Home Blog Page 8136

PD krijon parlament paralel të Shqipërisë

0

PD-basha mbledh demokratetPartia Demokratike ka miratuar dje ngritjen e Kuvendit paralel në selinë e Partisë Demokratike, bën të ditur Shqiptarja. Në mbledhjen e Kryesisë, të zhvilluar dje në PD-së, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka miratuar vendimin për ngritjen e tetë komisioneve parlamentare brenda selisë së demokratëve.

Grupet e punës do të përbëhen nga anëtarët e komisioneve përkatëse parlamentare në tërësinë e grupit parlamentar, ku do të punohet në mënyrë sistematike çdo ditë për t’iu përgjigjur mazhorancës.

Këto komisione do të ndjekin çështjet e përditshme, ligjet apo vendimet që Qeveria apo deputetët e shumicës parlamentare do të kalojnë për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. E gjithë kjo do të zgjasë deri në momentin kur jeta parlamentare do të kthehet në normalitet edhe opozita të ulet sërish në karriget e saj në parlament, transmeton Koha.

Komisionet

Brenda selisë së Partisë Demokratike do të ngrihen 8 komisione të cilat do të funksionojnë edhe si departamente. Çdo ligj që Kuvendi do të ketë nën shqyrtim do të kaloi edhe nën lupën e deputetëve të opozitës në selinë e PD-së. Këto komisione do të kenë kryetarin e tyre si edhe anëtarët të cilët do të japin mendime për çdo projektligj që do të miratohet në Kuvend nga shumica parlamentare. Veç kësaj, nën shqyrtim demokratët do të marrin edhe vendimet e qeverisë në çdo mbledhje të grupi parlamentar duke futur nën sitën e opozitës çdo aktivitet të qeverisë dhe parlamentit duke krijuar edhe struktura paralele me shtetin.

Deputetët do të akomodohen në selinë e PD-së e cila tani më ka përfunduar rindërtimin dhe mbledhjet do të zhvillohen në katin e parë të godinës së demokratëve. Mbledhjen do të jenë të hapura për mediat çka do të thotë se një projektligj i qeverisë tani më do të shqyrtohet në dy komisione dhe sipas të gjitha gjasave do të dalin dy vendime. Deputetët e mazhorancës në Kuvend do të miratojnë ligjet ndërsa deputetët e opozitës në selinë e demokratëve do t’i rrëzojnë ato me argumentet e tyre.
Referendumet

Partia Demokratike ka miratuar dje edhe vendimin për ngritjen e strukturave në të gjitha qarqet e vendit për të mbledhur firmat për referendumet lokale. Sipas burimeve nga selia blu, për çdo komunë apo bashki që ka kundërshtuar ndarjen e re administrative do të ngrihet nga një zyrë e cila do të kryesohet nga demokratët si edhe nga grupi i punë për të mbledhur firmat e nevojshme për të zhvilluar referendumet lokale. Krahas njësive vendore që drejtohen nga demokratët, Basha i ka bërë ftesë edhe të zgjedhurve vendore të Partisë Demokratike të cilët kanë kundërshtuar ndarjen e re administrative në mënyrë që kjo nismë të intensifikohet sa më shumë.

Protestë e mësimdhënësve të larguar nga shkollat e Malishevës

0

Malisheve-Protestë e mësimdhënësveMësimdhënësit e shkollave të mesme të Komunës së Malishevës, të cilët janë larguar nga procesi mësimor në fillim të këtij viti shkollor kanë protestuar edhe të hënën.

Profesorët e larguar nga Qendra e Kompetencës dhe ata të shkollës së mesme profesionale “Lasgush Poradeci” të Kijevës fillimisht në orën 08:00 janë kthyer me vetiniciativë në vendet e tyre të punës, ku, sipas tyre, kanë mbajtur nga një orë mësimi dhe janë kthyer. “Kemi shkuar në vendet tona të punës, jemi përshëndetur me kolegët, kemi këqyr kush ka hy në punë pa konkurs pas largimit tonë, e kemi mbajtur nga një orë mësimi dhe jemi kthyer”, ka shpjeguar Sedat Sahitaj, njëri nga profesorët e larguar.

“Derisa të tjerët punojnë pa bazë ligjore në vendet tona, edhe ne kemi të drejtë për t’u kthyer, ne megjithatë e shkruajtëm orën, mbajtëm nga një orë dhe u thamë kolegëve që na i kanë zënë vendet se mund t’i mbajnë ato derisa të vendosin institucionet përkatëse për fatin tonë”, ka shpjeguar dhe arsyetuar ai. “Nxënësit na kanë pritur shumë mirë, ne e përcollëm mesazhin tonë se kemi të drejtë ta mbrojmë vendin e punës dhe tani do ta presim vendimin e institucioneve”, ka theksuar Sahitaj. Në Shkollën e Mesme të Kijevës një orë mësimi ka deklaruar ta ketë mbajtur vetëm i larguarit Ruzhdi Kryeziu.

Ndërkohë, rreth orës 10:00 këta mësimdhënës kanë protestuar sërish në oborrin e Komunës së Malishevës. Për disa minuta ata e kanë bllokuar edhe hyrjen e objektit të Komunës së Malishevës duke mos lejuar që zyrtarët e Komunës të futeshin brenda. Në protestë kishin dalë vetëm profesorët e larguar, ani pse ata kishin paralajmëruar protestë gjithëpopullore. Sedat Sahitaj ka thënë se ishin tërhequr nga vendimi për protestë më të gjerë për të mos e politizuar problemin. Ai ka shpjeguar se kërkesat kryesore të tyre janë që të anulohet konkursi në bazë të të cilit kanë mbetur pa punë dhe të japin dorëheqje nga detyra drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Blerim Thaçi, dhe shefi i kësaj drejtorie, Halim Hoti. “Bllokimin e derës së hyrjes në Komunë e kemi bërë shkurtazi, me qëllim të përcjelljes së mesazhit që ta kuptojnë zyrtarët komunalë se çka do të thotë ta lësh dikë pa punë”, ka shpjeguar ai.

Protestën e mësimdhënësve të mbetur pa punë, drejtori i DKA-së në Malishevë, Blerim Thaçi, të hënën e ka komentuar shkurt. “Ata kanë të drejtë të protestojnë, por ne mendojmë se kemi vepru drejt gjatë procedurave të konkursit, megjithatë ne e presim vendimin e institucioneve dhe kemi thënë se ai do të jetë i pranueshëm për neve’, ka theksuar ai. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërkaq ka thënë se protesta nuk është zgjidhje. “Unë sugjeroj që të ndiqet rruga ligjore dhe ne do ta respektojmë ligjin”, ka tërhequr vërejtjen Begaj. Ai ka mohuar të jetë penguar nga protestuesit që të hyjë në punë dhe ka thënë se ka qenë krejt jashtë zyrave në momentet kur është zhvilluar protesta.

“Kam ardhur kah fundi, jam takuar me një grup të vogël të të pakënaqurve dhe u kam sugjeruar edhe atyre që ta ndjekin ligjin për pretendimet e tyre”, ka shpjeguar ai. Të hënën drejtori i Qendrës së Kompetencës dhe ai i shkollës së mesme “Lasgush Poradeci” të Kijevës kanë mohuar që mësimdhënësit e larguar të kenë mbajtur ndonjë orë në shkollat e tyre. “Kanë qenë disa nga ish-kolegët tanë, kanë hyrë në klasë, janë sjellë nëpër korridor, dikush edhe e ka shënuar orën mësimore, por mësim nuk kanë mbajtur”, ka thënë drejtori i Qendrës së Kompetencës në Malishevë, Nazmi Zogaj. “Jo, askush nuk ka mbajt mësim, njëri nga ish-profesorët ka qenë mysafir në orën e një profesori, por nuk ka mbajt mësim”, ka thënë drejtori i Shkollës së Mesme të Kijevës, Sami Toplana.

Në ndërkohë Zyra për Informim Publik e Komunës së Malishevës të hënën ka njoftuar se kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, e ka ftuar mbledhjen e parë të jashtëzakonshme të legjislatvit komunal për të enjten e ardhshme, ku do të debatohet pikërisht për problemet e krijuara në sektorin e arsimit në fillim të këtij viti shkollor. “Shqyrtimi i kërkesës numër 02/324, datë, 08.09.2014, e parashtruar nga dymbëdhjetë ( 12 ) anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, konform nenit 44, të Ligjit për vetëqeverisjen lokale,( Ligji nr.03/L-040 ,dt.20.02.2008 )” që ka të bëjë me “shqyrtimin e situatës në sistemin e arsimit në Komunën e Malishevës, pas protestave të personelit arsimor të larguar nga procesi mësimor”, mësohet se do të jetë pika e vetme e agjendës së seancës që sipas informatave e kanë iniciuar anëtarët e KK-së nga radhët e PDK-së dhe që janë përkrahur edhe nga disa anëtarë të partive të tjera. /Koha Ditore/

‘Pew’: Myslimanët shqiptarë dhe boshnjakë, më të moderuarit

0

Xhamia ne muzgeDallimet edhe më të mëdha janë te çështjet si poligamia, vrasjet e nderit, mbytja me gurë për tradhti bashkëshortore etj.

Instituti amerikan për hulumtimin e opinionit publik “Pew” prej vitesh realizon sondazhe reprezentative në vendet me kulturë myslimane. Dhe këto sondazhe tregojnë se sa shumë dallime ka në mesin e këtyre vendeve. Kështu, pyetjes se a ka të drejtë femra të vendosë vetë për bartjen ose mosbartjen e shamisë, 87 për qind e meshkujve myslimanë të Kosovës dhe të Tunizisë i kanë dhënë përgjigje pozitive.

Por myslimanët nga Egjipti Irani dhe Afganistani mendojnë ndryshe. Atje vetëm 38 deri në 40 për qind të meshkujve ua njohin femrave të drejtën për të vendosur vetë.

Dallimet edhe më të mëdha janë te çështjet si poligamia, vrasjet e nderit, mbytja me gurë për tradhti bashkëshortore etj.

85 për qind e myslimanëve boshnjakë dhe 76 për qind të atyre tunizianë e konsiderojnë poligaminë të pamoralshme. Por në Jordani, të tillë e konsiderojnë vetëm 5 për qind ndërsa në Egjipt 6 për qind.

“Vrasjet e nderit” i hedhin poshtë pa përjashtim 83 për qind të myslimanëve të Kazakistanit dhe të Indonezisë, por vetëm 24 për qind të atyre të Afganistanit, transmeton albinfo.ch.

60 për qind e meshkujve myslimanë të Egjiptit janë shprehur në favor të mbytjes me gurë si dënim për tradhti bashkëshortore. Ndërkohë që te myslimanët turq kjo përqindje është vetëm 3 për qind.

Dallimet në botën myslimane janë mjaft të mëdha edhe sa i përket dënimit për myslimanët që braktisin fenë e tyre. 63 për qind e egjiptianëve dhe e pakistanezëve e arsyetojnë dënimin me vdekje për një veprim të tillë, shkruan diepresse.at.

Në të njëjtën kohë në Shqipëri dhe në Kazakistan janë vetëm 1 për qind ata që mendojnë se ky dënim është i arsyeshëm.

Një xhihadiste britanike kërkon kokën e kryeministrit Cameron

0

Xhihadiste britanikeNjë femër britanike e konvertuar në xhihad dëshiron ‘kokën’ e kryeministrit britanik David Cameron. “Për luftën që u ka shpallur myslimanëve do të doja kokën e tij mbi një gozhdë”, shprehet një vajzë 18 vjec xhihadiste e cila besohet se ndodhet në shtetin ISIS, në Raqqa, verilindje të Sirisë, transmeton BW.

Ajo madje pohon se nuk i bëhet vonë nëse do i hiqej shtetësia britanike pas këtij kërcënimi ndaj kryeministrit britanik.

Në Twitter vajza shkruan “’In sha Allah, me vullnetin e Zotit, do të vijë dhe dita kur të shoh kokën e Cameron mbi një gozhë”.

Vajza që mban pseudonimin @UmmKhattab_, poston dhe foton e saj, ku shfaqet me veshje me të zeza dhe më një armë në krah.

Në Britani, tanimë është kthyer në shqetësim të madh konvertimi i një numri të madh qytetarësh në xhihad, fenomen që nisi u shfaq menjëherë pas luftës në Siri. Shumë të rinj e të reja kanë braktisur familjet e tyre në Britani dhe kanë shkuar të luftojnë kundër ushtrisë në Siri.

Në Maqedoni nuk ka rrezik nga Ebola

0

Shkup-klinika infektiveNë Maqedoni nuk ka rrezik nga virusi i Ebolas, ka informuar Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup, transmeton INA.

Shqetësimi ka ardhur pasi që gjatë fundjavës dy studentë nigerian janë izoluar nga Aeroporti i Shkupit, me dyshimin se tek ta ishin vërejtur simptomet e virusit vdekjeprurës afrikan.

Dy studentët kanë qenë vetëm me temperaturë të lartë dhe se pas analizave është konstatuar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Studentët janë ankuar dhe se pas kontrollit nuk është zbuluar ndonjë infektim apo virus”, theksoi prof.dr. Snezana Stojanovska nga Klinika Infektive. Studentët nigerian po studjojnë në Universitetin “Shën Apostol Pavle” në Ohër.

Virusi vdekjeprurës ebola po merrë përmasa të rrezikshme, duke rritur numrin e viktimave që humbin jetën nga infektimi permanent.

PDK-ja mban fshehtë skenarin

0

Thaci-Grabovci ne kuvendPër dallim nga tri partitë politike të Bllokut: LDK, AAK, Nisma (LAN), të cilat e kanë të qartë veprimin e tyre në seancën konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që do të mbahet ditën e premte, partia e Hashim Thaçit ende nuk ka dalë me asnjë emër se cili do të jetë kandidati që do të propozohet për kryekuvendar.

Zyrtarë të kësaj partie mbajnë të fshehtë planin e tyre, në rast se ju dështon kandidati për t’i grumbulluar votat e duhura, shkruan Zëri.

SHBA përshëndet përparimin e bërë nga Kosova

0

Kosove-ShBA-flamuriNë një deklaratë pasqyrohen pikëpamjet e qeverisë së amerikane të publikuar dje, thuhet se Shtetet e Bashkuara përshëndesin përparimin e Kosovës në fusha të ndryshme përfshirë organizimin e zgjedhjeve, shtimin e njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përpjekjet e Kosovës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin integrimin e vazhdueshëm të Kosovës brenda komunitetit ndërkombëtar. Në fakt, më shumë vende e kanë njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhe Kosova është pranuar në Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës, si vendi anëtarë i 60-të i këtij Komisioni.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin Serbinë dhe Kosovën për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe për zbatimin e Marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve. Dy qeveritë kanë ndërmarrë vendime të vështira, por të nevojshme për ta çuar përpara dialogun, i cili mbetet integral për një rajon të qetë dhe të begatë, raporton VOA.

Procesi i formimit të qeverisë në Kosovë pas zgjedhjeve të suksesshme parlamentare në qershor është duke vazhduar. Ndërkohë që udhëheqësit politikë dhe partiakë të Kosovës punojnë për formimin e qeverisë së ardhshme, është e rëndësishme që procesi të vazhdojë në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëheqësve, partive dhe anëtarëve të Kuvendit të Kosovës që të lëvizin me shpejtësi drejt formimit të qeverisë së re, në mënyrë që të vazhdojë puna e rëndësishme e forcimit të demokracisë multietnike të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara mbështesin lirinë e shprehjes dhe të drejtat universale të njeriut dhe denoncojnë ata që zgjedhin dhunën për të shkaktuar përçarje dhe trazira brenda komuniteteve të tyre. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën që ndodhi në Mitrovicën e Jugut në protestat e 22 qershorit në lidhje me barrikadat mbi Urën e Mitrovicës. Dhuna dhe tensionet mbi urën e Mitrovicës nënvizojnë nevojën për dialog të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të zgjidhur dallimet.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin autoritetet e Kosovës për përpjekjet e tyre për trajtimin e problemit të ekstremizmit të dhunshëm dhe nismën e policisë së Kosovës dhe gjyqësorit për ndalimin e atyre që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftëra të huaja dhe përkrahësit e tyre në qershor dhe gusht. Presidentja Atifete Jahjaga e ka përsëritur publikisht se Kosova nuk do të bëhet një strehë e terroristëve, dhe se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë terroristët të rrezikojnë paqen, qendrueshmërinë dhe rendin kushtetues. Shtetet e Bashkuara mirëpresin nismën e disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë, për të miratuar ligje që ndalojnë rekrutimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të tyre në konfliktet e armatosura në vende të huaja.

“Këto hapa”, tha Christopher Klein, Konsulli amerikan për Çështjet Politike në OKB, “forcojnë edhe më tej vendin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, duke e forcuare Kosovën, rajonin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, thuhet në fund të komentit të qeverisë amerikane.

A po lejohet bartja e shamive nëpër shkolla të Kosovës?

0

Shamit ne shkollaNxënëset kosovare që bartin shami, kanë pasur problem të vijojnë mësimin në disa shkolla të Kosovës.

Një marrëveshje e lidhur si kush për koalicion ndërmjet Partisë së Drejtësisë dhe kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk është duke u respektuar.

Pika më sublime e marrëveshjes për koalicion, që kryeministri Hashim Thaçi, kishte arritur me kreun e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, për të nuk po zbatohet në praktikë nga 1 shtatori.

Bëhet fjalë për marrëveshjen mes kreut të PDK-së, kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PD-së, Ferid Agani, përmes të cilës nga ditë e parë e shkollës do të lejohet përdorimi i shamisë. /Zëri/

Koalicioni me Vetëvendosjen ia shuan shpresat e fundit PDK-së!

0

blloku opozitarKoalicioni i partive politike LDK-AAK-NISMA, si duket i kanë përafruar qëndrimet me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këto përafrime të qëndrimeve të LAN-it me Lëvizjen Vetëvendosje janë konfirmuar pas takimit të liderëve të këtij blloku, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Ata thanë të hënën se ka “përafrim të qëndrimeve” me Vetëvendosjen në negociatat për përfshirjen e këtij subjekti politik në qeverinë e ardhshme të vendit.

Vetëvendosje gjithherë ka hezituar të bëhet partia e katërt e bllokut aktual trepartiak pasi që kërkesa kryesore për t’ia lënë udhëheqjen e dialogut me Serbinë është pritur me rezerva nga përbërësit e këtij blloku paszgjedhor.

Por, tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar. Lëvizja Vetëvendosje është duke pritur përgjigje nga blloku LDK-AAK-Nisma në mënyrë që t`i bashkërendojnë vendimet për seancën vazhduese konstituive që do të mbahet këtë të premte.

Frashër Krasniqi, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj Lëvizje thotë për gazetën “Bota sot” se, Lëvizja Vetëvendosje është optimiste që blloku do t`i pranoj kriteret dhe parimet e saj.

Zgjedhja e rektorit të ri përçan Këshillin Drejtues të UP-së

0

RektoriatiZgjedhja e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, rrezikon ta paralizojë punën e organit kryesor qeverisës të UP-së, Këshillin Drejtues.

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, e thirrur të hënën pasdite për të diskutuar rreth interpretimeve se në zgjedhjen e Zejnullahut për rektor të UP-së ka konflikt interesi, është mbyllur para kohe për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që dy nga anëtarët e saj, Ajvaz Berisha dhe Beqir Sadikaj, e kanë braktisur mbledhjen, shkruan Koha Ditore.

Ndërkohë dy anëtarë të tjerë të KD-së, Behxhet Mustafa dhe Blerim Kamberi, nuk kanë pasur të drejtë pjesëmarrjeje në këtë mbledhje.