Home Blog Page 8143

Vdiq këngëtarja Simone Battle

0

Simone BattleeAnëtarja e grupit muzikor “GRL”, Simone Battle ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e këngëtares e kanë konfirmuar studioja muzikore” Reign Deer Entertainment”, Robin Antin, “Kemosabe Records” dhe “RCA Records”.

“Jemi të pikëlluar me lajmin tragjik për humbjen e Simone Battle të G.R.L.”, thuhej në komunikatën e tyre.

“Simone ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe jemi të pikëlluar me vdekjen e saj. Mendja jonë është me familjen dhe ata që e kanë dashur atë”.

Në vitin 2012 këngëtarja ishte zgjedhur që të jetë pjesë e grupit Pussycat Dolls që më vonë u shndërrua në GRL.

Ky bend, javën e kaluar publikoi këngën “Ugly Heart”.

Haradinaj: Kryeparlamentari votohet sikur në seancën e 17 korrikut

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se koalicioni i tij me Lidhjen Demokratike dhe Nismën për Kosovën i kanë votat për ngritjen e institucioneve dhe presin që Partia Demokratike të shpenzojë mundësitë e saj si partia që doli e para nga zgjedhjet e tetë qershorit. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se vendit nuk i duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe kryeministri Thaçi pas udhëheqjes së vendit për dy mandate, të pozicionohet qartë duke u liruar rrugë forcave politike që kanë mundësi t’i ndërtojnë institucionet.
Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, javën e ardhshme mblidhet parlamenti për të vazhduar seancën e filluar më 17 korrik. Çfarë prisni nga kjo seancë?

Ramush Haradinaj: Është mirë që është caktuar data e vazhdimit të seancës, meqenëse është humbur shumë kohë, nga 17 korriku më 12 shtator, dy muaj janë humbur. Presim me vazhdue me detyrat që ka seanca me e zgjedhë kryetarin dhe me e zgjedhë kryesinë e parlamentit. Me këtë rast gjykata kushtetuese i ka atribuuar të drejtën e kandidaturës PDK-së, ose grupit më të madh të dalë nga zgjedhjet. Ne presim që ata ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Po ashtu e dimë se mos mundësia me e përkrahë me votë do ta sjellë parlamentin në atë që njihet tanimë si pika 126 e vendimit të gjykatës kushtetuese, që është dështimi në zgjedhjen e kryetarit. Nuk do të thotë se shkojmë në zgjedhje dhe po ashtu synojmë të vazhdojmë me pikën e vendimit 127 e cila i obligon deputetët në këtë rast, jo më grupin parlamentar të caktuar apo partinë e caktuar, por deputetët me e gjetë mënyrën me e zgjedhë kryetarin, mënyrë që ne e kemi.

Zëri i Amerikës: A mund ta shpjegoni si? Si e shihni mundësinë brenda kësaj pike të vendimit të gjykatës?

Ramush Haradinaj: Tani, PDK e ka në të drejtën e saj kandidaturën, por nuk i ka votat. Do të thotë është e thjeshtë situata. Ata me siguri do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, por do të vërtetohet se nuk i kanë votat. Është, si me thanë, edhe në vullnetin e tyre që edhe ata me e konstatue pikën 126, pra momentin kur parlamenti dështon me e zgjedhë kryetarin në bazë të kandidaturës së grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet, në mënyrë që t’i lëshohet rrugë pikës 127 që obligon deputetët me e gjetë mënyrën me e zgjedhë kryetarin. Në këtë rast vijmë në shprehje ne. Pra, ne në momentin e dështimit të PDK-së vijmë me zgjidhjen, pra me kandidaturën e zotit (Isa) Mustafa, meqenëse i kemi edhe votat, kjo është zgjidhja.

Zëri i Amerikës: Por, zoti Haradinaj, nëse dështon Partia Demokratike dhe nuk ka parlamenti nuk ka kryetar dhe nënkryetarë, pra s’ka udhëheqje, kush do të njohë grupin tuaj parlamentar, meqë edhe në vendimin e gjykatës është thënë se ai mund të njihet vetëm kur parlamenti të ketë udhëheqjen e tij?

Ramush Haradinaj: Ka një, si të them, një terren neutral në këtë rast. Pika 126 e vendimit e përmbyllë të drejtën që i ka atribuuar PDK-së. Do të thotë ajo vetvetiu vjen si rrjedhojë në fund të vendimit. Është pika e parafundit dhe pason vetëm 127. Pas dhënies së drejtës, pas njohjes së kësaj të drejte si grup parlamentar, megjithatë është pranuar në vendim, pra është njëfarë rastësie që ka ndodhur, meqë vendimi shihet që është shkruar në atë mënyrë që të gjitha të drejtat me ia atribue PDK-së, në këtë rast grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet, por prapë se prapë edhe vet gjykata ne vendim ka paraparë pikën 126 që është momenti i dështimit. Dhe pas momentit të dështimit, gjykata më nuk e vazhdon me grupin më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet, apo me subjektin politik, por u kthehet deputetëve në këtë rast. Pra deputetëve nënkupton të gjithëve. Dhe e drejta nuk është më ekskluzive vetëm e grupit më të madh të dalë nga zgjedhjet, por tani e drejta është e barabartë për të gjithë ne në parlament. Me këtë rast ne e kemi zgjidhjen sepse kemi kandidaturë që i ka votat.

Zëri i Amerikës: Por, përse në këtë rast duke e pasur të drejtën edhe nga gjykata, përse do të duhej që Partia Demokratike të pajtohej kur ajo e ka të drejtën të vazhdojë ta provojë për një kohë të gjatë?

Ramush Haradinaj: Partia Demokratike këtë drejtë që e ka e provon deri në pikën 126. Por, në momentin që i konstatohet dështimi, i përmbyllet kjo e drejtë. Pra, nuk është pakufi kohore dhe të kandidaturave. Ata mund të abuzojnë me këtë të drejtë, ta zëmë të insistojnë edhe në një kandidaturë edhe në një tjetër që nuk e ndryshon epilogun dhe që çdoherë kjo e kthen momentin e dështimit. Nuk besoj që ka luksin Kosova ta tolerojë PDK-në në abuzim të kësaj të drejte. Pra, kandidatura shpjegohet me kandidaturë dhe votë.

Zëri i Amerikës: Deri tash qëndrimet e PDK-së dhe tuajat si bllok janë shumë të kundërta. Nëse vazhdon kjo situatë dhe këto përplasje, a po rrezikon vendi të shkojë drejt një krize më të thellë politike?

Ramush Haradinaj: Vendi është në krizë sepse subjekti politik PDK, duke u thirrë në rezultatin zgjedhor po e mban një të drejtë peng të ndërtimit të institucioneve duke kërkuar ndihmën si në rastin konkret të gjykatës kushtetuese, por duke mos pasur votat në parlament. Në demokracinë tonë parlamentare zgjidhja e kësaj krize, pra kriza është se PDK nuk po i lëshon rrugë krijimit të institucioneve. Në njëfarë mënyrë ne e kemi përdorur një term: e ka zaptuar një të drejtë. E drejta i është atribuuar, por ajo e drejtë vlen në rast se i ke votat. Momentin që nuk i ke votat, vetë vendimi i gjykatës, sado i anshëm që duket, pika 126 e shpjegon dështimin e zgjedhjes dhe pika 127 mënyrën e gjetjes së zgjedhjes. Pra, ne i japim zgjidhje këtij ngërçi politik.

Zëri i Amerikës: A janë të mundshme zgjedhjet e jashtëzakonshme për shkak të ngërçit politik?

Ramush Haradinaj: Nuk parashihen zgjedhjet. Për fat të mirë edhe vendimi i gjykatës kushtetuese nuk e ka paraparë këtë variant të gjetjes së zgjidhjes, por ua ka dhënë mundësinë me e gjetë zgjidhjen deputetëve. Është e pakuptimtë me mbajt zgjedhje dhe të shpenzojmë 10 milion (euro). Po hyjmë në dimër, kemi njerëz pa strehë, kemi familje të varfra, kemi plot probleme në Kosovë, kemi pacientë që presin për shërim ose që duhet çuar jashtë vendit. Pra 10 milion sa kushton një proces zgjedhor, ne kemi ku t’u drejtojmë ato para. Është e pakuptimtë me mbajt zgjedhje, është kryesisht lazdrim politik, sepse nuk janë ndërtuar argumentet për të mbajtur zgjedhje. Sikur të mos kishte farë zgjidhje për të ndërtuar institucionet, atëherë vijnë zgjedhjet si opsion. Por, zgjidhja ekziston. Ne e kemi zgjidhjen. Pra koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe partnerët politikë e kemi zgjidhjen, por mjafton ta kuptojë PDK se është e paaftë të ndërtojë institucionet, meqenëse nuk ka votë dhe nuk ka partnerë politik.

Zëri i Amerikës: A ka zgjidhje? Kush do të mund të ndikonte për një dialog të brendshëm politik që do të mund ta lehtësonte këtë situatë?

Ramush Haradinaj: Ne qeverisemi në Kosovë nga qeveria Thaçi në dy mandate. Është një lloj shëndeti i demokracisë ndryshimi pas dy mandateve. Logjika e shëndoshë do të zgjidhte çdo gjë. Na vjen keq për mungesë të kësaj logjike tek zoti Thaçi dhe kolegët e tij. Përkundër faktit që ata vërtetë e fituan numrin më të madh të votave në zgjedhje, ata ishte dashur të reflektojnë vullnetin politik të të gjithë të tjerëve, po ashtu që janë zgjedhur me votë në këto zgjedhje e të cilët e kanë vlerësuar që të mos bashkë qeverisin me PDK-në dhe zotin Thaçi, por të krijojnë institucione dhe t’i japin Kosovës një ndryshim. Pra, pas dy mandateve me i dhënë një ndryshim qeverisës vendit dhe demokracisë së Kosovës, është e shëndetshme. Ne shpresojmë që do të ketë një reflektim të tillë nga zoti Thaçi dhe kolegët e tij. Meqenëse ai e ka udhëhequr vendin për dy mandate edhe i takon të reflektojë si një burrështetas. Pas udhëheqjes së vendit për dy mandate, pas besimit që i ka dhënë populli i vet, tani me respekt ndaj popullit të vet e ndaj demokracisë së brendshme po ashtu, të pozicionohet qartë duke u liruar rrugë forcave politike që kanë mundësi t’i ndërtojnë institucionet.

Zëri i Amerikës: A ka pasur ndonjë përpjekje për të lehtësuar një formë të dialogut qoftë nga diplomacia perëndimore, qoftë nga ta zëmë, presidentja e vendit?

Ramush Haradinaj: Ne kemi situata specifike në Kosovë, sepse vet Kosova ka ardhur këtu me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, jemi përkrahur në shumë etapa. Ka një vullnet të mirë ndërkombëtar, mirëpo ka edhe një respekt që në procese të brendshme të na lejohet neve që të gjejmë zgjidhje, të gjejmë rrugë për të ndërtuar institucionet. Nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje direkt, por ka një shqetësim për ngecjet në ndërtim të institucioneve që është shqetësim i sinqertë realisht. Presidentja, po ashtu në etapa të caktuara ka qenë prezente me veprimet e saj, mirëpo tani gjërat janë thjeshtësuar. Kemi një situatë bukur të thjeshtë: PDK-së sikurse edhe te rasti i mandatarit realisht i është dhënë e drejta të provojë të ndërtojë institucionet, kjo e drejtë është e tyre. Ata e provojnë këtë të drejtë dhe në rast se nuk e realizojnë, kjo e drejtë i kalon spektrit tjetër politik.

Zëri i Amerikës: Kosovën e presin shumë sfida përfshirë edhe bisedimet me Serbinë dhe ngritja e gjykatës së posaçme për krime lufte. Sa i rrezikon ky ngërç këto procese?

Ramush Haradinaj: Janë procese dukshëm më serioze në të cilat Kosova është palë. Në këto procese, parlamenti dhe institucionet e Kosovës në të gjitha etapat kanë dëshmuar se janë shumë serioze. Ne nuk do të lejojmë që Kosova të mungojë në kualitetin e saj, ose si palë në këto tema: edhe në dialogun, në zhvillimet në rajon por edhe në zhvillimet me dhomën e posaçme të gjykatës speciale. Ne nuk do të mungojmë në obligimet tona si Kosovë.

Zëri i Amerikës: Një prej çështjeve të ri aktualizuara kohët e fundit është ajo e përfshirjes së qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e Mesme. Sa shqetësuese është kjo dukuri?

Ramush Haradinaj: Ekziston një koncept që ka depërtuar në Kosovë, i një tip “vëllazërie myslimane”, për një shtet që do të jetonte në vlera të “sheriatit”, i cili po zhvillohet sistematikisht në dhjetë vitet e fundit. Unë e kam ngritur zërin me kohë për këtë rrezik. Mendoj se është humbur shumë kohë në këtë drejtim, por është mirë që ka filluar përballja me këtë temë serioze, që është shumë më komplekse sesa vetëm luftëtarët që po shkojnë jashtë vendit. Ata diku po ndërtohen, po frymëzohen, dikush po i nxitë deri në atë shkallë. Kosova duhet ta marrë shumë seriozisht obligimin që ka ndaj qytetarëve të vet, që të mos lejojë që qytetarët e vet në radhë të parë të kthehen në terroristë, të jenë viktimë e terrorizmit, apo që Kosova të bëhet kontribuuese e krizave nëpër botë. Unë angazhohem për një Kosovë si zonë e lirë prej këtyre elementeve, pra prej elementeve kriminale të luftëtarëve të huaj apo të organizatave kriminale që nxisin terror.

E godet rrufeja, humbë jetën 20-vjeçari

0

rrufeja 345Një ngarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Laç, ku një 20-vjeçar është goditur nga rrufeja, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjë-hershme.

Viktima është Marjan Gjini nga fshati Fushëgjorm

Plagos bashkëshorten dhe më pas vetëvritet

0

krim ne familjeNjë 27-vjeçar ka plagosur bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur në Yzberisht, ku Elson Cenko pas një debati ka qëlluar bashkëshorten Argela Cenko.

Ajo ndodhet në gjendje të rëndë. Argela Cenko është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në vdekje klinike, fatmirësisht me ndërhyrjen e mjekëve është mbajtur në jetë.

Ndërkaq, forcat e policisë të Komisariatit nr. 5 dhe 6 ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar debatin mes çiftit e më pas njoftuan policinë.

Si jeton Nexhmije Pagarusha

0

NexhmijePagarusha-dekorohetUnë shoh që çdo ditë e për ditë se muzika jonë po harrohet. Nuk e kam fjalën që po harrohet nga krijuesit e muzikës.

Nganjëherë më bën të pyes,pse kaq shumë thirremi se jemi shqiptarë dhe shprehim patriotizëm kur tash krijuesit e këngës shqipe apo më mirë me thënë disa këngëtarë bëjnë huazime,vjedhje edhe nga ata ,të cilët për pak deshën të na fshijnë nga faqja e dheut. Shpeshherë më ngjallë neveri kjo që po bëjmë ,sepse harrojmë melosin tonë të pasur me këngë burimore. Shpresoj, se kjo traditë e huazimit të këngëve të marrë sa më shpejtë fund pasi që po i servojmë popullit një mizori të vërtetë. Populli s ka faj !

Janë këto fjalë të së Madhes ,të Mbretëreshës së këngës shqipe,Krenarisë të shqiptarisë,Bilbilit të Kosovës- Nexhmije Pagarushës,të cilat nuk e kemi kohën kur i ka fol,por nga arkivi i Kosovares i zgjodhëm këto fjalë,sa për t ua kujtuar atyre që sikur po e harrojnë këngëtaren,me të cilën u krenuam kudo e kahdo që këndoi.

Të gjitha këto epitete që i shënuam ikona e muzikës sonë i fitoi me zërin e këngën e saj,që siç thonë shumë veta s lind më.

Çka të shkruaj tjetër për zërin,këngën,kontributin e saj në muzikën tonë ,veç çka e teproj. Është shkruar e është thënë shumë. Por gjithmonë pak aq sa meriton primadona e melosit tonë popullor, Nexhmije Pagarusha Ka shkruar sa e sa herë edhe “Kososvarja”. Por më së miri flet bagazhi i saj me këngët që na i lë . Me këngët e pazëvendësueshme,të papërsëritshme,historike,të pavdekshme…

E nga e gjithë kjo,derisa i shkruaj këta pak rreshta,më bën të pyes:

Vërtetë , ku gjendet sot Nexhmije Pagarusha?

E di se është gjallë,por ku ,në çfarë kushtesh,si jeton,me kë kalon ditët e pleqërisë nuk kam informacion.

Keq.

Shumë keq /g.dili/ Kosovarja/

Buzhala tregon pse i prishi raportet me Thaçin

0

Berat BuzhalaIsh-deputeti Berat Buzhala, në faqen e tij në Facebook, ka publikuar një intervistë që e ka dhënë për të përditshmen Kosova Sot. Ai aty ka folur për raportet e tij me Kryeministrin Hashim Thaçi duke dhënë edhe arsyet pse ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj PDK-së.
Buzhala, ka në të kaluarën kishte thënë se gjendja në shëndetësi, arsim kanë qenë arsyet që ka pasur qëndrim kritik ndaj PDK, por kulmi i gjithë kësaj është fakti që në këtë subjekt në pozitën e nënkryetares është kontrabanduar Margarita Kadriu- një figurë pa asnjë vlerë morale e as intelektuale.

Postimi i plotë i Buzhalës në Facebook:

Interviste me Kosova Sot

I frikesuar se Margarita do ta cenzuroj, po e botoj ne faqen time, kete interviste, duke i treguar edhe arsyet e ‘ftohjes’ sime me Kryeministrin. Intervista eshte e incizuar edhe prej anes sime, por per te mos e vene ne veshtiresi gazeteren, qe e konsideroj teresisht te pafajeshme ne kete mes, po e botoj vec si transkript.

Qysh eshte ajo fjala “cum Romano, Romanus eris”, qe ne nje perkthim te lire ne anglisht do te mund te thuhej “when in Rome, do asthe Romans do”, ose ne shqip “kur je ne Rome sillu si romanist/romak”. Origjina eshte prej letrave te Shen Augustinit.

E zgjata pak, ama nen nje me pelqen shume si thenie dhe si koncept, dhe nen dy se po du me e bâ nje shkelje etike, duke e nda me juve nje cope interviste qe e dhash per Kosova Sot, i bindur qe e njejta nuk do te botohet ne formen sic e kam dhene ne ate gazete.

Kjo nuk do te ndodhte me gazetat tjera, por si e thash: “Kur te thirre Margarita Kadriu, sillu me standarde ta saja”.

Pyetje: A keni aksione ne kompanine ‘Fund Way’?

Pergjigje: Jo, nuk kam, ndonese ju ne faqen e gazetes suaj ne internet, e keni dhene nje informate te tille te rreme, duke mos me thirrur paraprakisht….

Pyetje: Sulmet qe i keni bere ndaj Kryeministrit, a jane shantazhe per nje kompani te sigurimeve. A i keni bere presion per kete kompani? Pse i keni prishur raportet me Kryeministrin?

Pergjigje: Une nuk jam pjese e kesaj kompanie te sigurimeve dhe sulmet e mia ndaj Kryeministrit nuk kane te bejne me kurrfare shantazhesh. Madje, une jam njeri prej personave te pakte te Republiken e Kosoves qe qellimshem nuk komunikoj me Kryeministrin.

Madje, as nuk i pergjigjem thirrjeve te tija telefonike. Nese konsiderohet shantazh, mos kapja e telefonit kur therret Kryeministrit, atehere une po e shantazhoj ate. Por, tash meqe me thirret atehere po ju tregoj se cila eshte arsyeja e ftohjes sime me Kryeministrin.

Kjo eshte e lidhur ngushte me emerimin e Margarita Kadriut si nenkryetare e PDK’se. E kam konsideruar qe ky kontrabandim i saj ne pozite kaq te larte ka qene nje akt i pashembullte.

Margarita Kadriu, sipas mendimit tim, eshte nje figure pa asnje vlere morale e as intelektuale. Me se paku qe pres prej saj eshte qe ajo te zbardh rastin e keputjes se dores se nje punetori te kompanise. Dhe raste te tjera. Pra, kjo eshte arsyeja e ftohjes sime me Kryeministrin…(sic). /Telegrafi/

Nxënësit e Pllajnikut nuk shkojnë në shkollë – Kërkojnë transport!

0

fshati-pllajnik-opoje-350x296Nxënësit nga fshatit Pllajnik, që do të duhej të vijojnë mësimet në shkollën e Mesme të Ulët, në fshatin Kosavë, ende nuk e kanë filluar vitin e ri shkollor pasi, siç thonë ata, Komuna nuk iu ka siguruar transportin.

Siç ka thënë për Radio SHARRI-n kryeplaku i këtij fshati, Ruzhdi Domuzeti, Komuna gjithnjë iu ka siguruar transportin këtyre nxënësve, por këtë vit nuk po e bën këtë. Madje, kryeplaku e ka akuzuar Komunën, se këtë indiferencë për 30 nxënësit nga ky fshat, po e bën për çështje politike.

“Si ta komentojmë ndryshe këtë fakt, kur për çdo vit na e siguronin transportin e nxënësve, ndërsa këtë vit nuk po e bëjnë këtë, edhe pse na takon me ligj. Kjo, pasi largësia e shkollës së Kosavës është mbi 4 kilometra. Madje, disa zyrtarë të partisë në pushtet, na e thonë hapur se, nuk iu intereson ky fshat, pasi aq shumë investime janë bërë nga PDK-ja dhe, në zgjedhjet e fundit, prapë fitoi LDK-ja”, pohon Domuzeti, duke shtuar se ankesat do t’i drejtojnë edhe në organet më të larta.
Pavarësisht këtyre akuzave, në prononcimin për Radio SHARRI-n, përkitazi me këtë problem, drejtori komunal i Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, tha se janë absurde akuzat e këtilla, pasi me ligj nuk iu takon transporti, por që Komuna e ka organizuar çdo vit, për hir të nxënësve. “Çdo shkollë që nuk është më larg se 4 kilometra, me ligj nuk i takon Komunës të paguaj transportin e nxënësve.

Ky fshat nuk është kaq larg nga fshati Kosavë dhe nuk iu takon transporti nxënësve. Megjithatë, ne nuk do të hakmerremi për këto akuza, sepse janë nxënësit ata që do të pësojnë. Ne do të veprojmë edhe këtë vit, sikurse më herët, duke iu siguruar nxënësve transportin deri në shkollë dhe anasjelltas, ani pse nuk iu takon me ligj”, ka thënë Ramadani, duke u zotuar se, që nga java e ardhshme, nxënësit e Pllajnikut do ta kenë transportin falas nga Komuna, përkatësisht nga kryetari, Salim Jenuzi.

Gjendet një kufomë në lumin Drini i Bardhë

0

kuf-620x33000Një kufomë e paidentifikuar është gjetur në lumin Drini i Bardhë.Kufoma është gjetur në orët e hershme të mëngjesit nga Fetah Saramati nga fshati Dobrusht.i cili kishte dal për peshkim.

“Pasi jam vendosur në barkë kam vrejtur një kufomë në ujë”, tregon ai.

Policia ka ndalë në vendin e ngjarjes dhe ka lajmëruar Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./TV Prizreni/

LDK-ja në Prizren filloi garën për zëvendësimin e Eqrem Kryeziut

0

ldk-620x330Gara për të zëvendësuar Eqrem Kryeziun ka filluar sot në Prizren. Haki Rugova e Teuta Sahatçia,Gazmend Muhaxheri, Muharrem Svarça dhe Sali Morina,kanë takuar anëtarët e Kryesisë dhe përfaqësuesit e Nëndegëve të LDK-së së Prizrenit.

“Këto zgjedhje nuk janë të jashtëzakonshme. Jemi të vetëdijshëm të gjithë se pa një degë të organizuar në Prizren,ky subjekt politik nuk mundet të fitojë zgjedhjet në nivel nacional”, tha Rugova.
Nënkryetarja Teuta Sahatçia,tha se nga “ky proces pritjet janë që të kemi zgjedhje transparente dhe në shërbim të konsolidimit të plotë të këtij subjekti politik jo vetëm në Prizren”.

Nënkryetari i Degës së LDK-së në Prizren,Haziz Hodaj,tha se fal edhe përkushtimit nga Qendra,ky proces zgjedhor do të përshkruhet me një mbarëvajtje të suksesshme për këtë organizëm politik”,transmeton TVPZ.

I gjithë procesi zgjedhor brendapartiak në LDK-në e Prizrenit pritet të përfundojë deri më datën 5 tetor,ndërsa për postin e të parit të partisë pas dorëheqjes së Eqrem Kryeziut pritet një garë e fortë ndërmjet Ridvan Hoxhës,Hanerfi Muharremit,Haxhi Avdylit dhe Xhavit Ukaj/PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Prizren, detyroi dashnoren të bëjë seks me para

0

ProstitucioniNjë person është arrestuar nga policia në Prizren. Ai dyshohet se e ka detyruar një femër të ushtrojë prostitucion. Sipas policisë, i dyshuari ka bashkëjetuar një vit me viktimën.

“Viktima femër ka njoftuar në polici se i dyshuari mashkull me të cilin ka qenë duke bashkëjetuar që një vit ajo është detyruar nga ana e tij të ushtrojë prostitucion në qytetin e Prizrenit, pasi që e njëjta ka qenë në varësi finanaciare dhe ekonomike nga i dyshuari”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari pas intervistes me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com/