Home Blog Page 8123

Hasani: Gjykatësit tanë s’dinë anglisht, janë të edukuar në sistemin e kaluar (Video)

0

Enver HasaniKreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani gjatë një ligjërate në Shkollën e Drejtësisë SMU Dedman në Dallas, ka thënë se një nga problemet me çka përballen gjykatat e rregullta në Kosovë është fakti që gjykatësit nuk dinë fare anglisht. Këtë, Hasani e konsideron mangësi në punën e tyre.

Duke i përgjigjur një pyetje nga auditori rreth lirisë së shprehjes Hasani ka përmendur çështjen e neneve problematike me të cilën gazetarët do duhej ti zbulonin burimet e tyre.

Ai ka theksuar se qeveria ishte dashur t’i tërheq ato nga ligji, pasi e kanë pasur parasysh se ato do të shpalleshin antikushtetuese. Ai më pas, në kotekst të lirisë së shprehjes, ka përmendur se kur është fjala te gjykatësit kosovarë të gjykatave të rregullta ata janë të hendikepuar pasi nuk dijnë anglisht.

“Çështja e Gjykatave të rregullta është problematike për një arsye, sepse ata janë një gjeneratë e edukuar në sistemin e kaluar, vetëm disa prej tyre flasin anglisht. Pra do të ishte për mua shumë e vështirë të marrë me mend se si ata do ta aplikonin standardin New York Times vs. Sullivan dhe standardet tjera që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe në përgjithësi lirinë e shprehjes”, ka Hasani në ligjëratën e tij që e ka mbajtur në gjuhën angleze, shkruan Express. Pjesën që ka të bëjë me gjykatësit mund ta ndiqni në minutën e 33’të.

Brovina: Kryeparlamentari i takon vetëm PDK-së

0

Brovina-RugovaPartitë e Bllokut, nëse do të kishin marrë pjesë në takimin e djeshëm, kanë mundur të ndikojnë të mos shtyhet seanca e Kuvendit. Tash, secili e ka kuptuar se në bazë të Kushtetutës dhe Vendimit të Gjykatës Kushtetuese Kryeparlamentari i takon vetëm grupit më të madh parlamentar, në këtë rast, PDK’së. Në këtë drejtim, unë do të respektoj normat kushtetuese. Nuk besoj se do të përsëriten skenat sikur në seancën e kaluar. Kryesuesja e Kuvendit të Kosovë, Flora Brovina, flet për Express.

Express: Seanca konstituive është vendosur të mbahet të enjten, ndërkohë, LDK, AAK, NISMA janë ankuar për këtë shtyrje të seancës. Cila është përgjigja juaj?

F. Brovina:Këto ankesa do të mund t’i thoshin në takimin në të cilin i kam ftuar. Aty kanë mundur të ndikojnë që seanca të mos shtyhej.

Express: Cilat do të jenë veprimet që do t’i ndërmerrni në vazhdimin e seancës konstituive?

F. Brovina: Do të ndërmarrë ato veprime që parashihen në Kushtetutë. Nuk janë çështje të mijat ato dhe rrjedhimisht do të veproj vetëm në bazë të Kushtetutës. Besoj se më në fund do ta zgjedhim Kryetarin e Parlamentit dhe Kryesinë. Kjo është detyra kryesore e imja si Kryesuese e seancës.

Express: Pra, në bazë të asaj që kemi dëgjuar ju do t’ia jepni mundësinë vetëm PDK’së për ta propozuar kandidatin për Kryeparlamentar?

F. Brovina: Të gjithë e kanë kuptuar se përgjigja e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e saj nuk janë për diskutim. Ato vendime janë absolute dhe ne duhet t’iu përmbahemi atyre rregullave. Unë e kam pasur të qartë edhe në seancën e parë. Ata që nuk e kanë pasur të qarë, ndoshta, tash e kanë mësuar dhe s’di pse shqetësohemi dhe nuk e kuptojmë se si duhet të votohet Kryetari i Parlamentit.

Express: Mirëpo, po shihet se PDK po shkon edhe në seancën e radhës pa e pasur të sigurt numrin e votave për Kryetar të Parlamentit?

F. Brovina: Të drejtën me të thënë, unë nuk po merrem me punët e mëdha të partisë. Ju po më pyesni vetëm si Kryesuese e seancës dhe unë po përgjigjem vetëm si Kryesuese.

Express: Nëse përsëritet situata e seancës së kaluar, cili do të jetë reagimi juaj?

F. Brovina: Nuk e di dhe nuk ma merr mendja se do të përsëriten skenat e seancës së parë. Besoj se kemi marrë leksione dhe duhet të sillemi seriozisht në vazhdimin e seancës konstituive

Analistët: Presidentja të reagojë sa më shpejt

0

Atifete jahjagaAnalistët politikë kërkojnë nga Presidentja Atifete Jahjaga, që sa më shpejt të reagojë ndaj ngërçit politik. Nëse Presidentja nuk i takon liderët shpejt, ata druajnë se hendeku i krijuar mund të thellohet.

Analisti Naim Rashiti thotë për “Epoka e Re” se Jahjaga s’është dashur të rrijë anash zhvillimeve politike që janë krijuar pas

“Ky është një test i vërtetë dhe presidentja këtë herë duhet të dëshmojë se e luan rolin e saj, të cilin aktualisht nuk është duke e bërë. Çuditërisht, ka mbetur shumë anash karshi këtyre zhvillimeve”, deklaroi Rashiti.

Analisti tjetër, Shpend Kursani, thotë se Presidentja s’e ka luajtur rolin e saj karshi situatës politike në vend.

Përkundrazi, thotë ai, Jahjaga ka qëndruar anash sikur këto zhvillime të ndodheshin në Nepal, e jo në Kosovë.

“Presidentja nuk i ka përdorur kompetencat që i ka, sepse ka mundur të bëjë shumë më shumë. Por, ajo ka zgjedhur që më shumë të jetë një vëzhguese e largët e situatës që po ndodh në vendin që e udhëheq. Ajo ka qëndruar thuajse këto zgjedhje dhe zhvillimet pas tyre kanë ndodhur diku në Nepal e jo në Kosovë. Do të thotë se, ajo e ka vëzhguar këtë situatë nga kjo distancë dhe mendoj se ka bërë gabim”, deklaroi Kursani.

Liderët e Bllokut dje deklaruan se janë të gatshëm që t’i përgjigjen një ftese të mundshme të Presidentes. Por, Atifete Jahjaga duket se nuk e ka në mendje njëherë për njëherë që të thërras liderët në një takim të përbashkët.

Arbër Vllahiu, Zëdhënës i saj, thotë se Presidentja mund ta luajë rolin e lehtësues në diskutimet me forcat politike, në rast të rrezikimit të proceseve demokratike. Por, rikujton se deputetët duhet ta gjejnë vetë zgjidhjen brenda Kuvendit.

“Roli i presidentes Jahjaga nuk është në imponimin e zgjidhjeve për Kuvendin, as në ndërhyrjen institucionale ndaj një institucioni tjetër. Mbi të gjitha, nuk është në përcaktimin e detyrave për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Deklarimet e deritashme të presidentes dëshmojnë përgjegjshmërinë e saj në situatën e krijuar, angazhimin e saj (edhe nëpërmjet deklarimeve publike) për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për rolin e saj kushtetues si faktor i unitetit të popullit”, është shprehur Vllahiu.

Policia arreston 4 persona në Prizren, për falsifikim parash

0

arrestimi 2Njësiti për hetimin e krimeve ekomomike dhe korrupsion i Policisë së Kosovës, në Prizren dje në një aksion ka arrestuar 4 persona nën dyshimin për falsifikim parash dhe armë mbajtje pa leje.

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në rajonin e Prizrenit, 4 persona nën dyshimin për falsifikim parash dhe armë mbajtje pa leje. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës , personat e arrestuar janë shtetas të Kosovës.

“Në koordinim dhe me autorizim të prokurorit përkatës dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren është realizuar operacioni me masa të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’rast të dyshuarit janë arrestuar në vepër duke shkëmbyer parat (dollarët amerikan me euro)”.

“Bazuar në hetimet preliminare policore, të dyshuarit kishin rënë në ujdi që 9000 $ ( nëntë mijë dollarë amerikan) ti shkëmbejnë me 2700 € ( dy mije e shtatëqind euro). Lidhur me ketë janë konfiskuar të hollat si dhe automjeti i të dyshuarve si dhe dokumentacion i ndryshëm qe lidhen me veprën penale”.

“Personat e arrestuar janë: B.K i lindur me 1981 m/sh/k,  S. T i lindur me 1978 m/sh/k. 3,  Sh. M i lindur me 1991 m/sh/k dhe  A. K i lindur me 1975 m/sh/k”.

“Si vazhdimësi e operacionit policor janë bastisur katër lokacione te të dyshuarve, dhe në njërin lokacion në komunën e Suharekës janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale, dy pushke gjuetie, një revolver një rrethatore me njëzet (20) fishek të pushkës së gjuetisë kalibri 12 mm dhe disa gjësende të dyshimta si të vjedhura si mjete elektroteknike etj. Lidhur me këto gjësende të dyshimta është arrestuar i dyshuari i katër A.K për veprën penale “armëmbajtje pa leje” dhe gjësendet e gjetura në atë lokacion dyshohet se janë te vjedhura, hetuesit nga stacioni policor Suharekë janë duke hetuar ketë rast”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim me prokurorin kompetent dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar më procedurat tjera hetimore. /PrizrenPress.com/

Gjuric: Marrëveshja e Brukselit, në interes të Serbisë

0

Marko GjuriqUdhëheqësi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën në Prishtinë, Marko Gjuric, ka deklaruar se është në Interes të Serbisë që të respektohet Marrëveshja e Brukselit.

“Është në interesin tonë që ta respektojmë Marrëveshjen e Brukselit, meqë duhet të pasojë zbatimi i gjërave që për ne janë të rëndësishme – krijimi i Bashkësisë së komunave serbe, që njerëzit tanë të hyjnë në institucionet e atjeshme, pas 15 viteve”, i tha Marko Gjuric, televizionit serb “Pink”, duke shtuar se “kjo na duhet që të mund t’i zgjidhim problemet e mëdha të njerëzve tanë në Kosovë”, transmeton Rel.

Siç ka shpjeguar ai, kjo nënkupton se në komunat ku jetojnë serbët, policia dhe gjykatat do të përbëhen nga serbët.

Më tutje, ai ka thënë se para 15 vitesh, serbët në Kosovë nuk kanë pasur kurrfarë ndikimi, por tash, me vazhdimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe pas pjesëmarrjes në zgjedhje, për një vit në Kosovë do të jetë “situatë shumë më e mirë”.

Plagosja e Azem Hajdarit më 1997 në Kuvend (Video)

0

azem hajdariMë 12 shtator të vitit 1998 ishte vrarë në një pritë deputeti Partisë Demokratike, ish-aktivisti studentor Azem Hajdari. Por, paraprakisht ndaj tij ishin organizuar disa atentate. Madje Hajdari ishte qëlluar edhe brenda Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë video shihet ngjarja e 18 shtatorit e vitit 1997, ku Hajdari ishte qëlluar me 5 plumba duke mbetur i plagosur.

Ekskluzive: Papa nuk pranoi që Hashim Thaçi të jetë pjesë e takimeve në Tiranë

0

Thaci ne tribunaKryeministri në largim Hashim Thaçi ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator, t’i mundësohet që të jetë pjesë e agjendës zyrtare të takimeve me prijësin katolik, por Vatikani ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Burime të Gazetës Express në Tiranë bëjnë të ditur se Vatikani ka hedhur poshtë mundësinë që edhe Hashim Thaçi të jetë pjesë e agjendës së takimeve zyrtare të Papa Françeskut me autoritetet në Tiranë.

“Thaçi ka kërkuar mbrëmë që të jetë pjesë e takimeve që Papa do bëjë në Tiranë. Zyrtarisht është kontaktuar Vatikani dhe nuk ka pranuar që ai të jetë pjesë” bëjnë të ditur burime të Gazetës.

Kryeministri Thaçi vitin e kaluar kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papës së ri, ndërkohë që zyra e tij kishte njoftuar se ai ishte pritur në audiencë private nga Papa Françesku.

Policia konfiskon pajisjet e vjedhura në Suharekë (Foto)

0

Suhareke-paisje te konfiskuaraPolicia e Suharekës ka ndërmarrë një aksion të madh për t’i konfiskuar pajisjet e vjedhura nga disa hajna në këtë komunë, raporton therandapost. Zyrtarët e Policisë kanë thënë se prej të hënën qytetarët e Suharekës mund të shkojnë në stacionin policor për t’i identifikuar mjetet e vjedhura.

Nga aksioni i mbrëmshëm në tri fshatrat e Suharekës, i kishin konfiskuar 133 gjësende prej më të ndryshmeve, nga teleskop e deri në motorr i anijesh e penjë për qepje.

Komandanti i Stacionit Policor, Major Arsim Berisha tregoi se nga dita e Hënë të gjithë që kanë qenë pre e vjedhjeve dhe që kanë raportuar në polici për vjedhje mund të vinë në stacionin policor dhe të indetifikojnë gjësendet e tyre. Por ai theksoi që edhe ata që nuk kanë raportuar në polici vjedhjet e gjësendeve të vogla si turrjela (burmashina) dhe gjëra të tilla mund të vinë të indentifikojnë gjësendet e tyre.

Suhareke-paisje te konfiskuara4 Suhareke-paisje te konfiskuara Suhareke-paisje te konfiskuara2 Suhareke-paisje te konfiskuara1

Jahjaga: Kosova ka shumë monumente për t’ia treguar botës

0

Jahjaga-Cliff-ZhbogarPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë sot në aktivitetet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore 2014, bashkë me ambasadorin britanik në Kosovë, Ian Cliff, Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright.

Pas një udhëtimi me tren nga Prishtina deri në qytetin e Pejës, ata do të vizitojnë një numër monumentesh kulturore në rajonin e Pejës.

Në një deklaratë para nisjes nga Prishtina, Presidentja Jahjaga tha: “Po e pres me padurim udhëtimin nga Prishtina deri në Pejë. Është një agjendë e ngarkuar e vizitave nëpër monumentet e shumta kulturore, që janë thesar i Kosovës. Unë i inkurajoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i shijojnë disa nga këto monumente kulturore, që janë pasuri e shtetit tonë, pasuri e Republikës së Kosovës, sepse vendi ynë ka shumëçka për t’u krenuar dhe kemi shumëçka për t’i treguar botës”, transmeton Koha.net.

MASHT demanton DKA-në në Prizren

0

Masht-dokumentMinistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e ka vërtetuar lajmin se Drejtoria së Arsimit në Prizren, i ka dërguar të gjithë drejtorëve të shkollave një shkresë më datën 27. 08 2014, siç ka raportuar ‘PrizrenPress’, e cila është mohuar nga Drejtoria e Arsimit të Prizrenit.

Pas publikimit të kësaj shkrese ku është kontestuar pika 6 e saj, Drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, kishte mohuar të ketë për shpërndarjen nëpër shkolla të ndonjë dokumenti.

“Për hir të opinionet të gjerë më duhet të sqarohem se Drejtoria Komunale e Arsimit asnjë dokument nuk e shpërndanë nëpër institucione arsimore pa e protokolar dhe pa vulosur, ndërsa dokumenti që e ka shpërndarë “Prizrenpress-i” është një falsifikim I llojit të vet”, shkruan ndër të tjera, Çoçaj.

Por, e vërteta doli të jetë krejt ndryshe, sepse një veprim i tillë ka ndodhur nga ai dhe këtë e vërteton edhe MASHT.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me datë 08. 09. 2014,  i shkruan Drejtorisë së Arsimit në Prizren për shkresën, të cilën ia ka dërguar të gjithë drejtorëve të shkollave më 27. 08 2014.

MASHT nëpërmjet një shkrese ka rekomanduar nga DKA që të ndryshoi pikën 6 të kësaj shkrese, e cila kohë më parë është publikuar në “PrizrenPress” për të cilën pat reagime të shumta.

DKA kishte kërkuar nga “Drejtorët e shkollave, obligohen që asnjë organizatë, OJQ, institucion të mos e pranojnë në shkollë, pa njoftimin paraprak të DKA-së. Kjo vlen edhe për inspektorët e Arsimit (SIA) nëse nuk kanë dëshmi me shkrim nga DKA. Askujt, që nuk lajmërohet së pari në DKA, nuk duhet t’i pranoni në shkollë e as t’i afroni asnjë të dhënë, qoftë gojore apo me shkrim”.

Kurse, MASHT i shkruan DKA-së që ‘asnjë OJQ nuk mund të zhvilloi kurrfarë aktiviteti brenda institucioneve Edukativo-Arsimore pa pëlqimin paraprak të MASHT-it”.

MASHT gjithashtu thekson që “SIA e ka për obligim ta njoftoj me shkrim drejtorin e DKA-së për vizitat e rregullta në Institucionet Edukativo –Arsimore me përjashtim të vizitave speciale”.

Nëpërmjet kësaj shkrese MASHT qartëson veprimet që duhet të respektohen nga të gjithë.

Pra, OJQ duhet të marrin pëlqimin nga MASHT për ndonjë aktivitet, e jo nga DKA. Kurse, SIA duhet ta njofton DKA-në për vizita të rregullta me përjashtim të vizitave speciale, por jo të marrë dëshmi me shkrim nga DKA për të vizituar Institucionet Edukativo -Arsimore./PrizrenPress.com/

Më poshtë po i postojmë të gjitha dokumentet që posedon “PrizrenPress”:

Masht-dokument

Cocaj demanton

SAMSUNG DIGIMAX A503 SAMSUNG DIGIMAX A503