Nigeri, sulm kamikaz në një universitet, 13 të vdekur

boko-320x180Trembëdhjetë persona kanë vdekur dhe 34 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të bërë nga disa kamikazë të mundshëm të organizatës terroriste islamike Boko Haram kundër Universitetit të Kanos, qyteti më i madh në Veri të Nigerisë.

Bilanci i të vdekurve është konfirmuar edhe nga policia. Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna të ndryshme dhe shpërthime në brendësi të kampusit.

Ndërkohë, 34 të plagosurit janë transportuar në spital. Komisari i policisë së shtetit të Kanos, Adelere Shinaba, ka deklaruar se njerëzit e armatosur, hynë në brendësi të Universitetit të Kanos pas disa të shtënave me policinë jashtë institucionit shkollor.

Ata ishin veshur me rroba të zeza dhe ishin të gjithë të armatosur. Burime anonime mes studentëve bëjnë me dije, që terroristët i detyruan studentët të ulnin kokën në tokë dhe pastaj ulërinin: “Jeni ju që thoni se Boko Haram nuk ekziston?”.

Sipas burimeve të policisë, “bëhet fjalë për një sulm kamikaz” dhe mes viktimave janë edhe dy anëtarë të grupit që qëlluan. Pjesa më e madhe të personave të vrarë, ndodheshin në një sallë leksionesh, ku ishin futur nën kërcënimin e armëve nga terroristët.

Për sa i përket shpërthimit me eksploziv, mësohet se ai ka thyer xhamat e dritareve, ndërsa në dysheme u panë gjurmë gjaku.

Strukturat shkollore të Kanos, me mazhorancë myslimane, janë vënë shpesh në shënjestër të fondamentalistëve të Boko Haram, emri i të cilit në gjuhën vendëse, do të thotë, “edukimi perëndimor është një mëkat”.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit