Home Blog Page 8118

Zhbogar: Kosova duhet të krenohet me Prizrenin

0

Zhbogar-Hajrullah Ceku ne Prizren(E plotësuar) Zhbogar po ashtu vlerësoi lartë rolin që po luan shoqëria civile në Prizren për të ruajtur trashëgimin e këtij qytetit historik.

Të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, dhe në veçanti Kosova, në atë së si e menaxhon trashëgimin historike në Prizren dhe terë Kosovën. Kështu ka pohuar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, pas takimit që ai kishte me një grup të aktivistëve të shoqërisë civile në Prizren, ku diskutuan për mbrojtjen së trashëgimisë fetare dhe kulturore të Prizrenit.

Zhbogar po ashtu vlerësoi lartë rolin që po luan shoqëria civile në Prizren për të ruajtur trashëgimin e këtij qytetit historik.

“Prizreni është një qytet që e terë Kosova duhet të krenohet me të. Të gjithë në Kosovë duhet të bëjnë gjithçka për ta ruajtur atë. Ne i ndajmë shqetësimet e shprehura nga shoqëria civile për degradimin e Qendrës Historike. Siç u tha edhe në takim nëse trashëgimia historike shkatërrohet një herë, atëherë nuk ka shans të dytë. Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm, dhe në veçanti Kosova në atë së si menaxhon trashëgimin historike në Prizren dhe terë Kosovën. Pra, ne po diskutonim mënyrat së si ne si Bashkim Evropian dhe komunitet ndërkombëtar, mund të ndihmojmë në ruajtjen e trashëgimisë historike. Sigurisht që duhet të fillojmë më zbatimit i ligjit. Ka shumë vend për përmirësim, në zbatimin e ligjeve… Në fund të fundit, unë iu bëra thirrje të gjithëve që të reflektojnë në atë, së çfarë do të thotë qendra historike për Prizrenin dhe që të bëjnë gjithçka që ta ruajnë atë ashtu siç është”, pohoi Zhbogar.

Ndërsa Hajrullah Çeku, nga Organizata “Ec më Ndryshe”, tha se në takim me shefin e BE-së Zhbogar, ata kanë paraqitur shqetësimet e tyre, lidhur me zhvillimet në Qendrën Historike të Prizrenit dhe mundësinë për ta penguar dhe ndaluar degradimin e kësaj qendre.

“Qëllimi i takimit ishte diskutimi për zhvillimet e fundit, në qendrën historike të Prizrenit, lidhur me shqetësimet që kemi si shoqëri civile dhe deshëm me shfrytëzua këtë rast me ia bart disa nga shqetësimet tona, në raport me zhvillimet në këtë qendër. Por në të njëjtën kohë, ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për zgjidhjet eventuale. Dhe në takim u diskutuan disa mundësi, alternativa se si bashkë me përkrahjen dhe të zyrës që udhëheq Zhbogar dhe faktorëve tjerë, të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për ta penguar dhe ndaluar degradimin e Qendrës Historike dhe bashkërisht për të investuar, për plane zhvillimore në këtë qendër”, tha ai.

 

Zhbogar i interesuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren

Përfaqësuesi Special i BE-së dhe pjestarë të shoqërisë civile do të diskutojnë për gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Prizren, përfshirë implementimin e legjislacionit përkatës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, dhe rolin e Bashkimit Evropian në sigurimin e mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore të Prizrenit
Zbatimi i mekanizmave ligjor për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, e kanë vënë në lëvizje shefin e Zyrës së BE-së njëherësh përfaqësuesin Special i Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar viziton Prizrenin.

Ai sot viziton Prizrenin me çrast do të takohet me një grup aktivistësh të shoqërisë civile në Prizren (në mesin e tyre me Rrjetin RrOK, Këshillin e Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit, Trashëgiminë Kulturore pa Kufij, Dokufest, Ec ma Ndryshe).

Ata do të diskutojnë për gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Prizren, përfshirë implementimin e legjislacionit përkatës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, dhe rolin e Bashkimit Evropian në sigurimin e mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore të Prizrenit.

Ky do të jetë një diskutim i hapur me anëtarët e shoqërisë civile, të cilët janë aktivë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore./KultPlus.com

Abazi: Është koha për dorëheqjen e Enver Hasanit

0

haki-abazi1Analisti politik dhe drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi, duke e komentuar dorëheqjen e gjyqtarit amerikan të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Robert Carolan, ka thënë se veprimi i Carolan tregon se si ruhet integriteti personal, pavarësia e gjykatësit dhe se si nuk përlyhet karriera.

Abazi në rrjetin social Facebook ka shkruar se dorëheqja e gjykatësit amerikan “është goditje për gjykatësit tjerë, të cilët janë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, që kanë pranuar të jenë instrument politik i suprimimit të kushtetutshmërisë”, e të cilët sipas tij, përveç tjerave e kanë bllokuar procesin e institucionalizimit të shtetit dhe kanë sabotuar republikën parlamentare.

“Është koha për dorëheqje të Enver Hasanit dhe për rishikim të vendimit antikushtetues për vazhdim të mandateve, në gjykatën Kushtetuese, të gjykatësve ndërkombëtar”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Zhbogar: Partitë politike t’i japin fund ngërçit politik

0

zhboger ne pzPërfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë sot në Prizren se partitë politike kosovare duhet t’i japin fund ngërçit politik.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë sot në Prizren se partitë politike kosovare duhet t’i japin fund ngërçit politik, dhe në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës që është caktuar për të enjten të ofrohen zgjidhje.

Ai tha se zgjedhjet e fundit kanë qenë demokratike, ku populli ka dhënë votën e tij dhe tani tha ai, është koha që politikanët të reflektojnë lidhur me krijimin e institucioneve të reja.

Për dorëheqjen e gjyqtarit amerikan të EULEKS-it, Robert Carolan, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Zhbogar tha se ai është informuar për këtë vendim të këtij gjykatësi, i cili sipas tij, një gjë të tillë e ka bërë për shkaqe personale.

Ai shprehu besimin se do të ndiqen të gjitha procedurat e mëtejmë ligjore për zëvendësimin e Carolanit.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, këto deklarata i bëri sot pas takimit që pati me pjesëtarë të shoqërisë civile, të cilët ia shprehen atij shqetësimet e tyre lidhur me degradimin e Qendrës Historike të Prizrenit.

Përfaqësuesi i BE-së, Zhbogar tha se institucionet përkatëse duhet të marrin masa adekuate për zbatimin e Ligjit për këtë Zonë të Veçantë të qytetit të Prizrenit.

Prizren: Një muaj paraburgim për falsifikuesit e parave

0

para 20Gjykata Themelore në Prizrenit ka caktuar një muaj paraburgim për Sami Telaku nga fshati Banjë e Malishevës, dhe Bujar Kadrijaj nga Suhareka.Ndërkaq, Shqipran Mehmetit nga Suhareka , ia caktohet masën e arrestit shtëpiak. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale të falsifikimit të parasë.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit dyshohet për shkelje të Kodit Penal , pasi që duke vepruar në bash kryerje dhe marrëveshje paraprake mes tyre, me qëllim që t’i vë në qarkullim parat e falsifikuara si të vërteta, në vlerë prej 9.000(nëntëmijë) dollar, në atë mënyrë që të njëjtit me datën 12.09.2014, të pandehurit takohen në qendrën ,,Viva fresh,, me persona me qëllim të shkëmbimit të monedhave ,, dollar amerikan në euro,, dhe të pandehurit gjatë kryerjes së veprës penale zihen në flagrancë nga organet e policisë”/PrizrenPress.com/

Blloku: Të enjten përfundon pushteti i Hashim Thaçit dhe PDK’së

0

blloku opozitarKa përfunduar takimi i Bllokut dhe Vetëvendosjes, ku kanë diskutuar rreth seancës konstituive dhe mënyrës se si do të veprojnë për t’i zgjedhur institucionet.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, tha se ende nuk janë takuar me Listën Serbe për ta sqaruar ato që i kanë kërkuar rreth marrëveshjes me VV’në.

Ndërsa, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se të enjten do të përfundojë pushteti i PDK’së ku do të formohen institucione të reja.

Ai nuk ka shpjeguar nëse do t’i japin sqarime Listës Serbe, e cila ka kërkuar se cili do të jetë pozicioni i VV’së në raport me bisedimet dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kurti ka ritheksuar se është e papranueshme shtyrja e seancës nga Flora Brovina vetëm 24 para se ajo të fillojë të mbahej, transmeton Politiko.net.

Clinton mendon të garojë përsëri

0

Hillary e Bill ClintonHillary Clinton ka folur para një mase prej 10 mijë demokratësh në Iowa të dielën, me ç’rast ka ringjallur spekulimet se mund të garojë për postin e presidents për herë të dytë. Ajo tha se ende nuk ka vendosur megjithatë.

“Është e vërtetë, jam duke menduar për këtë”, tha Clinton dhe mori një aplauz të gjatë nga masa.

I raportojnë Begajt, për heqjen e reklamave pa leje në Malishevë

0

RagipBegaj-IQPMNë mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të qeverisë komunale të Malishevë, të drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u bë e ditur se janë hequr të gjitha reklamimet pa leje në hapësirat publike në qytetin e Malishevës, ndërsa largimi i tyre është bërë nga ana e inspektoratit dhe shërbimeve publike.

Kështu kanë deklaruar drejtorët e drejtorive të Inspektoratit, Sejdi Paçarizi dhe i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, sipas të cilëve nuk ka pas probleme gjatë largimit të reklamimeve pa leje.

Në mbledhjen e sotme, edhe drejtorët tjerë komunal, kanë raportuar për aktivitetet e zhvilluara gjatë javës së kaluar dhe për aktivitetet në javët në vazhdim, ku janë duke u realizuar disa projekte me rëndësi, në të gjitha fushat, si në infrastrukturë rrugore, shkollore, ujësjellës, kanalizime, pastaj investime në shëndetësi, bujqësi, dhe fusha tjera me të cilat menaxhon Komuna e Malishevës. /PrizrenPress.com/

Apeli vendos sot për ish-guvernatorin Ardian Fullani

0

Ardian Fullani ne gjykatPritet që ditën e sotme, ish-guvernatori Ardian Fullani të dalë para Gjykatës së Apelit për t’u përballur me caktimin e masës së sigurisë, raportojnë mediat shqiptare.

Për ditën e sotme, janë shpallur disa seanca që do të zhvillohen në 15 shtator, ku mes tyre është edhe seanca që do zhvillohet për ish-guvernatorin Ardian Fullani. Ditën e sotme, ish-guvernatori do dalë para Gjykatës së Apelit, për t’u njohur me vlerësimin e arrestit dhe me masën e sigurisë. Në orën 12:00 seanca ndaj Fullanit, do merret në shqyrtim nga trupi gjykues me relator gjyqtarin Alaudin Malaj dhe anëtarët Shkëlqim Miri dhe Agim Bendo. Në këtë seancë do zhvillohet një përballje mes trupit gjykues dhe avokatëve mbrojtës.

Ish-guvernatori Fullani u shkarkua të enjten nga ana e Komisionit të Ekonomisë, ndërsa në seancën e radhës parlamentare të 18 shtatorit shkarkimi i tij pritet të jetë në rendin e ditës dhe të aprovohet edhe në Kuvend.

Po sot pritet të dalë para gjykatës edhe ish-inspektorja Elivar Golemi, mbi të cilën rëndon gjithashtu akuza për shpërdorim detyre.

Zyrtare: Gjyqtari amerikan largohet nga Gjykata Kushtetuese

0

Robert Carolan-gjyqtar amerikanKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është informuar nga gjyqtari Robert Carolan për largimin e tij nga puna për arsye personale dhe i njëjti nuk do të jetë më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhej se ky institucion do të vazhdojë me punën si deri më tani.

Ndryshe, gjyqtarit Robert Carolan nuk u pajtua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive, ku patë thënë se vendimi i Kuvendit për të zgjedhur Isa Mustafën, kryetar të Kuvendit ishte në përputhje me Kushtetutën.

Gjyqtarit Robert Carlon thotë se meqë Agim Aliu i PDK-së nuk mori votat e shumicës së deputetëve, atëherë shumica zgjodhi, sipas tij, në përputhje me Kushtetutën, Isa Mustafën, kryetar të Kuvendit.

Shtetasi shqiptar ekstradohet në SHBA

0

Ekstradohet në SHBAElton Ceku, 37 vjeç, banues në qytetin e Fierit, është arrestuar gjatë një operacioni të bluve pasi akuzohej për mbajtje me qëllim trafikimi të lëndëve narkotike, në Mançester (SHBA).

Ai pritet të ekstradohet pasi gjykata e distriktit kishte nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar që në muajin qershor 2012.

Ai është vënë në pranga gjatë mbrëmjes së datës 16 gusht nga policia e Fierit me qëllim ekstradimin, mbasi ky shtetas shqiptar ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar me emrin Elton Andon Ceku, transmeton INA.

Burime nga policia e Fierit kishin bërë me dije se 37 vjeçari me banim në Fier ishte arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së premtes(16 gusht) në një operacion të mirë organizuar nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Policia e shtetit shqiptar deklaroi se arrestimi i shtetasit në fjalë u krye me motivacion ekstradimin pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Distriktit të Massachusetts (SHBA) më datë 07.06.2012 për veprën penale “Mbajtje me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas ligjeve në SHBA dënimi maksimal i kësaj vepre penale është me burgim të përjetshëm.