Home Blog Page 8144

Sot mbyllet Sculp`Edu

0

SculpEdu3 në PrizrenSot është dita e tretë e vazhdimësisë së aktiviteteve të larmishme edukativo – kulturore të Sculp’Edu III. Përmbyllja do të jetë pika kulminante artistike e gjithë edicionit – Performanca Artistike e shoqëruar nga tingujt e muzikës Jazz.

Performanca artistike e cila përmbyll këtë maratonë eventesh është e një lloji komplet të veçantë. E mbështetur në lajtmotivin e këtij edicioni, mjedisin, ajo do i sprovojë të ftuarit derisa të mbërrijnë në ambjentet e muzikës Jazz, transmeton KultPlus.

Me këtë rast, organizatorët e festivalit falënderojnë të gjithë artistët, sponsorët, mbështetësit, miqtë dhe publikun, pa përkrahjen e të cilëve këto arritje do të ishin të pamundura. Ky rrugëtim i përbashkët mundëson që të përgatitemi edhe më mirë për edicionet e ardhshme, që pritet të kulmojnë në vitin 2016 me Sculp’Biennalen e parë në Prizren.

Festivali ndërkombëtar i skuplturës Sculp Fest është i pari dhe i vetmi i tillë jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë Ballkanin. Sculp Fest është emri gjeneral i projektit i cili ndahet ne tre departamente / festivale: Sculp’ice, Sculp’edu dhe Sculp’biennale. Përderisa dy të parat (Sculp’ice dhe Sculp’edu) zhvillohen çdo vit, Sculp’biennale do të mbahet çdo dy vite.

Dy të armatosur pritë biznesmenit në Rrugën e Kombit, i grabisin paratë

0

Rruga e Kombit-shqiperiNjë biznesmen është grabitur në rrugën e Kombit nga dy persona të armatosur.

Biznesmeni David Hoti është grabitur teksa po kthehej në shtëpi me makinën e tij tip Benz, raporton Shqiptarja.

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në mesnatë ku dy grabitësit e kanë ndaluar biznesmenin dhe i kanë marrë paratë në zonën e quajtur Fushë Milot.

PDK: Në asnjë mënyrë nuk heqim dorë nga qeverisja

0

Thaci-qeveriaNë takimin e rregullt të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, me kryetarët e degëve, thuhet se “u rikonfirmua gatishmëria e plotë për themelimin e institucioneve shtetërore.

Në takimin e rregullt të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, thuhet se “u rikonfirmua gatishmëria e plotë për themelimin e institucioneve shtetërore, në pajtueshmëri me rezultatin zgjedhor, legjitimitetin qytetar dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese”.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës është e papranueshme qasja e atyre që po tentojnë me çdo mjet dhe në mënyre kundërkushtetuese, joinstitucionale dhe jodemokratike të tjetërsojnë rezultatin zgjedhor dhe të mbajnë peng shtetin, duke bllokuar themelimin e institucioneve demokratike.

Partia Demokratike e Kosovës siguron anëtarët dhe simpatizantët e vet, si dhe opinionin e gjerë se në asnjë mënyrë nuk do të heq dorë nga besimi që ka marrë për të qeverisur me vendin, nëpërmjet votës së lirë në zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Shantazhet dhe kërcënimet e liderëve të frustruar të bllokut humbës do ta marrin përgjigjen meritore, politike dhe qytetare në çdo kohë dhe rrethanë.

Partia Demokratike e Kosovës fton elektoratin e saj, si dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të mos bien pre e provokimeve dhe shantazheve të individëve humbës, por të tregojnë maturi, gatishmëri e vendosmëri për të mbrojtur vullnetin qytetar, rendin kushtetues dhe rendin demokratik të Republikës së Kosovës”, thuhet në një kumtesë të PDK-së.

Presidentja: Deputetët të gjejnë zgjidhje në pajtim me Kushtetutën

0

Jahjaga ne 15vjetorin e policisePresidentja Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të gjejnë zgjidhje për të ndërtuar institucionet e Republikës në pajtim të plotë me Kushtetuën dhe ligjet e Kosovës.

Ajo ka thënë se pas konstituimit të Kuvendit duhet të miratohen ligjet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit te organizuar, korrupsionit dhe që parandalojnë aktivitetet terroriste në Kosovë.

“Eshtë shumë e domosdoshme që Kuvendi i ri i Kosovës, dhe unë besoj se deputetët e zgjedhur me votën e popullit do të gjejnë forcën dhe kurajon që të tejkalojnë shpejt problemet e sotme, të miratojë ligje që do të parandalojnë aktivitetet ekstremiste e terroriste të qytetarëve tanë kudo qoftë në botë”, ka thënë Presidentja Jahjaga, me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, shkruan Express.

“Institucionet e Kosovës do të veprojnë në parandalimin e secilitkërcënim duke ndërtuar bazën e një shteti ku sundon ligji dhe rendi dhe ku liria e qytetarëve të tij, e mishëruar në Kushtetutë,ështëvleramë e madhe e saj. NE të gjithë, perfaqësues të institucioneve, subjkte politike, e qytetarë tëKosovës duhettë punojmë në respektim dhe zabtim të plotë të Kushtetutës së Republikëssë Kosovës”, ka shtuar ajo.

Dështon dëgjimi publik për buxhetin në Malishevë

0

MalishevaKa dështuar dëgjimi publik për Projektbuxhetin komunal për 2015-2017, me vështrim të posaçëm për 2015, që ishte paraparë të mbahej të premten.

Në terminin e paraparë për dëgjimin publik në sallë ishin të pranishëm 2 qytetarë, monitorues nga OSBE-ja dhe KDI-ja, dhe një numër i vogël komunarësh, shkruan Koha Ditore.

“Pjesëmarrja juaj siguron një menaxhim më të mirë të parave tuaja”, u ishte drejtuar qytetarëve drejtori i Financave i Malishevës, Vesel Krasniqi, në ftesën për dëgjim publik që ishte publikuar më 2 shtator në faqen e Komunës në internet.

Por të premten duke parë se në sallë nuk kishte më shumë se 2 qytetarë, ai e ka anuluar mbajtjen e dëgjimit publik.

Muhamet Bytyçi, anëtar i ”Vetëvendosjes”, i pranishëm në pritje të dëgjimit publik për buxhetin, ka thënë: “Praktika e pasivitetit te qytetarët nuk është si rezultat i njëanshëm se ata nuk duan të jenë pjesëmarrës, por ngase ata nuk informohen me kohë.

Drejtori Vesel Krasniqi ka thënë se mungesa e qytetarëve në debat mund të ndërlidhet me një punëtori të para pak ditëve ku rreth këtij projektbuxheti ishte biseduar me kryetarët e të gjitha fshatrave si përfaqësues të qytetarëve.

Ftesë për atelienë tjetër të “Memory Mapping Kosovo”

0

Memory Mapping KosovoForumZFD dhe Alter Habitus nuk ndalojnë me projektet e tyre mbi të kaluarën dhe ballafaqimin me të kaluarën. Këtë herë dy organizatat bëjnë thirrje për aplikim në projektin “Memory Mapping Kosovo”, gjegjësisht në atelienë e radhës “Hapësirat e Shtetit: Nga Socializmi deri te Edukimi Paralel”.

Atelieja do të mbahet nga 21-24 dhjetor në Fakultetin Filofozik në kryeqytet, ndërsa në të do të ligjërojnë Nita Luci – PHD në Antropologji Kulturore, Linda Gusia nga Universiteti i Prishtinës dhe Hajrulla Çeku nga EC MA NDRYSHE.

Projekti në fjalë synon të sjellë dhe bashkojë grupe të ndryshme të studentëve me orientim shkencor social, shoqërinë civile dhe aktivistët e ndryshëm të cilët do të debatojnë e punojnë drejt praktikave të memories kolektive dhe memorializimit në Kosovë. Projekti synon të identifikojë dhe analizojë objektet e ndryshme të cilat lidhen me memorien në Kosovë, duke futur këtu narracionin historik i cili do të ndihmojë në konstruktimin e një debati produktiv mbi ballafaqimin me të kaluarën, transmeton KUltPlus.

Fokusi do të vihet mbi shkollat-shtëpi në vitet e 90`ta dhe për objektin “Vllaznim-Bashkim”, një lidhje e mirë mes politizimit të pasluftës të kësaj pjese të memories dhe memorializimit.

Për këtë atelie mund të aplikojnë: hulumtuesit, studentët e historisë, antropologjisë, sociologjisë, shkencave politike, letërsisë, dhe aktivistët e shoqërisë civile.

Në përgjithësi janë katër atelie gjatë këtij projekti. E para është mbajtur në mars ndërsa e dytë në mesin e qershorit, e treta tani në shtator dhe atelieja e katërt, gjegjësisht kjo e tanishmja për të cilët priten aplikimet për pjesëmarrës.

Për aplikim në këtë atelie duhet fdërguar një resume dy faqëshe në: [email protected] dhe [email protected] deri me 15 shtator.

Sot në Prizren vjen ‘500px Global Photo Walk’

0

Prizreni-naten500px Global Photo Walk është një ngjarje joformale që organizohet në gjithë botën me 6 shtator. Me këtë datë tubohen fotografë nëpër qytete të ndryshme për të bërë fotografi sipas një teme të parapërcaktuar.

Kjo ngjarje nuk ka karakter garues dhe shërben ekskluzivisht për promovimin e qyteteve të caktuara në nivel global. Duke përdorur hash tag të caktuar, mundësohet që vizitorë nga të gjitha kontinentet t’i shohin fotografitë e postuara dhe me këtë të njoftohen mbi vlerat kulturore dhe civilizuese të atyre qyteteve dhe njëkohësisht u mundësohet fotografëve afirmim në nivel ndërkombëtar, transmeton KultPlus.

Në Prizren ngjarja vjen sot po ashtu me fotografët të cilët do të duhen të punojnë mbi tri tema: Kalaja e Prizrenit, monumentet historike nëpër qytet dhe pjesa urbane e qytetit.

Në garë mund të marrë pjesë kushdo që e ka pasion fotografinë, pa marrë parasysh a është amator apo profesionist, apo çfarë pajisje fotografike posedon. Organizatorët nuk ofrojnë përkrahje financiare për mbarëvajtjen e këtij takimi, mirëpo do të mundësojnë që opinioni botëror të jetë i informuar nëpërmes rrjetave sociale.

Secili pjesëmarrës duhet të hapë llogari të veten në www.500px.com Me përfundimin e takimit, fotografitë e zgjedhura secili pjesëmarrës duhet t’i postojë në llogarinë e vet në www.500px.com

KQZ: Zgjedhjet mision i vështirë, por jo i pamundur

0

KQZ-salla-ksPërsëritja e zgjedhjeve të përgjithshme mund të jetë një sfidë për KQZ-në, e cila mund të tejkalohet, thotë Valmir Elezi.

Bllokada politike e krijuar nga pamundësia e konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit, ka shtruar mundësinë e mbajtjes së edhe një palë zgjedhjeve.

KQZ është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e jashtëzakonshme në vjeshtën e këtij viti, nëse liderët e partive politike dështojnë t’i krijojnë institucionet e reja, Kuvendin dhe Qeverinë.

Kështu deklaruan për “Zërin” përfaqësuesit e KQZ-së, sipas të cilëve, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është sfiduese, por jo e parealizueshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, pranon se organizimi i dy palë zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër është sfidues për këtë institucion, por sipas tij, KQZ-ja është në gjendje të tejkalojë sfida të tilla.

“KQZ-ja si institucion është i obliguar që të organizojë zgjedhje kurdo që ato shpallen për t’u mbajtur. Natyrisht se organizimi i edhe një procesi tjetër zgjedhor, brenda pak muajve është sfidues. Por, KQZ është e gatshme dhe mbetët e përkushtuar në kryerjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore”, thotë Elezi.

Kërcënimet nuk na zmbrapsin zotëri Çoçaj!

0

Nexhat cocaj DKADrejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, nëpërmjet një reagimi vetëm sa e ka konfirmuar vërtetësinë dhe saktësinë e lajmit që është publikuar në “PrizrenPress”.

Për hirë të korrektësisë së lexuesve, “PrizrenPress”, konfirmon se drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj, këtë reagim të tij, të cilën po e publikojmë nuk e ka dërguar në adresë të “PrizrenPress”-it, aty ku edhe është prodhuar dhe publikuar lajmi.

Ai ka shfrytëzuar mediat e tjera, për të reaguar ndaj publikimit të lajmit për aktakuzën me të cilën ai bashkë me tre të tjerë po përballet në Gjykatën Themelore në Prizren. Ky veprim i tij nuk është bërë pa qëllim, pasi që ka qenë në dijeni se lajmi i publikuar ka qenë i kompletuar dhe i konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

Për t’i ikur të vërtetës, ai ka shfrytëzuar korrektësinë dhe hapësirën e mediave të tjera.

Reagimin e Çoçajt, “PrizrenPress” e ka siguruar nga kolegët e mediave, të cilat na kanë përcjellë. Në e-malin e dërguar mediave të tjera nuk figuron edhe e-mali zyrtar, [email protected]. Këtë mund të shikojnë dhe konfirmojnë secili medium që ka marrë reagimin e drejtorit Çoçaj.

Pavarësisht këtij veprimi të ulët të drejtorit Çoçaj, Redaksia e “PrizrenPress”-it, për hirë të lexuesve ka marrë vendim t’i kundërpërgjigjet këtij reagimi, i cili është ndërtuar nga fillimi deri në fund, në bazë të insinuatave dhe shpifjeve me qëllim të vetëm –KËRCËNIMIN.

Drejtori Çoçaj në këtë reagim vetë e konfirmon se lënda e tij dhe tre të tjerëve me numër 331/13, më të cilën akuzohet nga Prokuroria Themelore, është në shqyrtim të Gjykatës Themelore në Prizren. Këtë e ka thënë edhe “PrizrenPress”.

Është konfirmuar edhe në mënyrë zyrtare edhe nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj. Çoçaj “arsyetohet” se kjo aktakuzë e Prokurorisë është e vjetër, ndërkohë që e pranon se lënda është në proces e sipër dhe e papërfunduar nga Gjykata!!! Si mund të jetë e vjetër një lëndë që është në proces të shqyrtimit dhe ende pa e dhënë verdiktin Gjykata?!

Në mungesë të argumenteve për të demantuar lajmin, Nexhat Çoçaj në këtë reagim fillon të shpifë. E zhvendos vëmendjen e lexuesve për një çështje për të cilën nuk ka të bëjë asgjë me “PrizrePress”-in. Me anë të insinuatave tenton të personalizojë dhe t’i ikë vërtetësisë së lajmit.

Lexuesi mund t’i kuptojë lehtë të pavërtetat e tij të shkruara në reagim. Fillimi dhe fundi i reagimit të tij nuk përputhen askund!. Nuk ka se si të përputhen, sepse ato nuk mund të dalin në fund të vërteta. Fundi-fundit lexuesi dhe çdo qytetarë i Prizrenit është i njohur dhe e dinë se kush janë shpifësit në këtë mes.

“PrizrenPress” për dy vite të funksionimit ka dëshmuar se nuk punon me diktate. Këtë më së miri e konfirmojnë çdo ditë lexuesit, të cilët këtë portal e lexojnë ‘pa syze të pushtetit e të politikës’. “PrizrenPress” synim të vetëm ka informimin e drejtë dhe profesionalizmin. Nuk kemi synim tjetër. Pas këtij portali informativ, qëndron vetëm lexuesi.

KËRCËNIMI i drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, se do të ndjek rrugën ligjore nuk do të na zmbraps. Përkundrazi.

“PrizrenPress” do të vazhdojë edhe më fuqishëm për të thënë të vërtetën dhe të nxjerrë para opinionit të gjitha keqpërdorimet e gjetura. Do t’i trajtojë të gjitha problemet në arsim dhe në sektorë të tjerë, me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Prizrenit. Nuk do të kursejmë askënd.

Askush nuk ka arsye të qëndroi nën presion të ‘PrizrenPress’-it, nëse pas punës së tij qëndron, ndershmëria, përgjegjshmëria, ndërgjegjja, e vërteta dhe transparenca.

“PrizrenPress” nuk ka për qëllim të njollosë asnjë individ apo drejtori të Komunës, duke përfshirë këtu edhe atë të Arsimit. KY NUK ËSHTË MISIONI YNË.

Drejtorin Çoçaj e inkurajojmë që të ndjekë rrugën ligjore, për cilindo shkrim që mendon se ka qenë i natyrës së shpifjes. Por, jo vetëm Çoçajn.

“PrizrenPress” nuk lëvizë për asnjë milimetër për të gjitha informacionet që ka publikuar deri më tash. Ne nuk shpifim. Jemi të gatshëm të përballemi me organet e drejtësisë për secilin shkrim që kemi publikuar. Jemi të sigurt se deri më tash e kemi thënë vetëm të vërtetën.

Prandaj, edhe një herë krejt në fund e ftojmë drejtorin e Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajn që të vazhdojë rrugën ligjore. “PrizrenPress” nuk ndalet…

Mirupafshim në gjykatë!

Redaksia ‘PrizrenPress’

Data 6.9.2014

Reagimi i plotë i drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt

Reagim, ndaj lajmit të rremë nga portali PrizrenPress: “ Prokuroria ngritë aktakuzë të re , kundër drejtorit btë arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj”

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, pas lajmit të devijuar nga portal shpifës “PrizrenPress” se gjoja “Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritë aktakuzë të re kundër drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt. Bashkë me Çoçajn, akuzohen edhe Nezir Osmani, Gëzim Gergi dhe Sami Makolli” , bën reagim për hir të realitetit dhe në mënyrë që opinioni të mes jetë i dezinformuar nga shpifësit, të cilët këtë lajm e kanë dhënë me qëllime të caktuara. Autori i shkrimit në shenjë hakmarrje për shkak se i vëllai i tij pa kualifikuar përkatës ka punuar në një shkollë dhe tash pas I është shpallur i lirë vendi i punës në bazë të UA të MASHT-it, meqë vëllai i tij ka të kryer fakultetin jo përkatës që kërkohet me konkurs. Andaj, për këtë arsye në shenjë të hakmarrjes ai trillon lajme kinëse është hapur rast I ri në prokurori, kur në fakt ky rast është që nga muaj nëntor i vitit 2009 dhe është në fazën përfundimtare të gjykimit.

E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që shpif PrizrenPressi, sepse fjala është për fotokopjet e shkollave nga viti 2009, kur unë kam qenë në detyrën e koordinatorit në DKA. Nuk është hera e parë që ky farë “gazetari” bën presion për çështje personale dhe me urdhra të atyre që e kanë punësuar dikur dhe tash i kërkojnë që të jet në shërbim të tyre me dezinformata.

Unë edhe më herët dhe tash deklaroj se i bindem vendimeve të organeve të drejtësisë dhe kërkoj, nga opinion që shpifësin ta konsiderojnë shpifës, sepse ky rast nuk është rast i ri, por rast në prokurori do të jetë për portalin PrizrenPress, për të cilën jemi duke përgatitur kallzim penel për shpifje, rrena dhe trillime në dëm të drejtorit të DKA-së duke dezinformuar opinionin në vazhdimësi.

Ky dezinformim i Prizrenpresit është i dhjeti me radhë, duke bërë presion që t’i mundësohet punësimi i vëllait të tij pa përgatitje arsimore. Ka ardhur koha që me shpifësit te komunikohet vetëm në gjykata, sepse është e patolerueshme që për interesa të ngushta familjare të dezinformohet opinioni i gjerë.

Nexhat Çoçaj, drejtor i DKA-së në Prizren

Policia shënon 15 vjetorin e themelimit

0

Policia ne prakalimPolicia e Kosovës sot feston 15 vjetorin e themelimit.

Ky institucion i sigurisë, gjatë 15 viteve ka arritur të bëhet njëri ndër institucionet e suksesshme në Kosovë por gjithsesi që ka pasur edhe sfidat dhe dobësitë e veta.

Me rastin e 15 vjetorit, Policia e Kosovës do të organizojë një ceremoni solemne, ku pritet të marrin pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ministri Bajram Rexhepi, si dhe personalitete të tjera nga vendi dhe nga misionet diplomatike të akredituara në Kosovë.

Në këtë ceremoni do të bëhet gradimi i stafit policor dhe do të shpërndahen mirënjohje dhe lëvdata për zyrtarë policorë të dalluar.