Home Blog Page 8150

Beqiri: Blloku do të marrë pjesë në seancën e 12 shtatorit

0

IsmetBeqiriIsmet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, ka konfirmuar se koalicioni LDK-AAK-Nisma do t’i përgjigjen ftesës së kryesueses Flora Brovina që seanca e 17 korrikut të vazhdohet më 12 shtator, ku edhe do të zgjidhet kryeparlamentari.

“Ne presim tani t’i marrim edhe ftesat dhe sigurisht se do të marrim pjesë në seancë. Ne kemi kërkuar që edhe më herët të thirret seanca, prandaj ne do të jemi në seancë dhe do ta vazhdojmë projektin tonë për çka edhe jemi të bindur se do të rikonfirmohet Mustafa si kryetar i Parlamentit sepse ne i kemi votat”, u shpreh Beqiri, për Botapress.

Nga ana tjetër Beqiri sqaroi arsyet pse blloku LAN nuk i është përgjigjur ftesës së Flora Brovinës për konsultime me liderët e partive politike para mbajtjes së seancës, duke theksuar se kjo ftesë nuk është në kompetencat e Brovinës.

“Nuk jemi përgjigjur ftesës së Brovinës për konsultime paraprake sepse nuk është në autoritetin e saj që të thërras liderët e partive politike për konsultim. Të vetmin obligim që e ka si kryesuese me Kushtetutë dhe Rregullore është thirrja e seancës”, tha Beqiri.

Sipas tij, thirrja e seancës është neglizhuar dhe se nuk ka pasur asnjë arsye të vonohet kjo seancë për diku 20 ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo zvarritje e thirrjes së seancës është një lloj shantazhi i PDK-së, që janë tendencë për të bërë loja e që nuk do të arrijnë t’i bëjnë sepse përkundër zvarritjes, përkundër vendimit të Gjykatës, asnjëra nuk i siguron votat PDK-së“, tha Beqiri.

Seanca konstituive me 12 shtator

0

Brovina-Rugova(E plotësuar) Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila ka nisur më 17 korrik do të mbahet më 12 shtator.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, në të cilën do të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët, do të mbahet më 12 shtator në orën 10:00.

Kështu u vendos në takimin e sotëm të thirrur nga Flora Brovina me partitë parlamentare.

Ftesës së kryesues së seancës konstitutive i janë përgjigjur përfaqësuesit e PDK-së dhe minoriteteve. PDK-ja është përfaqësuar nga nënkryetari Enver Hoxhaj. Në këtë takim nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe as ata të Lëvizjes Vetëvendosje!

Kryesuesja e seancës konstituive, Flora Borvina pas takimit me përfaqësuesit e partive të pakicave dhe PDK-në, caktoi vazhdimin e seancës konstituive me 12 shtator.

Brovina nuk ka dashur të flas shumë rreth bojkotimit të bllokut LDK-AAK-Nisma, por ka bërë thirrje që në seancën konstituive të marrin pjesë të gjitha partitë politike duke thënë se seanca do të vazhdoj në piken ku ajo e ka ndërprerë më 17 korrik.

“Ne u konsultuam së bashku sepse këtë na obligon edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtuese , si kryesuese e kësaj seance. Seanca konstituive ka mbetur pa përfunduar dhe ajo duhet të vazhdojë në pikën e fundit që është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Ne u morën vesh për datën 12 shtator që të mbajmë vazhdimin e seancës konstituive”, tha ajo.

Ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Enver Hoxhaj u bëri thirrje të gjitha partive politike që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se PDK mbi të gjitha e ka interesin shtetëror. Ai është shprehur i bindur se institucionet e Kosovës do të krijohen nga PDK.

“Ajo që ka nevojë Kosova është që pas tre muajsh të ketë institucione që të tejkalohet ngërçi politik, por mbi të gjitha të respektohet vullneti i qytetarëve i cili është vendosur me 8 qershor. Institucionet e Kosovës do të dalin fal rezultatit të zgjedhjeve dhe këto institucione do t’i formoj PDK-ja e cila është parti fituese e këtyre zgjedhjeve, por natyrisht në sistem parlamentar ne do të gjejmë dhe krijojmë partnerë me të cilët do t’i ndërtojmë institucionet tona”, tha ai.

Hoxahj tha se ata të cilët nuk iu përgjigjen këtij takimi, e kanë lënduar Kushtetutën e Kosovës.

“Mendoj që çdo kush i cili sot nuk ka marr pjesë në këtë takim e ka lënduar Kushtetutën e Kosovës, nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës kushtetuese dhe ne i bëjmë ftesë çdokujt i cili është në jetën politike parlamentare që ta ruaj traditën e mirë që kemi pasur, që vendime e Gjykatës të respektohen dhe çdo herë forcat politike kanë pasur madhësi shpirtërore, vizion politik, dhe interesin e shtetit, qytetarëve para interesave personale të liderëve të caktuar të partive politike”, theksoi ai.

Hoxhaj nuk e ka bërë publike emrin e kandidatin për kryeparlamentar duke thënën se kryesia do të vendos në fillim të javës që vjen.

Përfaqësuesi nga radhët e minoriteteve, Nenad Rashiq, ka thënë se ata janë neutral dhe se do ta respektojnë vendimin e gjykatës kushtetuese. Ai ka thënë edhe nëse ndodhë skenari i 17 korrikut ata do të qëndrojnë në salle për të votuar kryetarin.

BD: Hajdutët e Ramadan Mujës e shkatërruan arsimin në Prizren

0

BD.2Bashkimi Demokratik(BD) në Prizren, ka reaguar për fillimin e mbrapsht të vitit shkollor në këtë qytet. Sipas këtij subjekti politik, “hajdutët” e Ramadan Mujës të cilët udhëheqin Drejtorinë e Arsimit edhe këtë vit kanë filluar këtë vit shkollor me abuzime,shantazhe dhe kërcënime

“Viti i ri shkollor, nis me Qarkoren përmes së cilës kërkohet vetëmbyllja – vetëizolimi i shkollave ndaj publikut të gjerë dhe institucioneve shtetërore Hajdutet e Ramadan Mujes të cilët udhëheqin me Drejtorin Komunale të Arsimit në Prizren , si gjithmonë, edhe vitin shkollor 2014 / 2015 e kanë nisur me veprime abuzive, mospërfillje të legjislacionit, shantazhe, kërcënime, veprime të tjera të pamatura, për arsye të keqpërdorimit të partisë në pushtet , mosdijes dhe neglizhimit”, thuhet në komunikatën e BD-së në Prizren.

“Për Bashkimin Demokratik mbetet shqetësuese mospërfillja e institucionit të konkursit për pranimin e personelit mësimdhënës. Në këtë vit shkollor shumë vende pune për mësimdhënës nuk janë publikuar, për pasojë në procesin mësimor punojnë të “pashqetësuar” shumë punonjës të pakualifikuar, militant të partisë në pushtet, ndërsa, me qindra të rijnë të diplomuar dhe të kualifikuar bredhin rrugëve”.

“Gjithashtu edhe konkursi për drejtorë të shkollave është përcjellë me një mori shkeljesh ligjore, të cilat i ka konfirmuar edhe SIA në Prizren, me interferime të thella politike, duke u “zgjedhur” të paditurit dhe militantët partiak ( PDK – së ) , për drejtor të shkollave. Se institucioni i konkursit nuk funksionon në arsimin e Prizrenit, kjo ka qenë e ditur ( ka me dhjetëra shkolla ku militantët partiak punësohen pa konkurse , konkretisht shkollat “ Lekë Dukagjini” , “ Motrat Qiriazi”, “ Mati Llogoreci”, “ Fadil Hisari”, “ Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, shkolla në Hoqën e Qytetit – ka disa mësimdhënës të pakualifikuar etj ). por është shqetësuese dukuria e punësimit pa konkurs dhe mbi bazë trashëgimie ( rasti i sekretarit të shkollës fillore “ Abdyl Frashëri”, ku sekretari i shkollës në fjalë pas pensionimit të tij arrin ta punësoj të birin i tij si sekretar shkolle ( kuptohet anëtar i PDK – së ), pra vendin e babës e zapton i biri, sigurisht me pëlqimin e DKA – së)”.

“Vargu i dështimeve të Ramadan Mujës dhe drejtorit të arsimit në Komunën e Prizrenit është i madh, i pafund ( mungesë të investimeve në inventar shkollor, në mjete dhe teknologji mësimore, mosorganizimi i trajnimeve për avancimin profesional të mësimdhënësve, mosfunksionalizimi i shërbimeve pedagogjike – psikologjike në shkolla, përfshirja e vogël e fëmijëve në klasat parafillore, mossigurimi i ambienteve të shëndetshme dhe të sigurta për fëmijët – nxënësit për mësim etj. Mbi të gjitha, për arsye të padijes, papërgjegjësisë dhe neglizhimit , dështimi më i madh i Ramadan Mujës dhe DKA – së për këtë vit shkollor gjithsesi është mospërgatitja e duhur dhe dështimi për fillimin e punës të shkollës së mesme profesionale – Qendra e Kompetencës, në Prizren e cila është mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut dhe duhej të fillonte punën më 1 shtator 2014, ngase për arsye të mosdijes , punës jo të duhur nxitëse – senzibilizuese për mundësit dhe shanset që ofron kjo shkollë, numri i nxënësve për regjistrim ka qenë simbolik ( rreth 25 nxënës)”.

“Se të bëmat, djallëzitë dhe marrëzitë e zyrtarëve komunal në Prizren, nuk kanë të mbaruar, kjo dëshmohet edhe në Qarkoren e datës 27. 08. 2014 të DKA – së, pika 6 e saj ( e firmosur nga drejtori i DKA – së ) , përmes së cilës “ urdhërohen” njëanshëm , në stilin e dhunuesit, të gjithë drejtorët e shkollave, që t’i mbyllin dyert e shkollave për të gjithë : organizatat, institucionet, OJQ – të, mjetet e informimit, bile edhe për Zyrtarët – inspektorët e SIA – së , në Prizren, që paraqet rast eklatant të shkeljes të parimit demokratik, transparencës , llogaridhënies bashkëpunimit me komunitetin , shoqërinë në përgjithësi dhe hapjes së shkollave ndaj publikut.. Tendenca e vetëmbylljes dhe e vetëizolimit të shkollave përmes kësaj qarkoreje, është treguesi i qartë, se diqka jo e mirë, e shëmtuar, është duke ndodhur në shkollat tona dhe tentohet të fshihet. Vetëmbyllja dhe vetëizolimi janë karakteristika të sistemeve diktatoriale”. /PrizrenPress.com/

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

0

Konviktet-prQë nga sot studentët e Universitetit të Prishtinës mund të aplikojnë për banim në Qendrën Studentore, pasi është shpallur konkursi dhe do të jetë i hapur deri më 12 shtator.

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte. Drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta, tha për Radio Kosovën, se sivjet janë forcuar edhe kriteret për pranimin e studentëve.

“Sivjet kemi ndryshuar kriterin tek nota mesatare, ku u kemi dhënë përparësi studentëve që kanë mesataren mbi 8-të. Sivjet ndryshon, nga nota 6 mesatare deri në 7.9, fitojnë nga 5 deri në 7 pikë dhe nga nota 8 deri në 10, kemi bërë një diferencë, fitojnë nga 12 pikë deri në 15 pikë”, tha ai.

Kriteret e tjera për pranim janë që kandidati të jetë student i rregullt i Universitetit të Prishtinës si dhe largësia nga kryeqyteti.

Sfishta, tha se këtë vit pritet një numër i madh i konkurrentëve, pasi janë ulur edhe tarifat për banim në konvikte, ku nga 70 euro sa kanë paguar për banim dhe ushqim, tani do të paguajnë 35 euro.

Ulja e tarifave për Qendrën Studentore ka ndikuar edhe në uljen e të hyrave në këtë Qendër. Por, Sfishta, tha se nuk do të ketë mungesë të mjeteve, pasi u është premtuar se ato do të kompensohen me ri-shikimin e buxhetit. Ndërkohë, kapaciteti në këtë Qendër është për 3 mijë e 600 studentë.

“Gjatë këtij viti presim një numër shumë të madh të studentëve aplikues, për shumë arsye. Mund të them se arsyet janë sepse kushtet janë përmirësuar dukshëm, gjithashtu edhe çmimi këtë vit është shumë më i volitshëm se vitet e tjera dhe kjo është një indikator që këtë vit presim një numër shumë të madh të aplikimeve”, theksoi ai.

Drejtori Sfishta, bëri të ditur se gjatë pushimeve janë kryer edhe disa punë, ku është bërë gëlqerosja e brendshme e disa konvikteve, ndërkohë është duke vazhduar inventarizimi me shtretër, dyshekë, tavolina e karrige, si dhe është intervenuar për shtimin e kapacitetit të ujit të ngrohtë. Qendra Studentore ofron strehim, ushqim, si dhe hapësira për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera.

Filma e ligjërata në përmbyllje të ekspozitës “M. Mulliqi”

0

Ekspozitës M. MulliqiFilmi “Pauza e drekës” e artistes Sharon Lockhart u shfaq të mërkurën në Prishtinë. Ekrani i madh i Modeleriumit të Fakulteti të Arkitekturës u ndez për këtë film, i cili u shfaq në kuadër të tri ditëve përmbyllëse të edicionit të dhjetë të ekspozitës ndërkombëtare çmimi “Muslim Mulliqi”.

Koncepti kuratorial i kësaj ekspozite ka qenë “Si e rënë nga qielli – një sens i mendësisë publike”, ndërsa kuratore ishte Corinne Diserens. Fituese e këtij edicioni ishte Flaka Haliti me veprën e titulluar “Kapuçat nevojiten pas kësaj pike”.

Ky film duket të jetë një homazh për artistin Allan Sekula, i cili vdiq vitin e kaluar”, ka thënë Augustijnen, i cili të premten do të mbajë ligjëratë pas shfaqjes së filmit të tij “Fantazmat”, kur bashkë me kuratoren e ekspozitës zyrtarisht do ta përmbyllin këtë edicion të ekspozitës “Muslim Mulliqi”.

“Pauza…” nuk ishte i vetmi film që u shfaq të mërkurën në kuadër të këtij programi të organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës. Programi u hap me shfaqjen e filmit “Secretion” të Willie Doherty, i cili u shfaq në GKK./KD/

Prokuroria konfirmon lirimin e Krasniqit dhe vazhdimin e hetimeve

0

Shefqet Krasniqi-hoxha

(E plotësuar) Me kërkesë të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për Urdhër Kontroll, dhe pas vendimit të Gjykatës Kompetente, sot është zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës me ç’rast janë bastisur disa objekte të ndryshme në disa lokacione në Republikën e Kosovës.

Përveç bastisjes, nga Policia e Kosovës janë marrë në pyetje disa persona, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Imami Shefqet Krasniqi, të cilët pas intervistimit janë liruar, ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës do të vazhdoj hetimet sipas procedurës se përcaktuar me ligj.

©KOHA.net

Arrestimi i Shefqet Krasniqit, BIK përkrah institucioneve

(E plotësuar) Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu në një prononcim për Radio Kosovën u shpreh se Bashkësia Islame e Kosovës do të jetë përkrah institucioneve të vendit.

Ai tha se BIK ende nuk është informuar zyrtarisht për arrestimin e Imamit Shefqet Krasniqit por ata janë njoftuar nga familja e tij.

“Informatat qe i kemi janë se ai për momentin është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale. Bashkësia Islame e Kosovës është e shqetësuar për ketë”, tha ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke kryer një operacion, por nuk ka dhënë detaje për natyrën e tij apo vendin se ku po realizohet.

Ndërkaq mediat raportojnë se operacioni ka në shënjestër persona të dyshuar për veprimtari radikale, por këto njoftime nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht.

Në muajin gusht, policia ka arrestuar mbi 40 persona, nën dyshimet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkrah organizatave të shpallura terroriste, Shteti Islamik dhe Al-Nusra, si dhe nën dyshime të tjera që lidhen me radikalizmin fetar.

Arrestohet Shefqet Krasniqi

Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.

Burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar portalit koha.net se hoxha është arrestuar.

Nuk dihet ende për motivet e sakta të arrestimit të tij. Por emri i tij është përfolur në të kaluarën shpeshherë për nxitje të ekstremizmit islamik./Koha.net/

Vazhdojnë kërkimet për Enver Çengajn, familjarët kërkojnë më shumë nga shteti

0

enveriEdhe pas një muaji, vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e të zhdukurit, Enver Vahit Çengajt (42), nga fshati Pllajnik, me banim në Dragash, i cili më 30 korrik të këtij viti ishte larguar nga shtepia dhe ende nuk dihet gjë për fatin e tij.

E shoqja e Enverit kishte marrë një telefonatë anonime, përmes së cilës është njoftuar se burri i saj është parë në lagjen “Jaglenica” të Prizrenit. E shoqja, e cila po përkujdesët e vetme për dy fëmijë të mitur, i tha Radio SHARRI-t se brenga shtohet më shumë, për faktin se i shoqi është me të meta. Ajo iu bëri thirrje qytetarëve, që mos të bëjnë telefonata anonime. Por, nëse e shohin diku burrin e saj, me që është me të meta, ta kapin me forcë dhe ta kthejnë në shtëpi, ose të kërkojnë ndihmën e policisë.

Nga ana tjetër, vëllai i madh i Enverit, Xhevat Çengaj, tha se asnjë punë nuk po mund të bëjnë, pasi gjithë kohën po merren me kërkimin e të vallait. “Kërkimi për të na kushtoi edhe me humbjen e vëllait tjetër, të cilin e goditi rrufeja. Bashkë me dy vëllezërit tjerë, gjithnjë merremi me kërkimin e Enverit dhe, nuk mund ta kuptojmë se si ka mundur ai të zhduket dhe ku mund të ndodhet aktualisht. Sa herë që dikush na njofton për ndonjë gjurmë të tij, ne vrapojmë pas asaj gjurme, me shpresë se mund ta gjejmë. Por, me që kaloi një muaj, kemi filluar të dyshojmë për më të keqen, pasi ai do të paraqitej diku, nëse është i gjallë. Nuk mund ai të jetonte kaq kohë i fshehur, pa ushqim”, tha për Radio SHARRI-n, Xhevati.

Si vëllai më i madhë që është, Xhevati ka kërkuar më shumë përkrahje nga shteti, duke angazhuar potencialin kërkues, konkretisht qentë që ka policia, për të filluar një kërkim më serioz, pasi qentë do të mund ta gjenin, siç thotë ai, edhe nëse është i vdekur. “Shteti do të mund të bënte më shumë për kërkimin e Enverit. Mjafton që policia të zhvillonte një kërkim me qëntë që janë për këtë punë dhe, gjallë apo vdekur, do ta gjente vëllanë. Fundja, kemi të bëjmë me zhdukjen e një njeriu dhe shteti duhet të bëjë më shumë”, thotë Xhevati, duke mos e fshehur zhgënjimin dhe i mbingarkuar me teori, nga më të ndryshmet, për fatin e vëllait.

NATO hap samitin me temën për Ukrainën lindore

0

NatoNATO hap sot samitin dy ditor në Uels të Britanisë, ku fokus do të jenë temat mbi problemet në Ukrainën lindore dhe për miratimin e një plani që do të forcon praninë e NATO-s përgjatë kufijve lindorë të aleancës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe udhëheqës të shteteve anëtare të NATO-s, do të flasin edhe për veprimet e ruse në Ukrainën lindore, aty ku separatistët pro-rusë po luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës.

NATO thotë se separatistët po mbështetën nga Kremlini, diçka që zyrtarët rus e kanë mohuar në vazhdimsi.

Tema tjera të samitit përfshijnë edhe veprimet e militantëve të Shtetit Islamik në Irak e Siri, dhe për tërheqjen e forcave të NATO-s nga Afganistani.

Brovina: I pres që të vijnë

0

FloraBrovina-deputeteFlora Brovina shpreson se liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma do të ndryshojnë qëndrim dhe do të marrin pjesë në takimin konsultativ që ka për qëllim caktimin e datës së seancës konstituive të Kuvendit.

“Kur i kam ftuar kam pritur se ata do të vijnë. Dhe pres që ata të vijnë në takim, sepse qëllimi i takimit është të merremi vesh vetëm për datën e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Unë kam mundur vetë ta thërras vazhdimin e seancës konstituive, por nuk kam dashur që ata të thonë se unë po vendos krye në vete”, ka thënë Brovina për Epokën e re.

Marrëveshja e Brukselit po dështon

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselIsh-shefja e diplomacisë së BE-së Catherine Ashton do të mund të shkruajë libra të tërë për kujtimet e takimeve të gjata me Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiqin, por rezultati kryesor i të 22 takimeve të tyre është afër dështimit.

Marrëveshja e Brukselit është ende e pazbatueshme në mungesë të tri marrëveshjeve shtesë që duhen zbatuar.

Daçiq dhe Ashton nuk do të jenë më pjesë të dialogut politik Kosovë-Serbi e nëse nuk zgjidhet kryeministër, fatin e njëjtë do ta ketë edhe Hashim Thaçi.

Kësisoj të tre të nominuarit për Nobel do të jenë protagonistët e një marrëveshjeje të dështuar.

Mungesa e një marrëveshjeje për zhbërjen e organizatës që konsiderohet paraushtarake “Mbrojtja Civile”, mungesa e një marrëveshjeje për funksionalizimin e Gjykatës së Apelit në Mitrovicën Veriore, si dhe mungesa e një marrëveshjeje për kompetencat që do të ketë Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës, janë tre çështje që kanë pamundësuar zbatimin e marrëveshjes 19 pikëshe të Brukselit. /Tribuna/