Home Blog Page 8094

Flora Brovina: Seanca mbahet të enjten e ardhshme

0

Flora Brovina-kuvendKryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina, ka konfirmuar se seanca e radhës do të mbahet të enjten e javës së ardhshme, përkatësisht më 2 tetor.
Në një prononcim për Gazetën Express, Brovina ka thënë se është duke u përgatitur seanca dhe me kohë do t’iu dërgohen ftesat deputetëve.

“Përgatitjet për thirrjen e seancës kanë filluar dhe gjatë javës së ardhshme do mbahet seanca. Besoj, se të enjten e javës së ardhshme do të kemi seancën e radhës”, ka thënë Brovina.

Ajo ka thënë se beson se në seancën e radhës do të konstituohet Kuvendi i Kosovës për t’i hapur rrugë pastaj formimit të Qeverisë.

“Në seancë shkojmë më të përgatitur dhe besoj se do të konstituohet Kuvendi”, ka shtuar ajo.

Seanca e fundit dështoi pasi PDK nuk arriti të zgjedhë Arsim Bajramin kryeparlamentar.

Pas kësaj, Brovina kishte ndërprerë seancën, ndërsa vazhdimisht është kërcënuar nga LDK, AAK, NISMA dhe VV se do ta thërrasin vetë seancën nëse këtë nuk e bën kryesuesja.

Vetëvritet 50 vjeçari në Gostivar

0

Vetevrasje-alltiNjë 50 vjeçar nga Gostivar mbrëmë është vetëvrarë për shkak të borxheve dhe pamundësisë së shlyerjes së tyre, transmeton INA.

Sipas informacioneve të para, 50 vjeçari ka pasur borxhe të mëdha dhe se mësohet se kjo ka qenë arsye e vetëvrasjes.
Bëhet fjalë për një person familjar, baba i dy fëmijëve.

Konkurs artistik për bashkatdhetarët

0

Dyert14-23Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta ka hapur konkursin për ekspozitë kolektive të artistëve figurativë dhe aplikativë të të gjitha trojeve shqiptare.

“Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, me rastin 25-vjetorit të themelimit, shpallë konkurs për të gjithë krijuesit shqiptarë të të gjitha trojeve, nga fusha e pikturës dhe grafikës. Tema për këtë eveniment do të jetë ‘Shpërngulja – plagë shekullore e popullit tonë’”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Sipas kryetarit të shoqatës, Jahja Lluka, kurator i kësaj ekspozite është Prof.Esat Valla, ndërkaq punimet duhet të dorëzohen nga data 1.1.2015 deri më 20.1.2015.

Shoqata gjithashtu ka vënë në dispozicion edhe numrat kontaktues të telefonit: 045/640 190, si dhe 044/407 246.

Prizren: Një muaj paraburgim për dy shitës të drogës

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren ka vendosë që ndaj të pandehurve Daniel Dushi dhe Lendrim Dogani nga Prizreni, t’iu caktohjë paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar se në bash kryerje, kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge.

“Të pandehurve , iu caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 21.09.2014 në ora 12:00, dhe do të zgjasë deri me datën 21.10.2014”,njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren , Afërdita Kicaj.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , të cilët me autobus kanë transportuar prej Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës substancën narkotike të llojit ,, marihuanë,, në peshë të përgjithshme prej 2.122,5 gram. Në shkelje të Nenit 273 parag.2 lidhur me neni 31 të KP-së, Gjykata Themelore e Prizrenit i cakton paraburgim prej 1(një) muaji.”/PrizrenPress.com/

EC Ma Ndryshe: Mungesa e ujit të pijes privim i të drejtave njerëzore

0

uji 3Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, ‘EC Ma Ndryshe’ ka pranuar ankesa nga qytetarët të bashkësive të ndryshme lokale që kanë ngritur shqetësimin në lidhje me furnizimin me ujë të pijes.

Banorët e lagjes Arbanë te rruga e transitit janë ankuar se ka disa vite që e kanë dërguar një peticion në komunë e kompaninë e ujësjellësit për ndërtimin e ujësjellësit, gjë që sipas tyre deri më tani ka hasur në vesh të shurdhër, duke i detyruar që zgjidhjen të bëjnë me hapjen e puseve, që nuk i plotësojnë kushtet sanitare.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” përmes një shkrese ka sqaruar se është i njoftuar me problemin në lagjen, ku nuk ka rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit. Sipas kësaj kompanie duhen 250 mijë euro për vendosjen e rrjetit primar dhe sekondar, shumë kjo që është e papërballueshme për “Hidroregjionin…”. Prandaj sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie pritet gjetja e ndonjë donatori që do të financonte këtë projekt.

Edhe zyrtarët komunal nga Drejtoria për Shërbime Publike kanë bërë të ditur se kanë njohuri për kërkesën e banorëve të kësaj lagjeje dhe kanë sqaruar se ndërtimi i ujësjellësit figuron si pozicion buxhetor për vitin 2015.

“Vlen të theksohet se banorë të lagjes “11 marsi”, “2 korriku” dhe rrugës “Adem Jashari” kanë bërë të ditur se nuk kanë furnizim të rregullt me ujë të pijes. Ndërkohë gjatë debateve publike me qytetarët e komunës së Prizrenit, edhe përfaqësues të bashkësive lokale të Hasit, pastaj Lubizhdës e Malësisë së Re kanë kërkuar zgjidhjen e furnizimit të rregullt me ujë të pijes”, tha Elmedina Baxhaku, monitorues e OJQ-se ‘Ec Ma Ndryshe’

“EC Ma Ndryshe” përkujton se Rezoluta 64/292 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e ka njohur furnizimin me ujë të pastër si një të drejtë njerëzore dhe esenciale për realizimin e të gjitha të drejtave njerëzore. Prandaj mungesa e ujit të pijshëm është privim nga një e drejte elementare për jetesë.

Ndërkohë neni 17 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, që flet për kompetencat vetenake të komunave thekson se komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive sa i përket interesit lokal, në fushën e ofrimin e shërbimeve publike dhe komunale, përfshirë furnizimin me ujë.

Duke i marrë parasysh të këto informata, EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e Prizrenit që:

– Të marrë masat e nevojshme për furnizimin normal me ujë të pijshëm dhe brenda kushteve higjiene-sanitare për të gjithë banorët e komunës së Prizrenit;

– Të gjejë donatorë që do të përkrahnin projektet për shtimin e kapaciteteve të ujit të pijes;

– Të rrisë nivelin e dialogut me KRU “Hidroregjioni Jugor” për të eliminuar problemet dhe defektet në furnizimin me ujë të pijes në lokalitete të ndryshme.

Gjithashtu, EC Ma Ndryshe rekomandon KRU “Hidroregjioni Jugor” që të rris nivelin e transparencës karshi konsumatorëve dhe të ketë qasje proaktive në gjetjen e donatorëve.

Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se `Meshari`

0

libri me i vjeter se meshariJanë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm.

Janë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine.
Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura.

Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë.
Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari” i cili daton në mes të shekullit të XVI. Zbulimi Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.

Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse “Meshari” i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print”, që kuptohet. “Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë”.
Në gjurmët e Joklit Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942. Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

Dokumentet e hershme të shqipes Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497.

Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”. Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. “Meshari” i përket vitit 1555.

Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme.
Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt. Formula e Pagëzimit 1462 Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462, transmeton shekulli.Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.
Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin. “Meshari” i Buzukut 1555 Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. “Meshari” përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.

BE do të jap rekomandime për tejkalimin e ngërçit politik

0

Zhbogar6-13Shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar ka deklaruar se faktori ndërkombëtarë nuk do të ndërhyjë për zgjidhjen e ngërçit politik, por ka thënë se do të japin rekomandime që sa me shpejtë të bëhet tejkalimi i kësaj situate.Ndërsa, zgjedhjet e mundshme sipas tij janë opsioni i fundit.

Ai i bëri këto komente gjatë përurimit të rrugës së rinovuar e cila shpie deri te Manastiri i Deviçit të Skenderajt, ku morën pjesë përfaqësuesit të Komunës, si dhe peshkopi Teodosije.

Sela: Jam i gatshëm të përballem me Thaçin

0

Ziadin_Sela21Gara mes Menduh Thaçit dhe Ziadin Selës duket se po arrin kulmin. Tashmë që PDSH-ja është afër mbajtjes së Kongresit të 6-të të partisë, akoma më e ashpër është bërë “lufta” mes Selës dhe Thaçit.

Ziadin Sela ka thënë për “Lajm” se iniciativa për reforma në PDSH do të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa, ka dhënë edhe disa kushte që të mund të marrë pjesë në Kongresin e PDSH-së së bashku me Thaçin.

Arbreshët protestuan pas vrasjes së dy kosovarëve në Itali

0

arbreshet ne protestaTë rinj dhe të moshuar kanë mbushur rrugët jo për të protestuar kundër politikës italiane, por pas vrasjes së dy shqiptarëve nga Kosova.

Arbreshët e Italisë kanë dalë në protestë me qirinj në duar, flamuj shqiptar, italian dhe pankarta me portretin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit.

Arbëreshët e larguar para 600 viteve drejt Italisë pas vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, që të mos i nënshtroheshin sundimit të Perandorisë Osmane, sot dalin dhe protestojnë fuqishëm për vëllezërit e tyre të një gjaku, që fati e deshi të ndaheshin sot e 600 vjet më parë.

Dy shtetas të Kosovës janë qëlluar për vdekje nga pronari i tyre Gianluca Ciferri në Fermano të Italisë, më 15 shtator 2014.
Viktimat ishin Valdet Avdyli, 26 vjeç dhe Nexhmedim Mustafa, 38 vjeç.

Mediat serbe: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese i shantazhuar

0

Enver Hasani ne gjykimKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është shantazhuar për një aferë që dikur kishte me një vajzë që atëherë ishte e mitur, shkruajnë mediat e Prishtinës.

Duke iu referuar agjencisë, “Ditapress”, mediat njoftojnë se kjo agjenci e lajmeve e ka të njohur identitetin e vajzës, por nuk është publikuar për shkak të mbrojtjes së integritetit familjar të personit.Siç u tha, redaksia ka të gjitha informatat që seriozisht fajësojnë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sipas raporteve të medias, Hasani duhet të përgjigjet nëse shantazhi i tillë ka ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me krizën politike dhe situatën e krijuar pas zgjedhjeve. /Zëri/