Home Blog Page 8121

Zgjedhjet në Suedi, 6 kandidatë shqiptarë garojnë për deputet

0

Zgjedhjet në Suedi-6 kandidatë shqiptarëNë zgjedhjet parlamentare në Suedi që zhvillohen të dielën, më 14 shtator, konkurrojnë edhe 6 kandidatë shqiptarë nga parti të ndryshme politike.

Në Suedi janë të hapura qendrat e votimit për zgjedhjen e 349 deputetëve të përbërjes së rë të Parlamentit të Suedisë. Këtë herë edhe komuniteti shqiptar mund të votojë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin suedez.

Janë 6 kandidatë shqiptarë, të cilët garojnë në këto zgjedhje parlamentare.

Bëhet fjalë për Adnan Dibranin, Arba Kokallarin, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku Eriksson dhe Shkurte Xhemajli.

Adnan Dibrani nga Varbergu i Suedisë, një i ri me prejardhje nga Mitrovica, në vitin 2010 për herë të parë është zgjedhur deputet në Parlamentin e Suedisë, duke u bërë suedezo-shqiptari i parë që hyn në këtë parlament.

Sot ai është kandidat për partinë më të madhe në vend, Partinë Socialdemokrate. Synon mandatin e dytë për Parlamentin suedez në regjionin e Hallandit.

E drejta e shqiptarëve të Suedisë për të votuar përcaktohet nga të dhënat në regjistrin e popullatës së organeve tatimore (Skatteverket) 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Shqiptarët në Suedi kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare nëse kanë nënshtetësi suedeze dhe janë apo kanë qenë të evidentuar në regjistrin e popullsisë në Suedi.

Opozita, e udhëhequr nga Stefan Lofven i Partisë Social Demokrate, prej kohësh ka qenë e favorizuar prej sondazheve, por hapësira është ngushtuar javën e fundit, pasi disa prej votuesve duket se kanë vendosur të mbështesin sërish qeverinë e qendrës së djathtë të udhëhequr nga kryeministri Fredrik Rainfeld.

Në fokus te debateve parazgjedhore kanë qenë sistemi arsimor, sidomos ai i nivelit të ulët. Çështje të tjera të ndjeshme janë edhe financat dhe politika e jashtme.

Në zgjedhjet e së dielës votohet edhe për delegatët e 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale./albinfo.ch/

Donetsk, ushtria dëbon rebelët nga aeroporti

0

ushtari ukrainaTrupat qeveritare ukrainase deklarojnë se kanë zmbrapsur një sulm të rebelëve pro-rusë në aeroportin e Donetskut.

Mëngjesin e së shtunës të shtëna armësh u dëgjuan nga zona në fjalë, që kontrollohet nga trupat qeveritare, pavarësisht fitoreve të rebelëve në pjesën tjetër të qytetit.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare raportojnë se dhuna përbën një sfidë serioze për armëpushimin e brishtë për të cilin u ra dakord më 5 shtator.

Po këtë të shtunë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i cilësoi si të pabaza lajmet se Rusia ka ndërmend të krijojë një zonë lufte në lindje të Ukrainës. “Rusia donte që Ukraina të bëhej një vend i begatë, neutral dhe miqësor”, deklaroi Lavrov, transmeton Alsat-M.

Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara se po e përdorin krizën në Ukrainë për të ndërprerë lidhjet ekonomike mes Rusisë dhe BE-së, duke e detyruar këtë të fundit të blejë gazin amerikan me një cmim shumë më të lartë.

Gjatë ditës së sotme autoritetet e doganës ruse njoftuan se një autokolonë ruse ndihmash kishte kaluar kufirin për në lindje të Ukrainës.

Ndërsa një zëdhënës i OSBE-së tha për BBC se 220 kamionë rusë kishin kaluar kufirin gjatë natës dhe mëngjesit, shumica e të cilëve nuk u kontrolluan as nga ukrainasit e as nga vëzhguesit e huaj.

Kievi dhe Perëndimi druhen se në këta kamionë mund të ndodhen pajisje ushtarake për të ndihmuar rebelët, por Rusia vazhdon me qëndrimin e saj se përmbajnë vetëm ndihma humanitare si gjeneratorë, ushqime dhe ujë të pijshëm.

Obama: Vrasje barbare

0

BarackObama8-29Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka dënuar ekzekutimin e punëtorit humanitar britanik, David Haines, nga ana e militantëve të Shtetit islamik, duke e cilësuar si “vrasje barbare”.

“Shtetet e Bashkuara sonte qëndrojnë krah për krahu me mikun dhe aleatin tonë të afërt në pikëllim dhe përkushtim”, thuhet në deklaratën e zotit Obama.

Mëtutje ai ka shtuar se “ne do të punojmë së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe koalicionin e gjërë të vendeve nga rajoni dhe në gjithë botën, që kryerësit e këtij akti të tmerrshëm të sillen para drejtësisë, dhe për ta degraduar dhe shkatërruar këtë kërcënim ndaj njerëzve të vendeve tona, të rajonit dhe botës”.

Serbët po pajisen edhe me pasaporta të Kosovës

0

Serbet me pasaport te kosovesGati 10 mijë serbë të Kosovës sot posedojnë dokumente të Republikës së Kosovës. Numri i serbëve që janë pajisur me letërnjoftime të Kosovës po shënon rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e kaluara, shkruan Tribuna.

Sipas zyrës për informim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, edhe numri i dokumenteve të udhëtimit që merren nga pjesëtarët e pakicës serbe ka filluar të rritet.

Deri në javën e parë të muajit shtator janë prodhuar rreth 900 pasaporta kosovare për qytetarë të nacionalitetit serb.

Eksperti i sigurisë, Naim Maloku shprehet se pajisja me dokumente identifikuese është një tregues i mirë që këto minoritete janë integruar tërësisht në mekanizmat kosovarë. Sipas tij, me marrjen e pasaportës kosovare këto minoritarë kanë pranuar edhe shtetësinë e Kosovës.

PDK-ja e gatshme edhe për zgjedhje, LAN-i jo

0

Zgjedhje-kosoveZyrtarët e PDK-së i shohin si opsion edhe zgjedhjet e reja, në mënyrë që të zgjidhet ngërçi politik. Kurse zyrtarët e koalicionit LAN thonë se vendi ka shumicën për të formuar institucionet dhe zgjedhjet janë të panevojshme.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka thënë për “Epokën e re” se subjekti i tyre politik nuk është e interesuar për zgjedhje të reja, por është e gatshme edhe për këtë variant. “PDK-ja nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhe të reja, sepse tashmë qytetari i Kosovës është lodhur duke mbajtur zgjedhje pas zgjedhjesh. Është hera pestë që qytetari i Kosovës po e rikonfirmon mbështetjen që ka për PDK-në, për punën e mirë që ka bërë deri më tash në qeverisje. Jam i sigurt se edhe nëse shkohet në zgjedhje blloku bllokues do ta marrë atë që meriton – goditjen me votë të qytetarëve të Kosovës. Pra, nëse shkojmë në zgjedhje, jam shumë i sigurt se PDK-ja do të korrë një fitore të thellë dhe bindëse”, ka deklaruar Grabovci.

Kurse i nominuari i bllokut të koalicionit LDK-AAK-Nisma (LAN) për postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, pasi ka shumicën që mund t’i formojë institucionet. “Nuk bëhet fjalë për zgjedhje, nuk shkohet në zgjedhje kur ka njerëz të zgjedhur dhe mund t’i ndërtojnë institucionet. Parlamenti i Kosovës në parlamentarizëm ka mundësi t’i ndërtojë institucionet. E vetmja gjë që është pengesë për këtë rrugë është PDK-ja, e cila nuk arrin t’i ndërtojë institucionet, jo për se nuk i kishte dhënë pushtet ndonjërit nga ne, i kishin dhënë më shumë, por për shkak të mënyrës se si e ka qeverisur vendin nuk dëshiron askush të asociohet me atë mënyrë të qeverisjes. Në momentin që ata e kuptojnë këtë, Kosova i ndërton institucionet”, deklaruar Haradinaj në takimin fundit që pati me liderin e LDK-së Isa Mustafa dhe atë të Nismës, Famir Limaj.

Ndërkaq kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar për “Epokën e re”, se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të jetë sfiduese. Ajo e ka vlerësuar të pakëndshëm organizimin e zgjedhjeve çdo tre ose katër muaj.

Daka ka thënë se zgjedhjet e njëpasnjëshme, përveçse janë sfiduese, bartin edhe rreziqe të ndryshme. Megjithatë, ajo ka thënë se sa herë që shpallen zgjedhjet KQZ-ja do t’i organizojë siç parashihen në Kushtetutë dhe ligjet në fuqi. Sipas Dakës, cilësia e zgjedhjeve nuk varet vetëm nga KQZ-ja, por nga të gjitha palët e implikuara në këtë proces.

Prizren: Të shtënat në aheng, dasmë apo “luftë”

0

Te shtena ne dasemNë dasmat e rajonit të Prizrenit, jo të gjithë argëtohen me muzikë dhe atmosferën e krijuar.

Derisa të tjerët hedhin valle, disa hiç pa luajtur vendit nxjerrin armët, madje edhe të gjata, dhe qëllojnë në ajër, duke rrezikuar edhe të pranishmit, shkruan Zëri.

Skandaloze: Punimet e diplomave në mbeturina

0

Punim Diplome te hedhuraKëto foto janë bërë nga studentët, në oborrin e fakultetit ne kontinjerë kanë parë shumë punime masteri dhe punime diplomash, shkruan KP.

Kjo është skandaloze.

Ende askush nuk ka dhënë ndonjë shpjegim, pse ato janë hedhur.

Nga fotot shihet se shumica prej tyre janë të Fakultetit Ekonomik.

Kushtetuta s’mund t’i ndëshkojë deputetët kundërkushtetues!

0

Gjykata-qekiqiGjykata Kushtetuese e Kosovës, përveç konstatimeve kundërshtuese të ndonjë vendimi që të mund të merret nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe rikthimit të atij vendimi në pikën zero, nuk mund të marrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj këtyre të zgjedhurve politik, për sjelljet e tyre kundërshtuese.

Madje edhe kur ata e zgjedhin kryetarin e kuvendit në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të vendit, shkruan Kosova Sot.

Njohësit e legjislacionit kushtetues konsiderojnë se edhe kjo zbrazëti në Kushtetutën e Kosovës është një minus i madh i cili lë hapësirë për sjellje joserioze të të zgjedhurve të popullit, të cilët jo rrallë herë manipulohen në vendimet e tyre nga kupola politike brendapartiake.

Referendumi i vonuar!

0

VV-logo9-09Pasi që më 10 shtator vendosën firmat e tyre në “Marrëveshjen e parimeve” për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje nuk është e sigurt nëse kjo marrëveshje mund të vlejë edhe për votimin e “Qeverisë Haradinaj”, të propozuar nga Blloku LDK-AAK-Nisma.

Pikërisht për këtë pasiguri të tyre, subjekti i Albin Kurtit do të bëjë një referendum të brendshëm me anë të të cilit do të pyetet anëtarësia: se a do të bëhen pjesë apo jo e kësaj qeverie? Një vendim i tillë, pas marrëveshjes së arritur me LAN-in, nga pjesëtarë të shoqërisë civile po konsiderohet si i vonuar. Ata vlerësojnë se me anë të referendumit krerët e Vetëvendosjes po synojnë vetëm ta zbusë kritikën që ka “shpërthyer” brenda partisë pas marrëveshjes me LAN-in.

Analisti politik Fisnik Korenica në një prononcim dhënë gazetës ka thënë se vendimi i lidershipit dhe i liderit të saj për të nënshkruar marrëveshje me LAN tashmë nuk mund të kontestohet nga anëtarësia e Vetëvendosjes. /Tribuna

45 vjeçari: E pashë kush më qëlloi me kallash, por policia më thotë: S’kemi prova

0

Armaaaa“Më qëlluan 30 herë me breshëri plumbash, më kapi vetëm një plumb rikoshet”. E pabesueshme, por është e vërtetë historia e 45- vjeçarit Dritan Jazenxhi, i cili mëngjesin e së enjtes i ka shpëtuar atentatit të tretë të bërë ndaj tij.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, babai i 3 fëmijëve rrëfen se si arriti t’u shpëtojë plumbave, që sipas tij janë qëlluar nga një i afërm i tij. (tregon identitetin e plotë të atentatorit) 45- vjeçari sqaron se me atentatorin prej afro katër vitesh kanë konflikt pronësie për 4 dyqane, që Jazenxhi pohon se janë të tijat.

Z.Jazenxhi, çfarë ndodhi mëngjesin e së enjtes?
Kisha dalë si çdo ditë te dyqanet e mia dhe aty pashë që jashtë po qëndronin dy makina. Kur dola te dera, në një distancë prej 2 metrash qëndronin një “Audi 80”, me ngjyrë të kuqe dhe një makinë tjetër, nga të cilat u qëllua në drejtimin tim plot 30 herë. Në njërën nga makinat ishte… (tregon identitetin e atentatorit), arrita ta njoh dhe ta shikoj se ai qëlloi ndaj meje.
Si u shpëtuat 30 plumbave?

Fati dhe Zoti deshën që unë të marr vetëm një plumb rikoshet dhe të shpëtoj. Falenderoj vetëm Zotin që jam gjallë. Por, edhe falë shkathtësisë sime që sapo dëgjova të shtënat e para, falë saltove që kam bërë shpëtova, pasi aty kisha edhe derën, dhe shkallët e bodrumit dhe munda që të futesha aty. Ai ka qenë vetëm 2 metra larg meje dhe unë arrita të shpëtoj, sepse atij i dridheshin duart kur qëllonte, arma i ikte në drejtime të ndryshme nga frika.