Home Blog Page 8159

Skender Berishës i caktohen edhe dy muaj paraburgim

0

BurguGjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar edhe dy muaj paraburgim Skender Berishës nga Prizreni. Ai dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë, mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“I pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale për të cilat parashihen dënimet e rënda me burg, veprat penale janë kryer me pjesëmarrjen e shumë personave, ku janë përdorur armë dhe mjete të ndryshme, pasojat janë të mëdha-njëri prej familjes Avdylaga ka ndërruar jetë, ka shumë të lënduar të cilët po ashtu gjinden në spital për shkak të lëndimeve të pësuara”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj/PrizrenPress.com/

Haraqija, Mustafës: Unë me Thaçin kurrë skam ngrënë qengja, e ti më duket se po!

0

Astrit HaraqijaKa vazhduar edhe sot polemika në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa si dhe ish-ministrit, Astrit Haraqija.

Ky i fundit në një postim në Facebook ka thënë se, Mustafa si kryetar duhet t’i pranoj edhe mendimet ndryshe.

Ja postimi original:

Pasi me thirre po të lajmrohem z.Mustafa, pak vone por se pash të arsyshme te mirrem me këte çeshtje në vikend prandaj po e shkruaj sot …

z.Mustafa une dhe pjesa dermuse e popullates se Kosoves po mendojme te jetojme ne nje shtet demokratik e JO ne Koren Veriore.

Ju z.Mustafa si kryetar ne detyre duhet T’i pranoni edhe mendimet e ndryshme se ne qoftë se lejojme vetem si deshiron ti atehere behemi Korea veriore ll (dy)…

Ne tekstin Tim askund nuk kam permendur termet.

Eshte e drejte e redaksive t’i vendosin titujt si duan ata.

Pysni mediat që I kontrolloni ju a ke vendosur ndonjhere titullin ti apo ata…

E sa i përket pozitave eshte normale me u marre me pozita perderisa merrem me politike!

Sepse gjitheashu ju per çka po vraponi per tu bere

Nena Terezë ?

Hoxhe ?

Prift ?

Apo Sheh ?

Por mos harro se per mua edhe sikur kurr te mos marre pozita politike me, me mjafton qe kam qene MINISTER ne kohen me te ndriteshme te

Presidentit Rugova ( pashaporta shqiptare ne bote).

E per ju nuk e di cila eshte epoka me e ndriteshme ?

Edhe sot po te shoh qe nuk po le gur pa levizur per te arritur në pushtet…

Por dallimi eshte se ti je ne gjendje me kall per karrik, kjo po shihet se si ja “dhuruat” postin e Kryeministrit z.Haredinaj.

Dhe kete veprim nuk e ke bere per arsye qe ke simpati apo qe e done familjen Haredinaj, por me i’a lëne kompirin ose pataten e nxehte në dore qe ky te mirret me Thaqin…
Kete a po e bene per qe je humanitar ?

A per karrik ?

Je ne gjendje me kall Kosoven edhe pas 15 viteve , vetem per karrik .

Une e di që nuk ke asnjë ndjenje te kalljes se nuk e ke perjetuar por e ke pa vetem ne TV ne vitet 98-99…. Sepse shkelja e kushtetutes eshte hajgare per Ty…..

Çka qenke ne gjendje me bo per ……

E sa i perket Thaqit me sa di une ke pas komunikim ditore me vite deri pas zgjedhjeve ne qeshore 2014.

Une me Thaqin kurre skam ngrene qingja e as ne shtepi kurre se kam pas, e ti me duket se po….

Mua nuk me pengon me kend rri ti ose me kend ha por JO me na kall si shtet….

Kosova kete nuk e meriton se per hater tendin sot Kosova eshte bere nje bllokadë politike.

Une nuk kam faj qe nuk ke Guxim t’i marresh pergjegjesite qe te takojne.

E kjo nuk blehet por ta fale ZOTI se je mesu me qene gjithnje I dyti e jo I pari.

Tana here je 2 e jo 1 sepse ke merak të gjuash gurin e te fshehesh doren….

Edhe diçka per falimentim, kam degjuar qe e din mire kontabilitetin ,

Une kur humba zgjedhjet u largova nga detyra , kurse ju qe tri here humbni e nuk largoheni nga pozita(karrika).

Por me siguri e ke fondin e forte sepse me sa di une ke pervoje….
E sa i perket Ismetit,

Ismeti eshte Ismet !

Loja filloj dhashte Zoti kemi ymerë e per te mira!, ka shkruar në fund Haraqija. (sic) /Telegrafi/

Ndërron jetë aktorja Liza Laska

0

lizalaskaShuhet aktorja e njohur shqiptare, ‘Artistja e Merituar’, Liza Laska. Aktorja u nda jeta sot në moshën 88-vjecare duke lënë pas një përvojë të gjatë me filmin e teatrin.

Kush nuk e mban mend rolin e plakës tek Kthimi i Ushtrisë së Vdekur, apo “Dimri i Fundit’, role që e ngritën Liza Laskan në piedestalin e aktorëve më të çmuar shqiptarë.

Familja bën me dije se aktorja mbylli sytë sot ndërsa homazhet pritet të mbahen të hënën në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë.

Liza Laska lindi në Vlorë, më 6 shkurt të vitit 1926. Ajo ka luajtur mbi 22 role në filma të njohur shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër. Rolet e Liza Laska do të kujtohen gjithmonë në filmat e mrekullueshëm.

Korab Shaqiri vjen me dy balada të reja

0

KorabShaqiri-fylliQë me debutimin e parë në skenë, tregoi talentin e madh që posedon për muzikën. Është ky këngëtari Korab Shaqiri i cili në një intervistë për gazetën Tribuna ka folur rreth projekteve të tij muzikore, angazhimet në stinën e verës dhe shumëçka tjetër

Që nga mosha e hershme e fëmijërisë ka treguar se ka shumë dashuri për muzikën dhe gjithmonë ka ëndërruar që në të ardhmen të merret me muzikë. Këtë ëndërr Korab Shaqiri ka filluar ta bëjë realitet kur filloi studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe kur doli në skenë me këngën e parë ‘Banesa e vogël’. Tashmë Korabi ka krijuar shumë hite dhe kjo gjë i jep motiv atij që të mos ndalet asnjëherë.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, Korabi ka treguar se është duke punuar në dy projekte muzikore, në dy balada që sipas tij kanë një përmbajtje interesante. “Po, jam duke punuar në dy këngë të reja që do të jenë balada të cilat jam duke i punuar me grupin tim, kam një grup të vogël ku bëjmë pjesë unë, Yll Limani dhe Labinot Kosumi dhe gjithçka po realizojmë me grupin tonë Barokun domethënë me Studion Barok”, ka thënë këngëtari.

Ai po ashtu ka treguar që së shpejti do të vijë me album të ri i cili do të dalë në fund të vitit apo në fillim të vitit tjetër. “Jam duke punuar shumë që në fund të vitit apo në vitin tjetër të dal me albumin e radhës.

Ky album do t’i ketë rreth 15 këngë dhe kësaj here nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me këngëtarët e estradës muzikore shqipe, sepse po mendoj që njëherë të këndoj solo edhe pak dhe më vonë do të mendojë për bashkëpunime” ka theksuar Korabi. I pyetur se ndër emrat me këngëtarët që do të bashkëpunojë në të ardhmen, a gjendet edhe emri i Ilir Shaqirit, Korabi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë këngë duet së bashku me babanë e tij.

“Ne kemi pasur një këngë duet që është quajtur ‘Liria’ dhe që ka qenë edhe me grupin ‘Xixëllonjat’ që është shfaqur për programet e vitit të ri në një nga televizionet tona dhe që nga ajo kohë nuk kam bërë asnjë këngë me babin tim, por besoj shumë që në të ardhmen do të realizojmë këngë së bashku” ka shtuar ai.

Korabi ka përmendur se për stinën e verës ka qenë shumë i angazhuar në mbrëmje të ndryshme në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri dhe ka treguar se aktiv ka qenë edhe nëpër dasma të ndryshme “Kam qenë prezent pothuajse në të gjitha trojet shqiptare, gjithashtu kam qenë i angazhuar edhe me dasma por më shumë kam marrë pjesë në mbrëmje rinore pasi që një këngëtarë i moshës sime këndon më shumë në mbrëmje rinore dhe publiku është ai që kërkon këso këngë” ka thënë Korabi.

Në dasma ai ishte i shoqëruar nga bendi i tij për të cilin Korabi thotë se është një bend që ka shumë mirëkuptim në mes vete dhe ka treguar se ky grup aq sa shkon bashkë, shkon edhe me emra të veçantë.

Lajmi për martesë ishte i rremë

Kohëve të fundit në mediat rozë është shpërndarë lajmi që Korab Shaqiri është drejt martesës, mirëpo është vet këngëtari që për gazetën Tribuna e ka mohuar një gjë të tillë. “Po ju them juve, por e kam thënë edhe me një status në facebook se lajmi i martesës nuk është i vërtetë. Mua me vjen shumë keq nga fansat e mi që po gënjehen në atë mënyrë “ ka shtuar këngëtari.

Korabi po ashtu ka thënë se njëherë nuk është duke menduar që të martohet dhe theksuar se kur të ketë një plan të tillë do t’i informojë gjithë simpatizuesit e tij.

Ai gjithashtu ka treguar se tani për tani është i koncentruar vetëm në karrierë dhe ka përmendur se është duke punuar me shumë këngëtarë në mënyrë që të nxjerrin shumë këngë të reja dhe të jetë sa më shumë aktiv në skenën e muzikës shqipe “Kam pasur oferta dhe kam akoma për të punuar këngë me këngëtarë, mirëpo unë tashmë kam shumë emra me të cilët punoj dhe çdo vit e më shumë po punojmë që të kemi më shumë këngë me shumë hite, me të cilat po e pasurojmë muzikën shqipe” ka theksuar ai.

Në fund të intervistës Korabi ka treguar se i ka filluar studimet e doktoratës në Institutin e Folklorit i cili është në kuadër të Universitetit të Tiranës.

“Studimet e doktoratës i kam filluar në Institutin e Folklorit dhe me mentorin tim kemi menduar të zgjedhim diçka që ka të bëjë me folklor, mirëpo dihet që studimet zgjasin shumë dhe normal që kalon kohë deri në përfundim” ka thënë Korabi. (Erdonit Hoxha)
Theksim: “Po ju them juve, por e kam thënë edhe me një status në facebook se lajmi i martesës nuk është i vërtetë. Mua me vjen shumë keq nga fansat e mi që po gënjehen në atë mënyrë“.

Lavrov: Nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë

0

LavrovMinistri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë. Sipas tij, në bisedimet e sotme në Minsk për krizën në Ukrianë, duhet të synohet një armëpushim i menjëhershëm.

Këto komente u bënë para mbledhjes së sotme të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, në Minsk të Bjellorusisë, në të cilën, sipas agjencisë ruse, ITAR-TASS, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e së ashtuquajturës, Republikë Popullore e Donjeckut.

Grupi i Konatktit për Ukrainën përbëhet nga përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe Organizatës për Siguri dhe Bahskëpunim në Evropë (OSBE).

Katër njohje për tetë muaj

0

Kosova-flamuriMinistri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj muaj me parë kishte premtuar se Kosova brenda ditësh do të njihej nga se paku dy shtete. Por ky premtim i tij mbetur vetëm fjalë. Megjithatë zyrtarë në Ministrinë e Jashtme insistojnë se dy shtete tashmë e kanë njohur Kosovën. Ndërsa zyrtarizimi i tyre do të bëhet sapo të përfundojnë disa procedura të brendshme vendimmarrëse.

“Dy vende tashmë e kanë marrë vendimin dhe do të bëhet publik shumë shpejt, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme vendimmarrëse”, ka thënë për gazetën Tribuna një zyrtar brenda MPJ-së, pa dashur t’i përmendej emri. Kosova brenda këtij viti ka arritur t’i bindë vetëm katër shtete që ta njohin pavarësinë e saj, të shpallur gjashtë vite me parë. Tonga, Lesoto, Togo dhe Ishujt Sollomon janë shtetet që këtë vit e kanë pranuar Kosovën si shtet.

Këto njohje e kanë quar në 108 numrin e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë. Njohës të çështjeve politike, vlerësojnë se ngërçi politik në vend ka ndikuar në stagnimin e njohjeve. Sipas tyre, nëse ngërçi vazhdon, atëherë Kosova rrezikon edhe rrugën e saj drejt integrimeve evropiane./tribuna/

Intervistohen 45 dëshmitarë, asnjë i dyshuar

0

ElvisPista14Kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe ende Prokuroria e Shtetit nuk ka identifikuar asnjë person si të dyshuar për vrasjen e ish-kandidatit për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elvis Pista.

Ndonëse janë intervistuar mbi 45 persona në cilësinë e dëshmitarëve, prokuroria nuk ka gjetur fakte për të akuzuar ende asnjë shtetas. Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija ka thënë për gazetën Tribuna se, hetimet për vrasjen e Pistës ende janë në proces të ekzaminimit.

“Menjëherë pas vrasjes prokuroria ka filluar intensivisht hetimet për ta ndriçuar rastin, por nuk kemi arritur ta ndërtojmë ende një profil të vrasësit dhe shkaqet që kanë quar deri te rasti”, ka thënë Bakija, duke shtuar se, hetimet ende janë duke u zhvilluar në disa pista. Kryeprokurorja ka dhënë urdhër që të intervistohen mbi 45 persona nga rajone të ndryshme të Kosovës…/tribuna/

Pasion dhe vuajtje

0

MuslimaneNjë intervistë me Gilles Kepel, ekspertin francez të islamit. Për tri dekada me radhë, sociologu dhe shkencëtari politik i mirënjohur francez Gilles Kepel ka qenë duke monitoruar zhvillimin e shoqërive myslimane. Ai shikon një lidhje të ngushtë midis zhvillimeve në rrethinat franceze dhe ngjarjeve në botën arabe. Intervista me të u krye në Paris

“Pasioni” është një term qendror në të dyja librat tuaj të rinj lidhur me myslimanët francezë dhe ngjarjeve në botën arabe. Çfarë nënkuptoni kur e përdorni këtë term?

Kepel: Shprehja është qëllimisht ambigue. Ajo i referohet pasionit për Francën, por njëkohësisht edhe vuajtjes për Francën – një komb në mes të një krize identitare të thellë, ashtu si e gjithë Europa. Por kjo është veçanërisht e theksuar në Francë, për shkak se parimi legjendar mbi të cilin është themeluar republika jonë mbështetet mbi ndarjen midis kishës dhe shtetit. Në ndryshim nga gjithë fqinjët e saj, Franca ka këmbëngulur gjithmonë mbi kufizimin e religjionit në sferën private. Tani, thirrja për një identitet islamik specifik e bërë nga eksponentë të caktuar po e sfidon këtë sistem.

Tek “Passion française” ju shkruani se diçka e re është duke ndodhur në Francë, diçka e paprecedent…

Kepel: Për herë të parë, njerëz me rrënjë në Magreb po përfshihen në politikë. Për të kuptuar domethënien e këtij zhvillimi, ne duhet të kthehemi prapa në vitin 1983. Ky qe viti i marshimit të madh për barazinë dhe kundër përjashtimit. Një grup i përbërë më së shumti nga beurs-a franko – algjerianë, siç e quanin veten akoma ata në atë kohë, marshuan nga Marseille drejt Roubaix në very të vendit dhe më pas drejt Parisit, ku ia paraqitën shqetësimet e tyre Presidentit Mitterrand. “Marshimi i “Beurs”-ve” shkaktoi pak valë politike pasi u absorbua krejtësisht nga Mitterrand. Si pasojë, të rinj me rrënjë nga Magrebi ju kthyen kryesisht shoqatave, klubeve dhe rrjeteve fetare, ose ranë viktima të varësisë nga droga.

Nuk ka qenë deri në revoltat e vitit 2005 që shtetas të rinj francezë me rrënjë nga Magrebi filluan të futen në politikë…

Kepel: Po, pikërisht kështu. Nuk ka qenë deri kur këto rebelime nëpër banlieu u zhvilluan që ka ndodhur një politizim i vërtetë: për herë të parë, të rinj franko – magrebas qenë paraqitur nëpër lista zgjedhore. Si rezultat, deputetët e parë me rrënjë nga Magrebi kanë arritur të zgjidhen në zgjedhjet vendore e 2008. Dhe në 2012, gjithashtu ata po merrnin pjesë në për herë të parë në zgjedhjet për parlamentin kombëtar. Ne kryem një sondazh të detajuar të këtyre kandidatëve me një ekip kërkuesish nga Instituti Montaigne.

Cili qe qëllimi i këtij shqyrtimi?

Kepel: Preokupimi kryesor i ynë qe që të gjenim se si mendonin këta kandidatë. Për objektivat e librit, ne u përqëndruam mbi 70 persona nga qytetet Marseille, Roubaix dhe Tourcoing. Këto janë qytete me papunësi të larta dhe popullsi myslimane të mëdha. Rezultatet na habitën edhe ne: për shembull, sesa çështjet e lidhura me identitetin, përjashtimin soial dhe shekullarizmin përballohen në këto lagje.

Vetëm një prej gjëra mahnitëse është se ata me prejardhje nga ish luftëtarët e Frontit të Çlirimit Kombëtar po konkurojnë për zgjedhjet në parlamentin e Republikës Franceze.

Kepel: Po, tamam kështu. Kandidatët në Marseille më shpjeguan se ata janë me prejardhje nga familje të luftëtarëve të lirisë algjerianë, nga muxhahedinë dhe se nënat e tyre dikur mblidhnin para për të financuar luftën kundër Francës. Ato nuk e shikojnë një gjë të tillë si kontradiktë.

Ajo çfarë të shkakton konfuzion është se një numër i vogël myslimanësh bile votuan për kandidatët që përfaqësojnë frontin Kombëtar. Cili qe shpjegimi për një veprim të tillë?

Kepel: Të gjitha dëshmitë të çojnë në faktin se gjatë debatit lidhur me martesat e të njëjtit seks, e djathta ekstreme gjeti terren të përbashkët me një numër të caktuar të rinjsh me origjinë magrebase. Kjo është mahnitëse për shkak se Marine Le Pen flet gjithmonë rreth luftës kundër islamizimit të Francës. Mendoj se më të rinjtë francezë indigjenë dhe të rinjtë me një bekgraund emigranti vuajnë nga përjashtimi.

Por, në total, pjesëmarrja politike në rritje e rinisë me një bekgraund emigranti është një zhvillim pozitiv, apo jo?

Kepel: Absolutisht. Është gjithmonë mirë kur konfliktet sociale adresohen në këtë mënyrë, duke përdorur mjete demokratike dhe jo dhunë. Megjithatë, kjo ngre pikëpyetjen në atë se politikat fundamentaliste – si për shembull “pakti shekullar i Republikës” – do të vazhdojë ose jo të respektohet apo nëse lojtarë të rinj të duan t’i amendojnë këto gjëra në perspektivë. Kjo pyetje mbetet e hapur për momentin.

Në librin tuaj ju gjithashtu nënvizoni zhvillimet që, në një farë kuptimi, janë krejtësisht të kundërta me atë që sapo përshkruat, si për shembull rritja e madhe në numrin e mishtoreve hallal, xhamive dhe grave që mbajnë ferexhe në distrikte dhe lagje të rëndësishme.

Kepel: E drejtë. Këto vitet e fundit kanë parë një rritje të dukshme në përcaktimin e tipareve të jetë dhe identitetit islamik, ashtu si edhe një rritje në kërkesat komunitare. Kjo është e re.

A përfaqësojnë këto dy opsione qasjeje krejtësisht të ndryshme për banorët e rinj të rrethinave?

Kepel: Në të vërtetë ata janë fenomene që po ndodhin paralelisht. Nganjëherë ato edhe mbivendosen. Kam takuar kandidatë që janë politikisht aktivë, por në të njëjtën kohë janë shumë fetarë.

Natyrisht, janë mbi të gjithë salafitët që e kanë konsoliduar pasivisht praninë e tyre në rrethinat gjatë viteve të fundit.

Kepel: Kjo është e drejtë. Për aq sa tregojnë numrat, deri më tani, salafitët kanë qenë vetëm një minoritet i vogël, por po vendosin standarde, mbi të gjitha në internet. Në mënyrë të pagabueshme ata po shprehin një shkëputje me vlerat e shoqërisë franceze dhe po bëjnë thirrje për një largim total nga jeta publike e vendeve perëndimore. Por shpesh sillen në mënyrë jokonsistente: për shembull, në mënyrë të përsëritur takoj salafitë që kanë aplikuar pë banesë sociale. Ajo çka gjej shumë shqetësuese është se disa imamë saudo – salafitë i kanë mobilizuar mbështetësit e tyre për të marrë pjesë në xhihad në Siri. Këta imamë jo vetëm që bënin thirrje për dëbimin e të gjithë “qafirëve” nga Siria, por gjithashtu edhe për shkatërrimin e “Francës ateiste”. Kthimi i këtyre xhihadistëve nga Siria ka gjasa të shkaktojë probleme të mëdha

Le të kthehemi tani tek libri juaj i dytë, “Passion arabe“, të cilin e botuat rreth një vit më parë. Janë një lloj shënimesh udhëtimi nga të gjitha vendet ku pati rebelime dhe revolucione pas 2011. Ju doni që të dy librat të shihen bashkë si një “distik”. Pse? Cila është lidhja e ngushtë midis të dy subjekteve?

Kepel: Penetrimi i dhe varësia reciproke nga Europa perëndimore dhe i cepave jugorë e lindorë të Mesdheut tani është bërë shumë e fortë. Rasti i xhihadistëve është një shembull i kësaj, por gjithashtu beteja për influencë midis Arabisë Saudite dhe Katarit po ka impakt mbi rrethinat franceze, ku po bën veten të ndjehet si formë e një “lufte” midis salafitëve dhe anëtarëve të Vëllazërisë Myslimane rreth biznesit të ushqimit hallall.

Por a nuk është shumë ndryshe situata aktuale në Europë dhe në shtetet e Magrebit?

Kepel: Po, sigurisht. Megjithatë, veçanërisht në Tunizi, e cila ka një klasë të mesme dygjuhëshe franko – arabe, njeriu mund të shikojë se vendosja e institucioneve demokratike, në mënyrë relative, po bën progresin më të mirë. Kjo është në kontrast total me situatat katastrofike në vendet e tjera arabe ku pati rebelime. Në të njëjtën kohë, ekziston një ndjenjë e fortë se njerëzit duan demokraci dhe liri.

Në dritën e përvojave të Pranverës Arabe deri më tani, disa vëzhgues kanë shprehur dyshime se këto shoqëri janë të afta për demokratizim. Duket se lideri i fortë, autoritar, mizor po kthehet sërish në modë. Si e interpretoni këtë fenomen? Këto reflekse të vjetra mos po e parandalojnë ndryshimin e thellë brenda shoqërive arabe?

Kepel: Një lloj procesi i përgjithshëm “putinizimi” mund të konfirmohet në vendet arabe. Kur kam qenë kohët e fundit në Egjipt, kam vërejtur një ndjenjë të fortë mërie ndaj Perëndimir, i cili e vë gjithmonë veten në rolin e mësuesit. Në mënyrë të ngjashme, njerëzit më thanë se ne europianët nuk e kishim vërejtur se egjiptianët kishin bërë “punën e pistë” e nxjerrjes nokaut të Vëllazërisë Myslimane dhe se kjo ishte gjithashtu në interesin tonë, por në vend që t’i falënderonim ata, jemi duke i akuzuar se janë jodemokratikë.

Çfarë konkludoni nga kjo?

Kepel: Ne jemi në një situatë ku dëshira për ndryshim revolucionar mund të gjejë plotësim politik vetëm nëqoftëse do të paraprihet nga ndryshim social. Diferenca e veçantë midis revolucionit iranian dhe rebelimeve arabe ështe se në botën arabe nuk ka pasur asnjë ndryshim real në shpërndarjen e pasurisë shoqërore, pronës dhe kapitalit.

Ju jeni jashtëzakonisht i matur kur vjen puna për t’u dhënë zë teorive rreth rebelimeve arabe.

Kepel: Po, keni të drejtë. Kjo është arsyeja se pse zgjodha të shkruaj “Passion arabe” në formën e shënimeve të udhëtimit. Disa njerëz shkruan libra që pothuajse menjëherë u anashkaluan nga rrjedha e ngjarjeve. Është shumë herët për të zhvilluar teori; në vend të tyre, ne duhet të përpiqemi të kuptojmë ngjarjet dhe t’i vendosim ato në kontekstin social dhe historik të tyre. Kjo është saktësisht ajo çka jam përpjekur të bëj. Unë po interpretoj ngjarjet në dritën e më shumë se 30 viteve përvojë në rajon.

A mori Europa një qasje disi shumë romantike ndaj rebelimeve arabe?

Kepel: Po. Shumë njerëz në Europë patën shpresa krejtësisht jorealiste të Pranverës Arabe. Pastaj erdhi zgjimi mizor. Gjithçka më duket tejet e thjeshtëzuar. Kjo ka të bëjë me dëshirën për demokraci në vende ku standardet e jetesës janë shumë të ulëta dhe shpërndarja e pasurisë shoqërore është tejet e pabarabartë, ku gjyqësori ka një bazë shumë të dobët dhe dominon despotizmi. Prapëseprapë, unë besoj se ndryshimet janë vënë në lëvizje.

“Zambaku i Prizrenit 2014” dështoi fund e krye

0

Rahmi ymeriShkruan: Rahmi Ymeri

Rreth festivalit ne pergjithesi

1. Ky nuk eshte me festivali i zambakut sepse nuk perkon me kohen e zambakut ashtu si c’eshte menduar nga themeluesit, (15-20 qershor, apo maksimum deri ne fund te muajit qershor).

2.Kriteriumi qe ky festival te behet “live” (drejtperdrejt komplet, orkestri dhe kengetaret) anashkalohet teresisht e me kete kuptohet se, kompetentet per kulture ne Kuvendin Komunal te Prizrenit , nuk jane kompetente.Ata, per te hequr qafe sa me pare qe eshte e mundur kete festival, e cesin ne pazar ku shitet tek ai i cili ofron ate qe keta e deshirojne e kjo deshire eshte qe t’ua heqesh qafe sa me shpejt.

3.Me kete (pazarllek me Zambakun e Prizrenit ) ky festival nuk dihet me nese eshte i Prizrenit apo i ndonje fshati te Mitrovices ( mos ma merrni per te keq,kete e them per shkak te largesise gjeografike , perndryshe edhe une vet jam nga fshati). Kete vit, si c’duket,i ra hise qe te jet festivali i Fushkosoves.

4.Gjate shume viteve ne kete festival , organizatoret e ndryshem nuk e kane te qarte as punen e konkursit sepse nuk e kane te qarte as menyren se si do ta bejne festivalin ,” live” apo variante tjera dhe shpesh e zgjedhin me te keqen ku shfaqen kengetaret ” live” ndersa orkestri matrice. Nuk kam nevoje qe t’ju mesoj ketu per kete gje edhepse keni shume nevoje ju qe po merreni me organizime ,vetem e vetem pse e keni nje telefon per t’ua kerkuar konkuruesve CD-te e gatshme ne menyre qe puna e juaj te mbetet vetem nje rradhitje e kengeve sipas njoftesise dhe t’ua leshoni incizimet mysafireve qe i kenu ftuar per te bere numer, sa per te mbushur ekranin e televizorit, shume pune e veshtire?
Edhe me keq qendron puna tek ndarja e cmimeve. Kesaj pune, nuk ka bir nene qe i bie ne fije sepse eshte shume e zorshme! Ha, ha ,ha ! Cmimet gjithmone ngaterrohen dhe c’eshte me e keqja , ata (organizatoret) nuk e dijne qe jane ngaterruar. Kjo eshte duke vazhduar dhe do te vazhdoje sepse ne nuk kemi inteligjence te mjaftueshme, e them me keqardhje! Inteligjenca jone shkon deri ketu: ” Athua ka pare” ! Me kete moto fillon dhe me kete mbaron pa menduar fare ne volumin apo specifikat e punes qe duhet kryer. ” Qeni ze minjte ndersa macja shkon me cobanin me dele” Ha, ha ,ha ! Nga ana e Prizrenit , ketyre tipave u thone ” Sy tuqa” = njerez qe i hyjne cdo pune edhe atehere kur nuk dijne te punojne. Tanime Kosova eshte mbushur me sy tuqa ,prandaj punet i kemi ashtu si c’jane!

Me falni por, nuk mund te heshti me!

Pa nje vendosje te gjerave aty ku e kane vendin , nuk mund te ecim perpara ne asnje aspekt! Ne saje te kesaj , Festivalin “Zambaku i Prizrenit” mund ta organizojne vetem profesionistet e deshmuar e jo kush zgjohet me heret sepse eshte festival me shume kerkesa profesionale qe i imponon menyra “live” e paraqitjes. Si do te mundet te kryeje kete pune nje njeri qe kurre nuk ka pare nota muzikore(kushtimisht) kur dihet se tere materiali muzikor i mbremjes duhet te jet i shkruar me nota ? Kete nuk e kerkon askush sepse nuk jane kompetente! Kush eshte pra kompetente?
Kompetente jane jokompetentet!

5 Genjeshter e flliqte eshte ajo kur thone: “Kane arrijtur 100 kenge” nje dite pas hapjes se konkursit e ne anen tjeter kerkojne deri ne diten e fundit kenge nga njerezit qe i njohin dhe kur vije fundi nuk mund t’i mbledhin as 12 te tilla. Ke duan ta rrejne me kete? Mbase pushtetin , sponsoret apo ke?
Numri i kengeve konkuruese ne kete festival, duhet te eshte 16-18 kenge per te plotesuar nje kohe optimale per nje koncert. Kur numri i konkuruesve eshte i manget atehere ka mundesi(si nje zgjidhje) te mbahet me 14,13,12 kenge , per te vazhduar rrjedha neper vite , pra, per te mos e nderprere mbajtjen e festivalit. Por, si c’shihet, prej viti ne vit , cdo here ka me pak kenge dhe cdo here e me te dobeta jane ato !

A u ka shkuar ndonjehere ndermend , pse kjo dukuri ?

Pergjegja eshte kjo: Ka disa vite qe, pas kryerjes se festivalit , organizatoret nuk i kryejne obligimet financiare ndaj shumices se pjesemarresve ne festival edhepse u kishin premtuar. Ky festival, per nga
natyra nuk e pranon menyren e konkurimit nga kengetari por nga autori i kenges i cili duhet paguar per kompozimin aq sa ka mundesi dhe ne baze te kesaj, cmimet ndahen per autoret e melodise e jo per kengetare. Per kengetare eshte cmimi per interpretim dhe automatikisht fitohet mikrofoni. Cmim tjeter per kengetare nuk ka ne kete festival. Kengetaret paguhen per pjesemarrje aq sa u eshte premtuar e jo te mashtrohen si c’po ndodh. Orkestrimet duhet te paguhen mire sepse orkestrime per “live” bejne profesionistet qe e meritojne sepse ata e bejne materialin kryesor te mbremjes , notat, pa te cilat nuk behet festivali “live”.
Anetaret e orkestrit duhet te paguhen patjeter aq sa u premtohet sepse jane ata qe e bartin barren kryesore ne ate mbremje . Paramendoni , cdo tingull qe e degjojme vjen nga ata! Pra, keta qe i permendem edhe tjere si zerimi , dritat, skena etj. , duhet paguar!
Cfare interesi ka nje kompozitor te dergoje kenge kur nuk kompensohet?
Kurrefare!
Orkestruesi per te shkruar me mijera e mijera nota?
Kurrefare! Po tjeret? Kurrefare!
Ja pra arsyeja pse po behet festivali gjithnje e me i keq.

Mbreme e percolla nepermjet RTK-se festivalin e rradhes , “Zambaku i Prizrenit 2014” dhe do te mundohem me pak rrjeshta ta them ate qe po mendoj per kete festival;

Festivali “Zambaku i Prizrenit 2014” eshte kapaku i te gjitha te kqijave qe i permenda dhe atyre qe nuk i permenda ne kete shkrim. Me keq nuk ka si te behet. Edhe publiku eshte dukur i mjere sepse tek publiku reflekton me te madhe atmosfera qe zhvillohet ne skene. Ketu nuk ka patur as skene as zhvillim ! Bukuria vizuele dhe ajo tingulluese arrihen me grup me te madh artistesh e jo me nje kengetar, shpesh pa pervoje skenike , me nje shtalbe kollomoqi ne dore . Turp, turp ,turp! Merreni turpin ju qe ju takon se ne te kunderten po e turproni Kosoven e pafajshme. Athua sa mysafire te huaj kane qene mbreme per ta pare kete turp? Ndoshta nuk e perhapin me tej! Ata nuk e dijne se ne Kosove ka njerez qe e bejne mire kete pune por, kompetentet nuk jane te interesuar. Te huajt mendojne se ne aq dijme. Ata nuk e kuptojne se ne jemi injorante dhe e cfarosim kulturen tone qe mezi e kemi arrijtur . Si pati mundesi qe festivali “Zambaku i Prizrenit” te shkelqeje menjehere pas lufte me 2003, ndersa sot pas me shume se nje dekade te peson debakel ? Nga po shkojme ne, para apo prapa?

Une, si nje person qe e kam udhehequr disa here artistikisht dhe gjithmone “live” kete festival, ndiej pergjegjesi. Kjo rrjedhe ksisoji, me ka munduar qe disa vite por jam bere oportunist vetem per te pare se deri ku do te shkoje. Shkoi deri aty sa qe te me dhimbset publiku ne salle, kengetaret, qe besa edhe moderatorja e cila e verejti se dicka nuk po shkon por, me se shumti me eshte dhimbsur kryetari i komunes te cilin e maltretojne njerezit e papergjegjshem duke e dijtur se ai eshte nje njeri shume dashamires dhe i vullnetit te mire por , ” Trimi i mire me shume shoke”.
Pas kesaj mbremjeje , edhe po te nderprehej Zambaku i Prizrenit, nuk do te me vije keq! Me falni ! Cka eshte teper , teper!

Kam shume per te thene por, meqe jam ne FB nuk dua t’ua ngarkoj me teper se mund te lodheni duke e lexuar. Po te me ofroje ndonjera nga gazetat ditore , do te shkruaja pak me gjeresisht per kete teme.

Ju pershendes me respekt te gjitheve ju qe e lexoni kete shkrim timin !

Rahmi Ymeri , 4 here drejtor artistik , orkestrues dhe dirigjent ne Zambakun e Prizrenit : 1992, 2003, 2004, 2010

Blloku mblidhet vetë, nëse Brovina nuk e thërret seancën këtë javë

0

Blloku 50Përfaqësues të partive opozitare kanë thënë se nuk do ta presin shumë Flora Brovinën nëse ajo vazhdon të heshtë sa i përket ftesës për vazhdimin e seancës, si kryesuesja më e vjetër.

Që prej publikimit të vendimit të martën e javës së kaluar, Brovina nuk ka kontaktuar me asnjë nga partitë opozitare për ta caktuar datën e seancës. As gazeta nuk ka mundur të vërë kontakt me të.

Analistët kanë thënë se deputetët nuk duhet të mbesin peng i vullnetit të Brovinës për ta ftuar seancën dhe për të caktuar pikat e rendit të ditës, të cilat kërkohen me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. /Koha ditore