Home Blog Page 8112

Miratohet kërkesa e hasjanëve për asfaltimin e rrugës Zym-Lugishtë  dhe  Dedaj

0

Has-Gjonaj Ekzekutivi i Prizrenit ka marrë vendim për asfaltimin e rrugës Zym-Lugishtë  dhe  Dedaj të Hasit.

Po ashtu  është marrë vendim edhe për rregullimi e kanalizimit në lagjen “Dardania”.

 Në takimin e sotëm është vendosur që të intervenohet në rregullimin e një muri mbrojtës në fshatin Dobrusht./PrizrenPress.com/

Vdesë luftëtari i UÇK-së nga Opoja, Daut Rakipi

0

vdes-daut-rakipi-294x350Mëngjesin e së martës, në Austri ka ndërruar jetë, Daut Rakipi (43), nga fshati Bresanë e Dragashit. Sipas bashkëluftëtarëve të tij, i ndjeri ka pësuar një sulm në zemër, të cilit nuk i ka mbijetuar.

Si luftëtar i UÇK-së, Dauti ishte dalluar gjatë operacionit “Shigjeta”, drejtimi taktik numër dy, në të cilin merrnin pjesë shumë luftëtarë nga treva e Opojës së Dragashit.

Në telegramin ngushëllues, zv-komandanti i Batalionit të Dytë, Ibrahim Shaqiri, ka shprehur dhimbje të thellë për humjen e shokut të luftës, duke e quajtur atë si njërin nga luftëtarët më të disciplinuar që kishte ky batalion, i përbërë nga shumë opojanë.

“E nderuara familje Rakipi, i nderuari komandant, Bilall Syla, të nderuar bashkëluftëtarë. Më lejoni që në emër të Komandës së Batalionit të Dytë dhe në emrin tim personal, të ju shpreh ngushllëllimet më të sinqerta për humbjen e bashkëluftëtarit tonë dhe komandantit të Togut, Daut Rakipit.

Lajmi për vdekjen e tij na pikëlloi jasht mase, pasi ai u nda nga ne në moshën më të mirë, mu kur duhej ta shijonte lirinë e Kosovës, për të cilën luftoi. E dimë se familja e tij nuk e ka të lehtë, por as ne bashkëluftëtarët e tij nuk e kemi lehtë që ta pranojmë këtë fat. Megjithatë, duhet të krenohemi me veprën e Dautit, e cila për jetë e shekuj do të mbetët e gjallë në historinë e Kosovës”, thuhet mes tjerash në telegram.

Nga dega e OVL-së në Dragash, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet pasditen e së enjtes, në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Pas vete, i ndjeri ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur./Radio Sharri/

Jahjaga: Arrestimet kanë për qëllim pengimin e cenimit të vlerave dhe idealeve shtetërore

0

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga shpreh përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, mekanizmave të sigurisë dhe të drejtësisë, për ruajtjen dhe garantimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, sigurisë kombëtare të qytetarëve të saj dhe aleatëve tanë.

“Presidentja Jahjaga vlerësoi se veprimet e mekanizmave të sigurisë – të cilat kanë për qëllim pengimin e veprimtarive ilegale, përfshirë nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe rreshtimin në kauza ekstremiste të qytetarëve të Kosovës – po bëhen që në vazhdimësi të sigurohet një Kosovë e lirë, e sigurt, e qetë dhe tolerante, e pakërcënuar nga dukuritë që kanë për qëllim cenimin e vlerave dhe idealeve mbi të cilat ndërtuam shtetin tone dhe traditën e gjatë të harmonisë fetare”, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.

Gjithashtu shtohet se presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës e kuptojnë seriozisht përgjegjësinë për të vepruar ndaj kësaj kanosjeje globale në përputhje me vullnetin dhe përcaktimin e qytetarëve të Kosovës për ndërtimin e një vendi tolerant dhe kontribuues të stabilitetit e sigurisë kolektive, një vend të pakompromis ndaj thirrjeve për rrënim të rendit kushtetues që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut apo aktivitetet qe kërcënojnë paqen e stabilitetin.

Gjykata e Apelit: Nuk paragjykojmë zhvillimet politike

0

Fatmir-Limaj5-22Gjykata e Apelit ka njoftuar se seanca gjyqësore që ka të bëjë me rastin “Kleçka” në të cilën gjykohet edhe kryetari i “Nismës”, Fatmir Limaj dhe të tjerë nuk ka të bëjë fare me zhvillimet politike në vend.
Sipas Gjykatës së Apelit, termini për këto seanca është caktuar qysh më 26 korrik të këtij viti.

“Gjykata e Apelit dëshiron të njoftoi mediat dhe mbarë opinionin publik se seanca e sotme (17.09.2014) për “rastin Kleçka”, bashkë me atë që do të mbahet nesër (18.09.2014) dhe tri të tjera të parapara për në javën e ardhshme (23, 25 dhe 26 shtator), janë caktuar qysh më 26.08.2014. Për këtë janë në dijeni të gjitha palët në procedurë. Gjykata e Apelit si institucion i pavarur gjyqësor agjendën e vet e ndërton mbi bazën e procedurave ligjore në shërbim të drejtësisë dhe nuk paragjykon zhvillimet politike”, thuhet në sqarimin e Gjykatës së Apelit.

Zafir Berisha: Bandat kriminale të PDK-së e kanë privatizuar arsimin në Prizren

0

ZafirBerisha11-14Kryetari  Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, Zafir  Berisha ka akuzuar PDK-në e ka privatizuar arsimin në këtë qytet. Ai në profilin  e tij “Facebook’  shkruan se Drejtoria e Arsimit në Prizren po i kërcënon aplikuesit për punë.

Postimi i plotë në Facebook

Bandat kriminale të partis- pushtet në Prizren sillen si ,,fashistat e Duqes,, me qytetarë, kulmi i idiotizmit të ktyre injorantave ka arrit në DKA ku e kanë privatizuar ketë drejtori deri në atë shkallë, se perpos vjedhjeve të mëdha që ndodhin me pozicionet bugjutore ku me dhjetra raste janë duke u hetuar, tash kanë filluar edhe t’i kërcenojnë aplikusit për punë ,, se sa jemi ne gjallë kurr s’keni me hy në punë,,.Poshtërsit e ktyre bamndave gjithnjë e më shumë po bëhen shqetsuse qe një njeri normal me mendu se a ja vlen femijet me i qu në shkollat e Prizrenit, kur dihet që për vite të tera mbajnë në punë partizan partiak të pa kualifikuar, e shumë të rinjët të diplomuar që nuk janë pjesë e bandave te partisë-pushtet sillen rrugëve.
Z.B

Të enjten shpallet Republika e Iliridës, ja detajet

0

Ilirida-maqedoniNjëri nga iniciatorët e shpalljes së Republikës së Iliridës ekskluzivisht për Almakos rrëfen se si: do të shpallet kjo Republikë, kush do ta mbrojë atë, çka do të ndodh nëse nuk pranohet nga maqedonasit, e shumë të tjera…

Gazeta Lajm raportoi se të enjten prej orës 12 deri ora 14 do të bëhet shpallja solemne e Republikës së Iliridës. Aktin e shpalljes do ta bëjnë kryetari i Iliridës Nevzat Halili, kryeministri Baki Sulemani si dhe kryetari i FNDLNJ-së, Idriz Sinani – Kumanova.

Ndërkohë, portali Almakos ka arritur të kontaktoi me njërin nga inicatorët e shpalljes e Republikës së Iliridës, i cili ekskluzivisht për ne ka zbuluar detaje të rëndësishme për këtë akt që pritet të ndodhë.

Në fillim të bisedës Sinani thekson se, -“Përfundimisht, ne jemi të bindur se Republika e Iliridës pas shpalljes, do të funksionojë njejtë sikurse Kantonet e Zvicrës”.

Tutje Idriz Sinani për Almakos sqaron se si në baza kushtetuese do të vendoset në jetë zhvillimi i Republikës së Iliridës.

“Pra, do të kemi 2 Parlamente, ku njëri do të jetë shqiptar, e tjetri sllav. Me çka, të gjithë ata që do jetojnë në teritorin e Iliridës do t’i gëzojnë të drejtat e barabarta, sipas të drejtave ndërkombëtare”, – thotë Sinani.

Ai sqaron mënyrën e kontrollimit të Iliridës nga forcat e armatosura.

“Ne do ta kontrollojmë Republikën e Iliridës, dhe gjithë territorin tonë me Forcat e Garës së Iliridës”, – pohon Sinani.

Idriz Sinani për Almakos rrëfen se ka një zgjidhje, edhe po që se kjo ide, pra shpallja e Republikës së Iliridës, refuzohet nga maqedonasit. “Nëse dëshirojnë këto çështje të zgjidhen me paqë, për paqë jemi, nëse duan me luftë, le të zgjedhin kë të donë”, përfundon intervistën Sinani./Almakos

Reagimet e para të analistëve janë se gjithçka që shpallin shqiptarët jashtë Shkupit, shkon në dëm të shqiptarëve të Maqedonisë.

Haradinaj: Gjithçka gati, detajet nesër!

0

blloku opozitar

Një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, liderët e partive të koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje, duke përjashtuar Fatmir Limajn, kanë mbajtur takimin e fundit, në drejtim të përgatitjeve rreth seancës së të enjtes.
Pas takimit, ata nuk kanë dhënë shumë detaje rreth asaj se si do të veprojë koalicioni VLAN në seancën e nesërme dhe a parashohin ndonjë skenar të mundshëm.

Lideri i AAK-së, njëherit i nominuar edhe për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë vetëm se ky ishte takimi i radhës para seancës konstituive.

“Bashkë me liderët e partive, përjashtuar Fatmir Limajn i cili sot ka angazhime tjera, kemi pasur takimin e fundit para seancës. Sa i përket neve, gjithçka është gati për seancë. Kuptohet, pjesa e parë e seancës ka të bëjë me kandidaturën për kryetar të Kuvendit. Si do të veprojmë, do të shihni nesër”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket përfshirjes së Lista Srpska, Haradinaj ka thënë se komunitetet e edhe Lista Srpska kanë pozicionin e vete kushtetues në qeverisje.

“Lista Srpska është e mirëpritur në çdo situatë, për arsye se një gjë të tillë e parasheh Kushtetuta dhe se gjithashtu është në të mirën e Kosovës”, ka shtuar lideri i AAK-së.

“Sa i përket Qeverisë, kuptohet se ata nuk kanë shumë zgjidhje – e vetmja zgjidhje është ajo me koaliconin LAN”, ka përfunduar Haradinaj.

 

Në orën 13:00, takohet Blloku-VV

Sot do të mbahet mbledhja e fundit konsultative e Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje.

Sic raporton Express, takimi do të zhvillohet në zyrat e grupit parlamentar të LDK’së, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në orën 13. Në takim do të marrin pjesë Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj.

Sherifi: Nuk jam i prirë të besoj në teori konspirative

0

Bilall SherifiAnëtari i kryesisë së “Nisma për Kosovën”, Bilal Sherifi, duke e komentuar mbajtjen e seancës gjyqësore ndaj liderit të “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, ka thënë për Telegrafin se nuk dëshiron që të besojë në atë se thirrja e Limajt ka qenë e planifikuar, në mënyrë që atij t’i pamundësohet shkuarja në seancë.

“Seanca gjyqësore për Limajn është caktuar më herët. Ndërsa, sa i përket prezencës së tij nesër në Kuvendin e Kosovës, nuk e di a do te jetë prezent, sepse me sa di edhe nesër vazhdon seanca gjyqësore në rastin ‘Kleçka”, ka thënë Sherifi.

Ndryshe, nesër (të enjten) pritet që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nisma”, Fatmir Limaj, pritet të marrë pjesë në seancën gjyqësore për rastin “Kleçka” në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Prokuroria konfirmon arrestimin e 15 personave

0

Gjykata-peshorjaMe kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për Urdhër bastisje dhe ndalim dhe pas vendimit të Gjyqtarit të procedues paraprake të Gjykatës Kompetente, sot janë arrestuar 15 persona.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për Urdhër bastisje dhe ndalim dhe pas vendimit të Gjyqtarit të procedues paraprake të Gjykatës Kompetente, sot është zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës, me ç’rast janë bastisur dhe janë arrestuar 15 persona.

Të gjithë të arrestuarit janë të dyshuar për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës.

Pas veprimeve të ndërmarra sot, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në koordinim me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë me procedurat tjera të parapara me ligj”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Limaj nuk do të merr pjesë në seancën e nesërme?!

0

Fatmir Limaj 230Nesër pritet që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nisma”, Fatmir Limaj, pritet të marrë pjesë në seancën gjyqësore për rastin “Kleçka” në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Nëse kjo ndodhë, ka mundësi që ai të mos jetë prezent në seancë.