Home Blog Page 8157

Skenari i PDK-së dhe kundërpergjigja e “bllokut”

0

Thaci dhe VeseliSipas skenarit, për të cilin flasin burime nga PDK-ja, seanca do të fillojë me propozimin e kryetarit të Kuvendit nga PDK-ja, ndërkohë që LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, do të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë, për, kundër, apo të abstenojnë.
Nëse dështon kandidatura e PDK-së, blloku LDK-AAK- Nisma, do të kërkohë të drejtën e kandidimit të Isa Mustafës, e nëse kjo refuzohet nga kryesuesja Flora Brovina, atëherë do të nxirret mocioni për rrëzimin dhe zëvendësimin e kryesueses.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit ku si pikë e vetme parashihet të jetë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë, pritet të përcillet me një skenar tjetër krahasuar me mbledhjen e ndërprerë të 17 korrikut.

Verifikimi i mandateve dhe betimi i deputetëve, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pritet të konsiderohen pika të përmbyllura qysh më 17 korrik./Tribuna/

Clooney plaket hijshëm

0

George ClooneyNë kohën kur yjet e Hollywood’it duken gjithmonë e më të rinj, plakja mund të jetë një proces i sikletshëm.

Por, George Clooney ka provuar se sharmi nuk largohet, edhe nëse vitet ikin. Ai është votuar si Mashkulli që Plaket më Hijshëm nga një sondazh. Në të u pyetën 1000 vetë. Ata vlerësuan faktin që Clooney nuk kishte lyer flokët dhe se ai ndihej mirë ashtu si ishte.

Aktori 53-vjeçar mundi Brad Pitt dhe Johnny Depp, të cilët ishin në vend të dytë e të tretë. Britania e Madhe përfaqësohej nga 44-vjeçari Daniel Craig në vend të katërt. Në të pestin renditej australiani Hugh Jackman.

Në sondazhin e kryer në Manchester, lista vijon me Matt Damon, Matthew McConaughey, Will Smith, Sean Penn dhe Colin Firth në vend të pestë.
Clooney është Sex Simbol që prej 20 vjetësh dhe ka po aq adhuruese femra, sa në vitet e para të karrierës së tij, kur aktronte tek E.R.

Vizat hiqen me 2015

0

Gëzim KasapolliMinistri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, ka bërë me dije se janë plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave dhe sipas tij, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm kah mesi i vitit 2015.

Kasapolli ka vlerësuar se ngërçi politik i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit nuk ka ndikuar në ecurinë e këtij procesi.

Ai ka thënë se procesi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është duke ecur mirë dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet në fund të këtij viti. /Epoka e Re

Gjermania insiston në dialog dhe në krijimin e Gjykatës Speciale

0

Flamuri gjermanQeveria e Gjermanisë nuk do të ndërhyjë në krijimin e institucioneve të Kosovës, por ka dy kushte që pret të përmbushen nga kushdo që do ta udhëheqë Ekzekutivin e ardhshëm kosovar: vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe funksionalizimin e Gjykatës Speciale për të gjykuar rastet e hetuara nga Task Forca Speciale e BE-së e udhëhequr nga prokurori Clint Williamson.

Për shtetin gjerman e vetmja rrugë që duhet ndjekur për të gjetur zgjidhje të krizës politike të krijuar pas zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit është ajo e respektimit të Kushtetutës, ligjeve dhe procedurave të shtetit, pa ndërhyrje të jashtme.

Në këtë aspekt, për Qeverinë e Gjermanisë është krejtësisht e pranueshme kushdo që ta marrë në duar qeverisjen e Kosovës, për aq sa procesi të jetë i rregullt dhe të respektohen obligimet që tashmë ka marrë shteti përballë bashkësisë ndërkombëtare. /Koha Ditore

Jahjaga mund t’i ftojë liderët në takim

0

Jahjaga me lideretPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, mund t’i thërrasë në takim liderët e partive politike parlamentare për ta tejkaluar ngecin politik, ne rast se do të rrezikohet funksionimi i shtetit.

“Në rast të rrezikimit të funksionimit të shtetit dhe pengimit të proceseve nuk përjashtohet mundësia e lehtësimit të diskutimit ndërmjet forcave politike”, ka thënë Arbër Vllahiu për Epokën e Re, këshilltar i lartë politik për media dhe marrëdhënie me publikun i presidentes Jahjaga.

Ndërkaq analisti politik Albert Krasniqi ka thënë se vetëm nëse kemi bllokadë institucionale mund të bijë në shprehje roli i presidentes për t’i ftuar në takim liderët e partive politike në mënyrë që të tejkalohet bllokada.

Haliti: Do të funksiononte një qeveri PDK-VV

0

XhavitHaliti-pdkXhavit Haliti i PDK-së ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse. Sipas tij, kjo duhet të ndodhë për shkak të problemeve të mëdha nëpër të cilat po kalon vendi.

Xhavit Haliti nuk e ka përjashtuar mundësinë që të negociojnë me Vetëvendosjen për krijimin e një qeverie. Sipas tij, kjo do të mund të ndodh në rast se dështon bashkëpunimi i mundshëm me partitë e Bllokut.

“Diçka ka funksionu dikur në mes të Thaçit dhe Albin Kurtit. Mund të funksiononte një qeveri PDK- VV”, ka thënë Haliti në emsionin Zona B në Klan Kosova.

Ai ka thënë se Albin Kurti nuk është më patriot se Hashim Thaçi.

“Ne, do të na urrej ky popull në rast se nuk do t’i themelojmë institucionet, do të na pështyej”, ka thënë Haliti, citon Gazeta Blic.

“Kam menduar se Gjykata Kushtetuese do t’i definojë gjërat pak më mirë dhe deputetëve do t’u krijohet një mundësi ose do t’u pamundësohet të krijohet ngërç. Tani situata është e tilllë që ka një ngërç dhe pa vullnetin e grupeve parlamentare, partive politike dhe liderëve është e vështirë të dilet nga kjo situatë”, ka thënë ndër tjerash Haliti.

Selimi dhe Gashi, përplasen rreth kryeparlamentarit

0

Selimi-GashiPetrit Selimi dhe Arben Gashi kanë polemizuar ndërmjet vete lidhur me situatën politike në Kosovë.

Duke debatuar në Info Magazine të Klan Kosovës, përfaqësuesit e LDK-së dhe PDK-së janë përplasur rreth kryeparlamentarit dhe seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Selimi i tha Gashit se Gjykata Kushtetuese i ka qartësuar gjithçka liderëve të bllokut, të cilët i ka akuzuar si bllokues.

“Vendi i kryetarit të Kuvendit i takon decidivisht PDK-së. Nëse partitë humbëse të zgjedhjeve nuk e marrin parasysh dhe nuk e lexojnë vendimin e Kushtetueses, rrjedhimisht nuk lejojnë zgjedhjen e kandidatit të PDK-së atëherë neve s’na mbetet gjë tjetër vec se edhe ne të bllokohemi dhe të shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

Por Gashi i ka replikuar Selimit kur ka ftuar të kërkohet zgjidhja në Kuvend.

“Hajdeni në Kuvend dhe e shohim. Zgjidhja duhet të kërkohet aty. Të gjithë e dinë se si janë forcat politike. Shkojmë në Kuvend, pastaj ju çojeni në Kushtetuese. Mos të merremi me retorikë këtu”, porositi deputeti i LDK-së.

Por Selimi bëri me dije se zgjidhja duhet të kërkohet nëpërmjet një marrëveshjeje.

“Hapësirë për marrëveshja ka sa të duash. Ka aq sa është Kosova e madhe. Pra PDK, LDK, AAK ose Nisma të bisedojnë për një mori sendesh dhe të gjejnë zgjidhje”, porositi zëvendësministri i jashtëm në detyrë.

Edhe Gashi iu përgjigj Selimit se ka hapësirë për një marrëveshje, por ajo duhet të jetë tjetër fare.

“Natyrisht që ka hapësirë për marrëveshje. Për shembull PDK-ja ashtu siç si ka numrat, heq dorë dhe i lë hapësirë koalicionit të prirë nga LDK-AAK dhe Nisma që ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Unë mendoj se zgjidhja e vetme qëndron tek mbajtja e seancës, ose ose do të duhet të shkojmë në formulën e vjetër kur vijnë ndërkombëtarët dhe na thonë bëni kështu ose kështu, të cilën unë se preferoj”, përfundoi ai.

Shqipëri: Mazhoranca rrëzon 5 dekretet e Presidentit të Republikës

0

Kuvendi i Shqiperise-bojkoti i opozitesNë seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, mazhoranca ka rrëzuar 5 dekretet e Presidentit të Republikës, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Shkollën e Magjistraturës, Gjykatën Administrative, për ligjin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Policinë e Shtetit dhe reformën administrativo–territoriale.

Për kryeministrin Rama, përmes dekreteve, kreu i shtetit ka goditur jo thjesht disa ligje, por disa prioritete kombëtare. Ai përmendi ndryshimet në ligjet që sipas tij lidhen me reformën në drejtësi, ndryshimet në ligjin për Policinë, si dhe reformën administrative-territoriale.

Për të gjetur argumentat ligjorë, pro bindjes së Ramës, të shoqëruar dhe me qendrime politike kundër Presidentit të Republikës, u angazhuan 5 deputetë socialistë.

Ermonela Felaj, Armando Subashi, Vasilika Hysi, Pjerin Ndreju dhe Bashkim Fino, kanë derklauar se arsyetimet e kreut të shtetit, nuk janë ligjore.

Ramadani pyet: Pse po frikësohen ta thërrasin seancën e Kuvendit

0

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, e konsideron të pakuptueshme tendencën për bllokimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, është e qartë se askush nuk është mbi shtetin, mbi institucionet, mbi Kuvendin.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Pse po frikësohen ta thërrasin seancën e Kuvendit?

Është e pakuptueshme tendenca për bllokimin e Kuvendit. Mosthirrja e seancës së Kuvendit është vetëm bllokim dhe asgjë më pak.

Por, pse po frikësohen që ta thërrasin seancën e Kuvendit?
Pse këta po frikësohen nga deputetët, nga Kuvendi?
Pse po frikësohen nga funksionimi i institucionit më të lartë të shtetit?

Kjo është tendencë e pastër për bllokim.
“Shteti jam unë!”, ky është mentaliteti i bllokuesve të Kuvendit.

Por, është e qartë se askush nuk është mbi shtetin, mbi institucionet, mbi Kuvendin.

Tempulli i demokracisë, Kuvendi, nuk është në dorë të një njeriu as një partie.

Është Kuvend i Republikës së Kosovës!

Burim R.

Thaçi porosit Bllokun: Nuk mund të përmbyset vullneti i qytetarëve

0

Thaci14-17aKryeministri i Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të formohen institucionet e reja.

“Ne në ditët e ardhshme do të ftojmë për ta konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për ta zgjedhur Qeverinë e re dhe, të jeni të bindur se menjëherë do të vazhdojmë implementimin e plotë të ‘Misionit të Ri’. Prandaj, unë pres respektim prej të gjithë spektrit politik, që ta respektojnë të gjithë, pa dallim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket zgjedhjeve të lira dhe ndërtimin e institucioneve të ardhshme”, ka thënë Thaçi, shkruan Express.

Ai ka bërë me dije se askush nuk do të mund ta cenojë rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

“Askush nuk mund ta përmbysë vullnetin e qytetarëve të vendit tonë të shprehur më 8 qershor. Prandaj, unë kam besim të plotë se ne do të gjejmë forcë dhe vullnet të mirë, që t’i ndërtojmë në ditët e ardhshme institucionet stabile dhe efikase, që do ta çojnë Kosovën përpara”, ka deklaruar Thaçi.