Home Blog Page 8142

Gashi: Zgjedhjet, e vetmja zgjidhje

0

DardanGashi-MMPHNënkryetari i AKR-së, Dardan Gashi, ka thënë se partitë politike për interesa krejtësisht personale janë duke vazhduar krizën institucionale në vend.

Ai në një intervistë për gazetën Tribuna ka thënë se ilaçi i vetëm për të tejkaluar këtë ngërç janë zgjedhjet e reja, e të cilat do të bënin edhe njëherë subjektin e tij politik AKR-në, pjesë të skenës politike në vend.

Madje ai vlerëson se sikur AKR-ja të ishte parti parlamentare, Kosova nuk do ta përjetonte këtë krizë, dhe se vendi tashmë do të ishte me institucione të besueshme.

Për Gashin AKR-ja ka pasur ministrat më të pastër në Qeverinë Thaçi, por kjo nuk është reflektuar sa duhet te votuesit, të cilët nuk i dhanë besimin këtij subjekti për të qenë pjesë e legjislaturës së pestë të pasluftës në Kosovë. /Tribuna/

Rexhaj: Koalicioni PDK-AAK në Prizren, po dëshmohet se është lidhë mbi bazën e interesave klanore

0

Arber Rexhaj 23Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj nuk çuditet me kushtëzimet eventuale që asamblistët e AAK-së mund t’ia bëjnë kryetarit Ramadan Mujës. Ai thotë se koalicioni PDK-AAK në Prizren është lidhur mbi bazën e interesave.

“Koalicioni në mes të PDK-së dhe AAK-së, ka qenë koalicion i lidhur mbi bazën e interesave dhe jo të alternativave dhe programeve politike”, thotë Rexhaj për “PrizrenPress”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, ditët e fundit ka gjetur formulën për të shantazhuar kryetarin e Komunës së këtij qyteti, Ramadan Mujën.

Zyrtarët e këtij subjekti politik, e kanë kërcënuar Mujën se nuk do të votojnë rishikimin e buxhetit për këtë vit, si dhe buxhetin për vitin 2015-2017, nëse nuk do t’i punësojë militantët e partisë së tyre.

Kërcënimet janë shtuar pas hapjes së dy konkurseve nga Drejtoria e Arsimit, për vende të punës nëpër shkolla.

Asambleisti Rexhaj thotë se koalicioni PDK- AAK në Prizren, po dëshmohet se është lidhë për të zaptuar pjesën e interesit të përgjithshëm.

“Ky koalicion po dëshmohet se është lidhur për të zaptuar pjesë nga interesi i përgjithshëm”, vlerëson ai.

Sipas tij, asamblisti nuk duhet të përdorë votën e tij për shantazh.

“Çfarëdo shantazhi që bëhet në emër të votës në asamble nuk është i drejtë dhe parimor,sidomos nëse kjo bëhet për të shkëputur pjesë për vende pune për militantë partiak”.

“Detyra e një asamblisti është që në çdo formë të mundohet t’i mbroj dhe t’i shtroj interesat e qytetareve të Komunës sonë”.

Rexhaj thotë se vota e asamblistit duhet t’i nënshtrohet kritikës dhe alternativës me të mirë dhe jo interesave politike dhe nepotizmit e militanteve.

“Para se gjithash asamblisti duhet te jete i përkushtuar që të qojë përpara çeshtjet që lidhen për një jete me të mirë të qytetarëve të Komunës dhe nuk tolerohet asnjë lloj shantazhi për interesa të ngushta klanore”.

“Por, megjithatë kjo nuk përben çudi për ne sepse, përherë koalicionet me PDK-në kanë arritur ketë nivel te destruktivitetit”./PrizrenPress.com/

Kosova po testohet nga ndërkombëtarët

0

QeveriaKosoves-NdertesaMosndërhyrja e bashkësisë Ndërkombëtare në vend pas ngërçit politik, ka befasuar shumëkënd, mirëpo jo edhe analistët politik të cilët qëndrimin anash të tyre e vlerësojnë si një test për shtetësinë e Kosovës dhe liderët politik të saj.

Ky test po ndodh në kohën kur ka përfunduar mbikëqyrja e pavarësisë. Në fakt Kosova po ndërton për herë të parë institucione qendrore që pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Se a janë ajo po të gatshëm për ta tejkaluar këtë bllokadë që ka kapluar vendin tash e sa kohë, liderët partiak kanë kohë deri më 12 shtator, pasi që vetëm pas kësaj date faktori ndërkombëtar pritet ta tregojë dorën e tij. /Tribuna

Gjykata Kushtetuese tejkaloi mandatin e vet

0

Gjyljeta mushkolajGjykata Kushtetuese ka tejkaluar mandatin e vet, duke interpretuar Rregulloren e Kuvendit në lidhje me grupin më të madh parlamentar, ka thënë ish- gjyqtarja e Kushtetueses, Gjylieta Mushkolaj.
Sipas saj, në cilindo moment pas betimit, në Kosovë, sidomos sot, pas anëtarësimit të plotë në Komisionin e Venecias, është e pashembullt që në çfarëdo mënyre një deputet të privohet nga mandati i vet përfaqësues. Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, profesoresha e Fakultetit Juridik ka shtuar se ky është gur themel i konstitucionalizmit demokratik evropian.

Ajo ka shprehur keqardhje se si LDK/AAK/Nisma nuk i kanë dhënë “brumë” të mjaftueshëm Gjykatës, e me këtë edhe gjyqtarit Robert Carolan që të elaborojë më tutje nocionin e “mandatit përfaqësues” të deputetit…/Koha Ditore

Shkelësit e Kushtetutës nuk ndëshkohen

0

KushtetusjaShkelja e Kushtetutës nga të zgjedhurit politik është shndërruar në praktikë të zakonshme. Akti më i lartë i Kushtetutës është shkelur një herë nga një president dhe dy herë nga deputetët.

Në rast të parë ka pasur përgjegjësi, por ajo nuk është realizuar në rastet kur Kushtetuta u shkel nga të zgjedhurit e popullit.

Deputetët në legjislacionin e ri, nga LDK,VV,AK,Nisma por edhe deputetë të komuniteteve do ta kenë një të përbashkët gjatë gjithë mandatit të tyre.

Ata kanë qenë dëshmitarë të një seance që ka dalë të ketë qenë kundërshtuese.

Për më shumë ata kanë votuar dhe kanë bërë një zgjedhje që ka rezultuar të jetë shkelje e aktit më të lartë juridik në vend. /Tribuna/

Pasojat e shtetit bosh

0

Kuvendi i Kosoves 7Zyra e Auditorit të Përgjithshëm këtë javë ia ka marrë një kompetencë kushtetuese Kuvendit të Kosovës, duke zgjedhur një ushtrues detyre në krye të këtij institucioni. Është vepruar vetëdijshëm kësisoj.
Arsyetimi formal që kanë dhënë është se shkelja e Kushtetutës dhe e ligjit është më pak e dëmshme sesa ZAP-ja të mbetej pa drejtues, në mungesë të funksionalizimit të Kuvendit që ka kompetencën të caktojë ushtruesin e detyrës.

Ka shumë shembuj të shkeljeve dhe pritet të shtohen në rast se ngërçi politik mbetet në këtë rrugë qorre. Ndonëse zgjedhjet janë mbajtur më 8 qershor, Kuvendi akoma nuk është konstituuar. Zgjedhjet nxorën PDK-në parti të parë, por prodhuan edhe një koalicion paszgjedhor, LDK-AAK-Nisma, që ka shumicën në Kuvend. Secila nga këto dy kampe politike pretendon se e ka të drejtën për ta pasur kryeparlamentarin.

Gjykata Kushtetuese ka trajtuar çështjen e kryeparlamentarit dhe i ka dhënë të drejtë PDK-së. Njëkohësisht ka rrëzuar zgjedhjen e Isa Mustafës nga ky post, që ishte bërë në seancën konstituive të lënë në gjysmë.

Kryesuesja e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka shtyrë për të premten vazhdimin e seancës konstituive dhe palët mbajnë qëndrimet e mëhershme – PDK-ja nuk heq dorë nga kryeparlamentari, ndërsa koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk jep votën për. E Kushtetuesja ka theksuar se pa konstituimin e Kuvendit nuk mund të procedohet me zgjedhjen e Qeverisë./Koha Ditore

BE sanksione Rusisë

0

Herman Van Rompay-BEBashkimi Evropian ka miratuar list?n e masave t? reja me të cilat m? fuqish?m do të sanksionohet Rusia p?r shkak t? veprimeve t? saja n? Ukrain?.

N? sanskionet e reja p?rfshihet nj? list? e zyrtar?ve rusë dhe ndalimi i udh?timit t? tyre n? vendet e Bashkimit Evropian. Gjithashtu p?rfshihet bllokimi i pasurive t? zyrtar?ve rusë, kufizimet kreditore p?r kompanit? ruse dhe ndalimi i eksportit p?r prodhime q? mund t? p?rdoren p?r q?llime ushtarake, raporton RTK.

Kryetari i K?shillit Evropian, Herman Van Rompay si dhe ai i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso kan? konfirmuar dakordimin e vendeve evropiane p?r sanksione shtes? ekonomike ndaj Rusis?.

K?to masa, sipas Van Rompay dhe Barosos do forcojn? efikasitetin e masave q? aktualisht jan? n? fuqi, por edhe do p?rforcojn? parimin se sanksionet e BE-s? jan? t? drejtuar kah promovimi i ndryshimit t? kursit t? Rusis? ndaj Ukrain?s.

Miratimi i ashp?rsimit t? masave vjen n? Koh?n e arm?pushimit n? mes t? seperatist?ve pro-rus t? Ukrain?s dhe Kievit zyrtar.

Lidhur me k?t? krer?t evropian t?rhoq?n v?rejtjen se kan? nevoje t? shohin p?rkushtim t? Rusis? ndaj arm?pushimit andaj edhe kan? vendosur p?r sanksione t? cilat, gjithnj? sipas tyre, mund t? hiqen n? secilin moment.

Par krer?t e shteteve dhe qeverive t? vendeve an?tare t? Bashimit Evropian sanksionet do mbesin n? fuqi p?rderisa ata nuk binden se arm?pushimi do jet? afatgjat? dhe Rusia nuk i kthen prapa trupat e saja.

Masat m? t? reja t? sanksioneve hyjn? n? fuqi t? h?n?n nd?rsa t? njejtat mund t? suspendohen sapo Moska zyrtare t? d?shmoj? p?rkushtim ndaj arm?pushimit dhe nd?rron politik?n ndaj Ukrain?s.

Lavdrim Muhaxheri kërkohet nga Interpoli

0

Lavdrim Muhaxheri-InterpoliLavdrim Muhaxheri, që tash është lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak është në listën e të kërkuarve nga Interpoli

Ai gjendet edhe zyrtarisht në listën e kriminelëve më të kërkuar nga Interpol.

Ndërkohë policia në vend ka konfirmuar që ka lëshuar fletë-arrest për Muhaxherin.

 

Kursani: PDK përmes ‘taktikës javore’ po mundohet ta çaj Bllokun!

0

Shpend Kursani-analistAnalisti politik Shpend Kursani, thotë se Partia Demokratike e Hashim Thaçit, nuk i ka numrat ashtu siç po deklarojnë drejtuesit e saj. Sipas tij, deklarimet e krerëve të PDK-së se i kanë numrat, është vetëm një sic thotë ai “taktikë javore”, që ka për synim përçarjen e Bllokut.

“Nuk mendoj se PDK është e sigurt që i ka numrat për seancën e 12 shtatorit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit. Në fakt ajo është shumë më e sigurt që nuk i ka numrat”, tha Kursani, në një prononcim për Gazetën Blic. Megjithatë, ai shton se PDK-ja këtë po e përdorë më shumë si taktikë javore.

“Duke thënë secili anëtar i tyre publikisht se i kanë numrat, po dëshirojnë të tingëllojnë shumë të sigurt në një gjë të tillë në mënyrë që të krijojë konfuzion tek partitë e bllokut. PDK-ja po dëshiron që të krijoj një mos besim në mes partive të bllokut në mënyrë që brenda bllokut të futet njëfarë dyshimi i cili PDK-ja shpresoj do ta bënte njërën apo më shumë parti të bllokut që të shkojë me PDK-në para se të shkojë tjetra. Këtë taktikë PDK-ja mendoj po e përdore gjatë kësaj një jave kohë që ka mbetur”, thotë Kursani.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka fuqizuar PDK-në.

“Si e tillë PDK mund të shpresojë vetëm në përçarjen e bllokut”, vlerëson ai.

Kurasni mendon se PDK-sdë i dështon kjo taktikë, atëherë ajo shpreson që vendi të futet në një krizë më të thellë politike, dhe kësisoj të ndërhyjnë ndërkombëtarët.

“Nëse taktika javore e PDK-së nuk ka sukses, atëherë shpresa e saj mbetet tek një krizë edhe më e thellë që do të shkaktohej nëse përsëritet seanca e 12 korrikut, me çrast do të ndërhynin misionet e huaja diplomatike në Kosovë të cilat interesin parësor e kanë futjen e Kosovës në negociatat me Serbinë dhe krijimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, ku e para është në funksion të një dëmi shumë të madh për funksionimin e brendshëm të Kosovës, e ku e dyta është në dëm të imazhit të Kosovës në nivel ndërkombëtar”, thotë ndër të tjera Shpend Kursani.

Daci: PDK presidentin, Blloku kryeparlamentarin dhe kryeministrin

0

Daci-lddIsh kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci nuk e di se kur do të marrë fund ngërçi politik në vend.

Por ai e ka një zgjidhje, e cila sipas tij bënë që më 13 shtator anëtarët e PDK-së dhe Bllokut të pinë kafe së bashku.

Daci thotë se duhet të arrihet një marrëveshje në mes të dy grupeve, derisa propozon që PDK-së t’i jepet posti i presidentit, derisa Bllokut LDK-AAK-NISMA kryeparlamentari dhe qeveria.

Nexhat Daci mendon se ka kaluar koha e PDK-së derisa nuk i sheh zgjedhjet si zgjidhje. Thotë se PDK nuk do të fitonte po u mbajtën zgjedhjet.

“Rreziku është vetëm një që shpenzohen diku shtatë-tetë milionë euro pa pikë nevoje, rezultati do të jetë i ngjashëm me këtë që ka qenë. PDK-ja nuk mund të forcohet sepse tanimë nuk i ka resurset shtetërore për fushatë”, tha Daci për RTV21.

Ndërkohë kryetari i LDD-së thotë se ndërkombëtarët nuk duhet të ndërhyjnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.