Home Blog Page 8128

Pak interesim për shkollat profesionale

0

Shkollat e mesme profesionaleShkollat e mesme profesionale në vend ofrojnë shumë mundësi për të kryer punën praktike.

Por, pavarësisht kësaj, udhëheqës të këtyre institucioneve arsimore thonë se interesimi i të rinjve për të ndjekur shkollimin aty mbetet i vogël.

Udhëheqësit e shkollës së mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeçovi”, si dhe asaj Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Abdyl Frashëri”, theksojnë se duhet të largohen paragjykimet nga vetë prindërit e fëmijëve për shkollat profesionale, pasi sipas tyre teknologjia që ofrohet në këto institucione është me standarde evropiane, transmeton RTK.

“…Praktika profesionale kryhet ashtu siç kërkohen normat e jashtme, sepse donacionet bazë i kemi pasur të jashtme, kemi ekspert gjerman që bashkëpunojnë me neve, mbajnë trajnime edhe me mësimdhënës edhe me nxënës. Kjo është një shkollë e mirë, ku nxënësit përgatiten drejpërdrejt për tregune punës. Bile, bile kam problem me klasët e fundit se ata nxënës që i dërgojë në praktikë jashtë edhe punësohen…”, shprehet Faik Salihu, drejtor i Sh.M.L Profesionale “Shtjefën Gjeçovi”.

Nxënësit që përfundojnë shkollimin e mesëm të lartë nëpër drejtime të ndryshme profesionale marrin diploma me të cilat janë të gatshëm që të hyjnë menjëherë në tregun e punës.

“…Ne në bashkëpunime me organizatat e ndryshme marrim pjesë në të gjitha panairet që organizohet në Kosovë, sidomos në Prishtinë, panaire të Agrobiznesit dhe pjesmarrja jonë ka ndikuar që me prodhuesit e ndryshëm kemi lidhur kontrata të shumta, me qëllim që nxënësit kur ta përfundojnë shkollimin këtu menjëherë e gjejnë edhe vendin e punës…” thotë Bekë Mulaj, drejtor i Sh.M.L Agrobiznesit dhe Tekonologjisë “Abdyl Frashëri”.

Në shkollën e mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeçovi” ofrohen drejtime në makineri, komunikacion dhe tekstil. Këtu brenda vitit janë paraparë të pranohen rreth 400 nxënës, por deri më tani janë pranuar vetëm 250. Ndërsa në shkollën e mesme të lartë të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Abdyl Frashëri”, ku ofrohen drejtime si agrobiznes, mbrojtje të bimëve, teknologji ushqimore, veterinari për këtë vit shkollor kanë paraparë të pranojnë rreth 200 nxënës, prej të cilëve kanë mbetur edhe 60 vende të lira.

Konkursi për pranimin në këto dy shkolla profesionale do të jetë i hapur deri në fundin e këtij muaji.

VV: PDK-ja dhe Beogradi zvarrisin qëllimshëm formimin e institucioneve

0

VV-logo9-09Në një përpjekje për krijimin e mekanizmave institucionalë paralelë, sot PDK-ja e pashpresë ndërmori edhe hapin e fundit për pengimin e krijimit të institucioneve: së bashku me Listën Serbe e shtynë për një javë seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ne jemi të bindur që veprimi i sotëm i znj. Brovina nuk ishte vendim i saj personal, por një strategji e qartë partiake. Jemi thellësisht të pakënaqur që znj.Brovina dhe PDK-ja iu nënshtruan një kërkese fare të paarsyeshme të Listës Serbe. Nuk ka pasur kurrfarë justifikimi për shtyrjen e një seance edhe ashtu tejet të vonuar vetëm e vetëm pse Thaçi nuk dëshiron ta lëshojë pushtetin

Lëvizja VETËVENDOSJE! vlerëson se shtyrja e seancës ishte e qëllimshme dhe e nxitur drejtpërdrejt nga partia e Kryeministrit të shkuar e cila nuk po lë gur pa lëvizur në funksion të evitimit të ngjarjes e cila do ta shpallte fillimin e humbjes përfundimtare të krimit të organizuar në Kosovë. Në fakt, kjo nxitje e PDK-së u parapri nga urdhri publik nga Beogradi mbi atë se si duhet të duket Qeveria e ardhshme e Kosovës. Mirëpo, Serbia nuk mund të vendos për përbërjen e Qeverisë së Kosovës dhe kohën e formimit të institucioneve të Republikës sonë.

Qytetarët e Kosovës me padurim e kanë pritur dhe e presin krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. Kjo është një e drejtë elementare e qytetarëve si dhe obligim i të zgjedhurve. Përveç kësaj, edhe faktorët ndërkombëtarë e kanë kërkuar me ngulm krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. Bile edhe opozita e ardhshme e Kuvendit, PDK-ja, u deklarua para dy ditësh se shtyrja e seancës është plotësisht e panevojshme. Kurse sot u vërtetua edhe një herë se është pikërisht ky subjekt politik që po i bën të gjitha drejt zvarritjes sepse nuk po dëshiron të përballet me të vërtetën e numrave të demokracisë në ditën e themelimit të Kuvendit.

PDK duhet të sprapset nga uzurpimi i shtetit. Dhe, dakordimi i të gjitha subjekteve politike shqiptare duhet t’i japë fund kapjes së shtetit. Për këtë gjë ka nevojë Kosova. Këtë e presin qytetarët tanë.

Zafiri, Thaçit: Lista ‘Srpska’ dhe Flora Brovina nuk mund të të shpëtojnë nga opozita

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, ka komentuar shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Berisha përmes rrjetit social Facebook, i ka dërguar “selam” kryeministrit në largim, Hashim Thaçit, se askush nuk mund të shpëtojë nga opozita.

“Hashën smundet me shpëtu as Flora e as Lista Sërbska për me shku në opozit…Ata mund të provojn të gjithë skenarët e mundshëm ama në opozit kan me shku se sbën nryshe. Ja edhe 2 Nene të Kushtetutes Kosovës që në vendimin e vet ,,mangupat,, nuk e ka pas parasyshë. A medet, mundë të thot populli me të drejtë , në dor të kujt ka mbet Kosova”, shkruan Berisha në Facebook./PrizrenPress.com/

Rusia i mbyll Polonisë rubinetat e gazit

0

gazi ne rusiRusia redukton me 45 për qind furnizimin e Polonisë me gaz, deklaroi sot kompania shtetërore polake PGNiG.

Më herët gjatë ditës, Varshava ndaloi dërgesat e gazit në Ukrainë përmes tubacioneve me fluks të kthyeshëm.

Autoritetet e argumentuan këtë lëvizje për faktin se volumi i gazit rus ishte të martën 24 për qind më i ulët.
Si Polonia, ashtu edhe Ukraina varen shumë nga gazi natyror rus, për çmimin e të cilit Moska aktualisht është në konflikt me Kievin.

Disa ekspertë mendojnë se vendimi i Kremlinit, që në muajin qershor ia mbylli Ukrainës rubinetët e gazit, është një lloj ndëshkimi për Poloninë për shkak se ka dërguar gaz atje.

Sipas të përditshmes financiare ruse “Kommersant”, Varshava i kishte kërkuar këtë javë Moskës të shtonte nivelin e furnizimit me gaz për shkak të një vale të papritur të ftohti, por Gazprom ka refuzuar t’ia përmbushë këtë nevojë me pretendimin se nuk kishte gaz mjaftueshëm.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka marrë të njëjtën masë të ashpër ndaj Hungarisë dhe Sllovakisë, që nëpërmjet naftësjellësve me fluks të kthyeshëm kanë dërguar shumë më tepër gaz në Ukrainë sesa Polonia.

Pak kohë më parë, “Gazprom” dhe presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëruan se vendet anëtare të Bashkimit Europian do të kishin pasoja nëse furnizonin me gaz shtetin fqinj. Putin ka argumentuar se të tilla dërgesa do të minonin kontratat ekzistuese të gazit me BE-në.

“Srpska” kundër marrëveshjes LAN-VV

0

Aleksandar JablanovicUdhëheqësi i Listës Srpska në Kosovë, Aleksandar Jablanovic, pas takimit me kryesuesen e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka kërkuar shtyrjen e seancës menjëherë pas marrëveshjes në mes të LAN-it (LDK-AAK-NISMA) dhe VV-së.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes LDK-AAK-Nisma me Vetëvendosjen, duke e ditur se VV-ja është subjekt që kërkon anulimin e marrëveshjeve të Brukselit me Serbinë, pjesëmarrja jonë në këtë koalicion në këto rrethana të reja është i pamundur. Ne kërkojmë që të kemi konsultime shtesë me Beogradin, por edhe me subjektet e tjera relevante politike në Kosovë për të ardhmen tonë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Besnik Fanaj nga Vërmica e Prizrenit, i bashkohet ISIS-it!

0

besnik-fanaj-isisBesnik Fanaj, nga Vërmica e Prizrenit, është bashkuar në radhët e ISIS-it, në Irak. Këtë e ka bërë me dije vetë Besniku, duke postuar foto në profilin e tij në Facebook, ku shihet edhe duke ekzekutuar civilë.

Gjithashtu, në këto fotografi shihet përkrahë krerëve të ISIS-it, në mesin e të cilëve shihet edhe Lavdrim Muhaxheri. Në profil nuk mund të dallohet se kurë janë bërë këto foto, por ajo që dihet është data e postimit të fotografive në Facebook, 05 shtator 2014./Radio Sharri/

https://www.facebook.com/besnik.fanaj

Fjala e Muhamet Bytyçit(VV) e planifikuar për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Malishevës

0

VV ne malisheve 1Fjala e asamblistit të VV-së Muhamet Bytyçi në Malishevë, planifikuar të mbahej sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal në Malishevë e cila u ndërpre pas protestës që e bëri opozita si rezultat i arbitraritetit dhe tendencave antidemokratike të Kryesuesit Enver Hotit dhe të mbeshtetur nga IQM e LDK.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbështetur iniciativën për seancë të jashtëzakonshme për situatën e krijuar në arsimine Malishevës. Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! edhe në të kaluarën kemi tërhequr vërejtjen se nëse vazhdohet të partiakizohet arsimi do të vazhdojë shkatërrimi i tij, rrjedhimisht do të kemi situata siç i kemi sot ku me dhjetra arsimtarë e profesorë janë larguar nga vendet e tyre të punës nga një konkurs jo ligjorë dhe me preferenca nga ato partiake deri te ato klanore e familjare të shkaktuara nga Kryetari i Komunes Ragip Begaj,Drejtori i Arsimit Blerim Thaçi dhe Shefi i Drejtorisë sëArsimit Halim Hoti, të ndikuar edhe nga njerëzit e Nismës nga Prishtina e Drenasi.

Para se të flas për situaten e krijuar më lejoni të ju rikujtoj disa nga premtimet e IQM-së gjatë fushatës së vitit 2013.

Nëpamfletin që ka mashtruar IQM-ja qytetarët e Malishevës në vitin 2013 shkruan se:Me fitoren e IQM do të rivendoset Ligjshmeria nëshkolla

Distancimi nga drejtorët politik, kthimi i dinjitetit të profesorit,sot ndodh tërësisht e kundërta mospërfshirja e politikës në përzgjedhjen e profesorëve nëpër shkolla.

E skandali vet është pika e katër e pamfletit mashtrues të IQM-NPK-së“Mospërfshirja e politikës në përzgjedhjen e profesorëve nëpër shkolla.” E në fakt kemi pas jo nderhyrje por super nderhyrje. Nga punësimi i mbesës së kryetarit Begaj e deri te ndërhyrjet e zyrtarit të Nismës Izet Ibrahimit nga Drenasi e zyrtarë të lartë të tjerë nga NISMA.

Iniciativa Qytetare për Malishevën IQM erdhi me gojën se PDK ka keqeverisë me arsimin, gjë e cilaështë një e vertetë apsolute, të cilën e kemi luftuar fort si VETËVENDOSJE!. Por a genjyet kurkeni thënë se ju jeni ndryshimi. Por,ju nuk jeni ndryshimi, ju jeni persëritja apo më mirë me thënë kopja më e keqe e ish-qeverisjes së PDK-së pjesë e rëndësishme e të cilës keni qenë edhe ju.

Problemet në sektorin e arsimit për këtë vit kanë filluar që nga shpallja e konkursit i cili nuk është bërë në formë të ligjshme e deri tek ndërhyrjet e llojllojshme:
1. Nuk është respektuar baza ligjore,konkursi kur është publikuar nuk ju ka referu Udhëzimit Administrativ për Procedurën e zgjedhjes së personelit arsimor nr. 17/2009. Ndërsa gjatë intervistimit të mësimdhënësve Komisioni për zgjedhjen e personelit arsimor nuk e ka respektuar Nenin 4 pika 2 dhe 3 të këtij Udhëzimi duke mos formuar listë të ngushtë.
2. Nuk janë shpall vendet e lira për të gjitha rastet, janë fshehur orët e militantëve të IQM-së, siq është rasti i dy Asambleisteve Arbresha Krasniqi dhe Liridona Maloku.
3. Nuk ka pas intervista serioze, intervistat kanë zgjate edhe 30 sekonta, model qesharak e fyes i zyrtarëve të DKA-së.
4. Rekrutimi i stafit arsimorëështë bërë mbi baza partiake e familjare e jo mbi bazë të profesionalizmit.
5. Drejtorët dhe arsimtarët janë ditur ende pa u shpallë konkursi.
6. Ju janë shpallur vendet e punës edhe njerëzve që ende kanë pas afat në kontrata.
7. Janë rekrutuar personel pa e kompletu dokumentacionin që e kërkon ligji.
8. Pas intervistave nuk është përfillë rekomandimi i panelit intervistues dhe vendimi ka ardhë mbi nevojat partiake edhe brenda vet grupit të IQM-së, e jo profesionale – rasti i Avdi Morinës i cili edhe pseështë rekomandu nga paneli vlerësues, drejtor është bërë një zyrtarë tjetër i IQM-NPK Nazmi Zogaj, rasti i drejtorit në fshatin Senik Halil Brahaj, kandidat për doktor shkence i cili është larguar nga puna, dhe në vend të tij është marrë Deli Zulfaj i cili datë të diplomimit ka datën 10.06.2014 ndërsa konkursi është mbyllë një ditë më parë, me të cilin rast duhët të mirret edhe prokuroria.
9. Janëpranuar profesorë dhe arsimtarë edhe pas mbylljes së konkursit edhe pasi ka përfundu konkursi.
10. Është rekrutuar stafedhe pa aplikuar në konkurs –rasti i djalit të Halim Hotit shefit të DKA-së.
11. Ju janë shuar orët profesorëve të caktuar dhe ju është rritur numri i orëve profesorëve me pikpamje të përshtatshme politike.
12. Është tentuar dhe është manipuluar me grupin e profesorëve të pa kënaqur duke i përqarë ata dhe duke ju dhënë orë disave nga ata.
13. Është shfrytëzuar pozita partiake për të marrë vende pune nëarsim.
14. Janë bërë marrëveshjetë fshehura me LDK-në për rehatimin e militantëve të tyre,bile sipas disa informatave edhe Ushtruesit e Detyrës së drejtorëve janë vende të rezervuara për LDK-në.Kjo është një shkelje e rëndë sepse pozitat në menaxhimin e shkollave duhët të jenë profesionalë e jo partiak.
15. Keni emëruar drejtor dhe zëvendësdrejtor,persona pa kredibilitet që kanë lëndë nëpër gjykata që dyshohen për shkelje të ligjit.

Unë nuk do të permend të gjitha rastet veç e veç, por dua të ndalem vetëm në disa:
• Largimi i zonjës Erduana Telaku një profesoreshë që i bënë nderë Malishevës me punën e saj, e cila i ka shërbyer nxënësve 13 vite e cila jetonte me pagën e saj. Zonja Erduana mban familje dhe 5 fëmijet e saj me pagën e profesoreshës. Perveç katër fëmijëve Ajo ka edhe një fëmijë që kërkonë përkujdesje speciale dhe të ju mohosh egzistencën kësaj familje është një krim i rëndë të cilin kurr sekisha menduar që një pushtet mund ta bëjë.

• Rasti i Besnik Gegajt, një profesor i nderuar që ka jetuar në Angli i cili ka ardhë me idenë që në këtë vend mundësh me dhënë kontributin. Besniku djali i një profesori që ka shërbyer me gjenerata në këtëqytet, i cili është i diplomuar në dy fakultete, në të dyja fakultetet po perfundon edhe master,dhe ta largosh nga puna vetëm e vetëm që mendon ndryshe ose që duhët me ja liru vendin ndonjë militanti partiak.Ky është një krim që Malisheva nuk ju pati borxh. Ka edhe shumë raste të tjera, por nuk dua ti permend sepse na marrin kohë por vetëm dua të mbyllë se në Malishevë ka ndodhur një terror i orkestruar nga NISMA me qëllim realizimin e klientelës të cilën e kanë kriju si rezultat i dy palë zgjedhjeve.

Për të parë se deri ku ka shkuar ky terror ështëlargimi i shoferit tëshkollës, bibliotekisten, recepsionistinetj. Pra një spastrim i llojit tëvet që Malisheva nuk e kishte parë as në epoken më të errët të saj.

Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, por edhe si këshilltarë duke u nisur nga kjo gjendje që pjesërisht e përmbledha, kërkojmëdorëheqjen e menjëhershme të Drejtorit Blerim Thaçi dhe inicimin ligjor në organet e drejtesisë për shkeljet që ka bërë. Shkarkimin e menjëhershëm tëShefit tëDKA-së Halim Hotin.

Gjithashtu kërkojmë nga Kuvend i Komunës që të marr vendim ti jepet mandati komisionit për hetimin e zgjedhjes së drejtorëve dhe bursave që të hetoj në detaje gjithë procesin e rekrutimit të stafit profesional në shkollat e Komunës së Malshevës.

Po ashtu ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kërkojmë që të ripërsëritet konkursi, të kthehen menjëher në punë profesorët dhe arsimtarët që janë larguar padrejtësishtë nga vendet e punës dhe reflektim të thell të Kryetarit Ragip Begaj i cili tashmë është përfshirë në një lojë që Malishevës po i kushton dhe do ti kushtoj me gjenerata.

11.09.2014
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë
Muhamet Bytyçi – Këshilltar Komunal

a

Forca e argumentit apo argumenti i forcës?!

0

Qemajl Krasniqi 1Shkruan: Qemajl Krasniqi

Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës bota do të zhytej në kaos.
E pohoj këtë bindje i mbështetur në shumë argumente historike. Dihet botërisht se aleancat dhe koalicionet krijohen me qëllim të përfitimit material, territorial, apo çfarëdo përfitimi tjetër. Kjo është në rregull përderisa është përfitim reciprok.

Ata që e njohin sado pak historinë amerikane, jam i bindur se do të mendojnë përafërsisht kështu. Formimi i SHBA (1776) ndodhi pa bujë të madhe në atë kohë, sepse Evropa dhe Bota e asaj kohe ishin të zhytur në luftëra, vrasje, prerje kokash, pushtime, shkatërrime, tmerre, …, thënë më ndryshe; ishte e zhytur në kaos. SHBA heshtur, mbështetur në vizionin e “Etërve themelues”, ndërtuan një perandori vlerash, jo mbi gjak e urrejtje, por bazuar nëliritë themelore njerëzore, ide kreative dhe liri të mendimit. Shpirti i amerikanëve u la i lirë të veprojë mbi bazën e dijes dhe intuitës pozitive. Ligji ishte bazë e veprimit për të gjithë, pavarësisht pozitës shoqërore. Natyrisht pati edhe devijime, por shoqëria amerikane veproi mençur dhe me vendosmëri, duke u vetëpastruar. Fillimisht zgjodhën të merren vetëm me veten.

Me kalimin e kohës kjo u dëshmua jo efikase, sepse bota vazhdonte të jetonte nën pushtetin e dhunës dhe represionit. Mjafton të kujtojmë tragjeditë e popujve të vegjël, disa prej të cilëve më nuk ekzistojnë për shkak të egoizmit të të mëdhenjve dhe grabitqarëve.

Në këtë kontekst mjafton të kujtojmë historinë tonë, atë të shqiptarëve. Mjaftoi një ndërhyrje e vendosur e një presidenti amerikan (WudrowWilson), për t’i dhënë fund, mbase zhbërjes së kombit shqiptar. Në atë kohë amerikanët nuk kishin ndonjë përfitim të madh nga mbajtja e këtij qëndrimi. Kjo për shumë arsye të thjeshta; shqiptarët nuk kishin shtet të konsoliduar dhe ishin popull shumë, shumë i varfër. Mirëpo, ky qëndrim miqësor në atë kohë duket të ketë qenë shumë vizionar. Amerikanët fituan simpatinë e shqiptarëve, duke qenë ndër kombet më pro amerikanë në botë. Për shqiptarët kjo ishte shumë e dobishme, sepse të gëzosh mbështetjen e një kombi të madh, të fuqishëm dhe me ndikim absolut, është më shumë se fat.

Si e arritën amerikanët këtë ndikim?

Kjo pyetje ngërthen në vete shumë argumente historike dhe nuk është e mundur të dëshmohet në një shkrim të kësaj natyre. Ata, amerikanët mençur zgjodhën politikën edhe të karotës edhe të shkopit. Gjithnjë duke llogaritur në interesat e tyre afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Mirëpo, në këtë rrugëtim përfituan edhe të tjerët. Më të humburit qenë kombet apo qeveritë që shtypnin e shfrytëzonin pamëshirshëm popujt e vegjël, që robëronin e dhunonin njerëzit e varfër, ata që dëshironin të ndërtonin mirëqenien e tyre mbi fatkeqësinë e tjetrit. Në këto rrethana shpëtimtarët “të dërguar nga Zoti” shiheshin amerikanët.

Historia jonë më e re e dëshmon këtë katërçipërisht. Madje edhe sot këtë mund ta vërtetojmë nëse vërejmë krimet, vrasjet, dhunën dhe absurditetin e luftës në Siri, Irak, në disa vende afrikane, ku po ndeshen idhshëm kulturat dhe besimet.

Ndërhyrja amerikane përsëri shihet si shpëtim ose si fatalitet. Derisa evropianët kujdesen më shumë për mirëqenien e tyre, në të shumtën e rasteve të ndërtuar mbi fatkeqësitë e popujve të varfër, që ata i konsideronin inferior, amerikanët vazhdojnë të përballen me këto sfida botërore. Natyrisht se këto fushata ushtarako-diplomatike janë të kushtueshme për popullin amerikan, mirëpo kanë logjikën e funksionimit të “rendit botëror”. Pa këtë ndërhyrje bota do të zhytej në kaos dhe “fuqitë e së keqes” do të bënin kërdinë. Kjo më kujton thënien e rilindësit tonë Sami Frashëri, “… duhet ta kërkojmë me fjalë, por duhet mbajtur në dorë pushkën plot”.

Rikthimi i historisë

Çuditërisht historia po përsëritet, vetëm se tani kemi aktorë të tjerë. E kemi të freskët ekspansionin ushtarak rus, ku në retorikën diplomatike shpesh përmenden edhe armët bërthamore. Ishte ideja naciste gjermane që e çoi botën buzë katastrofës njerëzore dhe me miliona të vdekur e të gjymtuar. Tani në skenë është një politikë rusomadhe, me synime të qarta ekspansioniste që e sfidon Amerikën, Evropën dhe popujt rreth Rusisë. Përsëri mendoj se varet nga qëndrimi amerikan çfarë kahe do të marrë ky konflikt. Tani bota pyet: Si do të veprojë Amerika karshi këtij kërcënimi botëror?
Në këtë kontekst edhe faktori shqiptar gjithsesi që duhet të jetë i involvuar. Kërcënimi serb vazhdon të mbetet tepër serioz dhe ne kemi përgjegjësitë tona, si komb i “shpëtuar” nga amerikanët kohë më parë dhe tani në historinë më të re të përjetuar nga ky brez.

Rreshtimi në aleanca nganjëherë është dëshmuar shumë i gabuar, por në disa raste edhe shpëtimtar. Shqiptarët kanë detyrim të jenë të rreshtuar në krahun perëndimor, ngase koalicionet e hapura e të fshehta ruso-lindore, që vetëm fatkeqësi i kanë sjellë kombit tonë. Kam besim të fortë se shqiptarët do të kenë forcë të kundërshtojnë çdo prurje të huaj që nuk korrespondon me vlerat e veta morale. Në këtë rast edhe të skenave të tmerrshme jonjerëzore të heqjes së kokave njerëzve.

Prandaj, kundërshtimi i rrymave ekstremiste, qofshin politike apo fetare, është ndër detyrimet tona ndaj aleatëve tanë historik. Nëse mbështetemi në thënie të mençura të popullit tonë, atëherë thënia që ende funksionin është, “Armiku i mikut tim, është armiku im!”.
Mosmirënjohja shkakton zhgënjim dhe zhgënjimi sjell braktisjen. Natyrisht se ne nuk dëshirojmë të jemi të braktisur nga aleatët dhe miqtë tanë, aq më tepër nga Amerika.

Një vit burg për Fikri Gashin dhe Gazmend Morinën nga Prizreni

0

Gjykata-peshorjaGjykata Themelore në Prizren ka dënuar me një vit burg Fikri Gashin dhe Gazmend Morinën.
Gashi e Morina janë dënuar nga gjashtë muaj burg pasi që është vërtetauar se ata në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.

“Të akuzuarit me datën 29.03.2009, rreth orës 01:30minuta, në rrugën “ Enver Haradinaj “ në Prizren, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete ia marrin pasurinë e luajtshme personit tjetër, shfrytëzojnë kohën e errësirës gjatë orëve të natës me ç’rast bashkërisht i ofrohen lokalit të veprimtarisë qebaptores ” Aba ” dhe nga dritarja e lokalit depërtojnë brenda, me ç’rast nga aty nxjerrin përjashta dhe vjedhin një gjenerator të tipit “ HOSE-GE 4500 “ dhe një llampë elektrike prej neoni”,njoftoi zëdhënësja e Gjykatës,Afërdita Kicaj/PrizrenPress.com/

Komunës së Prizrenit (s)intereson kultura

0

Refki reshitaj ballafaqimForumi Transparenca sot organizoi debatin e rradhës të ciklit “Ballafaqim”, në të cilin u diskutua për trajtimin e kulturës nga komuna e Prizrenit. Për t’u ballafaquar me anëtarët e Forumit Transparenca, panelistë të debatit ishin Lulzim Kabashi, nënkryetar i Komunës së Prizrenit dhe Urim Ukimeri, koordinator për kulturë në komunën e Prizrenit.

Diskutimi i sotëm nxorri në pah edhe një herë interesimin tejet të ulët të komunës së Prizrenit për të trajtuar kulturën si sektor prioritar të politikave lokale.

Problem i madh në kulturën e Prizrenit vazhdon të mbetet mënyra e alokimit të buxhetit komunal, ku pjesën dërmuese vazhdojnë të marrin projektet kapitale. Përkrahja që i ofrohet ngjarjeve të kulturës edhe më tutje trajtohet në kuadër të subvencioneve dhe ndahet me logjikën e ndihmën humanitare ndaj kulturës.

Një nga temat që kishte vëmendje të theksuar gjatë diskutimit ishte festivalit “Zambaku i Prizreni” rreth të cilit u shpalosën mundësitë dhe sugjerimet për shpëtimin e tij nga degradimi i mëtejshëm./PrizrenPress.com/