Home Blog Page 8105

Pa pakicat s’ka shumicë

0

Kuvendi i Kosoves14Deklaratat e PDK-së nuk dolën të vërteta, sepse as që iu afruan numrit prej 61 deputetëve, sa ju nevojiten për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Por, as blloku LDK-AAK-Nisma, në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk arritën aq sa pritën. Ata pretendonin 83 vota, por u pa se i kanë jo më shumë se 61.

Komunitetet joserbe, edhe pse jo të gjithë, votuan për kandidatin e PDK-së, Arsim Bajrami. Por Lista Serbe nuk iu bashkua askujt. Ata thonë se nuk duan të jenë pjesë VLAN-it, me parimet e Vetëvendosjes. Ndërsa, PDK-në nuk e votuan, sepse nuk i ka numrat e nevojshëm dhe votat e tyre do të shkonin kot.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se pa pakicat, nuk kanë një shumicë të konsiderueshme. Lista Serbe po kërkon të bëhet faktor, pra nuk i pengon bashkëqeverisja me Vetëvendosjen.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se Lista Serbe ka me bashkëqeverisë edhe me Vetëvendosjen. Sipas tij, komunitetet do të shkojnë me atë grupim politik që është i aftë ta zgjedh qeverinë.

Ndërsa, Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik, thotë se dashtë a pa dashtë, Lista Serbe ka me qenë pjesë e Qeverisë. Sipas tij, Blloku i ka 63 vota të garantuara, ndërsa, PDK asnjë më shumë se 36.

Selmanaj thotë se në rast të kalimit të këtij ngërçi, atëherë vendi do të drejtohet nga një Qeveri që brenda saj do ta ketë edhe Lëvizjen e Kurtit e edhe Listën e Jablanovicit! /Rrokum/

Seanca e ardhshme, Brovina: Ta shohim… duhet të pres!

0

Flora Brovina-kuvendPas dështimit të kandidatit të PDK-së, kryesuesja e seancës Flora Brovina, mbylli seancën konstituive, pa u dhënë rastin deputetëve të shprehin vullnetin shumicë të tyre, për kandidatin e dytë apo për ndërprerje të seancës.

Përfaqësuesit e Blokut LANV, pas seancës, kanë reaguar me mënyrën e kryesimit të seancës, ndërsa kanë kërkuar nga kryesuesja që sa më shpejtë të thërras seancën tjetër konstituive, në të kundërtën ata do të përdorin edhe rrugët tjera që seanca të thirret sa më shpejtë.

Edhe përkundër thirrjeve të shumta qytetare, faktorit ndërkombëtare dhe presidentes Jahjaga për tejkalimin e ‘ngërçit’ politik dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, situata mbetet ende e pa qartë, e aq më tepër kur deputetja më e vjetër e cila ligjërisht është kryesuese e seancës nuk ka ‘ide’ se kur do ta thërras seancën e radhës.

Sipas saj, një thirrje për seancë do të bëhet pasi që presidentja e vendit Atifete Jahjaga do të përfundojë konsultat me subjektet politike.

“Të shohim, realisht duhet të pres. Ju po e shihni se presidentja është duke biseduar me liderët, prandaj do të shoh kushtet dhe do të ju lajmëroj”, u shpreh, Flora Brovina për Botapress.

Ndërkaq, nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi i pyetur se a do të ketë seancë konstituive pa marrëveshje paraprake me subjektet tjera për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ai tha se për thirrjen e seancës konstituive mandatin e ka kryesuesja Flora Brovina dhe pyeteni atë.

Hoxha: Mund të ketë arrestime të reja

0

Syle Hoxhaj, kryeprokurorKryeprokurori i shtetit Sylë Hoxha thotë se lista e të arrestuarve për terrorizëm mund të zgjerohet.

Ai thotë se i tërë aksioni është zhvilluar nga organet e sigurisë së Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit Sylë Hoxha, thotë se për çdo person që ka dyshime të bazuara se është i përfshirë në terrorizëm Prokuroria Speciale do të nis hetimet dhe do të arrestohet.

Duke iu referuar aksionit të para dy ditëve kryeprokurori tha se ka mundësi të zgjerohet lista e personave të dyshuar.

“Ka mundësi të zgjerohet edhe lista edhe hetimet për persona të caktuar”, tha Hoxha për RTK.

Kryeprokurori Hoxha tha se tërë aksioni ishte koordinuar dhe organizuar vetëm nga organet e brendshme të sigurisë që ka Kosova.

Basha përshëndet deklaratën e SHBA-së

0

Basha-pd-shqiperiNjë mbështetje e madhe për demokracinë dhe vlerat e saj. Kështu e ka komentuar në rrjetin social Facebook kryetari i Partsë Demokratike Lulzim Basha qëndrimin e shteteve të ShBA nëpërmjet deklaratës së ambasadorit të OSBE në vjenë Daniel Baer.

Ja shkrimi i plotë i Bashës:

Përshëndes fuqishëm deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Përhershëm të OSBE në Vjenë përmes ambasadorit Daniel Baer.

Shtetet e Bashkuara, partneri ynë strategjik theksojnë se pas zgjedhjeve dhe rotacionit demokratik dhe transparent të pushtetit në qershor 2013, ajo që ka ndodhur në vendin tonë është më pak se e pëlqyeshme, duke listuar problemet më madhore me të cilat përballen demokracia dhe shteti ligjor sot në Shqipëri.

E konsideroj këtë qëndrim të SHBA një mbështetje të madhe për demokracinë dhe vlerat e saj. Partia Demokratike angazhohet të vijojë kontributin e saj për këto vlera të përbashkëta.

Uroj që këto qëndrime të drejta të mos bien në veshë të shurdhër, por të dëgjohen dhe të kuptohen qartë nga ata që kanë prishur konsensusin dhe kanë instaluar konfliktin politik, që nëpërkëmbin dhe nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që frymëzojnë dhunën fizike në parlament në vend të dialogut dhe debatit demokratik.

“Zyrja për gjithçka”, seriali më i ri në RTK

0

Zyrja per gjithcka-serialNëpërmjet rrjetit social Facebook merret vesh se së shpejti do të fillon seriali më i ri vendor “Zyrja për gjithcka”, i cili do të emetohet çdo ditë në televizionin publik RTK.

“FanPage i vetëm zyrtar i serialit më të ri “Zyrja për Gjithçka”, i cili shumë shpejt do të filloj të shfaqet në televizionin publik të Kosovës – RTK. Këtu mund të informoheni për çdo aktivitet që ka të bëjë me serial, herë pas herë do të shfaqen fotografi ekskluzive dhe informata të rëndësishme. Të gjitha të drejtat e rezervuara janë nga kompania “BUKA” Production”, bëhet e ditur nëpërmjet FanPage-it të këtij seriali.

Ndërkohë, aktorët që do të paraqiten në këtë serial janë aktorë tashmë të mirënjohur nëpër seriale të ndryshme në përbërje të: Donat Qosja, Ilir Prapashtica, Fatmir Spahiu, Fatos Kryeziu, Lyra Xhoci e Gojart Kqiku.

Seriali është realizuar me skenar të Astrit Kabashit dhe me regji të Arzana Krajës. Ndërkaq, producent i serialit është Fatmir Spahiu.

VLAN do t’i tregojë zyrtarisht Presidentes se i ka numrat

0

Jahjaga-VLANGjetja e një zgjidhjeje nëpërmes kompromisit mes partive politike për konstituimin e Kuvendit do të jetë e vështirë, raporton KTV.

Blloku do të kundërshtojë çdo diskutim dhe kompromis me PDK-në, e cila po kërkon reflektim nga partitë e tjera.

Blloku dhe Vetëvendosje pas dështimit të kandidatit të PDK-së dhe pas takimit me Presidenten, do të ndërmarrin një nismë tjetër. Ata do t’i drejtohen presidentes Jahjaga, duke i treguar zyrtarisht asaj se tashmë kanë një shumicë të padiskutueshme, e që pastaj presin edhe reflektimin e presidentes.

Por PDK-ja vazhdon të insistojë në faktin se bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kandidimi për kryetar të kuvendit u takon përherë atyre.

Memli Krasniqi nga PDK-ja ka thënë se subjekti i tyre është i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, duke akuzuar partitë e bllokut LDK-AAK-NISMA për bllokim në konsolidimin e institucioneve.

Ndërkohë, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, ka thënë se blloku do të takohen në fillim të javës së ardhshme për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

Derisa partitë vazhdojnë të kundërshtojnë njëra-tjetrën, vlerësohet se presidentja nuk po e shfrytëzon autoritetin e saj për të kaluar ngërçin.

Gjykata e Apelit shumë shpejtë cakton Kolegjin e gjyqtarëve të EULEX-it, për rastin e Ramadan Mujës

0

Ramadan MujaGjykata e Apelit shumë shpejtë, do të caktojë kolegjin e gjyqtarëve nga EULEX-i, për rastin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës dhe ish-drejtorëve të tij.

Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari tha për “PrizrenPress” se Kolegji i gjyqtarëve, do të caktojë edhe datën e mbajtjes së seancës për rastin “Muja”.

“Akoma nuk është caktuar data e mbajtjes se seancës së kolegjit në Rastin “Muja”. Së shpejti këtij rasti do t’i caktohet një kolegji të gjyqtareëve të kryesuar nga EUELX-i, i cili edhe do të caktoj datën e mbajtjes së seancës në përputhje me planin vjetor te punës se kësaj gjykate dhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”, tha Jashari.

Sipas tij, ankesat kundër Aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Themelore të Prizrenit, që mban datën 13 mars 2014 me numër P.nr. 171/13, janë pranuar në Gjykatën e Apelit me 08 korrik 2014 dhe lënda është regjistruar me numrin PAKR 349/14”.

“Por lënda është dërguar fillimisht tek Prokuroria e Apelit për mendim me 09 korrik 2014 dhe na është kthyer në Gjykatën e Apelit tek me 4 shtator 2014. Praktikisht i bije që kjo lëndë ka vetëm disa ditë që është ne dispozicion te gjykatës sonë”, tregon Jashari.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, së bashku me pesë zyrtarë tjerë komunal, më 13 mars 2014, u gjetën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata Themelore e Prizrenit, për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Kryetari Muja, për katër pikat e aktakuzës, u dënua me burgim prej dy vjetësh, me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Minir Krasniqi ish-drejtor i Administratës Publike u dënua me 1 vjet e 6 muaj burgim me kusht që për dy vjet të mos bëjë vepër tjetër penale.

Edhe Krasniqi nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj.
Kadri Ukimeri ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Sadik Paçarizi ish-drejtor i Urbanizmit u dënuan me 8 muaj burgim me kusht që për 2 vjet të mos bëjnë vepër tjetër penale.

Avni Ademaj ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit u dënua me 5 muaj burgim me kusht që për 1 vit të mos shkaktojë vepra tjera penale.
Historik i shkurtër i rastit Muja

Procedura ndaj Mujës dhe të tjerëve, ishte nisur më 25 mars të vitit 2013, për të përfunduar në marsin e vitit 2014.

Muja dhe të tjerët akuzoheshin se kishin bërë keqpërdorime me prona komunale dhe të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Gjykimin e udhëhoqi kryetari i trupit gjykues nga radhët e EULEX-it, Vladimir Mikula.
Mozbatimi i veprimit të Gjykatës Supreme

Në vitin 2006, Gjykata Supreme kishte shpallur Komunën e Prizrenit si pronare legjitime të parcelave të tokës me numër 8617 dhe 8619 që kanë sipërfaqe prej 0.20.65 dhe 0.06.22 hektarësh. Të dyja kanë vlerë rreth 50 mijë euro.

Për tri vjet rresht, nga 1 korriku 2008 deri më 29 nëntor 2011, Muja së bashku me Kadri Ukimerin, në cilësinë e Drejtorit të Gjeodezisë, nuk kanë ekzekutuar këtë aktgjykim, thuhet në pikën e parë të aktakuzës.

Edhe pse avokati publik i Komunës së Prizrenit kishte njoftuar Kryetarin e Komunës, përmes një memorandumi që vendimi i Supremes duhej ekzekutuar, Muja kishte urdhëruar Kadri Ukimerin të bënte të kundërtën.

Sipas aktakuzës, Muja “ka urdhëruar Ukimerin që të mos bënte ndryshimet e duhura në shënimet kadastrale që do ta bënin Komunën e Prizrenit pronare të ligjshme të parcelave tokësore”.

Meqenëse toka nuk ishte kthyer në pronësi të komunës, nga veprimet e kryetarit të komunës dhe drejtorit të gjeodezisë kanë përfituar Minir Krasniqin (i pandehur tjetër në këtë rast), M.Q dhe J.A.

Dhënia e tokës “Gulistanit”

Pika e dytë e aktakuzës përfshin periudhën nga 24 nëntori 2010 dhe 11 shkurt 2011, gjatë së cilës kohë Muja së bashku më Minir Krasniqin, drejtor i Administratës dhe Avni Ademajn, ushtrues detyre i Drejtorit për Gjeodezi, kanë vepruar në bashkëkryerje që t’i sjellin dobi pasurore Qendrës Edukative Arsimore “Gulistan”.

Të tretë në mënyrë të paligjshme kanë marrë në posedim parcelën e tokës me numër 800/2 me sipërfaqe prej rreth 50 mijë metra katrorë në vendin e quajtur “Boka Boka” me vlerë prej 100 mijë e 600 eurosh.

Toka ishte e regjistruar në emër të Organizatës Punuese të Pylltarisë “Sharri” dhe administrohej nga AKP-ja, andaj komuna nuk mund ta posedonte.

Në mënyrë që të administronin me të, nën organizimin e Mujës, Krasniqit dhe Ademajt, toka kishte kaluar nga AKP-ja në pronësinë e komunës së Prizrenit brenda një dite.

Tokën e AKP-së Muja e mori në posedim më 24 nëntor 2010, kur kishte lëshuar vendimin 01/730. Të njëjtin ditë, Minir Krasniqi kishte kërkuar nga Avni Ademaj që të bënte ndryshimet e nevojshme në kadastër të cilat ishin bërë nga ky i fundit po atë ditë.

Kështu, tre muaj pasi kishte marrë paligjshëm tokën e AKP-së, më 11 shkurt 2011 Komuna ka nënshkruar kontratë më Qendrën Edukative Arsimore “Gulistan” me të cilën në mënyrë të paligjshme i jepej kësaj të fundit toka e AKP-së në shfrytëzim për 40 vjet pa kompensim.
Tokë edhe për fabrikën “Kamila”

Pika e tretë e aktakuzës tregon që Muja kishte vazhduar të merrte veprime të paligjshme kur bëhej fjalë për shfrytëzim pronash.

Në periudhën kohore nga 15 dhjetori 2010 deri më 14 prill 2011, Ramadan Muja dhe Sadik Paçarizi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, kanë tejkaluar kufijtë e autorizimive të tyre, kur i dhanë tokën publike fabrikës së çokollatës “Kamila”.

Me vendim të Mujës fabrikës i është ndarë toka prej 20 mijë metrash katrorë, në vlerë prej 40 mijë eurosh, në formën e shfrytëzimit pa pagesë, pa i ndjekur procedurat përkatëse ligjore.

Pika e fundit e aktakuzës, ka të bëjë me ndërprerjen e përfaqësimit të ekspertëve të gjeodezisë në lëndët e gjykatës.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, kryetari Muja me nxjerrjen e një konkluzioni më 2 gusht 2012, të cilën për nënshkrim ia kishte ofruar drejtori i Administratës Minir Krasniqi, kishte ndaluar përfaqësimin e ekspertëve të gjeodezisë në gjykatë.

Ndërsa drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit, Abdullah Tejeci, në bazë të këtij konkluzioni i kishte urdhëruar ekspertët që të mos përfaqësojnë në gjykatë, kështu që ishte bërë bllokimi i lëndëve gjyqësore për gjashtë muaj rresht./PrizrenPress.com/

Atentat ndaj Edi Ramës

0

Edi rama ne korcNjë automjet ka rrezikuar të aksidentojë ekskorton e kryeministrit Edi Rama. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01: 12 të mesnatës, pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet, teksa Rama ishte nisur drejt qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve, makina që është përfshirë në këtë ngjarje është tip “Benz”, ngjyrë gri, me targa AA 747 IT, është ndaluar.

Policia ka bërë me dije se, 3 minuta më vonë automjeti është ndaluar nga forcat blu, pranë Zogut të Zi.

Bëhet me dije se ndaj drejtuesit të automjetit, me inicialet M.C, i është marrë leja drejtimit dhe, duke rrezikuar kështu 1-2 vite heqje patente, madje dhe gjobë.

BD: Buxheti i Prizrenit, buxhet i tenderomanisë

0

BD.2Bashkimi Demokratik(BD) ka kritikuar buxhetin komunal të Prizrenit për vitin 2015-2017, i cili është miratuar dje në Asamblenë Komunale.

“Bashkimi Demokratik edhe një herë përsëritë qëndrimet e veta publike se pushteti lokal në Prizren përmes buxhetit keqpërdorë paranë publike duke mos dhënë shpresa për qytetarët se ky pushtet ka vizion për zhvillimin ekonomik të qytetit”,thuhet në komunikatën e BD-së.
“Seanca e djeshme ku është miratuar buxheti nxori në pah edhe interesat personale të disa asamblistëve opozitarë të cilët pavarësisht qëndrimeve publike të partive të tyre janë të lidhur ngushtë me grupacionet parapolitike të cilët janë duke e keqpërdorur paranë e qytetarëve dhe pronën publike”.

“Buxheti komunal dhe korniza buxhetore 2015/2017 nuk paraqet shpresë për zhvillim të mirëfilltë ekonomik për të ardhmen e qytetit, për faktin se as 2% e buxhetit nuk është destinuar për zhvillimin e infrastrukturës ekonomike,tërheqjen e investimeve të huaja, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimin e bujqësisë, zhvillimin e turizmit etj”.

“Buxheti i vitit 2015 nxjerr në pah “sëmundjen” e tenderomanisë që vazhdojnë ta kenë pushtetarët aktual komunal, për shkak se në tabelat e prezantuara nuk mund të shohësh asgjë tjetër përveç projekteve dhe mini projekteve të shumta, të cilat për rezultat do të kenë çdo ditë të vitit tenderë të cilët nuk janë që do të kenë ndikim në mirëqenien e qytetarëve për arsye se shpesh ndodhë, sikur edhe deri më tani që investimet të mos jenë kualitative, që tenderët të fryhen jashtë normales siç është rasti konkret në Sheshin e Dëshmorëve në qendrën e qytetit”.

“Bashkimi Demokratik vazhdon të këmbëngulë në transparencën komunale e posaçërisht të disa drejtorëve komunal të cilët me muaj të tërë i’u ikën përgjigjeve për çështje shumë të ndjeshme në të cilat dyshojmë që ka shkelje ligjore”./PrizrenPress.com/

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përshëndet vizitën e Papës

0

PAPA-Francesk6-12Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shkruar ne faqen zyrtare Facebook per vizitën e Papa Francesku në Tiranë, jo vetëm si vlerësim i traditës së harmonisë fetare, por si modeli i harmonisë fetare në Botë.

Postimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë shoqërohet me një foto të Papa Franceskut dhe në fund të postimit shtrohet alternativa: A jeni dakord që Shqipëria është një model i tolerancës ndërbesimesh?

“Më 21 shtator Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë. Një nga arsyet e vizitës së Papës ka të bëjë me vlerësimin e traditës së shëndoshë shqiptare të harmonisë ndërbesimesh dhe ndërfetare – një traditë të cilën shumë e kanë përshkruar si një model për pjesën tjetër të botës. A jeni dakord që Shqipëria është një model i toleranës ndërbesimesh?” shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.