Home Blog Page 8104

Behar Rama: Konkursi nuk do të anulohet

0

Behar RamaDrejtori i drejtorisë për Arsim në Komunën e Rahovecit, Behar Rama, në një intervistë ekskluzive për Rahoveci24 ka dhënë detaje rreth ngjarjeve të fundit, duke thënë se konkursi nuk do të anulohet sepse kjo nuk është kërkuar nga inspektoriati i cili ka dërguar vetëm rekomandime.

Sipas Ramës, të gjithë kandidatët e pranuar në punë janë me kualifikim superior nga kandidatë të tjerë që kanë qenë në konkurs.

Ai pranon se inspektoriati ka dërguar një kërkesë për të rishqyrtuar dhe rivlersuar kandidatët e pranuar, por thotë se konkursi s’ka arsye që të anulohet.

“Për shkak të neglizhencës, dhe shumë punëve të vitit të ri shkollor, një zyrtar i arsimit nuk e ka kompletuar procesverbalin dhe kjo ka pasuar me reagim të inspektoriatit”.

“Rekomandimi i inspektoriatit është që të bëhet rivlerësimi i kandidatëve pjesëmarrës në konkurs. Nuk është bërë asnjë ankesë nga inspektoriati për ndonjë kandidat më të dobët që është pranuar”.

“800 aplikantë në konursin e shpallur më herët, por janë pranuar 81 mësimdhënës, e për këtë ka pasur vetëm 16 ankesa. Prej tyre, 7 kanë qenë të sistemuar në shkolla tjera, sepse kanë konkurruar në dy pozita të punës. Prej 9 ankesave të mbetura janë të gjitha ta pa baza”.

“Vendimi i DKA për shpalljen e konkursit ka qenë i rregullt sepse për çdo bachelor të pranuar në punë i jipet kontrata për një vjet, pastaj për atë pozitë shpallet konkursi i ri dhe nuk është në kundërshtim me udhëzimin administrativ 09/2014”.

“Rekomandimi i inspektoriatit të arsimit që të shpallet konkursi për një profesor të matematikës do të respektohet”, theksoi Behar Rama.

Ai shtoi se asnjë mësimdhënës me kualifikim adekuat nuk ka mbetur pa punë.

“Janë pranuar 6 profesorë të makinerisë, matematikës dhe TIK. Pasi që nuk ka kuadër të mjaftueshëm për matematikë dhe TIK, orët janë shpërndarë te inxhinierët e makinerisë. Nga kjo ka ardhë sepse rekomandimi i ministrisë së arsimit është sepse të gjithë mësimdhënësit e kualifikuar të arsimit të mos mbesin pa punë. Dhe, kjo është realizuar nga DKA në Rahovec”, thekson Rama.

Shumë i akuzuar për mos hapje ndaj mediave, Rama thotë se kjo nuk ka ngjarë asnjëherë për mediat korrekte dhe të paanshme. Ai madje ka ofruar edhe dokumente për Rahoveci24.com dhe ka treguar më shumë!

“Jam i hapur për të gjithë”, përfundoi Rama. /Rahoveci24/

Guri që dëshmon historinë e Prizrenit

0

prizreni i vjeterKalldrëmi që dikur i mbulonte pothuajse të gjitha rrugët kryesore të Prizrenit, ku kanë qarkulluar edhe automjetet, ka mbetur veçse një kujtim në mendjet e banorëve të tij, ngase vite më parë pushteti lokal në emër të zhvillimit e modernizimit i ka larguar ata, dhe ka shtruar asfalt, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Disa vjet pas realizimit të këtyre projekteve, aktivistët civilë që veprojnë në këtë qytet dëshirojnë që të ngrenë dilemën nëse kjo ka qenë zgjidhja më e mirë për qytetin, derisa ekspertët thonë se “pjesa urbane mbetet e cunguar pa kalldrëm/koha ditore/

SHBA kthejnë mbrapshtë 6 avionë rusë të luftës

0

avion luftarekGjashtë avionë rusë të luftës MiG 35, të premten kanë hyrë në “zonën identifikuese të mbrojtjes” të ShBA në afërsi të Alaskë dhe ata i kanë kthyer mbrapshtë avionë luftë amerikanë e kanadezë, kanë bërë me dije zyrtarë amerikanë, transmeton AFP.

Çdo gjë ka përfunduar pa incident, vetëm një kthim prapthi, kanë raportuar mediet.

Kolona të gjata në kufi me Shqipërinë, për shkak të vizitës së Papa Franceskut

0

Kolona-filmKolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në pikën kufitare në Morinë. Deri në tri orë pritje për ata qe ia kanë mësyrë Shqipërisë.

Mësohet që ndryshe nga herët tjera, kësaj radhe secila veturë dhe person po regjistrohet.

Mustafa kërkon thirrjen e seancës së radhës

0

Isa Mustafa LDKLideri i LDK-së i ka bërë thirrje kryesueses së seancës konstituive që të thërras vazhdimin e seancës, pasi nuk ka nevojë të pres se do të ndodhin mrekullitë.

Lideri i partisë më të madhe të Bllokut, LDK-së, Isa Mustafa i ka bërë thirrje kryesueses së seancës konstitituive të Kuvendit, që pa humbur kohë të thërras vazhdimin e seancës, pasi siç ka thënë, nuk ka nevojë të pret të ndodhin mrekullitë, sepse ato nuk ndodhin jashtë Kuvendit dhe votës së deputetëve.

“Le ta thërret vazhdimin e seancës, le të provojë PDK me kandidatë, dhe nëse nuk fiton të mbyllet ky cikël i dështimeve javën që vjen.” ka shkruar Mustafa në profilin e tij në facebook. Ai ka thënë se LDK, sikurse edhe VV, AAK e Nisma, nuk e mohojnë se PDK-ja me partnerët e saj të koalicionit ka dalë e para në zgjedhje, por poashtu nuk mohojnë faktin se ajo nuk po mund të sigurojë shumicën në kuvend. “Kemi nevojë për një qeverisje me diversitet që pamundëson kapjen e shtetit”. “Edhe të enjten u vërtetua se Lidhja Demokratike e Kosovës me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen e kanë shumicën absolute në Kuvendin e Kosovës.

Në anën tjetër PDK me partnerët e saj të koalicionit ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili, ashtu siç po interpretohet, në mënyrë implicite e mohon demokracinë parlamentare. Dhe për fat të keq një vendim I tillë e bën edhe PDK-në të vazhdojë të sillet se janë shumica, duke pasur vetëm 36 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës” ka shkruar lideri i LDK-së, Mustafa.

Ai në këtë shkrim ka shprehur bindjen e tij se Qeveria LDK/VV/AAK dhe Nisma bashkë me minoritet joshumicë, do të jetë mjaftë e diversifikueshme, por se ky diversitet do të mundësojë që kjo qeverisje të mos prodhojë sistem të korrupsionit, krimit të organizuar dhe të mos mund të kap shtetin. “Kjo do të jetë vlera jonë bazike e cila do të hapë mundësi që ky vend në të ardhmen të ec në një rrugë normale demokratike.” ka shkruar ndër të tjera, Isa Mustafa.

Bashkëshortja e Milosheviqit me 4 miliardë dollarë në Rusi

0

miloshoviqi me gruMediet serbe raportojnë se ende nuk ka shënime sa para dhe ku i ka pasur ato nëpër banka të botës ish – diktatori serb Slobodan Milosheviq.

Mediet këtë pyetje ua kanë shtruar autoriteteve serbe pas vendimit të Bashkimit Europian që ish-diktatorit, familjes së tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tij t’iu hiqet ndalesa e bllokimit të xhirollogarive nëpër bankat e huaja, ndërsa sa ankohen se nuk kanë marrë ende përgjigje për këtë.

Megjithatë ato përkujtojnë se zyrtarë serbë më herët kishin thënë se bashkëshortja e Milosheviqit, Mira Markoviq, e cila gjendet në Rusi, kishte marrë me vete 4 miliardë dollarë.

Mediet serbe më parë kanë shkruar gjithashtu se Slobodan MIlosheviqi kishte deponuar mjete të shumta nëpër bankat e Qipros.

Zvarritet përfundimi i ujësjellësit të 5 fshatrave anadrinase

0

ujesjellesPesë mijë banorët e pesë fshatrave të Anadrinit të Rahovecit: Çifllak, Palluzhë, Gurkuq, Kramovik dhe Dabidol, kërkojnë që sa më parë të përfundojnë punimet në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, të nisur para 5 vjetësh, kurse rinisur në maj të këtij viti.

Ata kërkojnë që sa më pare të shijojnë ujin e pijshëm nga HS “Radoniqi”, sepse detyrohen që me ujë të furnizohen nga bunarët e papastër, të cilët paraqesin rrezik për përhapjen e ndonjë epidemie.

Ndërsa, komunarët dhe ata të kompanisë “Radoniqi”,patën premtuar rifillimin e punimeve në maj se ato do të përmbylleshin brenda 100 ditësh.

Të fundit, ndërkaq nuk e mohojnë faktin se punimet po vonohen./koha ditore/

Ukraina deklaron: Nuk do marrim pjesë në Eurovizion

0

conchia-300x225Ukraina bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë vitin tjetër në festivalin europian të këngës për shkak të financave të kufizuara.

“Nuk duam të bëjmë diçka keq dhe nuk kemi paratë për të bërë diçka mirë,” tha Zurab Alasania e transmetuesit shtetëror NTU.

Alasania tha se transmetuesi duhet të kujdeset për fondet për shkak të situatës së paqëndrueshme financiare dhe politike, të shkaktuar nga konflikti në lindje të vendit.

Këtë vit Ukraina doli e gjashta në Eurovizionin e organizuar në Danimarkë.

Festivali i vitit 2015 do të mbahet në Vjenë në maj të vitit të ardhshëm pas fitores së Conchita Wurst.

Krasniqi: Zgjidhja është në Kuvend

0

JakupKrasniqi10-29Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se nuk ka nevojë për kurrfar kompromisesh politike për formimin e institucioneve të reja, pasi sipas tij, Kosova tashmë ka koalicionin qeverisës LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet nuk janë zgjidhje e ngërçit politik. Sipas tij, zgjidhja e këtij ngërçi është në Kuvendin e Kosovës.

“Tani për tani roli i presidentes është lehtësues. Zgjidhja është në Kuvendin e Kosovës, por ai duhet të çlirohet nga kapja”, ka deklaruar Krasniqi, duke shtuar se duhet guxim dhe vullnet për të dalë nga kjo gjendje në të cilën gjendet Kosova. /Epoka e Re//

KQZ heq dilemat për zgjedhjet

0

KQZ-kosoveePër Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkuarja në një palë zgjedhje të reja nuk paraqet problem, pasi që ky institucion tashmë ka marrë të gjitha masat e duhura që të jetë në krye të detyrës.

Problem nuk paraqet as mandati i përfaqësuesve të partive politike në këtë Komision, pasi që, sipas ligjit, përfaqësuesve aktualë në një situatë zgjedhjes do t’u zgjatej mandati automatikisht.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se në rast se shpallen zgjedhjet, mandati i përfaqësuesve aktualë të partive politike zgjatet automatikisht, duke bërë që KQZ të ketë përbërje të njëjtë, pos anëtarit të AKR-së, parti kjo që e humb përfaqësuesin në KQZ dy muaj pas certifikimit të rezultateve zgjedhore pasi që nuk e ka kaluar pragun.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, në një prononcim për gazetën Tribuna, ka ritheksuar faktin se institucioni që ajo drejton, në çfarëdo momenti që i kërkohet të përgatitë zgjedhjet, do të jetë e gatshme ta bëjë një gjë të tillë.