Home Blog Page 8135

Haradinaj: Kemi marrëveshje parimore me VV’në dhe Listën Serbe

0

Kurti-Haradinaj14-29Pas një takimi të mbajtur sot në mes të liderëve të Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe përfaqësuesve të Listës Serbe, u konfirmua mbështetja e Listës Serbe për seancën e 12 shtatorit.

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Alexandar Jabllanovic, ka shprehur edhe një herë mbështetjen për Koalicionin LDK-AAK-Nisma.

“Ne do ta mbështesim shumicën, dhe Blloku LDK-AAK-Nisma e kanë shumicën në parlament. Ata do ta kenë mbështetjen tonë në seancën e 12 shtatorit,” ka thënë Jabllanovic.

Ndërkaq kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar Listën Serbe për vendosmërinë e treguar, ndërsa ka thënë se edhe me Vetëvendosjen është arritur një marrëveshje parimore, e cila do të nënshkruhet ditëve në vijim. Haradinaj, ka thënë ta kenë caktuar edhe datën për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, sipas të cilës Vetëvendosja do të jetë partner i rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve.

“Kemi marrëveshje me Listën serbe dhe do të shkojmë bashkë në seancë. Marrëveshja me VV’në është arritur. Është marrëveshje parimore, ku VV’ja do të jetë partner i rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve. Marrëveshja do të nënshkruhet ditëve në vijim, para seancës së 12 shtatorit,” ka thënë Haradinaj pas këtij takimi.

Selimi: Shumica ligjore jemi ne– blloku po synon zgjidhje antikushtetuese

0

Petrit SelimiPartia Demokratike e Kosovës po insiston në një marrëveshje politike që e zhbllokon situatën aktuale politike dhe i jep zgjidhje kushtetuese gjithë procesit. E kjo zgjidhje, sipas Petrit Selimit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme është që PDK ta zgjedhë kryetarin në çdo rrethanë.

Në një intervistë për Reporteri.net ai tha se kjo nuk është teke e PDK-së por është vendim dhe rrugë ligjore.

Ai tha se nuk mundet askush që përmes shumicës që nuk e njeh ligji të bllokojë edhe më shumë vendin.

Reporteri: Ju po kërkoni një marrëveshje mes palëve, si do të dukej kjo marrëveshje?

Selimi: Marrëveshja në mes PDK dhe partnerëve për qeverisjen e ardhshme nuk bazohet në ego dhe poste por në programin Misioni i Ri dhe nevojën që energjitë e përbashkëta të fokusohen në situatën ekonomike, integrimet europiane përfshi dialogun me fqinjë si dhe reformat që presin shtetin në fusha si arsimi, drejtësia, etj.

Reporteri: Ata thirren se kanë shumicën e deputetëve, përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, cila është parësore në këtë rast?

Selimi: Shumica e vetme ligjore momentalisht është koalicioni parazgjedhor i PDK. Si grupi më i madh parlamentar, PDK-së i takon e drejta e kryetarit të Kuvendit dhe ky është hapi i parë që duhet konfirmuar. Shumica për të cilën po shprehet Blloku opozitar është fiktive dhe joligjërisht e pamundur të nominon, e leje më të përzgjedh Kryetar të kuvendit.

Reporteri: Nëse nuk ka marrëveshje, çfarë do të ndodhë me 12 shtator?

Selimi: Nuk besoj se nuk do të ketë marrëveshje të një apo tjetër lloji por konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Tentimet për t’i eskivuar Gjykatës dhe vendimit të saj përbën shkelje të përsëritur të ligjit kryesor në vend dhe si rrjedhojë dërgon vendin në bllokadë edhe më të theksuar.

Reporteri: Janë përmendur zgjedhjet si opsion shumë i mundshëm dhe PDK ka thënë se është e gatshme. Nëse ndodhin a do të shkoni e vetme apo mund të ndodhë që AKR të jetë në një listë me ju?

Selimi: Ende punojmë me dëshirë që mos të ketë zgjedhje. Megjithatë, nëse aktorët opozitarë politik me vendimet e tyre sjellin zgjedhje, atëherë PDK edhe e vetme do ta mund tërë bllokun së bashku – për këtë tanimë ka sondazhe të detajuara ndërkombëtare. Se a do të krijon PDK koalicion me AKR apo partitë tjera, për këtë vendosin organet e larta të partisë.

Kërkoi seks për një vend pune, Apeli lë në burg Agron Canen

0

Agron CaneGjykata e Apelit në Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të procesit gjyqësor për Agron Canen. Pas vendimit të Gjykatës së Sarandës, e cila la Canen në burg, Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka marrë nën shqyrtim ankesën e bërë nga avokati i tij, Gjergj Ymeraj.

Cane nuk është paraqitur në gjykatë gjatë seances por është përfaqësuar nga avokati i tij. Mungesa e tij është argumentuar nga avokati me arsyen se Cane ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Prej disa ditësh, ish-sekretari i deputetit socialist Koço Kokëdhima ndodhet i shtruar në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vdiq sopranoja italiane Magda Olivero

0

Magda OliveroNjë ndër divat e mëdha italiane, sopranoja Magda Olivero, ka vdekur në moshën 104 vjeçare në Milano, duke lënë pas vetes një karrierë 70 vjeçare.

Ajo vdiq të hënën në spital pas një sulmi në tru që pësoi muajin e kaluar, e të cilit nuk arriti t’i mbijetojë, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Magda Olivero bëri debutimin e saj në vitin 1930 dhe kishte vazhduar të interpretonte deri në vitin 2009, përkundër disa ndërprerjeve. Hera e fundit që ajo performoi në publik ishte në moshën 99 vjeçare, me ç’rast mediat italiane thanë se zëri i saj ende mbetej madhështor.

Në vitin 1970, teksa performonte “Manon Lescaut” të Puccini-t, aq shumë adhurues vërshuan në skenë saqë u desh të ndërhynin forcat policore. Ovacionet në interpretimet e saj shpeshherë kapnin kohëzgjatjen prej 20 minutave.

Olivero, një yll nëpër Evropë dhe Amerikë, njihej më së miri me rolet e Tosca-s në operën e Puccinit, Fedora-n e Umberto Giordano-s dhe Medea e Luigi Cherubini-t.

Opera La Scala në Milano ku ajo bëri performancat e saj më të hershme i kërkoi publikut për të mbajtur një minut heshtje para një performance të hënën. /KultPlus.com

Ekskluzive: Ja marrëveshja LAN–Vetëvendosje (Dokument)

0

blloku opozitarDiskutimet në mes të liderëve të bllokut LDK-AAK-Nisma dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes më në fund kanë arritur në stadin e marrëveshjes së shkruar.

Koha.net, nga burime anonime, e ka siguruar dokumentin e shkruar nga LAN dhe VV, dokument i cili së shpejti pritet të nënshkruhet nga të dyja palët.

Ndër pikat e kësaj marrëveshjeje është “zhvillimi ekonomik i vendit, rritja e punësimit dhe e mirëqenies së qytetarëve, reformat substanciale në arsim dhe në shëndetësi, në forcimin e shtetit ligjor dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Veç këtyre, në dokumentin që e ka siguruar Koha.net, palët janë pajtuar që të “ndërmerren reforma institucionale, me qëllim të demokratizimit të vendit dhe rritjes së efikasitetit të institucioneve”.

Në Dokument gjithashtu shkruan se blloku LDK-AAK-Nisma është pajtuar me Vetëvendosjen që “të vendoset dialogu i hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë, për integrimin e plotë të tyre si qytetarë të barabartë të Kosovës nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe shoq ëror”.

Në këtë dokument, të siguruar nga Koha.net, përmendet edhe çështja e dialogut ndërshtetëror me Serbinë, duke thënë se duhet të vlerësohen rezultatet e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.

Duhet theksuar se dokumenti në fjalë është një draft-dokument i cili edhe mund të pësojë ndryshime të vogla në draftin përfundimtar.

Ndërkaq, se është arritur marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe bllokut LDK-AAK-Nisma për Kosovën e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe deputeti i VV-së, duke shtuar se ajo pritet të nënshkruhet së shpejti. /koha.net/

koha111111

koha222222

Po vazhdon fushata e repelimit të kafshëve

0

lopaNë kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), në territorin e Komunës së Malishevës, është duke vazhduar fushata e repelimit të kafshëve, si njëra prej masave parandaluese, kundër rriqrave, pasi kafshët konsiderohen si burimi kryesor i zhvillimit të rriqrave.

Kjo formë e masave parandaluese organizohet nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit e Kosovës (AVUK) dhe realizohet nga kompania “Fauna”, e cila pritet të bëjë repelimin e të gjitha kafshëve në Komunën e Malishevës, ndërsa realizimi i kësaj fushate, monitorohet nga drejtoria komunale për mbrojtje dhe shpëtim.

Deri më tani, kjo fushatë po ecën mirë dhe nuk ka probleme në realizimin e repelimit të kafshëve, ndërsa edhe banorët-fermerët, po i zbatojnë udhëzimet e drejtorisë për mbajtjen e mbyllur të kafshëve, deri sa të kryhet repelimi.

Sipas të dhënave në drejtorinë komunale për bujqësi, fondi i kafshëve shtëpiake në Komunën e Malishevës, është 16 mijë e 565, ku përfshihen 14 308 gjedhe, 8746 dele dhe 3511dhi.

Varroset Masar Shala

0

varrimi-620x330Shefi i GP-së dhe nënkryetari i PDK-së në Prizren, Masar Shala është varrosur sot në Rogovë të Hasit.

Familjarë, bashkëveprimtarë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme,dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe para trupit të pa jetë të tij.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka vlerësuar lartë kontributin që Shala ka dhënë në realizimin e idealeve kombëtare.
“Dje morëm një lajm të hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar të kauzës kombëtare,njeriut të guximshëm, i cili shquhej për iniciativa në të mirë të qytetarëve dhe institucioneve”,tha Muja.

Shefi i GP-së së PDK-së në Asamblenë Komunale në Prizren,Masar Shala ka ndërruar jetë dje në Tiranë. Ai ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

Bashkëpunëtori i tij shumëvjeçar, Azem Ramadani, tha se Masar Shala nuk kurseu asgje nga vetja për çlirimin dhe lirinë e vendit, transmeton TVPZ.

Pas përfundimit të akademisë komemorative,kortezhi funeral është nisur drejt fshatit Rogovë e Hasit,ku është organizuar ceremonia e varrimit të ,Masar Shalës./PrizrenPress.com/

Ymeri: Kemi marrëveshje, pritet nënshkrimi

0

visar ymeriDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka konfirmuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se me bllokun LDK – AAK – Nisma (LAN), kanë arritur marrëveshje dhe ajo pritet të nënshkruhet së shpejti.
RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Ymeri, dje ishin paralajmëruar përafrime të Lëvizjes Vetëvendosje me Bllokun LAN. Keni arritur marrëveshje për koalicion?

VISAR YMERI: Po, ka pasur një lëvizje në drejtim të marrëveshjes së parimeve udhëheqëse për qeverinë e ardhshme në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe bllokut LAN.

Ne jemi në pritje të kësaj marrëveshjeje dhe shpresoj se kjo do të ndodh shumë shpejt, pra do të ndodh gjatë kësaj javë e cila do të jetë hapje e rrugës, pra marrëveshja e parë në mes bllokut LAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pastaj duhet të përcillet edhe më dy çështje tjera që do të duhej të merreshim vesh për sa i përket bashkëqeverisjes.

Pra, për krijimin e qeverisë se re në mes bllokut LAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje, këto do të ishin programet qeverisëse si dhe natyrisht përfaqësimi apo ndarja e pozitave në qeverinë, ekzekutivin qendror të Republikës së Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË: Paraprakisht ju kishit caktuar disa parakushte për partitë e Bllokut në lidhje me arritjen e marrëveshjes. Janë pranuar ato nga Blloku?

VISAR YMERI: Po ato kanë qenë parime të cilat i kemi propozuar ne, ju kujtohet që prej momentit kur kemi filluar të flasim me ta, të diskutojmë mundësinë e krijimit të një qeverie të përbashkët. Ne kemi qenë shumë të interesuar që t’i diskutojnë disa parime udhërrëfyese ose parime bazë, të cilat do ta orientonin punën e qeverisë se re të Republikës së Kosovës dhe do ta krijonin një qeveri njëmend të Kosovës dhe për Kosovën.

Në këtë drejtim, e tërë kjo kohë që ka shkuar në diskutimet me bllokun LAN kanë qenë të orientuara karshi këtyre parime, të cilat në fund kemi arritur që t’i bëjmë parime të përbashkëta të pranueshme edhe për bllokun LAN, dhe siç e thash presim që të formalizohet kjo marrëveshje e cila i përmban ato parime.

RADIO EVROPA E LIRË:Edhe një herë tjetër është thënë se është arritur një marrëveshje, por me vonë ndodhi që nuk u nënshkrua ajo. A është tash kjo marrëveshje më serioze?

VISAR YMERI: Ketë radhë duket që situata ka ndryshuar. Pra, jemi në një situatë të re, veçanërisht pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe ka një lëvizje jashtëzakonisht të pozitive të bllokut LAN karshi parime të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ne kemi shpresë shumë të madhe që këtë radhë do të nënshkruhet marrëveshja, pra do të formalizohet ajo para seancës ose vazhdimit të seancës dhe në seancë do të shkojmë si dy grupe parlamentare të cilat e kanë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

RADIO EVROPA E LIRË:A ka ndryshuar marrëveshja e arritur nga ajo e para që ishte?

VISAR YMERI: Jo, në fakt marrëveshja në thelb është e njëjta, ka disa ndryshime të vogla në formulime në tekst. Mirëpo, marrëveshja është në thelb ajo që ka qenë dhe behet fjalë për të njëjtat parime të cilat i kemi propozuar që prej fillimit.

RADIO EVROPA E LIRË: Pse i duhet Vetëvendosje këtij koalicioni. Çfarë përgjegjësish synoni të merrni në “hisen” tuaj?

VISAR IMERI:Kjo çështja e resorëve ministrore ende nuk është diskutuar. Natyrisht që do ta diskutojmë ketë më bllokun LAN. Është shumë e rëndësishme që qeveria që po krijohet do të jetë një qeveri absolutisht e ndryshme nga ajo që kemi parë deri sot në Kosovë, për shkak se po krijohet një qeveri së pari e cila marrëveshjen bazë për themelimin e saj e ka të bazuar në parime, e jo vetëm ne ndarje postesh, siç kemi parë të ndodhë deri tash.

Dhe në anën tjetër, këto parime janë parime të cilat do t’ia ndryshojnë kursin shtetëror që e ka marrë Kosova. E dini që nën qeverisjen e Thaçit ky kurs shtetëror përbehej nga dy binarë kryesorë, njeri ishte koncesionet e vazhdueshme karshi Serbisë, duke e garantuar edhe një mosfunksionalizim të vendit, po në anën tjetër edhe një nënshtrim të rrezikshëm politik të Kosovës karshi Serbisë.

Kurse, në anën tjetër privatizimi i egër brutal do të kisha më thënë i çdo gjeje shoqërore apo publike që ja ka pamundësuar Kosovës të ketë një kontroll sovran mbi resurset e veta dhe të shfrytëzojë këto resurse për mirëqenën e qytetareve. Pra të dyja këto, me marrëveshjen për të cilën po flasim – marrëveshjen e parimeve do të ndryshojnë edhe në qasje edhe në mënyrën se si qeverisja e ardhshme do të sjell karshi tyre dhe kjo mendoj që do t’ia sjell një dobi të madhe Kosovës sepse është hera e parë që prej shpalljes së pavarësisë që Kosova po mendon si shtet dhe po mendon si shtet sovran.

Deri tash kemi pasur politikanë të cilët kanë qenë të varur, dhe natyrisht që me politikanë të varur nuk ka Kosovë të pavarur. Tash e kemi rastin e parë të them ashtu ku partitë politike të Kosovës po merren vesh pa ndërmjetësimin e të tjerëve dhe kjo mendoj që është një hap jashtëzakonisht cilësor drejt sovranizimit të vendit. Dhe në anën tjetër, kjo marrëveshje po bazohet në interesin e përgjithshëm, e jo në interesat partikulare të politikanëve.

RADIO EVROPA E LIRË: Më 12 shtator, pritet vazhdimi i seancës konstituive. Prisni ju që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të tejkalohet kjo bllokadë në formimin e institucioneve?

VISAR YMERI: Po natyrisht tash që blloku LAN bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, po qe se formalizohet marrëveshja gjatë javës, atëherë do të ketë një shumicë absolute thuajse, në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nuk shoh arsye pse mos të krijohen institucionet e Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, konsideroj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë jashtëzakonisht i dëmshëm në këtë proces, për shkak që ka qenë vendim i cili ia ka mbajtur anën një partie politike, e cila me kapjen që ja ka bërë shtetit po tenton që ta përjetësojë qenien e vetë në pushtet.

Dhe, në këtë drejtim, mendoj që kjo duhet të thyhet, sepse kjo kapje e shtetit duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë. Pra jo, nuk është ideja që të zëvendësohet kapja me një kapje tjetër, por njëherë e përgjithmonë të përfundojë logjika e kapjes së shtetit dhe përdorimit të institucioneve shtetërore për interesat e klaneve partiake.

RADIO EVROPA E LIRË: Çka nëse çështja e kryetarit të Kuvendit, do t’i kthehet sërish Kushtetueses?

VISAR YMERI: Tash ne, pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të kemi edhe një koordinim me deputetët e bllokut LAN, për atë se çfarë do të bëjmë ditën e premte, pra në vazhdimin e seancës konstituive. Mendoj që pak a shumë të gjitha çështjet do të merren vesh aty, duke e parë se si do të vazhdojë kjo seancë konstituive.

Natyrisht që ne jemi kategorik në kërkesën tonë që të zhbllokohet dhe të “ç’kapet” institucioni më i lartë legjislativ i vendit, i cili është kapur nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila në shpërfillje të plotë të vendimit të Kryesisë së Kuvendit, e kishte uzurpuar atë ditë seancën konstituive dhe e përdorte atë sipas interesave të veta. Pra një gjë e tillë, një kapje e tillë kaq brutale që i bëhet këtij institucioni demokratik nuk duhet të ndodhë.

Dhe natyrisht që shumica e deputetëve janë ata të cilët duhet të vendosin për atë se çfarë ndodh me Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjë që ndodhi më 17 korrik, por që u anulua pastaj nga Gjykata Kushtetuese përmes të një, siç e kemi quajtur ne, “puç” institucional, që ajo bëri kundër Kuvendit.

RADIO EVROPA E LIRË: Çka nëse çështja e kryetarit të Kuvendit, rikthehet në Kushtetuese?

VISAR YMERI: Po tash situatën në Gjykatën Kushtetuese e kemi pak më ndryshe. Ju e dini që ky emërimi i fundit që është bërë i gjykatësve ndërkombëtarë, ose vazhdimi i mandatit të tyre nga presidentja është në kundërshtim me Kushtetutën.

Dhe rrjedhimisht tash e kemi një Gjykatë Kushtetuese e cila në vete, ose anëtarët e saj janë anti-kushtetues, dhe në këtë drejtim mendoj që kjo gjykatë, përherë e më shumë po rrezikon ta humbë kredibilitetin institucional që do të duhej ta kishte Gjykata Kushtetuese. Kjo vërtetë thërret për një kujdes dhe një brengosje shumë më të madhe qytetare, sepse mënyra se si po sillet PDK-ja me institucionet e shtetit është duke i shkatërruar ato. /rel/

“Muzgu i perëndive të stepës” në The Independent

0

IsmailKadare6-30Gibbs shkruan se Kadare ndërthur mjaft mirë socializmin me një narracion të trishtuar. Ai kujton se Kadareja i glorifikon dhe “i vesh” legjendat ballkanike me petkun mitik.
Ismail Kadare ishte shembulli i ‘braktisjes’ së disidencës dhe “të mbajturit mirë” me regjimin, por duke e kritikuar atë përmes fabulës dhe alegorisë.
N

ë këtë mënyrë Kadare u “ngrit” lart si emër deri në arritje suksesi ndërkombëtar.

Kështu e nis kritikën ndaj shkrimtarit shqiptar, Jonathan Gibbs, për librin e Kadaresë “Muzgu i perëndive të stepës”. Gibbs shkruan se Kadare ndërthur mjaft mirë socializmin me një narracion të trishtuar. Ai kujton se Kadareja i glorifikon dhe “i vesh” legjendat ballkanike me petkun mitik.

Në këtë libër, fshihet legjanda me Kostandinin, i cili edhe në varr e mbajti fjalën ndaj motrës së tij.
Gibs tregon edhe për narratorin e librit, i cili në fakt nuk dihet por supozohet se është Kadareja vetë. Kadare librin e ka shkruar gjatë qëndrimit në Moskë, në Institutin për Letërsi Botërore – Gorky.
Kritika e gjerë gjendet në këtë link:

http://www.independent.co.uk/arts-entertainment/books/reviews/twilight-of-the-eastern-gods-by-ismail-kadare-trans-david-bellos–book-review-soviet-satire-skilfully-mixes-the-personal-and-the-political-9707151.html / KultPlus.com

BIK kundër djegies së flamurit të ISIS

0

bikBIK thotë se solidarizohen me vuajtjet e popullatës civile në Irak e Siri, dhe në të njëjtën kohë dënojnë veprimet kriminale të asaj që quhet ISIS.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës vlerëson se akti i djeshëm i djegies së “flamurit” nga një grup i të rinjve në të cilin është edhe dëshmia islame – shehadeti, është veprim i papranuar dhe në kundërshtim me traditën tonë të tolerancës e mirëkuptimit.

“Është e vërtetë që ky flamur padrejtësisht po keqpërdorët nga ISIS, organizatë terroriste e cila vepron gjoja në emër të myslimanëve. Mirëpo kjo assesi askujt nuk i jep të drejtë që të përdhosë simbolet islame apo të çfarëdo feje tjetër. Me kohë e kemi thënë dhe e kemi sqaruar se ISIS, nuk vepron sipas mësimeve islame dhe as që është zgjedhur e mandatuar nga myslimanët për përfaqësim. Jemi të bindur që veprimet e tyre shpejt do të marrin përgjigjen adekuate nga populli i Irakut dhe i Sirisë në bashkëpunim me botën demokratike”, thuhet në reagimin e tyre.

BIK fton të rinjtë që të jenë të kujdesshëm e të matur në veprimet e tyre dhe mos të bien pre e fushatave që më shumë mund të sjellin debate, konfuzion e paqartësi sase qëllimi i tyre për distancim nga veprimet e ISIS.

Rikujtojmë se në emër të distanicimit nga ISIS, është e papranueshme nëpërkëmbja dhe përdhosja e simboleve islame.

BIK thotë se solidarizohen me vuajtjet e popullatës civile në Irak e Siri, dhe në të njëjtën kohë dënojnë veprimet kriminale të asaj që quhet ISIS.