Home Blog Page 8182

Chris Brown i shpëton atentatit, plagoset miku i tij producent

0

Chris BrownChris Brown i cili ka qënë shënjestër e të shtënave me armë zjarri, fatmirësisht ka shpëtuar pa asnjë dëmtim, ndërsa është plagosur miku i tij producent.

Kjo ngjarje shokuese ka ndodhur në festën e organizuar në Los Anxhelos. Raportohet se producenti muzikor Suge Knight ka mbetur i plagosur, ndërsa ishte i ftuar nga këngëtari Chris Brown. Kamarierja është shprehur se këngëtari ka qënë shënjestër e të shtënave dhe janë dëgjuar katër të shtëna armësh në West Hollywood në festën e Video Music Awards.

Plagë të rënda ka marrë producenti i njohur Marion Suge Knight, 49 vjeç. Të njëjtat burime shtojnë se në festë kanë qënë të ftuar edhe Justin Bieber dhe The Game. Tashmë kanë nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje dhe se dëshmitarët do merren në pyetje.

Jep dorëheqje kryeministri francez

0

Manuel Valls Manuel VallsKryeministri i Francës, Manuel Valls, i ka paraqitur në mënyrë të papritur paraditen e hënë dorëheqjen presidentit të vendit, Fransua Hollond.

Kreu i shtetit francez i ka kërkuar Valls që të formojë një qeveri të re.

Ditën e dielë qeveria u trondit rëndë nga kritikat për sektorin e ekonomisë nga ministri i Ekonomisë, Arnaud Montebourg, i cili tha që ka ardhur koha që Franca të hartojë politikat e saja në interes të BE-së dhe të Franës dhe të mos jetë më e varur nga Gjermania dhe politikat e saj konservatore që eklipsojnë rëndësinë e Francës.

Pak momente pas dorëheqjes të Valls, Presidenti Hollond lëshoi një deklaratë për mediat, ku i kërkoi z. Valls të krijojë një qeveri të re “në përputhje me drejtimin që ai ka vendosur për vendin.

Kryeministri akuzoi ministrin e Ekonomisë se kishte “kaluar vijën e verdhë” me deklaratat e tij se masat e kursimit të qeverisë franceze po mbysin rritjen ekonomike të Francës.

Gjatë një takimi me socialistët në lindje të vendit, Montebourg tha se ka ardhur koha që t’u largohemi masave të tepërta konservatore të Gjermanisë.

Të shtunën, në një intervistë për francezen “Lë Monde”, ai tha se Gjermania po i imponon një politikë shtrënguese të gjithë Europës për interesa të veta.

Manuel Valls u zgjodh kryeministër në mars, pas një rezultati zhgënjyes dhe mjaft të dobët që Partia Socialiste e presidentit Hollond mori në zgjedhjet lokale.

Në fillim të këtij muaji, qeveria pranoi se do të ishte e pamundur që ekonomia e vendit të rritet me 1%, ashtu siç ishte parashikuar dhe premtuar më herët.

Pas dorëheqjes së kryeministrit, Montebourg tha se nuk tërheq asnjë prej komenteve të tij, duke shtuar se ky debat nuk ishte për autoritet, por debat që ka të bëjë vetëm me drejtimin ekonomik të vendit.

Një dhuratë për djalin e kryeministrit Rama nga DokuFest

0

edi rama ne dokufest13Kryeministri Edi Rama falenderoi sot të gjithë organizatorët që bënë të mundur realizimin e Dokufestit ku përveç organizatoreve e artistëve një rol të paçmuar kanë edhe qindra vullnetarë, të rinj e të reja që punuan për suksesin e Festivalit të ndjekur nga 120 gazetarë të huaj të akredituar prej gjithë botës.

“Mbrëmë në Prizren në mbylljen e një festivali filmi që është kthyer në një institucion ndërkombëtar kulture e turizmi kulturor njëkohësisht, që na mëson se ç’gjëra të jashtëzakonshme mund të bëhen me vizion, organizim e realizim këmbëngulës nga pak njerëz qe arrijnë të fitojnë simpatinë e mbështetjen e shumë organizmave me idetë e tyre të qarta dhe punën e tyre të palodhur.” shkruan Rama në Facebook.

Gjate ketij aktiviteti kryeministrit Rama i është dhuruar nga drejtori i festivalit një bluzë për djalin e tij të sapoardhur në jetë, Zahon

Konfiskohen 2.37 gram marihuanë në Prizren

0

marihuanaPolicia në Prizren ka konfiskuar 2.37 gr substancë narkotike të llojit marihuanë. Konfiskimi i tyre është bërë në Marash dhe në lagjen “De Rada” të Prizrenit.

Policia e Kosovës njofton se për këtë rast janë arrestuar dy persona.

“Policia ka ndalur të ku gjatë kontrollit tek i njëjti është gjete dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit ‘Marihuanë ‘’në peshë rreth 1.37 gr”.Me urdhër të prokurorit rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “De Rada”.

“Policia ka ndalur të dyshuarin, ku gjatë kontrollit tek i njëjti është gjete dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë ‘’ në peshë rreth 1 gr” . Me urdhër të prokurorit edhe ky rast ka kaluar në procedurë të rregullt në organet e drejtësisë./PrizrenPress.com/

Suharekë: Ofendojnë policët, arrestohen dy persona nga Shqipëria

0

arrestimi 2Dy persona shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në Suharekë. Arrestimi i tyre është bërë për shkak ofendimeve që kanë bërë ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Policia ka ndaluar një veturë ‘Mercedes’ me targa të Shqipërisë pasi që ka qenë duke qarkulluar me një shpejtësi të madhe përtej kufizimeve të parapara në trafik”.

Vozitësi, shtetas të Shqipërisë i është shqiptuar një tiketë për tejkalim të shpejtësisë. Vozitësi dhe pasagjeri që të dy shtetas të Shqipërisë, kanë penguar dhe ofenduar zyrtarët e Policisë”,njofton Policia e Kosovës.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë sjellë në procedurë të shpejtë para Gjykatës”.

“Me vendim të Gjykatës të dyshuarit janë dënuar në të holla dhe janë liruar “./PrizrenPress.com/

Durrës, futet në det me shokët, mbytet në ujë 23-vjeçari nga Tirana

0

durres detiiTrupi i pajetë i një të riu u gjet pasditen e sotme në zonën jugore të plazhit në Gjirin e Lalzit.Kufoma u pikas në breg nga pushuesit të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e policisë.

Pas verifikimeve, policia bëri me dije se në trupin e pajetë nuk kishte shenja dhune. Viktima u transportua menjëherë në morgun e spitalit të Durrësit ku iu nënshtrua dhe ekpertizës mjeko-ligjore.

Në orët e mbrëmjes, policia mundësoi dhe verifikimin e kufomës. Bëhet fjalë për një të ri, vetëm 23 vjeç. Ai është Jetmir Marku, banues në Paskuqan të Tiranës.

Kanë qenë shokët e këtij të fundit, të cilët kanë dëshmuar në polici se kishin shkuar sëbashku në plazh. Ata ishin futur në det për tu larë, por 23- vjeçari u kishte humbur nga sytë, duke u mbytur në ujë.

Dallgët e detit më pas kanë nxjerrë në breg trupin e viktimës.

Mustafa: Kosova ka nevojë për një koalicion të madh

0

Rrustem Mustafa–komandant RemiRemi është i bindur se Partia Demokratike e Kosovës duhet që ta ketë kryetarin e Kuvendit, si fituese e zgjedhjeve, por edhe i vetëdijshëm se PDK-ja nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta bërë këtë.

“Kështu që e vetmja mënyrë për t’u shmangur zgjedhjet e parakohshme është një koalicion gjithëpërfshirës dhe kualitativ, i cili do t’i sillte vendit një stabilitet politik”, ka thënë Rrustem Mustafa në një intervistë për “Zërin”.

Ai ende shpreson në bashkëpunim me partitë opozitare, madje ka premtuar se partia e tij do ta respektojë në detaje aleatin e ardhshëm të PDK-së, cilido qoftë ai.

Lirohet gazetari amerikan, Curtis

0

KerrySHBA-të, e kanë konfirmuar se gazetari amerikan, Theo Curtis, i kidnapuar në Siri, është liruar.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë mbrëmë vonë se gazetari i liruar Curtis, mbahej nga grupi i lidhur me Al Kaidën, al Nusra të cilët po luftojnë kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad.

Gazetari thuhet se është kidnapuar në Turqi, afër kufirit me Sirinë në vitin 2012.

Kerry ka thënë se Vashingtoni po përdor të gjitha mundësitë “diplomatike, ato të inteligjencës dheaftësitë ushtarake” që i ka në dispizicion për të siguruar të gjithë qytetarët amerikanë që po mbahen në Siri nga grupet militante që po luftojnë kundër Assadit.

Terrorizmi i financuar me para të dyshimta

0

Parat ne xhepKosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të identifikuar prejardhjen e fondeve të organizatave të shumta joqeveritare që vijnë nga shtetet e ndryshme të botës. Këtë bindje e kanë ekspertët vendës të çështjeve të ekstremizmit dhe terrorizmit. Depërtimi i parave nga shtetet arabe në Kosovë, sipas tyre është bërë pa kurrfarë kontrolli qeveritar.

Kjo për faktin se Njësia për Inteligjencë Financiare, që është institucion kryesor që merret me monitorimin e transaksioneve bankare është krijuar shumë vonë, në kohën kur ky problem veç ka marrë përmasa të mëdha. Sipas analistit Bashkim Zeqiri, ish-shef i Njësisë për Hetime Financiare në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, viteve të fundit në Kosovë, vetëm nga vendet e Lindjes së Mesme kanë hyrë mbi 50 milionë euro.

Kjo shifër është vetëm në bazë të të dhënave të poseduara. Kosova, sipas tij, nuk ka kapacitete të mjaftueshme me determinu prejardhjen e fondeve për organizata joqeveritare që kanë fonde të dyshimta. Ai ka thënë se nuk ekziston një bashkëpunim i mirë ndërmjet Njësisë së Inteligjencës Financiare te Kosovës dhe Agjencisë së Inteligjencës të Kosovës../tribuna/

Ramadan Muja nga sot organizon debate me qytetarë

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizreni, Ramadan Muja ka planifikuar mbajtjen e debateve publike me qytetarët për hartimin e kornizës buxhetore për vitin e ardhshëm dhe vitet 2015-2017.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha konfirmoi për “PrizrenPress”-in, se kryetari Muja, debatet me qytetarë do t’i fillojë nga   sot.

“Më 25.8.2014 (e hënë) në ora 18:00, mbahet debat publik me banorët e fshatrave të rajonit të Hasit, në Gjonaj, Shtëpia e Kulturës ‘Reshat Çoçaj’”

“Me 25.8.2014 (e hënë) në ora 19:30, organizohet debat publikë me banorët e fshatrave të Anadrinisë , Piranë shkolla e fshatit”

“Me dt. 26.8.2014 (e martë) në ora 18:00, organizohet debat publikë me banorët e Grykës së Lumbardhit, Shtëpia e Kulturës fsh. Reçan”.

“Më 26.8.2014 (e martë) në ora 20:00 mbahet debat publikë me banorët e fshatrave të bashkësive lokale Velezhë dhe Korishë. Lokacioni shkolla e fshatit Korishë”.

“Më 27.8.2014 (e mërkurë) ora 18:00, mbahet debat publikë me banorët e fshatrave të Vrrinit dhe Zhurit, lokacioni, shkolla e fshatit Zhur”.

“Me 28.8.201 (e enjte) në ora 11:00, mbahet debati përmbyllës me qytetarë, në sallën e Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë)”./PrizrenPress.com/