Home Blog Page 8175

Mora rrugën për Berlin

0

Thaci-Merkel-gjermaniKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, thotë se Samiti i Berlinit do të jetë mundësi e jashtëzakonshme që ai së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të diskutojnë për të sotmen dhe ardhmen e përbashkët.

Para se të marrë rrugën për Berlin, Thaçi ka postuar në Facebook një fotografi të tij me Kancelaren gjermane Angela Merkel, të realizuar gjatë takimit që kishte kohë më parë me të, në ambientet e Aeroportit të Prishtinës.

E quan Samitin mundësi të mirë për të kërkuar investime gjermane për Kosovën.

“Sot po nisem për në Berlin për të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Kancelarja Merkel me pikënisje shënimin e përvjetorin e njëqindtë të Luftës së Parë Botërore”.

“Për qëndrimi ynë është në ekonomi dhe Qeveria e Kosovës e ka në fokus të prezantimeve dhe bisedave krijimin e vendeve të reja të punës dhe investimet gjermane”.

“Do të jetë mundësi e jashtëzakonshme që së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të diskutojmë për të sotmen dhe ardhmen e përbashkët, e cila varet në tërësi nga realizimi i vizionit dhe objektivit tonë për t’u bërë pjesë e familjes europiane, BE-së dhe NATO’s”.

“Shtetet tona respektive mbajnë barrën kryesore dhe varësisht nga efikasiteti i reformave përmbajtësore e sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit. Kjo përcakton edhe dinamikën e anëtarësimit tonë në BE”.

Mustafa: Do të ndërtojmë institucione stabile

0

RrustemMustafa–RemiAnëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se ky subjekt politik do të formojë institucione stabile, duke e respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Reflektim mbi vendimin e pritur nga Gjykata Kushtetuese. Ne do të dimë dhe do t’i respektojmë vendimet, si dhe do t’i zhvillojmë më tutje mundësitë për të ndërtuar institucione demokratike e stabile, ku do respektohet, rendi e ligji dhe do të kemi për model edukimin sistematik e qytetar në vazhdimësi, model të marrë nga vendet e qytetëruara perëndimore në zhvillim”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Më 4 shtator do të flitet për zbatimin e marrëveshjeve

0

Marko GjuriqDialogu midis Kosovës dhe Serbisë përmes grupeve punuese do të vazhdojë me 4 shtator.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë për mediat serbe se dialogu po zhvillohet përmes konsultimeve joformale në fushën e energjetikës.

Sipas tij, më 4 shtator do të flitet për rrjedhën e zbatimit të deritashëm të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit dhe marrëveshjeve tjera.

Alarm i meterologëve: Ky dimër do të jetë më i ftohti në shekuj

0

BoraKjo verë nuk ishte tamam një stinë vere sic e kemi jetuar cdo vit, me temperatura të nxehta dhe thatësirë, përkundrazi një korrik më 1 ditë në javë shi e stuhi, dhe një gusht me temperatura që nuk i kaluan 35 gradë, pyetja që lind është, si do të jetë dimri këtë vit?

Imagjino kapricot në verë si do të përktheheshin në dimër. Sipas meterologëve amerikanë të AccuWeather, dimri këtë vit do të jetë i ftohtë. Muaj të kritikë do të jenë janari dhe shkurti 2015 ku pritet që ngricat të pushtojnë mbarë botën duke sjellë kështu një nga dimrat më të ashpër të shekujve.

Në Amerikë klima sa vjen e bëhet më ekstreme ku nuk ka më stinë precize, pasi cdo qiell të hapur vjen e prish një tornado apo uragan. Por dhe në Europë, situata nuk ka qenë më e mirë, përmbytje të mëdha janë shënuar në shumë vende këtë verë, kurse në Shqipëri duket se stinët janë postuar, duke i marrë muajt njëra-tjetrës.

Reka rrëfeu luftën përmes fotografive

0

Plaka te qajtPamje nga viti 1988 e deri tek 2008 u pasqyruan në dhjetëra fotografi, që para audiencës kosovare dhe asaj të huaj dje në kryeqytet.

Pamje nga viti 1988 e deri tek 2008 u pasqyruan në dhjetëra fotografi, që para audiencës kosovare dhe asaj të huaj dje në kryeqytet në objektin e Fakultetit Filologjik në Prishtinë i solli fotografi i njohur kosovar Hazir Reka. Ky i fundit veç dokumentimit të asaj çfarë kishte përjetuar populli kosovar gjatë luftës së fundit, rrëfeu dhe ngjarje që kishte parë dhe vet ai që për shumë kënd janë të padëgjuara më parë, shkruan Tribuna.

Thonë fotografia flet sa një mijë fjalë, e kështu ndodhi edhe ditën e djeshme ku përmes dhjetëra fotografive të artistit të njohur kosovar Hazir Rekës, audienca e huaj dhe ajo vendore mësoi më shumë dhe pa tmerrin e luftës së fundit në Kosovë. Artisti në fjalë, përmes rrëfimeve të tija si dëshmitar i viteve më të kobshme e deri tek ajo më e gëzuara e gjithë kosovarëve, tregoj atë çfarë shkrepi përmes aparatit të tij. E gjithë kjo ngjarje ndodhi në kuadër të Seminarit të 33-të ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që po organizohet në Prishtinë që nga data 18 gusht e do të vazhdojë deri në fund të muajit.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm shumë personalitete e figura të njohura nga fusha e artit, kulturës dhe politikës si nga vendi ashtu dhe disa mysafirë të huaj me drejtuese Blerta Ismajlin, e cila fotografin Reka e prezantoi si dëshmitarin e ngjarjeve të rëndësishme shoqërore, kulturore dhe politike të Kosovës, veçmas gjatë kohës së luftës së fundit. Ndërsa vet fotografi thuajse për çdo fotografi ndalonte dhe sqaronte atë çfarë për publikun ishte e njohur, por jo dhe e parë.

‘’Fotografitë të cilat po shihni sot i takojnë viteve 1988 e deri tek 2008, pra që nga fillimi i demonstratave studentore, lufta, e në fund dita e shpalljes së pavarësisë’’ u shpreh Reka. Sipas tij disa nga fotografitë që kishte realizuar ishin dhënë shumë shpesh e botuar dhe në media të shkruara të njohura botërore.

‘’Kjo fotografi që po shihni e kam bërë në vitin 1999 në një fshat ku shumica e shtëpive ishin të djegura, ky plak siç po shihni dhe ju po mundohet që shtëpinë e cila ishte e kafshëve, ta improvizojë dhe ta bëjë shtëpi banimi ku si derë ka marrë derën e veturës. Kjo fotografi ka qarkulluar në shumë gazeta nëpër botë. Ndërsa familja e plakut ka jetuar në këtë shtëpi disa vite me radhë’’ tregoi i emocionuar fotografi kosovar. Ky i fundit më pas tregoi për ngjarjet që kishte parë e përjetuar gjatë kohës kur po dokumentonte pjesë nga lufta, ku në sfond shiheshin civilë e ushtarë të UCK-së, por dhe masakrat më të tmerrshme që njihen, siç janë ajo e Reçakut dhe Prekazit.

‘’Kjo është njëra nga fotografitë të cilat i kam bërë pas masakrës së Reçakut, e ky i moshuar që po i shikon viktimat ishte njëri nga të shpëtuarit e që një javë më pas ishte vrarë në një fshat tjetër’’, u shpreh Reka, i cili më pas vazhdoi me pamje nga bombardimet e NATO-s, demonstratat e grave të kryeqytetit që shiheshin me nga një bukë në dorë e që ishin nisur drejt fshatit Prekaz menjëherë pas masakrës së familjes së Jasharajve, Kampet e refugjatëve kosovarë në Maqedoni e krejt në fund tek çlirimi i Kosovës nga okupatori serb.

‘’Këta janë traktorë ku shumë familje serbe po largoheshin nga Kosova nën përcjelljen e ushtarëve amerikan ku në të njëjtën rrugë po ktheheshin plot familje kosovare në shtëpitë e tyre’’, tregonte realizatori i fotografive, ku të njëjtat ishin dhënë për audiencën kosovare muaj më parë në Galerinë Kombëtare të Kosovës të titulluar “Çasti i Gozhduar’’. Sakaq Seminari që po mbahet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë në bashkëpunim me atë Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, sot të vazhdojë me ligjëratën që mban titullin ‘’Korpusi i shqipes’’ me kumtesat e përgatitura nga studiuesit : Nebi Caka, Ali Caka dhe Vehbi Neziri.

Përse Gjykata Kushtetuese e ka gabim

0

Andrea Lorenzo CapusselaAndrea Lorenzo Capussela
Nuk është për t’u befasuar kur të lexoni se nuk pajtohem me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila anuloi emërimin e kryetarit të Kuvendit. Para se të sqaroj arsyet me lejoni t’ju them se çfarë mendoj për Gjykatën.

Për të kam shkruar një ese. Kam argumentuar se secili – përsëris, secili – aktgjykim me rëndësi politike i kësaj gjykate në mënyrë të demonstruar – përsëris, demonstruar – është i gabuar, dhe se secili – mbase me përjashtim të një aktgjykimi; anulimit të zgjedhjes së Pacollit – ka favorizuar PDK-në dhe aleatët e saj.

Pasojat e aktgjykimeve të tilla ishin të mëdha: Kosova ka pasur një president, Parlament, Qeveri dhe mbase edhe një kryeministër tjetër, sesa që do të kishte pasur po të ishte respektuar Kushtetuta; deputetët e saj mund të arrestohen; transmetuesi publik i nënshtrohet kontrollit qeveritar, e tjera. Disa aktgjykime – për shembull, ai për imunitetin e deputetëve, që mundësoi arrestimin e Limajt – janë aq qartë të gabuara, sa edhe ky barazim: 1+2=2.

Natyrisht, mund të kem keqkuptuar gjithçka. Mund të jem paguar nga LDK-ja ose AAK-ja, Limaj, “Vetëvendosja”, Beogradi, Moska e Madridi, ose të gjithë së bashku për ta njollosur Gjykatën. Mund të jem duke e urryer Kosovën dhe nuk e humb asnjë mundësi për të thënë gjëra të këqija për të. Apo, thënë më thjesht, mund të jem i zemëruar. Secili prej këtyre sqarimeve për esenë time është i mundur. Gjëja e mirë është se të dyja argumentet e mia (“Një kritikë e Gjykatës Kushtetuese të ndërkombëtarizuar e Kosovës”, EDAP, nr 2/2014) dhe aktgjykimet që i kritikoj janë në letër, kështu që mund ta shihni vetë. Sidoqoftë, konstatimi im është se Gjykata – përfshirë gjyqtarët e huaj të saj, apo të paktën disa prej tyre, gjatë një kohe – i nënshtrohet ndërhyrjes së madhe nga elita e udhëhequr prej PDK-së dhe është një shkak i rëndësishëm i afërt i problemeve të Kosovës me qeverisjen. Aktgjykimi i fundit konfirmon këto konstatime.
Ligjet dhe kushtetutat nuk janë vetëm fjalë me të cilat shkruhen: ka edhe parime mbi të cilat bazohen ato. Dhe fjalët dhe parimet duhet të kombinohen për ta dhënë një tërësi koherente. Një gjë e tillë bëhet përmes logjikës së thjeshtë; në veçanti duhet të shmangen absurditetet, sa më shumë që të jetë e mundur.

Fjalët, në të vërtetë, shpesh nënkuptojnë më shumë sesa vetëm një gjë, secila ndryshe nga tjetra. “Tatimet” dhe “tatimimi”, për shembull, mund të kuptojë tatimin direkt (në të ardhura), tatimin indirekt (TVSh, akcizë), apo të dyja; njëri kuptim do të jetë i preferuar në një rast, tjetri në raste të tjera, varësisht se si e diktojnë logjika dhe parimet e përgjithshme. Kështu, nëse Kushtetuta parasheh “tatim progresiv”, ky parim vlen vetëm për tatimet direkte (për shkak se duke e marrë parasysh gjendjen aktuale teknologjike, është e pamundur të kemi TVSH progresive apo akcizë mbi duhanin, me norma të ndryshme, varësisht nga të ardhurat e duhanpirësit që shkon në shitore: ajo do të ishte absurde). Rrjedhimisht, dallimet e tilla të vogla mund të jenë vendimtare.

Po qe se kuptimi i përgjithshëm i fjalëve për një rregull nuk ka kuptim, apo bie në kundërshtim me një parim të përgjithshëm, atëherë duhet dhënë përparësi një kuptimi tjetër.
Është kjo hyrja. Tani, në këtë rast, Gjykata është marrë me dy çështje të ndara: njëra procedurale dhe tjetra e lidhur me përmbajtjen. Do të flas vetëm për këtë të dytën, për shkak se çështja procedurale mund të zgjidhet duke përsëritur votimin nesër, në një mënyrë me procedura korrekte.

Përmbajtja e rastit ka të bëjë me dy nene të Kushtetutës. Neni 67.1: “Kuvendi i Kosovës zgjedh kryetarin e Kuvendit… nga deputetët e saj”. Dhe neni 67.2: “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.

Pyetja është se çfarë nënkuptojnë fjalët “grupi më i madh parlamentar”. Ato mund të nënkuptojnë dy gjëra të ndryshme: 1) ato mund të interpretohen si referencë vetëm ndaj grupeve parlamentare që përfaqësojnë partitë, të cilat kandiduan në zgjedhje; apo 2) mund të interpretohen si referencë ndaj secilit grup parlamentar të formuar pas zgjedhjeve, me marrëveshje midis partive që kandiduan të ndara. Me fjalë tjera, ato mund të interpretohen si referencë ndaj secilit grup parlamentar që ekziston në kohën kur duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Që të dyja opsionet kanë kuptim dhe mund të dalin nga ato fjalë: është kuptimi më i ngushtë dhe ai më i gjerë. Pyetja është se si mund të vendoset se cilit kuptim duhet t’i jepet përparësi.

Për dallim nga rasti i dështimit të formimit të një qeverie apo zgjedhjes së presidentit të Kosovës – të dyja raste këto që rezultojnë me shpërbërjen e Parlamentit – në Kushtetutë nuk ka dispozitë për rastin kur Kuvendi dështon ta zgjedhë kryetarin e saj. Rrjedhimisht, Kushtetuta supozon se një kryetar kuvendi mundet dhe do të zgjidhet gjithnjë. Rrjedhimisht, rregullat duhet të lexohen – ndonëse duke e respektuar kuptimin e zakonshëm të fjalëve – në atë kuptim që e bën më të lehtë (jo më të vështirë) emërimin e një kryetari (saktësisht për shkak se nuk ka zgjidhje për rastin në të cilin emërimi dështon disa herë).

Tani ta testojmë interpretimin e parë: atë sipas së cilit “grupi më i madh parlamentar” u referohet vetëm grupeve parlamentare, të cilët i përfaqësojnë partitë që kandiduan në zgjedhje.
T’u kthehemi rregullave. Neni 67.2 vetëm thotë se grupi më i madh ka të drejtë të “propozojë” një kandidat: nuk ka të drejtë që ta emërojë këtë kandidat si president të Kuvendit. Emërimi i tij bëhet nga vota e shumicës dhe shumica e Kuvendit e ka lirinë që të refuzojë kandidatët e emëruar nga numri më i madh. Për këtë nuk ka dyshim: rregulli kryesor (i përsëritur si në 67.1 dhe 67.2) është se Kuvendi voton i lirë dhe nuk është i detyruar të votojë për kandidatin e propozuar.
Zakonisht grupi më i madh do të ketë po ashtu votat e mjaftueshme – së bashku apo me aleatët e tij – në mënyrë që të emërohet kandidati i tij. Por jo në këtë rast: për shkak se PDK-ja ka 37 vota dhe pak aleatë; dhe janë katër grupe (LDK+AAK+NISMA, dhe “Vetëvendosje”), të cilat së bashku kanë 63 vota dhe i janë zotuar elektoratit dhe njëra-tjetrës se nuk do të votojnë për kandidatin e PDK-së. Pasi që 63 vota paraqesin shumicën, në rrethanat aktuale, zgjedhja e secilit kandidat të PDK-së është e pamundur.

Pra ndodhesh në qorrsokak, për shkak se nuk ka dispozitë kushtetuese për ta zgjidhur krizën: PDK-ja do të propozojë kandidatë njërin pas tjetrit dhe 63 deputetët do të votojnë kundër tyre vazhdimisht. Mbase pas përpjekjes së 37-të, 74-t apo 111-të, LDK+AAK+NISMA dhe “Vetëvendosje” do ta ndërrojnë mendjen dhe do ta pranojnë kandidatin e PDK-së, apo mbase PDK-ja do ta emërojë dikë nga një parti tjetër. Megjithatë, javë dhe muaj të tërë do të shkojnë huq, gjatë të cilave Kosova do të mbetet pa një Parlament funksional, që nuk mund të bëjë asgjë pa kryetarin e Kuvendit, si dhe me një Qeveri në detyrë, që mund t’i kryejë vetëm punët e përditshme. Është kjo diçka absurde dhe dëmtuese, gjë që nuk përputhet me dy parime të rëndësishme: që një shtet duhet të ketë parlament funksional dhe një qeveri me kompetenca të plota. Kështu, interpretimi i parë është bukur problematik.

Alternativa, si kam thënë, është që “grupi më i madh parlamentar” të merret secili grup i parlamentarëve, pa marrë parasysh se a formohet para apo pas zgjedhjeve, që është më i madhi në kohën kur duhet të zgjidhet kryetari. Në këtë rast LDK+AAK+NISMA dhe “Vetëvendosje” tashmë kanë votuar për Mustafën dhe mund të pritet që këtë gjë ta bëjnë sërish. Prandaj ky interpretim do të jepte një emërim të menjëhershëm. Por, ta lëmë anash këtë: edhe ashtu është e qartë se ky interpretim i dytë, më i gjerë, e bën më të lehtë emërimin e kryetarit të Kuvendit, për shkak se ia jep fuqinë e emërimit grupit të cilit – në kuptimin e zakonshëm të fjalës – është “më i madhi” (ai që ka më shumë vota). Pra, është interpretim i preferuar.
Zgjedhja e një interpretimi problematik, kur ekziston një më i kuptueshëm (më konsistent me parimet e rëndësishme të përgjithshme) paraqet një vendim të gabuar: në të vërtetë, është absurde që në mënyrë të palogjikshme dhe të panevojshme të dëmtohet shteti, duke bllokuar jetën e saj institucionale mbase edhe përjetësisht.

Nëse e themi ndryshe, mendoj se fjala kryesore – në mesin e atyre tri fjalëve që përbëjnë shprehjen “grupi më i madh parlamentar – është e para “më i madh”. Është kjo fjala kryesore, për shkak se thotë që fuqia për të emëruar duhet t’u jepet atyre të cilët, në kohën që bëhet emërimi, kontrollojnë shumicën e votave.

Një gjë e tillë rrjedh drejtpërsëdrejti nga dy vrojtime të thjeshta: t’ia japësh kompetencën e propozimit të kandidatit grupit “më të madh” e bën zgjedhjen më të thjeshtë dhe zgjedhja duhet të bëhet sa më e lehtë që të jetë e mundur, për shkak se nuk ka zgjidhje në rast të dështimit të zgjedhjes.

Gjykata e vendosi të kundërtën, duke e shpërfillur si logjikën e thjeshtë ashtu edhe disa parime të rëndësishme të përgjithshme. Gjykata faktikisht i ka thënë grupit LDK-AAK-NISMA: “Në rregull, keni arritur marrëveshje politike dhe jeni grupi më i madh sot, por unë nuk e njoh marrëveshjen, dhe të drejtën për ta propozuar kandidatin ia jap grupit të dytë më të madh”. Përse nuk e njeh Gjykata? Duhet të pyeten ata (pra duhet që njëmend të pyeten ata: të bëhen demonstrata, të shkohet në Gjykatë dhe të kërkohet prej tyre të dalin dhe të sqarohen). Nëse janë të sinqertë, ata do të përgjigjeshin kështu: “për shkak se grupi i dytë më i madh na tha që të mos e pranojmë atë marrëveshje”.

Po ta lexoni aktgjykimin, kur ai të publikohet, ka pak gjasa të hasni në diskurs të tillë. Arsyeja është natyrisht se nëse doni të argumentoni se 1+2=2, atëherë nuk vihet në diskutim matematika: merret një shteg tjetër, i cili e fsheh faktin se jeni duke i shpërfillur rregullat e matematikës. Mund të thoni për shembull se nëse duhet të shtoni numrin dy, duhet të mblidhen dhe të shihen sa janë: është numri 1 dhe është 2-shi; janë dy (1 dhe 2); pra rezultati është 2, për shkak se janë dy numra. Dhe pastaj mund të paraqiten disa shembuj (për shembull 30+11+6=3) për t’i dhënë peshë konstatimit, duke vazhduar për shumë faqe, në mënyrë që të nxirret një aktgjykim. Në të vërtetë, jam kureshtar të di se si gjykatësit do t’ia dalin t’i japin motiv këtij aktgjykimi.

Rrëzohet një helikopter i OKB-së në Sudanin e Jugut

0

UN-aeroplaniMisioni i OKB-së ka bërë të ditur se një helikopter është rrëzuar në afërsi të qytetit Bentiu.

Në helikopterin Mi-18 të Organiztaës së Kombeve të Bashkuara gjendeshin disa persona. Deri më tani bëhet e ditur se 3 kanë mbetur të vdekur, ndërsa njëri ka arritur të mbijetojë.

Dyshohet se helikopteri është goditur nga persona të armatosur. Për shkak të luftimeve mes rebelëve dhe ushtrisë në Sudanin e Jugut, kanë mbetur të vrarë mijëra njerëz.

OKB luan rol jetik në dhënien e ushqimit dhe strehimit 1.8 milionë njerëzve që kanë ikur nga shtëpitë e tyre që pas shpërthimit të luftës dhjetorin e kaluar.

Mustafa nuk e përjashton mundësinë e rikandidimit

0

IsaMustafa-LDKIsa Mustafa ka bërë të ditur se zgjedhjet e brendshme në LDK do të mbahen në këtë vjeshtë. Ai nuk e ka përjashtuar mundësin që të jetë prapë kandidat për të parin e LDK-së.

Mustafa ka deklaruar për “Epokën e re” se kandidati për kryetar të LDK-së do të dalë si shprehje e përkrahjes së shumicës së degëve dhe të anëtarësisë. Ai ka thënë se në garën për kryetar të partisë preferon që të ketë me shumë kandidatë.

“Zgjedhjet në LDK do të mbahen këtë vjeshtë. Nuk kemi diskutuar për kandidat për kryetar, por në parim kandidati për kryetar do të dalë si shprehje e përkrahjes së shumicës së degëve dhe të anëtarësisë. Unë do ta respektoj këtë plotësisht. Personalisht preferoj që të ketë më shumë kandidatë dhe konkurrencë më të madhe”, ka thënë Mustafa.

Kohëve të fundit janë përfolur si emra të mundshëm për kryetar të LDK-së edhe Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.

Hasi akuzon Ramadan Mujën

0

Ramadan Muja 2Banorët e fshatrave të Hasit kanë akuzuar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën për shpërfillje të kërkesave të tyre.

Ata janë ankuar se pushteti komunal ka investuar pak në Has. Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe këshilltarët e PDK-së, Gëzim Duraj dhe Shukri Cuni.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka filluar të mbajë debate publike me qytetarë. Debatin e parë e ka filluar në Gjonaj të Hasit. /PrizrenPress.com/

Çka parasheh Kushtetuesja për PDK-në?

0

GJK-gjyqtaretKushtetuesja jo vetëm që i ka dhënë të drejtën ekskluzive PDK-së për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, por me pikën 126 të vendimit ka thënë se me Kushtetutën e Kosovës nuk parashihet shkuarja në zgjedhje të parakohshme edhe nëse nuk arrihet të zgjidhet kryetari për herë të parë.

Lajmet e mira për PDK-në nuk përfundojnë me kaq, shkruan Zëri. Kushtetuesja me pikën 128-të të vendimit obligon të gjithë deputetët që në konstituimin e Kuvendit të jenë prezentë, duke u lënë mundësinë e hapur të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë.