Home Blog Page 8134

Mustafa: Dialogu me Serbinë, përgjegjësi e Qeverisë

0

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shpjeguar se dilaogu do të jetë përgjegjësi e Qeverisë.

“Marrëveshja e Koalicionit LDK, AAK dhe Nisma me Lëvizjen Vetëvendosje e vërteton përkushtimin dhe përgjegjësinë e të gjitha palëve ndaj dialogut”.

“Dialogu do të jetë përgjegjësi e Qeverisë, si sublimim i përgjegjësive të të gjitha palëve që do ta përbëjnë këtë qeveri. Në krye të dialogut do të jetë Kryeministri i vendit, përkatësisht dialogu do të zhvillohet mbi baza të reciprocitetit. Subjektet anëtare të koalicionit do të kenë përgjegjësi të veçanta në dialog, por askush nuk mund ta nënkuptojë se dialogu mund të zhvillohet mbi baza partiake”.

“Dialogu është përgjegjësi e jonë për zgjidhjen e problemeve me fqinjët por edhe zotim që e kemi dhënë para parterëve tanë, SHBA dhe vendeve të Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai në Facebook. /PrizrenPress.com/

Sot dihet marrëveshja në mes Bllokut dhe VV’se

0

Kurti  bllokuKoalicioni LDK-AAK-Nisma, sot në mesditë do të bëj publike marrëveshjen më Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkohë, deri tash flitet se bisedimet me Serbinë do të udhëheqen nga kryeministri, kurse ato teknike nga Lëvizja Vetëvendosje.

Marrëveshjen e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e ka konfirmuar dje kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se VV do të jetë një partner në ndërtimin e institucioneve.

Ndërsa nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për ndarjen e posteve me Vetëvendosjen, duke thënë se kur nënshkruhet marrëveshja do të diskutohet për një gjë të tillë.

Marrëveshja do të bëhet publike në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, konkretisht në sallën e Grupit Parlamentar të LDK-së në ora 13:00.

Daci: Po të ishte Thaçi lider i vërtetë do të gjente një zgjidhje

0

Daci-lddIsh kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, mendon se vetëm marrëveshja në mes PDK’së dhe koalicionit LDK-AAK-Nisma për ndarje të posteve kryesore mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike.
Daci ka thënë se marrëveshjet politike gjithmonë janë ventil lirues të tensioneve të krijuara në shoqëri.

Ai ka thënë se barra më e madhe për tejkalimin e kësaj krize politike i takon liderit të PDK’së Hashim Thaçi, pasi është lideri më i madh.

“Sipas traditës, të mëdhenjve u mëshohet më shumë sesa të vegjëlve. Të mëdhenjtë e kanë në dorë çelësin e zgjidhjes. Thaçi po të ishte vërtetë lider, do të ofronte zgjidhje, të cilën unë kam propozuar para disa ditë: PDK ta marrë postin e presidentit, kurse LAN Kuvendin dhe Qeverinë”, ka thënë Daci për Epokën e Re.

Konjufca: Nuk do të ketë dialog pa kushte

0

GlaukKonjufcaDeputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka kritikuar edhe një herë qeverinë e udhëhequr nga PDK dhe Hashim Thaçi.

Duke folur në Interaktiv të KTV’së, Konjufca tha se Thaçi e ka degraduar vendin dhe nuk ka mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës.

Kështu, ai thotë se në marrëveshjen me Bllokun, VV ka vendosur parime të tilla, duke përmendur mos privatizimin e Trepçës.

Konjufca tha se VV me udhëheqjen e dialogut, do të ndryshoj qasja ndaj Kosovës, shkruan Express.

Ai kritikoi edhe një herë dialogun e zhvilluar deri më tani duke thënë se “Kosova nisi bisedimet pa fusnotë e doli me fusnotë” dhe se arriti një marrëveshje “garantues së cilës është Ivica Dacic”.

Konjufca tha se qëllimi i Vetëvendosjes është që t’i ndërroj krjetësisht kursin dialogut, prandaj sipas tij, nuk do të ketë dialog pa kushte.

Ai tha se nuk do të bëjnë “lëshimet që i ka bërë Hashim Thaçi”.

Kelmendi-Thaçit: S’do ta votoj Kryeparlamentarin nga PDK, as ty si Kryeministër

0

Gezim Kelmendi- PDDeputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi nga Partia e Drejtësisë, parti kjo e cila në zgjedhje ka hyrë në koalicion me PDK-në, ka bërë të ditur se nuk do ta votoj kandidatin e propozuar nga PDK për kryetar të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive të së premtes, por as Hashim Thaçin si mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Kelmendi këtë qëndrim të tij e ka dhënë, përmes Facebook-ut, pasi që akoma nuk ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ i cili lejon bartjen e shamisë në shkolla. Premtim ky i cili ishte bërë edhe nga vetë kryeministri në largim Hashim Thaçi gjatë kohës së fushatës.

Ja reagimi i plotë i Kelmendit:

I nderuari Kryetar i PDK, Kryeministër Thaçi,
“1 Shtatori “i këtij viti filloi,në Republikën Kosovës vajzat nuk u lejuan as të iu afrohen dyerve të shkollave fillore dhe të mesme nga drejtorët përkatës.
Kjo shkelje e drejtave të njeriut dhe ky diskriminim fetar i qytetarëve të Kosovës si dhe mos realizimi i marrëveshjes parazgjedhore për ndryshimin e ” Udhëzimit Adminstrativ” që ndalon shkollimin e vajzave me mbulesë,ma bën të pamundur votimin e Kryetarit të Kuvendit të propozuar nga PDK dhe juve si Kryeministër.
Unë si Deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia e Drejtësisë,i zgjedhur me votën e qytetarëve të Kosovës,nuk mundem të qëndroj indiferent përballë shkeljes së drejtave të njeriut,konkretisht largimit të vajzave nga shkolla përshkak të mbulesës.
Shkollimin e vajzave me mbulesë e lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës ” Neni 38″ dhe ligji për Arsimin Parauniversitar të Kosovës “Neni 3,pargrafi 1 dhe 6″.
Ky” Udhëzim Administrativ”është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ,me Ligjin e Arsimit Parauniversitar,me Konventën ndërkombëtare të drejtave të njeriut,me Legjislacionin e Bashkimit Europian.
Nëse Kosova ka zgjedhur rrugën e integrimit në BE,ju keni sfiduar gjitha shteter e BE ,ngase në asnjë vend të BE dhe as në SHBA vajzat me mbulesë nuk largohen nga shkollat fillore dhe të mesme.
Meqë kemi qenë në një listë të përbashkët parazgjedhore dhe situatës politike që po kalon vendi ynë, kërkoj nga ju që deri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të e realizoni marrëveshjen që kemi arritur për koalicion parazgjedhor d.m.th. fuqizimin e ndryshimit të Udhëzimit Administrativ” që ndalon shkollimin e vajzave me mbulesë,dhe atë duke bërë publike në webfaqen zyrtare të MASHT.
Në të kundërtën,ma bëni të pamundur votimin Kryetarit e Kuvendit të propozuar nga PDK dhe juve si Kryeministër.

Brovina e vendosur: Nuk ka rast për Bllokun

0

Brovina-RugovaMe gjithë shpresat e Bllokut se pas dështimit të PDK ata do të kenë rastin të kandidojnë kreun e Kuvendit, kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina i ka thanë Televiziontit Rrokum se në seancën e 12 shtatorit, Blloku nuk do të ketë mundësi të propozojë kundërkandidatin.

Brovina madje ka shtuar se do t’ia jepte të drejtën për kandidaturë Bllokut, atëherë ai veprim i saj do të ishte shkelje e Kushtetutës.

Sipas saj, Blloku mund të vazhdojë me planin e vet, më vonë. Por, jo në seancën konstituive.

“Në bazë të përgjigjes së Kushtetueses dhe në bazë të Rregullores, ata nuk kanë mandatin që ta zgjedhin. Tash për tash është e pamundur. Çdo hap tjetër është shkelje kushtetuese”, tha ajo.

Ndërsa mos pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bllokut dhe të Vetëvendosjes në mbledhjen e thirrur nga ajo për caktimin e datës së vazhdimit të seancës konstituive Brovina e ka quajtur për keqardhje.

“Kjo përgjigje tregon se seanca nuk do të ketë rrjedhë të përshtatshme, se kryeneçësia vazhdon me qenë edhe më tutje, se ata që shkelin Kushtetutën dhe Rregulloren e punës, insistojnë ta shkelin prapë. Kjo më shtyn në një dilemë të madhe për rrjedhën e seancës”.

Por, më e vjetra e kësaj legjislature është shprehur optimiste se në seancën e 12 shtatorit do të arrihet të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Ajo për këtë ka kërkuar unitet nga spektri politik dhe respektim të Kushtetutës.

“Kërkoj që njerëzit, liderët të mbledhin mendjen dhe të mos e shkelin Kushtetutën dhe Rregulloren e punës”, ka thënë Brovina, duke shtuar se seanca e 17 korrikut nuk bën të përsëritet.

Kryeministri polak jep dorëheqje

0

Donald Tusk-kryeministri polakDonald Tusk, kryeministër i Polonisë, ka paraqitur kërkesën e tij për dorëheqje në Presidencën e vendit, për shkak se po përgatitet për të marrë postin e presidentit të ardhshëm të Këshillit Evropian, raporton Rel.

Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski, pritet që të pranojë formalisht dorëheqjen e Tusku’t me 11 shtator dhe të ftojë kryetaren e kuvendit Ewa Kopacz, njëherësh kandidate e koalicionit për kryeministre, që të formojë qeverinë e re.

Tusk, do të zëvendësojë Presidentin e Këshillit Evropian, Van Rompuy, pasi këtij të fundit i skadon mandati më 30 nëntor 2014.

Zvarritet hapja e Qendrës së Kompetencës në Prizren

0

Prizren-Qendra KompetencesPritet që puna në këtë qendër të veçantë arsimore të nis javën e ardhshme.

Qendra e Kompetencës në Prizren nuk ka nisur punën, pasi që Qeveria e Luksemburgut si donatore e këtij projekti pret që të përmbyllet edhe procesi i pranimit teknik të objektit ku do të zhvillohet procesi mësimor, kanë bërë të ditur zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit të Prizrenit.

Sipas tyre, pritet që puna në këtë qendër të veçantë arsimore të nis javën e ardhshme.

“Qeveria e Luksemburgut si donatore e këtij projekti ende nuk e ka bërë pranimin teknik sipas ekspertëve të tyre.

Sipas planifikimeve, objekti nuk mund të lëshohet në përdorim pa u bërë pranimi teknik. Në marrëveshje me MASHT-in, përkatësisht Agjencinë për Menaxhimin e Shkollave Profesionale që mbikëqyr këtë shkollë dhe me kryetarin e Komunës është caktuar që më 15 shtator të nisë procesi mësimor dhe të bëhet përurimi i kësaj shkolle”, ka thënë drejtori i DA-së, Nexhat Çoçaj. Mirëpo partitë opozitare në Prizren përgjegjësinë për mosnisjen e punës së kësaj qendre ua kanë adresuar autoriteteve komunale.

“Mbi të gjitha, për arsye të padijes, papërgjegjësisë dhe neglizhencës, dështimi më i madh i Ramadan Mujës dhe DA-së për këtë vit shkollor gjithsesi është mospërgatitja e duhur dhe dështimi për fillimin e punës të shkollës së mesme profesionale, Qendra e Kompetencës, në Prizren e cila është mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut dhe duhej të niste punën më 1 shtator 2014, ngase për arsye të mosdijes, punës jo të duhur nxitëse e sensibilizuese për mundësitë dhe shanset që ofron kjo shkollë, numri i nxënësve për regjistrim ka qenë simbolik (rreth 25 nxënës)”, thuhet në një komunikatë të Bashkimit Demokratik.

Pretendimet e BD-së janë hedhur poshtë nga drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj, i cili ka theksuar se në Qendrën e Kompetencës në vitin e parë mësimet do t””i ndjekin rreth 160 nxënës në 11 klasa, ndërkohë që personeli mësimor është pranuar nga agjencia përkatëse dhe donatori që kanë realizuar dhe trajnimet e duhura për ta.

Qendra e Kompetencës e Prizrenit është themeluar në saje të përpjekjeve të përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe të Luksemburgut. Afro 3 milionë është shuma e investimeve për ndërtimin dhe pajisjen e kësaj shkolle, krijimin e planprogrameve dhe ofrimin e trajnimeve.

Në ueb faqen e Qendrës figuron se në këtë institucion do të ofrohen mundësi arsimi profesional në ekonomi, tregti dhe turizëm, për nxënësit e motivuar nga i gjithë vendi, të cilët do të pranojnë trajnime intensive në njërën nga 13 profesionet, të cilat kjo qendër i ofron. Aty bëhet e ditur se kjo është qendra e katërt e këtij lloji në Kosovë, që brenda vetes ka pajisje të teknologjisë informative të nivelit të lartë, staf menaxherial të kualifikuar dhe mësimdhënës të trajnuar me përvojë nga sektori privat, të cilët gjithmonë përpiqen për përsosmëri.

“Të gjitha kurset, të cilat shkolla i ofron, i plotësojnë kërkesat e Kornizës kombëtare të kualifikimeve dhe kornizës evropiane të kualifikimeve. Kjo nënkupton që certifikatat përfundimtare të nxënësve mund të krahasohen me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, shpjegohet në uebfaqe. /Koha Ditore/

Zyrtare: Kandidat i PDK’së për Kryeparlamentar është Arsim Bajrami

0

Arsim Bajrami-pdkKryesia e Partisë Demokratike të Kosovës njëzëri vendosi që kandidat i PDK-së dhe koalicionit të saj për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë Prof. dr. Arsim Bajrami, si kandidaturë e vetme, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Biografia
Prof.dr.Arsim Bajrami
Prof. dr. Arsim Bajrami u lind me 19 mars 1960 në fshatin Medvec të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Lipjan, kurse Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës e regjistroi në vitin shkollor 1978/1979 dhe e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1983/84 regjistroj studimet pasdiplomike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Drejtimi administrativ-politik, të cilat i përfundoj me 15 Janar 1985 ku mbrojti tezën e magjistraturës me temën “Gjyqësia kushtetuese e Kosovës” dhe mori titullin Magjistër i Shkencave Juridiko-Kushtetuese. Studimet e doktoratës me temën “Aspekti normativ i mëvetësisë së Kosovës në periudhën 1945-1994” i mbrojti me sukses në vitin 1996 dhe u promovua Doktor i Shkencave Juridike.

Prof. dr. Arsim Bajrami, është Profesor i të Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës, ai ka një përvojë të gjatë në procesin e shtetndërtimit, në të cilin proces ka qenë i kyqur që nga vitet e ‘90-ta të shekullit të kaluar. Për më tepër Prof. dr. Arsim Bajrami ka qenë pjesëmarrës në hartimin e të gjitha akteve kushtetuese nga vitet 1990, duke përfshirë Kushtetutën e Kaqanikut, Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme dhe Kushtetutën aktuale të Republikës së Kosovës. Në vazhdën e rrugëtimit të tij në rrugën e shtetndërtimit, vlen të theksohet edhe pjesëmarrja e tij në delegacionin zyrtar të Kosovës në Konferencën e Rambujesë në cilësinë e ekspertit juridik po ashtu nga viti 2011 deri në fund të vitit 2012 ka udhëhequr Komisionin ad hoc për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në kuadër të eksperiencave profesionale ndërkombëtare Prof. dr. Arsim Bajrami në vitin 1998 ishte bashkëhartues i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, konsulent gjatë hartimit të Marrëveshjes së Ohërit në Maqedoni si dhe së fundi ekspert ndërkombëtarë në hartimin e Kushtetutës së Libisë pas revolucionit të vitit 2011.

Prof. dr. Arsim Bajrami është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës në të gjitha legjislaturat që nga viti 2001 dhe është hartues dhe bashkëhartues i shumicës së akteve të rëndësishme ligjore dhe nënligjore të zbatueshme në Republikën e Kosovës. Nga viti 2003-2006 Prof. dr. Arsim Bajrami ishte Rektor dhe Prorektor në Universitetin e Proshtinës dhe në vitet 2007-2009 ishte ministër i Administratës Publike. Së fundmi, në dhjetor të vitit 2012 Prof. dr. Arsim Bajrami u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Arsim Bajrami, kandidat i PDK-së për kryeparlamentar

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami do të jetë kandidat i PDK-së për kryeparlamentar në seancën konstituive të 12 shtatorit.

Burime të sigurta të Indeksonline kanë konfirmuar se Bajrami do të jetë kandidati i PDK-së, në vend të Agim Aliut, i cili në seancën e parë të 17 korrikut nuk arriti t’i merr votat e mjaftueshme.

Blloku ia jep Vetëvendosjes dialogun me Serbinë

0

albin kurti vv vvBlloku ka pranuar që negociatat me Serbinë t’i udhëheqë Albin Kurti. Kjo ka shkaktuar habi dhe nervoz tek ambasadat perëndimore në Prishtinë, të cilat duket se do të dalin publikisht për ta kundërshtuar këtë. Madje, indirekt, qysh sot Ambasadorja e SHBA’së shfaqi pakënaqësinë e shtetit që përfaqëson me zhvillimet në këtë drejtim

Tashmë është zyrtare se Blloku LDK-AAK-Nisma kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, pas pothuajse dy muaj negociatash, me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por çka ndodhi që menjëherë u finalizua marrëveshja mes Bllokut dhe VV’së? Si u bë që partia e Albin Kurtit të pranojë të hyjë në Qeveri, ndërkohë që vetëm dy javë më parë thoshte se po përgatitet për Opozitë? Dhe, për më tepër, çka i ofroi Blloku kreut të VV’së, Kurtit?

Burime të Gazetës Express, të afërta me krerët e opozitës, thonë se Blloku ka pranuar që bisedimet t’i udhëheqë Albin Kurti, një përgjegjësi kjo që deri më tash e ka pasur Kryeministri i vendit.

“Pra, Blloku dhe Ramush Haradinaj – si i nominuar për Kryeministër, përgjegjësinë e udhëheqjes së negociatave e kanë bartur tek Vetëvendosje”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Por kjo ka shkaktuar habi dhe nervoz tek ambasadat perëndimore në Prishtinë.

“Procesi i dialogut është jetik për Kosovën dhe nëse ky proces udhëhiqet nga kundërshtari më i madh i tij, Albin Kurti, dihet se nuk mund të mendohet se do të shënohet ndonjë rezultat në këtë proces. Për ne kjo është plotësisht e papranueshme”, ka treguar për Gazetën Express një diplomat i akredituar në Prishtinë.

“Nëse kjo marrëveshje nënshkruhet nga palët, atëherë ne do të dalim publikisht për ta kundërshtuar atë”.

I njëjti burim thotë se vendet e Quintit mbështesin plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe janë të bindur se Blloku duhet të lëshojë pe; në mënyrë që PDK ta marrë postin e Kryeparlamentarit.

Por Ramush Haradinaj duket se po mendon ndryshe.

“Kreu i AAK’së është i interesuar jetësisht për ta marrë postin e Kryeministrit, dhe nëse Kryeparlamentari i jepet PDK’së, atij do t’iu prishej kjo matematikë, pasi që në LDK do të rritesisht pakënaqësitë pasi që lideri i tyre nuk do të kishte asnjë post të rëndësishëm”, kanë treguar burime të Express.

Në këtë kontekst, duket se është arritur edhe marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi të bindur se duke qenë Vetëvendosje me ne, PDK do të tërhiqej nga bllokada në Parlament dhe ne do të na hapej rruga për rizgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryeparlametarit”, ka thënë një zyrtar i Bllokut, për Express.

Ndërkohë, në një mënyrë, Ambasadorja e SHBA’së në Prishtinë, ka shfaqur pakënaqësinë e shtetit që përfaqëson me zhvillimet në vend; pra me hyrjen e Vetëvendosjes në Qeveri me kushtin që ajo t’i udhëheq negociatat me Serbinë.

“Dy sukseset më të mëdha që prej ardhjes sime këtu; dialogu dhe zgjedhjet. Kosova duhet të zotohet se këto suksese t’i shpije përpara, e jo prapa”, ka shkruar ajo në Tëitter.