosja, përfshirë këtu festivalin e filmit në Sarajevë dhe atë në Venecia. Sipas Hollywood Reporter, Qosja kthen një rast të trilluar në një storie të fuqishme njerëzore me një hakmarrje perëndimore, thelbësore e të përjetshme. Filmi ka marrë edhe Cineuropa Prize.

Në kritikën që Hollywood Reporter i ka bërë filmit kur ky u shfaq në Sarajevo Film Festival, thuhet se “filmi është në mënyrë të pashmangshme i errët, por me ngrohtësi e humor brenda. Kameramani Gokhan Tiryaki në mënyrë elegante ka rrokur hijet e thella në vendet e mbyllura dhe natyrën e filmit. I fokusuar më shumë në të tashmen sesa në të kalu

Luftëtarët: Jahjaga harron luftën e UÇK-së dhe dëshmorët

0

jahjaga shala ovlPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, derisa po merrte çmimin për ‘Lidership në sferën publike’ të ndarë nga ‘Clinton Global Iniciative’, përsëri harroi se në Kosovë për lirinë e popullit të Kosovës luftoi UÇK-ja, ranë shumë dëshmorë, mijëra civilë u vranë, mijëra u zhdukën, e u bënë miliarda dëme materiale. Ajo në fjalimin e saj, jo të gjatë, nuk përmendi askund gjithë sakrificën e popullit të Kosovë për çlirimin e vendit, por këtë ia atribuoi bashkësisë ndërkombëtare, e veçanërisht ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.
Përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta shprehen të indinjuar me fjalimin e Presidentes së Kosovës, duke vlerësuar se është për të ardhur keq se si e para e vendit nuk përmend askund luftën e UÇK-së, dëshmorët e kombit, martirët, veteranët, familjet e dëshmorëve dhe të pagjeturit, por çlirimin e Kosovës ia atribuon vetëm ndërkombëtarëve.

Edhe, analistë thonë se ky është një lëshim që presidentja Jahjaga nuk do duhej ta bënte, sepse pavarësisht gjithë ndihmës së miqve ndërkombëtarë, e sidomos atyre amerikan, sakrifica e popullit të Kosovës, lufta së UÇK-së, dëshmorët, bëri që sot Kosova të jetë e lirë.

Ndër të tjera, Jahjaga në fjalimin e saj kishte thënë se para pesëmbëdhjetë vitesh, Kosova ishte vend i mbuluar nga gërmadhat, jetërat ishin thyer në mijëra copë, familjet ishin ndarë, shumë prej tyre përjetësisht, derisa, lidhjet mes komuniteteve etnike ishin shkatërruar plotësisht.

“Sot Kosova frymon në liri dhe në paqe dhe me vetëbesim po e trason vizionin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Si Presidente, unë jam shumë krenare që jam pjesë e kësaj përpjekje dhe që u shërbej qytetarëve dhe vendit tim. Kosova, ajo Kosovë të cilën ju e çliruat dhe rindërtimin e të cilës e ndihmuat, do të vazhdojë të jetë një rrëfim i madh shprese”, tha Jahjaga në fjalimin e saj.

Por, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari është mirë kur njerëzit marrin çmime, por është keq kur harrojnë rrugën se si ka ardhur populli i Kosovës deri të liria.

“Megjithatë, gjatë fjalimit të saj edhe një herë ka dëshmuar se është presidente e zarfit, që nuk është zgjedhur me vullnetin e popullit. Ajo çka dua t’i them presidentes dhe atyre që janë në institucionet e vendit, se pa luftë, pa sakrificë nuk do të ishim këtu ku jemi. Në radhë të parë edhe institucionet, edhe presidentja edhe Qeveria edhe gjithë ata që janë në pozita politike dhe institucionale, unë mendoj që nderë me të madh do t’i bënin edhe dëshmorëve, edhe popullit, kur ata në fjalimet e tyre edhe në politikën e tyre ditore, edhe në diplomaci, duhet t’i kujtojnë dëshmorët, t’i çmojnë me punë konkrete”, tha Jashari.

Ai i ka thënë presidentes dhe gjithë atyre që mendojnë si presidentja, se ata i çmojnë gjithnjë ata që e kanë ndihmuar Kosovën, por pa sakrificë, pa luftë, pa atë që e bëri veprimin historik lufta e shenjtë e UÇK-së, nuk do ta kishin këtë liri që po e gëzojnë sot.

“Presidentja dhe gjithë tjerët që mendojnë si presidentja që bëjnë fjalime të tilla, unë do t’iu sugjeroja që ta vizitojnë Kosovën. Nuk ka fshat, nuk ka Komunë, që nuk kemi varreza të dëshmorëve, varreza të viktimave, kemi njerëz që e kanë lënë gjymtyrët në epope të UÇK-së. Andaj mendoj se ata që bëjnë prononcime të tilla në këtë rast presidentja nuk i bëjnë nderë as popullit, as kombit, sepse populli dhe kombi ka heronjtë e vet. Është absurde të bësh një prononcim qoftë në Amerikë, në Evropë apo në Botë dhe mos të vuhet në theks emri i kryekomandantit Adem Jashari, Jasharëve të tjerë, por edhe gjithë dëshmorëve tjerë kudo që kanë ra në hapësirën gjeografike shqiptare, sepse lufta jonë, sakrifica e tyre, ka qenë e drejtë, që të jemi të lirë dhe të jemi të bashkuar si gjithë popujt tjerë”, theksoi Jashari për Kosovapress.

Sipas tij, ka shumë gabime edhe nga presidentja edhe nga presidentët tjerë që kanë qenë më herët në raport me vlerat dhe me luftën e UÇK-së, por Jashari thotë se ky është një gabim i radhës, derisa u ka bërë thirrje institucioneve të vendit, presidentes, qeverisë dhe gjitha institucioneve tjera që të jenë të kujdesshme, sepse të gjithë ata, këto privilegje i gëzojnë fal sakrificës së dëshmorëve.

Edhe Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut Behxhet Shala, e ka vlerësuar si lëshim që nuk do duhej të bënte presidentja Jahjaga. Sipas tij, është bërë mirë që presidentja ka shkuar dhe është nderuar me atë çmim, por ai thotë se ky çmim nuk i është ndarë si zonja Jahjaga, por si presidente e Kosovës, prandaj është dashur të prezantoj Kosovën, popullin e saj, vuajtjet e saj, sakrificën e saj, sepse ky është detyrimi parësor dhe i vetëm i Jahjagës, por edhe të tjerëve që vijnë pas saj.

“Mendoj që zonja Jahjaga është dashur në radhë të parë të flas për Kosovën, për sakrificën e popullit të Kosovës, e pastaj të ndalet tek ndërtimi i paqes. Kosova ka shumë çlirimtar, dhe një prej tyre është edhe presidenti Clinton, por nuk është ai i cili e ka çliruar Kosovën. Kosovën e ka çliruar sakrifica e ushtarëve të UÇK-së, popullit të Kosovës, dhe ai e ka përkrahur luftën me ato mjete që ka pasur mundësi dhe është shumë gabim në qoftë se ia atribuoni meritat ndërkombëtarëve, ndërsa i shkelni apo nuk i përmendni fare ata që me sakrificën e tyre, jo vetëm me luftën e fundit, por edhe më herët, kanë kontribuuar që Kosova të jetë e lirë, dhe të bëjë përpjekje ta ndërtoj një shtet i cili është ende në këmbë të brishta. Dhe, ky mendoj që është një lëshim që nuk do duhej t’i ndodhte as presidentit, aq me parë zonjës Jahjaga”, tha Shala.

Sipas Shalës, lufta e fundit ka qenë kurorëzim i një sakrifice njëqind e më shumë vjeçare, ka qenë luftë e imponuar, me shumë sakrifica, me mbi 12 mijë të vrarë, një numër i madh i femrave të dhunuara që kanë mbetur me pasoja të përjetshme, 1700 të pagjetur, shumë dëme materiale dhe se në asnjë mënyrë nuk mund të flasësh për ndërtimin e paqes në qoftë se nuk kthehesh tek pikënisja, se pse ka ardhur deri të shkatërrimi i paqes dhe pse është dashur të luftohet dhe pastaj të vihet deri të paqja.

Shala tha se askush nuk do ta çmoj sakrificën e popullit të Kosovës, nëse vet udhëheqësit e vendit i anashkalojnë ata, duke mos i përmendur apo duke i shkelur.

Kurse, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka thënë se Presidentja do të duhej t’i përmend vlerat dhe sakrificën e popullit të Kosovës në çlirimin dhe pavarësimin e vendit.

“Problemi me vlerat e luftës është se lufta nuk përmendet fare në Kushtetutën e Kosovës, si themel i formimit të shtetit të Kosovës dhe së këndejmi asnjë zyrtar nuk e ka obligim. Andaj mbetet në vullnetin e secilit që do të shprehet mbi luftën dhe sakrificën e popullit për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai.

Ndryshe, për këtë çështje është kontaktuar edhe me presidencën, ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Smajl Elezaj, përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, megjithatë ata nuk kanë dashur të flasin./telegrafi/

20 ushtarë të ISIS-vriten nga sulmet ajrore

0

ISISMë shumë se 20 ushtarë të shtetit islamik, janë vrarë nga sulmet ajrore të ndërmarra gjatë natës nga koalicioni i drejtuar prej amerikanëve.

Lajmi është bërë i ditur nga vëzhguesit sirianë për të drejtat e njeriut, ndërsa sulmet janë përqendruar në zonën e Rakas.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj (shtetet arabike) në luftën kundër ISIS, nisën dje sulmet e para ajrore kundër militantëve të Shtetit Islam në Siri.

Këto sulme ishin pjesë e premtimit të presidentit Barack Obama për të “degraduar dhe shkatërruar” grupin terrorist, i cili ka përfshirë nën kontroll territore të mëdha të Sirisë dhe Irakut.

SHBA-të kanë ekzekutuar 190 sulme ajrore në Irak që nga gushti. Megjithatë, veprimi i së hënës zgjeroi fushatën kundër grupit militant përtej kufirit kombëtar në Siri.

Shantazhohet e kërcënohet Enver Hasani, denoncon në Polici

0

Enver Hasani-gjykata kushtetueseKryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka denoncuar sot në mëngjes si shantazh dhe kërcënim raportimin e disa portaleve për “një aferë, që dikur kishte me një vajzë të mitur”.

Burime në Policinë e Kosovës, por edhe burime ndërkombëtare, kanë thënë për Koha.net se Hasani po këtë ditë ka raportuar një mori kërcënimesh, që i janë bërë prej kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur në rastin e mandatarit për formimin e qeverisë, si dhe në rastin e kryeparlamentarit.

“Kur i është referuar aferës së raportuar në portalin “ditapress”, Hasani ka thënë se flitet për rrethana që fare nuk ekzistojnë. Ai ka thënë se e ka denoncuar rastin tani, ngaqë flitet për ‘punë fytyre’ dhe ka shfrytëzuar këtë denoncim për të numëruar të gjitha kërcënimet që i janë bërë në dy-tre muajt e fundit”, ka thënë një burim në Polici. “Përpos denoncimit, Hasani ka dhënë edhe adresa të caktuara nga ku dyshon se i vijnë shantazhet dhe kërcënimet”.

Policia nuk e ka mohuar denoncimin e Hasanit, por ka thënë se për konfirmim të informatës i duhet edhe pak kohë.
Gjykata Kushtetuese është vënë edhe në shënjestër të sulmeve politike, prej kur ka nxjerrë verdiktin për dy rastet më të nxehta të karakterit politik. Më të zëshmit kanë qenë përfaqësuesit e AAK-së. Deputeti Daut Haradinaj e ka quajtur degë të re të PDK-së Kushtetuesen, ndërkaq gjyqtarët janë quajtur “horra” nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Zejnullahu premton luftimin e keqpërdorimeve në UP

0

Ramadan ZejnullahuRektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, premtoi se do të luftojë pa kompromis keqpërdorimet me të cilat ballafaqohet Universiteti i Prishtinës.

Në një konferencë për media, ai njoftoi për përgatitjet e fillimit të vitit akademik 2014/2015, i cili do të fillojë më 6 tetor. Ndërkaq, sa i përket konkursit plotësues për pranimin e studentëve të rinj, rektori Zejnullahu, tha se nesër do të mblidhet senati i universitetit për të marrë vendimin për shpalljen e konkursit plotësues si dhe do të kompletohet ekipi i rektorit me prorektorë.

Bie nga ballkoni, vdes një femër në Prizren

0

shiritat viktimNjë femër nga Prizreni ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga ballkoni i shtëpisë së saj.

Viktima, duke mos mundur tu mbijetojë plagëve të marra, nga ndërrruar jetë në QKUK ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.