Home Blog Page 8130

Braathu: Kuvendi është institucion, jo vend i partive

0

Jan Braathu-ambasadori norvegjezAmbasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, i ka thënë Radio Kosovës se deputetët kosovarë duhet të gjejnë një zgjidhje për ngërçin politik.

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, shpreson që deputetët e Kuvendit të Kosovës e kuptojnë që duhet të gjendet një zgjidhje konstruktive në mënyrë që ngërçi politik në Kosovë të marrë fund. Nëse mbesin në pozitat fillestare, “frikësohem se të remtën nuk do të ketë zgjidhje“, ka shtuar ai.

Duke marrë shembull vendin prej nga vjen, ambasadori Braathu thekson se ne krye te parlamentit, apo edhe te qeverisë duhet të jete kandidati nga partia më e madhe, apo nga partia e dytë më e madhe, nëse e para nuk ka mjaft vota.

„Njerëzit duhet të kuptojnë që Kuvendi duhet të bëhet funksional dhe se Kuvendi është institucion. Kuvendi nuk është institucion i partive politike por institucion shtetëror përgjegjësitë e të cilit janë mbi partitë politike. Shpresoj që një gjë të tillë ta shohim edhe këtu. Kur gjykata thotë se deputetët duhet të gjejnë zgjidhje – kjo nënkupton pikërisht këtë. Jo partitë politike, por çdo përfaqësues i zgjedhur në Kuvend ka përgjegjësi individuale dhe të pavarur që të punojë në mënyrë konstruktive që Kuvendi të jetë funksional dhe në shërbim të shtetit“, tha Braathu.

Qasja e PDK-së dhe bllokut opozitar ne pretendimet e tyre që të dyja e kanë të drejtën të kandidojnë Kryetarin e Kuvendit, paralajmëron mundësinë e vazhdimit të ngërçit politik në Kosovë, tha ai, duke shtuar se partitë politike duhet të jenë konstruktive në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë. Ambasadori shton se zgjedhjet e reja duhet të jenë opsioni i fundit.

„Organizimi i zgjedhjeve të reja është i shtrenjtë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për vendet tjera, atyre të BE-së, që duhet të dërgojnë këtu ekipet monitoruese….Por, ajo që është më e rëndësishme është mundësia e ngritjes së tensioneve në vend. Nuk është fjala për tensione ndëretnike, por ndërmjet shqiptarëve të Kosovës. Pyetja që duhet të shtrohet është se ‘A e dëshirojnë këtë partitë dhe liderët e përgjegjshëm’…Por çka nëse zgjedhjet megjithatë mbahen dhe përsëri kemi ngërç politik? Çka kemi arritur? Asgjë, përveç mundësisë së ngritjes së tensioneve dhe shpenzimit të parave – 7 milionë nga buxheti edhe ashtu i pamjaftueshëm për nevojat e qytetarëve të Kosovës…
Shpresoj se të gjitha palët do ta kuptojnë se është në interes të qytetarëve të Kosovës që partitë politike të gjejnë një zgjidhje. Mund të presim që dikush sërish ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kjo mund të zgjasë, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Sinqerisht, seanca e korrikut ishte një cirk dhe shpresoj që të mos përsëritet më”, tha ai.

Ambasadori Braathu thotë se edhe Presidentja e vendit, sipas Kushtetutës, ka rol shumë të rëndësishëm, sidomos në këso rrethana.

“Gjatë këtij procesi, dhe në varësi të zhvillimeve të mëtutjeshme, Presidentja do të jetë faktor kyç në shtyrjen përpara të proceseve. Si do të bëjë ajo këtë, varet nga ajo. Ajo ka kërkuar më herët mendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Kryeministrit dhe atë mendim e ka marrë. Mendoj se Kryetarja, Jahjaga dhe stafi i saj janë duke përcjellur situatën dhe jam i bindur se do të përmbushin obligimet e veta kushtetuese, të cilat janë shumë të rëndësishme në rrethana të tilla. Sipas Kushtetutës, ajo ka përgjegjësi të caktuara në rast të ngërçit politik. Mendoj se ajo mund të jetë faktor në gjetjen e zgjidhjes dhe kështu ndodh në shtetet evropiane. Por mendoj se ajo nuk është faktor kyç në këtë fazë”,vazhdoi ai.

Sa i përket qeverisë së re, ambasadori Braathu thotë se nga Kosova pritet një qeveri e cila është e aftë të qeverisë dhe e cila do të vazhdojë bashkëpunimin rajonal nëpërmjet një dialogu konstruktiv me qeverinë e Republikës së Serbisë dhe që parimet dhe vlerat e Planit të Ahtisarit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me komunitetet jo-shqiptare do të vazhdojnë të respektohen dhe implementohen.

„Këtë do t`ia themi kujtdo që do të jetë në krye të qeverisë.
Bashkësia ndërkombëtare dhe Norvegjia ka kontribuuar shumë në këtë shtet. Këtë e kemi bërë në partneritet dhe presim që ky partneritet të vazhdojë. Por partneriteti do të thotë që disa gjëra duhet të bëhen dhe për këtë duhet të ketë mirëkuptim mes Qeverisë së Kosovës dhe partive politike kosovare. Jo pse ne po kërkojmë, por sepse ata duhet të kuptojnë që kjo është më së miri për ta, për të gjithë qytetarët dhe për shtetin e Kosovës“, shtoi ai.

Duke folur për marrëveshjen për bashkëqeverisje të bllokut opozitar me Lëvizjen Vetëvendosje, ambasadori norvegjez përkujton se kjo Lëvizje është kundër dialogut me Beogradin, por se kjo është e drejtë e tyre, e drejtë për të qenë kritik. Por ai nënvizon se nuk ka vërejtur që Vetëvendosje ka provuar të jetë kritiko-konstruktive apo konstruktive në kritikat e veta, siç thotë ai.

„Qasja e tyre ndaj komuniteteve në Kosovë në thelb është kundërthënëse. Besoj se qasja e tyre ndaj komuniteteve është problematike. Kjo për shkak se duket se ata nuk pranojnë premisat bazike të Planit të Ahtisarit dhe disa nga pikat kyçe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Për qytetarët jo-shqiptarë të Kosovës kjo është problematike. Problematike është edhe për miqtë e Kosovës, në mesin e të cilëve jam edhe unë, sepse të gjithë ne shqetësohemi për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij vendi.
Ky është një vend multietnik dhe nëse ka konflikte ndëretnike, kjo nuk do të jetë në dobi të Kosovës. Nuk do të jetë në dobi të askujt dhe të gjithë do të jenë humbës“.

Ambasadori Braathu ka konfirmuar se kësaj radhe bashkësia ndërkombëtare ka vendosur që të qëndrojë anash dhe të sillet siç do të vepronte në raport me secilin shtet të BE-së.

„Ju jeni shtet i pavarur. Keni thënë se dëshironi të jeni të pavarur. Ne ju kemi besuar. Kemi mbyllur zyrën civile ndërkombëtare, kemi bashkëpunuar me qeverinë dhe Kuvendin që kjo të arrihet. Tash keni pavarësinë dhe ju mbetet liderëve politik dhe institucioneve të Kosovës që të punojnë në këtë drejtim.
Mendoj se të gjithë miqtë e Kosovës kanë qëndrim të njëjtë. Nuk është se në hije jemi të angazhuar, po përcjellim situatën dhe shpresojmë se do të ketë qasje konstruktive dhe në harmoni me kushtetutën dhe ligjet.
Si ndërkombëtarë, ne këtë nuk mund ta bëjmë për ju. Mund tu ndihmojmë, por në fund çdo gjë varet nga ju… Dhe kjo është arsyeja pse tash kemi marrë këtë pozicion. Po sillemi ashtu si do të silleshim në raport me ndonjë vend tjetër evropian“.

Duke folur për sfidat para autoriteteve të ardhshme, ai potencon formimin e gjykatës speciale për krime lufte.

“Kur të themelohet gjykata, do të ketë padi ndaj individëve dhe presim që ata individë të jenë të njohur për opinionin. Po, do të jetë një sfidë për politikën kosovare. Por më vjen mirë që Kuvendi i kaluar ka përkrahur themelimin e gjykatës. Nuk besoj se dikush në Kosovë dëshiron të mbrojë individët që kanë kryer krime. A kanë ndodhur krime apo jo kjo do të vërtetohet…Këto përpjekje nuk janë të drejtuara kundër UÇK-së, sepse pretendimet kryesore të cilat unë i kam parë kanë të bëjnë me periudhën qershor 1999 dhe qershor-korrik 2000. Kjo do të thotë pas luftës”, tha ai.

Duke komentuar arrestimet e fundit të individëve në Kosovë me dyshimin për pjesëmarrje në organizata terroriste, ambasadori norvegjez thekson se është shqetësues fakti që të rinjtë kosovarë po radikalizohen deri në atë masë sa janë të gatshëm që të kryejnë krime të tmerrshme në Siri dhe Irak. Dhe se janë kërcënim që krime të ngjashme të kryejnë edhe në Kosovë dhe Evropë.

„Kjo është çështje e sigurisë të cilën duhet ta marrim shumë seriozisht. Kjo nuk ka ndodhur brenda natës por në këtë është punuar me vite. Disa nga ne që përcjellin situatën e kemi pritur që diçka e tillë do të ndodhë. Nuk është ende krejt vonë dhe jam i lumtur që disa hapa janë ndërmarrë, por nuk mjafton që vetëm të arrestohen njerëzit, por duhen fakte dhe procedura adekuate ligjore. Kështu që tash duhet të presim dhe shohim çka do të ndodhe dhe çka do të dalë nga e gjithë kjo“, theksoi Braathu.

Arrestohen dy zyrtarë, dyshohet se dhanë patentë shoferë pa kontroll

0

Eulex14-11Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orët e hershme të së enjtes ka arrestuar dy zyrtarë, të cilët dyshohen për dhënie pa kriter të patentë shoferëve.

Policia e Kosovës nuk ka arritur ta konfirmojë për Express detaje të kësaj ngjarje pasi thonë se arrestimi është kryer nga EULEX. Express akoma nuk ka arritur ta konfirmojë arrestimin prej misionit ndërkombëtar.

Fullani frikë nga helmimi në qeli

0

Ardian Fullani ne gjykatKa sinjale se, jeta e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, nuk është e sigurt as në burg. Qelia ku mbahet i izoluar Ardian Fullani është pushtuar nga një tis paranojash, pasigurie dhe histerie. Pas shtangies dhe befasisë së ditëve të para, gjendja psikologjike e Ardian Fullanit ka nisur të rëndohet dhe të agravohet gradualisht. I mësuar me një jetë luksi të shfrenuar, në konferenca, takime të nivelit të lartë, me udhëtime, sauna dhe darka pasanike, Ardian Fullani nuk po arrin të akomodohet me rregullat dhe ligjet e burgut. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ka demostruar shenja ankthi, paranojash dhe humbje qetësie. Sipas burimeve brenda rrethit të njerëzve që e ruajnë dhe kujdesen për Ardian Fullanin, mësohet se ky i fundit i druhet mundësisë së një forme asgjësimi në qeli. Sipas burimeve, Fullani nuk pranon të konsumojë ushqime të hapura të burgut, por vetëm ushqime të konservuara dhe të kontrolluara nga një person i besueshëm. Fullani ka rralluar vaktet e të ngrënit, ndërsa nuk pranon asnjë ushqim të dyshimtë për shkak të paranojave. Me sa duket Fullani i frikohet ndonjë metode eliminimi me helmim, për shkak të gjërave të rëndësishme dhe të rënda që di, zbardhja e të cilave mund të rrezikonte një rreth të madh njerëzish brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndërkaq, prokuroria dhe policia kanë marrë masa të tjera për të garantuar sigurinë e Fullanit. Sipas burimeve, është ngritur një grup special, për të ndjekur nga afër lëvizjet e Fullanit, ushqimet që konsumon dhe kontaktet. Masat e sigurisë janë shtuar në katin e dytë të burgut 302. Vigjilenca shtohet kur Fullani del në ajrim ose kur ka kontakte me familjarët. Nga ana tjetër, qelia ku mbahet i izoluar Fullani vëzhgohet 24 orë nga kamerat. Po ashtu, dy oficerë ndjekin dhe vëzhgojnë në çdo moment Fullanin. Ka një urdhër për të mbrojtur Fullanin edhe nga ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike. Në qelinë e Fullanit nuk ka kollare, rripa, lidhëse apo sende të tjera të dyshimta. Po ashtu, janë marrë masa për të zbatuar me korrektesë të lartë rregulloren e burgut.

Sipas burimeve, guvernatori i shkarkuar i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kërkon herë pas here të kryejë telefonata. Ai shoqërohet në kabinën telefonike të burgut, por kërkesat e tij kanë ardhur duke u shpeshtuar. Madje, sipas burimeve, Fullani ka kërkuar të kryejë telefonata me familjarët edhe në mesnatë, gjë e cila ka krijuar një situatë të vështirë. Sipas burimeve, Fullani fillimisht nuk dinte përdorte kartat telefonike, por është asistuar nga gardianët e turnit.

Një ditë pas transferimit në burgun 302 në Tiranë, në një qeli VIP i pashoqëruar nga askënd, Fullani ka nisur të rrisë numrin e kërkesave, ndërsa ka shënuar edhe incidentin e parë me gardistët. Sipas burimeve nga gardistët e turnit, Fullani ka kërkuar të falsë në telefon me familjarët, gjë që është e ndaluar në burg. Përpos ilaçeve të tensionit dhe veshjeve, Fullani ka kërkuar të flasë me vajzën e tij në telefon. Ndërkaq, gardianët i kanë treguar rregulloren, ndërsa i kanë ofruar një kartë telefonike, për të komunikuar nëpërmjet kabinave telefonike të instaluara në burg. Guvernatori i rrëzuar, fillimisht ka këmbëngulur për të komunikuar me celulat, por më pas kërkuar ndihmë për të përdoruar kartën telefonike. Gjatë bisedës me vajzën, Fullani ka shpërthyer në ngashërime dhe më pas në ulërima, si notë proteste kundër padrejtësisë që i është bërë./Sotnews/

Përkujtohen viktimat e 11 shtatorit

0

Viktimat e 11 shtatoritShtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 14-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Në këto sulme, kur terroristët rrëmbyen katër avionë të cilët i përplasën mbi kullat binjake në New York, në Pentagon në Washington, ndërsa një prej mjeteve fluturuese u rrëzua në një fushë në Pensilvani, u vranë më shumë se tre mijë njerëz.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001 ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të, kundër terrorizmit.

Viktimat e 11 shtatorit 2001 përkujtohen edhe në Kosovë, ku në shenjë nderimi, Shoqata “Miqtë e Amerikës do të bëjë uljen e flamurit amerikan në gjysmështizë.

Ndërkohë, në shenjë respekti dhe përkrahje për viktimat e sulmit të 11 shtatorit në Amerikë, që nga viti që nga viti 2003 organizohet Festivali i filmit të shkurtë ‘Nine Eleven Dedication Festival’.

Cila është zgjidhja nëse nuk zgjedhet kryetari i Kuvendit?

0

Thaci-Grabovci ne kuvendTë premten në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet seanca konstituive ku Partia Demokratike e Kosovës do të provoj që ta zgjedh kryetarin e Kuvendit. Por natyrisht se ky insistim i tyre do të shkuj huq.

Kjo për faktin se koalicioni LDK-AAK dhe Nisma për Kosovën, tashmë e kanë nënshkruar Marrëveshjen e tyre mbi parimet, që do të thotë se partia e Hashim Thaçit, mund të provoj sa të dojë, por për ta zgjedh kryetarin e Kuvendit do të jetë e pamundur.

Por, si do të veprohet në rast se nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit?

Analisti politik, Armend Muja deklaron se ngërçi i kryeparlamentarit ndërlidhet me trupat e funksionimit të Parlamentit.

“Në mungesë të kryetarit të Parlamentit nuk ka Parlament dhe rrjedhimisht në mungesë të Parlamentit nuk kemi formim të ekzekutivit, andaj ngërçi rreth postit të kryeparlamentarit ndërlidhet me trupat e funksionimit të Parlamentit”, thotë ai për Bota Sot.

Administrata e Kuvendit, vetëm në dispozicion të Brovinës

0

Brovina-RugovaSekretaria e Kuvendit nuk do ta përsërisë “gabimin” e dy muajve më parë, të bërë në seancën konstituive që e nxori përkohësisht Isa Mustafën kryeparlamentar, shkruan Koha Ditore. Tani ajo do të jetë vetëm në funksion të kryesueses Flora Brovina.

Kur Brovina qe përcaktuar që t’ia njohë të drejtën vetëm PDK-së ta propozojë kryetarin e Kuvendit, deputetët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, por edhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe e patën braktisur sallën.

Në mungesë kuorumi, kryesuesja e pati shtyrë seancën për një ditë tjetër. Dhe, sapo u boshatis salla nga deputetët e PDK-së, deputetët që e patën bojkotuar votimin, qenë kthyer, patën zgjedhur një kryesues të ri dhe patën votuar kryeparlamentarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Sekretaria dhe logjistika i ishin vënë në dispozicion.

E gjithë pjesa e seancës që është zhvilluar prej kur Brovina ka shtyrë mbledhjen, është kualifikuar jokushtetuese.

Daka: Zgjedhjet e njëpasnjëshme janë sfidë

0

ValdeteDaka-zgjedhjetPër të dalë nga ngërçi politik opsion janë edhe zgjedhjet e reja. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, në një bisedë për Epokën e Re, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të jetë sfiduese.

Ajo e ka vlerësuar të pakëndshëm organizimin e zgjedhjeve çdo tre ose katër muaj.

Daka ka deklaruar se zgjedhjet e njëpasnjëshme, përveçse janë sfiduese, bartin edhe rreziqe të ndryshme.

Megjithatë, ajo ka thënë se sa herë që shpallen zgjedhjet KQZ do t’i organizojë siç parashihet në Kushtetutën e Kosovës.

Mustafa: Kushtetuta ua garanton deputetëve përgjegjësinë për të zgjedhur institucionet

0

Isa Mustafa-kryeparlamentarKreu i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar se nesër është vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

E në këtë seancë, ai ka thënë se po shkojnë më të bashkuar se kurrë për të gjetur zgjidhje për ndërtimin e institucioneve demokratike, për të hapur perspektivën zhvillimore të vendit dhe për ta ruajtur dhe fuqizuar partneritetin me SHBA-të dhe vendet e BE-së.

Pretendenti për postin e të parit të Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se zgjedhjet e këtij viti janë bërë për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët kanë dhanë betimin dhe ata përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

“Është në përgjegjësinë dhe vullnetin e deputetëve të zgjedhin organet e Kuvendit dhe Qeverinë, përgjegjësi kjo e garantuar me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se asnjë nga subjektet politike nuk ka dalë nga zgjedhjet me shumicën e votave të qytetarëve e cila ia mundëson paraprakisht të jetë fituese, por shumica do të konsolidohet në seancën e nesërme të Kuvendit mbi bazën e interesave programore.

“Kosova ka nevojë të ndërtojë një demokraci të qëndrueshme parlamentare, prandaj çdo rezultat që do të dal nga vota e deputetëve do të jetë i pranueshëm, si akt i vullnetit të shumicës”, ka thënë Mustafa.

Ramadani: Zgjedhjet janë të përjashtuara

0

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, tha se marrëveshja e zyrtarizuar sot është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në Kosovë, dhe se tashmë zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të panevojshme.

“Kjo po ndodhë për herë të parë në Kosovë, është tepër mirë që më në fund do të ketë qartësi, shihet se nuk ka zgjidhje tjetër, zgjedhjet janë të përjashtuara dhe të panevojshme. Po bëhet fjalë për një partneritet që ka pak më shumë se 2/3 e votave në këtë fazë, sepse për fazën tjetër ende nuk dihet”, ka thënë Ramadani në ‘Click’ të RTV21.

Grabovci: Nëse PDK nuk i krijon institucionet, shkojmë në zgjedhje

0

Adem Grabovci14-07Pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes në mes Bllokut LDK-AAK-NISMA me Lëvizjen Vetëvendosje, i menjëhershëm ka qenë reagimi i PDK-së. Zyrtarë të lartë të kësaj partie janë të sigurt se ata kanë marrë mandatin, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit, që të krijojnë institucionet, në të kundërtën, sipas tyre, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në orët e pasdites së sotme, është mbledhur kryesia e PDK-së. Aty u zyrtarizua kandidatura e Arsim Bajramit për kryetar të Kuvendit dhe gjithashtu u tha se vullneti i qytetarëve duhet të respektohet.

Ish-shefi grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, thotë se nëse ata nuk arrijnë të implementojnë planin, të cilin sipas tij e kanë votuar qytetarët e Kosovës me 8 qershor, atëherë do të vijë në radhë opsioni për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Grabovci, shtoi se çdokush që tenton të veprojë jashtë Kushtetutës së Kosovës, do të bie ndesh me interesat e shtetit të Kosovës.

Këto deklarata Grabovci i bëri për RTK-në pas takimit që zhvilloi kryesia e PDK-së ku sipas tij, në mbledhje u zyrtarizua kandidatura e Arsim Bajramit për kryeparlamentar.

Me këtë kandidaturë, PDK-ja do të shkojë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, që do të mbahet me 12 shtator.