Home Blog Page 8101

Naime Beqiraj fituese e çmimit “Agim Ramadani”

0

Naime Beqiraj fituese e çmimit Agim RamadaniNdërkohë, me vendin e dytë është shpërblyer poeti Fahredin Shehu, kurse me të tretin Nexhat Rexha. Beqiraj është shprehur për KultPlus se ndihet e nderuar që pas dhjetë viteve është shpërblyer përsëri.

Stublla e Epërme e Komunës së Vitisë mblodhi sot rreth vetes shumë poetë, artistë, profesorë dhe intelektualë në edicionin e 25-të me radhë të manifestimit tradicional, letratr, kulturor dhe shkencor “Takimet e Dom Mikelit”.

Fjala hapëse i takoi kryetarit organizativ Dom Albert Jakjës i cili ju uroji mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe ndër të tjera tha se Stublla ka dhënë dhe jep mjaft intelektual, “Stublla ka dhënë dhe jep mjaft intelektual për të cilët aktualisht jemi mbledhur dhe mblidhemi gjithmonë, një ndër ta është edhe dom Mikeli mësuesi i parë i gjuhës shqipe dhe kontributi i Stubllës ka qenë dhe është i madh si në religjion ashtu edhe në aktin kombëtarë”, ka thënë ai.

Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili e përshkroi aq mirë manifestimin duke thënë se këtë vit manifestimi mbushi një çerek shekulli dhe aty për vite të tëra u ushqye Kosova me besim të pathyeshëm se mbi të keqën ngadhënjen e mira. “Jemi të zotuar që këto vlera dhe këto dëshmi, ti përkrahim, ndihmojmë, afirmojmë dhe promovojmë gjithmonë në shërbim të përhapjes së kulturës, si armë e fuqishme, që të ecim dinjitetshëm nga përparimi dhe suksesi i gjithëmbarshëm”, tha Haliti.

Pas këtyre fjalëve të kryetarit organizativ dhe kryetarit të komunës, profesorët e mëdhenj dhe akademikë siç ishin: Kolec Topalli dhe Muhamet Malaj lexuan kumtesat me titull: “Kontributi i bashkësive fetare për shkollën dhe arsimin shqip”, ku u fol për të arriturat e arsimit shqip ndër vite.

Kur përfundoi leximi i temës, e cila na la mjaft për të kuptuar që jemi një popull i madh dhe me shumë vlera, erdhi ora e madhe letrare, ku ndër poetët e vjetër kjo orë letrare promovoi edhe ata nga më të rinjtë, e cila u udhëhoq nga Sabit Rrustemi dhe kishte jurinë në përbërje të: Ramadan Musliut, Labinot Berishës dhe Mehmetali Rexhepit.

Ora letrare ishte me karakter garues dhe për nder të saj u nda çmimi me emër të dëshmorit të anës së Karadakut, Agim Ramadanit. Me këtë çmim u nderua poetja që zuri vendin e parë Naime Beqiraj e cila pas marrjes së çmimit tha “ Ndjehem shumë e nderuar që pas 10 viteve po marr çmim përsëri, sepse çdo vit vi këtu që të lexoi poezitë e mija për adhuruesit e poezisë e kulturës në përgjithësi”, ka thënë Beqiraj.

Vendin e dytë e zuri poeti Fahredin Shehu kurse të tretin Nexhat Rexha.

Në këtë manifestim të madh tradicional nuk munguan as këngët dhe vallet ku për argëtimin e të pranishmëve këndoi, këngëtarja Kristina Marku dhe performoi ansambli i këngëve dhe valleve “Albafolk” Gjilan.

Vlen të përmendet se para 25 vitesh Kosovës i rrezikohej ekzistenca kulturore, shpirtërore dhe politike nga politika hegjemoniste serbe. Mu atë kohë në Stubllën e Karadakut, në Stubllën e arsimit shqip, u shfaqën shkëndijat e këtij manifestimi, manifestim ky që atëbotë tuboi rreth vetës elitën e mendimit kulturor, shkencor dhe politik shqiptar. Sot e asaj ditë vazhdon të mbledh ende adhurues dhe dashamirës të cilët i kujtojnë si për të mirë ashtu edhe për të keq historinë e popullit shqiptar. Ky manifestim mbahet çdo vit për nder të shkollës së parë në Gjuhën Shqipe.

Mijëra kosovarë drejt Tiranës për ta takuar Papën

0

Kufiri-Vermice14-21Të shtunën dhe të djelën në mëngjes është vërejtur qarkullim i shtuar i kosovarëve që ishin nisur drejt Tiranës për ta Pritur Papa Françeskun.

Të shtunën në të dy anët e pikave kufitare mes Kosovës e Shqipërisë është vërejtur qarkullim i shtuar i kosovarëve që ishin nisur drejt Tiranës për ta Pritur Papa Françeskun, i cili po bënë sot vizitën e parë në Shqipri, e njëherësh vizitën e parë një shteti në kontinentin europian.

Zëdhënësja e Policisë së Shtetit shqiptar, Laura Totraku ka thënë se të shtunën deri në orën 16, vetëm në pikën kufitare të Morinës kanë kaluar kufirin rreth 3.400 qytetarë, transmeton RTK.

Vërehet se në mesin e atyre që po shkojnë ti bëjnë pritjen Papës ka edhe shumë musliman nga Kosova.

“Eshtë njeri i Zotit prandaj duam ta nderojmë”, deklaruan disa kosovarë që po pritnin në radhë për të kaluar kufirin.

Edhepse fluksi i njerëzve është shtuar, të shtunën nuk është shënuar asnjë incident. Në të dyja anët e kufirit janë vërejtur masat e shtuara të sigurisë.

Ndryshe Papa Francesku nuk do të takohet me liderët nga Kosova. Ministri në largim Enver Hoxhaj ka deklaruar se Vatikani së shpejti do ta njoh Kosovën shtet i pavarur dhe sovran, kurse lideri i vetëvendosjes, Albin Kurti, në prak të vizitës së Papës në Shqipëri i ka shkruar Vatikanit kërkesën që ta njohin Kosovën shtet.

Kjo është vizita e dytë që një Papë i bën Shqipërisë pas komuniste.

Policia në Prizren konfiskon biçikletat e parkuara afër shtatores së Xhevat Berishës

0

bicikleta2Qytetarët e Prizrenit, i ka shtyrë të qeshë një veprim i djeshëm  i Policisë së Kosovës. Këta të fundit kanë konfiskuar disa biçikleta të cilat ishin të lidhura në trotuaret përreth sheshit Shatërvan, kryesisht përreth rrethojave të përmendores së heroit Xhevat Berisha.

Një grup ‘prizren.live’, ka publikuar në kanalin youtube një video, ku është xhiruar ky aksion i Policisë.
Videoja e cila po shpërndahet edhe në rrjetin social facebook po kritikohet nga shumë qytetarë.

Por Policia e Prizrenit ka një shpjegim. Hazir Berisha, zëdhënës në Policinë rajonale të Prizrenit ka thënë për KosovaPress, se ky aksion është bërë për mbrojtjen e përmendores, të cilët qytetarët po i lidhin biçikletat e tyre përreth saj.

“Dje Policia e Kosovës ka angazhuar një kompani për bartjen e automjeteve e kontraktuar nga komuna, për të larguar biçikletat e lidhura përreth përmendores së heroit Xhevat Berisha. Këto biçikleta rezultojnë të jenë të pronarëve që kanë lokale në atë vend. Atyre u është tërhequr vërejtja, por që kanë vazhduar t’i lidhin biçikletat, ndërsa sot ato janë konfiskuar”, ka thënë Berisha për KosovaPress.

Sipas Berishës, kjo është një anomali, që biçikletat të lidhen për hekurat e një përmendore, gjë që sipas tij është keq edhe për syrin e shumë turistëve që ka qyteti i Prizrenit.

Aksident trafiku në Suharekë

0

Aksident-DuhelNjë aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Reshtani”  të  Suharekës.

“I dyshuari duke lëvizur me veturën ‘Fiat Scudo’ me targa lokale nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtës me kushtet e rrugës ka goditur veturën ‘Opel Vektra’ me targa lokale të cilën e drejtonte viktima . Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor’, njofton Policia e Kosovës.

 

 

Papa hyn ne takim me Nishanin

0

Papa-NishaniPapa tashmë ka arritur në presidencën e Shqipërisë. Nën brohoritjet shumta të qytetarëve përreth, ai u takua me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani.

Para se të hynin në takim, Presidenti NIshani dhe Papa Frencesku janë përshëdetur, ndërsa Garda E Republikës ka ekzekutuar hymnet kombëtare të dy vendeve.

Arrestohen pesë persona në Rahovec

0

arrestimi 2Pesë persona janë arrestuar në Rahovec . Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë -dega në Rahovec.

“Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjakovë-dega Rahovec, në lokacione të ndryshme, janë arrestuar pesë të dyshuar dhe të njëjtit pasi kanë kryer obligimin e përcaktuar nga Gjykata janë liruar”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Sanksionet nga Kosova tmerrojnë Putinin

0

PutinNjë zhvillim i papritur po ndodh në Kremlin, i cili befasisht duket i gatshëm të negociojë tërheqjen nga Ukraina, si dhe ndërprerjen e përkrahjes ruse për Sirinë, shkruan sot Koha Ditore, në faqen e saj kushtuar Dosjeve “Pronto”.

Pas sanksioneve të imponuara nga SHBA-ja, si dhe atyre nga Brukseli, Moska tashmë ishte e shqetësuar, por sanksionet e fundit, këto që dje u vendosën nga Qeveria e Kosovës, duket se e kanë tmerruar më së shumti Putinin.

Nga bisedat mes zyrtarëve më të lartë rusë, të kapura nga agjentët në Stacionin tonë në Moskë, shihet qartë çfarë efekti kanë sanksionet e Prishtinës te Moska (ani pse arsyet pse një frikë kaq e madhe ruse nga Kosova për ne mbeten mister). Nga bisedat po ashtu vërehen shenjat e para të ndryshimit të pozicionit rus, i cili tani po lëviz në drejtim të pranimit të plotë të kushteve tona për largim të ushtrisë ruse nga Ukraina dhe ndërrim qasjeje në krizën e Sirisë.

Konsideroj që më mirë se çdo analizë imja, realitetin e momentit e tregon transkriptimi i bisedës mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe shefit të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), gjeneralit Aleksandr Bortnikov.

Mirëmbajtja kaotike e varrezave në Prizren

0

Varrezat e prizrenitDemë Kelmendi me banim në Prizren është dashur që të shkonte tri herë brenda një dite deri te varrezat e qytetit për të aranzhuar një ‘parcelë’ për varrimin e nënës së mikut të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Detyrimi për të vajtur disa herë ka ardhur si pasojë e mungesës së hapësirave për varre.

“Më është dashur që të negocioja disa herë me varrmihësit. Negociatat janë zhvilluar për hapësirën dhe për hapjen e varrit. Fillimisht më është thënë se nuk ka vende, pastaj se nuk mund të hapin varrin shkaku se janë të ngarkuar me punë, për shkak të disa varrimeve në të njëjtën ditë”, rrëfen Kelmendi.

Sipas tij, negociatat nuk kanë prodhuar asnjë rezultat përderisa nuk janë numëruar paratë. Vetëm atëherë janë gjetur zgjidhjet.
“Nuk po dua të paragjykoj asgjë, mbase edhe kanë pasur të drejtë. Por besoj se i tërë sistemi i menaxhimit dhe mirëmbajtjes së varrezave myslimane duhet të ketë një organizim më të mirë”, ka thënë ai.

Sipas qytetarëve të Prizrenit, nuk janë vetëm këto raste kur duhen ofruar paratë. Edhe mirëmbajtja e varreve kushton. Zakonisht “pazari” bëhet në prag të festave fetare./koha ditore/

Novosella restauron shtëpinë e Gjergj Fishtës

0

novosellaShtëpia ku ka lindur At Gjergj Fishta nuk ekziston më. Por ekziston shtëpia ku ai ka banuar. Në fshatin Fishtë, në Zadrimë të Lezhës në Shqipëri, streha prej guri e druri ende ruan gjurmët e shkrimtarit të madh. Por sipas gjendjes së saj ajo nuk do të qëndrojë gjatë në këmbë. Mediet shqiptare kaherë kanë transmetuar se institucionet kanë dhënë premtime se do ta restaurojnë këtë objekt me vlera historike e kulturore. Por një gjë e tillë asnjëherë nuk është ndërmarrë.

Madje një premtim të tillë e pati dhënë edhe ish-ministri i Kulturës Aldo Bumçi në 141 vjetorin e lindjes së Fishtës. E derisa politikanët e përgjegjësit e institucioneve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri japin fjalë për restaurimin e shtëpisë së Fishtës, ajo është buzë rrënimit. Por, është dikush që ka menduar për të. Publicisti e biznesmeni nga Kosova, Sabri Maxhuni-Novosella, ka vizituar para pak ditësh shtëpinë e At Fishtës. Novosella ka bërë të ditur se me fondin e tij personal do të restaurojë shtëpinë e atij që njihet si Homeri shqiptar.

“Kam bindjen se dëshirë e çdo atdhetari është të kontribuojë në ruajtjen e monumenteve historike, siç është edhe shtëpia e At Fishtës. Falenderoj Zotin që më ka dhënë mundësi ekonomike për ta realizuar këtë dëshirë”, shprehet ai. Novosella konsideron se At Fishta, pa dyshim zë vend qendrorë me kontributin e tij për kombin dhe kulturën shqiptare./tribuna/

PDK preferon zgjedhjet

0

Hashim Thaci ne fushatDështimi i njëpasnjëshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, për të siguruar vota për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk i ka zbehur shpresat e kësaj partie për t’i krijuar institucionet e reja.

Por, partia e Hashim Thaçit përveç fjalëve, deri më tani nuk ka ofruar ndonjë plan për dalje nga kriza politike në të cilin është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për gazetën Tribuna se nuk ka asnjë lëvizje në këtë parti pas dështimit të zgjedhjes së Arsim Bajramit për kryetar të Kuvendit.

“Asgjë të re nuk ka. Jemi në pritje se çfarë po bën presidentja”, ka thënë Musmurati. Por burimet të gazetës brenda PDK-së bëjnë të ditur se kjo parti po e shqyrton mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, në rast se nuk arrihet një marrëveshje në mes të partive politike pjesëmarrëse në Kuvend për krijimin e institucioneve të reja..