Home Blog Page 8111

Skenari i PDK-së, ndërprerja e seancës

0

Kuvendi14-17Një javë nuk i ka mjaftuar Partisë Demokratike të Kosovës për t’i bindur deputetët e partive tjera për ta votuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kësisoj vazhdimin e seancës konstituive të paraparë të mbahet të enjten (sot) pritet ta përcjellë fati i njëjtë i seancës së 17 korrikut.

Por ndryshe nga seanca e parë kur ajo u mbyll nga drejtuesja e seancës, Flora Brovina, për shkak të mungesës së kuorumit, të enjten (sot), ndërprerja e seancës pritet të ndodhë për shkak të pamundësisë së PDK-së si parti fituese që t’i sigurojë votat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Ndërprerja e seancës do t’ia pamundësonte Bllokut të partive opozitare që të vazhdojnë seancën../tribuna/

Edhe sot vazhdon “Kleçka”

0

Fatmir-Limaj5-22Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij, të mërkurën sërish janë ulur në bankën e drejtësisë për rastin “Kleçka”, ndonëse dy herë radhazi janë shpallur të pafajshëm.

Edhe sot në Gjykatën e Apelit në Prishtinë do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin “Kleçka”, pasi kjo gjykatë dje vendosi ta kthej në rigjykim. Seanca gjyqësore do të filloj në ora 10:00, ku të pranishëm do të jenë tre dëshmitarë.

Ndërsa, në seancën e djeshme procesi filloj me dëshmitarin e parë që ishte Afrim Zogaj, vëllau i dëshmitarit X në procesin e kaluar, Agim Zogaj. Procesi po udhëhiqet nga një kolegj gjyqësor i Gjykatë së Apelit, e të pranishëm ishin të akuzuarit bashkë me mbrojtjen e tyre.

Se a do të marrë pjesë në séance e sotme gjyqësore Fatmir Limaj, duke marr parasysh se sot në të njëjtën kohë zhvillohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, për këtë ka folur dje avokati Tomë Gashi.

“Është shumë e qartë se unë nuk mund të përgjigjem në emër të Fatmir Limajt se a do të jetë ai nesër në seancën konstituive të parlamentit të Republikës së Kosovës por e di saktësisht që Fatmir Limaj do të duhet që nesër në ora 10:00 të jetë në këtë gjykatë sepse është obligim ligjor dhe ai do të respektojë”, ka thënë Gashi.

Në verën e 2012-ës, Fatmir Limaj dhe nëntë pjesëtarë tjerë të UÇK-së u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës që siç thuhet, supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit të atij viti në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-së, e që ndodhej në fshatin Kleçkë të Malishevës.

E me 17 shtator 2013, procesi u shpall i përmbyllur me pafajësinë e të akuzuarve. Ishte hera e dytë që Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm nën akuzat për krime lufte. Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.

Sot, prova e dytë e Kuvendit

0

Kuvendi i Kosoves 7Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot për herë të dytë brenda dy muajve zgjedhje do të provojnë ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit.

Edhe këtë herë të dy blloqet PDK’ja dhe koalicioni LDK-AAK-Nisma-VV, shkojnë në seancë pa marrëveshje politike.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, PDK do të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit (Arsim Bajramin).

Zyrtar të PDK’së nuk kanë treguar nëse kanë arritur t’i sigurojnë votat e mjaftueshme për kyeparlamentar. Edhe përfaqësues të partive të bllokut janë shprehur të rezervuar se si do të veprojnë në seancën e sotme. /Epoka e Re

Nigeri, sulm kamikaz në një universitet, 13 të vdekur

0

boko-320x180Trembëdhjetë persona kanë vdekur dhe 34 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të bërë nga disa kamikazë të mundshëm të organizatës terroriste islamike Boko Haram kundër Universitetit të Kanos, qyteti më i madh në Veri të Nigerisë.

Bilanci i të vdekurve është konfirmuar edhe nga policia. Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna të ndryshme dhe shpërthime në brendësi të kampusit.

Ndërkohë, 34 të plagosurit janë transportuar në spital. Komisari i policisë së shtetit të Kanos, Adelere Shinaba, ka deklaruar se njerëzit e armatosur, hynë në brendësi të Universitetit të Kanos pas disa të shtënave me policinë jashtë institucionit shkollor.

Ata ishin veshur me rroba të zeza dhe ishin të gjithë të armatosur. Burime anonime mes studentëve bëjnë me dije, që terroristët i detyruan studentët të ulnin kokën në tokë dhe pastaj ulërinin: “Jeni ju që thoni se Boko Haram nuk ekziston?”.

Sipas burimeve të policisë, “bëhet fjalë për një sulm kamikaz” dhe mes viktimave janë edhe dy anëtarë të grupit që qëlluan. Pjesa më e madhe të personave të vrarë, ndodheshin në një sallë leksionesh, ku ishin futur nën kërcënimin e armëve nga terroristët.

Për sa i përket shpërthimit me eksploziv, mësohet se ai ka thyer xhamat e dritareve, ndërsa në dysheme u panë gjurmë gjaku.

Strukturat shkollore të Kanos, me mazhorancë myslimane, janë vënë shpesh në shënjestër të fondamentalistëve të Boko Haram, emri i të cilit në gjuhën vendëse, do të thotë, “edukimi perëndimor është një mëkat”.

Sondazhet në Skoci: 52% jo, 48% po

0

yesVotuesit në Skoci votojnë më 18 shtator në referendumin historik për ndarje ose jo nga Mbretëria e Bashkuar.

Sondazhet e fundit të opinionit u japin përparsi mbështetësve të unionit me rreth 52 për qind kundrejt secesionistëve me 48 për qind.

Alex Salmond, ministri i parë i Skocisë, e ka përshkruar referendumin si mundësi “që vjen një herë në jetë” për Skocinë.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se “do t’i thyhet zemra” nëse Skocia lë Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se 300 vjetësh.

Votuesit do të pyeten: A duhet të jetë Skocia vend i pavarur?

Rezultatet pritet të publikohen mëngjesin e 19 shtatorit.(rel9)

Arrestimi i imamëve, spektakël medial i Thaçit para Kuvendit Konstituiv

0

arrestimi 2Arrestimi i imamëve pikërisht para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka për qëllim zhvendosjen e vëmendjes së opinionit nga deregjia e rënies së politikës aktuale, se sa qe ka të beje me realitetin në terren. Kështu vlerëson për standardi.eu, publicisti Faik Krasniqi.

Ai thotë se kjo Qeveri në largim është në gjendje të bëjë çdo gjë, vetëm e vetëm të largojë vëmendjen nga dështimet e tyre. Një pyetje kam për Qeverinë, AKI-në dhe Policinë e Kosovës: Pse deri më tash nuk ndërmorën asnjë veprim kundër këtyre imamëve?

“Spektakli i Qeverisë në largim me arrestimin e imamëve dhe hoxhallarëve, është bërë më shumë për t’i mbuluar dështimet e tyre, se sa ndonjë veprim qe përkon me rrjedhat realiste. Kjo nuk është gjë tjetër veçse për t’i hedh hi syve qytetarëve, se gjoja jemi duke e luftuar terrorizmin. Por nuk janë vetëm këta që janë arrestuar nxitës të terrorizmit, por kokat e terroristëve janë edhe në Qeveri, Parlament dhe në BIK duke filluar nga Naim Tërnava”, theksoi për standardi.eu,publicisti Faik Krasniqi, duke shtuar se ky spketakël ka për qëllim paraqitjen servile të Thacit, kinse është aleat i SHBA-së, kundër terrorizmit, me qëllim kullotjen edhe të ndonjë mandati pushtetar, për të vazhduar shfrenimin edhe më të madh të korrupsionit dhe majmërinë e bandave militante partiake.

Ai thotë se me këto veprime po qon ujë në mullirin e armikut duke i dhënë imazh terrorist Kosovës. Serbia që nga koha e luftës në Kosovë, duke vazhduar gjer më sot nuk ndalet duke e prezantuar Kosovën si vend i krimit, terrorizmit e trafikimit. Çuditërisht edhe Qeveria e Kosovës dita-ditës, po bëhet aleate e kësaj propagande. Qeveria duhet të veprojë kundër çdo elementi ekstremist dhe veprimeve me tendenca terroriste e jo të bëjë spektakle mediatike.

“Një pyetje kam për Qeverinë, AKI-në dhe Policinë e Kosovës: Pse deri më tash nuk ndërmorën asnjë veprim kundër këtyre imamëve, por as kundër asnjë imami ekstremist, por këto veprime i bëjnë çdoherë kur ka ndonjë ngjarje të rëndësishme për Kosovën, apo nesër që do mbahet seanca konstituive e Kuvendit… Kjo Qeveri në largim është në gjendje të bëjë çdo gjë, vetëm e vetëm të largoj vëmendjen nga dështimet e tyre dhe problemet që i krijuan me Gjykatën Kushtetuese, se gjoja jemi duke e luftuar terrorizmin, por me mosveprimin e tyre të deritashme u bën mbështetës të këtyre rrymave ekstreme. Kur u rrahën dhe u kërcënuan me jetë shumë imamë modern si Xhabir Hamiti, Osman Musliu, Musli Verbani, ku ishte Qeveria, Policia, AIK-u, BIK-u, që nuk ndërmorën asgjë, por vetëm kur kjo Qeveri në largim është ngusht dhe duhet të bëjë diçka për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet e tyre.

Por me këto veprime që po bën kjo Qeveri në largim, pa nevojë po e prish imazhin e Kosovës, thuaj që Kosova është vatër e ekstremizmit fetar”, vlerësoi publicisti Krasniqi.

Ramadan Muja punëson asamblistin e AAK-së, Bujar Nerjovajn

0

Bujar Nerjovaj5-21Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk ka arrit t’i përballojë shantazhit të koalicionit të AAK-së. Ai është detyruar të pranojë në punë si mësimdhënës asamblistin e AAK-së, Bujar Nerjovajn në shkollën “Pjetër Budi” në Lugisht të Hasit.

“PrizrenPress” ditë më parë kishte raportuar se zyrtarët e AAK-së e kanë kërcënuar Mujën se nuk do të votojnë rishikimin e buxhetit për për vitin 2015-2017 -të, nëse nuk do t’i punësojë militantët e partisë së tyre.

Punësimi i asamblistit të AAK-së, Bujar Nerjovaj është bërë sot, një ditë para votimit të buxhetit.

Asambleja Komunale në Prizren, nesër ka paraparë votimin e buxhetit për vitin 2015-2017. Për të siguruar votat e mjaftueshme, Muja është detyruar të plotësojë kërkesat për punësim të AAK-së. /PrizrenPress.com/

Ndahet nga jeta spikeri i parë në historinë e ekranit shqiptar

0

Kico-Fotiadhi1-620x674Kiço Fotiadhi, gazetari i cili më 13 mars të vitit 1963 u be spikeri i parë ne historinë e ekranit shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Fotiadhi është dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë me motivacionin: “Protagonist i shquar i ekranit televiziv, promovues i eventeve me rëndësi kombëtare, gazetar i njohur novator”.

Për tri dekada, Fotiadhi ishte zëri dhe protreti që shoqëronte mbrëmjen e shqiptarëve nga ekrani i televizonit shtetëror.

Fotiadhi nisi të punojë si gazetar në moshën 23-vjeçare tek Radio Difuzioni (Radio Tirana).

Pushtetit të PDK-së në Prizren, po i vjen fundi

0

Arber Rexhaj 23Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ka hequr dorë nga tendenca për krijuar rrethana lehtësuese juridike për vetveten. Ai pronat publike për të cilat është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren, nuk do t’i shpallë në interes publik.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj thotë se Muja u zmbraps pas reagimit të Vetëvendosjes.

“Ramadan Muja u zmbraps. Ai hoqi dorë përfundimisht nga tendenca për të krijuar rrethana të reja dhe lehtësuese juridike për vetveten”, tha Rexhaj për “PrizrenPress.

Sipas tij, PDK-ja bëri përpjekje për të “shpëtuar kokën” Ramadan Mujës.

“PDK-ja përmes Asamblesë tentoi t’i shpallte zona të interesit publik dy parcela me anë të së cilave Muja u denua me burg”

“Tendencat e tyre për të shfrytëzuar asamblenë për qëllimet e tyre të mbrapshta u zmbrapsen përmes kritikës sonë sistematike, të drejtë dhe të fuqishme”

“PDK-ja po dorëzohet. Pushtetit të korruptuar po i vie fundi. PDK-ja po shkon, se bashku me të edhe kjo kastë e korruptuar e pushtetit”, thotë Rexhaj. Sipas tij, VV nuk është kundër zonave të reja ekonomike dhe industriale./PrizrenPress.com/

“Seancë e përshpirtshme 2”, libri i ri i Kadrush Radogoshit

0

20140917153453576600Duke u shoqëruar nën dritën e flakës së qirinjve që shkriheshin mbi tavolinë, laureati i shumë çmimeve letrare, poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar nga Kosova, Kadrush Radogoshi i cili tashmë jeton në Kanada , ia dhuron lexuesve shqipfolës dhe anglishtfolës librin “Seancë e përshpirtshme 2”. Ky botim është vazhdim i librit paraprak “Seancë e përshpirtshme 1”, që është botuar në vitin 2008.

Libri përmban poezi të cilat i kushtohen njerëzve që janë vrarë dhe atyre që janë të zhdukur nga lufta. Autori është nisur nga ato që ka parë në varrezat e qytetit të Gjakovës, se si nënat vajtojnë mbi varret e të bijve të tyre ose edhe prej atyre që qajnë mbi një varr të improvizuar.

“Poezitë e këtij libri janë të shkruar mbi atë frymëzimin tim, mbi atë që sytë e mi kanë parë kur kaloja pranë varrezave, për ndjenjat e mia që më janë ngjallur kur i kam parë ato skena”, tha Kadrush Radogoshi autori i librit.

Recensenti Arben Hoxha tregon që karakteristikë themelore e këtij libri poetik është struktura ndijore, semantike dhe figurative e poetit, e cila tani pasurohet me perceptime të reja.
“Në vëllimin poetik Seancë përshpirtshme 2“, përmasa e strukturës së pikëllimit shpaloset nëpërmjet aktit të pëshpëritjes së të gjallëve për të vdekurit, për të vrarët, për të masakruarit dhe për të zhdukurit në luftën e fundit në Kosovë’’, ka thënë Arben Hoxha.

Këto ndërveprime seancash ndërmjet të gjallëve dhe të vdekurve , Kadrush Radogoshi i sjell nëpërmjet artit të poezisë për lexuesit, ku ky dëshiron që këto ngjarje të mësohen edhe jashtë Kosovës, që të kujtohet historia se çfarë vendi kemi qenë dhe çfarë vendi jemi.

Ndërsa kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Flora Brovina tregoi për KultPlus që pa përtesë ka marr një hap të punoj me këtë poet për shkak që veprat e këtij janë duke lënë gjurmë në jetën e shqiptarëve por edhe të të huajve.

“Kadrush Radogoshi është shkrimtar shumë frytdhënës i cili po lenë gjurmë në letërsinë shqipe, që po krijohet në Kosovë. Ai me veprimtarinë e tij është dëshmitarë i shumë ngjarjeve të rëndësishme dhe përmes shkrimeve letrare po dokumenton të kaluarën tonë, dhe kjo libër është si dëshmi e këtij lloji por jo vetëm ky por edhe të tjerat që ai ka lansuar qoftë nga burgu ose përmes librave tjerë’’, tregoi për KultPlus, Flora Brovina.

Libri do të promovohet edhe në Kanada, ku shkrimtari jeton që nga viti 2010. Ndoshta është një pauzë prej 2008 deri në këtë vit që te dal vëllimi i dytë i këtij libri por për shkaqe të mësimit të gjuhës, është shtyrë ky promovim.

Kadrush Radogoshi ka qenë i pranishëm edhe në disa ballina të gazetave kanadeze, ku është i njohur për kolumnet dhe poezitë e tij. Ai tregoi në fund që nuk do të ndalet së shkruari qoftë për viktima ose edhe për gjëra tjera që e ndjen si nevojë për të shkruar./KultPlus.com