Home Blog Page 8100

“Heroi” një film që na bënë të ndihemi të barabartë me të tjerët

0

opinion 23Arian Llalla, Toronto

Kur flasim për filmin, shpeshherë vihet në theks fakti se filmi është një lloj sinteze i një morie artesh (artit figurativ, letërsisë, teatrit, muzikës, etj.), disi, ashtu, siç është konsideruar në shekullin e XIX opera. Kjo do të thotë se, në një mënyrë apo tjetrën krijimtaria filmike i merr, apo më mirë thënë përvetëson elementet e arteve të tjera dhe, prej tyre e krijon një tersi të re. Besoj më së këtë kuadrat mund ta shohim edhe filmin “Heroi” të regjisorit nga Prishtina, Luan Kryeziu, të cilin, pata kënaqësinë ta shikoja sivjet, në edicionin e 38-të të Festivalit Botëror të Filmit në Montreal. Ky festival është ndër festivalet më të mëdha në botë, ndërsa vetë pjesëmarrja në të shënon sukses dhe kredibilitet për një artist dhe për veprën e tij.
“Heroi” është një film shumë shqetësues. Mbase një prej filmave më shqetësues që kanë krijuar regjisorë shqiptar deri më sot. Kjo, mbase edhe und të tingëllojë si një pohim shumë i guximshëm, por ama, mendojë se mund të jetë pohim i vërtetë. Gjithashtu, është mëse e sigurt se “Heroi” është prej filmave më të vështirë që është krijuar ndër shqiptarët ngase trajton një temë që ka ndjeshmëri të madhe për një grup shoqëror të cilin e ndeshim përditshmërisht dhe për dramën e të cilëve mund të dëgjojmë, lexojmë apo edhe shohim në televizionet tona, të thuash përditshmërisht.

Veteranët e luftës, pra. Për këtë, mbase filmi “Heroi” edhe do të mbetet filmi më i vështirë që do ta ndërtojë në karrierën e tij ky regjisor i ri dhe jashtëzakonisht i talentuar i cili ia doli të na bindë (jo vetëm neve shqiptarëve) se filmi shqiptar e ka një të ardhme.

Për dallim nga filmat që janë bërë deri më sot, në Kosovë apo edhe në Shqipëri, të cilët, rrallëherë flasin apo shprehin diçka të zakonshme dhe nga jeta (këtu përjashtim mund të bëjnë Parullat e Gjegj Xhuvanit), filmi “Heroi” flet me një gjuhë të thjeshtë, drejtpërdrejt dhe përcëllueshëm duke shkaktuar emocion dhe drithërima te shikuesit.

Është një tregim kompleks i rrëfyer në mënyrë shumë të thjeshtë dhe dramaturgjikisht saktë, aq sa e bënë edhe të kuptueshëm edhe për publikun joshqiptar me të cilin, filmi artistik shqiptar të thuash nuk ka komunikuar asnjëherë ashtu siç do të duhej dhe siç komunikojnë filmat e tjerë. Ndaj dhe nuk është e rastësishme që Stiven Shvarc, një prej liderëve të gazetarisë në ShBA, kur e kishte shikuar këtë film në një kinema të Prishtinës, kishte shkruar se “Heroi” është një prej realizimeve kinematografike më të mira që janë bërë në Ballkan ndonjëherë dhe se ka përmasë të vlerave evropiane.

Ketë më së miri e dëshmoi “Heroi” i Kryeziut edhe në Festivalin e Montrealit ku, në mesin e tërë atyre filmave, ishte përzgjedhur ndër ata katër filma që u shfaqen edhe njëherë, në programin special, atë të përmbylljes së festivalit, hapësirë kjo e rezervuar për katër filmat që kanë zgjuar interesimin më të madh të publikut. Që kanë marrë vlerësimin më të madh të kritikëve dhe të publikut, e që, thënë ndryshe, bënë pjesë në katër filmat më të mirë të festivalit.

Edhe njëherë, duhet vënë në pah këtë fakt, ngase, Festivali Botëror i Filmit ën Montreal, jo vetëm që është ndër dhjetë festivalet më të mëdha dhe më përfaqësuese të kinemasë në botë, njëherësh konsiderohet edhe si festivali më i madh i filmit në Amerikën Veriore, ku përfshihen edhe Kanadaja, por edhe ShBA-të. Por, t’i rikthehemi edhe njëherë “Heroit”!

Ky film i Luan Kryeziut, që nga fillimi, kur hapet filmi me pamje dokumentare (autentike) nga lufta e fundit në Kosovë, kur shihen barbaritë e ushtrisë dhe policisë serbe që vrasin, torturojnë, dëbojnë dhe plaçkitin shqiptarët dhe pronat e tyre të cilave ua fusin zjarrin, na e bënë të qartë se “Heroi” nuk është një film i zakonshëm, apo ordiner, siç i thonë fjalës. Dhe, derisa skenat radhiten me një saktësi të jashtëzakonshme logjike dhe dramaturgjike, zbërthehet figura komplekse e kryepersonazhit Shkëmbit, një vullnetari në luftë i cili, pas lufte, duke u përpjekur që ta ruaj ndershmërinë, çiltërinë dhe pastërtinë e idealeve të tija atdhetare, degjeneron deri në atë shkallë sa që, në fund, i shkatërrohet gjithçka, bashkë me ëndrrën e cila e kishte sjellë në luftë dhe ndjenjën e vetëflijimit për një çështje aq të madhe dhe aq të rëndësishme saç ishte liria e Kosovës. Pra, derisa në fillim, Shkëmbi pritet si një hero i vërtetë, i gjallë, i luftës, atë, shoqëria të cilës i përket, një shoqëri e pa rregulla dhe në transicion, e kundërshton aq shumë dhe aq vrazhdët, duke mos i ofruar asgjë, sa që shkalla e degradimit të tijën shpie në një imazh të dhembshëm dhe vërtetë tragjik.

Deri tek shembja e një idhulli, apo edhe e një heroi. Ashtu, sikundër mund të pandehim se do të ketë ndodhur në Kosovën e pas luftës, por jo vetëm aty. Kështu, çdo gjë e theksuar më lartë kulmon në një skenë të habitshme apo mbase edhe ngapak të papritur kur, kryepersonazhi i këtij filmi, në ëndërr apo edhe në zhgjëndërr nga heroi i idealizuar detyrohet të bëhet keqbërës, për të vazhduar në një skenë kur një person i armatosur (vetë shkëmbi) si një plaçkitës androgjen shtrihet ta përmbyll durimin e tij, idealin e tij dhe ëndrrën e tij të stërzgjatur në një kornizë varri në mesin e shokëve të tij dëshmorë, por të cilët më nuk mund të jenë të gabueshëm.

Për ta kuptuar thellësinë psikologjike të kryepersonazhit të filmit “Heroi”, mendoj se, mbase, do të na duhej që për pak kohë të distancohemi prej ngjarjes dhe rrethanës në të cilën degjeneron ai, si tërësi, që ta kuptojmë mirë dhe qartë se kthesa e tij e papritur, mbase, në fund të filmit, apo edhe krijimi i karakterit të dyfishtë nga ai, që na vjen si kulminacion i rrëfimit dramatik në këtë film, , ndoshta, për pak çaste kapërcen tek diçka që nuk mundet gjithmonë të thuhet me mjetet filmike.

Sepse, është momenti kur tregimi shkëputet dhe vetëdigjet në dinamikën dhe rrjedhën e tij dramaturgjike e që duket diçka si një lloj ftohjeje në çastin e shpërthimit më të madh të brendshëm të kryepersonazhit si bartës i tërë një veprimi dramatik, për të na përkujtuar neve se po e shikojmë një film medium i të cilit (shiriti) e dëshmon brishtësinë e vetë dhe materialitetin ngase, thellësia e shpirtit të njeriut është e ngjeshur dhe e pafundme. Heroi i L. Kryeziut, disi na vjen si një personazh nga analizat e Adlerit. Personifikon homoduplexin të cilin një person e bartë Brenda një shoqërie irracionale dhe hipokrite siç janë të gjitha shoqëritë e pasluftës. Poende, mund të themi se filmi, para së gjithash, flet për një projeksion psikologjik të individit në një shoqëri gllabëruese dhe të pakonsoliduar. Me këtë rast, mund të themi se edhe skenari i Kryeziut është i një niveli të lakmueshëm dhe impresionon me shumështresimin e vetë.

Fabula është mjaft e thjeshtë, me ç’rast, Arben Bajraktaraj, në rolin e Shkëmbit (Heroit)përmes një qetësie që vjen si forcë interpretative, por edhe ekspresionit të fytyrës interesante që ka dëshmon një talent të theksuar. Në këtë kuadër vijnë edhe karakteret e realizuara shumë mirë nga Çun Lajçi, Salaudin Bilalli, Haqif Mulliqi apo edhe Suani Raça, Xhemi Agaj, etj., që dëshmojnë një klasë të lartë aktrimi. Në veçanti impresiv janë Ç. Lajçi dhe Haqif Mulliqi. Ky i fundit antipodi i Shkëmbit (Heroit), që është një soj harbuti – dezertor dhe batakçi i cikli, pas lufte gjendet aq mirë sa që, bëhet dhe ministër, anipse se nuk kishte bërë asgjë për shoqërinë e vetë. i realizuar vjen edhe roli i fëmijës, Glauk Haxhiaj, i cili, nga një fëmijë plot shend e lumturi, mbytet në autizëm dhe i cili si i tillë vetëm sa e rëndon karakterin e babait i cilin, është evidente se me të birin ka një marrëdhënie kozmogorike më shumë se sa njerëzore.

Edhe alegoritë e filmit janë fantastike, pa ndonjë efekt special përmes të cilit sot regjisorët rrëfejnë ndodhitë e filmave të tyre, me një pompozitet të thyerjes së karakterit të kryepersonazhit dhe kthesës dramatike e cila, të thuash filmin nuk e shpie drejt fundit por e rikthen në pikën zero duke e dëshmuar një fazë të zhvillimit të një shoqërie metafizike që ecën një hap para e disa pas.

Sido që të jetë, për në fund, mund të thuhet se, më në fund, edhe me pjesëmarrjen ne Festivalin Botëror të Filmit në Montreal, edhe me cilësinë që solli, edhe me pritjen që i bëri këtu publiku i huaj dhe kritikët më të njohur të kinemasë botërore, “Heroi” i Luan Kryeziut është një krijimtari filmike që të bënë të ndihesh mirë dhe, sigurisht, i vetmi film, i cili, pas kaq vitesh pritjeje është kompetitiv, e madje pretendues për çmimet më të larta. Mbase edhe për Oskar. Kosova e ka rastin sot.

(Autori është aktor. Ka qenë pjesë e shumë filmave në Kanada, ndërsa ka punuar edhe në organizmin e Festivalit të Filmit në Toronto, i cili gjithashtu bënë pjesë në festivalet e kategorisë A.)

OKB: 70,000 kurdë sirianë arrijnë në Turqi

0

Antonio GueterresRreth 70,000 kurdë sirianë kanë hyrë në Turqi qysh të premten, duke ikur nga ofensiva e xhihadistëve të Shtetit Islamik në verilindje të Sirisë. Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka rritur rolin e saj për të ndihmuar Turqinë në trajtimin e situatës.

Komisionari i lartë për refugjatë i OKB-së, Antonio Gueterres, ka lavdëruar Turqinë për hapjen e kufirit për refugjatë. Turqia është duke ndërtuar dy kampe, me ndihmën e UNHCR-së, për të strehuar kurdët sirianë. Turqia ka pranuar mbi 847,000 refugjatë sirianë, prejse ka nisur konflikti në Siri, në mars të vitit 2011.

Ukraina s’tërheq trupat pa u tërhequr Rusia

0

Andriy LysenkoZëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës ka thënë se Kievi nuk do t’i tërheqë trupat nga vija e frontit në lindje, derisa armëpushimi të mos zbatohet plotësisht.

Andriy Lysenko ka thënë se dy ushtarë janë vrarë dhe së paku tetë të tjerë janë plagosur gjatë dy ditëve të fundit, pavarësisht armëpushimit.

“Nëse forcat e Ukrainës tërhiqen, një gjë e tillë do të bëhet në të njëjtën kohë me tërheqjen e trupave ruse”, ka thënë Lysenko.

Rusia nuk pranon se ka trupa në Ukrainë.

Begaj: Kundër Malishevës po bëhet propagandë politike

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesMe gjithë kritikat e shumta që i janë bërë që nga marrja e detyrës, thotë se nuk do të ndalet së punuari me të vetmin qëllim, që qytetarëve tua lehtësojë hallet që u rëndojnë mbi supe, tash e sa vite. Ndërsa, të gjitha kritikat në adresë të komunës, i quan propagandë mediale dhe politike. Ndërkaq, postin që mban, nuk e sheh si privilegj, por si një përgjegjësi të madhe. Nuk është i kënaqur me punën e tij, pasi që thotë se qytetarët po përballen me një varfëri dhe papunësi të madhe.
Ky është kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, i cili në një intervistë për KosovaPress, ka folur për punën e bërë gjatë këtyre muajve sa ai ka qeverisur me këtë komunë.

Begaj thotë se prej se është zgjedhur në krye të Komunës së Malishevës, është përpjekur që t’i vazhdoj të gjitha ato projekte të cilat kanë mbetur pa përfunduar nëpër fshatra dhe të vazhdojë me projekte tjera. Prioritet për të mbetet ndërtimi i shkollave, rrjetit të ujësjellësit në fshatra të ndryshme, kanalizimi, ndërtimi i rrugëve, si dhe përfundimi i disa projekteve në të cilat ka pasur ngecje. E ndër prioritete është dhe ndërtimi i një çerdhe, e cila i kishte munguar kësaj komune, e cila pritet të hyjë në funksion gjatë këtij viti.

Teksa flet për projektet e përfunduara dhe ato që janë në vazhdimësi, Begaj thotë se do të vazhdojë t’i mbështes ashtu siç kishte premtuar, fshatrat më të largëta të kësaj komune për të cilat ka pasur më pak përkujdesje.

“Ne nuk kemi premtuar që brenda gjashtë muajve do të kryhen gjithë këto projekte, por brenda 7, 8 muajve me u bë finalizimi i shumicës së këtyre projekteve që ne veç i kemi premtuar para elektoratit tonë të komunës së Malishevës. E di se kemi shumë, unë bashkëjetoj me qytetarët e Malishevës. Kemi shumë brenga. Dhe nuk është privilegj për mua që jam kryetar i Komunës së Malishevës, por është një ngarkesë dhe përgjegjësi e madhe. Për arsye se unë ende nuk e kam asnjë ditë pushim, gjatë mandatit tim deri më tani për arsye se nuk kam pas kohë, asnjë ditë të vetme me shfrytëzua për pushim. Vetëm t’u u mundu me iu shërby sa më mirë dhe sa më shumë qytetarëve. Me bashkëjetua me brengat dhe hallet e tyre. Unë e di që ka nevoja të shumta dhe nuk do të realizohen gjatë mandatit tim. Do të kalojnë dhe shumë mandate të tjera, për arsye se njerëzit kanë nevojë gjithë me punu. Nevojat janë të domosdoshme. Megjithatë po përpiqemi që në maksimum ta bëjmë punën me të mirë tonën”, thotë ai.

Megjithëse, edhe më herët ishte pjesë e qeverisjes në këtë komunë, ai thotë se nuk e ka menduar se banorët e këtij rajoni përballen me probleme kaq të mëdha. Ndërsa, pohon se nuk do të mungoi puna dhe përpjekja e tij për ta ndryshuar situatën në këtë regjion kaq të varfër, e me një papunësi të lartë.

“Unë kam qenë kryesues i Kuvendit këtu në Malishevë. Por më të thënë të drejtën nuk kam menduar bash krejt që do të përballen me të gjitha këto probleme qytetarët në Malishevë. Megjithatë do t’i përballoj dhe do të përpiqem me punu sa të mundem, në mënyrën më të sinqertë që është e mundur. Do të përpiqem të jem së bashku me qytetaret dhe hallet e tyre. Nuk është e lehtë. Malisheva ka 55 mijë banorë rezident dhe 15, 16 mijë janë jashtë që jetojnë. Nuk është e lehtë me u përball me hallet e Malishevës. Për arsye se Malisheva është një regjion i varfër. Një regjion i shumë njerëzve pa punë. Një regjion i njerëzve me shumë halle. Për atë arsye të gjitha ato brenga të qytetarëve të Malishevës janë mbi supet e mia. Do të përpiqem sa të është e mundur me i zgjidh në mënyrën më të mirë të mundur”, thotë ai.

Ai shtoi se po mundohet të vë një disiplinë institucionale, e cila deri më tani kishte munguar.

“S’po mund të them në kushte të mjerueshme. Sepse në gjendje të mjerueshme është krejt Kosova. Të gjitha komunat, gati përballen me sfida të tilla. Mirëpo ne po mendojmë diçka me ndryshu. Keni mujt me vërejt se gjatë këtij mandati, gjatë këtyre muajve në arsim kemi të hyra 30 mijë euro që s’janë parë asnjëherë. Jemi munduar me krijuar një disiplinë që me u institucionalizu çdo gjë dhe çdo gjë me shku përmes institucioneve, ashtu siç duhet. E jo me shku përmes rrugëve private shkel e shko. E mos me u menaxhu gjërat siç duhet. Është krijuar një disiplinë dhe besoj se kjo do të rezultojë në të mirën e një shërbimi më të mirë të qytetarëve dhe në krijimin e ligjshmërisë dhe zbatimin e ligjit dhe rregulloreve që ka Komuna e Malishevës”, tha ai.

Ndërsa, e quan propagandë mediale e politike, gjithë zhurmën e bërë rreth largimit të disa punëtorëve të arsimit, e për të cilat është thënë se e tëra është bërë për shkaqe politike. Ai thotë se konkursi për vende pune në arsim është shpallë me sugjerim të Ministrisë dhe se janë shpallur konkurse për ato vende pune në të cilat nuk kanë qenë njerëz adekuat ose kanë qenë të padiplomuar. Nuk mohon mundësinë e ndonjë lëshimi në këtë proces, por thotë se do t’i verifikoj të gjitha lëshimet në rast se ato janë bërë.

“Është bërë një propagandë mediale ndaj Malishevës. Është thënë se Malisheva ka larguar 200 punëtorë të arsimit. Gjë që nuk qëndron. S’ka qenë asnjëherë ashtu…Gjithë kjo që është bërë për mendimin tim është bërë një fushatë propagandistike dhe politike, nga faktorët që nuk ia donë të mirën kësaj qeverisje. Por megjithatë unë do ta bëjë punën time. Unë i pres të gjitha kritikat sepse jam në ballë të kritikave. I pranoj të gjitha kritikat. Do të mundohem në atë drejtim. Unë bashkëjetoj me ata njerëz. Sepse nuk është e lehtë sot kanë konkurruar 1616 konkurrentë në procesin e arsimit. Prej 1616 konkurrentëve që kanë konkurru sigurisht një mijë e më tepër prej tyre, i kanë plotësuar kushtet me fitu një vend të punës. Por është e pamundur me fitu 1550 vet një vend pune. Të gjithë ata mund të jenë kritik. Të gjithë janë të pakënaqur. Edhe unë jam i pakënaqur me gjendjen në të cilën gjendet Malisheva dhe Kosova në përgjithësi”, tha ai.

Begaj po ashtu thekson se gjatë mandatit të tij do vë rregull dhe në arsim dhe se nuk do tolerojë më që politika të punësojë njerëz jo adekuat dhe fare pa nevojë.

“Ne e kemi pasur procesin e arsimit, njerëzit ku kanë punuar me 4 orë pune, ndërsa janë paguar për 20 orë pune. Ajo nuk do të lejohet më. Kemi pasur njerëz që kanë punuar me lëndë të ndryshme , e që s’ka qenë ajo lëndë adekuate për atë shkollë absolutisht. Janë futur njerëz, vetëm ndoshta për çështje politike, po futemi në një vend të punës. Unë do të isha shumë i kënaqur me mujt me e mbajt atë vend të punës. Por megjithatë, duhet të më sugjeroj dikush se si ta mbaj në vend të punës, kur nuk ka orë të mjaftueshme dhe kur nuk ka vend të punës, për një profil të caktuar. Kjo e ka bërë që njerëzit me drejtë të reagojnë. Edhe unë jam i shqetësuar për gjendjen. Edhe unë jam i shqetësuar për papunësinë e njerëzve. Mirëpo le të del një faktor, le të më ndihmon edhe mua se si duhet zgjidhur ky problem. Unë nuk mund t’i mbaj njerëzit pa vende pune. Nuk mund t’i mbaj njerëzit pa konkurs dhe pa kualifikime. Është kjo çështje që ka ardhur deri tek shpallja e konkursit”, thotë ai.

Ai po ashtu thekson se nuk është aspak i kënaqur me këtë gjendje. Por shpreson që qytetarët do të jenë të kënaqur me punën e tij. Ndërsa, beson se gjatë viteve sa ai do të qeveris me këtë komunë, do të arrijë t’i bind qytetaret se po punon vetëm për interesat e tyre dhe se është në shërbim të qytetarëve të kësaj komune./KP/Telegrafi/

Amerikanët ndalohen me thika, snajperi qëllon pa dashje

0

snajper3Dy incidente janë regjistruar gjatë ditës së sotme në kryeqytet gjatë vizitës së Papës por fatmirësisht pa pasoja. Një punonjës i Gardës së Republikës është pezulluar nga puna pasi ka qëlluar pa dashje me snajper në afërsi të “Stacionit të Trenit”.

Ndersa rasti i dytë, ka të bëjë me dy shtetas amerikanë të cilët janë ndaluar në bulevard si persona të dyshimtë. Pas kontrollit, në çantat e tyre janë gjetur një thikë dhe një biçak

Dhurata e Papës për Shqipërinë – Meshari i Gjon Buzukut

0

Papa mezhariPapa i dhuroi Presidentit Nishani një kopje digjiitale të Mesharit të Gjon Buzukut, që do t’i shtohet thesarit të Bibliotekës Kombëtare.

Pas fjalimit në Presidencë, Papa Françesku ka shkëmbyer dhurata me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Presidenti Nishani i bëri Atit të Shenjtë dhuratë një portret të gdhendur në argjend të Giovanni Francesko Albanit, Papa Clemente XI, me origjinë shqiptare, të shoqëruar me citatin “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut!”

Ndërsa Papa i dhuroi Presidentit Nishanit një kopje digjiitale të Mesharit të Gjon Buzukut, që do t’i shtohet thesarit të Bibliotekës Kombëtare.

Prizren: Vetëaksidentohet një motoçiklist

0

Motocikleta aksidentNjë motoçiklist është vetëaksidentuar në Prizren. Ai për shkak mospërshtatjes së shpejtësisë ka goditur një shtyllë elektrike. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Vatra” në Prizren.

“Ngasësi i motoçikletës nga mos përshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës me motoçikletë del nga rruga, pasi humb kontrollin e godet një shtyllë ndriçuese me ç ‘rast si pasojë e saj pëson lëndime trupore (krahun këmben e djathtë) të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor dhe mbetet për shërim të mëtutjeshëm në spital në Prizren”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/

Rrihet keq një person në fshatin Romajë të Hasit

0

rrahje 34Një preson është rrahur fizikisht në fshatin Romajë të Hasit.

Rrahja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje që ka pasur me sulmuesin.

Policia e Kosovës njofton se pas rrahjes viktima dërgohet për trajtim mjekësor në Spital të Prizrenit nga vetë sulmuesi.

“I dyshuari pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas e kishte dërguar në spital për tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet rasti shkon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Reuters: Papa kreu mrekullinë e parë në Shqipëri

0

Tirane-sheshi Nene TerezaVizita e Papës në Shqipëri vjen si një bekim për vendin tonë. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se ende para mbërritjes së Atit të Shenjtë në Tiranë, tashmë për vendin ka ndodhur mrekullinë e parë: Rikonstruktimi i sheshit “Nënë Tereza”.

“Reuters” shkruan se Papa Françesku, ende pa ardhur në Shqipëri, i ka bërë asaj një mrekulli të vogël: Ka nxitur bashkëpunimin ndërmjet forcave politike kundërshtare që të bashkohen për të rikonstruktuar një nga sheshet kryesore të kryeqytetit, Tirane.

Papa Françesku: Lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë

0

Papa ne Presidence-ShqiperiPapa Françesku mbërriti mëngjesin e të dielës në Shqipëri, duke nisur këtë vizitë historike për vendin tonë. Ati i Shenjtë shkeli tokën shqiptare në orën 09:06 minuta dhe u prit nga Kryeministri Edi Rama, anëtarë të Qeverise e drejtues të Kishës Katolike.

Papa takoi edhe dy femije, nje nga jugu dhe nje nga veriu i vendit, nje pershendetje simbolike kjo per Atin Shenjte. Ne ambientet e salles VIP te aeroportit u zhvillua edhe ceremonia zyrtare, ku Kryeministri Edi Rama i dhuroi Papes, kupen e dheut, nje dhurate simbolike dhe shume domethenese.

Me pas Papa, i shoqeruar nga eskorta papale u nis drejt kryeqytetit. Mijera besimtare kane dale neper rruge per te pritur Atin e Shenjte, duke i dhuruar atij pershendetje teper te ngrohta.

Ndalesa e pare eshte ne Presidence, ku fillimisht u zhvillua ceremonia e mireseardhjes ne oborrin e institucionit. Presidenti Bujar Nishani shprehu emocionin e vecante per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi, ndersa ne fjalen e tij theksoi se ne vendin tone, brez pas brezi eshte trasheguar respekti mes komuniteteve fetare .

“Krishtërimi dhe islamizmi në Shqipëri, kanë ditur veç të komunikojnë. Komunitetetet fetare kanë ditur të qëndrojnë fort edhe gjatë periudhës së egër të komunizmit”, u shpreh Nishani.

Ati i Shenjtë, në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në këtë ceremoni, shprehu kënaqësinë për vizitën që po zhvillon në Shqipëri,duke e vlerësuar tokën shqiptare, si një tokë të fisme, të heronjve dhe martirëve.

Duke theksuar se liria fetare dhe e shprehjes është kushti themelor për zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi, Papa Françesku vlerësoi bashkëjetesën mes komuniteteve fetare në Shqipëri, një vlerë e paçmuar për paqen.

“Kjo është një vlerë që duhet ruajtur dhe zhvilluar çdo ditë. Uroj që Shqipëria të vazhdojë në këtë rrugë dhe të jetë shembull për shumë vende të tjera”, tha Papa.

Ati i Shenjtë falenderoi shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë. “Unë lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë!” u shpreh Papa Françesku.

Pas daljes nga Presidenca, Papa Françesk ka vendosur qe te pershendese me nje shetitje te shkurter besimtaret qe ndodhen ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ata qe ndodhen tek sheshi “Skenderbej” dhe me pas do te kthehet ne sheshin “Nene Tereza”. Levizja e Papes do te zhvillohet me makinen e tij karakteristike te hapur.

Pas rreth nje ore, në sheshin “Nënë Tereza”, Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën e Shenjtë. Do të bashkëkremtojnë me të edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë.

Në hapësirën para altarit jane vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.

Në orën 13:30 është planifikuar një takim dhe drekë me ipeshkvinjtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike. Në mjediset e Nunciaturës Apostolike Ati i Shenjtë do të takojë Ministrin e Brendshëm Z. Sajmir Tahiri me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.

Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Papa do të takohet me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera. Ati i Shenjtë duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Në orën 17:00 do të jetë kremtimi i lutjes së mbrëmësores në Katedralen e Tiranës. Në këtë takim do të marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri.

Në orën 19:45 në aeroport do të zhvillohet ceremonia e largimit të Papës nga vendi ynë dhe 15 minuta më vonë, Ati i Shenjtë do të lerë tokën shqiptare./tch/