Home Blog Page 8126

Komuniteti informohet për të drejtën e gruas në trashëgimi

0

Prizreni 18788“EC Ma Ndryshe” sot mbajti debatin e rradhës mes qytetarëve dhe përfaqësuesve nga Gjykata Themelore në Prizren me temën “E drejta e gruas në trashëgimi”, në kuadër të projektit “Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë” të financuar nga USAID dhe mbikëqyrur nga ATRC. Debati kishte synim të nxisë diskutimin mes qytetarëve, panelistëve dhe Gjykatës Themelore në Prizren për konceptet themelore të trashëgimisë me testament dhe me ligj, me theks të veçantë për gratë. Për të diskutuar me qytetarët në këtë debat, të pranishëm ishin: Mehmet Ndrecaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren dhe Valbona Salihu, nga Shoqata e Juristeve “NORMA”.

Shoqata e Juristeve “NORMA”, në bazë të përvojës nga puna në teren, veçanërisht me rastin e monitorimit të rasteve në gjykata dhe me aktivitete tjera, paraqiti një analizë të shkurtër për gratë dhe të drejtën e tyre në trashëgimi.

Sipas Salihut, qyteti i Prizrenit prinë me më së shumti raste, kur gratë marrin apo pranojnë të drejtën e tyre mbi trashëgiminë. Përfaqësuesi i Gjykatës foli për përgjegjësitë, rolet dhe punën e gjykatës në aspektin e lëndëve të trashëgimisë si dhe për të drejtat, mundësitë dhe shërbimet që i ofron gjykata për qytetarët e Prizrenit për rastet e trashëgimisë e sidomos për gratë. Pjesa e dytë e debatit ishte më interaktive, me pyetjet dhe komentet e qytetarëve, përfaqësuesve të mediave dhe shoqersië civile të pranishëm në diskutim, për çështjet e vonesave në procedurat e trashëgimisë në gjykata, ankesat në rastet kur ndonjëri prej pasardhësve nuk përfshihet në testament, për trashëgiminë përmes kontratës për mbajtje të përjetshme dhe përfshirjen e gruas në kontratat e shitjes dhe blerjes.

Projekti “Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë” përkrahet financiarisht nga USAID, mbikëqyret nga ATRC dhe implementohet nga “EC Ma Ndryshe”. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në sektorin e drejtësisë dhe rritja e besimit në sistemin e drejtësisë.

“EC Ma Ndryshe” do të vazhdojë të organizojë debate mes qytetarëve dhe gjykatës me qëllim të informimit sa më të mirë mbi të drejtat e tyre dhe krijimin e hapësirës për bashkëpunim të të dyja palëve. /PrizrenPress.com/

Mao Ce Duni, Hysni Kapo e Balluku: Jemi pa universitet

0

93924Duke studiuar periudhën e miqësisë gati 20-vjeçare midis Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës, nuk është vështirë të formulohen disa përfundime dhe të theksohen disa nga mësimet e nevojshme për politikën dhe diplomacinë shqiptare për kohën e stome e të ardhme. Njëkohësisht studimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, dy shteteve, dy partive dhe dy udhëheqësve komunistë të Shqipërisë e të Kinës, na çon gjithashtu në mundësinë e parashikimit të një prognoze për të ardhmen, në kuptimin se si mund, duhet e do të jenë lidhjet shqiptaro-kineze në funksion të interesave nacionale të të dy vendeve, tashmë pa ngarkesa ideologjike. Të dy këta elementë, përcaktimi i diagnozës së kurbës së ngritjes dhe të uljes deri në shkëputje të marrëdhënieve shqiptaro-kineze, si dhe mësimi politik e diplomatik, se nuk janë ideologjitë, por interesat nacionale ato që përcaktojnë lidhje të tilla, na çojnë në nevojën e përpunimit të një strategjie objektive dhe pa paragjykime në ecurinë e mëtejshme në të sotmen e të ardhmen të lidhjeve midis Shqipërisë dhe Kinës. Për lehtësi në të kuptuarit e çështjes po ndalem në disa përfundime sa i përket lindjes, zhvillimit e deri rrënimit të këtyre lidhjeve:

Marrëdhëniet shqiptaro-kineze e patën bazën e tyre tek ideologjia dhe politika e njëjtë e të dy vendeve. Duke qenë se dy vendet, Kina edhe Shqipëria, ndërtuan një sistem qeverisës totalitar, të udhëhequr nga e njëjta ideologji e politikë, mbështetur te parimet e Marksit, Leninit e Stalinit, ato patën gjithashtu një pikë takimi të përbashkët në qendrën ndërkombëtare të komunizmit, në Moskë. Nëse njëra prej këtyre vendeve nuk do t´i përmbahej kësaj ideologjie e kësaj politike, atëherë Shqipëria dhe Kina nuk do të mund të takoheshin kurrë në qendrën e lëvizjes komuniste e punëtore të botës, në Bashkimin Sovjetik e për pasojë nuk do ta kishin njohur njëra-tjetrën.

Kina e Mao Ce Dunit gjatë gjithë kohës së marrëdhënieve të ngushta me Shqipërinë e Enver Hoxhës iu përmbajt një ideologjie më fleksibile, më liberale dhe më logjike, sesa partnerët e tyre shqiptarë. Kur numri dy i Partisë së Punës të Shqipërisë, Hysni Kapo, i shoqëruar nga Beqir Balluku u takuan me Maon më 3 shkurt 1967 në Pekin, udhëheqësi kinez, pasi pyet Çu En Lain, se kur ishte Mehmet Shehu për vizitë në Kinë, dhe merr përgjigjen prej tij, shprehet: “Në maj të vitit të kaluar, unë i thashë atij (Mehmet Shehut-shen im, EB) se çështja nëse do të fitojë revizionizmi apo marksizëm-leninizmi është çështje e dy rrugëve dhe e dy klasave. Kush do të fitojë? Borgjezia apo proletariati? Marksizëm-leninizmi apo revizionizmi? Unë i thashë se tani ne nuk mund ta themi dhe nuk mund të nxjerrim konkluzionin se kush do të fitojë. Ekzistojnë dy mundësi, mundësia e parë është që të fitojë borgjezia, revizionizmi, të na përmbysë neve. Mundësia e dytë është që neve të përmbysim revizionizmin dhe borgjezinë. Pse unë vura mundësinë e disfatës sonë në radhë të parë? Unë mendoj se duke e parë kështu problemin është më e favorshme për ne”.

Kulti i Individit
Kulti i Individit ishte tipar dallues i të dy udhë-heqësve komunistë, perandorit kinez, siç e quanin Maon mediat e huaja, dhe pashait të kuq të Tiranës, siç u konsiderua me insinuata Enver Hoxha. Por edhe në këtë aspekt kishte ndryshime. Kur Hysni Kapo i foli më 1967 Maos për rolin e tij të madh, Mao Ce Duni iu përgjigj përmes pyetjes retorike: “Loz me të vërtetë një rol kaq të madh? Dhe vazhdoi: “Unë nuk e kam shkuar në mend. Nuk luaj një rol kaq të madh, si mund të loz një rol kaq të madh? Ju e keni ngritur tepër lart. Unë mendoj se ju po zhvilloni Kultin e Individit”.
Hysni Kapo: Jo. Ne nuk kemi frikë nga Kulti i Individit, shoku Mao Ce Dun, ky është një fakt për partinë dhe popullin tonë.

Beqir Balluku: Ju falënderojmë shumë juve për vlerësimin e lartë dhe ndihmën e madhe.
Kryetari Mao: Unë s´jam shumë i aftë, edhe ju shokë e dini. Pa shikoni, çfarë rrëmuje është bërë në Kinë, ja pra, puna nuk shkon mirë. Kudo është konfuzion i madh. Fondi 14, M.P.K Kineze, viti 1967, dosja 6, faqe 15.

Ishte fjala për periudhën e revolucionit proletar kulturor kinez dhe Maoja gjen rastin të shfaqet i penduar për iniciativat e tij revolucionare radikaliste, të cilat shkaktuan mijëra viktima në Kinë. Ndërsa në diskursin e Enver Hoxhës, sa i përket Kultit të Individit gjen vetëm një shprehje të tij në rastin e një takimi me punëtorët, kur thotë se “Jeni ju, pa jemi ne”, çka në thelb ishte një rikonfirmim i kultit të tij dhe jo një thirrje për ta luftuar këtë kult. Ai ishte i bindur se nëse për një moment të caktuar do të hiqte dorë nga paranoja e mitit dhe kultit të krijuar për të, mund të paguante koston e largimit nga pushteti. Ndërsa Maon në Kinë e mbanin në pushtet rrethanat dhe nevojat për stabilitet të vendit më të madh në botë, Hoxha në Shqipëri u mbajt në pushtet vetëm përmes forcës dhe ngritjes permanente të kultit të tij si udhëheqës “i pazëvendësueshëm”.

Meqë jemi te kjo bisedë, është me interes të shohim se si Mao Ce Duni e mbyll bisedën e tij me Hysni Kapon në fillimshkurtin e vitit 1967.
– Kryetari Mao: Më kanë vënë edhe disa epitete, si p.sh, mësues i madh, udhëheqës i madh, strategu i madh dhe timonieri i madh, mua nuk më pëlqejnë. Por s´kam ç´bëj. Kudo po veprohet kështu. Ka njerëz që propozojnë që të mbetet vetëm epiteti “mësues”. Unë kam qenë mësues në shkollën fillore, sa mirë që të jem një mësues i thjeshtë. Sa për profesor, nuk mund të bëhet fjalë. Unë nuk kam ndjekur universitetin. Ju keni bërë studime në universitet?
– Shoku Hysni: Asnjë.
– Kryetari Mao: Po ju (duke iu drejtuar shokut Beqir Balluku).
– Shoku Beqir: As unë.
– Kryetari Mao: As ju (duke iu drejtuar shokut Hyni Kapo).
– Shoku Hysni: Kam ndjekur vetëm shkollën e mesme.
– Kryetari Mao: Marksi ka qenë universitar, Lenini gjithashtu. Stalini ka mbaruar shkollën e mesme, edhe unë po ashtu. Unë dyshoj në një pjesë të mirë të universitarëve, sidomos ata që kanë studiuar shkencën shoqërore. Këta njerëz, po të mos edukohen, po të mos kryhet revolucioni kultural, janë shumë të rrezikshëm, këta njerëz do të bëhen revizionistë në të ardhmen….
Marrëdhëniet shqiptaro-kinezë pësuan krisjen e madhe për shkak se Pekini pranoi për vizitë presidentin amerikan, Nikson, dmth, sepse Kina dhe Mao Ce Duni ndryshuan politikën e tyre dhe u hapën me Perëndimin.
Në vend që Shqipëria këtë kthesë historike në marrëdhëniet e Kinës me SHBA-të ta shfrytëzonte në të mirë të hapjes dhe zhvillimit të saj, në vend që këtë avantazh ta vlerësonte si avantazh të saj për t´iu kundërvënë synimeve të Bashkimit Sovjetik për zgjerimin e influencës së tij në Ballkan, veproi ndryshe, duke ndikuar në të kundërt të interesave nacionale të shqiptarëve.
*Pjesë nga libri

Abazi: Shtyrja e seancës, “shpëtim” nga ballafaqimi me realitetin

0

haki-abazi1Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin, Haki Abazi, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se bashkimi i LAN-it dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV), nuk është befasi.

Sipas tij, marrëveshja në mes LAN-it dhe VV-së është finalizim i bisedave që kanë filluar që nga momenti kur këto parti së bashku vendosen që në formë të unifikuar të mos hyjnë, për asnjë përfitim, në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Finalizimi i një marrëveshje të tillë (në mes LAN-it dhe VV-së) tregon një pjekuri politike, integritet të lartë politik për shkak se marrëveshja e nënshkruar është në shërbim të interesave vitale shtetërore, duke tejkaluar kështu interesat të partive veç e veç. Natyrisht që situata e bllokimit të procesit të formimit të institucioneve, dhe problemeve anësore të lindura si rezultat i keq qeverisjes në mandatin e fundit, është bërë një domosdoshmëri dhe një urgjencë për bashkërendimin e të gjitha interesave për të tejkaluar situatën e krijuar”, ka thënë Abazi.

Ai më tutje ka theksuar se marrëveshja në mes LAN dhe VV, përfundimisht tregon se shumica në parlament është në këto subjekte politike, duke shtuar se, detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje përcaktojnë se drejtimet kryesore në të cilat do të punohet, e që do fusin Kosovën në binarët e saj, janë: zhvillimi ekonomik, respektimi dhe zbatimi i ligjit dhe integrimet evropiane.

Sipas Abazit, shtyrja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, është një vendim që tejkalon kompetencat e drejtimit të seancës të cilat i përcakton mosha (siç është rasti me Flora Brovinën).

“Mënyra e drejtimit të seancës konstituive, me panik dhe pasiguri, nga ana e Flora Brovinës, tregon edhe njëherë që në fakt shtyrja e seancës konstituive është shpëtimi i vetëm nga ballafaqimi me realitetin. Ky realitet ka dy nivele: një është fakti që askush nuk do te hyjë në koalicion me PDK-në dhe kjo gjë më tash është e njohur botërisht, dhe e dyta është se shumica parlamentare është me LAN-in dhe VV-në”, ka thënë ai.

Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin, ka theksuar se çdo arsyetim se vetëm PDK-ja, në mënyrë ekskluzive, e ka të drejtën për të zgjedhur kryeparlamentarin nga radhët e saj dhe se gjykata kushtetuese është autoriteti i fundit që në këtë rast ka bllokuar procesin dhe nuk ka ofruar zgjidhje, është tentim për të kriminalizuar demokracinë dhe suspenduar republikën parlamentare.

“PDK është duke bërë puq mbi shtetin dhe kushtetutshmërinë e tij. Zgjidhja është tek presidentja e cila duhet thirrur liderët dhe duhet mbrojtur republikën parlamentare, ku shumica vendos. Çdo mosveprim i presidentes, për të dalë nga kjo bllokadë e krijuar nga PDK-ja dhe Enver Hasani, është përgjegjësi e lartë për injorim dhe thirrje pa përmbajtje”, ka thënë Abazi.

Ndryshe, dje (të enjten) pas përfundimit të një takimi ndërmjet kryesueses së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, përfaqësuesve të PDK-së si dhe përfaqësuesve të komuniteteve pakicë, Brovina ka theksuar se është vendosur që seanca konstituive të shtyhet për të enjten e ardhshme.

Kërkesa për shtyrjen e seancës e cila ishte paraparë që të mbahej sot ishte bërë nga Lista Srpska. /Telegrafi/

Haradinaj: Shtyerja e seancës, skandaloze

0

Blloku 50Liderët e tri partive që përbëjnë koalicionin pas zgjedhor, LDK, AAK dhe NISMA, sapo e kanë përfunduar takimin që është mbajtur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, pa Vetwvendosjen

Pas takimit, lideri i AAK, Ramush Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për shtyrjen e seancës e cila është dashur të mbahet sot, të cilin ai e cilësoj “veprim skandaloz i kryesueses (Flora Brovina) dhe një shërbim i radhës që ajo ja ka bërë PDK-së”.

Ne ishim të gatshëm për seancën që do të mbahej sot, por jemi të gatshëm edhe për seancën e së enjtes (18 shtator)”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka insistuar në atë se fajtore për shtyrjen e seancës nuk është kërkesa e Listës Serbe apo votimi në takimin e partive parlamentare, por vetëm “shërbimi” që sipas tij kryesuesja e seancës, Brovina ja ka bërë PDK-së.

‘LAN’ është takuar një ditë pasi është vendosur shtyerja e Seancës së Kuvendit të Kosovës ku është dashur të zgjedhet kreu i Parlamentit për të cilin ky koalicion thotë se do e përkrah kandidaturën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa.
Seanca është shtyrë pas kërkesës së bërë nga Lista Serbe e cila është shqetësuar nga marrëveshja e LAN me Vetëvendosjen pasi kjo e fundit publikisht ka thënë se dëshiron anulimin e marrëveshjes për ‘normalizim marrëdhëniesh’ në mes të Kosovës dhe Serbisë.
—–
Liderët e tri partive që përbëjnë koalicionin pas zgjedhor, LDK, AAK dhe NISMA, sapo e kanë përfunduar takimin që është mbajtur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, takim në të cilin nuk ishte Vetëvendosje.
Avni Arifi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ka thënë Indeksonline se fjala ishte për “takim të rregullt që po mbahen në vazhdimësi dhe nuk e kemi parë të arsyeshme që të ftojmë mediat”.
Arifi ka përsëritur se asgjë e jashtëzakonshme nuk kishte në këtë takim duke thënë shkurtë se “takimi i zakonshëm posa u kry”.
‘LAN’ është takuar një ditë pasi është vendosur shtyerja e Seancës së Kuvendit të Kosovës ku është dashur të zgjedhet kreu i Parlamentit për të cilin ky koalicion thotë se do e përkrah kandidaturën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa.
Seanca është shtyrë pas kërkesës së bërë nga Lista Serbe e cila është shqetësuar nga marrëveshja e LAN me Vetëvendosjen pasi kjo e fundit publikisht ka thënë se dëshiron anulimin e marrëveshjes për ‘normalizim marrëdhëniesh’ në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Festivali FLO nis me shpalosjen e poezive

0

festivali FLOËshtë ky edicioni i katërt i Festivalit të Letërsisë në Orllan- FLO, i cili edhe sivjet vazhdon traditën buzë liqenit me poezi, me këngë folk e blues.
Dita e enjte ishte ajo që mblodhi poetë, shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës, të cilët ishin në masë të madhe nga të gjitha trojet shqiptare dhe më larg. Festivali tanimë tradicional nisi me pamje që përmbledhnin atë që ndodhi vitin e kaluar, ndërsa u hap me ndarjen e çmimit “Ramiz Kelmendi”, e që sivjet i shkoi laureatit Sokrat Shyti.

“Mendoj se ky takim i mrekullushëm u jep mundësinë shumë talenteve të reja që të dalin e të lexojnë poezitë e tyre. Shumë prej tyre nuk kanë mundësi as të botohen dhe një organizim si ky veç sa i mbledh poetët më të mirë” ka pohuar Shyti.

Pas ndarjes së çmimit, FLO vazhdoi me leximin e poezive të poetëve të njohur shqiptarë, poezi këto që krijuan vëmendje tek të pranishmit. Ishin poezitë e Xhevahir Spahiut ato që hapën festivalin, për të vazhduar me Primo Shllakun, Ledia Dushin e të tjerë.

Poeti Adem Gashi tha për KultPlus se këtë vit e ndjen veten më shumë si mysafir nderi, sepse ai është edhe një ndër themeluesit e këtij festivali bashkë me profesor Kelmendin.

“Ideja e këtij festivali është në bashkëpunim edhe me profesorin Ramiz Kelmendi. Ne e kemi themeluar këtë festival dhe jemi marrë vesh që ky festival të jetë tradicional. Zakonisht lindjet e para priten me dyshime dhe se si do të ecim tutje, por festivali po rritet e zgjerohet përtej parashikimeve tona” pohon Gashi.

“Deri tash janë lexuar edhe poezitë e mia por këtë vit e ndjej veten si mysafir nderi. E mira e këtij festivali është që çdo vit po dalin krijues të rinj dhe po takojmë breza të ndryshëm të poetëve” tha Gashi.
Në festivalin i cili vazhdon edhe me dy netë të tjera vijnë edhe emra si Ndriçim Ademaj, Ervina Halili, Alma Panajoti, Imer Topanica, Eva Hila e të tjerë. / KultPlus.com

16 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit/Basha-Berisha: Frymëzim për t’u përballur me aleancën e krimit

0

berishaEdhe këtë vit drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike, familjarë, miq dhe simpatizantë të heroit të demokracisë Azem Hajdari, janë mbledhur në një ceremoni përkujtimore 16 vjet pas vrasjes së tij.

Duke folur nga memoriali, ku edhe u ekzekutua në pritë lideri i lëvizjes së Dhjetor ’90 Azem Hajdari, Kryetari i PD-së Lulzim Basha vlerësoi veprën dhe kontributin e tij në mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Sipas tij, dora gjakatare mundi ta marrë vetëm fizikisht Azemin, por nuk mposhti dot kurrë vlerat për të cilat ai qëndroi.

“Jemi mbledhur sot këtu me qindra demokratë, qytetarë të Tiranës për të përkujtuar si çdo vit heroin e demokracisë , tribunin legjendar të dhjetorit 1990 Azem Hajdarin dhe bashkëpunëtorin e tij Besim Çerën.

16 vjet më parë, dora kriminale e armiqve të lirisë, demokracisë dhe të drejtave themelore të shqiptarëve shtiu zjarr dhe hekur mbi trupin e tribunit të lëvizjes studentore të dhjetorit Azem Hajdari në një përpjekje të kotë për të rrëzuar bashkë me trupin e tij edhe idealet dhe vlerat për të cilat ai dhe miqtë e tij u ngritën në dhjetor të ’90, për të cilat u themelua dhe nisi misionin historik PD, për të cilin u përkushtuan miliona shqiptarë për të përmbysur terrorin dhe diktaturën më të egër të Europës për ta zëvendësuar atë me Shqipërinë e paqes, lirisë, demokracisë.

Aleanca e armiqve të lirisë dhe krimit ndau fizikisht nga jeta Azem Hajdarin, por nuk mposhti kurrë vlerat për të cilat ai qëndroi, vlerat që mëshirohen tek çdo demokrat, te PD, çdo qytetar i lirë shqiptar, çdo i ri dhe e re” , tha ai.

Për kreun e demokratëve, sot më shumë se kurrë Azem Hajdari është një frymëzim për tu përballur me aleancën e krimit me pushtetin. Para memorialit të tij, Basha u zotua se PD do të fitojë çdo betejë për tu dhënë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë.

“Sot 16 vjet pas këtij krimi makabër, shoqëria shqiptare po përballet me një aleancë akoma më të egër dhe djallëzore të krimit me pushtetin. Sot nga ky vend, Azem Hajdari përbën frymëzimin tonë forcën dhe vendosmërinë për të qëndruar fort për vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, shtetit ligjor.

PD nuk do tërhiqet për asnjë çast para kësaj ofensive të pushtetit me krimin për ti zhbërë këto të drejta dhe për të nënshtruar shqiptarët përsëri si në kohët e errëta të dikaturës moniste.Sot, në emër të çdo demokrati dhe qytetari shqiptar zotohemi se do vazhdojmë deri në fitore të çdo beteje, në çdo formë dhe mënyrë për tu dhënë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe ish-kryeministër i vendit, Sali Berisha, kur tha se “askush nuk mund ta shpëtojë vendin nga kthetrat e kësaj klike në qeverisje, përveçse forcat demokratike”.

“Sot mbarë kombi përkulet me nderimin më të madh para veprës së tribunit legjendar, njeriut që bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve në krye të lëvizjes studentore që përmbysi sëbashku me qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë diktaturën më të egër komuniste. Çdo vit që kalon, piedestali i udhëheqësit legjendar të lëvizjes studentore dhe PD, lartësohet edhe më shumë.

Sot ne nderojmë Azem Hajdarin me një detyrim madhor ndaj veprës së tij dhe studentëve.Të frymëzuar nga guximi dhe kurajoja e tij duhet të përballemi me një regjim mafioz, me një regjim të inkriminuar nga koka deri te këmbët. Askush tjetër mbi këtë dhe nuk mund të shpëtojë Shqipërinë nga kthetrat e kësaj klike përveçse forcat demokratike.

Edhe njëherë i shpreh ngushëllimin tim më të sinqertë familjes, miqve dhe mbarë simpatizantëve të tij kudo që janë, nderimin më të madh për veprën e tij dhe le të vazhdojmë ne të të frymëzuar nga idealet fisnike të Azem Hajdarit për të çuar përpara Shqipërinë drejt horizonteve europiane”.

Mblidhet Blloku

0

blloku opozitarPas momentit të ri politik, shtyrjes së seancës dhe pakënaqësisë së Listës Serbe me përfshirjen e vetëvendosjes në Qeveri, mblidhet Blloku LDK-AAK-Nisma.

Liderët e Kolacionit Opozitar kanë filluar takimin në Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të djeshëm të Kryesueses Flora Brovina për shtyrjen e seancës konstituive me kërkesë të Listës Serbe, që ishte paraparë të mbahet sot.

Seanca konstituive, e cila ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë për të enjten e ardhshme, pas kërkesës së Listës Serbe me arsyetimin se i duhet sqarime shtesë lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes në mes LAN dhe VV.

Çfarë është kultura politike

0

Ali Hertica5Ali Hertica

Te Velde ishte i pari në Holandë në fushën e kulturës politike .Çfarë është kultura politike saktësisht? Te Velde shpjegon se ka disa përkufizime te termit, por ai është më në shtëpi me përkufizimin antropologjik. Sa më shumë që një tendosje antropolog i njohur në disa studime të veçanta të zonës, si Te Velde shikon në fusha të ndryshme të politikës, të tilla si parlamenti, palët dhe marrëdhëniet në mes të politikanëve dhe votuesve. Ai prandaj pyeste si mund politikanët te mirren me rregullat pak a shumë joformale që zbatohen në politikë siq është tek ne në Kosovë, ose si për të bindur deputetët të jenë të bashkuar .

Ç’është një fjalim të mirë të shtetit dhe parlementit dhe pse? Kur duhet të bëhet një debat i çrregullt dhe kur jo…. Për t’iu përgjigjur të gjitha këtyre pyetjeve ne mund të shikojm në rregullat zyrtare, duke përfshirë rregullat e procedurës, por jo gjithashtu ku mund të pyes vehtën se çfarë mbizotërimi është bindja e pashprehur dhe rregullat.

Këto lloje të pyetjeve mund të kërkojm në funksionimin e parlamentit apo të mënyrës të cilido politikanë dhe mbështetësit ku bashkëveprojnë, dhe ne gjithashtu mund të shikonim të partitë politike.

Ajo është bë që njerëzit të ndihen si në shtëpin e tyre në një parti? Pikëpamja klasike është që, për akordimin e një zgjedhësi të punës në atë parti, sepse ai beson se partia që ai e përfaqëson në interesin më të mirë dhe për shkak se ideologjia e partia e mban atë . Por, Te Velde është interesant ku pyet vehtën, “Njerëzit në mendime të kaluara e jo më shumë kur pyet se ky është vendi im, këtu ndjehem si në shtëpin time¨. Nëse ata njohin diçka në një lider të caktuar politikë, siç është Albin Kurti, Ku njerëzit e kishin idenë se vërtet ky politikan nuk do te bie pre e askujt dhe do te bej bisedë me ke do çoft me flamurin Kuq e zi. Ai thotë se pikërisht ajo që unë kam menduar gjithmonë do te realizoj për të ndie obligim ndaj qyetarit.

Por, a është se me të vërtetë kjo do te shofim ne ditët ne vijim. A nuk është më mirë që ai të vënë disa gjëra së bashku dhe kështu shpreh se ai i bind njerëzit qe te bashkpunojn ashtu siq duhet pa e ndegjue ne parlament ,,KOSOVË E METOHIJA,, ” Kultura politike, sipas Te Velde për këtë arsye është më shumë se një avantazh kulturor te çdo politikani. Kultura politike është e domosdoshme për shkak se ajo mund të shpjegojë se pse disa gjëra në politikë dhe jo të tjerët që të dirigjojn me kokën tënde kur ti e mban ne trup. Kultura politike është një koncept mjaft abstrakt.

Karakteristikë e kulturës politike të një momenti të veçantë është se format dhe rregullat me të cilat ata karakterizohen, shpesh mbetën të pashprehura. Vetëm kur ka ndryshime të mëdha në vendin e kulturës politike janë besimet deri tani te pashprehura shpesh dhe te pa artikuluara.

BE: Kurti, nuk do të jetë pengesë për dialogun!

0

albin kurti vv vvPërfaqësues të Bashkimit Evropian nuk kanë asgjë kundër që dialogun e ardhshëm teknik ndërmjet Beogradit e Prishtinës t’i udhëheqë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Danas, duke u thirrur në burime të veta diplomatike.

Siç kanë thënë bashkëbisedues të “Danas”, Kurti për shkak të qëndrimeve të forta ndaj dialogut nuk ka pasur gjithmonë mirëkuptim të Brukselit, porse tani situata është ndryshuar sepse Kurti deri diku i ka zbutur qëndrimet e veta rreth bisedimeve me Beogradin, transmeton Telegrafi.

Mesazh për opinionin publik serb është se dialogu në mes të Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë.

“Marrëveshja e nënshkruar në mes të bllokut të opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në asnjë mënyrë nuk do të jetë pengesë për vazhdimin e dialogut. Është një dokument që ka për qëllim përgatitjen sa më të mirë të bisedimeve”, thotë Avni Arifi, këshilltar politik i Ramush Haradinajt, kandidat për kryeministër të Kosovës.

Ndërkaq, Boris Stefanovic ka thënë se “negociatat me Beogradin Kurti do t’i vazhdojë ashtu si do t’i thotë Qeveria e Kosovës”.

Sipas Danas, edhe ish-ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, nuk beson se bisedimet me Prishtinën do të ndalen pasi sipas tij “dialogu është proces i pakthyeshëm”. /Telegrafi/

SHBA u bashkohet sanksioneve europiane kundër Rusisë

0

OBAMA 9Presidenti amerikan Barack Obama njoftoi aplikimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë në sektorin e financave, energjisë dhe mbrojtjes, si përgjigje ndaj veprimeve të paligjshme të Moskës në Ukrainë.

“Sot, ne do të bashkohemi me BE-në duke shpallur intensifikimin e sanksioneve të reja”, deklaroi Obama në një komunikatë, duke theksuar se detajet e këtyre masave të reja do të shpallen nesër.
Por ai u shpreh i gatshëm t’i heqë këto sanksione nëse Rusia i përmbahet plotësisht angazhimeve të saj pas marrëveshjes së armëpushimit të arritur të premten e kaluar mes Ukrainës dhe forcave proruse.

“Nëse në të kundërt Rusia vazhdon të veprojë duke shkelur ligjet ndërkombëtare, çmimi për t’u paguar do të vazhdojë të rritet për Moskën”, paralajmëroi presidenti amerikan.
Disa orë më parë, BE-ja shpalli se do të përforcojë sanksionet e saj kundër Rusisë, duke shkaktuar zemërimin e Moskës, që akuzon BE-në se po dëmton procesin e zgjidhjes paqësore të krizës.