Home Blog Page 8158

Deputetët mund të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme

0

Kuvendi i Kosoves 7Edhe pse nuk ka kushte specifike që tregojnë se kur mund të jetë një seancë e jashtëzakonshme, deputetët e bllokut mund të thërrasin një seancë të tillë me qëllim që të implementohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kështu deklaroi Dren Doli nga grupi për studime juridike dhe politike, duke iu referuar paralajmërimit të Bllokut për thirrjen e seancës konstituive në rast se kryesuesja Flora Brovina, nuk e bën një gjë të tillë pa marrëveshje mes liderëve.

Përderisa kryesuesja e Kuvendit për seancën konstituive, Flora Brovina ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje drejt thirrjes për vazhdimin e seancës konstituive, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti, ka thënë për Radio Kosovën se janë duke vazhduar konsultat për një gjë të tillë.

Në anën tjetër opozita paralajmëron se do të mblidhet vetë për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për krijimin e institucioneve të reja.

Lidhur me këtë, Dren Doli nga grupi për studime juridike dhe politike, i ka thënë Radio Kosovës se është në të drejtën e deputetëve që të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për çështje të cilat mendojnë se kanë një relevancë të rëndësishme për jetën politike dhe institucionale në Kosovë.

“Deputetët e LAN-it mund të kërkojnë një seancë të jashtëzakonshme për të tentuar që të gjejnë një zgjidhje në lidhje me formimin e institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Sipas Dolit, shumica e partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvend, duhet të mblidhen dhe me shumicë të votojnë për rrjedhën e seancës. Ndërsa, roli i kryesueses së seancës është administrativ që bënë përfaqësimin e deputetëve shumicë në seancës konstituive dhe asgjë tjetër.

“Fakti që një anëtare apo një deputetet e PDK-së ka rastisur që për nga mosha të jetë kryesuesja e seancës konstituive nuk nënkupton që Flora Brovina apo vet PDK të jetë faktori kryesor në çështjen se a duhet kuvendi të mblidhet apo jo. Flora Brovina mund të bëjë vetëm përfaqësimin e interesave të shumicës së deputetëve dhe asgjë më tepër”, thekson ai.

Ndryshe blloku LDK, AAK dhe Nisma, ka paralajmëruar se nëse kryesuesja Flora Brovina nuk thërret vazhdimin e seancës konstituive, atëherë ata do ta thërrasin vet.

Një gjë e tillë ua mundëson edhe kushtetuta. Në nenin 69, pika 4 e saj, thuhet se Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të presidentit të republikës, kryeministrit ose një të tretës së deputetëve.

Malishevë: Aksidentohen dy vetura, lëndohet një foshnje

0

Aksident shiritatNjë foshnje ka pësuar lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur në Kievë të Malishevës. Policia njofton se përveç foshnjës në këtë aksident lëndime ka pësuar edhe një i rritur.

“Dy vetura me targa RKS janë përfshirë në aksident trafiku. Lëndime të lehta trupore kanë pësuar një foshnje dhe një i rritur, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në të dy veturat”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Vera Istrafaj me libër të ri

0

Vera istrefaj shNë korrik të këtij viti doli nga shtypi vëllimi me lirika “Qielli i shpirtit tim” e poetes Vera Istrefaj, botuar nga SHB:”ADA”. Vera Istrefaj ka lindur në Kukës, më 1 nëntor 1975. Ka mbaruar gjimnazin në vendlindje, në vitin 1994. Eshte diplomuar ne shkencat humane. Aktualisht punon si juriste per Sherbimin Kombetar te Punesimit , ne Drejtorine Rajonale Kukes.

Që në vegjëli ka botuar poezi dhe skica në revista dhe gazeta të kohës. Cikle me poezi ka botuar edhe në revista të bashkatdhetarëve tanë në Amerikë. Ndërkaq në vitin 1991, në një almanak të krijuesve të rinj kuksianë u paraqit me 76 poezi dhe me një skicë. Ka marrë pjesë në shumë konkurse letrare ku edhe është nderuar me çmime. Me këtë rast vlen të veçohet çmimi i parë, që iu dha në Akademinë Letrare “Esat Mekuli”, në Prishtinë.

Vera Istrefaj krahas krijimtarisë poetike është marrë edhe me gazetari, kryesisht në televizionin e Kukësit. Ka ndjekur një sërë seminaresh e trajnimesh për gazetari, psikologji, menaxhim, këshillim e drejtësi. Si juriste mbron të drejtat e grave dhe vajzave dhe për këtë qëllim ajo është drejtore Ekzekutive e Qendrës së Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale, si dhe koordinatore e rrjetit “Barazi në vendimmarrje”, për Qarkun e Kukëst. Si veprimtare e shoqërisë civile, ka një përvojë 20 vjeçare.

Në vitin 2009 ajo është nderuar edhe me Mirënjohje për kontributin e dhënë në komunitet dhe është përzgjedhur një ndër 10 personat më aktivë në shkallë kombëtare. Është e martuar dhe është nënë e dy djemve. Vera Istrefaj ka botuar katër vëllime poetike: “Shiu i fundit” (Prizren 1999), “Nënqeshja e ëmbël” (Prizren, 2001), “Në akuj digjem” (Prishtine 2003) dhe “U jepem udhëve” (Prishtinë 2005), ndërsa “Qielli i shpirtit tim” është vëllimi i pestë i saj. Ndërkaq në vjeshtë pritet ta nxjerrë në dritë vëllimin e gjashtë me poezi. Pavarësisht nga shumësia e punëve të përditshme, Vera Istrefaj do të mbetet, si gjithmonë e thjeshtë, delikate në dukje, nën peshën e mendimeve dhe emocioneve të forta, nën mantelin e jetës si femër, grua, nënë e veprimtare shoqërore, përballë sfidave të kohës. (Përgatiti: Sheradin Berisha)

Nexhat Daci: PDK duhet të lëshojë rrugë nëse dështon me Kryeparlamentarin

0

Daci-lddIsh-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se PDK’ja duhet të lëshojë rrugë nëse nuk arrin të zgjedh në mënyrë demokratike Kryeparlamentarin.
Në këtë rast, sipas tij, PDK me bllokadë do të krijon vetëm urrejtje të qytetarët e Kosovës por edhe te ndërkombëtarët.

“Në qoftë se nuk arrin PDK’ja të sigurojë numrin e votave që në mënyrë demokratike të votohet Kryetrari, atëherë, duhet të lëshojë rrugë. Në qoftë se nuk ka marrëveshje duhet të lëshojë rrugë dhe të hap një rrugë tjetër”, ka thënë Daci, për Gazetën Express.

“Nëse nuk krijon shumicë demokratike, atëherë PDK, do të krijon vetëm urrejtje edhe në opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin para një jave, derisa Kryesuesja e seancës, Flora Brovina, ka thënë se nuk do të ketë seancë të re pa u marrë vesh liderët e partive politike.

Madje, ajo ka bërë thirrje që të ketë një marrëveshje paraprake mes partive para se të shkohet ne seancë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Këtë veprim të Brovinës, Daci e sheh si cirkushane dhe sqaron se kryesuesja e seancës s’ka kurrfarë kompetencash përvec leximit të rendit të ditës.

“Kryesuesi i seancës e ka për detyrë vetëm të lexojë dhe të mos largohet nga ai rend dite dhe mos me u politizu. Rolet që mundohet me i dhanë dikush Kryesuesit vetëm e ngarkon – nuk dua të flas për emra as për personin – dhe pastaj bëhet një cirkushane e paparë në traditën parlamentare të konstituimit të një Kuvendi”, ka shtuar ai.

Daci ka thënë se nuk ka asnjë logjikë që kryesuesja e seancës të bën veprime që nuk janë në kompetencë të saj.

“Deklaratat që ishin në media që do t’i ftonin në diskutim liderët e partive politike ishte qesharake. Ishte e njëlloj afrikanizmi, por i para një shekulli, se Afrika ka ecur shumë para neve në kohën e fundit”, ka deklaruar ai.

Lideri i LDD’së ka thënë se nuk duhet të polemizohet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, derisa, ka shtuar se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një epërsi PDK’së por nuk ia ka siguruar votat për Kryeparlamentar.

“Parlamenti funksionon me shumicë demokratike, do të thotë, vullneti politik i përfaqësuesve të zgjedhur në Parlament. Ku me ditë çfarë epërsie me të dhënë Gjykata Kushtetuese ose një ndonjë Gjykatë ndërkombëtare, ajo duhet të respektohet për procedurën e hapjes së seancës konstituive dhe rrjedhjen e saj, por s’mund të sigurojë vota”, ka shtuar ai.

“Në qoftë se prolongohet seanca plenare e re, atëherë, shihet tendenca politike për manipulime”.

Zgjedhjet nacionale kanë përfunduar më 8 qershor dhe ishin cilësuar si më të mirat të organizuara prej pasluftës. Në bazë të rezultateve përfundimtare, PDK ishte partia e parë e pasuar nga LDK, VV dhe AAK.

Një ditë para certifikimit, LDK, AAK dhe NISMA ishin bërë bashkë në një koalicion paszgjedhor, duke përjashtuar çdo bashkëpunim me PDK’në.

Në seancën konstituive e cila më vonë u konsideruar kundërkushtetuese, PDK kishte dështuar të votonte Kryeparlamentarin dhe në mungesë kuorumi ishte ndërprerë seanca. Pas kësaj, tri partitë opozitare, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit votuar për Kryetar të Parlamentit Isa Mustafën.

Tash, përsëri LDK-AAK-NISMA kanë paralajmëruar se do të votojnë për kryeparlamentar kandidatin e tyre, derisa zyrtarët e PDK’së kanë thënë se s’do të heqin dorë nga pozita e udhëheqësit të Parlamentit.

“Tusuzi” në terr dhe pa uji

0

tusuzi-620x330Lagjja “Tusuz’ e Prizrenit, ka dy ditë që po përballet me mungesë të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijes.

Banorët e kësaj lagjeje shprehen të indinjuar për neglizhencën sidomos të KEDS-it për vështirësitë e krijuara.

Në anën tjeër zyrtarët e KRU “Hidroregjioni Jugor” njoftojnë se përveç ‘Tusuzit’,edhe lagjja e ‘Hoqamahallë” dhe ajo e Nënklasë janë jashtë sitemit të furnizimit me ujë,për shkak të defektit në kabllon e tensionit te lartë tek vendi i quajtur “Bunar 2”,transmeton TVPZ

Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie,ekipet e saj janë duke u përpjekur që sa më shpejtë të evitohen defektet e paraqitura,në mënyrë që të rikthehet furnizimi normal me ujë për konsumatorët e këtyre lagjeve/

Thaçi: Prej janarit rrogat e mësimdhënësve do të rritën edhe 25%

0

fffKryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së re profesionale në Shtime.

“Sot mora pjesë në hapjen e shkollës së re profesionale në Shtime, në shenjë të fillimit të vitit të ri shkollor 2014/15. Pasi i urova për shkollën e sapondërtuar dhe vitin e ri shkollor, i njoftova të pranishmit se pres që në ditët në vijim që të mblidhet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, “menjëherë do të fillojë implementimi i Misionit të Ri dhe duke qenë se arsimi është prioritet për zhvillimin e Kosovës shpalla se prej janarit të ardhshëm do të ketë rritje 25% të pagave për mësimdhënësit”.

Protestë në shkollat e Malishevës

0

protest-euml-n-euml-shkollat-e-malishev-euml-s_hddddddddNë shenjë pakënaqësie, për largimin e disa profesorëve të tri shkollave të mesme të Malishevës, më shumë se 100 nxënës kanë protestuar sot rreth orës 09:00, para kuvendit komunal të Malishevës.

Më pas, këtyre nxënësve, iu bashkuan edhe 35 mësimdhënës të tjerë. E kjo protestë ka përfunduar në ora 11:30, pa ndonjë incident.

Kështu bënë të ditur për KosovaPress, rreshter Vesel Gashi, nga drejtoria e Policisë së Prizrenit.

“Sot rreth orës 09:00, mbi 100 nxënës kanë protestuar para Kuvendit Komunal të Malishevës. Më pas atyre iu bashkuan edhe personeli i shkollave, rreth 35 mësimdhënës. Ndërsa një delegacion i protestuesve, rreth orës 11 e gjysmë, ka biseduar me kryetarin e Komunës së Malishevës dhe drejtorin e Arsimit. Pas bisedimeve në mes të delegacionit dhe zyrtarëve të Komunës, protesta është shpërndarë, pa ndonjë incident”, ka thënë rreshter Gashi, nëpërmjet një telefonate.

E lidhur me largimin nga puna, përveç mësimdhënësve të tri shkollave të mesme, kanë reaguar edhe partitë opozitare një ditë më parë, duke thënë se ata që udhëheqin me këtë Komunë u hakmorën ndaj anëtarëve të partive opozitare.

PDK-ja dhe VV-ja kanë akuzuar se militantët e NISMA-së kanë pushtuar shkollat e Malishevës.

Sipas PDK-së, diferencimet më të mëdha janë bërë në tri shkollat e mesme të Komunës së Malishevës, e cila ka listuar të gjitha rastet ku ata mendojnë se janë bërë shkelje.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Malishevë, thotë se me kohë ka tërhequr vërejtjen se kryetari Begaj dhe drejtori për Arsim, Blerim Thaçi, po i zbatojnë direktivat e partisë për punësim në sektorin e Arsimit.

VV më tej ka numëruar një varg shkeljesh të ligjit me rastin e pranimit të kuadrit arsimor. /KP/

Basha “kërcënon” Ramën e Metën: Kush mbjell furtunën, korr cunamin

0

Basha-pd-shqiperiOpozita do t’i përgjigjet oligarkisë, ditë për ditë e orë për orë, pasi kush mbjell erën, korr furtunën, kush mbjell furtunën, korr cunamin. Kështu u shpreh sot kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike duke paralajmëruar edhe nisjen e protestave.

“Sot starton një vit i ri politik, i dyti i legjislaturës në vazhdim që na ka vendosur në rolin e opozitës ndaj qeverisë më antidemokratike të 23 –viteve. Ata kanë ardhur në pushtet për të qeverisur si baballarët e tyre. Kjo politikë revanshiste, me gjithë dështimet dhe humbjet që ka pësuar, ia ka dalë për fat të keq dy arritje të zeza: të krijojë një oligarki, si një grusht sundimtarësh, tashmë një realitet. Oligarkia Edi Rama – Ilir Meta. Së dyti të godasë për vdekje, të asgjesojë bashkëjetesën me Partinë Demokratike, të asgjeosjë një kusht të domosdoshëm të shoqërisë së lirë.

Ne do t’i denoncojmë ata siç i kemi denoncuar, do t’i luftojmë orë për orë, do të vazhdojmë t’i përballim me standartet demokratike në forumet dhe demokracitë perëndimore, do të drejtojmë protesta popullore kundër përkeqësimit dhe varfërisë. Do t’iu kujtojmë shumë shpesh, Edi Ramës dhe Ilir Metës se kush mbjell erën, do të korrë furtunën, kush mbjell furtunën, do të korrë cunamin.” tha Basha disa orë para nisjes së sesionit të ri Parlamentar ku pritet që mazhoranca të hedhë poshtë dekretet e kthyera nga presidenti. /

Begaj: Asnjë person nuk është larguar për bindje politike

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, gjatë ditës sotme, ka sqaruar opinion e gjerë, se asnjë mësimdhënës, nuk është larguar nga puna për bindje partiake, por sipas konkursit është pranuar stafi mësimor, ndërsa për çdo rast të shkeljeve eventuale, që ka mundur të ketë, do të shqyrtohet.

Këtë deklarim i pari i Malishevës, z.Ragip Begaj, e ka bërë gjatë takimeve që ka pasur me ish kandidat, tani të pakënaqur, që nuk janë pranuar në punë dhe që sot kanë protestuar në emër të të gjithë të pakënaqurve, në veçanti në tri shkollat e mesme të Malishevës.

“Së pari ju sqaroi, se të gjitha 147 vendet e lira në arsim, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, janë shpallur me rekomandim të MASHT-it, dhe të gjitha vendet e shpallura kanë të bëjnë me rastet ku mësimdhënësit janë pranuar pa konkurs, pa kualifikim, pa procedura dhe te ngjashme, dhe ne kemi zbatuar këtë rekomandim. Përndryshe, në të gjitha rastet ku mendojnë se ju është bërë e padrejtë, unë si kryetar i Komunës, do ti përkrahi maksimalisht për realizimin e të drejtës së tyre. Unë i inkurajoj të gjithë, që ti ndjekin procedurat e mëtutjeshme, deri në gjykatë, në mënyrë që ti realizojnë të drejtat e tyre”, ka thënë kryetari Begaj.

“Ju premtoj se do ta bëj një shikim të kompletuar për të gjitha rastet, do ta shqyrtojmë punën e komisionit vlerësues dhe do të jemi tërësisht transparent”, ka thënë kryetari Begaj, gjatë takimit që ka zhvilluar me z.Jakup Gashi, z.Sedat Sahitaj ish mësimdhënës dhe z.Shemsi Morina, ish drejtor shkolle. Këto deklarime dhe të gjitha takimet tjera me kandidatët që sot janë ankuar, janë zhvilluar në prani të medieve dhe kamerave.

Përndryshe, sot para komunës, ka protestuar edhe nje grup i vogël nxënësish të shkollës së mesme profesionale “Qendra e Kompetencës”, ku me ta biseduar drejtori komunal i arsimit z.Blerim Thaçi, i cili kërkoi që ata ti kthehen mësimit, duke e konsideruar se nxënësit nuk duhet te manipulohen me këto gjëra, ndërsa të shqetësime do të shqyrtohen, në formën më transparente te mundshme.

Haradinaj: Nëse Brovina nuk e thirr seancën, do të veprojmë ne

0

Blloku 50Ka përfunduar para pak çastesh takimi i bllokut.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit ka thënë se blloku është i përgatitur për seancën e ardhshme, mirëpo ende nuk kanë marrë ftesë nga kryesuesja e seancës, Flora Brovina.

E nëse nuk marrin ftesë gjatë kësaj jave, Haradinaj ka paralajmëruar se blloku do të veprojë vet.

“Jemi në përgatitje të seancës së ardhshme. Afërsisht po i nxjerrim detyrat pasi që ende nuk është thirr seanca. Njëra nga detyrat do të jetë edhe thirrja e seancës, nëse ajo nuk thirret deri në fund të kësaj jave ne do të veprojmë.
Në bazë të pikave 126 127 , 126 e presim procesin e dështimit, 127 zgjedhjen për parlamentin.

Ne do të punojmë në këtë drejtim. Është e dhimbshme kohëzgjatja e qeverisjes ë endit nga një qeverisje në ikje, por fal marrëveshjet sonë të 10 qershorit nuk kemi Thaçi 3”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit tha se, LAN-i është i vendosur të vazhdojë të punoj bashkërisht dhe se pret që Kuvendi i Kosovës të vendos me shumicë votash për krijimin e institucioneve të vendit.

“Biseduam për gjendjen aktuale dhe për nevojë e krijimit sa më të shpejt të institucioneve të Kosovës.

E rikonfimuar poashtu vendosmërinë tonë shumë të drejtë që ne të vazhdojmë deri në fund të projektit tonë pasi që konsiderojmë që oferta jonë është në të mirë të zhvillimit demokratik të Kosovës, në të mirë të ndërtimit të institucioneve të drejta, demokratikë të cilat do të veprojmë për ardhmërinë e vendit tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkarish dhe jemi të bindur se kuvendi i republikës së Kosovës do të vendos me shumicë votash lidhur me institucioneve e ardhshme”, ka thënë ai.