Home Blog Page 8127

Largohen reklamat pa leje në hapësirat publike në Malishevë

0

MalishevaMe qëllim të lirimit të hapësirave publike nga vendosja e reklamave, drejtoria komunale e inspektoratit dhe ajo e shërbimeve publike, kanë filluar një aksion për largimin e reklamave të vendosura nga subjektet e ndryshme afariste pa lejen e organeve përkatëse.

Sipas drejtorisë së inspektoratit aksioni për largimin e këtyre reklamave ka filluar në këtë javë dhe po vazhdon çdo ditë, deri në largimin e tërësishëm të këtyre reklamave, të vendosura vend e pa vend dhe pa leje paraprake.

“Drejtoria e Inspektoratit ne bashkëpunim me drejtorin e Shërbimeve Publike ka filluar aksionin për LARGIMIN e te gjitha reklamave, panove, te subjekteve afariste te cilat i kanë vendosur pa pëlqime nga organet Komunale dhe të cilat kanë qenë të vendosura në shtyllat elektrike dhe të ndriçimit”, thuhet në një njoftim të drejtorisë së inspektoratit në Malishevë.

Xhihadisti i Prizrenit kërcënon nga Iraku pushtetarë e hoxhallarë në Kosovë

0

besnik-fanaj-isisBesnik Fanaj, nga Vërmica e Prizrenit, që i është bashkuar radhëve të ISIS-it në Irak, i cili ka postuar foto në Facebook në të cilat shihet duke ekzekutuar civilë përkrahë krerëve të ISIS-it (në fotot e postuara shihet bashkë me Lavdrim Muhaxherin), pasi përpiqet t’i arsyetojë krimet që bën si pjesëtar i ISIS-it në emër të Zotit dhe konfirmon se xhihadisti tjetër Lavdrim Muhaxheri është gjallë, kërcënon qeveritarë e hoxhallarë në Kosovë.

“Mesazh gjith popullit te kosoves te keq informuar ee qe gjenden te manipuluar me informata te pa verteta. E atyre te flliqteve qe qeverisin me ligje te kufrit qe vrasin popullin qdo dit me gjakftohtesi ee ju i dini mir se qfar keni ber ju betohem ne krijuesin e tokes dhe te qjellit do te ju vijn njerz qe e dojn vdekjen ashtu sic ju e doni jeten ee do tju vijn andej nga nuk e pritni e nuk e degjoni.

Atyre qe dojn ta dijne te verteten le te kthehen zotit te tyre para se te mos behet vone per ta… Hoxhallareve munafika qe i kan rrit barkat prej drekave e darkave ju them oo te shkret mos mendoni se ka vdek sahabi Abu Bera perkundrazi ka lan shembull qe jan tu e pasuu me mijra te tjer ee ju shiteni dinin e juj ee frikesohuni prej krijeses ee nuk i friksoheni krijuesit…”, shkruan ai përmes Facebooke, citon Koha.net

Ai ka thënë se dashuria që ka ndaj krijuesit e ka shtyrë që të shkon në Irak dhe t’i bashkohet radhëve të ISIS.

Besnik Fanaj-xhihadist2Besnik Fanaj-xhihadist

52 vjet burg për 11 persona nga Suhareka

0

Gjykata-peshorjaGjykata Themelore e Prizrenit ,ka dënuar njëmbëshjet persona nga Suhareka me 51 vjet e 10 muaj burg. Ata janë gjetur fajtor për vrasje dhe lëndim trupor.

Komunikata e plotë e e Gjykatës në Prizren

FADIL SHALA, nga fshati Peqan Komuna e Suharekës, për vepër penale të vrasjes nga neni 146 lidhur me nenin23 të KP-së, si bashkëkryes, i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 02.08.2012 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
ENVER KRYEZIU ,nga fshati Pagarushë Komuna e Malishevës, dhe ARTAN KRYEZIU nga Suhareka, për veprën penale të vrasjes nga neni 146 lidhur me nenin 23 të KP-së si bashkëkryes, i shqiptohet dënimi me burgim secilit me nga 13 (trembëdhjetë)vjet burgim efektiv .Të akuzuarve të lartë cekur iu vazhdohet përkatësisht i caktohet paraburgimin deri në plotfuqishmërin e aktgjykimit.
HETEM KRYEZIU nga Suhareka, për veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 154 parg.1 pika 5 të KP-së , dhe lëndim i lehtë trupor nga neni 153 parg.2 lidhur me parag.1 pika 4 lidhur me nenin 23 të KP-së, i shqiptohet dënimi prej2 vjet e 6 muaj burgim efektiv.
FITIM KRYEZIU nga Suhareka në bashkëkryerje ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 154 parag.1 pika 5 lidhur me nenin 23 të KPK-së, dhe veprën penale për lëndim të lehtë truporë nga neni 153 parg.2 lidhur me parag. 1 pika 4 lidhur me nenin 23 të KPK-së, i shqiptohet dënimi prej 2 vjet e 6 muaj burgim efektiv.
MEHDI KRYEZIU nga fshati Pagarushë Komuna e Malishevës se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 154 par.1 pika 5 lidhur me nenin 23 të KPK-së i shqiptohet dënimi prej 2 vjet burgim efektiv.

NJAZI KRYEZIU nga Suhareka, për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 153 parag. 2 lidhur me parag 1. Pika 4 lidhur me nenin 23 të KPK-së, i shqiptohet dënimi prej 8 muaj burgim efektiv.

DRITON KRYEZIU nga fshati Pagarushë, Komuna e Malishevës, me banim në Suharekë, për shkak të veprës penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 153 parg.2 lidhur me parag.1 pika 4të KPK-së, i shqiptohet dënimi prej 8 muaj burgim efektiv.

IZET SHALA nga fshati Peqan Komuna e Suharekës, për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor nga neni 153 parag 2 lidhur me parag 1 pika 4 të KPK-së, i shqiptohet dënimi prej 1 vjet burgim efektiv.

JONUZ KRYEZIU për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje, nga 155 parag 1. Të KPK-së, i shqiptohet dënimi prej 6 muaj burgim efektiv.

BAJRAM SHALA nga fshati Peqan Komuna e Suharekës, për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 155 parag.1 të KPK-së i shqiptohet dënimi prej 1 vjet burgim efektiv.
Për pjesëmarrje në rrahje, prej akuzës lirohen:

ADEM KRYEZIU, BLERIM KRYEZIU , BESNIK KRYEZIU,
Ndërsa për NUHI KRYEZIUN refuzohet akuza për veprën penale pjesëmarrje në rrahje.
Se me datën 02.08 2012 në fshatin Peqanë Komuna e Suharekë në një rrahje masive u implikuan dy familjet vëllezër NUHI DHE JONUZ KRYEZIU, dhe IZET SHALA, ku nga kjo rrahje mbet i vdekur i ndjeri Burim Nuhi Kryeziu.

BE nuk ka asgjë kundër që bisedimet me Serbinë t’i udhëheqë Kurti

0

albin kurti vv vvPërfaqësues të Bashkimit Europian nuk kanë asgjë kundër që dialogu i ardhshëm tkenik ndërmjet Beogradit e Prishtinës t’i udhëheqë Albin Kurti, merr vesh Danas nga burime diplomatë, transmeton Koha.net

Përfaqësues i Bashkimit Europian aktualisht nuk kanë asgjë kundër që Albin Kurti, lider Vetëvendosjes, në të ardhmen të udhëheqë dialogun e Beogradit e Prishtinës nëse kjo është marrëveshje e fuqishme ndërmjet partive opozitare në Kosovës,merr vesh kjo gazetë.

Siç kanë thënë bashkëbisedues të “Danas” –it, Kurti për shkak të qëndrimeve të forta ndaj dialogut nuk ka pasur gjithmonë mirëkuptim të Brukselit, porse tani situata është ndryshuar sepse Kurti deri diku i ka zbutur qëndrimet e veta rreth bisedimeve me Beogradin.

“Negociata me Beogradin Kurti do t’i vazhdojë ashtu si do t’i thotë Qeveria e Kosovës”, ka thënë Boris Stefanoviq, ish bashkëbisedues i Edita Tahiri në dialogun Beograd Prishtinë.

Ish – ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq nuk beson se bisedimet me Prishtinën do të ndalen pasi dialogu është proces i pakthyeshëm, ka thënë ai.
Zyrtar serb i opozitës dhe po ashtu ish – ministër për Kosovën Lubisha Samarxhiq ka shtuar se kushdo që vjen të krye të bisedimeve, Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet për Kosovën.

Wisner: Ngutuni me formimin e Qeverisë

0

Frank WisnerKosova ka nevojë për Qeveri dhe pa Qeveri del në sipërfaqe prospekti frikësues se kjo demokraci e re ende nuk ka mësuar se si duhet të sillet, thotë ambasadori Frank Wisner.

“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të tubohet së shpejti. Presidentja e Kosovës do të jetë në New York. Bota do të jetë duke menduar për Kosovën. Do të ishte për keqardhje nëse në momentin kur bota sërish merr në konsideratë vendin tuaj të mrekullueshëm, ajo do të sheh konfuzion”, thotë ai për RTV21.

“Ne dëshirojmë të shohim qartësi, dëshirojmë të shohim se pavarësia për të cilën ka luftuar aq shumë i tërë populli i Kosovës, të prodhojë një qeveri përgjegjëse dhe se demokracia po funksionon. Jo vetëm në zgjedhje, por edhe në mënyrën e formimit të qeverisë. Prandaj, me lejoni të bëj një apel të fuqishëm personal, drejtuar anëtarëve të Parlamentit: zgjidhni kryetarin tuaj, përmbushni sfidën e krijimit të shumicës dhe zgjidhni qeverinë, në mënyrë që Kosova të lëvizë përpara. Në këtë mënyrë mund të thellohen marrëdhëniet e forcuara mes Kosovës dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.

Krasniqi: Shteti në duart e një ‘babe’ e ‘nëne’ me kokë të huaj

0

Jakup Krasniqi14-12Jakup Krasniqi, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës, është i dëshpëruar me realitetin aktual politik në vend.

Në një postimi në Facebook, Krasniqi “vajton” se si Kosova ka mbetur pa burrat e kombit, derisa thotë se shteti ka mbetur në duart e një “babe” e “nëne” me kokë të huaj.

Ja postimi i plotë i Jakup Krasiqit:

Thonë, kur më 17 janar 1468 vdiq Skënderbeu, Lek Dukagjini kishte pas thënë:

“O malet e Shqipërisë, përfaluni me lirinë!

Dhe me shekuj shqiptarët u përfalen me Lirinë.

Kosova sot ka mbetur pa burrat e kombit që lufta i mori!?

E shteti ka mbetur në duart e një ‘babe’ e ‘nëne’ me kokë të huaj.

E malet e fushat e saj nuk ka kush t’i votoj që t’u thotë:

“O malet e Fushat e Kosovës, përfaluni për një kohë me Demokracinë”!

Shtyrja e seancës e komplikon situatën

0

Thaci-Grabovci ne kuvendAnalisti Behlul Beqaj mendon që çdo koalicion që është i varur vetëm nga “Lista Srpska” është i gjykuar për të dështuar.

Ai në një intervistë në Epokën e Re ka thënë se shtyrja e seancës veçse do ta thellojë nervozën dhe do ta komplikojë situatën.

Beqaj mendon se ky është një skenar i ndikuar nga jashtë i cili po tenton të realizohet pavarësisht që ndërkombëtarët janë deklaruar se nuk do të ndërhyjnë në këtë proces.

Ai ka thënë se “Lista Srpska” mund ta prish koalicionin paszgjedhor por nuk do ta nxjerr nga humbja koalicionin parazgjedhor, dhe në këtë kontekst, Beqaj tha se synimi i kësaj liste është përçarja e dy koalicioneve.

Mustafa: Kosova është sistem parlamentar, shumica parlamentare formon institucionet

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se PDK dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta argumentojnë para opinionit sesi në një sistem parlamentar mund të zgjidhet Qeveria, Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit pa shumicë parlamentare.

Mustafa është ndalur te gjyqtari amerikan, hartues i Kushtetutës së Kosovës, John Tunheim dhe shpjegimi i tij për sistemin parlamentar.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Gjyqtari amerikan, hartues i Kushtetutës së Kosovës, John Tunheim e shpjegoi qartë sistemin parlamentar. Ai theksoi se “Kosova është sistem parlamentar dhe kësisoj pa e pasur shumicën parlamentare s’mund ta formosh qeverinë”.

Rrjedhimisht, pa e pasur shumicën parlamentare, mund ta propozosh edhe qeverinë edhe organet e Kuvendit, por vetëm shumica i zgjedh ato.

Kjo ka qenë e njohur për të gjithë ne, por mbetet tani të bëhet e njohur edhe për PDK-në dhe Gjykatën Kushtetuese, ose këto dy palë ta argumentojnë para opinionit sesi në një sistem parlamentar mund të zgjidhet Qeveria, Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit pa shumicë parlamentare.

Nëse, së paku Gjykata Kushtetuese nuk e bën këtë, atëherë ajo përfundimisht e vërteton se nuk qëndron të jetë një institucion i pavarur, sipas Kushtetutës, por ka marrë anë politike në këtë proces jetik për Kosovën.

Ndërrimi taktik i PDK-së

0

arsim bajramiNdërrimi i kandidatit për kryeparlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, nga analistet politikë është cilësuar si një ndërrim taktik.

Me këtë lëvizje, sipas tyre, PDK ka synuar që të propozojë një kandidat i cili edhe ashtu pa një marrëveshje politike nuk mund të sigurojë më shumë vota sesa Aliu.

Analistët konsiderojnë se me këtë ndërrim kandidatësh, megjithatë më së shumti është dëmtuar imazhi i Agim Aliut.

Ata kanë vlerësuar se fillimisht PDK ka qenë dashur të konsumojë propozimin e seancës së kaluar e cila është vazhdim i seancës së ardhshme, dhe më pas të propozohet kandidatura e Arsim Bajramit, shkruan Tribuna.

Për analistin politik nga KIPRED-i, Albert Krasniqi, kandidatura e Agim Aliut është përdorur vetëm për të pasur të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe se PDK nuk e ka trajtuar mirë kandidatin e saj.

“E para, PDK është dashur të vazhdoj me kandidatin e kaluar, për shkak se tashmë është nisur një procedurë me të. Do të ishte e padinjitetshme ndaj vetë kandidatit të PDK-së, që ta ndërrojë, sepse i bie qe këtë figurë PDK e ka përdorur vetëm për ta konsumuar herën e parë, në mënyrë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Kështu që është trajtim jo i mirë ndaj kandidatit, duke mos e konsideruar si kandidat serioz”, ka thënë Krasniqi.

Nuk ka të arrestuar për vrasjen e Elvis Pistës

0

ElvisPista14Askush nuk është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Elvis Pistës, shkruna sot Koha Ditore . Hetimet po vazhdojnë, por nuk ka ndonjë rezultat konkret.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija, ka deklaruar se hetimet po vazhdojnë, derisa një person i arrestuar në Rahovec të enjten nuk ka lidhje me vrasjen.

Të enjten është raportuar se Mentor Veliu është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit për vrasjen e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Elvis Pista.

Pista është vrarë natën e 15 qershorit në rrethana ende të pasqaruara.