Home Blog Page 8133

Integrimi në nismat rajonale, prioritet i Qeverisë

0

KCSS-logoQendra kosovare për studime të sigurisë ka bërë lansimin e gjetjeve kryesore të analizës së titulluar ‘Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale të sigurisë”.

Gjatë këtij prezantimi është thënë se integrimi i Kosovës në nismat rajonale mbetet një ndër prioritetet kryesore afatgjatë të Qeverisë së Kosovës.

Ja opsionet e LAN-it, për emërimin e kryeparlamentarit

0

Isa Mustafa-kryeparlamentarDren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një prononcim për Telegrafin ka analizuar versionet e mundshme të rrjedhës së seancës së 12 shtatorit të Kuvendit të Kosovës, dhe opsionet që i ka LAN-i për ta emëruar Isa Mustafën për kryeparlamentar.

Ai shpreson që të mos përsëritet skenari i mbledhjes se kaluar konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Besoj që LAN-i dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) duhet që t’i koordinojnë shumë më mirë veprimet e tyre. Duhet ta kenë parasysh që të mos ndërmarrin veprime të cilat mund të rezultojnë me shkelje kushtetuese dhe shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Andaj, besoj që është e pamundur për LAN-in që në seancën e parë të zgjedh në postin e kryeparlamentarit, të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafën, mu për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe një situate të re që vendimi i saj e ka prodhuar”, ka thënë ai për Telegrafin.

Doli ka theksuar se mundësitë për zgjedhjen e Mustafës si kryeparlamentar, nga ana e LAN-it dhe VV-së, duhet të eksplorohen pas zgjedhjes së kandidatit të PDK-së si kryeparlamentar.

“Zgjedhja e Mustafës si kryeparlamentar duhet të bëhet mbi baza të pikave tjera të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat udhëzojnë që grupet parlamentare themelohen pas seancës konstituive dhe pas përfundimit të formimit të Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë ai.

Doli ka thënë se LAN-i duhet të reflektojë shumë që të mos involvohet në shkelje të njëpasnjëshme të cilat i tejzgjasin procedurat e formimit të institucioneve të Kosovës.

“Nëse LAN-i dhe VV-ja vendosin që të procedojnë në këtë formë zgjedhjen e Mustafës si kryeparlamentar, e që ata vazhdimisht po deklarojnë, çështja prapë do të përfundojë në një situatën në të cilën ishim që më parë. Nuk besoj që është e udhës që LAN-i me ngulm, në seancën e parë konstituive, të tentojë që kryetari i Kuvendit të jetë nga radhët e tyre. Atë zgjidhje mund ta gjejë ndoshta edhe përmes thirrjes së një seance tjetër të jashtëzakonshme, ditën e nesërme apo ditën e hënë të javës së ardhshme, në mënyrë që të gjedhin kryetarin sipas procedurave tanimë tjera të lejuara sipas rregullores së punës së Kuvendit e sipas aktgjykimit të Kushtetueses”, ka thënë ai për Telegrafin.

Doli ka theksuar se sipas rregullores së punës së Kuvendit, është e mundur që një numër i caktuar i deputetëve të thërrasin një seancë të jashtëzakonshëm dhe të kërkojnë që për pikë diskutimi të jetë zgjedhja ose shkarkimi i kryetarit te Kuvendit – i cili do të ishte zgjedhur nga radhët e PDK-së, qysh më herët.

Ai më tutje ka theksuar se beson që pikat e aktgjykimit, 126 edhe 127, në të cilat referohet LAN-i, mund të përdoren si mjet i interpretimit për ta kaluar sfidën.

“Në mënyrën se si e shoh unë aktgjykimin e Kushtetueses, është një pikë shumë e ngushtë dhe shumë e pafavorshme – si në kuptimin kushtetues ashtu edhe në kuptimin e interpretimit – që LAN-i ta marrë si bazë të mjaftueshme kushtetuese për të vënë në jetë qëllimin e tyre që në seancën e parë ta zgjedhin Mustafën në krye të Kuvendit”, ka thënë ai për Telegrafin.

Sipas tij, tri pikat e aktgjykimit të Kushtetuese, 117, 118 dhe 119, në bashkëveprim me 126 dhe 127, e përbëjnë bazën e fortë kushtetuese – madje sipas mendimit të Gjykatës Kushtetuese – që Kosova ta ketë një kryetar të ri të Kuvendit nga radhët e LAN-it.

“Kjo mund të ndodhë nëse, paraprakisht, kryeparlamentari zgjidhet nga radhët e PDK-së, e që pastaj shkarkimi i kryeparlamentarit nga radhët e PDK-së dhe zgjedhja e të parit të Kuvendit nga radhët e LAN-it të bëhet sipas udhëzimeve (hapësirës) që Kushtetuesja e ka dhënë në aktgjykimin e saj”, thotë Doli.

Shqipja në Shkup, ende gjuhë e diskriminuar

0

Shqipja e diskriminuar në ShkupPërdorimi i gjuhës shqipe në Qytetin e Shkupit vazhdon të mbetet peng i Komisionit që u formua për tejkalimin e keqinterpretimeve të ligjeve për përdorimin e gjuhëve.

Gjashtë muaj pas formimit të këtij komisioni, nuk është mbajtur asnjë seancë për shqyrtimin e problemit dhe gjetjes së një zgjidhjeje. Kreu i qytetit Koce Trajanovski dje u përpoq t’u shmangej përgjigjeve në pyetjet rreth kësaj çështjeje, duke mos lejuar ‘pyetje të padëshiruara’, raporton Alsat-M.

‘A keni pyetje?’, iu drejtua gazetarëve Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.
‘Z. Trajanovski, një pyetje jashtë teme?’
‘Nuk mundet jashtë teme, më vjen keq. Vetëm rreth temës’, përgjigjet Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.
Pas insistimit të Alsat M, Trajanovski u kthye në vendin e tij dhe pranoi se deri tani nuk ka kontaktuar anëtarët e Komisionit për të thirrur mbledhje.
‘Z. Trajanovski kaluan zgjedhjet, kaluan edhe pushimet verore, cila është tani arsyeja që ende nuk mblidhet Komisioni për interpretimin e ligjeve për përdorimin e gjuhës shqipe?’
‘Duhet të shohim me Komisionin…’, u përgjigj shkurt Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.

Zvarritja e punës së Komisionit deri tani arsyetohej me zgjedhjet e dyfishta në pranverë, ndërsa më pas me pushimet verore. Përdorimi i gjuhës shqipe në qytetin e Shkupit është peng i shpërputhjes në tërësi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjit për Qytetin e Shkupit. Trajanovski është zotuar se do ta pranojë dhe respektojë zgjidhjen që do ta vendosë komisioni i formuar për këtë çështje. Deri atëherë, Qyteti i Shkupit vazhdon të përdorë vetëm maqedonishten dhe anglishten në tabelat udhërrëfyese në kryeqytet, duke shkelur kështu amendamentin V të Kushtetutës, që obligon përdorimin zyrtar të gjuhës të cilën e flasin mbi 20% e popullatës.

Kallëzim penal drejtorit të Arsimit në Rahovec

0

Behar Rama-rahovecDrejtorit të Drejtorisë së Arsimit në komunën e Rahovecit, Behar Rama, i është ngritur një kallëzim penal nga kandidatët që nuk janë të kënaqur me zhvillimet në konkursin për punësime në shkollat e Rahovecit.

Rama, që në konkursin e fundit duke qenë pjesë e panelit intervistues, ka punësuar hiç më pak se katër familjarë të tij, përfshirë tri mbesa dhe një mikeshë të familjes, do të përballet edhe me një instancë tjetër. Nga shkresat që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se ndaj Ramës të enjten është ngritur kallëzim penal.

Presidentja Jahjaga, keq me Kushtetutën!

0

Jahjaga ne bibliotekPërveç partive të cilat po e kontestojnë vazhdimin e mandatit të gjykatësve ndërkombëtarë, edhe njohësit e çështjeve kushtetuese vlerësojnë se presidentja nuk ka qenë dashur t’ua vazhdojë mandatin atyre, sepse me këtë veprim, sipas tyre, është rrënuar kredibiliteti dhe legjitimiteti i gjykatës për të nxjerrë vendime, shkruan Tribuna.

Eksperti i çështjeve kushtetuese Riza Smaka, ka thënë se anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, si vendorët ashtu edhe ndërkombëtarët nuk kanë legjitimitet, sepse sipas tij, kur është zgjedhur kryetari i tanishëm dhe tre gjykatësit tjerë nuk janë respektuar procedurat e rregullta ligjore përkatësisht neni 6 paragrafi 10 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

“Tani presidentja i ka vazhduar mandatin tre gjykatësve ndërkombëtarë në këtë gjykatë në kundërshtim me kushtetutën. Pra, asnjëri prej gjykatëseve në Gjykatën Kushtetuese nuk është juridikisht solid dhe kjo është për t’u vajtuar”, ka thënë Smaka. Ai, çuditet se si lejohet që institucionet kryesore në vend nuk e përfillin ligjin dhe kushtetutën dhe se me këtë veprim është shkelur rëndë Kushtetuta e Kosovës.

Nesër fillon Festivali i Letërsisë në Orllan

0

Festivali i Letërsisë në OrllanEdicioni i katërt i Festivalit ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan (FLO) do të tubojë këtë javë poetë, shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës te Liqeni i Batllavës.

Sipas një njoftimi nga organizatorët, më 11 – 13 shtator, autorë e muzikantë vendas e ndërkombëtarë do të ndajnë krijimet e tyre me adhuruesit e kulturës në një mjedis pitoresk por të pashfrytëzuar për tubime të këtij lloji.

Edhe ky edicion i Festivalit të Letërsisë në Orllan vazhdon traditën duke sjellë përsëri një listë mbresëlënëse të autorëve e artistëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Franca, Britania e Madhe e Peruja.

Më 11 dhe 12 shtator aktivitetet mbahen në restorantin Mileniumi i Ri në Orllan. Ndërsa, më 13 shtator organizohet një koncert në Prishtinë me muzike rock, blues e folk, me artistë të vendit dhe ndërkombëtarë.

Vizita e Papës, Rama zbulon skenën e meshës

0

Shqiperi-Mesha per PapenKryeministri Edi Rama ka “zbuluar” skenën që do të ndërtohet në sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e vizitës së Papa Françeskut në 21 shtator.

Përmes një fotoje të publikuar në profilin e tij në Twitter, kreu i qeverisë ka treguar projektin e vendit ku Papa pritet të zhvillojë meshën e madhe.

“Skena e ngjarjes historike të 21 shtatorit, prej ku Papa Françesku do të japë meshën e posaçme dhe të shumëpritur”, shkruan Rama në Twitter.

Sheshi “Nënë Tereza” është parë si vendi më i përshtatshëm për të zhvilluar meshën e madhe më 21 shtator, ndaj qendra e tij ka nisur të rikonstrukturohet prej disa javësh. Papa Francesku, zgjodhi të nisë vizitën e tij të parë në Evropë pikërisht me Shqipërinë, si simbol i harmonisë fetare.

Zmbrapset Haraqija

0

Astrit HaraqijaNjëri nga themeluesit e Listës ‘LDK-Ibrahim Rugova’, Astrit Haraqija, është zmbrapsur nga ultimatumi i dhënë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ditë me parë Haraqija pati kërcënuar Mustafën, se ka afat deri të martën për të hequr dorë nga bllokimi i krijimit të institucioneve të reja, në të kundërtën, ka paralajmëruar se një grup i deputetëve brenda LDK-së të përkrahur nga ai, do të ndërmarrë hapa për krijimin e institucioneve duke aluduar në dhënien e votës së tyre për kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit.

Por tri ditë me vonë, Haraqija i ka ndryshuar fjalët. Tani ai po e mohon t’i ketë dhënë ndonjë ultimatum Mustafës, megjithëse thotë se brenda LDK-së ka njerëz që mendojnë ndryshe nga Isa Mustafa. “Unë ultimatum nuk i kam dhënë shokut Isë. Por ka njerëz brenda LDK-së, që mendojnë ndryshe”, ka thënë Haraqija, duke shtuar se ende ka kohë për ta zbatuar në praktikë qëndrimin e tij dhënë ditë me parë.

Sipas tij, drejtuesit e LDK-së, janë në panik dhe se po frikësohen se nuk i kanë nën menaxhim deputetët e tyre. “Ata janë në panik, e jo unë. A po e sheh qysh po prononcohen si në kohen e xhaxhit Enver”, është shprehur Haraqija për gazetën Tribuna.

Prizreni pret lejen e Ministrisë për ndërtimin e shkollës

0

Prizren-shkolla ne DrajçiqNdërtimi i shkollës në fshatin Drajçiq të Prizrenit ka mbetur pezull për më shumë se nëntë muaj, pasi që niveli qendror ende nuk e ka njoftuar Komunën e Prizrenit respektivisht Drejtorinë e Arsimit për hapat që duhet të ndërmerren për realizimin e këtij projekti.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, ka bërë të ditur se Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve me shkrim ka kërkuar ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt, ndërkohë që është iniciuar procesi i harmonizimit të kritereve të ndërtimit mes kësaj ministrie dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

“Projekti i shkollës në Drajçiq ka mbetur pezull sikurse edhe buxheti i cili është ndarë nga viti i kaluar dhe ky vit për shkak se MKK e MKRS ende nuk janë marrë vesh, pasi që ato duhet të na lejojnë me shkrim fillimin e punimeve”, ka thënë të martën Çoçaj./Koha Ditore/

Qëndrimi tërëditor i nxënësve nëpër shkolla, larg realizimit

0

Shkolla-nxenesitZyrtarë të MASHT-it bëjnë të ditur se janë në përgatitje të akteve nënligjore, të cilat precizojnë kriteret në lidhje me qëndrimin tërëditor të nxënësve nëpër shkolla, shkruan Koha Ditore.

Shefat e drejtorive komunale dhe drejtorë të shkollave pohojnë se Kosova është larg realizimit të planit për qëndrim tërëditor të nxënësve në shkolla, pasi që për këtë nuk ka kushte e as infrastrukturë.