Home Blog Page 8129

Begaj përkujton viktimat e 11 shtatorit

0

Begaj perkujton 11 shtatorinMe nderime para flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, anëtar të Kuvendit të Komunës dhe zyrtarë tjerë komunal, kanë përkujtuar viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001, në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York të SHBA-ve.

Në aktin terrorist në Qendrën Tregtare Botërore apo Kullat Binjake, në New York, kishin humbur jetën afro tre mijë persona, në mesin e tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë, ndërsa viktimat e tjera ishin civil të 70 kombësive të ndryshme nga e gjithë bota.

Me këtë rast, edhe Komuna e Malishevës, solidarizohet me popullin amerikan dhe familjet e të gjitha viktimave në “Kullat Binjake”. /PrizrenPress.com/

“Happy”, kënga më e shkarkuar në historinë e Anglisë

0

PharrellWilliams-happyKënga “Happy” nga artisti amerikan Pharrell Williams është bërë kënga me shkarkuar e të gjitha kohërave në Britani të Madhe. Shifra e shkarkimeve ka kapur 1.62 milionë, që prej hedhjes në treg.

Kënga ka qenë numri një për një kohë në klasifikimet e këngëve në mbarë botën.

“Të kesh tri këngë midis 10 më të shkarkuarave nga të gjitha kohërat, përfshirë këtu të parën, këngën shumë të dashur ‘Happy’, është një arritje e madhe.

Pak artistë kanë dominuar një periudhë ashtu siç ka bërë ai dy vitet e fundit – ai është një fenomen i vërtetë i kohës tonë”, ka thënë Martin Talbot, drejtues i Official Charts Company.

Kënga e dytë në këtë listë e “Blurred Lines” nga Robine Thicke, producent i së cilës ishte vetë Pharell Williams, ndërsa e treta është “Someone Like You” nga Adele. Pharrell është i përfshirë edhe në këngën e gjashtë më të shkarkuar, “Get Lucky” nga Daft Punk.

Prokuroria: Mentor Veliu arrestohet për marrje ryshfeti e detyrim

0

Policia-ROSUPolicia e Kosovës ka arrestuar sot Mentor Veliun, i cili kohë më parë ishte intervistuar për rastin e vrasjes së Elvis Pistës.

Mësohet se ai është arrestuar afër zyrave të KEDS-it në Rahovec.

Prokurorja e çështjes në Prokurorinë Themelore të Gjakovës Shpresa Bakia i tha Radio Kosovës se Veliu është arrestuar si i dyshuar për veprën penale mashtrim, marrje ryshfeti dhe detyrim.

Ndryshe, Veliu pati deklaruar se ai ishte mik i mirë me të ndjerin Pista dhe se nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e tij.

Jahjaga: Institucionet të krijohen sa më shpejtë

0

Jahjaga14-11Presidentja Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se duhet krijuar sa më shpejtë institucionet e vendit, duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës.

Ajo tha se krijimi i shpejtë i institucioneve do të garantojë funksionimin demokratik të shtetit dhe do të tregojë aftësinë për të menaxhuar krizat dhe gatishmërinë për të gjetur vet zgjidhjen.

Jahjaga tha se garantimi i funksionimit demokratik të institucioneve nuk nënkupton imponimin e zgjidhjeve nga një institucion tjetër e as më pak ndërhyrje për të instaluar praktika jo kushtetuese në vendin tonë.

Sipas saj, zgjidhja duhet të gjenden në mesin e atyre që kanë marrë votën e popullit dhe që kanë përgjegjësi ndaj votuesve të tyre.

Këto porosi Jahjaga i bëri në takimin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.

Tre pretendentë për kryetar të LDK-së në Prizren

0

LDK-zyra ne PrizrenSë paku tre aktivistë janë pretendentë për marrjen e postit mbetur bosh të kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, parti kjo më e madhja në opozitë. Dy mjekë, Hatim Baxhaku dhe Haxhi Avdyli, dhe njëri nga aktivistët e vjetër, Ridvan Hoxha, tashmë dihet se do të garojnë për të parin e Degës.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ditë më parë mori vendim për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar dhe për organe tjera të Degës së LDK-së në Prizren. Parashihet që në javën e parë të tetorit, diku kah 5 tetorit të mbahet Kuvendi i Degës, në cilën do të zgjidhet kryetari i ri, që do ta zëvendësojë Eqrem Kryeziun, që dha dorëheqje në qershor, pasi nuk mundi ta sigurojë mandatin as për deputet.

Garën për kryetar të Degës tashmë zyrtarisht e ka shpallur kirurgu, Hatim Baxhaku, i cili në zgjedhjet qendrore, në qershor mori besimin për deputet.

Postin e shefit të Degës e synon edhe Ridvan Hoxha, njëri nga drejtuesit e vjetër të Degës, që gjatë qeverisjes shtatëvjeçare të këtij subjekti, duke qenë bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të komunës, Eqrem Kryeziut, ka mbajtur disa funksione, për numrin e të cilave, madje, është kritikuar edhe nga vetë zyrtarët e Degës.

“Kandidimin zyrtar do ta bëj në Kuvendin e Degës, pasi shoh një disponim tek anëtarësia”, thotë ai.

I pyetur nëse frikësohet nga pretendentët e tjerë, Hoxha tha se garës i hyn për të fituar. “Hapi im është në përfundim e sipër të një oferte politike për elektoratin”, ka thënë ai për “Zërin”.

Ndër kandidatët seriozë për kryetar Dege llogaritet edhe neurokirurgu, Haxhi Avdyli, që më tepër njihet për aktivitet në qendër, duke qenë pjesë e Grupit të ekspertëve për shëndetësi të LDK-së.

Avdyli ka konfirmuar për “Zërin” se zyrtarisht kandidaturën do ta shpallë në Kuvend, pasi ka vlerësuar dëshirën e delegatëve për një fytyre të re dhe jo pjesë të klaneve dhe të përçarjeve të mëhershme.

Rreth sfidave të mundshme nga rivalët, ai vlerësoi se të gjithë pretendentët janë personalitete të respektuara. “Kam një përkrahje të gjerë të Nëndegëve. Shpresojmë për një garë fer dhe korrekte dhe pranim të rezultateve dhe bashkëpunim pas mbylljes së zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Brovina kërkon takim me përfaqësuesit e partive politike

0

Brovina-Rugova(E plotësuar) Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka kërkuar takim me përfaqësuesit e partive politike për në ora 15.30.

Zyrtarë të PDK’së kanë thënë se ende s’ka vendim rreth shtyrjes eventuale të vazhdimit të seancës konstituive.

Ndërkohë, burime të Express kanë thënë se kërkesën për shtyrje të seancës e kanë bërë përfaqësuesit e minoriteteve me arsyetimin se nuk janë njoftuar se çka do të ndodh në seancë.

Megjithëkëtë, nëse shtyhet seanca konstituive, atëherë, kjo po bëhet pasi PDK nuk i ka numrat për të votuar Kryeparlamentarin, derisa, partitë tjera kanë paralajmëruar se do ta votojnë Isa Mustafën për Kryetar të Parlamentit.

Një procedurë e tillë e ndjekur në seancën e parë ishte cilësuar si jokushtetuese.

Aktualisht, në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të PDK’së. Edhe partitë e Bllokut, po ashtu, janë duke mbajtur takim rreth hapave që do të ndërmerren nesër në seancën konstituive.

 

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit?

Disa burime bëjnë me dije se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e paralajmëruar për nesër, ka mundësi që të shtyhet për një ditë tjetër.

Kryesuesja e seancës, Flora Brovina, e kontaktuar para pak minutash nga portali Koha.net, interesimit për saktësinë e këtij informacioni iu përgjigj se ende nuk është vendosur një gjë e tillë.

“Ende nuk është vendosur asgjë. Jemi në mbledhje”, ka thënë Brovina, që nuk ka dashur të flasë më gjatë.

PDK-ja në Malishevë mbështet fuqishëm Thaçin

0

IsniKilaj-pdkDega e PDK-së në Malishevë, në mbledhjen e mbajtur sot, drejtuar nga kryetari Isni Kilaj, mbështet fuqishëm dhe kërkon nga qendra e saj në Prishtinë që të formoj institucionet e vendit në pajtim edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në mënyrë që të implemetoj MISIONIN E RI pasi që një besim të tillë e ka marrë në mënyrë plebishitare nga qytetarët e Kosovës.

“Në këtë drejtim, Partia Demokratike – Dega në Malishevë mbështet fuqishëm kryetarin e saj dhe kryeministrin z. Hashim Thaqin në ç’do veprim që do ta merr ai rreth themelimit te institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

“Dega e PDK-së kërkon që ky implementim i vullnetit të votuesve të saj të bëhet edhe për arsyen se vendi nuk mund të lejoj që të udhëhiqet nga një personalitet, partia e të cilit nuk ka fituar më shumë se 9 përqind të votave që do të ishte praktikë e keqe edhe për të ardhmën dhe lëndim i demokracisë”. /PrizrenPress.com/

Vëllai i Veliut: Ai u arrestua për një borxh që ia la Elvis Pista amanet që ta nxirrte

0

ElvisPista14

(E plotësuar) Petrit Veliu, vëlla i Mentor Veliut të arrestuar në një prononcim për Express tha se i vëllai i tij është arrestuar për një borxh prej 24 mijë eurosh.

“Ky borxh i përket Masar Shehut, biznesmen nga kjo anë”, tha ai duke sqaruar se biznesmeni Shehu i ka pas një borxh të nderit Elvis Pista, e që sipas tij, vetë Pista ia ka lënë ‘amanet’ Mentor Veliut që t’ia nxjerr këtë borxh biznesmenit Shehu.

Megjithëkëtë, vëllai i Mentor Veliut këmbëngul që ai nuk është arrestuar në lidhje me vrasjen e Elvis Pistës.

 

Policia: Mentor Veliu nuk ka të bëjë me rastin Pista

Policia e Kosovë thotë se Mentor Veliu nuk u arrestua për rastin e Elvis Pistës.

Zyrtari për informim në Policin e Kosovës, Brahim Sadriu e ka mohuar se Mentor Veliu është arrestuar lidhur me rastin e vrasjes së Elvis Pistës.

Ai ka thënë për KosovaPress se arrestimi i Veliut nuk ka të bëjë me këtë rast, por sipas tij, ai është arrestuar për një rast tjetër.

 

Arrestohet Mentor Veliu, i dyshuar në rastin e vrasjes së Elvis Pistës

Para pak çastesh Njësia Speciale e Kosovës ka arrestuar Mentor Veliun, si të dyshuar të jetë përfshirë në rastin e vrasjes së Elvis Pistës kandidatit të ndjerë të PDK’së në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Thuhet se Veliu është arrestuar afër zyrave të KEDS në Prishtinë.

Avokati i familjes Pista, Arianit Koci ka thënë për Express se nuk mund ta komentoi arrestimin, por tha se Policia është në rrugë të mirë për ta zbardhur rastin, por për shkak të hetimeve nuk mund të flas për detajet.

Thaçi kujton 11 shtatorin 2001: Sot, ne të gjithë jemi amerikanë

0

Thaci-qeveriaShtetet e Bashkuara shënojnë sot përvjetorin e trembëdhjetë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001. Me ketë rast kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Kosova me krenari vazhdon të jetë përkrah popullit amerikan dhe në një front të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmin vrastar, që po vazhdon t’i cenojë vlerat e përbashkëta.

“Para trembëdhjetë vitesh, populli i Kosovës i tmerruar, si e tërë bota, u bë dëshmitar se si terroristët goditën Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, duke vrarë mijëra civilë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe shqiptarë. Njerëzit në të gjithë Kosovën mbajtën zi për të vdekurit dhe ndan pikëllimin e tyre me popullin amerikan. Populli i Kosovës mbetet falënderues përjetësisht ndaj SHBA-ve për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot. Prandaj ne me krenari vazhdojmë të jemi përkrah popullit amerikan dhe të vendosur të mbesim në një front të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmin vrastar, që po vazhdon t’i cenojë vlerat e përbashkëta. Sot, sikurse edhe më 11 shtator 2001, ne të gjithë jemi amerikanë”, ka thënë Thaçi.

Delet shpresojnë ujkun

0

Mehmet Elezi-Fjalor i gjuhes shqipeNga Mehmet Elezi

Në gjuhën tonë të bukur: shqip

1. I gjerë apo i gjërë?
Pre e trysnisë dialektore kanë rënë edhe hartuesit e rregullave të drejtshkrimit të shqipes. Mjaft herë duke dalë hapur edhe kundër vetvetes.
Siç dihet, në bazë të rregullave drejtshkrimore, ato fjalë që në gegërisht kanë a hundore, në toskërisht, pra edhe në standard, në vend të a-së hundore marrin ë. Për shembull nanë – nënë; ranë – rërë; i gjanë – i gj…
Jo, këtu ndal. Për çudi për mbiemrin i gjërë është bërë një përjashtim që vështirë përligjet gjuhësisht. Ani pse në gegërisht thuhet i gjanë, në standard u dashka shkruar me e, i gjerë dhe jo me ë, i gjërë, siç është rregulli i përgjithshëm. Arsyeja? Sepse në Gjirokastër i thënkan Mali i Gjerëdhe jo Mali i Gjërë!
Në u ndjektë kjo logjikë këmbëshkurtë, tejet lokaliste, edhe lumit nuk duhet me i thanë lumi, porluma. Sepse në Kukës është krahina e Lumës (dhe jo e Lumit) dhe në Tropojë është bjeshka e bukur që vendasit i thonë Luma e Gashit (dhe jo Lumi i Gashit).
Ku di unë çfarë bëj unë, thotë ushtari i mirë Shvejk.

2. I shkurtër, pse jo dhe i gjatër?
Tjetër përjashtim jashtë logjikës gjuhësore.
Sipas rregullave të drejtshkrimit, i shkurtër. Kështu e kanë fjalorët normative të akademisë.
Nga doli kjo bashkëtingëllore r në fund? Në shqip thuhet i butë, i urtë, gurtë dhe nuk thuhet i butër, i urtër, i gurtër. Dhe më tej, i gjatë, i thatë dhe jo i gjatër, i thatër. Në përputhje me këtë pjesa më e madhe e shqiptarëve i thonë i shkurtë, pa r.
Janë mbiemrat i kaltër, i pastër, por ata përfaqësojnë rast tjetër. Ndryshe nga ç’ndodh te i shkurtër,te këta mbiemra r-ja në fund është pjesë e temës, domethënë pjesë e fjalës që mbetet pasi t’i hiqen mbaresat. Po të thuhet i kaltë, pa r, del fjalë pa kuptim, ndërkohë që i shkurtë, pa r, ka kuptim të plotë. Edhe fjalët e formuara prej kaltër, pastër ruajnë r-në e fundit, sepse e kanë pjesë të temës. Thuhet kaltërsi dhe jo kaltësi, pastërti dhe jo pasti. Thuhet kaltëron dhe jo kalton, pastron dhe jopaston. Te mbiemri i shkurtër, r-ja në fund është e qepur, nuk bën pjesë në temën e fjalës dhe nuk sjell përmbajtje a ngjyresë (nuancë) të re kuptimore. Në të gjitha fjalët e tjera të kësaj çerdheje fjalësh kjo r bie. Thuhet shkurtësi dhe jo shkurtërsi, shkurton dhe jo shkurtëron, shkurtim dhe joshkurtërim, shkurtore dhe jo shkurtërore.
Atëherë për ç’arsye normëzohet i shkurtër? Mbase kanë dashtë me sfidue përmbajtjen e fjalës, duke e zgjatur atë formalisht. Çka nuk bën vaki.

3. Parku i Valbonës midis ujqëve dhe deleve
Në përjashtimin te mbiemri i gjerë, që u shtjellua më lart, e keqja qëndron te thyerja pa arsye e rregullave të brendshme të gjuhës, por, të paktën, nuk krijohen keqkuptime përmbajtësore. Por ka raste të tjera kur ngatërrimi i e-së me ë-në, falë shpërfilljes së realitetit gjuhësor në fjalorët normativë dhe në rregullat e drejtshkrimit, përmbys krejt kuptimin e fjalës. Përcjell saktësisht kumt të kundërt.
Në mes të fshatit Valbonë, pjesë e parkut kombëtar me të njëjtin emër, është një fushë e pazakontë.
Kjo fushë, së cilës ende nuk po i zëmë në gojë emrin, është e veshur me pisha të larta të llojit hormoq, halor i rrallë me bukuri hutuese. Mund të renditet ndër princat e pyjeve halorë.
Në këtë fushë, së cilës ende nuk po i zëmë në gojë emrin, lumi luan symshel (kukafshehtas). Pasi del prej malit dhe lëshohet turr luginës, Valbona përbiron e tretet zallishtes, humb tërësisht, për t’u rishfaqur papritmas pak më poshtë, riburon duke u kulluar përmes gurëve të zallit.
Nga kjo fushë, së cilës ende nuk po i zëmë në gojë emrin, malet çohen dy mijë metra mbi krye. Dy mijë metra mbi sipërfaqen e fushës dhe jo mbi det.
Tipari tjetër i veçantë i kësaj fushe lidhet pikërisht me emrin e saj. Shpesh gazetarët që ftohen atje për marketing të parkut turistik e pagëzojnë Fusha e Gjësë. Madje ndodh që “sqarojnë”: fusha e bagëtive.
Dhe kështu bëhet përmbysja. Ajo nuk quhet fusha e bagëtive. Quhet, përkundrazi, fusha e bishave!
Emri gjê, me e hundore, është krejt tjetër prej gjâ / gjë, që do të thotë bagëti. Gjê do të thotë egërsirë, duke nënkuptuar sidomos ujkun dhe arushën. Barinjtë pyesin shoqi-shoqin: si i ke gjanë (bagëtinë)? Dhe: a ju ka mërzitë gjêja (bisha)? Edhe në kuptimin e figurshëm. Për një njeri të paqytetëruar, që nuk di me u sjellë, thuhet: Mos u merr me të, ai asht gjê mali.
Fjala gjê në thelb lidhet me foljen me gjuejtë. Eshtë e përhapur në trevat veriore, ka hyrë edhe në letërsi (te Fishta e të tjerë). Prej gjê është krijuar një çerdhe e tërë fjalësh të pastra shqipe si:
-Me gjêtue – me dalë për gjueti. “Me gjêtue krajli kish dalë…” thuhet në një Këngë të Kreshnikëve (Rrëmbimi i së shoqes së Mujit).
-Mbiemri gjêtar, – e, për macen që gjuan fort minj ose për qenin e gjahut, që ka nuhatje të zhvilluar dhe nuk është dembel.
-Fjala gjê ka hyrë edhe në emërvende (toponime), si Fusha e Gjêsë në Valbonë, Shpella e Gjêsë e të tjera.
Fjalorët e Akademisë nuk e kanë këtë çerdhe fjalësh. Gazetarët i bien shkurt, Fusha e Gjësë. Nuk është faji i tyre. Ashtu e kuptojnë dhe nuk hulumtojnë më tej. Ata janë formuar në një shkollë e mjedis gjuhësor me standardin e hartuar me kritere politike dhe oruelliane, sipas një filozofie përjashtuese.
Banorët e Valbonës e të krejt rrethinës hapin sytë: nga na doli kjo e ashtuquajtur fushë e gjësë, e bagëtive? Ne i kemi pasë thënë prore Fusha e Gjêsë, e bishave.
Prapëseprapë jo keq. Kështu të paktën formalisht shpronësohet ujku. Ua marrin fushën bishave (gjêsë) dhe ua japin deleve e dhive (gjësë)…