Home Blog Page 8095

Lista Serbe pa partner të qartë politik

0

Kuvendi i Kosoves14Përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës, kanë përsëritur qëndrimin se do të luajnë rolin aktiv në të gjitha sfidat që janë aktuale për konstituimin e tërësishëm të institucioneve të vendit.

Zëvendëskryeministri në largim, Slobodan Petroviq, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, e cila është në kuadër të Listës Serbe, që ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se votat e deputetëve të kësaj liste do t’i bashkëngjiten votave të shumicës në Kuvendin e Kosovës, në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Pjesëmarrja jonë në Kuvend është me dëshirën që sa më shpejt të dalim nga kjo krizë, në mënyrë që sa më parë të formojmë institucionet dhe që sa më parë ta marrim pjesën e përgjegjësisë në kuvend dhe në qeveri”, ka thënë Petroviq.

Në anën tjetër, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe para mbajtjes së seancës konstituive të kuvendit të Kosovës me 18 shtator, pati theksuar se zgjidhja më e mirë për Listën Serbe është përfshirja e saj në bllokun VLAN, që përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje!

Për shkak të parimeve të kësaj të fundit për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për marrëveshjen e Brukselit, Lista Serbe pati kërkuar shtyrje të seancës së kuvendit , që ishte planifikuar për 12 shtator, duke mos u pajtuar me këto parime.

Petroviq ka thënë se në qoftë se tejkalohet barriera e parë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe përsëri do të marrë përgjegjësitë e saj në qeverinë e ardhshme, pavarësisht se kush do të jetë mandatari i ardhshëm që do t’i prijë qeverisë së re.

“Nëse arrijmë që të formojmë qeverinë, atëherë , në përputhje me platformën që e kemi si Listë, do të bisedojmë me mandatarin e ardhshëm, kushdo qoftë ai. Natyrisht që ne, para së gjithash, pjesëmarrjen në qeveri e shohim si rast për zgjidhjen e problemeve, jo vetëm të bashkësisë serbe. Në qoftë se në qeveri do ta kemi mbështetjen e ekzekutivit dhe kryeministrit, atëherë shanset tona për zgjidhjen e problemeve janë shumë më të mëdha”, ka theksuar Petroviq.

Ndërkaq njohësi serb i zhvillimeve politike në Kosovë, Rangjel Nojkiq, duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, ka theksuar se Lista Serbe, aktualisht, nuk është në pozitë që të kërkojë më shumë se sa që i garanton Kushtetuta e Kosovës dhe lidhur me qeverisjen e ardhshme nuk mund t’i shtojë kushte asnjërës palë, as Partisë Demokratike të Kosovës e as Bllokut VLAN.

Kjo për arsyen se, sipas tij, Lista Serbe, nuk ka sqaruar se ka ndonjë partneritet me cilëndo nga këto palë.

“Një opsion i tillë do të ishte i mundur vetëm në rast se Lista Serbe do të sqarohej se kënd e ka partner. Duke pasur parasysh që nuk e ka sqaruar, mendoj se situata e tillë gati se është e pamundur”, ka theksuar Nojkiq.

Megjithatë, ai ka shprehur mendimin se pavarësisht fërkimeve që ka pasur me bllokun VLAN, për shkak të marrëveshjes se bllokut me Lëvizjen Vetëvendosje, Lista Serbe do të hyj në partneritet qeverisës me këtë bllok, në qoftë se eventualisht kandidati i këtij blloku do ta marrë mandatin për të qeverisur.

“Absolutisht, mendoj se kështu do të jetë, për faktin se unë aty nuk shoh kurrfarë pengese sa i përket Vetëvendosjes. Për më tepër, mendoj se aty ekziston hapësira që Lista Serbe të marrë qëndrim të qartë lidhur me marrëveshjen e Brukselit, garantuese e së cilës është bashkësia ndërkombëtare. Prandaj, Lista Serbe në atë mënyrë vetëm se do ta forconte pozitën e saj dhe në asnjë mënyrë ajo pozitë nuk do të rrënohej ose zvogëlohej”, vlerësoi Nojkiq.

Nojkiq, ka shprehur mendimin se ngërçi politik nuk do të përfundoj me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se, sipas tij, në dy javët e ardhshme, pritet që të tejkalohet.

Por, në anën tjetër, Petroviq ka theksuar se edhe në qoftë se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, në rast të moszgjidhjes së ngërçit, Lista Serbe do të jetë e gatshme për ato zgjedhje, pavarësisht se një variant i tillë, siç ka thënë ai, do të ishte i padëshirueshëm edhe për të.

Kryeministri mund të dalë nga zarfi

0

Kastriot Bujupi-analistAnalisti politik, Kastriot Bujupi, ka deklaruar se zgjidhja e vetme për tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë është arritja e një marrëveshje në mes të partive politike për formimin e një qeverie teknike.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Bujupi ka thënë se Kosova është në prag të ndërhyrjes ndërkombëtare për tejkalimin e ngërçit politik, i cili është krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ai ka deklaruar se emri i kryeministrit të ri mund të dalë nga zarfi.

“Unë e shoh situatën në prag të një intervenimi ose një zarfi të ri. Kjo nuk do të ishte e mirë”, ka thënë Bujupi.

Në këtë kontekst, Bujupi ka shtuar se momentalisht zgjedhjet nuk janë zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik në të cilin gjendet vendi.

“Situata e tillë nuk na lejon të mendojmë për zgjedhje të reja, sepse vetvetes do t’ia parashtronim pyetjen se çfarë do të prodhonin zgjedhjet e reja. Zgjedhjet e reja do ta prodhonin të njëjtën situatë. Këta që e kanë krijuar bllokun jam shumë i bindur se nuk do të hyjnë në zgjedhje në një bllok”, ka deklaruar Bujupi.

Analisti Bujupi ka vlerësuar se koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje! e kanë shumicën parlamentare, por jo edhe të drejtën që buron nga Kushtetuta për t’i formuar institucionet.

“Blloku e ka fuqinë për t’i formuar institucionet, por nuk e ka të drejtën kushtetuese për ta bërë një gjë të tillë. Gjykata Kushtetuese ka qenë shumë e qartë se kush është grupi më i madh parlamentar dhe se kujt i takon e drejta për zgjedhjen e kryeparlamentarit”, është shprehur Bujupi, duke shtuar se do të ishte në interes të qytetarëve që Kosova të udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK.

“Për qytetarët dhe Kosovën do të ishte shumë i arsyeshëm një koalicion në mes të PDK-së dhe LDK-së, ku shumica parlamentare do të ishte shqiptare dhe vendimet në Kuvend nuk do të vareshin apo nuk do të mbeteshin peng nga votat e tjera”, ka deklaruar Bujupi.

Kosova, jo zyrtarisht pjesëmarrëse në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së 69-të

0

Jahjaga14-23Kosova edhe kësaj radhe nuk do të jetë zyrtarisht pjesëmarrëse, në debatin e përgjithshëm të sesionit të 69 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet nga 24 shtator deri më 30 shtator.

Në New York po qëndron vetëm presidentja e Kosovës, Atiftete Jahjaga, e cila pritet të zhvillojë takime me homologë të vendeve të ndryshme në margjinat e ndërtesës së Asamblesë së Përgjithshme.

Po ashtu është paralajmëruar se do të takojë edhe ndihmëssekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Victoria Nuland dhe Tina Kaidanow, Koordinatore Kundër-terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Gjatë debatit të përgjithshëm, në punimet e Asamblesë së 69-të të Kombeve të Bashkuara, 193 shtetet anëtare do të adresojnë kriza dhe sëmundje globale si ISIS-i, Ukraina, Ebola dhe çështje të tjera, të cilat vendet anëtare do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të jetë i pranishëm gjatë punimeve të sivjetme të Asamblesë së Përgjithshme.

Mbrojtja: Lironi imamët!

0

Mazllam MazllamiMbrojtja e njërit prej imamëve të arrestuar, Enis Rama, po kërkon lirimin e tij, duke pretenduar se ai është kundër organizatës terroriste ISIS. Avokati, Mahmut Halimi, thotë se Prokuroria nuk ka fakte se Rama ka kryer vepra penale dhe se po ky imam ka qenë i kërcënuar kohë më parë nga terroristët.

Sipas tij, në fillim të gushtit të këtij viti, imami i xhamisë “Isa Beg” në qytetin e Mitrovicës, Enis Rama, ishte ankuar se ka pranuar kërcënime nga përkrahësit e luftës në Siri, përkatësisht nga shokët e Lavdrim Muhaxhirit. Sipas Halimit, kërcënimet ndaj tij kishin ardhur, pasi ai si rezultat i deklaratës së tij se “Askush nuk e përkrah ISIS-in dhe se ata që e përkrahin janë një grup njerëzish të pashkolluar dhe injorantë”./zeri/

Ymeri: Për rolin e “Vetëvendosjes” në dialog flitet në marrëveshje

0

visar ymeriLëvizja “Vetëvendosje” ka insistuar në respektimin e marrëveshjes që ka nënshkruar me subjektet e tjera më 22 shtator, ku asaj i jepet roli i udhëheqjes së dialogut me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky rikonfirmim i qëndrimit të tyre vjen pas kundërshtimit të eksponentëve të Qeverisë së Serbisë, si dhe pas qëndrimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, se në rast se dialogu është në nivel kryeministrash, atëherë dialogun do ta drejtonte kryeministri.

Anëtari i Kryesisë së lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka thënë se kjo pyetje po shtrohet çdo ditë.

“Më duhet të sqaroj se marrëveshja e 10 shtatorit hap një horizont të ri në planin e parimeve të qeverisjes dhe konkretisht të politikës së jashtme të Kosovës. Ju i referoheni fjalorit dhe skemave që ka paraqitur Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij këta tre vjetët e shkuar në Kosovë. Pikërisht në pikën 5, por dhe më gjerë në marrëveshje flitet për atë se çfarë do të punohet në ringritjen e ekonomisë, politikëbërjes dhe rrjedhimisht politikës së jashtme”, ka thënë ai./koha ditore/

Mustafa: Presidentja t’i kërkojë Kushtetueses se si të dilet nga ngërçi

0

isa mustafa 3Isa Mustafa vazhdon të mos jetë kryetar Kuvendi, ndonëse ka më shumë se 100 ditë prej kur ky post i është premtuar nëpërmjet një marrëveshje që ka lidhur partia e tij me disa subjekte politike që bashkërisht bëjnë shumicën në Kuvend. Nuk do t’i hyjë procesit të zgjedhjes, për aq kohë sa nuk do të sigurohet që procesi është plotësisht kushtetues, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin për zgjedhjen e tij kryeparlamentar dhe ia ka njohur të drejtën vetëm PDK-së ta japë propozimin për këtë post. Por, pavarësisht që ka dalë fituese e zgjedhjeve, PDK-ja nuk e ka shumicën në Kuvend. Ka dështuar të votohet kandidati i saj, edhe në vazhdimin e seancës që është zhvilluar javën e shkuar.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Mustafa që drejton partinë e dytë në vend për kah numri i votave, ka treguar se edhe në vazhdimin e radhës të seancës konstituive do t’i lejohet PDK-së të propozojë kandidatin. Por, ka bindjen se prapë do të dështojë. Zgjidhjen e sheh vetëm te mundësia që PDK-ja t’ia delegojë koalicionit LDK-LVV-AAK-Nisma të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar Kuvendi. Mustafa nuk do të pranonte të propozohej nga PDK-ja, qoftë edhe formalisht.

“Tri Dritare dhe një Varje” kandidat për Oscar

0

Tri dritare dhe nje varje-film i QosjesFilmi “Tri Dritare dhe një Varje”,me regji te Isa Qosjes, skenar Zymber Kelmendi, interpretuar nga Irena Cahani, Luan Jaha dhe Donat Qosja, është filmi i propozuar nga Komiteti selektues i Kosoves për çmimet Oscar.

“Jemi të kënaqur që filmat të cilët ne kemi shikuar kanë nivel botëror dhe urojmë që çdo vit të shtohet numri i filmave”, u shpreh komiteti selektues.

Filmi trajton çështjen shumë delikate të dhunimit të gruas dhe dhimbjen që një përjetim i tillë shkakton në një shoqëri. Mendojmë se filmi përveç temës që trajton, po ashtu është i realizuar shumë mirë për nga niveli artistik”, theksoi Komiteti selektues i Kosovës.

“Tri Dritare dhe një Varje” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i shtëpisë filmike “CMB” me producent Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala.

Ky film flet për Lushen, mësuesen e fshatit, e shtyrë nga ndërgjegjja dhe nevoja e saj për rikthimin e dinjitetit, deklaron para një gazetareje të huaj se ajo dhe tri gra tjera të fshatit janë viktima të dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo deklaratë, e cila konsiderohet si turp nga mentaliteti, shkakton shqetësim tek burrat e fshatit, të cilët nën udhëheqjen e Ukës, fillojnë stigmatizimin e saj dhe kërkojnë largimin e saj nga fshati.

“Tri Dritare dhe Një Varje” ka pasur premierën botërore në Sarajevo Film Festival ku është shpërblyer me çmimin Cineuropa dhe së fundmi është mbajtur edhe premiera kombëtare nën patronazhin e Presidentës të Kosovës, Atifete Jahjaga.

Komiteti selektues i Kosovës përbëhet nga Arta Dobroshi (presidente), Jeton Neziraj, Alban Ukaj, Blerta Zeqiri, Sylejman Kllokoqi, Jeta Xharra dhe Albert Heta.

Në 6 gusht, Qendra Kinematografike e Kosovës ka ftuar të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin për filmin më të mirë të huaj Oscar, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit.

Të drejtën e konkurrimit e kishin gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova që janë shfaqur për shtatë ditë rresht në kinematë kosovare nga tetori 2013 deri në shtator 2014 dhe që i plotësojnë kushtet tjera të vëna nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences.

Pjesë e konkurrimit për Oscar ka qenë edhe filmi “Heroi” nga Luan Kryeziu si dhe filmi “Gone Back” nga Ernest Meholli, i cili për shkak të kritereve të vendosura nga Akademia nuk pati mundesinë të shqyrtohet nga komiteti selektues.

Në muajin korrik Academy of Motion Picture Arts and Sciences, që ndanë çmimet Oscar, e ka njoftuar Qendrën Kinematografike të Kosovës se nga ky vit ka të drejtë të propozojë një film për konsiderim për çmimin në kategorinë e filmit të huaj. Ky njoftim erdhi pas aplikimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës këtë vit dhe pas përmbushjes së kritereve të akademisë dhe lobimit ndërkombëtar. Kosova, sikur edhe shtetet tjera, ka të drejtë të nominojë vetëm një film.

Po hetohen ministra, sekretarë dhe drejtorë të Qeverisë

0

Syle Hoxhaj, kryeprokurorNë emisionin “Puls” të KTV-së sot mysafir ishte ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të shtetit Sylë Hoxha.

Në fillim të emisionit ai theksoi se Kosova nuk duhet të jetë djep i terrorizmit se për këtë arsye ai do te luftohet me të gjitha mjetet. Ai foli edhe për rastet e fundit të arrestimit te dyshimtëve si nxitës të terrorizmit dhe shtoi se hetimet do të tregojnë se a janë të bazuar këto dyshime.

“Edhe për rastet e dyshuar për shpëlarje parash nga ndonjë imam po zhvillohen hetime”, tha Hoxha ndërsa shtoi se nuk mund të flitet në një emision se kush shpëlan më shumë para, politikanët apo imamët, tha ai.

Në vazhdim të emisionin ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit tregoi ne EULEX-i, por edhe prokuroria ku është po zhvillon hetime ndaj ministrave, sekretarëve në Qeveri me dyshime korrupsionin.

Në pyetjen se a do të konkurrojë në postin e kryeprokurorit Hoxha u përgjigj se nuk do të konkurrojë në këtë pozitë. Duke arsyetuar vendimin për zgjedhjen e tij, Hoxha tha se kjo ishte një zgjidhje e përkohshme.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shteti ka njoftuar se po bëhen hetime për vrasjet e politike të bëra pas luftës në Kosovës. Hoxha ka thënë se është krejtësisht i pavarur në ushtrimin e profesionit të vet pas më nu është anëtar i LDK-së.

Hoxha ka premtuar se do të zgjidhet rasti i një lëndë që ka të bëjë me fëmijët e një zëvendësministri që po zgjat tash e nëntë vjet.

“Kosovës nuk i duhet që të jetë djep i terrorizmit, as rrugë tranzite e terrorizmit. Me të gjitha mjetet do ta luftojmë këtë dukuri që do ta rrezikonte Kosovën si shtet. Me koordinimin e punëve tona, Kosova nuk do të jetë shtet që do të burojë diçka e keqe edhe për shtetet tjera”, tha ai.

“Ka raste, ka edhe ministra, sekretarë edhe deputetë janë duke u hetuar, por për natyrën e hetimeve, për të mos i penguar hetimet, nuk do të thellohem më tutje në informacione”, tha ai.

Ramadani: Brovina dhe PDK-ja e kanë zaptuar Kuvendin

0

Burim Ramadani AAKSekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka theksuar se kryesuesja e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, sikurse edhe partia e saj, “e ka zaptuar Parlamentin e Kosovës”.

Ramadani tha se “Brovina duhet ta ketë të qartë, sikurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që Kuvendi nuk është pronë private e tyre, por është i popullit të Kosovës vullnetin e të cilëve e përfaqësojnë deputetët”.

“Ka mundësi kushtetuese dhe në bazë të rregullores së punës që seanca të thirret edhe nga të tjerët – nga presidenca dhe nga deputetët”, tha Ramadani në një prononcim për Telegrafin.

“Veprimet e Brovinës dhe të PDK-së, me uzurpimin e Kuvendit, po më ngjasojnë më zaptuesit e banesave pas luftës, të cilët i mbanin pronat e huaja përmes shkrimeve ‘Është e zënë”, ka thënë Ramadani.

Rikthehen Pink Floyd, në nëntor me album të ri

0

Pink Floyd-albumi i ri2014Rok-grupi britanik, Pink Floyd, do të lansojë albumin e ri në muajin nëntor.

I titulluar “The Endless River” do të përmbajë 18 këngë të reja dhe përmban incizime nga anëtarët e grupit David Gilmour, Nick Mason dhe Richardh Wright, që vdiq në vitin 2008. Anëtari i katërt Roger Waters kishte lënë grupin më 1985 dhe nuk është i përfshirë në albumin e ri.

Fansat mund të dëgjojnë edhe materiale të grumbulluara nga albumi “The Division Bell” që ishte lansuar në vitin 1994.

Në një njoftim, Gilmour, premtoi se bendi ka shtuar pjesë të reja dhe ka riincizuar këngët tjera për albumin e ri.

Pink Floyd u themelua më 1965 dhe janë një nga grupet më të suksesshme në histori.

“The Endless River” do të dalë në treg më 10 nëntor.