Home Blog Page 8137

Varrimi i Masar Shalës bëhet sot në ora 13:00 në Rogovë të Hasit

0

Masar ShalaVarrimi i nënkryetarit dhe Shefit të GP-së së PDK-së në Asanblenë Komunale në Prizren, Masar Shala do të bëhet sot në ora 13:00 në Rogovë të Hasit.

Këshilli Organizativ i përgatitjes së cermonisë së varrimit të Shalës, ka njoftuar të gjithë qytetarët se homazhet do të bëhen në Shtëpinë e Kulturës nga ora 11:00,ku edhe do të mbahet një mbledhje komemorative me rastin e vdekjes se të ndjerit.

Kortezhi funeral do të niset nga ora 12:oo për në fshatin Rogovë e Hasit,ku do të bëhet edhe ceremonia e varrimit.

Shefi i GP-së së PDK-së në Asamblenë Komunale në Prizren, Masar Shala ka ndërruar dje jetë në Tiranë.

Ai që një kohë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë.Shala pas përfundimit të luftës ka qenë përfaqësues i Asamblesë në të gjitha legjislaturat e Asamblesë Komunale të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Demaçi: Shqiptarët dinë edhe të befasojnë

0

Demaci11-21Veprimtari Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se vetëm sovrani mund të zgjidhë ngërçin politik të krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Demaçi ka deklaruar se pas gjithë këtyre përjetimeve të hidhura për këta tre muaj askush nuk duhet t’u frikësohet zgjedhjeve të reja.

Ai ka bërë thirrje që në seancën konstituive të së premtes të mos përsëritet skenari i 17 korrikut, pasi është duke parë rrezik se mund të dështojë seanca.

Megjithatë Demaçi thotë se shqiptarët dinë edhe të befasojnë.

“Kur të kish punë me shqiptarët ka rrezik për gjithçka. Ja ndahesh për të mirë, ja ndahesh për të keq. Shih rastin si na befasuan këndshëm shqiptarët, e mundën Portugalinë. Por se çfarë do të bëjnë shqiptarët të premten në Kuvend, ende nuk dihet”, ka thënë Demaci për Epokën e re.

LAN: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në, i solli vetëm dëme vendit

0

ramushi, limaj  mustafaTri partitë e bllokut, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, janë të vendosura që të mos bëjnë ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), përkundër ngërçit politik të krijuar në vend. Zyrtarë dhe lider të këtyre partive pohojnë se ata tashmë kanë bërë një marrëveshje dhe se kurrë nuk do të bëheshin pjesë e një keqqeverisje me partinë e Thaçit, e cila sipas tyre i ka sjellë vendit dëme të mëdha.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë për KosovaPress, se janë të vendosur që të mos bëjnë koalicion me PDK-në. Evendimi për të mos bërë koalicion me këtë parti, sipas tij është si rezultat jo i inateve, por i parimeve dhe orientimit të tyre, për të bërë ndryshime, gjë e cila është e pamundur të bëhet me PDK-në. Mustafa po ashtu theksoi se ky nuk është orientim personal dhe nuk lidhet me figura të veçanta të PDK-së, por lidhet me sistemin që është ndërtuar deri me tani nga kjo qeverisje, e cila po kalon në një sistem sundues.

Edhe Avni Arifi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dhënë arsyet e kësaj partie, se pse ata nuk preferojnë të hyjnë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit. Ai thotë për KosovaPress se nuk duan të bëhen pjesë e një koncepti të tillë qeverisës, duke pohuar se qeverisja Thaçi 3, do të ishte fatale për vendin. Ndërkaq, thotë se ata tashmë kanë marrëveshje me LDK-në dhe Nismën dhe se marrëveshjet e arritura duhet të respektohen deri në fund.

Megjithëse thotë se e respektojnë PDK-në dhe vlerat që ka, konsideron se është në interes të Kosovës që PDK-ja si partia më e madhe të shkoi në opozitë, të reformohet dhe të evitoj defektet, të cilat i kanë shfaqur haptazi dhe të cilat e kanë dëmtuar me të vërtetë Kosovën, gjatë këtyre viteve të qeverisjes. Ndërsa, thotë se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka instaluar një koncept qeverisës të dëmshëm për Kosovën.

Ndërsa, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, thotë për KosovaPress se po të besonin që PDK-ja do t’ sjellë ndryshime, do të qëndronin në këtë parti, pjesë e së cilës ishin deri vonë. Ai thotë se votat nuk i kanë marrë për të qeverisur bashkë me PDK-në, por për të ndryshuar qeverisjen e deritanishme.

Ndërsa, këmbëngul se ky refuzim për koalicion me partinë e Thaçit, s’ka të bëjë me atë si individ, por me modelin e qeverisjes që ka instaluar ai./KosovaPress/

Kushtetuesja në krizë kredibiliteti

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesVazhdimi i mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë nga ana e presidentes Atifete Jahjaga, mund të prodhojë një situatë të re në skenën politike vendëse. Për herë të parë, subjektet parlamentare do të mund të mos i njohin vendimet që dalin prej kësaj gjykate.

LDK-ja dhe Vetëvendosje këmbëngulin se zgjatja e mandatit të treshes ndërkombëtare është bërë në mënyrë antikushtetuese dhe me vendimin e saj presidentja e ka shndërruar gjykatën në jofunksionale dhe jolegjitime për të nxjerrë vendime. Me këtë veprim, sipas tyre, presidentja e vendit ka tejkaluar kompetencat e saj.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatçija, ka thënë se në legjislaturën e kaluar është sjellë ligji për votim dhe është kaluar duke përfshirë vazhdimin e mandatit të EULEX-it, prokurorëve dhe gjyqtarëve në të cilën hyjnë edhe gjyqtarët e Kushtetutës, por në anën tjetër ka qenë vetë Arsim Bajrami, sipas saj, që ka thënë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën. Mirëpo, më pas Hajredin Kuçi, sipas saj, ka thënë që ky ligj do të mbështetet nga amendamentet kushtetuese dhe tek atëherë do ta këtë fuqinë. /Tribuna

Partia e Drejtësisë kundër djegies së flamurit të ISIS

0

ferid agani PDKryetari i PD, Ferid Agani ka postuar në faqen e tij në Facebook një mesazh të nënkryetarit të kësaj partie, Abdulla Klinaku, ku shprehet kundërshtimi për djegien e flamurit të ISIS.

Sipas këtij shkrimi, bota islame së bashku me dijetarët e autoritet fetare në Kosovë janë deklaruar kundër ISIS-it, por dhënia flakë e flamurit ku shkruhet, siç nënvizon Klinaku, emri i Allahut dhe Pejgamberit Muhamed (a.s) paraqet provokim emocional.

Ja  shkrimi i  shpërndarë nga Ferid Agani me autorësi të Abdullah Klinakut:

Bota Islame, dijetarët Islam dhe të gjitha autoritet fetare në Kosovë kanë deklaruar hapur qëndrimin kundër ISIS dhe jemi distancuar nga çdo fjalë, veprim apo pretendim i tyre. Por dhënia flakë e flamurit në të cilin është shkruar Emri i Allahut dhe Pejgamberit Muhamed s.a.s, nën pretekstin e reagimit kundër ISIS, nga grupe të ndryshme në botë dhe në Kosovë, paraqet provokim emocional për muslimanët. Ky veprim me tendenc për tu përhapur në botë është sulm dhe provokim kundër Islamit dhe muslimanve në përgjithësi. Preteksti i tillë, se me këtë flamur lufton ISIS, dhe duhet ta djegim, i bie që nesër ti ipet flaka edhe Kur’anit, në të cilën po thirret ISIS, Zoti na ruajt. Musliman të nderuar të Kosovës, mos bini viktimë dhe pre e veprimeve të orkestruara kundër Islamit dhe kuptojeni se urtësia dhe mençuria është në veprimin e justifkuar dhe jo në veprimin e servuar nga të tjerët. Në vend të këtij akti të ligë dhe anti Islam, ta shpërndajm një libër për të kuptuar Islamin populli jonë dhe jo për të paragjykuar në bazë të veprimeve të grupeve të ndryshme!

PDK e rikandidon Agim Aliun për kryeparlamentar?

0

Agim Aliu-PDKPartia Demokratike e Kosovës, në seancën konstituive të 17 korrikut, ku u zgjedh Isa Mustafa kryeparlamentar, dhe e cila u zhvlerësua me vendim të Gjykatës Kushtetuese, kishte propozuar për kryetar parlamenti ish – kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun.

Aliu sërish do të jetë kandidat i PDK-së për kryeparlamentar edhe në seancën e Kuvendit të 12 shtatorit.

Ndonëse u përmendën emrat e Hajredin Kuçit dhe Arsim Bajramit, si kandidatë të mundshëm të PDK-së për kryetar të Kuvendit për seancën e 12 shtatorit, një burim i brendshëm në PDK, ka thënë për KosovaPress, se kandidati i PDK-së për kryeparlamentar nuk do të ndërrohet.

“Agim Aliu, ai ka me qenë. Jo, nuk ndërrohet. Ne nuk luajmë me njerëz”, ka thënë ky burim për KosovaPress.

Partia Demokratike e Kosovës, thotë se vetëm asaj i takon e drejta për ta pasur kryetarin e Kuvendit, si grupi më i madh parlamentar.

Në anën tjetër koalicioni LDK – AAK – Nisma insiston se pika 127 e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese u jep të drejtë edhe atyre që nëse PDK nuk arrin ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, ta zgjedh LAN-i.

Të mërkurën nënshkruhet marrëveshja LAN-VV?

0

blloku opozitarKoalicioni LDK- AAK- Nisma (LAN) pritet që të mërkurën të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda këtij Blloku.

“Të mërkurën do të finalizohet gjithçka, pra edhe formalisht do të nënshkruhet marrëveshja”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, nesër do të detajizohen të gjitha çështjet dhe të mërkurën pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.

Ndërkaq, të premten pritet që të mbahet seanca konstituive kur pritet të zgjedhet edhe kryetari i ri i Kuvendit.

Presidentja refuzon ndërmjetësimin

0

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk do të ndërhyjë në mosmarrëveshjet e subjekteve politike para seancës konstituitive, edhe pse tashmë e di se dy blloqet politike nuk pranojnë të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e ngërçit politik.

Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes Jahjaga, ka thënë për Top Channel përmes një përgjigjeje elektronike se ndërhyrja në cilëndo pjesë të punës së Kuvendit të Kosovës do të përbënte ndërhyrje në mandatin e deputetëve, do të rrezikonte kryerjen e veprimeve jokushtetuese dhe do të krijonte një situatë të padenjë për vetë Kuvendin.

Sipas këshilltarit të parë të presidentes Jahjaga, zgjidhjet duhet të kërkohen mes vetë deputetëve të Kuvendit, brenda mandatit të tyre kushtetues dhe përgjegjësive që kanë ata vetë ndaj qytetarëve të vendit, por edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Por, në rast se në seancën e së premtes sërish gjërat shkojnë keq dhe nuk përfundon konstituimi i Kuvendit, atëherë presidentja pritet të ndërhyjë.

Kjo, pasi zëdhënësi Arbër Vllahiu ka thënë se lehtësimi i procesit të diskutimeve ndërmjet forcave politike mund të bëhet në rast të bllokimit të të gjitha proceseve edhe në Kuvend dhe në përgjithësi në vend.

Por edhe në këtë rast, Vllahiu ka bërë të ditur se presidentja nuk imponon zgjidhje, pasi marrëveshjet politike të të gjitha llojeve dhe ndërmjet cilitdo subjekt politik janë jashtë përgjegjësive të Presidentes së Kosovës.

Has, punonjësi i policisë vret me armë një 34-vjeçar

0

Policia-shqiperiNjë person është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 1 orë më parë, në fshatin Golaj të Hasit, ndërsa nga vendngjarja raportohet se viktima është shtetasi Asllan Dauti, 34 vjeç.

Mbi viktimën ka qëlluar me armë një punonjës policie. Ai është shtetasi Qazim Brati, 47 vjeç dhe punon si polic në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, Kukës.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti pronësie mes viktimës dhe autorit.

Blutë e Kukësit kanë mundur të arrestojnë 47-vjeçarin.

Nga dëshmia e këtij të fundit pritet të zbardhen edhe detajet e ngjarjes si dhe konflikti që ky i fundit mund të ketë pasur me 34-vjecarin që ekzekutoi me armë.

Analfabetizmi – Kosova e para në Evropë?!

0

Librat6-04Dukuria e analfabetizmit disa herë ka qenë temë debatesh në Kosovë. Shoqëria civile vazhdimisht ka ngritur nevojën e përkushtimit më të madh nga autoritetet kompetente përderisa këto të fundit asnjëherë nuk kanë mohuar përkushtimin për zbutjen e kësaj dukurie.

Në Ditën Ndërkombëtare të Avancimit të Shkrim-Leximit, ekspertë të arsimit në Kosovë konsiderojnë se dukuria e analfabetizmit vazhdon të mbetet shqetësuese për shoqërinë, pasi sipas tyre, mbi 40 për qind e popullatës se përgjithshme janë analfabetë.

Por, sipas një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e analfabetizmit është 4.18 për qind në popullsinë mbi 15 vjeç, ndërsa në mesin e grave 5.07 për qind.

Sidoqoftë, zyrtarë të Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thonë se përmes projekteve të ndryshme, apo mësimit joformal, janë munduar të ulin shkallën e analfabetizmit.

Afërdita Jaha, zyrtare për mësim joformal në Ministrinë e Arsimit, përmend zbatimin e programit në gjithë territorin e Kosovës të quajtur “Shkrim lexim bazik për gra dhe vajza” filluar nga viti 2003.

Nga ky projekt shkrim dhe lexim kanë mësuar mbi 4,000 gra dhe vajza.

Ajo thotë se numri më i madh i personave që nuk dinë shkrim e lexim janë të gjinisë femërore nga viset rurale dhe përfaqësues të komunitet rom.

Dukuria e analfabetizmit, sipas Jahes, është e lidhur më braktisjen e shkollës.

“Ministria e Arsimit prej vitit 2003 ku numri i braktisjes se nxënësve ka qenë 1.6 në vitin 2013-2014 numri i braktisjes se nxënësve është 0.5 për qind. Pra ministria e arsimit ka ofruar shërbime në shkolla që të ulet niveli i braktisjes se shkollave në mënyrë që të ulet edhe numri i analfabetëve”, thotë Jaha.

Sidoqoftë, sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, thuhet se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim dhe lexim, derisa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë e 188 persona.

Mosha e personave analfabet sipas zyrtarëve të Ministrisë se Arsimit, thuhet të jetë mbi 55 vjeç.

Në anën tjetër Halim Hyseni, udhëheqës i Qendrës për avancimin e performances së sistemit të arsimit, nuk është aspak i kënaqur me punën e autoriteteve kompetente.

Ai për Radion Evropa e Lirë thotë se Kosova radhitet e para në Evropë sa i përket shkallës se analfabetizmit.

“Nuk është problem vetëm analfabetizmi klasik, do të thotë analfabetet që nuk dinë shkrim lexim, por problemi kryesor është numri i madh i analfabetëve funksional të cilët dinë shkrim-lexim, por shkrimin dhe leximin e vetë nuk mund të përdorin për t’u integruar në mënyrë funksionale në shoqëri. Sepse nuk mund të përdorin që të kuptojnë dhe të shkruajnë një paragraf ose të lexojnë një tabelë e kështu më radhë”, thotë Hyseni.

Hyseni, si shqetësim tjetër madje e vlerëson shkallën e lartë të analfabeteve elektronik, që sipas tij arrin në mbi 50 për qind të popullsisë se përgjithshme.

“Kjo përqindje e shoqërisë nuk është në gjendje të përdorin katër komponentët të teknologjisë më të re të informacionit dhe komunikimit. Edhe ky është një problem jashtëzakonisht i madh. Mendoj se analfabetet funksional dhe ata elektronik do të jenë pengesë e madhe e zhvillimit të gjithëmbarshëm të Kosovës. Sepse ky numër i analfabeteve do të ndikojë që indeksi i zhvillimit njerëzor të jetë shumë i ulët, e që është ndër më të ulëtit në Evropë”, shprehet Hyseni.

Sipas shifrave zyrtare hendeku i qasjes në internet midis brezit të ri që jeton në zonat rurale dhe atij që jeton në zonat urbane është 42 për qind.

Sidoqoftë, Kosova deri në vitin e ardhshëm duhet të eliminojë analfabetizmin në vend.

Madje, për këtë çështje ligjvënësit kosovarë, përmes një rezolute në vitin 2008 kanë miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara.

Përmes kësaj rezolute ata janë zotuar se deri në vitin 2015, do t’i përmbushin tetë objektivat e kësaj deklarate, përfshirë edhe analfabetizmin.

Megjithatë, ekspertët e arsimit kanë thënë se kjo objektivë është e paarritshme deri në periudhën e caktuar. /Rel/