Home Blog Page 8176

Bie nataliteti në Kosovë

0

Nena me femijeNataliteti në Kosovë po bie çdo herë e më shumë dhe këtë e thonë edhe në Klinikën e Gjinekologjisë.

Kjo vërtetohet në Entin e Statistikave të Kosovës.

Albina Ademaj, inxhiniere e gjeodezisë, dhe nënë e re thotë se të jesh e suksesshme në karrierë dhe në të njëjtën kohë nënë e përkushtuar, është shumë e vështirë.

“Është një pozitë shumë e vështirë, nuk kam mendua më herët që ka me qenë kështu, duke marrë parasysh edhe profesionin tim që është pak më i komplikuar. Mundohem gjithmonë që me qenë e barabartë me kolegët e mi si femra edhe meshkujt, që është diçka shumë e vështirë”, tha ajo për RTK.

Sipas Agjencisë së Statistikave nataliteti ka filluar të bjerë në dhjetë vjetët e fundit.

Në vitin 2012 kanë lindur 34932 foshnje, ndërsa në vitin 2013 vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK numri i lindjeve ka qenë rreth 10 mijë.

Sipas Ligjit të Punës pushimi i lehonisë është 12 muaj.

Gjashtë muajt e parë nënat e punësuara paguhen me 70 për qind të pagës, 3 muaj me 50 për qind të pagës mesatare në Kosovë, që i bie afër 140 euro në muaj dhe tre muaj pa pagesë.

Dy turiste polake humbin jetën në aksident në Shqipëri

0

aksident ne shqiperiiDy turiste polake kanë humbur jetën mbrëmjen e 26 gushtit rreth orës 19:00, gjatë një aksidenti autombolistik në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavije, pranë fshatit Sofratikë.

Sipas policisë lokale automjeti në të cilin udhëtonin 4 persona, mes tyre edhe fëmija 9 vjeçar i njërës prej viktimave, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetaset polake që janë identifikuar si Magdalena Maria Furtak 32 vjeçe dhe Monika Liszka 36 vjeçe.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip “Ford” me targ Sh 84 38 E është shtetasi nga Shkodra Hajredin Qyshka 63 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së ndihmës së parë në spitalin rajonal “Omer Nishani” është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër.

Sipas mjekut të urgjencës Shefqet Latifi, fëmija 9 vjeçar është jashtë rrezikut për jetën, me plagosje të lehta dhe shembje. Aktualisht mbahet nën kontrollin e mjekëve në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Sipas Latifit shtetësja Magdalena Maria Furtak 32 vjeçe ka humbur jetën në vend si pasojë e hemoragjisë së brendshme, ndërsa 36 vjeçarja Monika Liszka nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda megjithë ndihmën e parë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.

Sipas burimeve jozyrtare dy turistet po ktheheshin nga Vlora për në Tiranë gjatë një turi udhëtimi në Shqipëri, ndërkohë që sipas policisë së Gjirokastrës shkaku kryesor i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit për shkak të humbjes së vetëdijes së drejtuesit të automjetit.

Policia rrugore dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet në vendngjarje.

Ky është aksidenti i dytë për vitin 2014 brenda një harku të shkurtër kohor dhe po në të njëjtin aks rrugor. 13 ditë më parë një shtetase humbi jetën po pranë fshatit Sofratikë si pasojë e përplasjes nga një automjet. Gjatë këtij viti në Qarkun Gjirokastër kanë humbur jetën 15 persona, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë./Oranews/

Shqipëria ime fantastike/Miloti suprizues dhe modest

0

miloti-“Shqipëria ime fantastike” është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike, të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë vitit 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në çdo cep të vendit, për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati, që zona të veçanta ofrojnë

 Jemi mësuar që fundjavat t’i kalojmë vetëm nëpër destinacionet tashmë të njohura të vendit por harrojmë se ende Shqipëria ka surpriza dhe “qoshka” plot të panjohura.

Udhëtimin e rradhës, suplementi SHIF po e vazhdon drejt veriut të Tiranës dhe sot po zbulojmë Milotin.

Ka një pozicion strategjik që lidh veriun e Shqiperise me kryeqytetin.

Në ndarjen administrative përfshihet nga rrethi i Kurbinit. Miloti merr një rëndësi të madhe edhe për faktin se autostrada Durrës- Prishtinë kalon në periferi të qytetit.

Komuna Milot shtrihet në një sipërfaqe prej 138 km2, ku jetojnë 12.856 banorë.

Kufizohet në veri me Bashkinë e Rubikut, në verilindje me Komunën e Ulëzës, në veriperëndim me Komunën e Zejmenit, në jugperëndim me Komunën e Fushë Kuqes, në jug me Bashkinë Laç në juglindje me komunën e Cudhinit, në jugperëndim me Bashkinë e Mamurrasit.

Komuna është një njësi e pushtetit lokal të rrethit të Kurbinit dhe përfshihet në Qarkun e Lezhës dhe qyteza e Milotit njihet si qendër e Komunës.

Miloti ndodhet 45 km larg kryeqytetit dhe është një nyje lidhëse me të gjithë krahinat e Shqipërisë së Veriut e Verilindjes si kryqëzim i rrugëve kombëtare.

Miloti ndodhet 65 km larg portit të Durrësit, 20 km larg portit të Shëngjinit, 40 km larg aeroportit “Nënë Tereza”, 20 km larg plazhit të Shëngjinit e 14 km larg plazhit të Patokut.

Komuna Milot ka një shtrirje veri-jug 8 km, lindje– perëndim 17.2 km.

Komuna ka në territorin e saj 12 fshatra që janë, Fushë Milot, Shullaz, Malbardhë, Delbnisht, Selitë, Gallatë, Skuraj, Vinjollë, Relievi dhe Klima Relievi.

Territori i Komunës është i ndryshëm; në pjesën perëndimore ëshë fushor me kuotë të ulët mbi nivelin e detit dhe në pjesën lindore është kodrinor– malor në të gjithë zonën e fshatrave të malësisë në një kuotë deri në 700 metra mbi nivelin e detit në lindje të saj.

Zona përshkohet nga lumi Mat, i cili ka një gjatësi 115 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 2441 km2 dhe lartësi mesatare 746 m dhe buron në Kaptinën e Martaneshit.

Në fshatin Skuraj, në vendin e quajtur Lime, lumi i Matit bashkohet me lumin e Fanit dhe në një gjatësi prej 16 km duke filluar nga diga e hidrocentralit të Shkopetit përshkon territorin e Komunës.

Në territorin e Komunës mbizotëron klima mesdhetare, ka një siperfaqe prej 138 km2 që ka bregdet, ka fusha pjellore, ka kodrina të ulëta, ka vargmale me lartësi mbi 700 m mbi nivelin e detit, ka pyje të dendur.

Klima mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë e dimër të butë e të freskët është tipike për zonën fushore e kodrinore, ndërsa në zonën malore, kryesisht në fshatrat Selitë, Vinjollë e Gërnac bie dëborë në dimër.

Trashësia mesatare e dëborës shkon mesatarisht deri në 50 cm. Karakteristike për çdo stinë të vitit janë erërat e forta që fryjnë nga verilindja dhe lindja e drejtohen nga korridoret natyrore, shpatet e maleve, që si rezultat i ngritjes së nivelit të shtratit të lumit Mat nga ndërtimi i baseneve të hidrocentraleve, veçanërisht hidrocentrali i Ulzës ku shpejtësia e tyre arrin deri në 100 km/h sidomos në periudhën e dimrit.

Ditët me diell variojnë nga 220-240 dite, ku mesatarisht gjatë vitit ka deri 3000 orë diell. Flora dhe Fauna.

Bimësia është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zona bimësie si zona e shkurreve mesdhetare (zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve (pisha).

Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili, lulebliri, çaj mali, luleshtrydha, lulëkuqja, mullaga. Në zonë rriten edhe bimët spontane foragjere me vlera ushqimore për bagëtinë.

Në bimësinë e livadheve dhe kullotave mbizotërojmë graminoret dhe bishtajoret në gjendje të egër si: tërfili, grami, talla, shpatorja.

Bimët endimike janë bimë që rriten vetvetiu brenda një territori të caktuar të kufizuar dhe rriten në vartësi të relievit e klimës.

Kështu është për t’u përmendur pylli i gështenjave në fshatin Selitë me sipërfaqe prej 75 ha.

Fauna në Komunën e Milotit është zhvilluar në vartësi të mjedisit. Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër.

Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare, relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e pasur.

Në ujërat e ëmbla te lumit Mat dhe të zallit të Urdhazës rriten peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj.

Shpendë të gjuetisë janë rosa e pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.

Kafshë të egra që rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu dhe derri i egër.

Sipas të dhënave nga studiues të ndryshëm, banorët e zonës janë me prejardhje ilire nga fisi ilir i Taulantëve.

Këto hipoteza mbështeten në studimet që u janë bërë toponimeve të njëjta në kohë të ndryshme, sidomos emrave të fshatrave dhe vërtetohet se ka jetuar në këto troje një popullsi e lashtë që ka shkruar historinë e vet nëpërmjet qëndresës së lavdishme me luftë të armatosur e rezistencë të pathyeshme.

Në periudhën e Mesjetës, Miloti është përfshirë në Principatën e Arbrit që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate.

Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera.

Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë.

Me krijimin e principatave feudale ne fundin e shekulit XlV, Miloti dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe dhe më vonë në atë të Kastriotëve.

Qyteti Milot dhe këto fshatra janë historikisht baza e krahinës së Kurbinit që është dalluar si mbështetëse e luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Kryengritja e Kurbinit e viteve 1905– 1907 është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas fenomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin.

Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga patriotët bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë nga patrioti dhe përfaqësues të tjerë të Milotit dhe të krahinës.

Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionin pazari i Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale. Ky Pazar, në një periudhë shumë të shkurtër kohe, do të bëhej i njohur në të gjithë Shqipërinë. Në këtë periudhë, në vitet 1934 – 1936 është ndërtuar aksi rrugor Delbnisht – Selitë – Mafsheq, 18 km i gjatë, i shtruar me kalldrëm dhe me të gjitha veprat e artit.

Në vitin 1934 mbreti Zog do të financonte ndërtimin e urës mbi lumin Mat, sipas projektit të arkitektëve europianë e të zbatuar nga arkitekti shkodran Gjovalin Gjadri.

KK i Malishevës mori dy vendime dhe miratoi disa raporte

0

MalishevaKuvendi i Komunës së Malishevës, kryesuar nga kryesuesi z.Enver Hoti, ka mbajtur sot mbledhjen e tetë të rregullt, ku mori dy vendime dhe miratoi dy raporte dhe një propozim për disa ndryshime në statutin e Komunës. Në mbledhje mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në fillimin e mbledhjes së sotshme, ka dhënë betimin edhe anëtarja e re e KK të Malishevës, znj.Florianë Demaj, e cila e zëvendëson ish anëtaren e KK-së, Shurie Bytyçin, e cila tanë është deputete e Kuvendit të Kosvës.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, me shumicë të votave, ka miratuar kërkesën e kryetarit për dhënien në shfrytëzim të hapësirës publike, mbi objektin e sahat kullës në Malishevës, për vendosjen e antenave të telefonisë mobile, me kushtet e parapara nga ana e Kuvendit të Komunës.

Po ashtu KK i Malishevës, mori vendim për ndërrim destinimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore, për tri kërkesa të qytetarëve.

Ndërsa kuvendi sot ka shqyrtuar edhe raportin e punës së Zyrës së Prokurimit për vitin 2013 dhe planin e punës për vitin 2014, por me shumicë të votave nuk e ka miratuar këtë raport, ndërsa ka miratuar raportin financiar për vitin 2013 dhe planin operativ të shërbimit të largimit të mbeturinave nga ana e njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, përderisa këtu kërkuan që të bëhet kategorizimi i familjeve dhe jo çmimi të jetë për të gjitha familjet i njëjtë, pasi numri i banorëve nuk është i njëjtë në çdo familje.

Kuvendi i Komunës, sot miratoi edhe propozimet e grupit punues për ndryshimet në statutin e Komunës së Malishevës, para se ky projekt propozim, të del në diskutim publik.

Rikthehet Flora Brovina

0

Flora Brovina-kuvendAktgjykimi final i Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit ka lënë shumë dilema. Vendimi nuk ka sqaruar as se kush do ta ketë të drejtën e thirrjes së seancës së radhës të Kuvendit të Kosovës. Me Kushtetutë është e paraparë që seanca konstituive e Kuvendit të thirret nga Presidentja. Mirëpo Kushtetuta nuk e parasheh se kush mund ta thërrasë seancën në një situatë çfarë edhe është krijuar më 17 korrik. Dilema ende vazhdon.

Megjithatë, Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, pret që seanca të thirret nga Flora Brovina si udhëheqëse e seancës së parë konstituive. Megjithatë, ai thotë se duhet të priten diskutimet që mund të rrjedhin nga partitë politike në lidhje me këtë çështje. “Çfarë të kërkojnë nga ne, ashtu edhe do të veprojmë. Mirëpo parimisht mendoj se Flora Brovina do ta thërrasë seancën e ardhshme”, ka thënë Krasniqi për gazetën Tribuna.

Mendim të njëjtë, se kujt mund t’i takojë e drejta e thirrjes së seancës, ka edhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka. Ai thotë se pasi gjykata ka vendosur për vazhdim të seancës në pikat e mbetura, atëherë seancën e thirr Flora Brovina si kryesuese e seancës së kaluar. “Mirëpo seancën mund ta thërrasë edhe presidentja Atifete Jahjaga”, ka thënë Smaka..

Drejtësia kosovare merret me Gecin

0

GaniGeci7-06Vendosi që të dorëzohet në mënyrë vullnetare në duart e EULEX-it. Por ky i fundit nuk e mori në shqyrtim dëshirën e tij.

Gani Geci tani do të ndiqet penalisht nga organet e drejtësisë vendore, pasi misioni i EULEX-it e ka refuzuar një gjë të tillë.

Masa e paraburgimit prej një muaji, Gecit i është shqiptuar të premten nga organet e drejtësisë vendore dhe më pas i njëjti është transportuar për në burgun e Lipjanit ku do të qëndrojë në mesin e shumë “burrave” të tjerë.

Zyrtarë të misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX) i kanë deklaruar gazetës Tribuna se me rastin e Gani Gecit është duke u marrë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij misioni, Policia e Kosovës ka ekzekutuar urdhrin për arrest të Gecit, i cili është lëshuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Aktualisht EULEX mund të konfirmoj se javën e kaluar G.G, një i dyshuar për vrasje në një hetim në zhvillim e sipër nga Policia e Kosovës (PK), i është dorëzuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Policia e Kosovës ka ekzekutuar Urdhrin për arrest të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Prokuroria Speciale është duke punuar ngushtë me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe Policinë e Kosovës që të mbledhin fakte për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, e ndodhur në qendër të Skenderajt, ku i dyshuar është ish-deputeti Gani Geci.

Grabovci thotë se deputetët e bllokut do ta japin votën për propozimet e PDK-së

0

AdemGrabovci6-05Pavarësisht qëndrimit të bllokut LDK-AAK-Nisma se në asnjë mënyrë nuk do të votojnë kandidatin e PDK-së për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, nënkryetari i kësaj partie, Adem Grabovci, ka thënë se deputetë të këtij blloku do ta votojnë kandidatin e PDK-së, dhe më pas edhe Qeverinë.

Në një bisedë për gazetën pas publikimit të aktgjykimit, ku Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë PDK-së që ta nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, Grabovci ka theksuar se kjo parti i ka votat nga deputetët e bllokut opozitar.

“Absolutisht, pa asnjë fije dyshimi. Unë aspak nuk dyshoj në këtë dhe e them me siguri të madhe se ne e kemi shumicën e votave për t’i kaluar të gjitha këto vendime dhe për ta implementuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Grabovci. /Koha Ditore

Avokatit i gjendet thika stilolaps në Burgun e Dubravës

0

Burgu ne dubravNjë thikë në formë stilolapsi i është zënë një avokati nga Deçani, gjatë kontrollit në Burgun e Dubravës.

Autoritetet e Burgut kanë konfiskuar armën e ftohtë dhe e kanë kallëzuar penalisht poseduesin e saj në Policinë e Kosovës.

Mjeti, që besohet se është një thikë e vogël në formë stilolapsi, është konfiskuar si provë materiale, kanë thënë burime zyrtare nga kjo qendër korrektuese, shkruan Koha Ditore.

Gjetjen dhe konfiskimin e këtij mjeti e ka konfirmuar drejtoresha e Burgut, Zyrafete Ymeraj, derisa avokati Haxhi Çekaj ka mohuar se ka dashur ta fuste atë në burg. Ai ka thënë madje se atë e ka përdorur disa ditë si stilolaps pa e ditur që brenda saj kishte një teh të mprehtë.

Zgjedhjet e reja, sfidë për KQZ-në

0

KQZ-kosoveeAnëtarët e KQZ-së Betim Gjoshi e Florian Dushi, kanë thënë se institucioni që ata përfaqësojnë është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve kurdo që një gjë e tillë kërkohet, shkruan Epoka e re.

Megjithatë sipas tyre, mbajtja eventuale e zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të ishte një sfidë e re për KQZ-në.

Por pavarësisht kësaj, ata kanë thënë se periudha e shkurtër kohore e organizimit të zgjedhjeve nuk e përshkruan cilësinë e tyre, por vullneti i partive politike.

Zvicra më e mira

0

ZviceraRajonet ku punojnë më shumë në vend të parë renditet rajoni i Northern-Kanton, Koshin, në Japoni, në vendin e dytë North Dakota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vend të tretë rajoni i Aland në Finlandë.
Në se do t’i besohet statistikave të botuara në muajin qershor të këtij viti, Zvicra është një nga vendet ku jetohet “më mirë”, në gjirin e Organizatës së Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OCDE).
OCDE-ja ka renditur një seri të dhënash për rajonet e vendeve anëtare të saj, me qëllim që të eksperimentojë një mënyrë të re të vlerësimit të cilësisë së jetës.
Kriteret e zgjedhura për klasifikim përfshinin treguesit si më poshtë:
Përqindja e banorëve të cilët, të paktën kanë nivelin e arsimimit të mesëm;
përqindja e punësimit;
përqindja e papunësisë;
të ardhurat bruto për banorë;
përqindja e vdekjeve për 100 000 banorë ;
përqindja e vdekshmërisë;
jetëgjatësia;
përqindja e pjesëmarrjes në votime;
Aksesi në internet me një shpejtësi të lartë.
Punësimi, pasuria zvicerane.
Duke krahasuar 367 rajone të OCDE-së, Zvicra është kampione e mirëqenies: të gjitha rajonet e saj renditen në vendet e para të klasifikimit të bërë për disa kritere si niveli i arsimimit, jetëgjatësia, përqindja e punësimit, të ardhurat apo dhe siguria.
Zvicra shkëlqen në mënyrë të veçantë për përqindjen e saj të punësimit: pesë rajone të saj renditen në 10 rajonet me nivelin më të lartë të punësimit,nga 82,6 deri në 85 % të popullsisë.
Kampion për nivelin e punësimit renditet South Island në Zelandën e Re me përqindje punësimi që kap shifrën 85,7 %, për një popullsi më pak se një milion banorë.
Spanja dhe Greqia janë nga vendet më të prekura nga papunësia. Në Spanjë, niveli më i lartë i papunësisë është në rajonin e Ceuta (34.5 %) dhe të Andaluzisë (33.8 %), ndërsa në Greqi rajoni i Greqisë Veriore (24.3 %) dhe i Greqisë qendrore (21.9 %).
Meksika dhe Kili janë vendet më të varfëra të OECD.
Lidhur me çështjen e punësimit, për shembull të dhënat zbulojnë se 22 rajone franceze kanë klasifikime shumë të afërta në përqindjen e papunësisë. Gjithsesi, 21 nga 22 rajonet e Francës renditen në gjysmën e dytë të klasifikimit.
Në jetëgjatësinë e popullsisë, komuniteti i Madridit mban rekordin në vendet antare të OCDE (84 vjeç) me jetëgjatësinë më të lartë ndërsa në Turqi, në rajonin veri-lindor të Anatolisë, jetëgjatësia mesatare është deri 71,1 vjeç. Ndërsa tre nga rajonet franceze bëjnë pjesë në 20 rajonet ku jetohet më gjatë.
Një e dhënë tjetër interesante ka të bëjë me sigurinë, e cila është vlerësuar në studimin e bërë, duke marrë si tregues numrin e vrasjeve për 100 000 banorë.
Franca, ku çështja e sigurisë është rregullisht në debatin politik, konsiderohet të jetë një nga shtetet më të sigurta: 20 nga 22 rajonet franceze renditen në gjysmën e dytë të klasifikimit të rajoneve me më pak vrasje.
Normandia e poshtme është një nga rajonet më të sigurta me 0.8% të vrasjeve për 100 000 mijë banorë. Koriska bën përjashtim me 73 % të vrasjeve për 100 000 banorë dhe është rajoni I tretë më pak i sigurt i OCDE’së.
– See more at: http://politiko.net/zvicra-e-mira/#sthash.xlKheZ6G.dpuf