30.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 8163

Amik Kasoruho, Rrëfimi: I vranë të atin, i thashë “E zuri sëmundja e Enver Zazanit”

0

85803_2Qyteti i Durrësit ka përcjellë dje për në banesën e fundit, shkrimtarin dhe përkthyesin Amik Kasoruho. Mesditën e djeshme janë zhvilluar homazhet në kishën katolike “Shën Luçia” në nder të kujtimit të intelektualit të madh. Të afërm, miq, familjarë, shkrimtarë e deputetë të opozitës, përfaqësues të Presidencës dhe një numër i madh qytetarësh durrsakë janë përulur para humbjes së personalitetit të madh të letrave shqipe, ndërsa kanë marrë pjesë në homazhe.

Trupi i tij do të prehet në varrezat e qytetit të Durrësit. Sanie Malile, bashkëmoshatare dhe kushërirë e parë e Kasoruhos, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, tregon për një nga momentet më të vështira të jetës së publicistit. Malile ka qenë personi që i ka dhënë lajmin Kasoruhos, ndërsa ai ndodhej në burg, për pushkatimin e babait të tij Qemalit. Ajo thotë se, për shkak të mbikëqyrjes dhe vëzhgimit të rreptë të gardianëve, ia ka komunikuar vrasjen në një mënyrë të tërthortë. “I thashë që, dajë Qemali vdiq nga sëmundja e Enver Zazanit”, – rrëfen kushërira e intelektualit të madh.

Znj. Sanie, ju jeni bashkëvuajtëse e tij, por edhe një prej njerëzve më të afërt. Cili është ai kujtim që nuk ju hiqet nga mendja?
Ishin kohë ferri. Kishte pak ditë që babain e Amikut, dajën tim, e kishin pushkatuar. Ai gjendej në burgun e Tiranës. I shkova në burg, por, si do t’i thosha Amikut që ia kishin vrarë babain? I rrotulloja fjalët nëpër gojë e nëpër mendje. I kisha në kokë e dot s’i nxirrja. Si t’i thosha që, ‘babain ta pushkatuan e nuk e kemi qarë dot’? U bëra burrë, se unë me të isha motër e vëlla, moshatarë, të rritur bashkë. Vajta e takova. Poshtë isha veshur me të zeza dhe lart një xhaketë ngjyrë hiri. Ai e kuptoi. I thashë që, ‘babai vdiq’. E mori sikur kishte vdekur babai im. ‘Të rroni vetë e të jeni të fortë’, më tha. Unë u mbyta nga lotët, se nuk i flisja dot.
Si arrite t’ia jepje lajmin që ia kishin pushkatuar babain?
Asokohe isha studente, e re fare, me dhimbje të madhe. Nuk flisja dot, se na rrinin policët si xhandarë e nuk i thosha dot që e kanë pushkatuar. I thashë ‘dajë Qemali na la’. I thashë që, ‘vdiq nga sëmundja e Enver Zazanit’.
Si reagoi?
Enver Zazani ishte miku ynë familjar, deputet që e kishte pushkatuar pa gjyq Enver Hoxha. Ai e kuptoi menjëherë që ia kishin pushkatuar. M’u hodh në qafë e qau pa pushim. As për të folur nuk na linin. Nuk i kishte bërë akoma 20 vjeç. 10 vjet e dënuan për agjitacion e propagandë, duke e arrestuar nga bankat e shkollës.
Sot (dje), politikanë, personalitete e qytetarë po i japin lamtumirën e fundit…
Po, po përcillet me të gjitha nderimet që i takojnë atij, për vlerat njerëzore dhe punën e tij të palodhur si shkrimtar e përkthyes. Amiku ka sfiduar të gjitha kalvaret e mundimshme që një njeri mund të kalojë në jetë. Ka punuar si punëtor krahu, në Durrës, Kavajë, Elbasan, i përjashtuar nga shoqëria e gjithë familja e tij. Fshehurazi është marrë me letërsi e me përkthime, duke mësuar disa gjuhë. Fatmirësisht u kthye në Shqipëri që të gjithë ta njihnin punën e tij, dhe sot përcillet nga të gjithë njerëzit me nderim. I falënderojmë shumë.

Jeta e publicistit Amik Kasoruho
Amik Kasoruho u lind në Tiranë në vitin 1932, ndërsa në moshën 17-vjeçare u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg. Ndërkaq, i ati, Qemal Kasoruho, pushkatohet pa proces gjyqësor, vetëm 5 ditë pas arrestimit, bashkë me 21 intelektualë të tjerë. Pas burgut, bashkë me familjen, Amik Kasoruho jetoi për 27 vite në internim. Përkthimi nisi në burg, për ta shoqëruar si profesion gjatë gjithë jetës së tij, krahas krijimtarisë origjinale dhe publicistikës. Kasoruho përktheu në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins e shumë shkrimtarë të tjerë të njohur. Ai është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin “Eks&Tra” për shkrimtarët emigrantë në vitin 1999. Ndërsa në vitin 2000 u nderua me çmimin “Civitas-Arberia 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëreshëve “Katundi Ynë”. Letërsia, eseistika dhe publicistika e tij më e rëndësishme mbetet në veprat “Midis burgut dhe dritës”, “Çmimi i një ëndrre”, “Fluturimi i gjatë i një ore” si edhe “Një ankth gjysmëshekullor – Shqipëria e Enver Hoxhës”. Vitet e fundit ka botuar në Kosovë romanin autobiografik “Ikje nga trilli i Perëndive”. Kasoruho është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”

Aksident trafiku në autostradë, tre të vdekur

0

Aksident shiritatMbrëmë në Autostraden Morinë Merdarë- Suharekë, rreth orës 21:58, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave, ku si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar tre persona dy meshkuj dhe një femër, ndërsa një person mashkull ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse si dhe prokurori. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit i cili ndodhet për tretman mjekësor është lëshuar urdhër ndalimi dhe është nën mbikëqyrje të zyrtarëve të PK-së./Indeksonline/

Vendimi për zbritje të tarifave në UP, nuk zbatohet për të gjitha llojet e pagesave

0

UP-rektoratiVendimi për zbritje të tarifave për të gjitha llojet e pagesave për studentë, i cili është paraparë të hyjë në fuqi nga maji i këtij viti, nuk është duke u zbatuar për të gjitha llojet e pagesave

Në një fletëpagesë për mbrojtje të diplomës të studimeve master, të një studenti që nuk ka dashur t’i përmendet emri në gazetë, që mban datën 2 maj të këtij viti, vlera e pagesës është e njëjtë me pagesën që është dashur të bëhej edhe para vendimit për zbritje të tarifave për të gjithë studentët – shkruan Koha Ditore.

Fletëpagesa ka vlerën 200 euro.

Studenti në fjalë ka thënë se në administratë i kanë thënë se nuk mund të ndryshohet sistemi dhe se nuk mund të ndërhyjnë në sistem.

Ekskavatorët e Gashit nisen për në Brezovicë

0

Brezovica-teleferiketMinistri i Ambientit, Dardan Gashi, nuk e ka ndërmend të ndalet me rrënimet e ndërtimeve ilegale. Pas aksionit në Prevallë, radha i ka ardhur Brezovicës.

Rrënimi i ndërtimeve pa leje në Prevallë duket se do të jetë vetëm fillimi aksioneve për të vënë në rend ndërtimet në zonat turistike në Kosovë – shkruan gazeta Tribuna.

Ekskavatorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shumë shpejt do të nisen edhe me një mision të ri.

Caku i tyre do të jetë Brezovica.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet. I kemi bërë edhe evidentimet e ndërtuesve ilegalë. Tash jemi vetëm duke e ndarë vijën kufitare mes kompetencave tona si ministri dhe komunës së Shterpcës. Ky proces do të përfundojë shumë shpejt dhe po besojmë brenda këtij muaji do t’i nisim edhe rrënimet”, ka thënë ministri Gashi.

Jona-Visari-Valeri bëjnë thashetheme, Arditi i kap mat duke folur për të

0

thshth-x-banoret-7.5Tashmë dritat në dhomat e gjumit janë fikur. Juliana, Nevila, Mikela dhe Meridiani flasin për provën javorë, të komedisë “Pallati 176”.

Jona, Visari dhe Valeri bëjnë thashetheme për banorët e tjerë të shtëpisë. Fillimisht ata flasin për mirë, duke thënë të kundërtat e atyre që mendojnë. Kjo është një lojë, që Jona bënte shpesh me Matildën dhe fton djemtë ta bëjë me ta. Ata flasin komplimente për banorët, duke qeshur me kontradiktën që krijohet, me mendimet që kanë realisht për banorët.

Pasi mbarojnë të gjithë banorët, ata nisin të shprehin mendimet e tyre të vërteta. Valeri flet sërish për Nevilën. Ai tregon se edhe Mikela ka të njëjtën mendim si ai, për faktin se Nevila nuk ka treguar asgjë në shtëpi, përveç dhembshurisë. Valeri zotohet se ai ka qëllim të sulmojë Nevilën tërë kohës. “Mos mbahet mend si Nevila jetimja, por si Nevila e Big Brother-it. S’ka këtu të lypë mëshirë gjithë kohës”, thotë ai. Valeri shprehet se Nevila duhet të tregojë forcën e saj, ndërsa Visari dhe Jona nuk japin asnjë koment. Jona shprehet se Lori dhe Juliana kapen shpejt tek fjalët që thonë, kurse Visari thotë se Mikela del shumë shpejt nga kontrolli, por kur e kupton që është lojë kthen direkt. Valeri shprehet se Meridiani mban shumë inat brenda vetes. Ai mendon se Meridiani ka rënë përtokë dhe nuk është më aktiv si Arditi, pas lojës që bëri me Jonën.

Jona kujton Arditin dhe Meridianin, të cilit janë hapur me Valerin për profesionin e tij. Valeri justifikohet, duke thënë se ai ka dëgjuar këshillën e kolegëve, për të mos shfaqur në televizion profesionin e tij. Ai thotë se është mjek i përgjithshëm dhe në televizion flasin vetëm mjekët specialistë. Jona thotë se aty nuk janë për të treguar aftësitë dhe talentet, duke përmendur Meridianin se po tregon aftësi në gatim. Ajo thotë se Arditi dhe Meridiani nuk e kanë pasur qejf njëri-tjetrin, tani janë bërë vëllezër. Valeri dyshon se ata po bëjnë lojë të dy.
Arditi futet në dhomë dhe pasi dëgjon se banorët po flasin për të thotë: “Ah Jona Jona”.

Madonna, gjysmë nudo në “Met Gala”

0

madonaVitin e kaluar tërhoqi vëmendjen me veshjen punk, aty ku e ndjen veten më mirë, por sivjet Madonna ishte mungesa e madhe e eventit “Met Gala”.

Këtë vit eventi u organizua nga redaktorja e “American Vogue”, Anna Wintour.

Madonna nuk zhgënjeu duke paraqitur një vëshje ekstravagante që i tregontë me tepër nga sa duhej, të paktën kjo duket në foton e publikuar nga vetë 55-vjeçarja në rrjetet sociale.

“Dëshiroja të vishja tek Met Gala, por Ana Wintour më tha jo këtë vit. Kështu që më mirë po merrem me muzikën”, shkruajti në Tëitter diva e muzikës pop.

Vetëkuptohet se përse Ana Wintour dhe bashkëorganizatorët e tjerë të eventit, Sarah Jessica Parker e Bradley Cooper e kanë refuzuar këtë veshje.
/ Top Channel

Drejtor ‘hua’ për burgun e Gërdovcit

0

burguuuShërbimi korrektues i Kosovës po mendon të bëjë transfero edhe të drejtorëve të burgjeve, ose thënë ndryshe, të marrë një drejtor hua nga një burg tjetër

Ka shumë mundësi që njëri prej drejtorëve aktualë të qendrave korrektuese të emërohet drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdovc – shkruan gazeta Tribuna.

Ministria e Drejtësisë, më 18 prill, anuloi konkursin për këtë pozitë duke u bazuar në propozimin e menaxherit të personelit të aprovuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Shemsi Hajrizi, u.d. i drejtorit të Shërbimit Korrektues, e konfirmon anulimin e konkursit, por nuk e ka idenë se kur do të shpallet e riu.

/Tribuna

Kuvendi shpërndahet sot, zgjedhjet më 8 qershor

0

KuvendiKosoves9-21Deputetët e legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të fundit, sot (e mërkurë). Me 55 nënshkrime ata i kanë kërkuar Kryesisë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Kurse 8 qershori është data rreth së cilës janë pajtuar liderët për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.

Presidentja Atifete Jahjaga, e cila takimin e mbajti me kërkesë të vetë liderëve, tha se do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të Kosovës.

Për shpërndarjen e Kuvendit, duhen 80 vota të deputetëve. Nëse LDK, PDK, AKR e AAK, bashkë me një pjesë të minoriteteve, votojnë pro atëherë Kuvendi do të shpërbëhej. Kurse deputetët serbë, të cilat bojkotuan dy seancat e fundit nuk dihet nëse do të jenë prezent të mërkurën,shkruan Koha Ditore.

Kushtetuta kërkon që në raste të shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet të mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes. Bazuar në ligjin aktual për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e parakohshme mbahen brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndërkaq rregulloret imponojnë një fushatë elektorale jo më të gjatë se 10-ditore.

 

“Ky Kuvend ka përçuar imazh të keq”

0

behlul-beqajNjohësi i proceseve politike në vend, Behlul Beqaj, ka vlerësuar se me përjashtim të disa deputetëve, kjo legjislaturë aktuale ka përçuar imazhin më të keq të mundshëm të një laboratori eksperimental politik.

Beqaj ka thënë se legjislatura aktuale ka shërbyer si instrument për nevojat e kryeministrit Hashim Thaçi. Ai ka thënë për Epokën e Re se nëse nuk shkohet në zgjedhjet të parakohshme parlamentare, do të vazhdojë katandisja që do ta rrezikojë konsolidimin e shtetit dhe do të shpinte drejt rrugës së shteteve të dështuara.

Duke folur për vazhdimin e vendeve të rezervuara për minoritetet, Beqaj ka thënë se stabiliteti i Kosovës më shumë do të rrezikohet nga vendet e rezervuara sesa që do të mbrohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kosova me plan B për FAK-un

0

FSK-marrshLidershipi kosovar është duke studiuar rrugë të tjera ligjore për t’ia mundësuar Kosovës ushtrinë, pas bllokadës së vënë nga deputetët serbë që kjo të bëhet nëpërmjet amendamentimit të Kushtetutës, shkruan sot Koha Ditore. Një mundësi e përmendur, është që statusi i ushtrisë t’i jepet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Qeveria ka sponsorizuar në Kuvend amendamente, nëpërmjet të cilave FSK-së i ndërrohet emri, misioni e detyrat dhe shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Mirëpo votimi i tyre ka dështuar dy ditë radhazi, nga shkaku që deputetët e komunitetit serb nuk morën pjesë në seancat e së hënës dhe të së martës.