Home Blog Page 8102

Arriti Papa

0

papa ne shqiperi(E plotësuar) Papa Francesko tashmë ka arritur në aeroportin e Rinasit. Aeroplani është ulur në pistë derisa të gjithë udhëtimet janë ndërprerë, përveç atij që vjen nga Vatikani.

Kryeministri, ministra dhe të gjithë krerët e shtetit shqiptar tashmë kanë dalë dhe po i japin mirëseardhje Papës.

Qytetarët janë duke pritet në sheshin nëpër të cilin do të parakalojë ai.

Edhe 25 minuta arrin Papa

Edhe 25 minuta kanë mbetur që Papa Francisko ta shkel tokën e Shqipërisë. Mediat shqiptare janë mbledhur në aeroportin e Rinasit. Edhe qytetarë nga Shqipëria e Kosova kanë shkuar për ta parë Papën. Gati Policia tashmë ka siguruar gjithë rrugën nëpër të cilën do të kalojë Papa, derisa edhe vendi ku do të mbahet mesha tashmë është bërë

Pritet edhe një seancë e dështuar

0

Thaci-Grabovci ne kuvend18 shtatorit, për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit, përfundoj si ajo e para dy muajsh. Aty nuk u gjet zgjidhje, e vendi nuk doli nga kriza.

Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua, e kjo nuk pritet me u arrit as në seancën e radhës, që pritet me u mbajt javën e ardhshme. Këtë ia kanë thanë Televizionit Rrokum burime te besueshme, nga të dyja taborët.

Po ashtu këto burime bëjnë me dije, se ndërkombëtarët, në veçanti ambasadorët e akredituar në Kosovë, do presin edhe disa dështime të radhës, për konstituimin e Kuvendit, e ma pas ata kanë të ndërrojnë qëndrimin.

Analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndajnë mendimin e njëjtë se edhe disa në seanca të Kuvendit nuk ka me gjet zgjidhja. Analisti Arben Ahmeti thotë se partitë politike munden me vazhdu me lojën e tyre, të cilën ai e vlerëson si banale.
Sipas tij, ftesa e presidentes Jahjaga dh takimet me ta asht dashtë të shfrytëzohen dhe vendi me u nxjerr prej krize.

“Mbi këto rrethana, mbi këto të ditura, partitë tash duhet të shfrytëzojnë ndërhyrjen e Presidentes Jahjaga për t’i dhanë zgjidhje ngërçit”, tha ai.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik, mendon se PDK po prolongon me krijimin e institucioneve, mbasi tashmë e ka të qartë se nuk i ka numrat e nevojshëm në Kuvend.

“Të shkosh në seancë plenare duke e ditur që nuk ke më shumë se 40-44 vota, atëherë i bije që paraprakisht e ke ditë se çfarë përfundimi do të vij. De çfarë po bënë? Po prolongon deri në pafundësi krijimin e institucioneve duke fyer durimin e njerëzve që jetojnë në Kosovë”, tha Selmanaj.

Madje Selmanaj thotë se as zgjedhjet nuk kishin me qenë zgjidhja ma e mirë, mbasi sipas tij, Kosova nuk ka kohë me mbet pa institucione deri ne fillim të vitit që vjen.

Në anën tjetër, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, mendon po ashtu se kanë me u mbajt edhe disa seanca, ku blloku VLAN ka me ia dhanë edhe disa herë mundësinë PDK-së me provu me zgjedh kryeparlamentarin.

Korenica vlerëson se në këtë situatë, VLAN duhet me leshu pe, e ma pas me gjet zgjidhje për daljen nga kriza.

“Blloku VLAN të ia zgjedh PDK-së një herë për një herë kreun e Kuvendit, nga radhët e saj. Tek pas konstituimit të Qeverisë, eventualisht t’i kthehet çështjes së shkarkimit të tij dhe zgjedhjes së kreut të kuvendit nga radhët e saj”, tha Korenica.

E sipas Korenicës, edhe pak kohë, nuk asht e domosdoshme ndërhyrja e ndërkombëtarëve, mbasi nuk kishte me dhanë mesazh të mirë për vendin.

Grabovci paralajmëron: Shpejt arrihet zgjidhja

0

Adem Grabovci-pdk14Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci i ka thënë Indeksonline se shumë shpejtë do të arrihet zgjidhja e krizës politike në të cilën gjendet Kosova mbi 3 muaj.

Ndonëse nuk ka pranuar të zbulojë ndonjë detaj, ai ka preferuar të thotë se “ka marrëdhënie të mira me deputetët e të gjitha partive politike dhe se me ta është duke u takuar çdo ditë për të gjetur daljen nga kriza politike”.

“Unë besoj që shpejt do të arrihet zgjidhja dhe se qytetarët do të kenë institucionet e tyre të krijuara”, ka thënë Grabovci.

I pyetur se çfarë do të bënte PDK në rast se koalicioni i partive opozitare vendos ta thërras vet vazhdimin e seancës konstituive, Grabovci ka thënë se “hapi i jonë atëherë do të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet dhe Institucionet shtetërore të Kosovës”.

Sidoqoftë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së në mandatin e fundit të parlamentit të Kosovës ka preferuar më shumë të flas rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të dy blloqeve politike.

“Asnjëherë ne nuk jemi udhëhequr nga politika përjashtuese. PDK respekton kriterin bazë të demokracisë e ky është dialogu. Aty ku nuk ka dialog, aty nuk ka demokraci”, ka thënë Grabovci.

Adem Grabovci gjithashtu e ka përshëndetur angazhimin e Presidentes e cila sipas tij po luan rol unifikues, ashtu edhe siç kërkohet prej saj.

Selmanaj: Kushtetuesja nuk ka dhënë kurrfarë zgjidhje

0

DritonSelmanaj-KDIDriton Selmanaj nga Instituti KDI thotë se me situatën e krijuar të enjten në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, u konfirmua paqartësia e aktgjykimit të gjykatës kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e dhënë nuk ka dhënë asnjë zgjidhje, përkundrazi e ka komplikuar situatën”, tha Selmanaj.

Ai tha se tani nevojitet një reflektim te partitë politike për të parë se kush realisht ka mundësinë për të bërë institucionet.

Sipas tij, nëse partitë politike nuk e bëjnë një gjë të tillë mbetet edhe një zgjidhje tjetër që Presidentja të kërkojë edhe një herë sqarim në Gjykatën Kushtetuese se çfarë duhet vepruar.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon vetëm kush është grupi më i madh parlamentar dhe në seancën konstituive kush ka drejtë për të propozuar, por nuk jep zgjidhje çka nëse ai nuk arrin ta zgjedh kandidatin e vet, ndërkohë që ofron mendim tjetër që vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje”, shtoi Selmanaj.

Kryeminstri skocez jep dorëheqjen

0

Alex Salmond-kryeministri skocezNjë ditë pas rezultatit të referendumit që u mbajt ditën e djeshme në Skoci, kryeministri skocez ka dhënë dorëheqjen. Alex Salmond ka dhënë dorëheqjen dhe është shprehur se nuk do ketë një referendum të dytë.

Ai ka dhënë dorëheqjen në një konferencë për shtyp dhe sqaroi se ky vendim lidhet me rezultatin e referendumit për pavarësinë nga Britania e Madhe.

Duke u shprehur se partia mund të prfitojë për të patur një lidership të ri, ai tha se koha e tij kish mbaruar.

Lidhur me premtimin e kryeministrit britanik Cameron, për një ndarje të pushteteve, Salmond shfaqi dyshimet e tij lidhur me premtimet që Cameron ka bërë.

Arifi: Marrëveshja e bllokut, e pandryshueshme

0

Avni Arifi-aakMarrëveshja politike e arritur mes bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të vihet në shqyrtim në asnjë rast.

Kështu thotë për lajmi.net, Avni Arifi, anëtar i kryesisë së Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili ka shtuar se pikëpamjet politike në mes të tri partive të bllokut dhe VV-së, kanë disa dallime, por të cilat mund të harmonizohen me kalimin e kohës.

Mirëpo, përkundër arritjes së të ashtuquajturës “Marrëveshjes mbi Parimet”, Blloku LAN këto ditë është duke u përballur me presionin e Listës Serbe (LS), që deri pak kohë më parë, e llogariste si partner të mundshëm në një koalicion qeverisës.

Ka qenë kjo marrëveshje që ka bërë këtë listë të distancohet nga blloku, pasi që janë shprehur kundër pikës pesë të kësaj marrëveshje e cila parasheh që udhëheqës i palës kosovare në dialog me Serbinë të jetë një përfaqësues nga radhët Vetëvendosjes.

Të gjetur në dilemë, përfaqësues të bllokut ende nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim për mënyrën e përfshirjes së LS-së në këtë bllok partish.

Anëtari i kryesisë së partisë së Ramush Haradinajt i cili synon ta merr pozitën e kryeministrit, thotë se tashmë ekziston një marrëveshje për koalicion me VV-në, përmes të cilës synojnë ta qeverisin vendin. Sipas Arifit, dëshira e bllokut është ta ketë edhe LS-në në koalicion.

“Ne jemi në koalicion me Vetëvendosjen dhe në këtë konstalacion synojmë të qeverisim në katër vjetët e ardhshme. Por, nuk shohim asnjë arsye që të mos jetë pjesë e qeverisë edhe Lista Serbe, e sidomos duke marr parasysh të drejtën kushtetuese që kanë”.

Arifi tha se marrëveshja tashmë e arritur me VV-në, nuk do të ndryshojë në asnjë rast, edhe pse pranon se ka dallime programore në mes të këtij subjekti politik dhe bllokut.

“Ne për shume tema programore dallojmë me VV-në, por kemi koalicion për 4 vjet dhe do të përpiqemi që çdo dallim në rrugëtim ta harmonizojmë”, ka thënë Arifi.

Analistët: Kushtetuesja të flasë sërish!

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesAnalistët kosovarë vlerësojnë se nëse subjektet politike vazhdojnë me qëndrimet e tyre të kundërta lidhur me konstituimin e institucioneve, pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit, për herë të dytë nga kryesuesja Flora Brovina, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, mund t’i drejtohet edhe njëherë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se si të veprohet tutje për t’i zhbllokuar institucionet qendrore të vendit.

Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e vet, vetëm ka treguar se kush është grupi më i madh dhe kush ka të drejtë ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por nuk ka dhënë zgjidhje për situatën e krijuar.

Kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, të enjten ka mbyllur seancën konstituive, pasi që PDK-ja nuk arriti t’i siguroj votat e mjaftueshme për të zgjedhur Arsim Bajramin kryetar të Kuvendit.

Pas mbylljes së seancës, e para e vendit, Atifete Jahjaga, ka ftuar në konsultime të ndara liderët e partive politike për të biseduar në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për konstituimin e institucioneve.

Por edhe pas takimit me Presidenten, liderët vazhdojnë me qëndrimet e tyre të kundërta.

PDK-ja thotë se e ka të drejtën absolute për të propozuar kandidatin për kryetar, duke u bazuar ne zgjedhjet e 8 qershorit dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kurse, deputetet e koalicionit VLAN thirrën në atë se e kanë shumicën në vend.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, në emisionin Jeta në Kosovë, ka thënë se zgjidhja e problemit mbetet të zgjidhet në Kuvend, nga vet deputetet.

Driton Selmanaj nga Instituti KDI thotë se me situatën e krijuar të enjten u konfirmua paqartësia e aktgjykimit të gjykatës kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e dhënë nuk ka dhënë asnjë zgjidhje, përkundrazi e ka komplikuar situatën”, tha Selmanaj.

Ai tha se tani nevojitet një reflektim të partitë politike për tarë të parë se kush realisht ka mundësin për të bërë institucionet, por sipas tij, nëse partitë politike nuk e bëjnë një gjë të tillë mbetet edhe një zgjidhje tjetër që Presidentja të kërkojë edhe një herë sqarim në Gjykatën Kushtetuese se çfarë duhet vepruar.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon vetëm kush është grupi më i madh parlamentar dhe në seancën konstituive kush ka drejtë për të propozuar, por nuk jep zgjidhje çka nëse ai nuk arrin ta zgjedh, ndërkohë që ofron mendim tjetër që vendi nuk mund të shkoj në zgjedhje”, shtoi Selmanaj.

Edhe Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se me situatën e krijuar, i jep mundësi disa ditore PDK-së që të reflekton dhe përfundimisht të heq dorë nga insistimi i saj që qeverisja në Kosovë, nuk mund të themelohet pa pjesëmarrjen e tyre.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u njeh të drejtën PDK-së që të propozoj kandidatin për kryeparlamentar, por kjo e drejtë nuk nënkupton që nuk është e shterueshme dhe do të duhej të interpretohej nga ana e PDK-së si absolute”, tha ai.

”Nëse PDK nuk është në gjendje të garantoj këtë punë, atëherë mbi bazë të parimeve morale dhe të nevojës politike në Kosovë, PDK do të duhej të hiqte dorë nga ky pozicion”.

Kurse, Albert Krasniqi nga Instituti KIPRED, thotë se nëse nuk bëhet një konsensus në mes palëve atëherë zgjedhjet janë opsion i mundshëm.

“Nëse palët vazhdojnë me këtë bllokadë ose duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Krasniqi.

Por, Krasniqi e sheh si të rrezikshme vazhdimin e bllokadës politike. Sipas tij qytetarët mund të marrin vet çështjen në dorë.

“Nëse vazhdon kjo bllokadë deri në fund të vitit, prej 1 janarit qytetarët do të mbesin pa rroga sepse nuk miratohet buxheti dhe kjo mund të krijojë trazira të mëdha”, u shpreh Albert Krasniqi.

Ngërçi politik, i (pa)kalueshëm

0

kuvendi zbrazenMungesa e konsensusit politik për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, vetëm sa e ka përforcuar ngërçin politik në Kosovë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Ata thonë se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 18 shtator, edhe një herë ka shpërfaqur faktin se sa skajshmërisht janë të betonuara qëndrimet e kundërta të partive politike, në njërën anë të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe në anën tjetër, të bllokut VLAN, që përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Dren Doli nga Instituti për Studime Juridike e Politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka rikujtuar situatën në Kuvendin e Kosovës, ku është parë se shumicën e votave në Kuvend e disponon blloku VLAN.

Sipas tij, për zgjidhjen e ngërçit politik, nuk ekzistojnë shumë variante, duke pasur parasysh pozicionimin e subjekteve parlamentare.

Megjithatë, sipas tij, heqja dorë e Partisë Demokratike të Kosovës për të shfrytëzuar të drejtën e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese që ta japë mandatarin për kryetar të Kuvendit nga radhët e veta, do të ishte një variant që do ta zgjidhte ngërçin politik, Por, sipas tij, kjo është gati se e pabesueshme.

“Unë nuk besoj që kjo do të jetë zgjidhja, gjithsesi, për shkak të sjelljes që ka treguar Partia Demokratike e Kosovës. Por, mbetet që tashmë, lidershipi i asaj partie, ndoshta edhe pas një seance të ardhshme, të reflektojë mbi gjendjen e krijuar dhe të shohë realitetin politik në sy dhe të përballet me këtë realitet, në formën se si rregullat kushtetuese, por edhe Rregullorja e punës së Kuvendit e kërkon”, vlerëson Doli.

Ndryshe, analisti Halil Matoshi, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, nuk kanë mbetur mekanizma legal apo mjete juridike ligjore, të cilat mund të shfrytëzohen nga Blloku VLAN për ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit.

“E vetmja zgjidhje, objektivisht, është që blloku ta votojë kandidatin e PDK-së, kushdo qoftë ai. Zgjidhje tjetër eventuale do të ishte tërheqja e PDK-së, gjë që nuk ka shans, sepse praktikisht, pozicionet janë të betonuara. Kështu që, vetëm nëse një marrëveshje politike mund të negociohet në një tryezë politike në mes të liderëve te presidentja e vendit, që blloku ta votojë kandidatin e PDK-së… Çdo zgjidhje tjetër është jo kushtetuese, joligjore”, konsideron Halili.

Megjithatë, analisti Doli shpreh mendimin se ekziston mundësia e tejkalimit të bllokimit për formimin e institucioneve të larta. Siç thotë ai, Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka treguar se Kuvendi i Kosovës nuk mund ta ushtrojë funksionin e tij legjislativ, në qoftë se nuk e ka kryetarin dhe kryesinë.

Por, sipas tij, kjo gjykatë nuk ka përjashtuar ushtrimin e funksionit përfaqësues të Kuvendit. Doli thotë se kjo pikërisht lidhet me të drejtën e Kuvendit që të zgjedh Qeverinë.

“Në këtë kuptim, presidentja, i ka duart e lira, që duke u bazuar në funksionin jo legjislativ, por në atë përfaqësues të Kuvendit, të nominojë kandidatin e parë për kryeministër dhe në të njëjtën kohë të fillojë procedurën 60 ditëshe, brenda të cilës Kuvendi duhet të zgjedhë Qeverinë e Kosovës. Nëse Kuvendi nuk arrin që ta zgjedhë Qeverinë e Kosovës, ne e dimë që pasoja përfundimtare është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë ai.

Analisti Doli shton se edhe zgjedhjet mund të mos ndodhin për shkak se në votimin e fundit në Kuvend, është parë se ekziston një shumicë e nevojshme e votave për të zgjedhur një kandidat, i cili mund të rrjedhë nga blloku VLAN.

Por, analisti Matoshi, nuk e sheh si të realizueshëm këtë variant:

“Mandatarin mund ta nominojë presidentja e vendit, mirëpo Qeveria nuk mund të jetë funksionale, do të thotë, të krijohet, për shkak se nevojiten votat e shumicës parlamentare. Prandaj, nëse nuk është kryer konstituimi i Kuvendit, nuk ka kush ta votojë atë qeveri”.

Ndryshe, njohësit e zhvillimeve politike përjashtojnë mundësinë e nevojës së ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar në Kosovë që të zgjidhë ngërçin politik, duke thënë se kjo do të ishte e dëmshme për zhvillimin e demokracisë në vend.

Sidoqoftë, pas dështimit të dytë për t’u zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina, ka paralajmëruar se seanca do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme.

Kryetari legjendar: Nuk frikësohem nga askush

0

Visar Arifaj-lexhendariiNjerëzit që nuk i pëlqejnë fare janë ata të cilët nuk kanë sens të humorit, kurse gjërat që e bëjnë nervoz janë sirenat e veturave dhe hedhja e mbeturinave nëpër rrugë. Kështu të paktën ka treguar kryetari legjendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, i cili në intervistën ndryshe në gazetën Tribuna ka shpalosur edhe detaje të tjera rreth jetës së tij private.

Si fëmijë ka qenë shumë i urtë, mirëpo duke u rritur ka filluar të bëhet më çapkën. Qysh në klasën e pestë të shkollës fillore ka mësuar që të ikë nga orët e mësimit dhe të kopjojë gjatë testeve. Këtë përshkrim të fëmijërisë e ka bërë Visar Arifaj gjatë intervistës ndryshe në gazetën Tribuna. Ai gjithashtu ka zbuluar se pasioni i tij është çiklizmi.

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj, me pak fjalë?

Arifaj: Si fëmijë kam qenë i urtë, mirëpo kur kam dalë në klasën e pestë kam mësuar taktikat e ikjes nga ora, po ashtu kam mësuar edhe kopjimin, sidomos në lëndët që kërkonin të mbahej mend shumë siç ishte ajo e gjeografisë.

Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje?

Arifaj: Libri që e kam lexu, që më ka lënë përshtypje e që mendoj që duhet më bë obligative me lexu është “The Hitchhiker’s Guide of the Galaxy’ nga Douglas Adams kurse prej botës kinematografike më pëlqejnë shumë filmat e Halil Budakovës.

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?

Arifaj: Janë vizatimet e shkollës fillore dhe ndoshta pas disa vitesh do t’ia jap si donacion Galerisë së Arteve të Kosovës.

Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?

Arifaj: E kam vërejtur që i kam dy të meta; e para është së gjithmonë vonohem kur të dal dhe e dyta është se shpërqendrohem shumë lehtë kur jam duke biseduar me dikë.

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht te një femër?

Arifaj: Fillimisht ja ndjej aromën dhe me pëlqen kur i vjen era e mirë, por jo me pas aromë të ndonjë parfumit, sidomos nëse është parfum i vaniljes. Nuk mund ta duroj assesi.

Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve u ikni?

Arifaj: Ju iki njerëzve që nuk janë të hapur dhe nuk kanë sens të humorit dhe që nuk e kuptojnë hajgaren.

Tribuna: Pasioni juaj i preferuar?

Arifaj: Pasioni im i preferuar është çiklizmi.

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozoj në moment?

Arifaj: Sirenat e veturave, njerëzit që pështyjnë në rrugë dhe ata që gjuajnë mbeturina në rrugë dhe muzika e keqe më bëjnë shumë nervoz.

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?

Arifaj: Çdo ditë kërkoj ndihmë, më së shumti kërkoj kur kam nevojë të konsultohem për ndonjë çështje më dikë nga shoqëria ime.

Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?

Arifaj: Jam një njeri që nuk kam frikë nga asgjë dhe nga askush. Nuk frikësohem as nga ndonjë kafshë apo insekt, madje i dua krejt kafshët dhe krejt insektet më pëlqejnë.

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?

Arifaj: Nuk dal pa rroba dhe këpucë. Por gjithmonë i kontrolloj xhepat se mos i kam harruar çelësat, kuletën apo telefonin.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?

Arifaj: E lëvdoj veten shumë dhe vazhdoj me i shtrydhë puçrrat.

Tribuna: Kur keni hipur për herë të fundit në trafik urban?

Arifaj: Para dy jave. Por, ma shumë udhëtoj me biçikletë se më duket se mbërrij më shpejt në destinacion.

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro, ku i kishit shpenzuar më parë?

Arifaj: Me siguri se i kisha shpenzuar me entuziastët e teknologjisë në Kosovë. Kishim bë çdo gjë që na bie ndërmend dhe një pjesë i kisha shpenzuar me ik prej Prishtinës kur merr koha e ftohtë.

Tribuna: Destinacioni juaj i ëndrrave?

Arifaj: Gjatë periudhës së jetës time, destinacion të ëndrrave e kam vizitën në planetin Mars.

Tribuna: A bëni punë shtëpie?

Arifaj: Po shpesh. Sidomos laj rroba dhe përgatis ushqim për veten. /Tribuna/

Në pritje të Papës, më shumë kontrollë në Morinë

0

Dogana-kufiri morineKolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në pikën kufitare në Morinë. Deri në tre orë pritje për ata që kanë marrë rrugën drejt Shqipërisë.

Mësohet që ndryshe nga herët tjera, kësaj radhe secila veturë dhe person po regjistrohet. Burime të KosovaPress bëjnë të ditur që është urdhër që secili që hyn dhe del në Shqipëri të regjistrohet dhe kontrollohet kjo për shkak të ardhjes së Papa Frencesku I, nesër në Tiranë.