15.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Poeti Sebastiano Grasso, fiton çmimin “Naim Frashëri”

Sebastiano Grasso-poetNë Tetovë u përmbyll edicioni XVIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”.

Fitues i çmimit të madh “Naim Frashëri” të Edicionit XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti italian Sebastiano Grasso. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga poeti dhe përkthyesi Visar Zhiti (Shqipëri), Ndue Ukaj (Kosovë) dhe Xhelal Zejneli (Maqedoni). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu ka shpalle laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 16 – 19 tetor 2014, në qytetin e Tetovës.

Kjo u bë e njohur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 15 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë, nga kryetari i Jurisë së Festivalit, Visar Zhiti dhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu. Laureatë të mëhershëm të këtij festivali janë emra e njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Athanase de Thracy (Bullgari), Lionel Ray(Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Craig Czury (SHBA) etj.

Në edicionin e sivjetëm janë ftuar 40 poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Argjentinë, Kolumbi, Danimarkë, Islandë, Gjermani, Francë, Itali, Poloni, Izrael, Greqi, Turqi, Iran, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.

Në vazhdim kryetari i Jurisë së Festivalit Visar Zhiti paraqiti arsyetimin për dhënien e çimimit letrar “Naim Frashëri” ku thuhet se ” poetit italian Sebastiano Grasso-s i jepet çmimi i madh letrar “Naim Frashëri”, për vargjet e tij të dashurisë, në të cilat lexuesi identifikohet, teksa ato flasin për përditshmërinë. “Klasik” dhe modern në të njëjtën kohë, vepra e tij frymon, larg nga shtirjet letrare, e aftë të shprehë jetën e vërtetë.” Ai më pas lexoi nje biografi të shkurtër të fituesit, ku theksoi se Grasso eshte kryetar i PEN Qendrës italiane, redaktor i revistes “Koriere de la Sera”, profesor universiteti, përkthyes dhe gazetar. Librat e tij te perkthyera në disa gjuhë janë shoqëruar me parathenie të nobelistit portugez Saramago, kandidateve te cmimit Nobel Andonis e Jevtushenko, Mario Luzi etj. Visar Zhiti në fund lexoi edhe deklaratën që laureati dërgoj me rastin e marrjes se cmimit “Naim Frashëri”, në të cilën thotë se është i nderuar të merr një çmim kaq prestigjioz, kushtuar Naim Frasherit dhe siguron se do të jetë i pranishëm në Tetovë, nga data 16 deri më 19 tetor.

Më Shumë

Në Prizren zhduket një vajzë

Një vajzë në Prizren është zhdukur që nga data 30 prill. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja femër...

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit