Home Blog Page 8122

Nuk ka ndëshkim për sjellje jokueshtetuese

0

Kuvendi i Kosoves 7Gjykata Kushtetuese e Kosovës, përveç konstatimeve kundërshtuese të ndonjë vendimi që të mund të merret nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe rikthimit të atij vendimi në pikën zero, nuk mund të marrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj këtyre të zgjedhurve politik, për sjelljet e tyre kundërshtuese.

Madje edhe kur ata e zgjedhin kryetarin e kuvendit në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të vendit.

Njohësit e legjislacionit kushtetues konsiderojnë se edhe kjo zbrazëti në Kushtetutën e Kosovës është një minus i madh i cili lë hapësirë për sjellje joserioze të të zgjedhurve të popullit, të cilët jo rrallë herë manipulohen në vendimet e tyre nga kupola politike brendapartiake. /Kosova Sot

Presidenca pa fuqi

0

Atifete jahjagaIsh-zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, për herë të parë në historikun e parlamentarizmit në Kosovë arriti qysh në raundin e parë t’i marrë 80 votat e nevojshme nga deputetët e Kuvendit për t’u bërë presidente.

Emri i “panjohur” i Jahjagës kishte dalë nga zarfi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Christofer Dell. Këto vota u siguruan pas marrëveshjes paraprake ndërmjet tri partive politike, PDK-së, LDK-së dhe AKR-së.

Kjo u bë me qëllim të evitimit të një krize institucionale dhe shmangies së zgjedhjeve parlamentare, pasi Kushtetuesja e rrëzoi Behgjet Pacollin vetëm 35 ditë pasi shijoi karrigen e presidentit.

Fakti që posti i presidentit shpesh është bërë objekt i Gjykatës Kushtetuese ka bërë që ky autoritet të mos e ketë fuqinë e duhur për t’u imponuar si autoritet politik.

Njohës të rrethanave politike thonë se Kosovës i duhet një president që ndërhyn më shpesh në zgjidhjen e problemeve dhe tejkalimin e bllokadave institucionale. /Koha Ditore

Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese, në shërbim të PDK-së

0

Andrea Lorenzo CapusselaPresidentët e Kosovës kanë shkelur seriozisht Kushtetutën, veçmas Fatmir Sejdiu dhe ushtruesi i kësaj detyre, Jakup Krasniqi, ka thënë Andrea Capussela.

Ai nuk ka lënë pa faj as kryetaren aktuale, Atifete Jahjaga, e cila u vazhdoi “jashtëligjshëm” mandatin gjyqtarëve ndërkombëtarë të Kushtetueses.

Duke folur për raportin president-Gjykatë Kushtetuese, eksperti i çështjeve juridike, italiani Capussela, në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, ka theksuar se këto institucione prapa ekranit të paanshmërisë formale, po shërbejnë si instrumente për strategjitë e PDK-së.

Ish-shefi i Departamentit ekonomik në zyrën e përfaqësuesit special të BE-së, Peter Feith (ICO), ka shtuar se presidentët nuk duhet të pyesin për gjithçka Gjykatën Kushtetuese, siç ishte rasti me presidenten Jahjaga për çështjen e mandatarit. Shfrytëzimi i tillë i gjykatës, siç ka thënë Capussela, shtrembëron funksionet e gjyqtarëve dhe ngatërron marrëdhëniet midis autoriteteve politike dhe ligjore.

Juristi nga Italia vlerëson se nuk do të ishte e shëndetshme që Kosova të ketë një president ekzekutiv. /KD/

CNN: Jeta e natës në Tiranën e ish-diktatorit Enver Hoxha

0

jeta e nates ne tiraneSezoni turistik është pothuajse në fund, por Shqipëria kthehet në fokusin mediatik të prestigjiozes CNN.

Në artikull përshkruhen kryesisht lokalet dhe jeta e natës në kryeqytet. Duke e cilësuar Shqipërinë si një vend ish-komunist, CNN shkruan se pak vende kanë pësuar një adoptim të tillë.

Në fund të ’80-s Shqipëria, nën regjimin totalitar të Enver Hoxhës, ishte një nga shtetet më të izoluara të planetit dhe askush nuk lejohej të udhëtonte jashtë saj.

Ndërkaq, CNN e cilëson zonën e tanishme të ish-Bllokut si strehën e Hoxhës, e cila shërbente si një bastion i heshtur i elitës shqiptare, asokohe. Por, me rënien e regjimit komunist dhe me kalimin e viteve, prestigjiozja shkruan se bare të reja shfaqen pothuajse çdo ditë dhe, në fundjavë, rrugët dhe trotuaret janë të mbushura me vendas dhe turistë, në kërkim për të kaluar një natë të paharruar.

Emrat në anglisht të lokaleve i kanë bërë përshtypje gazetarëve, duke shtuar se kudo ka referenca nga Perëndimi. Por, duke i shkuar përtej fasadës së lokaleve, CNN e përkufizon standardin e çmimeve të jetës së natës, si “të lirë dhe kollaj të përballueshëm”.

Duke shkruar se paga mesatare e vendit është diku te 450 dollarë, ajo është e mjaftueshme për çmimet e pijeve, mjaft lirë sipas standardeve perëndimore.

Kris, një amerikan 19-vjeçar, familja e të cilit u stabilizua në Tiranë nga Michigani, vitin e kaluar, tregon se i pëlqen shumë ambienti i ri, sepse njerëzit nuk e kalojnë limitin e alkoolit, siç ndodh rëndom në botë, por i duket paksa e çuditshme se si liderët komunist kanë jetuar më herët në Bllok, në zonën që tani simbolizon argëtimin pa frè.

Ndërkohë dhe disa zëra të tjerë thonë për CNN, se kanë kuriozitet për të parë Shqipërinë, e cilësuar si një nga vendet më me shumë diell në Evropë. Ka një tonelatë gjërash për t’u vizituar, e mbyll prestigjiozja, por pasuria më e madhe e Shqipërisë është populli i saj mikpritës dhe, nëse kjo është e vërtetë, atëherë një udhëtim për në “Bllok” duhet të jetë krye të listës së çdo udhëtimi.

Lista Serbe mohon: S’kemi bërë marrëveshje me PDK-në

0

Aleksandar JablanovicNjë anëtar i Listës Serbe ka mohuar lajmin e mediave serbe se Lista Serbe do ta përkrah Partinë Demokratike të Kosovës.
“Nuk kemi vendosur ende se kë do ta përkrahim”, ka thënë shkurt ky anëtar i Listës Serbe për Indeksonline.

Në anën tjetër, kryetari i kësaj liste, Aleksandar Jablanovic, në një prononcim për Gazetën Blic ka demantuar raportimet se Lista të cilën ai e udhëheq ka arritur marrëveshje me PDK-në e Hashim Thaçit.

“Nuk kemi marrëveshje me asnjë parti politike, e aq më pak me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Sipas tij, Lista Serbe ka kërkuar kohë shtesë, në mënyrë që të diskutojë për situatën e krijuar pas hyrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në koalicion me LAN-in, gjegjësisht të diskutojë për dialogun Kosovë- Serbi që pritet ta udhëheq VV-ja.

“Askush në Listën Serbe nuk ka thënë se do të rreshtohet nga një krah në krahun tjetër. Jemi parti unike dhe secili anëtarë i respekton qëndrimet e partisë”, ka thënë ai për gazetën Blic.

Ndërkohë, para pak orësh, Blic i Beogradit ka raportuar se Lista Serbe do ta mbështes PDK-në e Hashim Thaçit./indeksonline/Gazeta Blic/

Referendumi skocez, bie mbështetja për pavarësinë

0

Skoci-flamuriSkocia është vetëm pesë ditë larg referendumit të saj për pavarësinë, me një sondazh të ri që tregon një rënie të mbështetjes për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Sondazhi i publikuar sot tregoi një mbështetje prej 54 për qind për të qëndruar në Britaninë e Madhe, ndërsa 46 për qind kanë në plan të votojnë për pavarësi më 18 shtator . Këto shifra nuk përfshijnë 9 për qind të skocezëve të anketuar të cilët ishin të pavendosur, raporton VOA.

Megjithatë, ky lajm vjen si një nxitje për fushatës pro-bashkimit Better Together.

Sondazhi tregon se 40 për qind e votuesve besojnë se ata dhe familjet e tyre do të jetë më keq financiarisht në një Skoci të pavarur, në krahasim me 27 për qind që besojnë se do jenë më mirë si pjesë e një kombi të lirë.

Mbështetësit e pavarësisë thonë se ata janë duke u sunduar nga një qeveri konservatore britanike se që skocezët me mendim liberal nuk e mbështesin. Kundërshtarët thonë se një Skoci e pavarur do të jetë ekonomikisht e dobët dhe më pak e sigurt sesa nën Britaninë e Madhe.

DiCaprio dhe Jahjaga me të njëjtin çmim

0

Leonardo DiCaprioOrganizimi vit pas viti mbledh aktivistët më të angazhuar nga e mbarë bota, ndërsa sivjet mbrëmja gala sjellë performancë nga Jason Mraz, Aloe Blacc dhe Natalie Merchant. Çmimet do të jepen nga vetë Madeleine Albright, Eva Longoria dhe Randy Jackson.

I përkasin sferave të ndryshme, por të dy duken se kanë merita të mëdha. Ai do të shpërblehet për aktivizmëm në mbrojtje të mjedisit ndërsa ajo për promovim të paqes.

Leonardo DiCaprio dhe Atifete Jahjaga, të dytë me datë 21 shtator do të marrin shpërblim nga Clinton Global Initiative, kjo sivjet në vitin e dhjetë jubilar në një ceremoni në Manhattan ku edhe ka zgjedhur të shpërblejë figura të ndryshme nga e mbarë bota.

Organizimi vit pas viti mbledh aktivistët më të angazhuar nga e mbarë bota, ndërsa sivjet mbrëmja gala sjellë performancë nga Jason Mraz, Aloe Blacc dhe Natalie Merchant. Çmimet do të jepen nga vetë Madeleine Albright, Eva Longoria dhe Randy Jackson.

DiCaprio së fundmi ka dhënë donacion 7 milionë dollarë për ruajtjen e oqeanëve nëpër botë, ndërsa Jahjaga ka kontribuuar në paqen dhe integritetin mes Kosovës e Serbisë, shkruhet në artikujt e huaj dhe vlerësimet e bëra për të dy figurat. / KultPlus.com

Kur tradhtari Esat Pasha u dorëzoi Shkodrën serbëve dhe malazezëve

0

esat pashaIshte viti 1913, kur Esat Pashë Toptani ishte kryeministër i Shqipërisë dhe për një kohë të shkurtër ai tashmë kishte nisur të punonte kundër interesave të vendit.

Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi e rrallë e siguruar “Zëri”, ku ai u dorëzon Shkodrën, serbëve dhe malazezëve.

Ndryshe për veprimtarin e tij anti kombëtare Esat Pasha ishte vrarë nga Avni Rrustemi më 13 qershor të vitit 1920 në Paris të Francës. /Zeri/

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

aksident ne autostrat ibrahimSot gjatë ditës ka ndodhur një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përplasur dy vetura.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, por në vendin e ngjarjes ka dalë policia.

Duket se aksidentit i ka kontribuuar edhe moti me shi.

Në Prizren ka ngecje në zhvillimin e kulturës

0

Prizreni-natenVendimmarrësve të Komunës së Prizrenit siç duket nuk po iu intereson për ta zhvilluar kulturën. Këtë më së miri e dëshmon shuma e mjeteve prej 105 mijë eurove e destinuar për subvencione e transfere.

Zyrtarët komunalë të Prizrenit pranojnë se ka ngecje në zhvillimin e kulturës, porse fajin e hedhin tek mungesa e mjeteve. E një faktor tjetër që ndikon në ngecjen e këtij sektori është edhe mos menaxhimi i kulturës sa duhet nga njerëzit jo kompetentë që janë në krye të Drejtorisë së kulturës e cila për tetë vite udhëhiqet nga minoriteti boshnjak në koalicion me partinë në pushtet PDK.

Shoqëria civile nga ana e saj mendon se duhet ikur mentalitetit të ndihmës humanitare dhe ikjes së projekteve kapitale, por investimit në zhvillimin e saj, transmeton RTK.

Dikur Prizreni njihet si djep i kulturës. E këtë epitet e kishte marrë falë vlerave kulturore që ka pasur ndër vite të cilat ishin ruajtur dikur me fanatizmin më të madh. Por në Kosovën e pasluftës kultura në Prizren ka nis të zbehet edhe përkundër organizimit të ativiteteve të kësaj natyre.

Mos menaxhimi si duhet i sektorit të kulturës thuhet të jetë një nga arsyet e ngecjes së këtij sektori mjaftë të rëndësishëm për Prizrenin. Nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi, thotë se Prizreni ka potencial për ta zhvilluar kulturën, porse sipas tij shumë pak po punohet në këtë drejtim.

“Është puna që fatkeqësisht ne nuk jemi duke bërë sa duhet për me e mbajt këtë epitet. Potenciali dhe mundësitë tona janë shumë të mëdha nëse do e kishim një qasje dhe angazhim më të madh të të gjithëve bashkë përfshirë pushtetin, qytetarin dhe shoqërinë civile”, thotë ai.

Ndërkohë, Koordinatori i sektorit të kulturës, Urim Ukimeri përderisa tregon se në këtë qytet brenda vitit kalendarit organizohen 60-70 aktivitete kulturore nuk e mohon faktin se organizimi i tyre nuk është në nivelin e dëshiruar,porse këtë e arsyeton me mungesë buxheti.

“Nëse i krahasojmë kërkesat e qytetarëve që vijën në drejtorinë tonë me shumën prej 105 mijë euro ndarje të linjës buxhetore shohim se ai është shumë i vogël. Sepse ndodh që vetëm një projekt që na ofrohet mund ta tejkalojë shumë vjetore që e kemi të ndarë për përkrahje financiare të aktiviteteve”, thotë Ukimeri.

E ka dhjetë vite që Dikasteri i Kulturës së komunës së Prizrenit udhëhiqet nga minoriteti boshnjakë në koalicion me partinë në pushtet.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile mendojnë se në krye të kësaj drejtorie duhet të jetë një person që i takon kësaj lëmije pavarësisht nacionalitetit që i takon. Madje. Hajrulla Çeku nga OJQ Ec ma ndryshe thotë se kultura duhet të jetë pjesë e zhvillimit të qytetit .

Përkrahja që i ofrohet ngjarjeve të kulturës edhe më tutje trajtohet në kuadër të subvencioneve dhe ndahet me logjikën e ndihmën humanitare ndaj kulturës konsideron Çeku.

“Kulturën nuk duhet parë si sektor që është lazëm për ndihma humanitare pro si sektor të zhvillimit, pasi ajo është industri në vete”, mendon ai.

Se është zbehur kultura në qytetin e Prizrenit e dëshmon më së miri edhe organizimi i njërit prej festivaleve më të rëndësishme të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, për të cilin pari shumë kritika në opinion rreth tenderomanisë dhe interesave tjera personale e partiake.