Home Blog Page 8117

Enver Hasani do të mbetet kryetar i Kushtetueses

0

Enver Hasani-gjykata kushtetueseEnver Hasani do të vazhdojë të mbetet kryetar i Gjykatës Kushtetuese edhe pas nominimit nga Qeveria e Kosovës si përfaqësues në Komisionin e Venedikut. Në Kushtetuese do të vazhdojë të shërbejë si gjyqtare edhe Arta Rama, që është nominuar si asistente e Hasanit.

Sipas burimeve të gazetës “Koha Ditore”, Hasani e Rama, por edhe Qeveria që i ka nominuar, nuk vlerësojnë se përbën konflikt interesi ushtrimi i njëkohshëm i funksioneve në Kushtetuese dhe shërbimi në Komisionin e Venedikut. Kjo nga fakti se edhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Venedikut mbajnë pozitat që kanë në shtetet e tyre, transmeton Koha.net.

Dje është raportuar në media lajmi për nominimet në fjalë, lajm i cili ishte dhënë nga vet ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Detyra kryesore e Komisionit të Venedikut është të ofrojë këshilla ligjore për shtetet anëtare dhe në veçanti t’u asistojë shteteve të cilat dëshirojnë që të jenë në vijë me standardet demokratike.

Më 11 qershor Kosova është pranuar anëtare me të drejta të plota në Komisionin e Venedikut.
Ky komision takohet çdo katër vjet në Venedik.

Kërkohet ndërhyrja ndërkombëtare

0

Kuvendi i Kosoves 7Dështimi eventual që në seancën e 18 shtatorit të tejkalohet kriza rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, mund ta aktivizojë faktorin ndërkombëtar.
Për ndërkombëtarët, të paktën sipas deklarimeve të tyre publike, me rëndësi do të jetë që zgjidhja të jetë sipas procedurave dhe në harmoni me kushtetutën e vendit.

Analistët politikë kanë vlerësuar se faktori ndërkombëtar deri më tani kryesisht ka qëndruar në pozicionin e spektatorit dhe ofrimit të mesazheve politike.

Një mesazh të tillë ka adresuar të hënën edhe Përfaqësuesi i Posaqëm i BE-sënë Kosovë, Samuel Zbogar, duke kërkuar që partitë politike t’i japin fund bllokadës në seancën e 18 shtatorit. /Tribuna

Mehmeti: Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje

0

Kim mehmetiPublicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti ka vlerësuar se Kosova s’duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Por, sipas tij, sa më shpejt duhet ta braktisë rrugën e vjetër që e çon drejt barazimit të shtetit me partinë.

Mehmeti ka thënë se Kosova mund të dalë nga ngërçi politik nëse do të mposhtë këtë mendësi të dëmshme politike.

Ai ka theksuar se ngërçi politik ka rrënjë më të thella sesa beteja për ndarjen e posteve me të larta shtetërore mes partive.

Sipas Mehmetit, partitë politike nuk janë duke gjetur gjuhë të përbashkët për shkak se shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës ende janë në periudhën e “bajraktokracisë”.

Ndërsa për Gjykatën Kushtetuese ka thënë se e ka filluar t’i ngjajë Këshillit të Ajotollahëve të Iranit, duke u marrë me shumë me “pleqërimin” e problemeve politike sesa me çështje juridike kushtetuese. /epoka e re/

Kushtetuesja pa kuorum për së paku një muaj

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesAmerikani Robert Carolan ka refuzuar të shërbejë më tutje si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, akt ky që ia pamundëson këtij mekanizmi të trajtojë materie të karakterit politik. Pa të Kushtetuesja nuk e ka kuorumin.
Por është paralajmëruar “zëvendësimi i shpejtë” i këtij gjyqtarit, që do të bëhet nëpërmjet një procedure që nuk e parasheh Kushtetuta. Bazë legale do të merret letërkëmbimi Jahjaga-Ashton.

Megjithëkëtë, sipas burimeve të gazetës, edhe ky “zëvendësim i shpejtë” do të marrë kohë më shumë se një muaj, ngaqë duhet të shkohet nëpërmjet konkursit publik.

Për pasojë, veprime që mund të ndodhin të enjten në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mund të mos kenë adresë për t’iu trajtuar kushtetutshmëria. /koha/

Ymeri: Serbia, s’duhet të jetë pengesë e Kosovës

0

visar ymeriSerbia duhet ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovë, nuk duhet të vazhdojë të jetë pengesë e Republikës së Kosovës, pengesë e barazisë dhe bashkëjetesës përbrenda Kosovës, dhe nuk duhet të jetë pengesë që Kosova të jetë e barabartë me vendet tjera.

Kështu ka deklaruar Visar Ymeri, nënkryetar i Vetëvendosjes, në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, kur është pyetur se çfarë duhet të pres Serbia nëse Lëvizja Vetëvendosje i udhëheqë bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia nuk guxon të vendosë për qëndrimet e Qeverisë së Kosovës dhe për formimin e institucioneve të republikës sonë”, ka theksuar më tej Ymeri, transmeton Koha.net.

Ymeri ka thënë se deri më tani është zhvilluar dialog i mbyllur diplomatik, që është zhvilluar larg syve të opinionit.

Sipas Ymerit, me këto bisedime nuk janë normalizuar raportet në mes të dy vendeve, por vetëm ato në mes të, siç ka thënë ai, “kryeministrit në largim, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq”.

“Historia e Kosovës ka qenë histori e tentimit për t’u çliruar nga okupatori serb, e jo luftë kundër serbëve”, ka shtuar më tej deputeti Ymeri.

‘Dëshmitari A’: Në Likovc më kanë rrahur pamëshirshëm

0

SylejmanSelimi-TomeGashiRinisi gjykimi për krime lufte në rastin e njohur si “Drenica II”, ku janë të akuzuar dhjetë persona mes tyre edhe Sylejman Selimi.

Dëshminë e ka vazhduar “Dëshmitari A”. Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit tha se në qendrën e ndalimit në Likovc është rrahur pa mëshirë.

“Dëshmitari A” tha në seancë se është rrahur shpesh në grup gjatë qëndrimit në qendrën e ndalimit të Likovcit, kur iu përgjigj pyetjeve të prokurorit Martin Hackets për maltretimet që kishte pësuar sa mbahej i ndaluar në vitin 1998.

“Shumë herë më kanë rrahur në grup Sylejman Selimi , Jahir Demaku, Hysni Thaçi dhe Zeqir Demaku”, deklaroi dëshmitari.

Ai rrahësit e tij i përshkroi si të pamëshirshëm.

“Gjatë maltretimeve këta nuk kanë pasur mëshirë në mua, përveç rrahjeve, ofendimeve, fjalëve të tjera të ndyta, ma kanë sharë edhe nënën dhe më kanë rrahur deri në maksimum”, shtoi dëshmitari i mbrojtur.

Në aktakuzë shkruan se “Dëshmitari A” përveç që u detyrua të rrihej me “Dëshmitarin B”, në një moment u kap për organi gjenital me një mjet të hekurt, duke u tërhequr zvarrë nëpër dysheme.

Prokurori e pyeti dëshmitarin për arsyet e maltretimit.

“Më kanë quajtur bashkëpunëtor të Serbisë, shok të Ivan Bullatovicit dhe se unë po punoj me inspektorin Arsic Branko”, shpjegoi dëshmitari.

Bullatovic ishte komandant i Stacionit të Policisë Serbe në Gllogovc, ndërsa u kap nga pjesëtarë të UÇK-së në trenin e relacionit Gllogovc-Pejë më 23 maj të vitit 1998, ndërsa ende figuron si i zhdukur.

Prokurori e pyeti dëshmitarin se si e dinte që Zeqir Demaku ishte komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së në fshatin e tij.

Dëshmitari tha se Zeqir Demaku kishte urdhëruar që ta rrihnin.

Në vazhdim të marrjes në pyetje nga prokurori Martin Hackets, “Dëshmitari A” tha se ende ka plagë të hapur në organet gjenitale dhe brinjë të thyera nga keqtrajtimet që pësoi në qendrën e ndalimit të Likovcit.

Dëshmitari tregoi se një natë tash të akuzuarit Sylejman Selimi, Jahir Demaku e Hysni Thaçi dhe ushtarë të tjerë të UÇK-së i kërkuan atij që të rrihej me “Dëshmitarin B”, gjithashtu të ndaluar në Likovc, duke ia ofruar një shkop për këtë qëllim.

Ai bëri me dije se kishte refuzuar një gjë të tillë, por ishte rrahur deri në alivanosje, ndërsa rrahja kishte vazhduar përsëri, pasi i ishte kthyer vetëdija.

Disa nga të akuzuarit në këtë proces gjyqësor ngarkohen edhe për detyrim të rrahjes mes vete të dëshmitarëve A dhe B, kur këta dëshmitarë ishin të burgosur.

“Dëshmitari A” më pas tregoi se ende ka plagë të hapur në organet gjenitale dhe brinjë të thyer nga keqtrajtimet që i janë bërë në Likovc.

Ai shpjegoi edhe se si është liruar.

“Në ofensivën e shtatorit 1998 kur forcat serbe filluan ta granatojnë fshatin Likovc nga fshati Polac i Skenderajt, pas nja një ore nga fillimi i granatimeve ka ardhur një ushtar që derën e ka hapur me shqelm dhe na ka thënë ikni kah të mundeni”, dha detaje dëshmitari.

Seanca po vazhdon me marrjen në pyetje të “Dëshmitarit A” nga avokati Artan Qerkini që mbron Hysni Thaçin.

Artan Qerkini, avokati mbrojtës i Hysni Thaçit gjatë marrjes në pyetje të “Dëshmitarit A” u interesua për vendbanimin e dëshmitarit të mbrojtur, ndërsa kryetari i trupit gjykues Darius Silicki para se dëshmitari t’u përgjigjej pyetjeve të tilla kërkoi zbrazjen e sallës nga publiku. /KALLXO.com/

Shefi italian vret dy punëtorët e tij nga Kosova

0

Itali-shefi vret dy kosovarDy shtetas kosovarë, janë qëlluar për vdekje nga pronari i tyre Gianluca Ciferri në Fermano të Italisë.

Viktimat janë Valdet Avdyli, 26 vjeç dhe Nexhmedim Mustafa, 38 vjeç. Autori i vrasjes ka lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën, por fatkeqësisht dy kosovarët humbën jetën para se të mbërrinte ndihma e shpejtë.

Ciferri deklaroi në polici se ish-punonjësit e tij e kishin ndaluar në mes të rrugës dhe kishin debatuar për çështje ekonomike.

Ende nuk dihet nëse viktimat pretendonin ndonjë pagë të vonuar, apo para shtesë, por debati u kthye në një tragjedi të vërtetë, raporton Shekulli.

Autori u arrestua menjëherë ndërkohë që policia sekuestroi armën e tij që e mbante me leje. Aktualisht po vijojnë hetimet për të gjetur shkakun e kësaj vrasjeje të dyfishtë.

Maturantët që i mbijetuan aksidentit tragjik në Fusharëz, kërkojnë dëmshpërblimin

0

20140915192511898646Maturantët që i mbijetuan aksidentit tragjik në Fusharëz, kërkojnë dëmshpërblimin

Dhjetë vjet më parë, 15 maturantë të gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës humbën jetën tragjikisht në afërsi të Fushëarëzës derisa po ktheheshin pas një ekskursioni të organizuar në Shqipëri.

Në këtë aksident pësuan lëndime të rënda edhe 34 nxënës tjerë dhe shoferi i autobusit, raporton KTV.

Mirëpo, edhe pse ka kaluar një dekadë, ata asnjëherë nuk janë dëmshpërblyer.

Të udhëhequr nga kujdestari i klasës, profesor Zeqir Kastrati, të gjithë këta nxënës i janë drejtuar Byrosë Kosovare të Sigurimit pasi ndjehen të dëshpëruar me këtë institucion.

Aksidentohen pesë femra dhe një mashkull në Suharekë

0

aksident-naten tiranPesë femra dhe një mashkull janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Policia e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy veturave civile me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë femra dhe një mashkull, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/

Shpërndante drogë në shkolla, arrestohet 44-vjeçari në Has

0

Policia-shqiperiNjë shpërndarës lëndësh narkotike është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi shpërndante drogë nëpër shkolla.

I arrestuari është Feti Peka, 44 vjeç, të cilit iu sekuestruan, 15 qese me kanabis sativa gati për t’u shitur dhe gjithashtu një qese me fara kanabisi. Policia e Shtetit sekuestroi edhe 20 kapsolla elektrike me tel përcjellës, nën cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.