Home Blog Page 8116

Shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë nga Kosova mbrojtje

0

Mali i zi-plavaShqiptarët me banim brenda territorit të Malit e Zi ankohen për shkelje të të drejtave si popull autokton.

Ata kërkojnë nga përfaqësuesit e diplomacisë së Kosovës të mbrojnë interesat e tyre.

Ndërsa, hapja zyrtare e Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, pritet që me zhvillimin e politikave të mirëfillta ndërshtetërore të ndikojë në avancimin e pozitës së shqiptareve, si komuniteti më i lashtë në këto hapësira.

Aksident fatal në rrugën Suharekë-Prizren, vdes një person

0

Aksident shiritatNjë person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident të ndodhur në rrugën Suharekë-Prizren, te vendi i quajtur “Ura e Sopisë”. Lajmin e ka konfirmuar Policia në Prizren përmes një komunikate për media.

“Rreth orës 03:30 minuta, në rrugën Suharekë-Prizren, tek vendi i quajtur “Ura e Sopisë” ka ndodhur një aksident automobilistik i cili për pasojë ka lënë të vdekur shoferin D. N. I vitlindjes 1954 që në momentet kritike po e ngiste automjetin Citroen Jupy”, thuhet në kumtesën e policisë.

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes ku ishte i pranishëm komandanti i trafikut rajonal dhe prokurori i shtetit, thuhet se në një kthesë të lehtë në të djathtë vetura “Citroen” nuk e ka mbajtur shiritin e djathtë dhe kishte kaluar në shiritin e majtë me ç’rast goditet ballë përballë me veturën “Mercedes” që vinte nga krahu i kundërt.

“Mjeku i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se njëri shofer ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda trupore për të cilat po përkujdesën mjekët e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi”. /PrizrenPress.com/

Policia e painformuar për përdhosjen e grafitit të Ukshin Hotit

0

Perdhoset emri i Ukshin Hotit

(E plotësuar) Policia e Kosovës është e painformuar për përdhosjen e grafitit të Ukshin Hotit.

“E pashë lajmin, por ne rreth kësaj çështjeje nuk kemi asnjë raport” thotë Flora Ahmeti, për Express.

Reagon e bija, pas përdhosjes së emrit të Ukshin Hotit

Ka reaguar Erleta Hoti, bija e Ukshin Hotit pas përdhosjes së mbishkrimit të emrit të Ukshin Hotit.

Ajo në rrjetin social Facebook, ka shkruar: “Ju lumtë idiota! E paçit fatin e përdhosur gjithë jetën”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Përdhoset emri i Ukshin Hotit! (Foto)

Sot në mëngjes Gazeta Express ka dokumentuar këto pamje të përdhosjes së këtij mbishkrimi, në të njëjtën formë, në disa vende të ndryshme ku ai ndodhet, të cilat janë në këtë formë që nga dita e djeshme.

Kohë më parë, në qytetin e Prishtinës, në shumë vende publike ishte stampuar një parullë me moton “Ku është Ukshin Hoti?” e cila përmban edhe portretin e tij. Kjo ishte bërë në përvjetorin e zhdukjes së tij nga burgjet serbe, në sensibilizim të opinionit publik për mospasjen e asnjë gjurme të tij edhe kaq vite pas përfundimit të luftës e edhe pas sa e sa bisedimeve me ndërmjetësim ndërkombëtar për të pagjeturit!

Gjatë ditës, pritet të shihet nëse dikush do të merret me këtë mbishkrim, të cilin tashmë e kanë përdhosur!

Perdhoset emri i Ukshin Hotit1

Prizren: Sekuestrohet një pistoletë në rrugën ‘Edit Durham’

0

ArmaNjë pistoletë e llojit TT është sekuestruar në rrugën “Edit Durham“ në Prizren, nga një patrullë policore përderisa po patrullonte.

“Rreth orës 07:45 minuta në rrugën “Edit Durham“ në Prizren, një patrullë policore përderisa po patrullonte, kishte vërejtur një veturë të llojit “Alfa Romeo” e cila kishte hyrë në një rrugë një kahesh dhe për këtë policët e kanë ndaluar të njëjtën. Gjatë kontrollit të dokumentacionit është vërejtur se vetura nuk kishte regjistrim”, thuhet në kumtesën e policisë në Prizren.

“Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur: një pistoletë e llojit TT, M 57 jugosllave, kalibri 7.62 mm; tetë fishekë të kalibrit të njëjtë; një palë dylbi; një shufër metalike, dhe një thikë”, njofton Policia në Prizren.

“Pas inicimit të raportit është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari pas intervistës është liruar”. /PrizrenPress.com/

Kjo është foto e hajnit në aksion që po tmerron anën e Dukagjinit

0

Adem Madanajt-hajni i dukagjinitFotografitë e Adem Madanajt i cili supozohet që po bën kërdinë me vjedhje në rrafshin e Dukagjinit po vazhdojnë të vinë në Gazetën Express.

Një e tillë ka ardhur mbrëmë në Gazetaexpress.com. Hajni shihet natën vonë teksa me vete kishte edhe një fëmijë.

Dhjetëra lexues të Gazetës Express këtyre ditëve na kanë dërguar të dhënë për terrorin që po përjetojnë nga hajdutët, sidomos lexuesit nga Deçani, Gjakova e Peja.

Sipas tyre, terrorizues i kësaj ane është Adem Madanaj, një shtetas i Shqipërisë, i cili bashkë me djalin e tij adoleshent, po bën grabitje sidomos në Voksh dhe Junik.

Policia duket të jetë në dijeni të veprave të këtij personi por ende s’ka arritur ta kap atë.

19 vjet burg kosovarit për vrasjen e kolegut të punës

0

Zvicer-riehenGjykata penale e Basel-Stadt-it ka shpallur fajtor një kosovar të moshës 26 vjeçare për vrasje të rëndë të kolegut të tij gjerman të punës. I akuzuari ka kundërshtuar gjatë gjithë kohës veprën që i ngarkohej, por gjykata ka gjetur indikacione të mjaftueshme për të dëshmuar vrasjen e cila ka ndodhur në vitin 2012.

Personi i vrarë, një koleg pune 35 vjeçar i kosovarit, është gjetur i vdekur në banesën e vet në Riehen të Bazelit nga ish mikesha dhe kolegia e punës. Ai ishte vrarë në mënyrë brutale me therje të shumta thike në qafë.

I dënuari për vrasje banonte te familja e tij me prejardhje nga Kosova në Sisseln të kantonit Aargau ndërsa punonte në Laufen, në firmën e njëjtë ku punonte edhe viktima. Ata të dy ishin miq mes veti por sipas dëshmitarëve, personi tashmë i vrarë kishte hequr dorë nga shoqëria me 26 vjeçarin. Ndërkaq, motivi i vrasjes vazhdon të mbetet i paqartë.

Gjatë marrjeve në pyetje dhe gjatë procesit gjyqësor, i akuzuari ka ndryshuar disa herë deklaratat e tij. Ndër të tjera ai ka mohuar të ketë qenë në disa vende në të cilat, sipas të dhënave të regjistruara të telefonit të tij mobil, në fakt kishte qenë. Si shembull, në akuzë përmendet një vendpushim në autostradë, ku, në mbeturina janë gjetur një thikë dhe rrobat me gjak të viktimës, shkruan sfr.ch.

Ai ka mohuar edhe qëndrimin e tij në vendin e ngjarjes në momentin e vrasjes, që po ashtu dëshmohet nga telefoni.

Trupi gjykues fajëson të dënuarin po ashtu se ka vozitur enkas rrugëve tjera dhe është ndalur në restorante për të mjegulluar aktin e kryer. Ky veprim nuk ka ardhur spontanisht por dëshmon për përgatitjen e qëllimtë të aktit të vrasjes së rëndë. Kryesuesja e trupit gjykues e ka klasifikuar fajësinë e kosovarit si shumë të rëndë, për faktin që viktima nuk ka pasur fare idenë se çfarë e priste dhe për faktin se fizikisht ishte inferior ndaj vrasësit.

Duke i shqiptuar dënimin 19 vjet burg, gjykata ka vepruar pak më butë në krahasim me pretendimin e prokurorit, i cili kishte kërkuar 20 vjet burg. Nga ana tjetër, avokati ka kërkuar që klienti i tij të shpallej i pafajshëm pasi që, sipas tij, dëshmitë ishin të pamjaftueshme.

Vetë i dënuari ka reaguar me tundje të kokës dhe me lot ndaj vendimit gjyqësor. Ai po ashtu ka kundërshtuar vendimin gjatë shpalljes së tij nga kryesuesja e trupit gjyqësor. /albinfo.ch/

Poeti Sebastiano Grasso, fiton çmimin “Naim Frashëri”

0

Sebastiano Grasso-poetNë Tetovë u përmbyll edicioni XVIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”.

Fitues i çmimit të madh “Naim Frashëri” të Edicionit XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti italian Sebastiano Grasso. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga poeti dhe përkthyesi Visar Zhiti (Shqipëri), Ndue Ukaj (Kosovë) dhe Xhelal Zejneli (Maqedoni). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu ka shpalle laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 16 – 19 tetor 2014, në qytetin e Tetovës.

Kjo u bë e njohur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 15 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë, nga kryetari i Jurisë së Festivalit, Visar Zhiti dhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu. Laureatë të mëhershëm të këtij festivali janë emra e njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Athanase de Thracy (Bullgari), Lionel Ray(Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Craig Czury (SHBA) etj.

Në edicionin e sivjetëm janë ftuar 40 poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Argjentinë, Kolumbi, Danimarkë, Islandë, Gjermani, Francë, Itali, Poloni, Izrael, Greqi, Turqi, Iran, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.

Në vazhdim kryetari i Jurisë së Festivalit Visar Zhiti paraqiti arsyetimin për dhënien e çimimit letrar “Naim Frashëri” ku thuhet se ” poetit italian Sebastiano Grasso-s i jepet çmimi i madh letrar “Naim Frashëri”, për vargjet e tij të dashurisë, në të cilat lexuesi identifikohet, teksa ato flasin për përditshmërinë. “Klasik” dhe modern në të njëjtën kohë, vepra e tij frymon, larg nga shtirjet letrare, e aftë të shprehë jetën e vërtetë.” Ai më pas lexoi nje biografi të shkurtër të fituesit, ku theksoi se Grasso eshte kryetar i PEN Qendrës italiane, redaktor i revistes “Koriere de la Sera”, profesor universiteti, përkthyes dhe gazetar. Librat e tij te perkthyera në disa gjuhë janë shoqëruar me parathenie të nobelistit portugez Saramago, kandidateve te cmimit Nobel Andonis e Jevtushenko, Mario Luzi etj. Visar Zhiti në fund lexoi edhe deklaratën që laureati dërgoj me rastin e marrjes se cmimit “Naim Frashëri”, në të cilën thotë se është i nderuar të merr një çmim kaq prestigjioz, kushtuar Naim Frasherit dhe siguron se do të jetë i pranishëm në Tetovë, nga data 16 deri më 19 tetor.

SHBA me program për parandalimin e xhihadistëve

0

Ushtria amerikaneSHBA kanë nisur një program të parandalimit të bashkimit së shtetasve amerikanë grupeve terroriste nga radhët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë ose ISIS.

Ky program, siç njoftoi Departmenti i Drejtësisë dhe Shtëpia e Bardhë, ka filluar në disa qytete amerikane, sidomos në ato që kanë përqindje të të rinjve me përkatësi myslimane. Ky program, sipas prokurorit të Përgjithshëm Erick Holder, do të përfshijë bashkëpunimin e përfaqësuesve të komuniteteve, liderëve fetarë dhe zyrtarëve të sigurisë. Burimet e inteligjencës dhe të ushtrisë amerikane thonë se mbi njëqindë shtetasë amerikanë po luftojnë në radhët e grupeve ekstremiste në Lindjen e Mesme dhe ka edhe të tjerë që aspirojnë t’u bashkangjiten. Autoritetet qeveritare amerikane kanë shpeshtuar kontaktet me xhamitë për të dekurajuar gjuhën inflamatore nga imamët, roli i të cilëve në disa raste konsiderohet të ketë qenë nxitës për pelegrinazhe xhihadiste.

“Synimi i këtij programi do të jetë të ndërtojë një rrjet të gjerë te partneriteteve në komunitet për të ruajtur sigurinë e vendit”, tha Holder, transmeton RTK.

Prokurori tha më tej se Byroja federale e Hetimeve (FBI) dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit po bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë agjencinë globale policore Interpol, ‘për të shpërndarë informacione mbi luftëtarët e huaj në Siri dhe Irak, përfshirë edhe individë që kanë udhëtuar nga SHBA’.

Molliqaj: Asnjë subjekt politik nuk mund të kushtëzojë marrëveshjen

0

DardanMolliqaj-vvPas reagimit të Listës Srpska që negociatat të mos udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo e fundit ka thënë se lista nuk ka fuqi politike që ta kushtëzojë Bllokun.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj, i ka thënë Radio Kosovës se koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje e ka shumicën shqiptare në Kuvend dhe Lista “Srpska” nuk mund të ndikoj në prishjen e marrëveshjes të arritur ditë më parë.

Kërkesa e listës “Srpska” që negociatat me Serbinë të udhëhiqen nga kryeministri e jo nga lëvizja Vetëvendosje nuk qojnë shumë peshë për këtë të fundit. Madje, sipas sekretarit organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, asnjë subjekt tjetër politik, e veçanërisht Lista “Srpska” nuk mund ta kushtëzojë këtë bashkëpunim të këtyre katër subjekteve politike mbi parimet që tashmë i kanë vendosur.

“Lista “Srpska” e ka të garantuar me kushtetutë pjesëmarrjen në qeveri dhe atë të drejt mund ta shfrytëzojë, por assesi nuk e ka as fuqinë politike e as mundësinë reale që ta kushtëzojë këtë marrëveshje të nënshkruar dhe parimet që tashmë janë etabluar edhe në opinionin publik”.

Molliqaj, gjithashtu i ka thënë Radio Kosovës se tashmë ekziston një marrëveshje e nënshkruar në mes të katër subjekteve politike që është marrëveshje e parimeve dhe në të cilën janë të rregulluar shumë çështje. Prandaj, siç thotë ai, nuk ka asnjë arsye që LDK, AAK dhe Nisma të ndërrojnë qëndrimin e tyre politike, për shkak se nënshkrimi i marrëveshjes ka qenë i paramenduar, i planifikuar dhe i diskutuar gjerë e gjatë nëpër forumet të secilit subjekt.

“Unë nuk e shoh as shenjën më të vogël të mundësisë që këto subjekte të ndërrojnë qëndrimin. E as që vije në diskutim që Vetëvendosje të ndërrojë qëndrimin mbi një marrëveshje tashmë të nënshkruar nga katër subjektet politike shqiptare.
Ndryshe, Lista “Srpska” vetëm 24 orë para mbajtjes së seancës, javën e kaluar, kishte kërkuar shtyrjen e saj ne mënyrë që të sqarohet situata pas marrëveshjes së bllokut me Vetëvendosjen.

Ndërkohë, përfaqësuesi i listës “Srpska” Aleksandër Jabllanoviq, i ka thënë Radio Kosovës se, pozicionet e Listës do të dihet më së largu të mërkurën pas dite.

Pse vonoi hapja e Shkollës së Kompetencës në Prizren?

0

Prizren-Qendra KompetencesNdonëse nuk kanë treguar ndonjë interesim sa është planifikuar, në Shkollën e Kompetencës, në lagjen periferike “Dardania”, të parën e këtij lloji në Prizren, mësimi është paraparë të nisë më 15 shtator. Fillimin me vonesë prej dy javësh të kësaj shkolle opozita e ka vlerësuar si dështim të Drejtorisë së Arsimit, ndërsa zyrtarët kanë reaguar duke thënë se opozita po flet edhe atëherë kur nuk kupton, duke e ndërlidhur të tërën me ndërtimin e objektit.

Shkolla e mesme profesionale – Qendra e Kompetencës, e cila është mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut do t’i pres nxënësit e parë mesin e shtatorit. Kjo është një shkollë e perspektivës, që nuk menaxhohet nga komuna, por nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim profesional, andaj certifikatat përfundimtare mund të krahasohen me ato të vendeve të BE-së.

Ndonëse parashihet, që në vitin e parë, të startojnë 10 paralele deri tash janë regjistruar rreth 70 nxënës. Kjo ka shtyrë zyrtarët që konkursin ta lënë hapur deri në plotësimin e vendeve të lira.

Aty do të punojnë rreth 16 profesorë. 12 janë pranuar me konkurs nga Agjencia për Arsim Profesional, ndërsa të tjerët do t’i plotësojnë normat nga shkollat tjera.

Duke vlerësuar fillimin e vitit shkollor, Bashkimi Demokratik (BD) ka vlerësuar si dështim më të madh të kreut komunal Ramadan Mujës dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) mosfillimin e procesit mësimor më 1 shtator edhe në këtë shkollë. “Arsyet ndërlidhen me mosdije, punës jo të duhur nxitëse – senzibilizuese për mundësitë dhe shanset që ofron kjo shkollë, andaj numri i nxënësve për regjistrim ka qenë simbolik”, thekson në komunikatë, BD.

Drejtori për Arsim, Nexhat Çoçaj, startin me vonesë të shkollës e ndërlidh çështjen e ndërtimit të objektit i cili nuk ishte gati, ndërsa donatori nuk kishte bërë pranimin teknik të objektit. “Përkundër vonesave që kanë ndodhur jo shkaku i neglizhencës apo dobësive organizative të DKA-së janë regjistruar mbi 70 nxënës, ndërsa pritet që me fillimin e mësimit të plotësohet numri i kërkuar”, ka thënë ai.

Çoçaj ka thënë se roli i opozitës është për të kritikuar, madje edhe aty nuk kanë fare njohuri. “E kemi ditur se do të ketë vonesa për fillimin e kësaj shkolle, meqë donatori ka pranuar që kjo shkollë të nisë punën këtë vit, për shkak të reformave në arsim, ndërsa kemi dashur që aty ta sistemojmë një numër të mësimdhënësve, që kanë mbetur pa normë pas shuarjes së klasave të XIII”, ka thënë për “Zërin” ai.

Çoçaj tha se nuk është se propaganda ka munguar, por nuk ka mundur të bëhet më shumë para se objekti të përfundonte së ndërtuari. “Ka pasur raste kur nxënësit dhe prindërit kanë vizituar shkollën dhe nuk kemi dashur që të biem ndesh me fjalët tona. Në anën tjetër kemi kërkuar nga shkollat tjera, madje edhe nga gjimnazet që numri maksimal i nxënësve të jetë 32 nxënës në klasë, pasi po dëmtohet procesi mësimor dhe funksionimi i shkollës. Shkollave profesionale u kemi kërkuar jo më shumë se 24 nxënës në klasë”, ka thënë ai.