Home Blog Page 8177

Presidentja nuk përzihet

0

Atifete jahjagaZyra e Presidentes: Presidentja do të veprojë vetëm në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e institucioneve.

Zyra e Presidentes, Atifete Jahjaga, në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës thekson se “vendimi i Gjykatës kushtetuese obligon të gjitha palët që ta respektojnë atë në përpjekje për të garantuar një proces të drejtë dhe të besueshëm për të siguruar funksionimin e shtetit të së drejtës”.

“Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e saj kushtetuese, si faktor uniteti dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve si dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës kushtetuese, presidentja do të veprojë vetëm në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e institucioneve”.

“Zyra e presidentes thekson se në interes të vendit dhe të përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve dhe proceseve demokratike, konstituimi i shpejtë i Parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera është i rëndësisë së veçantë”, thuhet në deklaratë, duke lënë të nënkuptohet së ajo nuk do të përfshihet në këtë periudhë në procesin që i takon Parlamentit si organi më i lartë ligjvënës.

Njohës të situatave thonë se presidentja druan që përfshirja në këtë periudhë do të mund të interpretohej jo vetëm si ndërhyrje ne autonominë e Parlamentit, por edhe si favorizim i njërës apo palës tjetër.

Situata aktuale e bënë të domosdoshme pothuajse një marrëveshje politike, një punë e vështirë po të kihen parasysh qëndrimet e kampeve politike, të cilat do të mund të ndryshonin ndoshta nga ndonjë trysni diplomatike.

Korenica: Vendimi i Kushtetueses – ngërç pas ngërçi

0

Fisnik Korenica-gsjpFisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka theksuar se vendimi i sotshëm i Kushtetueses nxjerrë një situatë të re shumë herë më bllokuese se ngërçi politik i deritashëm.

Korenica ka theksuar se sipas vendimit të Kushtetueses, Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar për aq kohë sa nuk zgjidhet kryetari i tij dhe “për aq kohë sa në seancën konstitutive Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka të drejtën ekskluzive që ta propozojë emrin për kreun e Kuvendit”.

“Vendimi i sotshëm e ka bërë të qartë faktin që edhe nëse kjo legjislaturë, pas shumë tentimeve, nuk është në gjendje ta zgjidh kreun e saj, vendi prapë se prapë nuk do të shkoj në zgjedhje të reja”, ka thënë ai për Telegrafin.

Korenica ka theksuar se nëse telenova për kreun e Kuvendit përmbyllet me zgjidhjen e një anëtari të PDK-së në krye të këtij institucioni, atëherë hapet procedura për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se nëse kalohet ngërçi i zgjidhjes së kryetarit të Kuvendit, atëherë Lidhjes Demokratike e Kosovës , Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën (LAN-it) i hapet mundësia që në procedurën e dytë të mandatimit të kryeministrit, ta formojë Qeverinë.

“Nëse ka vullnet tek partnerët e LAN-it që ta votojnë propozimin e PDK-së për kryetar të Kuvendit, atëherë do të hapej mundësia për ta formuar qeverinë. Nëse do të ndodh një gjë e tillë, vendi ynë do të përballej me paradoksin më të madh në tërë sistemet parlamentare në botë, që kreu i Kuvendit dhe Qqeveria të barten nga dy blloqe të kundërta politike. Një opsion tjetër që do të mund të pasohet nga ana e opozitës do të ishte – nëse gëzon dy të tretat e votave – shkarkimi në një seancë konstitutive i kreut të Kuvendit dhe rizgjedhja e kryetarit tjetër në një seancë pune në të cilin rast madhësia e grupit parlamentar do të vlerësohej në bazë të numrit të deputetëve dhe jo sipas pozicionit zgjedhor të partive politike”, ka thënë Korenica.

Abdixhiku: Kuvendin PDK-ja, Qeverinë Blloku

0

LumirAbdixhiku-riinvestProfesori dhe analisti Lumir Abdixhiku, thotë se Blloku LDK-AAK-Nisma e ka humbur kryeparlamentarin, por jo edhe kryeministrin.

“Vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen në plotni; edhe atëherë kur provojnë mendim ndryshe. Në të kundërtën asnjë element i shtetit nuk bartë më kuptim”, në profilin e tij në Facebook.

“Blloku opozitar përndryshe, ka humbur pozitën e kryeparlamentarit; kjo më nuk ka dyshim. Megjithatë, të njëjtëve u është dhënë e drejta – nga i njëjti institucion, pra Kushtetuesja – të nominojnë Kryeministrin në raundin e dytë. Nëse pozicionet partiake mbesin siç janë sot, pra lëvizje deputetësh nuk prodhohen më, atëherë sipas dy interpretimeve të deritanishme të Kushtetueses del të kemi kryetarin e Parlamentit në dorë të PDK-së; Qeverinë në dorë të LDK-AAK-NISMA-minoritete; opozitën vetëm me VV, e Presidenten shah në veti – gjithsesi vetëm për veti”.

“Një hallakamë e tillë institucionale sinqerisht është pa hajr. Një përzierje e tillë ku gjithkush udhëheqë me pak por askush në të vërtetë s’ka zë, do të prodhojë vetëm stagnim. E për stagnim e mishmash kemi më së paku nevojë. Them të shkojmë në zgjedhje të reja; ashtu kështu po humbet kohë e po improvizohet shumë. Në fund të fundit s’ka çfarë del ma keq; s’mund të përzihet asgjë më shumë se kaq”. /PrizrenPress.com/

Konferenca e Berlinit, Tirana me paketë propozimesh

0

Edi Rama-aeroporti Nënë TerezaVendet ballkanike do të paraqiten në konferencën e Berlinit të organ izuar nga kancelaria Angela Merkel, me një paketë propozimesh për realizimin e projekteve të zhvillimit në disa fusha. Kjo paketë është hartuar nga Shqipëria në koordinim me vendet e tjera pjesmarrëse. Sot, pak para nisjes për në Berlin kryeministri Edi Rama foli për një kapitull të ri marrëdhëniesh mes BE-së dhe Ballkanit në funksion të rritjes së financimeve për rajonin.

Vendet ballkanike shpresojnë që me konferencën e Berlinit, të ideuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, për t’i dhënë një shtysë proceseve të integrimit në rajon, të ndërtohet një marrëdhënie e re e cila të mos kufizohet vetëm në plotësimin e detyrimeve të parashikuara nga rruga e përafërimit dret Brukselit, por të shoqërohet edhe me një mbështetje për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Para nisjes për në Berlin, nga aeroporti Nënë Tereza kryeministri Edi Rama tha se “synimi ynë është që një qasje e re ndaj rajonit, dhe ndaj gjithë vendeve në rajon që janë në rrugën e integrimit, të bëhet e mundur në funksion të një marrëdhënieje të re mes BE-së dhe Ballkanit. Duhet ndërtuar edhe një marrëdhënie e re në funksion të rritjes së financimeve për rajonin”, raporton VOA.

Rama shpjegoi se në një kohë kur vendet po kërkojnë të ndalin efektet e krizës dhe e kanë të pamundur një rritje të fortë ekonomike vetëm përmes buxheteve të tyre lokale, rajoni rrezikon “të mbetet jashtë gjithë rrugës së zhvillimit europian. Nga ana tjetër do të thotë që rruga e integrimit për secilin nga vendet të vështirësohet, pa llogaritur këtu dhe efektet e forta që mund të ketë kundërreagimi i brendshëm, në tërësi në rajon, si pasojë e mungesës së shpejtësisë në procesin e integrimit, diktuar sigurisht edhe nga gjendja aktuale e Europës së Bashkuar sot”.

Në konferencën e Berlinit vendet e rajonit do të paraqesin një paketë propozimesh për projekte zhvillimi në fusha të ndryshme. Një paketë cila është ideuar nga Shqipëria dhe që ka marrë mbështetjen edhe të vendeve të tjera pjesmarrëse. Një fushë e rëndësishme ka të bëjë me infrastrukturën ku propozohet ndërtimi i rrugës bregdetare nga jugu i Kroacisë në Shqipëri e për të cilën dje pati në Dubrovnik edhë një takim mes katër kryeministrave të vendeve të interesuara. Po ashtu propozohet mbështetja e rrjetit hekurudhor rajonal, ndërtimi i parqeve logjistike dhe financime për teknologjinë dixhitale. Sektorë të tjerë të konsideruar të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit janë edhe energjia, ku përfshihen rrjetet që ndërlidhin vendet e rajonit, financimi i sipërmarrjeve si dhe zhvillimi i turizmit.

Kryeministri Rama tha se është propozuar dhe krijimi i një mekanizmi të ri përtej atij aktual të mbështetjes financiare ndaj Balkanit, “një mekanizëm më i fortë qeverisës, në mbështetje të vendeve të rajonit dhe përmes të cilave vendet e rajonit të kenë një stacion ndërveprimi qoftë me palën gjermane si e tillë dhe qoftë me të gjithë strukturën e BE-së”.

Në Konferencën e Berlinit përvec vendeve të rajonit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesë të lartë të Bashkimit europian si dhe disa vende anëtare. Takimi i Berlinit do të pasohet pas një viti me një tjetër takim të ngjashëm në mënyrë që të garantojë vijimësinë e hapave që pritet të ndërmerren.

Ekspozitë në kujtim të Nënë Terezës

0

NënaTerezëJanë bërë 104 vjet që kur lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza.

Edhe pse ajo vdiq në vitin 1997, nderimet për veprat e saja humane nuk po ndalen asnjëherë. Kësaj radhe, një nderim për lindjen dhe veprën e saj e kanë bërë edhe disa të rinj në Kosovë.

Me iniciativë të “Infinity Art” dhe me përkrahje të Ipeshkvisë së Kosovës, në Katedralen e Prishtinës është shfaqur sot një ekspozitë me portretet e Nënës Terezë.

E sipas Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergji, ky është një rast i mirë se si të rinjtë kanë gjetur frymëzim në jetën dhe veprën e Nënës Terezë, duke treguar po ashtu edhe se si të rinjtë e kanë përjetuar, si ata e shohin, si ata mundohen të na ofrojnë dhe dhurojnë neve ti kemi punimet e tyre.

“Unë mund tu them miqve, Nënë Tereza, pati sy siç fatbardhësisht kemi ne por sytë e saj ishin .. dhe panë më thellë si shohim ne. Nënë Tereza pati vesh siç kemi edhe ne. Veshtë e saj dëgjuan vajin, dhembjen, pikëllimin e botës mbanë, njerëzimit. Nënë Tereza, pati një zemër të madhe dhe atë zemër ia dhuroi zemrës së Krishtit dhe çdo njeriu sidomos atyre që ishin të braktisur, të lënë pas dore dhe të vështirë për t’u shikuar”, ka thënë ai.

Ekspozita e cila është hapur sot do të qëndroj e hapur në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë deri më datën 5 shtator, pikërisht në ditëlindjen e Nënës Terezë.

Pajaziti: Blloku nuk mund ta mbajë Kuvendin në bllokadë

0

ZenunPajazitiZenun Pajaziti, deputet i PDK-së thotë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese i është hapur rruga krijimit të institucioneve. Ai tha se pas këtij vendimi, partitë politike në vend duhet të reflektojnë.

Pajaziti tha se posti i Kryetarit të Kuvendit i takon PDK-së dhe se partitë e bllokut LDK-AAK-NISMA, nuk mund të mbajnë Kuvendin në bllokadë. Ai tha se, LAN mund të mos pajtohet për kandidatët për kryeparlamentar, por se nuk mund të vazhdojnë bllokadën pafundësisht. Kjo sipas tij, do ta qonte vendin në zgjedhjet e reja.

“Nuk mund ta mbajnë Kuvendin në bllokadë, do ta qojnë vendin në zgjedhje nëse ata pafundësisht, do të hyjnë në një rreth vicioz, nëse pafundësisht nuk votojnë kandidatin në Kuvend. Nuk mund të konstituohet Kuvendi dhe rrjedhimisht nuk mund të bëhen ndryshime as në grupet parlamentare nëse s’konstituohet Kuvendi. Ata nuk mund me çdo kusht ta mbrojnë një vendim”, tha Pajaziti për RTV21.

Kuvendi i gatshëm për seancën e radhës

0

kuvendi zbrazenIsa Mustafa nuk mundi të qëndrojë si kryetar i Kuvendit të Kosovës më gjatë se Behxhet Pacolli në postin e Presidentit.

Të dy mbajtën nga 37 ditë postet në të cilat u zgjodhën, për t’u rrëzuar gjithashtu të dy nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Pacolli ishte President për 37 ditë, nga 22 shkurti deri me 30 mars 2011. Kurse Isa Mustafa qëndroi si kryetar Kuvendi nga 17 korriku deri me 22 gusht 2014.

Por nëse Mustafës i llogaritet pezullimi i postit me vendim të Gjykatës Kushtetuese, atëherë rezulton se ai si kryetar i Kuvendit ishte vetëm për 7 ditë.

Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet postës elektornike tha për RTK-në se ky institucion është i gatshëm për seancën e radhës.

Ai tha se Mustafa dhe grupet e reja parlamentare janë vendosur në faqen e internetit, para procedimit te kërkesës në Gjykatën Kushtetuese.
Krasniqi tha se për ndryshim eventual të faqes, do behet pas Aktgjykimit për veprime të mëtejme.

Isa Mustafa është zgjedhur kryetar i Kuvendit me 17 korrik. Atë ditë ai pranoi detyrën nga Jakup Krasniqi. Me 23 korrik Gjykata me vendim ia pezulloi Mustafës të gjitha aktivitetet në cilësinë e kryetarit të Kuvendit. Me 22 gusht gjykata publikoi njoftimin paraprak për vendimin sipas të cilit Mustafa nuk është zgjedhur në post në përputhje me Kushtetutën.

Mustafa: Falënderoj gjyqtarin amerikan për korrektësinë karshi vendimit të Kushtetueses

0

isa mustafa 3Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar në lidhje me reagimin e gjyqtarit amerikan të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin e plotë të kësaj gjykate për sa i përket seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan, ka thënë se vendimi i Kuvendit për të zgjedhur Isa Mustafën kryetar të Kuvendit, ishte në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, meqë Agim Aliu i PDK-së nuk mori votat e shumicës së deputetëve, atëherë shumica zgjodhi në përputhje me Kushtetutën Isa Mustafën, kryetar të Kuvendit.

Në komentin e tij në Facebook, Mustafa e ka falënderuar gjyqtarin Carolan.

“Falënderoj gjyqtarin amerikan, Robert Carolan për korrektësinë dhe objektivitetin e tij karshi vendimi të sotëm politik të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.

Haradinaj: Vendimi i Kushtetueses më duket se është marrë në zyrat e PDK-së

0

 

ramushi, limaj  mustafa(E plotësuar) Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është i habitur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka thënë se vendimi i GJKK-së i është dukur sikur të ishte shkruar në zyrat e PDK-së.

Derisa koalicioni LAN ka thënë se vendimin e ka lexuar kështu:

“Kjo e drejtë që i është dhënë PDK-së përmbyllet me epilogun e kandidimit. Sepse e dijëm se kandidatura e PDK-së është e dështim. Po ashtu nuk do të këtë asnjë negociatë me PDK-së”

Ai ka treguar se neni 127 është në favor të tyre, dhe sipas tij në seancën e ardhshme pritet të konsumohet kjo e drejt që i është atribuuar PDK-së. “Në mënyrë që të procedojmë më zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të Kuvendit”.

“Neni 127 thotë që deputetët duhet të ofrojnë zgjidhje, dhe do t’ia ofrojnë atë. I kemi numrat dhe nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

Pafundësia e PDK-së mbyllet me nenin 126 me epilogun e kandidaturës.

Ai ka treguar se për rrjedhën e seancës konstituive do të negociojnë me të gjithë partnerët, duke përfshirë edhe Vetëvendosjen.

“Koalicioni është unik, dhe nuk do të lëkundët pa asnjë arsyeje”, ka treguar Haradinaj.

 

Blloku nis takimin

Takimi mes LDK-së, AAK-së dhe NISMES ka nisur. Në këtë takim janë duke marr pjesë të tre liderët e këtyre partive, Isa Mustafa, Ramush Hardinaj dhe Fatmir Limaj, të mbështetur nga ekipet e tyre.
Ky takim sipas gazetarit të Expressit pritet të zgjas rreth një orë. Takimi është duke u zhvilluar në ndertesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky takim i bllokut, vjen menjëherë pas publikimit të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Kujtim Gashi priti në një takim George Katcharava

0

photo-1Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka pritur sot Zyrtarin e Lartë për Demokratizim të OSCE-së, George Katcharava.

Gashi dhe Katcharava në këtë takim biseduan për koordinimin dhe bashkëpunimin mes Kuvendit të Komunës së Prizrenit, dhe OSCE-së, veçanërisht në bashkërendimin e aktiviteteve dhe ndihmës nga OSBE-ja për draftimin e buxhetit për vitin 2015 si dhe kornizën e paraparë për vitet 2016/17.

Në takim u diskutua edhe për komitetet obligative dhe ato konsultative të Kuvendit të Komunës, si dhe funksionimin sa më të mirë të tyre.

OSBE-ja, vlerësoi punën e mirë të KK-së në pjesën e parë të këtij viti, si dhe u zotua se do ta mbështesë Komunën e Prizrenit në punën e saj. /PrizrenPress.com.