Home Blog Page 8124

Prizren: Zyra e re e vendit prej dy vjetësh jashtë funksionit

0

Tusus-Prizren-Zyra e re e venditZyra e vendit në Lagjen e Trimave (ish-Tusuzi) në Prizren ka dy vjet që nuk është vënë në funksion nga administrata komunale, përkundër faktit që për ndërtimin e këtij objekti janë harxhuar mjetet nga buxheti komunal, shkruan Koha Ditore.

Madje në vitin 2012 kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ka raportuar se kjo zyrë është hapur me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët e kësaj ane.

“Për të rritur kualitetin e shërbimeve, Drejtoria e Administratës ka hapur Zyrën e vendit edhe në Lagjen e Trimave”, thuhet në raportin e punës të Mujës, të nënshkruar në dhjetor të 2012-s.

Mirëpo banorët e lagjes, sikurse edhe zyrtarët e lartë të administratës komunale, kanë bërë të ditur se objekti i Zyrës së gjendjes civile asnjëherë nuk është funksionalizuar e as që ka ofruar dokumentet e duhura për komunitetin.

Grabovci: Blloku po bën lojëra

0

Adem Grabovci-pdk14Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, u është kundërpërgjigjur kritikave të koalicionit LDK-AAK-Nisma për shtyrje të seancës konstituive të Kuvendit. Ai ka bërë me dije se kërkesa për shtyrje të seancës ka ardhur nga partneri i tyre i koalicionit, Lista Serbe.

Grabovci ka deklaruar për “Epokën e re” se koalicionit paszgjedhor nuk po i bie tamam asgjë. “Çdo ditë po bëhet edhe më e qartë se koalicionit të bllokut asgjë nuk po i bie tamam. Ata kanë deklaruar se janë në koalicion me Listën Serbe dhe se i kanë harmonizuar të gjitha qëndrimet e tyre. Ndërsa kërkesa për shtyrje të seancës ka ardhur nga një subjekt politik që i ka pasur qëndrimet e harmonizuara me bllokun”, ka thënë Grabovci. Ai ka deklaruar se lojërat me shtyrje të seancës është i duke bërë koalicioni paszgjedhor. “Kërkesën për shtyrje të seancës nuk e ka bërë PDK-ja, por një aleat i bllokut. Ne kemi deklaruar edhe më herët se kemi qenë të gatshëm që seanca të mbahet të premten. Unë dyshoj se këto lojëra është duke i luajtur blloku, i cili po vazhdon ta bllokojë jetën e qytetarëve të vendit”, ka thënë Grabovci.

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka shtuar se kjo parti i kishte bërë të gjitha përgatitjet që në seancën e së premtes ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit nga radhët e saj, kryesinë e këtij institucioni dhe të vazhdojë me procedurat e mëtutjeshme edhe për formimin e Qeverisë.

Grabovci ka bërë me dije se ka pasur komunikimin të vazhdueshëm me pjesën dërrmuese të deputetëve dhe, sipas tij, të gjithë ata kanë shprehur vullnetin e tyre ta tejkalojnë këtë ngërç politik. “Ne kemi pasur komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv me të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, pra me pjesën më të madhe të 120 deputetëve që ka Kuvendi i Kosovës. Kuptohet se PDK-ja është partia e parë, ka 37 deputetë dhe e ka marrë besimin e qytetarëve të Kosovës. Ne do ta vazhdojmë realizimin e vullnetit të qytetarëve të vendit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Grabovci.

Kryeparlamentari i takon PDK-së

Nënkryetari i PDK-së është shprehur i bindur se kandidati i këtij subjekti politik për kryetar të Kuvendit, Arsim Bajrami, do t’i marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. “Ne kemi komunikuar me shumë deputetë edhe gjatë së enjtes që lamë pas. Komunikimi me deputetë nuk ka munguar as ditëve të tjera. Besoj se janë votat e mjaftueshme për t’i konstituuar të gjitha institucionet e vendit, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Nuk besoj se asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës dëshiron të vazhdojmë me humbje të kohës dhe me bllokim të jetës institucionale të vendit”, ka deklaruar Grabovci, duke shtuar se beson në vetëdijen e lartë të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të zgjedhur për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të Kosovës dhe për ta lehtësuar jetën e tyre.

I pyetur se nëse gjatë këtij komunikimi që ka pasur me deputetë ka marrë përkrahjen për kandidatin e PDK-së, Grabovci ka deklaruar se të gjithë janë shprehur të pakënaqur me gjendjen aktuale. “E them me bindje të plotë se deputetët e të gjitha grupeve parlamentare, pa përjashtim, me ata që kam komunikuar drejtpërdrejt, kanë shprehur pakënaqësi me situatën që është krijuar kundër vullnetit dhe dëshirës së tyre. Partitë e bllokut duhet t’i lënë të lirë deputetët, mos t’i shantazhojnë. Me të gjithë ata deputetë që kam komunikuar janë të gatshëm të kontribuojnë në zhbllokimin e jetës institucionale në vend”, ka thënë Grabovci, duke shtuar se deputetët janë të vetëdijshëm se e drejta për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit i takon PDK-së. “Besoj se deputetët e Kuvendit tashmë janë shumë të vetëdijshëm se propozimi për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar, që është PDK-ja. Kjo është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës, me Rregulloren e Punës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Grabovci. Sipas tij, mosrespektimi i këtij vendimi është mohim i këtij institucioni dhe rrjedhimisht mohim i shtetit.

Nëse shkojmë në zgjedhje, PDK-ja do të korrë fitore të thellë

Duke folur për marrëveshjen e LAN-it me VV-në, Grabovci ka deklaruar se partisë më të madhe në vend kjo nuk i bën ndonjë përshtypje, duke shtuar se PDK-ja është e hapur për dialog me të gjitha subjektet politike. “Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike. Për ne afla dhe omega është dialogu. Aty ku nuk ka dialog nuk mund të bëhet fjalë për demokraci të mirëfilltë dhe të shëndetshme. Ne urojmë që gjithë spektri politik ta hapë rrugën e dialogut”, është shprehur Grabovci.

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, ka bërë me dije se subjekti i tyre politik nuk është e interesuar për zgjedhje të reja, por është e gatshme edhe për këtë variant. “PDK-ja nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhe të reja, sepse tashmë qytetari i Kosovës është lodhur duke mbajtur zgjedhje pas zgjedhjesh. Është hera pestë që qytetari i Kosovës po e rikonfirmon mbështetjen që ka për PDK-në, për punën e mirë që ka bërë deri më tash në qeverisje. Jam i sigurt se edhe nëse shkohet në zgjedhje blloku bllokues do ta marrë atë që meriton – goditjen me votë të qytetarëve të Kosovës. Pra, nëse shkojmë në zgjedhje, jam shumë i sigurt se PDK-ja do të korrë një fitore të thellë dhe bindëse”, ka deklaruar Grabovci.

Komuna e Prizrenit, synon zhbërjen e autonomisë shkollore

0

skender susuriShkruan: Skender Susuri prof.

Ata që vendosin sot për arsimin dhe shkollat e Prizrenit, janë pa vizion, të pazot, pa program zhvillimor për arsimin, punojnë për interesa partiake, klienteliste dhe nepotike, por mjerisht kanë fuqi vendosëse. Vlerat e mirëfillta intelektuale, shkencore – profesionale, etike i kanë zëvendësuar me jovlera, mashtrime, gënjeshtra, kërcnime, arrogancë, shantazh, zaptime, largime arbitërare nga puna , hajni ( njerëzve të ndershëm dhe të kualifikuar nuk ju mundësohet punësimi apo ju vidhen vendet e punës ) , gjerë në tjetërsim të individit. Rrjedhimisht shkollat në komunën tonë nuk arrijnë t’i përmbushin pritshmërit dhe interesimet e komunitetit dhe shoqërisë , mbi të gjitha mësimdhënia është në të shumtën e shkollave jocilësore, dijet dhe arritjet e nxënësve jo të kënaqëshme, mungon udhëheqja – qeverisja demokratike, vendimmarrja novatore dhe s ‘ fundmi po tentohet të zhbëhet autonomia e shkollave .

Politizimi dhe korrupsioni janë dy dukuri të cilat e shoqërojnë Çdo emërim përkatësisht punësim në shkollat e Prizrenit. Ajo që shqetëson më së shumti është se, këto dukuri negative nisen dhe zyrtarizohen që nga nivelet më të larta të hierarkisë vendimmarrëse politike të komunës, Kryetari i Komunës dhe Drejtori i DKA.

Qarkorja e Drejtorit të DKA që mban datën 27 gusht 2014 ( ju është shpërndar të gjithë drejtorëve të shkollave – kopje fizike dhe në versionin elektronik ) është në funksion të fshehjes – mbulimit të abuzimeve të shumta që kanë ndodhur në këtë drejtori, në veÇanti në politikat e punësimit të mësimdhënësve dhe emërimet e drejtorëve të shkollave, të cilat janë të ndikuara politikisht, deri në skajshmëri. Për të fituar një vend pune të mësimdhënësit në Komunën e Prizrenit mbi të gjitha duhet të jesh anëtar i partisë në pushtet apo të paktën të dëshmosh se ke votuar për partin në pushtet .

Duke abuzuar me partin në pushtet dhe i trimëruar nga mosveprimi i organeve kompetente të mbikqyrjes së zbatimit të liqshmërisë në shkolla ( SIA ) dhe organeve të tjera, me kapadaillëk, në stilin despotik, Drejtori i DKA – së ( kjo nuk është hera e parë ), guxoi që në kundërshtim të plot me të gjitha dispozitat pozitive ligjore të arsimit në Kosovë ( Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Kosovë nr. 04 / L – 32, neni 7, Ligji mbi Inspeksionet e Arsimit në Kosovë nr. 2004 / 37, udhëzimin administrativ nr. 11 / 2005 dhe politikave të tjera arsimore të MASHT – it ) përmes pikës 6 të Qarkores të datës 27 gusht 2014 të urdhëroj të gjithë drejtorët e shkollave që mos ta pranojnë në institucion – shkollë pa lejen e tij me shkrim dhe t’i ofrojnë asnjë lloj informacioni ( me gojë apo me shkrim) asnjë organizatë, OJQ , apo grupe të interesit ( gjithashtu nuk duhej ta bënte, ngase të gjitha këto organizime janë legale, veprojnë konform ligjeve pozitive të Kosovës , në të mirë edhe të edukimit – arsimit ) por as inspektorët e arsimit përkatësisht të SIA në Prizren ( Inspeksioni i Arsimit , duke përfshirë edhe SIA në Prizren janë organe ekzekutive të kuadër të MASHT – it ) . Një urdhëres e tillë përbën shkelje të vrazhdë të dispozitave ligjore të lartëshenuara, ngase pengon punën e pavarur të një mekanizmi mbikqyrës arsimor në kuadër të MASHT – it. Çdo drejtor shkolle (bazuar në këtë urdhëresë ) nëse nuk e ofron informacionin e kërkuar apo e pengon punën inspektuese – kontrolluese të SIA , gjithashtu bën shkelje të rëndë të detyrave dhe obligimeve të punës.

Kjo urdhëresë e njëanshme dhe abuzive cënon rënd autonomin e shkollave, kufizon skajshmërisht të drejtën e organeve udhëheqëse, për qeverisje dhe vendimmarrje autonome ( konform legjislacionit arsimor ) , nxitjen e suksesit në shkollë, bije ndesh me filozofin dhe standardet e MASHT – it, për Shkollat Mike për Fëmijë.

Ky veprim me elemente kapadaillëku sigurisht se ka një shpjegim, ne mendojm se diÇka jo e mirë ka ndodhur dhe po ndodh në shkollat tona, diÇka po tentohet të fshifet, nëse nuk do ishte kështu, atëher, pse një urdhëres e till, përse të mbyllen shkollat për publikun e gjërë, në veÇanti për inspektorët e arsimit. Përse Komuna dhe DKA synon zhbërjen e autonomisë së shkollave, vetëizolimin e tyre ?
Ne nuk do të heshtim ! Nuk do heshtim në asnjë rast, kur pretendojmë se kemi të bëjmë me abuzime dhe vendimmarrje të njëanshme, ngase shkollat janë institucione të rendësis së veÇantë shoqërore dhe financohen nga fondet publike, rrjedhimisht na takojnë të gjithëve, do të jemi të zëshëm, do të gjejmë forma dhe mënyra për të Ju ndalur dhe zbrapsur nga veprimet e mbrapshta. Nuk do duhej të heshtnin as shoqëria civile, OJQ – të dhe grupet e interesit.

E mira do të ishte që Drejtori i DKA – së, në rastin konkret të pranoj publikisht se ka lëshuar një urdhëres të tillë, thellësisht joligjore, të njëanshme dhe abuzive. Të paktën kësaj radhe të jetë korrekt me komunitetin e prindërve dhe publikun e gjërë .

Vriten 8 xhihadistë shqiptarë në Irak (Emrat)

0

Xhihadistet14-08Tetë terorrista shqiptarë në Irak janë vrarë dje, mëson gazeta Zëri nga burimet e saj.

Nga një sulm ajror në Irak janë vrarë 11 terorrista nga 8 prej të vrarëve janë shqipatarë. Më së shumti ka nga Kosova 8 prej tyre, njëri nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria.

Të vrarit kosovarë janë:

1. Ebu Sofjani
2. Ebu Samiri nga Mitrovica
3. Ebu Ubajde
4. Ebu Jusufi – Zeqir Qorraj
5. Abdurrahman – Liridon Sadiku
6. Ebu Sara – Sinan Muji

Ndërkaq, Ebu Aishe është personi i vrarë nga Shqipëria, si dhe Ebu Uvejs nga Maqedonia.

PDK vazhdon të llogarit në votat e deputetëve të Bllokut

0

Thaci-Grabovci ne kuvendLëvizja e të paktën katër deputetëve nga treshja LDK-AAK-Nisma te Partia Demokratike e Kosovës do t’ia mundësonte kësaj të fundit ta zgjidhte kryetarin e Kuvendit dhe t’i hapte rrugë formimit të qeverisë së re. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 8 qershorit, PDK-ja si fituese e zgjedhjeve ka siguruar 37 ulëse në Kuvend.

E rreshtimi i Listës Serbe dhe të gjitha partive parlamentare të minoriteteve në krah të PDK-së, do ta çonte në 57 numrin e deputetëve. Për ta bërë shumicën parlamentare në Kuvend, PDK-së i duhen të paktën edhe votat e katër deputetëve.

E arritja e numrave të mjaftueshëm për ta votuar kryetarin e Kuvendit, po shihet si mision i mundur nga drejtuesit e PDK-së.

Burime të gazetës Tribuna brenda kësaj partie, bëjnë të ditur se ditëve të fundit kësaj partie i janë ofruar të paktën shtatë deputetë nga partitë e tjera pjesëmarrëse në Kuvend.

Sipas këtij burimi, këta deputetë janë shprehur të gatshëm ta përkrahin partinë e Hashim Thaçit në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

“Ne tani i kemi numrat për ta votuar kryeparlamentarin dhe për ta krijuar qeverinë e re. Kjo gjë është arritur edhe falë bashkëpunimit të disa deputetëve nga partitë e tjera të cilët na kanë premtuar votën e tyre për votimin e kryeparlamentarit dhe krijimin e qeverisë”, i ka thënë ky burim gazetës Tribuna.

Shpërthim tritoli në banesë të ish – futbollistit Skerdi Bejzade

0

Policia-shiriti-sceneNje ngjarje e rende u shenua gjate nates ne Tirane.

Nje shperthim tritoli u regjistrua ne banesën e ish – futbollistit Skerdi Bejzade.

Per fat te mire nuk ka pasur te lenduar.

Ne banese ndodhej vetem nena e futbollistit.

Vete Bejzade ndodhet ne Gjermani.

Vëllai vret me armë vëllanë për një konflikt pronësie

0

Policia-shqiperiNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Bushnesh në Krujë.

Vëllai ka vrarë vëllanë me armë zjarri, pastaj është vetë dorëzuar në policinë e Laçit.
Sipas policisë, viktima është Pal Marku, ndërsa autori i vrasjes është vëllai i tij Petrit Marku.

Akoma nuk dihen saktësisht arsyet e këtij krimi brenda familjes, por policia dyshon se vëllezërit Marku kanë pasur prej kohësh një konflikt pronësie që mund të kenë çuar në këtë tragjedi.

12 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)

Akuzave për korrupsion të Rektorit, organizatat i përgjigjen me kërkesa për dorëheqje

0

UP-rektoratiOrganizatat studentore udhëheqësit e të cilëve janë nën hetime po kërkojnë shkarkim e Rektorit Zejnullahu, i cili kishte thënë publikisht se një pjesë e këtyre organizatave janë të përfshira në afera korruptive….

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ndonëse ende nuk ka marrë përgjigje nga Agjencia Antikorrupsion në lidhje me ligjshmërinë e përzgjedhjes së rektorit të ri, Ramadan Zejnullahu, të enjten i është drejtuar me një letër publike edhe Ministrisë së Arsimit, në lidhje me këtë çështje.

Në këtë letër thuhet: “Parlamenti duke vlerësuar gjendjen në UP dhe mosndërmarrjen e hapave nga Këshilli Drejtues, i drejtohemi me letër të hapur Ministrisë së Arsimit, gjegjësisht ministrit, Ramë Buja, që në bazë të kompetencave ligjore, të ndërmarrë hapa konkretë dhe të shpejtë që i përgjigjen kërkesës së Parlamentit Studentor të UP-së, duke mos reflektuar politikisht në këtë çështje”.

Aty sqarohet se Parlamenti Studentor konteston zgjedhjen e rektorit të ri të UP-së, “për shkak të instalimit të standardit të dyfishtë nga Këshilli Drejtues i UP-së në raport me revistat ‘fiktive’

Ndërkombëtarët s’ia besojnë dialogun Vetëvendosjes

0

protestat e vvMarrëveshja mes Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila parasheh që subjekti politik i Albin Kurtit t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë, ka shqetësuar faktorin ndërkombëtar.
Këta të fundit janë kundër idesë që drejtimi i dialogut t’i lihet në dorë pikërisht Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo, pasi sipas tyre, kushtet e vëna nga Vetëvendosje për vazhdimin e dialogut, mund ta rrezikojnë vazhdimin e tij si dhe zbatimin e marrëveshjeve në praktikë.

“Ne kemi parë se disa drejtues të Vetëvendosjes po insistojnë se nuk do të këtë vazhdim të dialogut pa njohje reciproke. Një gjë e tillë është e pamundur, për faktin se Serbia tërë kohën zotohet se me asnjë çmim nuk do ta njohë Kosovën. E insistimi i palëve në qëndrimet e veta mund të ndikojë që vazhdimi i dialogut të dështojë”, i ka thënë gazetës një burim ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, njohës të çështjeve politike, vlerësojnë se Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë të vështirë që t’i realizojë kushtet e parapara për vazhdimin e dialogut. Sipas tyre, dialogu duhet të vazhdojë, por duhet të jetë më i përgatitur sesa ka qenë deri më tani

Shqetësuese, “Srpska” përcaktuese për krijimin e institucioneve

0

serpskaAnulimi i mbajtjes së seancës konstituive të 12 shtatorit me kërkesë të Listës Serbe, duket të jetë vetëm fillimi i problemeve që pritet të shkaktojë inkuadrimi i saj në institucionet shtetërore.

Fakti që seanca e thirrur nga kryesuesja Flora Brovina për t’u mbajtur të premten më 12 shtator u anulua pas kërkesës së Listës Serbe, tregon për forcën që ka ky grup politik në Kosovë, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në vend.

Lidershipi kosovar, sipas tyre, do të duhej të bëhej më unik në mënyrë që vendi të dalë nga ky ngërç politik që ka kapluar vendin tash e tre muaj.

Për Afrim Hotin, fakti që kjo listë po e përcakton agjendën e krijimit të institucione paraqet një shqetësim të madh për situatën politike në vend.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese që një grup relativisht i vogël i deputetëve, prej fuqisë parlamentare tashmë përcaktojnë edhe agjendë”, ka thënë Hoti.

Kjo situatë e krijuar, sipas tij, do të duhej të shërbente si një sinjal për lidershipin e Kosovës. /Tribuna/