Home Blog Page 8151

Halil Matoshi: Mund të kalojmë edhe në anarki!

0

HalilMatoshi-analistAnalisti politik, Halil Matoshi, në emisionin “Click” në RTV 21 ka thënë se si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe si pasojë e krizës politike, mund të vijë edhe deri te anarkia dhe të ndonjë trazirë e mundshme. Ai ndër të tjera ka thënë se Gjykata Kushtetuese vetëm sa e ka komplikuar situatën, pra nuk e ka sqaruar.

Matoshi ka thënë se si zgjidhje mund të ishte që PDK ta marrë postin e kryeparlamentarit, ndërkaq, LDK- AAK- Nisma ta formoj qeverinë. Ai nuk i ka përjashtuar edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme si zgjidhje për të dalë nga kjo situtë.

“Kam shfaqur mendimin se edhe kjo Gjykatë është një zyre që mund të jetë e kapur nga partia shtet. E di edhe e them se parimi i shumicën është ‘kauza prima’ e secilës demokraci.

Kur e përmenda anarkinë dhe mundësinë e polarizimit të partive politike, unë i kam faktet. Sot e patë edhe kryeministrin në detyrë, i cili del dhe e akuzon shumicën parlamentare.

Nëse kryeministri del e akuzon një shumicë të tubuar, për shantazh publik të shtetit, nuk mund ta anashkaloni këtë”, ka thënë ai.

“Para pak ditësh e kam parë Ardian Gjini që e krahason PDK’në herë me fashista, etj.

Nëse flasim për polarizime, kjo më çon tek një ogur i keq që mund ti ndodhë këtij popullit.

Kosovës i duhen zjarrëfikës, burrështetas, që e kanë parim lirinë dhe zhvillimin e Kosovës.

Me nxjerrë këtë popull prej mjerimit, kjo ka bërë që kosovarët më shumë i bashkangjiten ISIS’it se sa partive politike”, ka thënë ai.

Kryesia e PDK-së në Suharekë, me persona të vdekur

0

PDK-theranda europianeSi duket Dega e PDK-së në Suharekë dhe ajo Qëndrore nuk kanë ndonjë relacion të mirë për komunikimin e të dhënave. Në ueb-faqen e PDK-së, tek rubrika e degëve në mbarë Kosovën, konkretisht tek dega e Suharekës, ka një amulli të dhënave.

Muhamet Veliu, tanimë i ndjerë, dhe Shaban Gollopeni, tash koordinator i Nismës për Kosovë në Suharekë, figurojnë ende si anëtarë kryesie.

 

Muhamet Veliu ka qenë një ndër aktivistët e parë të kësaj partie në Suharekë por ai është ndarë nga jeta në mars të këtij viti. Por, nga pakujdesia e zyrtarëve të PDK-së nuk është lajmruar në qendër që të hiqet nga të dhënat.

Muhamet Veliu-pdk

Kurse Shaban Gollopeni që gjithashtu ka qenë edhe asambleist i PDK-së në Suharekë dhe aktivist për një kohë të gjatë, ka kaluar në anën e Nismës për Kosovën, qysh në fillimet e saj dhe është koordinator i saj në Suharekë.

Shaban Gollepeni-pdk

PDK sipas kësaj duhet të bëjnë një rifreskim të të dhënave, transmeton therandapost.

Për të gjithë ata që dëshirojnë ta verifikojnë një gjë të tillë mund të klikon në linkun e mëposhtëm:

http://pdk.info/sq-al/deg%C3%ABt/therand%C3%AB/kryesia.aspx

Haradinaj: Nuk e kuptojmë këtë formë të zaptimit nga PDK-ja

0

Ramush Haradinaj 1Pretendenti për kryeministër nga blloku LDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si për keqardhje, gjendjen kur obligimin që Flora Brovinës ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese për të thirrë vazhdimin e seancës, e ka zaptuar PDK-ja.

“Është një praktikë që e kemi parë në shumë dimensione të udhëheqjes së vendit, por nuk e kuptojmë këtë formë të zaptimit”, ka thënë Haradinaj, për KTV-në.

Veteranët e UÇK-së nuk verifikohen as në shtator

0

Veteranet therandMegjithëse deri më tash janë shqyrtuar rreth 40 mijë aplikacione, as në muajin shtator duket se nuk do të përfundojë procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së. Nga më shumë se 30 mijë aplikues, deri tash u është njohur e drejta e veteranit rreth 12 mijë personave, raporton KTV.

Anëtari i Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, thotë se disa nga ish-zonat e kanë kryer procesin e verifikimit, e disa të tjera janë në fazën e përfundimit.

Sipas tij, në fund diku rreth 20 mijë personave pritet t’u njihet e drejta e veteranit, derisa atyre që nuk u njihet një e drejtë e tillë do të kenë mundësinë e ankesës.

Anëtari i këtij komisioni, Rrustem Berisha, thotë se shumica e pjesëtarëve të brigadës 138 “Agim Ramadani” e kanë kryer procesin e verifikimit.

Ai thotë se refuzimi i disa aplikacioneve ka ardhur pasi që kanë munguar dëshmitë e mjaftueshme se aplikuesit kanë qenë pjesëmarrës në luftë.

Procesi për verifikimin e veteranëve të UÇK-së kishte nisur më 15 nëntor të vitit 2012 dhe ishte menduar se do të përfundonte në fundin e 2013-ës.

Putin me ‘plan veprimi’ për paqe në Ukrainën lindore

0

Poroshenko-PutinPresidenti rus Vladimir Putin ka paraqitur një “plan veprimi” për të vendosur paqen në Ukrainën lindore, ndërkohë që ka zëra kundërthënës lidhur me arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mes forcave separatiste dhe qeverisë së Kievit.

Në komentet në kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Bator, Putin tha se si qeveria e Ukrainës, ashtu edhe separatistët duhet të ndalin “operacionet sulmuese” në Donetsk dhe Luhansk, ku dy palët janë përfshirë në beteja të zjarrta dhe se forcat qeveritare duhet të tërhiqen në një distancë nga e cila nuk mund të godasin zonat e populluara me artileri apo armë të tjera, raporton VOA.

Udhëheqësi rus bëri thirrje gjithashtu për kontroll të plotë dhe objektiv ndërkombëtar për të garantuar respektimin e armëpushimit, ndalimin e veprimeve ushtarake në zona civile, një shkëmbim pa kushte të të burgosurve si dhe hapjen e korridoreve humanitare për lëvizjen e refugjatëve dhe ndihmave.

Zafiri, LAN-it: Mos u takohuni me PDK-në

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha i ka bërë thirrje LDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovës(LAN), që të tregohen të kujdesshëm ndaj thirrjeve për takim të PDK-së.

Ai vlerëson se ftesa e PDK-së në prapaskenë është një “dardhë me bisht” .

“LAN-i tashmë është në mes të ‘fushës së minuar’ dhe çdo lëvizje duhet me u bë me kujdes për me ruajt që vendi mos të shkojë në zgjedhje jashtëzakonshme”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, skena politike në Kosovë gjendet në një ,’fushë të minuar”.

“Ftesa e një miku tim të vjetër bërë Presidentes për takim me liderët partiak është ‘dardhë me bisht’, sepse përputhet si në korë me premtimin për rritje pagash për punëtorët e arsimit nga janari”.

“Ky premtim është tregues i mjaftueshëm se qeveria në ikje është duke punuar që vendi të shkojë në zgjedhje”/PrizrenPress.com/

Vrasja makabre e dy të moshuarave, policia: Në banesë janë grabitur 2 mln lekë

0

Policia-shqiperiPolicia e Durrësit ka vërtetuar pistën e grabitjes pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në qytetin bregdetar, ku dy të moshuara, kunata me njëra-tjetrën u gjetën të vrara në mënyrë makabre, pasi ishin mbytur dhe më pas lidhur duar e këmbë me çarçafë.

Nga të dhënat më të fundit hetimore lidhur me ngjarjen rezulton se nga banesa dykatëshe ku jetonin viktimat janë grabitur 2 mln lekë të vjetra. Policia ka shoqëruar deri më tani 26 persona lidhur me këtë krim makabër ku përfshihen edhe persona me precedentë penalë. Gjinovefa dhe Elsa Vava, 70 dhe 75 vjeçe u gjetën të vrara mëngjesin e djeshëm ne banesen e tyre.

Policia u përqendrua fillimisht në pistën e një konflikti familjar për çështje prone, por nga të dhënat e zbuluara së fundmi duket se ;pista më e mundshme mbetet ajo e grabitjes.

Rebelohet Ardit Gjebrea: Mos më fusni miq për festivalin

0

Ardit GjebreaNa ndajnë edhe pak muaj nga startimi i “Kënga Magjike”, festivalit të përvitshëm muzikor. Ditët e
para të shtatorit janë dhe afatet e fundit të këngëtarëve për të prezantuar produksionet e tyre. Producenti Ardit Gjebrea ka reaguar në “Facebook”, i irrituar nga ‘miqtë’ që tentojnë të ndërhyjnë për t’u bërë pjesë e kompeticionit.

Arditi ka shkruar se me të nuk funksionon strategjia e të pasurit një mik; të gjithë mund të njihen me kriteret e pranimit nëpërmjet faqes online të festivalit. “Për 2 ditë fillojnë pranimet për festivalin ‘Kënga Magjike’. Rregulli dihet: kush ndërhyn Për këngët që të pranohen, ato as nuk kalojnë pranë komisionit, por përjashtohen nga gara. Pak më parë, një i njohuri im ndërhyn për dikë nga Zvicra dhe unë i them: Në faqen zyrtare janë të gjitha rregullat e festivalit.

Tashmë nga Zvicra nuk pushon zilja e telefonit. Sigurisht, unë nuk përgjigjem dhe ky status është për të lajmëruar publikisht të gjithë ‘miqtë’ që, nëse do të ndërhyjnë për të njohurit apo të afërmit e tyre duke më kërkuar favore, me mua nuk funksionon. Jemi në rregull Arben?!”, përfundon mesazhi i tij.

Vdiq dramaturgu dhe regjisori preshevar, Agron Boriçi

0

Agron BoriçiAgron Boriçi u shua në moshën 60 vjeçare, i cili për katër dekada është marrë aktivisht me veprimtari skenike, si regjisor, skenarist dhe aktor

Ka vdekur, regjisori dhe dramaturgu preshevar, Agron Boriçi. Sipas presheva.com Agron Boriçi u shua në moshën 60 vjeçare, i cili për katër dekada është marrë aktivisht me veprimtari skenike, si regjisor, skenarist dhe aktor.

Ka inskenuar 30 drama të zhanreve të ndryshme , ka përgatitur 8 recitale skenike, 2 filma dokumentarë, ka inskenuar e shkruar mbi 50 skeçe humoristike. Autor i dramës “Aga Ymeri”, “Kalorësi i Apokalipses”, “Berberhonja”, tre pjesë të “Kabare Tv Llaçka”… Është njëri ndër themeluesit e Festivalit tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në vitin 1994.

Përveç që është marrë aktivisht me skenën , është edhe autor i librit “Sherri i Preshevës në derë të Stambollit”. Për punën e tij është shpërblyer me çmime të ndryshme. Kryesisht veprimtarinë e tij e ka realizuar në Teatrin e Qytetit të Preshevës. /KultPlus.com

Prokurorët e rinj e dhanë betimin para Presidentes Jahjaga

0

z_3738Shtatëmbëdhjetë prokurorë të rinj e kanë dhënë betimin sot para Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Presidentes.

Emërimi i këtyre prokurorëve është dekretuar nga Presidentja Jahjaga më 22 gusht 2014.

Sipas një njoftimi për media nga Presidenca thuhet se emërimi i prokurorëve u bë duke u bazuar në nenin 84, paragrafi 1, pikat 4 dhe 18, në nenin 109, paragrafi 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 të Ligjit Nr. 03/L-224, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Propozimi për emërim ishte bazuar në një proces gjithëpërfshirës të vlerësimit dhe verifikimit, përzgjedhjes fillestare, para-përzgjedhjes, testit me shkrim, intervistimit, rangimit dhe procedurës së ri-shqyrtimit të kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Prokurorit të Shtetit, të udhëhequr nga Komisioni për Emërim dhe Rishqyrtim, i themeluar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, në pajtim me procedurat dhe kriteret e parapara me ligj dhe Rregulloren mbi Procesin e Rekrutimit, Emërimit dhe Riemërimit të Prokurorëve.

U.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, pas betimit të 17 prokurorëve të ri tha se sistemi prokurorial i Kosovës në vazhdimësi është duke punuar në shtimin e kapaciteteve njerëzore, në mënyre që puna e këtij sistemi të jetë sa më efikase dhe sa më e dobishme për qytetarët. Ai falënderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë sistemit prokurorial, ndërsa nga prokurorët e rinj kërkoi angazhim dhe përkushtim në detyrën e tyre të re.

Betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës sot e dhanë:

Nga Prokuroria Themelore Prishtinë:

1. Z. Fatmir Behrami

2.Znj. Arbresha Raça-Shala

3.Znj. Sheribane Selimi-Muçaj

4.Znj. Merita Lumezi

5.Z. Blerim Igrishta

6.Z. Naim Abazi

7.Z. Ibrahim Berisha

8.Z. Enver Krasniqi

9.Znj. Shenaj Berisha

10.Z. Atdhe Dema

11.Z. Menduhi Kastrati

Nga Prokuroria Themelore Pejë:

1.Z. Murat Hulaj

2.Znj. Lumturije Hoxha

Nga Prokuroria Themelore Gjilan:

1.Znj. Huma Jetishi

2.Znj. Rozelida Hasani

Nga Prokuroria Themelore Gjakovë:

1.Z. Musli Gashi; dhe

2.Z. Bajram Kryeziu

Me betimin e 17 prokurorëve të rinj, tani sistemi prokurorial i Kosovës numëron 135 prokurorë, ndërsa është duke u punuar në rritjen e numrit të tyre, me qëllim që sistemi prokurorial të jetë sa më efikas.